Nė dy vjetorin e demonstrative paqėsore tė 10 shkurtit 2007

 

KRIMI I 10 SHKURTIT 2007 - KRIMI I PANDĖSHKUAR!

 

Mė 10.02.’07 nė qendėr tė Prishtinės u ringjall fantazma kriminale e Jugosllavisė shoveniste,…!

 

Shkruar mė rastin e dyvjetorit tė vrasjes sė Arben Xheladinit e Mon Balajt dhe tė plagosjes se mė shumė se 80 protestuesve tė qetė e paqesorė tė “Vetėvendosjes”.

 

Shkruan: Dr. Sadri Fetiu -- Prishtinė, 09. 02. 2009

_____________________________

 

      Data 10 shkurt 2007, mund tė thuhet lirisht, shėnon njė njollė tė zez nė historinė mė tė re tė Kosovės. Atė ditė nė Prishtinė ndodhi njė e papritur, ndodhi diēka qė pak kush do tė mund ta fantazonte. Atė ditė u pėrmbysen shumė ėndrra tė shqiptarėve, qė kishin besuar se nė qershorin e vitit 1999 ka marrė fund pėrgjithmonė dhuna shtetėrore, qė e ka shtypur kėtė popull pėr njė kohė shumė tė gjatė…

 

      Mė 10 shkurt 2007, pėr turpin e pėrgjithshėm tė ndėrkombėtarėve dhe tė vendorėve, qė pėrfaqėsojnė strukturat mė tė larta politike tė kėtij vendi, nė qendėr tė Prishtinės u ringjall fantazma kriminale e Jugosllavisė shoveniste, u ringjall kuēedra policore, qė nė dhjetėvjetėshat e fundit tė shekullit XX mbolli urrejtje, helm tė gazėrave lotėsjellės, dhunė dhe vdekje nė Kosovė… Policia ndėrkombėtare e UNMIK-ut, bashkė me marioneten vendore, ishin atė ditė edhe mė tė zeza se policia e Milosheviēit…

 

      Segmente tė caktuara tė politikės ndėrkombėtare, qė vepronte nė Kosovė, me vetėdije tė  dikurshme koloniale tė shekujve tė kaluar, mė 10 shkurt 2007, e kompromituan, e njollosėn dhe pėrdhosėn deri nė hiē idenė pėr demokracinė perėndimore, pėr tė cilėn shumė shqiptarė kishin ėndėrruar nė vitet e dhunės sė Jugosllavisė se Rankoviē - Tito - Milosheviēit…

 

Shikoni: Vrasėsist e protestuesve paqėsorė, mė 10 shkurt 2007!

 

      Duhet tė thuhet botėrisht: dhuna ishte planifikuar “pėr t’i disiplinuar” tė gjithė ata shqiptarė qė nuk pranonin pėrbuzjen e nėnshtrimin, qė kėrkonin tė drejtėn qė vetė tė vendosin pėr tė ardhmen e tyre. Dhuna ishte planifikuar nga segmente tė politikave nė tė cilat mbizotėronte vetėdija e  shekujve tė kaluar, e politikave qė me gėrsherė tė pėrgjakura i kishin prerė hartat e Ballkanit “pėr t’i qytetėruar” popujt, qė nuk i plotėsonin kriteret e tyre “qytetėruese”…

 

      Pra, dhuna e 10 shkurtit 2007 ishte planifikuar deri nė hollėsi… Ishin mėnjanuar pėrkohėsisht nga veprimi tė gjithė ata qė me vetėdėshirė kishin pranuar ta vėnė nė shpinė kryqin e Kirenarit dhe nė dėm tė popullit tė tyre t’i bėjnė tė gjitha kompromiset e palejueshme, qė edhe vetė do t’i quajnė “tė dhimbshme”…. I ashtuquajturi “Grup i unitetit” do tė ketė “alibi” tė sigurt, sepse ate ditė ishte nė helikopterėt e ndėrkombėtarėve dhe e kundronte qiellin e Veriut tė Mitrovicės…

 

      Policia, e quajtur formalisht “e Kosovės”, e drejtuar dhe komanduar nga ndėrkombėtarėt, sipas planifikimit, do t’i shėrbente si mburojė e gjallė policisė sė UNMIK-ut. E kjo, ishte e armatosur me tė gjitha armėt e mundshme pėr veprime tė kėtilla… Madje, edhe me municion tė skaduar, qė pėr tė mos u hudhur kot, pėrdorej kundėr shqiptarėve…Tamam sipas “kritereve”, ishte “multietnike”, por pėr zellin dhe epshin shtazarak u shquan sidomos rumunėt, polakėt dhe ukrainasit…

 

      Policėt ndėrkombėtarė si dikur nė legjendat tona balozėt e zinj tė ardhur nga vende tė largėta pėrtejdeteve ua kishin zėnė rrugėn djelmoshave tė “Vetėvendosjes” dhe nuk do t’i lėnin te bėjnė marshimin e tyre tradicionalė nė rrugėt e qytetit tė tyre. Balozat u vėrsulen mbi rinine. Gjuajten pa mėshirė mbi rininė shqiptare, vranė Arbėn Xheladinin e Mon Balajn dhe plagosen e sakatosen mė shumė se 80 tė rinj… Ata ripėrteriten nė tėrėsi pamjet tmerruese tė viteve tė robėrisė sė Kosovės, e pėrgjakėn dhe e helmuan me lotėsjellės sėrish kryeqytetin …

 

      Dhjetė shkurti, prandaj mbeti ditė e krimit, njollė e zez qė nuk do tė shlyhet kurrė nė kujtesėn e liridashėsve… Ajo mbeti njollė e turpit pėr shumė tė huaj dhe sidomos pėr shqiptarėt servilė, qė si dikur nė kohėrat e errata tė robėrisė, u rreshtuan nė krahun e dhunės dhe tė pushtetit tė dhunshėm.

 

      Ato ditė pjesa dėrrmuese e mediumeve tė shkruara dhe elektronike tė Kosovėse shprehen tėrė qyqarėllėkun e tyre, sepse nuk e thanė tė vėrtetėn… Madje, si dikur nė kohėn e Jugosllavisė titiste e milosheviēiane fajin ua hudhen demonstruesve…

 

      Sot po kalojnė dy vjet nga ajo ditė e kobshme dhe askush nuk ėshtė ndėshkuar pėr kėtė krim. Pėrkundrazi, policėt rumunė, vrasėsit e tė rinjve shqiptarė, kanė ikur pak ditė pas “kryerjes sė detyrės” dhe janė dekoruar nė vendin e tyre…. Kėto ditė, siē shkruan shtypi, ata do tė vijnė sėrish pėr tė kryer detyra tė reja brenda policisė sė EULEX-it…

 

      Dihet se sipas tė gjitha ligjeve ndėrkombėtare krimi nuk vjetrohet kurrė. Ai nuk mund t’i falet askuj, madje as UNMIK-ut, qė krahas “kumbarive” tė shumta nė krime nė Kosovė, (midis te cilave vlen tė pėrmendet krimi i bėrė  9 vjet mė parė nga serbėt, kur nė pjesėn veriore tė Mitrovicės u vranė dhjetė shqiptarė dhe u dėbuan me dhunė mė se 12 mijė banorė), ky ishte krimi i drejtpėrdrejtė i tij… Ky krim i ndėrkombėtarėve nė Kosovė nuk ėshtė zbardhur ende, ndonėse pėr qėllime demagogjike, pėr hipokrizinė tradicionale tė qytetėrimit bashkėkohor, ishin formuar komision dhe kishin filluar  hetimet…

 

      EULEX-i si mision ndėrkombėtar, qė ka ardhur nė Kosovė pėr tė vėnė rend dhe pėr tė zbatuar ligjin, mendoj se detyrė tė parė e ka ta zbardhė deri nė fund krimin e 10 shkurtit 2007, qė  e ka bėrė UNMIK-u. Hetimet pėr kėtė krim duhet tė shkojnė nė tri pista: duhet tė nxirren para drejtėsisė ideatorėt e krimit, tė dėnohen urdhėrdhėnėsit e krimit dhe kriminelėt doras, policėt, qė e kanė ekzekutuar krimin…

 

      Nė qoftė se EULEX-i nuk do ta bėjė njė punė tė kėtillė, nuk do ta zbardhė deri nė fund krimin e UNMIK-ut tė datės 10 shkurt nė qendėr tė Prishtinės, nė prani tė mijėra qytetarėve, qė janė edhe dėshmitarė okularė pėr kėtė krim, atėherė askush nga shqiptarėt, qė ka dy fije mend nė kokė, nuk do t’i besojė kėtij misioni, kėsaj drejtėsie e demokracie, por do tė dijė se kemi tė bėjmė me segmente tė caktuara tė vazhdimėsisė sė politikės kolonialiste, me mbeturina tė mentalitetit evropian tė shekujve tė kaluar...

 

 

      Njė politikė e kėtillė ėshtė e gjykuar tė dėshtojė. Por, deri atėherė do t’i sjellė dėme tė pariparueshme ardhmėrisė sė popullit tim dhe pėrgjithėsisht tė popujve tė Ballkanit, qė shpresojnė ende sinqerisht se do tė integrohen nė proceset e mirėfillta demokratike tė njė bote mė tė drejtė, mė humane, nė Evropėn e Bashkuar…

 

      Mu pėr kėtė ėshtė e domosdoshme qė krimi tė ndėshkohet.  Drejtėsia duhet tė vihet nė vend. Nė tė kundėrtėn, ēdo gjė ėshtė e rrejshme, mashtruese, hipokrite, ashtu siē ka qenė politika e shekujve tė kaluar, qė nėn maskėn e demokracisė dhe tė lirive qytetare i ka mbrojtur interesat gjeostrategjike tė shfrytėzuesve, qė qirreshin se janė duke mbrojtur qytetėrimin dhe paqen botėrore…

 

Dr. Sadri Fetiu: Dy libra anglisht tė Essat H. Bilalit