Nė dy vjetorin e demonstratės sė pėrgjakshme tė 10 shkurtit dhe

rėnies sė dėshmorėve Arben Xheladini e Mon Balaj

 

10 SHKURTI 2007, DY VJET PAS

 

Shkruan: Fetnete Ramosaj - Prishtinė, 09. 02. 2009

_____________________________

 

       Dy vjet mė parė, pikėrisht mė 10 shkurt, nė qendėr tė Prishtinės, ndodhi ajo qė mbase asnjėri prej nesh nuk e ka besuar se mund tė ndodhte nė njė vend tė lirė e demokratik. Demonstratėn paqėsore tė organizuar nga Lėvizja “Vetėvendosje”, tė cilės iu bashkėngjitėn rreth 20 mijė qytetarė, organet e rendit (ndėrkombėtare dhe vendore) me ndėrhyrjen e tyre brutale, tė papėrgjegjshme e tė paarsyeshme nga njė protestė paqėsore e shndėrruan nė njė demonstratė tepėr tė pėrgjakshme. Dy dėshmorėt e rinj Arben Xheladini dhe Mon Balaj u ekzekutuan nga afėrsia me plumba nė kokė dhe mbi 80-tė protestues tė tjerė u plagosėn rėndė e lehtė.

 

       Pamjet nė televizione e nė mediet tjera, sado tė (auto)censuruara ishin tejet shokuese, trishtuese, tė tmerrshme e tė papritura. Por edhe mė tė tmerrshme ishin pasojat. Tetė vjet pas luftės shufra gome, gaz lotsjellės, plumba, rrahje, keqtrajtime e tėrheqje zvarrė tė nėnave tė martirėve e tė zhdukurve rrugėve tė Prishtinės. Plumba nė gjokse e nė lule tė ballit tė demonstruesve, kur ata tashmė veē ishin zmbrapsur, pati edhe pengime edhe pėr t’ua dhėnė ndihmėn mjekėsore...

 

10 Shkurt 2007 - Protesta e popullit pėr vetėvendosje

 

       U pa qartė se demonstruesit u qėlluan pėr t’u vrarė. Kėtė e tregojnė plagėt e shumta nė koka e nė gjokset e tyre, por edhe plagėt vdekjeprurėse tė dy dėshmorėve. Ndėrhyrje tė tilla tė policisė nuk ndodhin nė botėn demokratike. Kėtė ditė nė Kosovė u pėrdor municion i ndaluar me konventa ndėrkombėtare (madje edhe tė OKB-sė) para mė se 30 vjetėsh. Plumba gome, plumba plastikė dhe plumba tė metalit tė veshur me gomė (ky i fundit plagosės edhe nėse hidhet me dorė) u pėrdorėn nga vetė OKB-ja!

 

       Por edhe nė kėtė rast, sikurse ėshtė treguar sa e sa herė nė Kosovėn e pasluftės, kur viktimat janė shqiptare, askush nuk nxirret para drejtėsisė, askush nuk jep pėrgjegjėsi. Vrasėsit kanė imunitet. Madje nuk ėshtė ēudi qė pėr vrasjet e tyre edhe tė dekorohen, siē ndodhi me njėsitin rumun!

 

       Ndonėse me ēlirimin e vendit nga okupatorėt serbė, pėr ēka ėshtė dhėnė shumė mund e sakrifica dhe ėshtė derdhur tepėr gjak, kemi besuar se kėrkesat e popullit tė Kosovės, siē ėshtė kėrkesa elementare pėr tė drejtėn pėr vetėvendosje, nuk do tė kishte mė nevojė tė adresoheshin nga rruga, por do tė adresoheshin dhe do tė mbroheshin nga institucionet tona zyrtarisht, njė gjė e tillė nuk ndodhi.

 

       Nė rastin e 10 shkurtit 2007, institucionet e Kosovės dėshtuan, dėshtoi nė masė tė madhe edhe shoqėria civile, edhe njė pjesė e madhe e medieve dėshtuan nė pasqyrimin e tė vėrtetės, nė raportimin real tė asaj qė po ndodhte nė Prishtinė, para, gjatė dhe pas kėsaj demonstrate. U fshehėn faktet dhe u shtrembėrua e vėrteta. (Mbase kjo erdhi si rezultat i kėrcėnimeve, akuzave dhe shantazheve ndėrkombėtare tė bėra ndaj medieve pas trazirave tė marsit tė vitit 2004).

 

       Na ka rėnė tė dėgjojmė se mė 10 shkurt, pėrdorimi i forcės nga policia “ishte proporcional e i domosdoshėm”, se “demonstruesit u bashkuan me Beogradin”, se demonstruesit “dhunuan institucionet e vendit”, se demonstruesit “rrezikuan jetėn e qytetarėve”... Institucionet vendore nuk u distancuan nga vrasėsit, por nxituan qė njėzėri si Ekip i Unitetit (pozitė e opozitė) tė dėnojnė dhe tė linēojnė Lėvizjen “Vetėvendosje”. E filluan gjahun pėr arrestimin e aktivistėve tė Lėvizjes “Vetėvendosje”, sa pėr ta adresuar diku fajin, por e vėrteta e kėsaj ngjarjeje u vėrtetua se ishte krejtėsisht tjetėr.

 

Shikoni: “Profesionalizmi i intervenimit policorė”

 

       Kur jemi tek ngjarjet tragjike tė 10 shkurtit 2007, do tė ndalemi kėtu nė dy raste qė janė tė ndryshme nga kjo demonstratė. Protestat e 17 e 18 marsit tė vitit 2004 dihet se ishin provokuar nga pala serbe, tė cilat u lanė me gjakun e shqiptarėve pa fajin e tyre. Tre fėmijėt shqiptarė qė i mbytėn nė lumin Ibėr dhe dhjetėra protestues tė vrarė e qindra tė tjerė tė plagosur nga militarėt serbė dhe forcat ndėrkombėtare tė rendit qėllimshėm mbetėn nėn hijen e disa shtėpive e kishave tė djegura…

 

       Ėshtė njė fakt tanimė i ditur se shumica e kishave qė u dogjėn gjatė kėtyre trazirave ishin tė shėnjuara (tė bėra me shenjė) njė apo dy ditė para trazirave, gjė qė tregon implikimin e elementėve tė huaj nė kėto akte. Por nėn trysninė ndėrkombėtare u fajėsuan shqiptarėt dhe asnjėherė nuk u tha e vėrteta pėr kėto trazira. Dhe nė fund tė fundit shtrohet pyetja: Kush pėrfitoi nga djegiet e disa objekteve serbe? - Ēuditėrisht, djegia e kėtyre kishave bėri qė tė mbesin nėn hije edhe krimet dhe gjenocidi serb i kryer gjatė luftės nė Kosovė. Nė anėn tjetėr, mijėra hektarė tokė shtetėrore e private tė shqiptarėve pas kėtyre ngjarjeve iu dhanė manastireve ortodokse serbe nė emėr tė zonave tė mbrojtura dhe eksterritorialitetit. Pos kėsaj, siē u bė e ditur vitin qė shkoi pas incidenteve qė ndodhėn brenda vet kishės ortodokse serbe, kur ndodhi qė emisarėt e saj pėr shkaqe karrieriste tė thyhen edhe kėmbė e duarsh mes veti, doli nė shesh se vetėm peshkopi Artemije Radosavleviq personalisht, me firmėn e tij “Rade Neimar”, nga rindėrtimi i manastireve nė Kosovė kishte pėrfituar mbi 100 milionė dollarė.

 

       Nė rastin tjetėr, duhet pasur parasysh si u trajtuan aktet kriminale, tė kryera e tė organizuara nga Serbia pas shpalljes sė Pavarėsisė sė Kosovės, mė 17 shkurt tė vitit 2008, si djegia dhe shkatėrrimi i pikave doganore nė veri, uzurpimi, demolimi dhe shkatėrrimi i inventarit tė Gjykatės sė Qarkut nė veri, keqtrajtimet ndaj banorėve shqiptarė, djegiet e shkatėrrimet e pronave tė shqiptarėve nė Serbi (qė nga disa organizata ndėrkombėtare u cilėsuan akte raciste), djegiet e ambasadave tė huaja nė Beograd, etj., por mbi tė gjitha duhet ndalur tek pėrleshjet e 17 marsit 2008 nė Mitrovicė, kur serbėt e armatosur, nė mesin e tyre edhe shumė pjesėtarė tė ushtrisė e policisė shtetėrore serbe, pos djegies dhe shkatėrrimit tė dhjetėra makinave tė forcave ndėrkombėtare, plagosjes sė dhjetėra policėve dhe ushtarėve tė KFOR-it, vranė edhe njė polic ndėrkombėtar tė UNMIK-ut nga Ukraina. Por si reagoi OKB-ja nė kėtė rast? OKB nuk i gjykoi fare aktet kriminale serbe, por hartoi njė raport zyrtar nė tė cilin i akuzoi forcat ndėrkombėtare pėr pėrdorim tė tepruar tė dhunės!

 

       “Pakoja” e tė dėrguarit tė posaēėm tė Kombeve tė Bashkuara pėr statusin e Kosovės, Marti Ahtisari, dihet se ishte njė pako ekskluzivisht pėr tė pėrmbushur apetitet e serbėve. 99 pėr qind tė propozimeve tė ndėrmjetėsit tė OKB-sė bazohen nė mbrojtjen e minoritetit serb, qė ėshtė njė dokument i pashembullt nė diplomacinė botėrore. Nė emėr tė privilegjeve pėr pakicėn problematike serbe vazhdojnė tė shkelen tė drejtat e shumicės shqiptare por edhe tė pakicave joserbe. Tė gjithė i dimė ngjarjet qė pasuan nė Kosovė dhe rreth Kosovės gjatė vitit qė shkoi. Dihet se cili ishte qėndrimi i OKB-sė dhe i Serbisė ndaj kėsaj pakoje. Nė kėtė rast, analistė ndėrkombėtarė nuk kanė ngurruar tė theksojnė se OKB-ja ėshtė vėnė nė anėn e Serbisė.

 

       Nė njėrėn anė popullit shqiptar tė Kosovės i bėhet thirrje tė harrohet historia madje tentohet t’i ndėrrohet edhe identiteti kombėtar, nė anėn tjetėr serbėt vazhdojnė tė thirren nė “tė drejtėn historike”, duke u bazuar tėrėsisht nė gėnjeshtra e mite tė falsifikuara. Ėshtė paradoksale se ndonėse krimet dhe gjenocidi qė bėri Serbia nė Kosovė janė tė tmerrshme, megjithatė Kosova ėshtė i vetmi vend nė ish-Jugosllavi qė nuk ka bėrė padi ndaj Serbisė pėr krimet e luftės nė Gjykatėn Ndėrkombėtare tė Drejtėsisė, ndėrsa vet duhet tė pėrballet me padinė e Serbisė pėr ligjshmėrinė e shpalljes sė pavarėsisė nė tė njėjtėn gjykatė.

 

       Lėshimet (e padrejta) qė po bėhen vazhdimisht nga institucionet ndėrkombėtare ndaj shantazheve tė palės serbe, tė cilėt nuk bartėn asnjėherė pasojat e veprimeve tė tyre terroriste e gjenocidiale, janė njė mėsim shumė i keq, sė paku pėr popujt e hapėsirės ballkanike. Tė gjitha kėto nė tė shumtėn e rasteve po pėrcillen me heshtje dhe pasivitet nga klasa politike kosovare.

 

       Me problemet e ngritura qė moti nga Lėvizja “Vetėvendosje” qytetarėt e Kosovės po ballafaqohen ēdo ditė e mė shumė dhe ēdo ditė e mė shumė po i japin tė drejtė kėsaj Lėvizje. Nė kėtė rast do ta ndanim mendimin me mikun tonė tė ēmuar, ambasadorin William Walker, i cili gjatė vizitės sė fundit nė Kosovė, deklaroi se e vetmja opozitė e mirėfilltė nė Kosovė ėshtė Albin Kurti dhe Lėvizja Vetėvendosje.