Kėshilli pėr Mbrojtjen e tė Drejtave e tė Lirive tė Njeriut

Council for the Defence of Human Rights and Freedoms

Rr. Nėna Terezė nr. 24/2 – I/I, Prishtinė-Kosovė;

tel. 381 (0) 249006  fax: 381 (0) 38 244029

 

Letra e KMDLNJ’sė, dėrguar institucioneve vendore dhe ndėrkombėtare

 

TĖ BĖHET NJĖ HETIM I PAANSHĖM PĖR VRASJEN E PROTESTUESVE PAQĖSORĖ

 

Z. Fatmir Sejdiu, President i Republikės sė Kosovės

Z. Hashi Thaēi, Kryeministėr i Republikės sė Kosovės

Z. Jakup Krasniqi, Kryetar i Kuvendit tė Republikės sė Kosovės

Z. Ramė Manaj, Zėvendėskryeministėr

Z. Hajredin Kuēi, Zėvendėskryeministėr

Znj. Nekibe Kelmendi, Ministre e Drejtėsisė

Z. Zenun Pajaziti, Ministėr i Punėve tė Brendshme

Z. Sheremet Ahmeti, Drejtor i Pėrgjithshėm i Policisė

Z. Yves De Kermabon

Z. Pieter Feith

Z. Lamberto Zanier

    Zyrės Rumune nė Prishtinė

    Ambasadės Amerikane nė  Prishtinė

    Ambasadės Farnceze nė Prishtinė

    Ambasadės Gjermane nė Prishtinė

    Ambasadės Angleze nė Prishtinė

    Amnesty International

    Human Rights Watch

    International Helsinki Federation For Human Rights

    Tė gjitha mediave vendore

 

====================================

 

       Tė nderuar,

 

       Mė 10 shkurt 2009 bėhen dy vjet nga demonstrata qė kishte organizuar Lėvizja Vetėvendosje pėr tė kundėrshtuar planin e Ahtisarit. Atė ditė protestuesit kishin ardhur nga Kosova dhe vendet e tjera ku jetojnė shqiptarėt (Lugina e Preshevės, Maqedonia, Mali i Zi dhe Republika e Shqipėrisė). Organizatorėt e protestės kishin paralajmėruar se protesta do tė jetė paqėsore dhe kishin siguruar pėr mbarėvajtjen e saj.

 

       Protestės i ishte bashkangjitur edhe zoti Adem Demaēi, kryetar nderi i KMDLNJ-sė dhe fitues i Ēmimit Saharov, ndryshe luftėtar i njohur dhe i dėshmuar pėr tė drejtat politike dhe civile, jo vetėm tė shqiptarėve por pėr tė gjithė qytetarėt e Kosovės pavarėsisht pėrkatėsisė nacionale tė tyre. Kjo vetvetiu nėnkuptonte karakterin paqėsor tė protestave.

 

      Zhvillimin e protestės, qė nga fillimi e deri sa ka pėrfunduar e kanė  monitoruar aktivistėt e KMDLNJ-sė, organizatė me pėrvojė 19 vjeēare, qė vepron nga 14 dhjetori 1989, nė monitorimin, pėrparimin, promovimin dhe mbrojtjen e tė drejtave tė njeriut. KMDLNJ-ė ka qenė e vetmja OJQ-ė pėr tė drejtat e njeriut qė ka monitoruar protestat.

 

      Drejtuesit e KMDLNJ-sė i kishin pėrcjellė Shėrbimit Policor tė Kosovės (SHPK-sė) informacionin e marr nga organizatori pėr karakterin paqėsor tė protestave dhe kėrkesėn qė tė zvogėlohet dukshėm numri i policėve nė rrugė, tė largohen pengesat qė ishin vendosur nga policia dhe tė mos pengohen protestuesit nė parakalimin e tyre gjatė trajektores sė planifikuar nė mėnyrė qė protesta tė pėrfundojė nė mėnyrė paqėsore. Mirėpo, policia ndėrkombėtare e UNMIK-ut ka ndėrhyrė kundėr protestuesve me njė brutalitet tė pakuptueshėm, paarsyeshėm dhe tė pa nevojshėm. Ndėrhyrjes sė policisė i ka parapri njė fushatė paragjykuese e mediave, elektronike dhe tė shkruara se protestat do tė jenė tė dhunshme, shkatėrrimtare etj.

 

       Edhe sektori joqeveritarė ka qenė i instrumentalizuar dhe kėrcėnuar nga zyrat e huaja diplomatike nė Kosovė (donatorėt mė tė mėdhenj dhe donatorė potencial) si edhe nga institucionet lokale dhe qendrore tė Kosovės. Gjatė ndėrhyrjes sė policisė janė vrarė dy protestues (Mon Balaj, i cili ėshtė qėlluar nė kokė nga prapa, me plumb gome me afat tė skaduar dhe Arben Xheladini i qėlluar gjithashtu me plumba gome me afat tė skaduar nė ballė, nga njė distancė e vogėl dhe jo nė vetėmbrojtje nga policia e UNMIK-ut e qė kėsaj i jep karakter tė ekzekutimit gjakftohtė). Rėndė dhe lehtė janė lėnduar mbi 80 protestues, ndėrsa janė arrestuar 17 protestues. Albin Kurti ėshtė arrestuar tė njėjtėn ditė.

 

       KMDLNJ tėrheqė vėrejtjen se edhe pas dy viteve asnjėherė nuk janė bėrė hetime me tė vėrtetė tė pavarura pėr kėtė rast. Njė komision i udhėhequr nga njė zyrtar i Departamentit tė Drejtėsisė sė UNMIK-ut e qė nė tė njėjtėn kohė ishte edhe prokuror ndėrkombėtar, z. Robert Din ka konstatuar se dhuna e pėrdorur nga policia kundėr protestuesve paqėsorė ka qenė e tepruar dhe e evitueshme.

 

-          Janė pėrdorur plumba gome me afat (12 vjet) tė skaduar nė kundėrshtim tė plotė me rregullat pėr pėrdorimin e tyre.

-          Policėt Rumun tė UNMIK-ut, ndonėse fajėsia e tyre ka qenė e pakontestueshme janė larguar nga Kosova mė 27 mars 2007. Autoritetet ndėrkombėtare dhe vendore nuk kanė ndėrmarrė asnjė veprim pėr tė parandaluar largimin e tyre nga Kosova, pa pėrfunduar hetimet.

-          Nuk janė zhvilluar hetimet ndaj askujt, as pėr pėrgjegjėsi politike apo penale, as ndaj pėrgjegjėsve ndėrkombėtarė e as ndaj atyre vendorė!

-          Largimi i ish - ministrit pėr punė tė Brendshme tė Kosovės z. Fatmir Rexhepi ėshtė bėrė, jo pėr shkak tė pėrgjegjėsisė por pėr shkak tė mos zhvillimit tė hetimeve.

-          Largimi i ish-komisionarit tė policisė sė UNMIK-ut Stephan Curtis ėshtė bėrė qė ai tė shpėtohet nga pėrgjegjėsia objektive dhe subjektive.

-          Albin Kurti ėshtė mbajtur njė vit, qoftė nė burg qoftė nė arrest shtėpiak. Rasti i tij nuk ėshtė i mbyllur.

-           Rasti ndėrhyrjes brutale tė policisė sė UNMIK-ut ndaj protestuesve paqėsorė edhe mė tutje ka pėrpjekje tė heshtet.

 

Duke u nisur nga gjitha kėto KMDLNJ’ė kėrkon nga autoritetet relevante :

 

·       Qė tė formohet njė komision i pavarur i cili do tė bėnte hetimin e rastit nė mėnyrė tė paanshme;

·       Tė kėrkohet nga autoritetet rumune tė mundėsohet hetimi i policėve rumunė tė dyshuar pėr vrasjen e protestuesve paqėsorė;

·       Tė formohet njė komision parlamentar nė Republikėn e Kosovės i cili do tė trajtonte kėtė rast;

·       Tė kėrkohet nga autoritetet angleze qė tė hetohet z. Stephan Curtis dhe nga autoritetet amerikane tė hetohet z. Steven Schook;

·       Nė rast tė mos gatishmėrisė pėr bashkėpunim (pengimit tė hetimeve) duhet tė kėrkohet qė Gjykatėn Ndėrkombėtare pėr tė Drejtat e Njeriut nė Strasburg tė merret me rastin nė fjalė.

·       Qė Eulexi ta ketė si prioritet kėtė rast.

 

      Nė kėtė rast janė shkelur dispozitat themelore tė dokumenteve ndėrkombėtare siē janė:

 

1.     Deklarata Universale pėr tė Drejtat e Njeriut,

2.     Pakti Ndėrkombėtar pėr tė Drejtat Civile dhe Politike si edhe

3.     Konventa Evropiane pėr Mbrojtjen e tė Drejtave tė Njeriut dhe Lirive Themelore me tė cilat garantohet e drejta pėr jetė, ndalohen burgimet dhe paraburgimet arbitrare, ndalohet tortura dhe trajtimi ēnjerėzor dhe mbrohet liria e mendimit, shprehjes sė mendimit dhe mostrazimit pėr shkak tė mendimit si dhe e drejta pėr organizim dhe protestė paqėsore.

 

      KMDLNJ pėrkujton se neni 19 i Deklaratės sė Pėrgjithshme pėr tė drejtat e Njeriut, garanton tė drejtėn e fjalės sė lirė, lirinė sė shprehjes dhe tė organizimit. Nė kėtė rast janė shkelur:

·       neni 2(3),

·       neni 6(1),

·       neni 9,

·       neni 10(1,2)

·       neni 14,

·       neni 19 (1,2) e sidomos

·       neni 21 i Paktit Ndėrkombėtarė Pėr Tė Drejtat Civile dhe Politike dhe

·       neni 2(1),

·       neni 6 dhe

·       neni 10 i Konventės Evropiane pėr Mbrojtjen e tė Drejtave tė Njeriut dhe tė Lirive Themelore.

 

Me respekt, Akademik, Pajazit Nushi, kryetar i KMDLNJ’sė

Prishtinė, 09. 02. 2009