Trashėgimia e 10 shkurtit 2007!

 

10 SHKURTI 2007 ĖSHTĖ NJĖ BETEJĖ E PAPĖRFUNDUAR!

 

Nėse trashėgimia e 10 shkurtit ėshtė ajo e njė beteje me vlera universale dhe emancipuese, ēfarė mbetet pėr tė bėrė nė tė ardhmen qė ta ruajmė atė? Beteja qė pamė tė zhvillohet mė 10 shkurt tė vitit 2007, dhe kjo duhet pėrsėritur, ėshtė njė betejė e papėrfunduar. Ndonėse Kosova shpalli pavarėsinė para njė viti, ajo pavarėsi nuk ka prodhuar akoma as sovranitetin popullor e as qytetarinė demokratike si formė superiore tė veprimit politik.

 

Shkruan: Gent Carrabregu *  Prishtinė, 10. 02. 2009

________________________

 

     Nė dyvjetorin e 10 shkurtit 2007 - datės qė shėnoi protestėn masive mė tė njohur nė historinė mė tė re tė Kosovės-thirrja pėr t’ju kthyer ēėshtjes sė rėndėsisė politike tė saj nė historinė mė tė re politike tė Kosovės ėshtė mė insistuese se kurrė. Ajo qė ndodhi mė 10 shkurt, ndonėse njė ngjarje qė mund tė shpjegohet mė sė thjeshti nė njė kontekst politik vetėm kosovar, i tejkalon kufijtė e njė beteje tė izoluar kosovare. Pra, ndonėse vėshtrimi strikt kontekstual i kėsaj ngjarje ėshtė i domosdoshėm pėr tė kuptuar nė detaje atė qė ndodhi atė ditė, jehona e mesazhit politik tė 10 shkurtit ka edhe njė dimension shumė universal qė do konstatuar.

 

 

·       Nėse paska dy mėnyra vėshtrimi tė kėsaj ngjarjeje-vėshtrimi strikt kontekstual (pra, lokal) dhe vėshtrimi universal-ēfarė nėnkupton secili prej kėtyre vėshtrimeve, pse insistimi nė dimensionin universal ėshtė njė formė e rėndėsishme rezistence, dhe si pėrfundim, si duhet tė na udhėheq nė tė ardhmen trashėgimia emancipuese e protestės sė 10 shkurtit?

Vėshtrimi i kėsaj ngjarje me syzet e njė realiteti tė veēantė politik kosovar na ofron njė tabllo tė pasur historike tė rrethanave politike qė sollėn deri tek 10 shkurti dhe asaj qė ndodhi konkretisht atė ditė. Konteksti politik nė tė cilin 10 shkurti mori kuptim ishte ai i negociatave tė pafundme mes bashkėsisė ndėrkombėtare, qeverisė serbe, dhe njė grupi tė emėruar qė pėrfaqėsonte shqiptarėt e Kosovės e qė paskrupullėsisht e quante veten “Ekipi i Unitetit” kur i vetmi unitet qė pėrfaqėsonte ishte uniteti rreth bėrjes sė historisė personale dhe kapitalizimit tė mėvonshėm elektoral tė saj. Nė fillim tė vitit 2007, negociatat qė kishin hyrė nė vitin e dytė tė tyre sollėn edhe kurorėzimin e tyre nė formėn e njė pakoje qė po ofronte gjithēka (anashkalim tė vullnetit popullor, ndarje nė baza etnike, legjitimim tė pushtetit serb nė Kosovė) pos tė drejtės pėr vetėvendosje dhe sovranitetit. Nė rrethana tė kėtilla, Lėvizja Vetėvendosje!, e vetmja lėvizje qytetare qė bėnte dhe bėn opozitėn e vėrtetė ndaj rendit dominant politiko-juridik, vendosi qė tė pėrgjigjej edhe njė herė me njė protestė masive qė nė mėnyrė paqėsore do tregonte pakėnaqėsinė e qytetarėve ndaj asaj qė po ndodhte. Qėllimi paqėsor i Lėvizjes Vetėvendosje! nuk gjeti njė pėrgjigje reciproke: pėrkundrazi, forcat policore nėn komandėn ndėrkombėtare, status qė u jepte imunitet ndaj ligjit nė zbatim tė tė cilit vepronin, reaguan dhunshėm duke vrarė dy e plagosur qindra aktivistė. Reagimi ironik zyrtar pas asaj qė ndodhi, siē do pritur nga struktura pushteti jodemokratike, pohonte se forca policore e pėrdorur ndaj protestuesve kishte qenė proporcionalisht korresponduese.

 

     Kjo tabllo kontekstuale e ankoruar lokalisht e 10 shkurtit ėshtė e domosodshme sepse vetėm duke pasur njė kuptim tė rrethanave politike specifikisht kosovare nė tė cilat mori trajtė ajo protestė mund tė vijmė tek njė kuptim mė i informuar i saj. Megjithatė, njė tabllo e tillė vetėm kontekstuale ėshtė e pamjaftueshme pėr tė shpjeguar mesazhin politik, qė i kapėrcen kufijtė kosovar, tė kėsaj ngjarje. Pėr mė tepėr, njė interpretim strikt kontekstual i kėsaj ngjarje i konvenon shumė strukturave pushtetmbajtėse qė gjithmonė e kanė mė tė lehtė tė absorbojnė kėrkesa demokratike partikulare qė nuk mbartin me vete ndonjė mesazh politik mė universal. Ilustrimi mė i mirė i kėsaj ėshtė arsyetimi qė i bėhej kėrkesės pėr pavarėsi tė Kosovės nga ana e bashkėsisė ndėrkombėtare, e qė u pėrbi pa asnjė vėrejtje nga pushteti vendor, gjatė gjithė procesit negociator: pėr dallim prej Lėvizjes Vetėvendosje! qė me tė drejtė bėnte thirrje qė lufta e shqiptarėve tė Kosovės pėr pavarėsi tė shihej si pjesė e historisė sė betejave ēlirimtare pėr vetėvendosje tė popujve tė shtypur gjithandej botės, strukturat pushtetmbajtėse insistonin qė e njėjta kėrkesė tė shihej si diēka krejt e veēantė-pra, “sui generis”. Sui-generizimi i kėrkesave demokratike ėshtė njė projekt hegjemonik me prapavijė tė pastėr politike qė pushteteve u konvenon gjithmonė sepse ju mundėson t’i trajtojnė ato si raste tė izoluara dhe si tė tilla t’i menaxhojnė mė lehtė pėrmes ripėrshkrimit tė tyre sipas kategorive tė interesit pushtetor.

     Sė kėndejmi, tė shoqėruarit e tabllos sė mėsipėrme kontekstuale tė 10 shkurtit me njė interpretim tė mesazhit universal politik qė u dėrgua atė ditė bėhet njė formė e domodoshme rezistence.

·       Cili, atėherė, ėshtė ky kuptim universal i 10 shkurtit?

Ajo qė ndodhi mė 10 shkurt tė vitit 2007 nė Prishtinė ishte as mė pak e as mė shumė se ballafaqimi i dy paradigmave tė ndryshme tė kuptimit tė politikės demokratike: paradigmės totalitare tė zonės sė pėrjashtimit (shembull ekstrem i sė cilės ėshtė kampi i pėrqendrimit) qė Kosovėn e ka shndėrruar nė njė zonė qė ekziston mu nė kufirin mes tė paligjshmės dhe tė ligjshmės, tė pėrfaqėsuar nga struktura pushtetmbajtėse, nė njėrėn anė, dhe paradigmės emancipuese tė demokracisė qytetare nė veprim, tė pėrfaqėsuar nga Lėvizja Vetėvendosje!, nė anėn tjetėr. Teza e Giorgio Agamben se ėshtė paradigma e kampit tė pėrqendrimit ose zonės sė pėrjashtimit ajo qė mė sė miri ilustron gjendjen e sotme tė politikės demokratike nė shoqėritė perėndimore mė 10 shkurt u pa nė Prishtinė aktualizimin e saj nė formėn e njė shembulli shkollor. Dhuna policore e ushtruar nga policėt rumun, qė pėrfaqėsonin sovranin qė po zbatonte ligjin para sė cilit nuk ėshtė vetė i pėrgjegjshėm, rezonon fuqishėm, siē do pajtohej Agamben, me atė qė ndodh nė kampin e pėrqendrimit (si zonė pėrjashtimi) ku pikėrisht policia e merr nė dorė politikbėrjen, duke prodhuar “jetėn e zhveshur” (ose jetėn vrasja e sė cilės nuk pėrbėn akt tė dėnueshėm) si pasojė automatike tė funksionimit tė vetė. Ajo qė ndodhi mė 10 shkurt ishte vetėm njė ekspozim i qartė i kėsaj logjike sepse Kosova ishte bėrė njė zonė pėrjashtimi e ekzagjeruar qė prej pasluftės, kur u instalua njė pushtet ndėrkombėtar qė nuk i pėrgjigjej ligjit qė e zbatonte dhe qė kosovarin e trajtonte si banor dhe jo si qytetar. E ekzagjeruar pėr faktin se, ndonėse prodhimi i zonave tė pėrjashtimit dhe jetės sė zhveshur pėrbėn aktivitetin qė ėshtė nė natyrėn e brendshme tė funksionimit tė pėrhershėm tė logjikės sė sovranitetit nė ēdo vend, nė rastin e Kosovės ne ishim dhe mbesim tė privuar edhe nga autorėsia (sado fiktive qė mund tė jetė kjo edhe nė demokracitė e konsoliduara) mbi atė sovranitet-sovrantiteti ishte dhe mbetet i ankoruar formalisht e praktikisht nė marrėveshje koordinimi mes elitave pushtetmbajtėse vendore dhe ndėrkombėtare, dhe jo nė vullnet popullor.

·       Dhe ēfarė ofroi si alternativė ndaj kėsaj paradigme Lėvizja Vetėvendosje! mė 10 shkurt?

 Lėvizja Vetėvendosje! ofroi paradigmėn emancipuese tė demokracisė qyetetare nė veprim, qė do thotė se protestuesit e 10 shkurtit vendosėn tė marrin nė pronėsi statusin prej qytetari demokratik qė po ju mohohej hapur pėr vite tė tėra. Duke bėrė kėshtu ata i thanė nė mėnyrėn mė kuptimplotė pushtetit se “ne nuk jemi banorė apo refugjatė, siē na keni klasifikuar nė dokumenta tė identifikimit, por qytetarė”. Sipas paradigmės emancipuese tė demokracisė qytetare nė veprim tė drejtat nuk priten pėr t’u dhuruar nga dikush, por ato merren pėrmes formave tė aksionit paqėsor demokratik. Tė veprosh demokratikisht, na pėrkujtoi protesta e 10 shkurtit, do thotė tė refuzosh statusin qė tė ėshtė caktuar (banor, refugjat) dhe tė marrėsh atė qė e meriton (qytetar) - ose siē do thoshte Jacques Ranciere, tė kalosh nga tė qenit i panumėruar si qenie me tė drejtė fjale nė qenie qė imponohet pėr t’u numėruar si e tillė.

·       Nėse trashėgimia e 10 shkurtit ėshtė ajo e njė beteje me vlera universale dhe emancipuese, ēfarė mbetet pėr tė bėrė nė tė ardhmen qė ta ruajmė atė?

Beteja qė pamė tė zhvillohet mė 10 shkurt tė vitit 2007, dhe kjo duhet pėrsėritur, ėshtė njė betejė e papėrfunduar. Ndonėse Kosova shpalli pavarėsinė para njė viti, ajo pavarėsi nuk ka prodhuar akoma as sovranitetin popullor e as qytetarinė demokratike si formė superiore tė veprimit politik. Me ardhjen e EULEX-it dhe komplikimin e mėtejmė tė skemės sė pushtetit jollogaridhėnės nė Kosovė, nevoja pėr qytetari aktive vetėm sa ėshtė shtuar. Prandaj, trashėgimia pozitive e rezistencės paqėsore pėrmes aksionit direkt demokratik qė na ofron 10 shkurti duhet tė vazhdojė tė na frymėzojė. Ndėrkohė, protestėn paqėsore demokratike duhet ta shoqėrojmė me rezistencė edhe nė nivel diskursiv duke ia kundėrvėnė dimensionin universal tė betejės pėr subjektivitet demokratik tendencės hegjemonike tė pushtetit pėr sui-generizim tė ēdo kėrkese demokratike.

 

·       Autori i kėtij shkrimi ėshtė studiues i ekonomisė dhe teorisė politike qė po i mbaron studimet pėr gradėn Bachelor nė Bates College tė SHBA-ve.

* * *

10 SHKURTI 2007 - NJĖ BETEJĖ E PAPĖRFUNDUAR!