Nė dy vjetorin e demonstratave tė 10 shkurtit 2007

 

DY VJET MĖ VONĖ, KRIMI ENDE MBULOHET

 

Shkruan: Shqiptar Oseku - 10. 02. 2009

_____________________

 

Dy pikėpamjet diametralisht tė kundėrta pėr

masakrėn e 10 shkurtit

 

       Tė martėn mė 10 shkurt mbushen dy vjet qėkur policia e UNMIK-ut ekzekutoi protestuesit paqėsorė Mon Balajn (27) dhe Arbėn Xheladinin (35), e plagosi 85 tjerė nė rrugėt e Prishtinės, shumė prej tyre rėndė. Zenel Zeneli, njė ndėr viktimat, e ka ende predhėn plastike afėr zemrės. Hysni Hyseni ėshtė i verbuar nė njėrin sy. Mustafė Nevrovaj vuan ende pas qitjes drejt e nė kokė gjersa po i ndihmonte njė shoku tė plagosur. Lista e viktimave mund tė bėhet goxha e gjatė.

 

      Dy vjet mė vonė, nė opinionin kosovar pėrballen ende dy pikėpamje diametralisht tė kundėrta pėr masakrėn e 10 shkurtit.

·       E kemi pikėpamjen zyrtare, qė thotė se masakėr nuk pati fare. Krerėt vendorė tė politikės nė Kosovė, duke pėrfshirė kėtu kryeministrin e sotėm Hashim Thaēi, tok me njė llavė gazetarėsh tė afėrt me regjimin, e quajtėn masakrėn "reagim profesional" tė policisė kundėr, si thanė ata, protestuesve "tė dhunshėm" qė "kishin mėsyrė institucionet". Naim Maloku nga opozita aludoi qė protestuesit "e dhunshėm" kishin me vete "koktej molotovi" pėr t'i hedhur kundėr godinės sė qeverisė. Pikėpamja e tyre u mbėshtet botėrisht nė dy raste tė veēanta nga ambasadorja e SHBA-ve nė Kosovė, znj Tina Kaidanov, e cila e ftoi opinionin publik tė mos ēojė pluhur e, sidomos, tė mos pėrdorė "fjalė tė mėdha" (si p.sh. masakėr) pėr njė "ndėrhyrje policore" qė asaj iu kishte dukur "normale" e "profesionale". Meqė askush prej tė pėrmendurve nuk i ka tėrhequr kėto fjalė, as ėshtė shprehur nė ndonjė mėnyrė qė do tė tė linte tė dyshosh se kanė ndėrruar mendje, supozoj se ata ende i mbeten besnik verzionit tė vet.

 

·       Pikėpamja e dytė ėshtė ajo qė avokohet nga Lėvizja VETĖVENDOSJE! dhe nga KMDLNJ-ja. Sipas kėtij verzioni, masakra e 10 shkurtit u shkaktua nga njė mbidhunė policore kundėr protestuesve paqėsorė, qė kishin dalur tė protestojnė kundėr pakos Ahtisari. Masakri - nė kėtė verzion s'ka dyshim qė ky ishte njė masakėr i vėrtetė - nisi kur policia e UNMIK-ut hapi zjarr efektiv me predha gome nė lartėsi koke e nga njė afėrsi e ndaluar kundėr protestuesve qė tashmė kishin nisur tė zbrapsen e tė shpėrndahen me lotsjellės e topa uji. Shumė prej viktimave u qėlluan si Mustafė Nevrovaj, teksa po i tėrhiqnin zvarrė shokėt e rrėzuar e tė pėrgjakur. Tjerė u goditėn nė zverk e nė shpinė gjersa ishin nė arrati tė plotė.

 

      Ky verzion ka gjetur mbėshtetje tė fuqishme nga OJQ-tė mė prestigjioze ndėrkombėtare, si Amnesty International (AI) dhe Human Rights Watch (HRW), tė cilat, pas ekzaminimit tė paanshėm tė fakteve, kanė pėrfunduar se protesta ishte padyshim paqėsore.  AI (mė 15 shkurt 2007) dhe HRW (mė 18 shkurt 2007) e kanė kritikuar ashpėr policinė pėr mbidhunė dhe kanė kėrkuar nga autoritetet pėrkatėse qė fajtorėt tė pezullohen nga puna, tė gjykohen, e tė dėnohen pėr ekzekutim tė paligjshėm. Mė vonė, AI ka kėrkuar edhe qė tė ndėrpritet "farsa gjyqėsore" kundėr profilit tė VETĖVENDOSJE-s, zt. Albin Kurti, tė cilėn AI e vėshtronte si "tė motivuar politikisht".

 

      Lėvizja VETĖVENDOSJE! dyshon fuqishėm se masakra ishte e qėllimshme, me objektiv pėr tė shkurajuar tjera protesta kundėr pakos Ahtisari, pėr tė siguruar ndalim tė protestave tė tilla nė tė ardhmen, ose pėr tė dyjat bashkė. Po ta kujtosh tėrė atė investim politik qė ishte bėrė asokohe nga diplomacitė perėndimore dhe nga krerėt e atėhershėm vendorė nė pakon Ahtisari, si dhe reagimin e fuqishėm dhe krejt tė pabalansuar pro policisė tė znj Kaidanov mė 11 e 12 shkurt, ky dyshim tingėllon me goxha me bazė.

 

      Nė VETĖVENDOSJE! veēohet posaēėrisht fakti se krerėt vendorė nga radhėt e grupit negocitor zgjodhėn pikėrisht 10 shkurtin dhe orarin e protestės pėr tė vajtur me helikopter nė enklavėn serbe tė Albanikut (Leposaviē). Ky largim i krerėve nga kryeqyteti nė kohė trazirash, qė nuk ka ndodhur asnjėherė as mė parė, as mė vonė nė historinė kosovare, kundėrmon rėndė si alibi. Rrjedhimisht, njeriu ka arsye tė pandehė se sė paku disa, nė mos tė gjithė, anėtarėt e grupit negociator e kanė ditur fort mirė se ē'do tė ndodhte asaj pasditeje nė Prishtinė; njė pandehmė kjo tė cilėn ata e kanė tėrhedhur me indinjatė sa herė janė pyetur nė opinion. A thamė qė kjo ėshtė edhe hera e vetme kur serbėt i lejuan krerėt shqiptarė tė hyjnė nė Albanik...?

 

Ēudirat e hetimeve

 

      Ēuditėrisht, pjesėt mė dramatike tė kėtij verzioni, i cili, pra, ėshtė diametralisht i kundėrt me atė zyrtar, gjejnė mbėshtetje edhe nga njė sėrė raportesh tė hetimeve zyrtare qė u ndėrmorrėn pas 10 shkurtit. Qė thua ti, mė 12 shkurt, UNMIK-u (qė e komandonte policinė ndėrkombėtare tė fajėsuar pėr masakrėn) refuzoi kėrkesat pėr hetim tė paanshėm nga ekspertiza e huaj, por premtoi se "s'do tė linde dy gurė bashkė" pėr t'i hetuar vetė tė gjitha "pohimet pėr mbidhunė policore". Njėherit, zėdhėnėsi i UNMIK-ut premtoi se nė hetime nuk do tė lejoheshin tė marrin pjesė hetues me kombėsi tė njėjtė si ato tė reparteve policore qė dyshoheshin pėr masakrėn; mbaje mend sidomos kėtė premtimin e dytė, sepse do tė jetė me interes nė vazhdim.

 

      Po mė 12 shkurt, edhe inspektoriati vendor i policisė e nis njė hetim tė vetin paralel pėr masakrėn e 10 shkurtit. Mandati i hetuesve vendorė qe sall tė hetojnė sjelljen e policisė vendore, por jo atė tė policisė sė UNMIK-ut. Hetimi i kėsaj tė dytės UNMIK-u ia ka ngarkuar njė grupi tė posaēėm pune, tė emėruar Task Force, tė gjithė "ekspertė" ndėrkombėtarė tė punėsuar me kontrata nė UNMIK, e tė mbledhur enkas pėr kėtė detyrė, e nėn drejtimin e aparatēikut tė UNMIK-ut, zt. Robert Dean.

 

       E megjithatė, inspektoriatit vendor mund tė konstatojė shumė shpejt se fajtorė pėr masakrėn ishin kontigjenti rumun nga radhėt e policisė sė UNMIK-ut. Shkaku qe i thjeshtė, ata ishin tė vetmit (!) nė tėrė policinė qė kishin municionin ēfarė u gjet nė kufomat e viktimave pas autopsive. Inspektoriatit i ranė nė dorė edhe deklaratat e shtypura me maqinė tė 11 policėve rumunė qė kishin shėrbyer ditėn e masakrės: tė shkruara anglisht, me nga tetė rreshta identikė, me firmė pėrfundi, e me datėn 11 shkurt. Njė vrojtim i natyrshėm qysh aty ishte, pos faktit tė ēuditshėm se policėt kishin lėshuar deklarata krejtėsisht identike, se sa efektivė paskishin qenė ditėn pas masakrės policėt rumunė, tė cilėt pėrndryshe s'ishin shquar pėr efektivitet nė mesin e kolegėve.

 

       Habia e dytė ishte kur inspektoriatit i ranė nė dorė deklaratat origjinale tė policėve rumunė, tė shkruara me dorė. Qė thua ti, ato ishin krejt ndryshe nga ato tė shtypura me maqinė. Dhe, para sė gjithash, tė shkruara rumanisht. Mė 24 shkurt, inspektoriati vėren rastėsisht se disa nga hetuesit e Task Force-s sė UNMIK-ut ishin - rumunė! Nė kundėrshtim, pra, me premtimin e dhėnė botėrisht nga UNMIK-u, se s'do tė lejoheshin hetues nga kombėsitė e policėve tė marrur nė pyetje. Kur inspektoriati i shkruan zyrtarisht Task Force-s pėr kėtė "brengė", mė 26 shkurt u vje pėrgjegja: ata ishin prezentė nė rolin e pėrkthyesit. Del qė rumunėt, tė cilėt mėngjesin e 11 shkurtit kishin lėshuar deklarata identike tė shtypura nė anglisht, s'e ditkan asnjė fjalė anglisht!

 

       Habia e tretė dhe mė e madhe e inspektoriatit ishte se Task Force e UNMIK-ut nuk i hetonte rumunėt si tė pandehur, por si dėshmitarė. Nėn ndikimin e tyre, edhe prokurori publik i rastit i hetonte rumunėt nė cilėsinė e dėshmitarėve. Kėtij dallimi, qė nė fillim dukej fare i parėndėsishėm, do t'i dėgjohej krisma mė vonė, kur hetuesit vendorė nisin t'i tfillojnė fijet e lėmshit. Nė mbarim tė marsit, kur inspektoriati i kishte nė dorė predhat e gomės nga autopsitė dhe deklaratat origjinale nė rumunisht tė policėve, mėson njė detaj juridik interesant. Tė gjitha tė dhėnat e siguruara nga rumunėt nė cilėsinė e dėshmitarit "nuk janė tė pranueshme" nė sallė tė gjyqit nėse atyre u ndėrrohet statusi nga dėshmitarė nė tė pandehur. Me fjalė tjera, dėshmitė ishin "djegur" juridikisht qysh ditėn e parė.

 

       Vetėm mė 22 mars, vetėm rreth njė javė para afatit tė mbarimit tė hetimeve vendore, Task Force ia dorėzon mė nė fund hetuesve vendorė edhe njė kopje tė Planit operativ tė policisė ndėrkombėtare para protestave tė 10 shkurtit. Me kėtė kopje nė dorė, hetuesit vendorė e konfirmojnė pamjen qė e kishin ditur tashmė. Ata e dinė nga dėshmitė e krerėve shqiptarė tė policisė vendore se kjo s'ėshtė njoftuar fare me kėtė plan operativ. Me fjalėt e dėshmitarit X, polic vendor, cituar nė raportin e hetuesve kosovarė: "Vetėm nė ēastin e fundit, personi i ngarkuar me komandė (ndėrkombėtar) u kujtua tė pyet se kush ka pajisje pėr luftim trazirash. Rumunėt, polakėt dhe ukrainasit thanė menjėherė po, e zunė vendet e veta." Policėt e hutuar shqiptarė u shtynė nė vijėn e parė, tė braktisur e tė flijuar nga krerėt e tyre politikė. Nė atė moment, diku lartė mbi kokat e tyre, njė helikopter fluturonte drejt Albanikut.

 

       Natyrisht, raporti i inspektoriatit, qė iu dorėzua MPB tė atėhershėm Blerim Kuēi, ishte tepėr i vonuar pėr tė ndryshuar diēka. Faktet qė mund tė shtrembėroheshin ishin shtrembėruar, nė mos paraprakisht e nė akordim sekret, atėhere menjėherė pas masakrės. Deklaratat e shtypura identike nė anglisht me datėn 11 shkurt tė rumunėve qė s'dinin anglisht janė dėshmia perfekte e kėsaj. Mė 3 prill, kur Blerim Kuēi e mori nė dorė raportin, rumunėt kishte kohė qė kishin ikur nė Bukuresht. Njė muaj mė vonė, pjesėtarėt e repartit rumun do tė dekoroheshin nga dora e MPJ-sė sė atij vendi pėr "kontributin e dhėnė pėr ruajtjen e paqes dhe sigurisė nė misionin e rėndėsishėm ndėrkombėtar nė Kosovė".

 

Epilogu

 

       Pasojat e 10 shkurtit nuk dolėn ashtu siē e kishte menduar pushteti. Njė pjesė e mediave e raportuan me bindjen e zagarit verzionin zyrtar, por gazetarėt tjerė, nė radhė tė parė ata te gazeta Epoka e Re, u treguan profesionalė dhe raportuan besnikėrisht pėr masakrėn. OJQ-tė vendore, mė nė krye KMDLNJ-nė i rezistuan poashtu verzionit zyrtar, duke kėrkuar zėlartė pėrgjegjėsi nga politika. Qė verzioni zyrtar kishte pėsuar njė haveri serioze u dėshmua mė 12 shkurt, kur falė presionit tė opinionit u bė kurban MPB Fatmir Rexhepi, sigurisht njeriu i vetėm qė s'kishte ditur pėr skenarin e pėrgatitur; ai u zhdėmtua menjėherė nga MPB pasues z. Blerim Kuēi, duke u emėruar si "kėshilltar special" i tij. Mė vonė, indinjata e pareshtur e opinionit pruri edhe rrėzimin dhe evakuimin nga Kosova tė personit qė duhet tė kenė qenė pėrgjegjėsi kryesor i masakrės, Komisionerit tė Policisė z. Stephen Curtis, i cili, sipas dėshmitarėve, ishte oficeri komandues mė 10 shkurt.

 

       Por kėto fitore nuk u arritėn pa njė ēmim. Goditjen e pushtetit dhe zagarėve tė tij e absorboi gazeta Epoka e Re dhe KMDLNJ-ja; kjo e dyta prej asaj dite s'fiton mė as nga donacionet as nga trajnimet, kurse nė zgjedhjet parlamentare qė pasuan, e humbi edhe statusin e vėzhguesit, qė e kishte luajtur qė nė vitet 1990. Profili i VETĖVENDOSJE!-s Albin Kurti u mbajt me ndėrrime herė nė paraburgim, herė nė arrest shtėpiak pėr pothuajse njė vit tė tėrė, deri mė 7 shkurt 2008, kur procesi kundėr tij u "pezullua permanent".  17 protestues tjerė u dėnuan nė procese tė montuara, kurse lėvizjes iu bastisėn lokalet dhe iu sekuestruan asetet nė tėrė Kosovėn. Mirėpo, pasojat absolutisht mė tragjike dhe mė tė turpshme them se i pėsuan familjet e tė vrarėve dhe tė plagosurve, qė nga politika zyrtare u damkosėn si "ekstremistė" dhe, aty-kėtu, edhe "tradhėtarė" e "spiunė tė Serbisė": njė fyerje e rėndė e viktimave dhe familjarėve tė tyre, qė s'ėshtė zhdėmtuar as sot e kėsaj dite.

 

       E megjithatė, raporti vendor i hetimeve mbase nuk vajti krejt kot. Tė dhėnat imponuese tė tij e detyruan Task Force-n e UNMIK-ut qė tė pranonte indirekt se mė 10 shkurt kishte ndodhur njė masakėr, e se nė tė ishin implikuar policėt rumunė tė UNMIK-ut. Mė 17 prill, shefi i sikletosur i Task Force-s, z. Robert Dean e paraqiti raportin e vet para gazetarėve, duke i theksuar katėr pika.

·       E para, fajtorė pėr vrasjet dhe plagosjet ishin policėt rumunė.

·       E dyta, vrasja e 2 dhe plagosja e 85 personave ishte e panevojshme dhe e shmangshme (pra, nė kuptimin e mirėfilltė: masakėr).

·       Dhe e treta, policėt qė kryen kėto vrasje preken nga ligjeve e aplikueshme nė Kosovė pėr vrasje, tentim vrasjeje, dhe shkaktim i lėndimeve tė rėnda trupore.

·       E katėrta, tė dėmtuarit dhe familjarėt e viktimave do tė ndėshlyheshin ekonomikisht pėr gjėmėn qė i kish pllakosur. Unė pėr vete them se kjo e katėrta ėshtė mė e rėndėsishmja, po ta konsiderosh mėnyrėn e turpshme se si u trajtuan dhe vazhdojnė tė trajtohen edhe sot e kėsaj dite viktimat nga pushteti vendor.

 

       Sepse, nė dritėn e kėtyre dy viteve qė kanė kaluar nga 10 shkurti 2007, ndoshta ēudia mė e madhe ėshtė fakti se politika vendore s'ka hequr ende dorė nga verzioni i vet autist, sipas tė cilit policia ndėrhyri "profesionalisht" kundėr "esktremistėve" qė gjoja po "sulmonin institucionet". Asnjė nga politikanėt, gazetarėt dhe policėt qė atyre ditėve i shanin viktimat e masakrės nuk ka dalur tė kėrkojė falje prej tyre, madje edhe pasi janė botuar raportet zyrtare vendore e ndėrkombėtare. E sa pėr ndėshlyerje ekonomike, as qė bėhet fjalė...

 

       Kjo ėshtė, njėherit, edhe ajo mė e frikshmja nė kėtė mes. Kjo mua mė frikėson mė shumė, se sa fakti se njėsia rumune po shėrben sėrish nė Kosovė - tani nė kuadėr tė EULEX-it, nė pjesėn veriore tė Mitrovicės. Fakti qė politika vendore, edhe dy vjet pas zbardhjes sė provave tė krimit, ende i mbyll sytė para tij dhe orvatet me arrogancė qė ta mbulojė. Nė kėtė mėnyrė, them se ajo indikon qartė se sa ka qenė e involvuar nė masakrėn e 10 shkurtit, e se sa ėshtė pezmatuar pse i ka dėshtuar skenari. Natyrisht, kjo sjellje e ka edhe nėntonin e vet tė kėrcėnimit latent, pasi e dėrgon edhe njė mesazh tė qartė e tė pakoduar pėr tė gjithė ne: ua kemi bėrė, e do t'ua bėjmė pėrsėri.

 

Tė duket konkludim i tepruar?

 

       Je i lirė ta vėrtetosh vetė. Veē shiko sjelljen e krerėve tanė nė pėrvjetorin e masakrės mė 10 shkurt, qė sivjet i bie tė martėn, pa do ta vėrtetosh pa ekuivoke. Nėse ata kėrkojnė falje, prej familjeve tė tė vrarėve e tė tė plagosurve, atėhere janė penduar. E nėse jo, ashtu si dyshoj unė, atėhere kujto grafitet mureve tė Kosovės pas 10 shkurtit sa herė qė t'i shikosh. Nė rast se ke harruar, ishte sall njė fjalė e vetme. "Vrasės".

 

__________________________

     Burimet:

 

RTK

Raport i IPK-sė pėr trazirat e 10 shkurtit

Raport i Task Force-sė sė UNMIK-ut pėr trazirat e 10 shkurtit

Transpript nga konferenca pėr shtyp e shefit tė Task Force-s, z. Robert Dean, 17. IV. ‘07

Deklaratė e Amnesty International, 15 shkurt

Deklaratė e Human Rights Watch, 18 shkurt

www.pashtriku.org

 

Shqiptar Oseku: Prrallisjet e „kėndshme“ tė Fatmirit, Hashimit dhe tė Jakupit!