|
A ėshtė zbehur patriotizmi te shqiptarėt e Kosovės?! PAVARESIA E
KOSOVES DHE SFIDAT E SAJ Kosova ka Kushtetutėn e saj, tė bazuar nė pakon e
Ahtisarit, por zbatimi i saj lė shumė pėr tė dėshiruar, sepse nė Kosovė
aktualisht veprojnė nė mėnyrė paralele disa "pushtete". Kėshtu, pos
organeve tė ligjshme tė Kosovės, tė dala nga vota e popullit, nė Kosovė
"vepron" edhe misioni i Bashkimit Evropian me emrin EULEX; ende
vazhdon tė jetė i pranishėm edhe misioni i Kombeve tė Bashkuara me emrin
UNMIK, por edhe strukturat paralele serbe, tė cilat financohen nga Serbia dhe
tolerohen nė masė tė madhe jo vetėm nga UNMIK-u famėkeq, por edhe nga EULEX-i
ende i pakonsoliduar dhe qeveria shumė herė e pafuqishme e Kosovės. Shkruan: Agim
Vinca - Prishtinė, 20. 02.
2009 _________________________ 17 Shkurti - dita e shpalljes sė
Pavarėsisė sė Kosovės - ėshtė njė ditė, tė cilėn shqiptarėt e kanė
pritur gjatė, shumė gjatė dhe pėr tė cilėn kanė ėndėrruar e sakrifikuar
shumė. Atmosfera e krijuar para njė viti, mė 17 Shkurt 2008, nė rrugėt e
Prishtinės dhe nė mbarė Kosovėn, por edhe kudo ku jetojnė shqiptarėt, e
dėshmoi katėrēipėrisht faktin se 17 Shkurti ėshtė njė datė e madhe historike,
mbase mė e rėndėsishmja nė historinė mė tė re tė Kosovės dhe tė kombit
shqiptar nė pėrgjithėsi. Mirėpo, procesi i konstituimit tė shtetėsisė sė
Kosovės nuk merr fund mė 17 Shkurt. Do tė ishim politikisht naivė dhe
iluzionistė po qe se do tė mendonim kėshtu. Pėrvoja e vitit qė lamė pas, qė
ėshtė viti i parė i Kosovės sė pavarur, tregon se procesi i konsolidimit tė
shtetėsisė sė Kosovės do tė zgjasė edhe shumė vjet (askush mesa duket nuk
mund tė thotė saktėsisht sa) dhe do tė ndeshet me pengesa e vėshtirėsi tė
shumta. Pėrse
mund tė thuhet kėshtu? Sė pari, vetė dokumenti sipas tė cilit ėshtė
konceptuar pavarėsia e Kosovės, pakoja e Ahtisarit, ka shumė defekte. Defekti
i tij mė i madh mbase nuk qėndron nė faktin qė nuk parasheh pavarėsi tė
plotė, por tė kushtėzuar pėr Kosovėn, nėn mbikėqyrjen ndėrkombėtare, por se
me zgjidhjet qė propozon e bėn pothuajse tė pamundur funksionimin normal tė
shtetit. Ky dokument, tė cilin pala serbe nuk e njeh, njėsoj sikurse edhe
Marrėveshjen e Rambujesė, u krijon favore tė papara pjesėtarėve tė
minoriteteve, veēanėrisht minoritetit serb, ndėrsa Kosovėn me mbi 90%
popullatė shqiptare e shndėrron nė njė bashkėsi shtetėrore multietnike, ku
koncepti i multietnicitetit merr pėrmasa pothuajse fantazmagorike. E dyta, faktori Serbi dhe komuniteti serb nė
Kosovė, i manipuluar si gjithmonė nga Beogradi, ėshtė dhe do tė vazhdojė tė
jetė njė pengesė serioze e konsolidimit tė shtetėsisė sė Kosovės, aq mė shumė
qė Prishtina zyrtare dhe faktori shqiptar nė pėrgjithėsi, nuk ėshtė kujdesur
qė ofensivės sė paparė serbe - jo vetėm diplomatike - ti kundėrvihet nė
mėnyrė adekuate. Si pasojė e kėtij obstruksioni -
fushatės sė paskrupullt politike e diplomatike tė Beogradit, tė pėrkrahur nga
Rusia dhe aleatėt e saj, por edhe e ngadalėsisė dhe pavendosmėrisė sė
Bashkimit Evropian, si edhe pėr shkak tė dobėsive tė veta tė brendshme,
qeveria e Kosovės nuk arrin ta kontrollojė tėrė territorin e vendit dhe,
rrjedhimisht, as ta ushtrojė sovranitetin e vet si ēdo shtet tjetėr nė kėtė
botė. Institucionet e Kosovės, pėrfshirė edhe policinė, nuk kanė pothuajse kurrfarė
ndikimi jo vetėm nė pjesėn veriore tė Kosovės, por as nė enklavat serbe nė
brendi tė saj. Ky pozicion, pasojė e sovranitetit tė cunguar, por edhe e
joefikasitetit tė organeve shtetėrore, ėshtė sfida tjetėr, e treta me radhė,
me tė cilėn ballafaqohet Kosova e pavarur dhe procesi i konsolidimit tė
shtetėsisė sė saj. Sfida e katėrt, ndėr mė kryesoret, ėshtė
gjendja e vėshtirė ekonomiko-politike e Kosovės dhe paaftėsia e faktorit
politik shqiptar, pėrkatėsisht e institucioneve shtetėrore tė saj, pėr ta
menaxhuar si duhet atė. Megjithėse nuk mund tė mohohen pėrpjekjet dhe disa
rezultate, sidomos nė infrastrukturėn rrugore dhe atė tė rrjetit shkollor,
sjellja e institucioneve shtetėrore tė Kosovės (Qeverisė, Presidencės,
Kuvendit etj.), nuk ėshtė as pėrafėrsisht nė nivelin qė do tė duhej tė ishte
nė kėtė fazė tejet tė rėndėsishme e delikate pėr ardhmėrinė e Kosovės.
Shkalla e lartė e korrupsionit, mosrespektimi i ligjit, keqpėrdorimi i
pushtetit, kriminaliteti, administrata joefikase, mosfunksionimi i sistemit
juridik, kriza e sistemit arsimor dhe e sistemit tė vlerave nė pėrgjithėsi,
pasurimi i paligjshėm, nepotizmi dhe dukuritė e tjera tė ngjashme, e
rrezikojnė seriozisht procesin e konsolidimit tė shtetėsisė sė Kosovės.
Kosova nuk ka zhvillim ekonomik, por ka pasurim tė shpejtė tė njė kaste
njerėzish, kryesisht tė pushtetarėve dhe shpurės sė tyre, nė njėrėn anė dhe
varfėrim nė masė tė shtresave tė gjera tė popullsisė, nė anėn tjetėr.
"Luksi pa fre dhe varfėria pranė", do tė thoshte Hajne nė kohėn e
tij. Pėrhapjen e optimizmit pa mbulesė mbi
Kosovėn "shtet stabėl" etj., e konsiderojmė veprim tė gabueshėm dhe
joproduktiv. Mendėsisė sė tillė, qė lustron realitetin dhe vė nė gjumė
energjitė krijuese, ne ia kemi parė sherrin nė vitet 90, kur Serbia kontrollonte
ēdo cep tė Kosovės, kurse kreu politik i saj fliste pėr "shtetėsi"
e "institucione". * * * Kosova ka Kushtetutėn e saj, tė bazuar nė
pakon e Ahtisarit, por zbatimi i saj lė shumė pėr tė dėshiruar, sepse nė
Kosovė aktualisht veprojnė nė mėnyrė paralele disa "pushtete".
Kėshtu, pos organeve tė ligjshme tė Kosovės, tė dala nga vota e popullit, nė
Kosovė "vepron" edhe misioni i Bashkimit Evropian me emrin EULEX;
ende vazhdon tė jetė i pranishėm edhe misioni i Kombeve tė Bashkuara me emrin
UNMIK, por edhe strukturat paralele serbe, tė cilat financohen nga Serbia dhe
tolerohen nė masė tė madhe jo vetėm nga UNMIK-u famėkeq, por edhe nga EULEX-i
ende i pakonsoliduar dhe qeveria shumė herė e pafuqishme e Kosovės. E
keqja ėshtė se nė kėtė mishmash shumė herė nuk dihet ku fillojnė e ku
mbarojnė kompetencat e njėrit a tjetrit. Dhe kjo paraqet, doemos edhe njė
sfidė a rrezik mė shumė pėr procesin e shtetėsisė sė Kosovės. Njė sfidė tjetėr, sdi e sata me radhė, por
jo edhe e fundit, ėshtė sjellja e vetė qytetarėve tė Kosovės ndaj shtetit tė
tyre tė ri. Shteti duhet jo vetėm deklarativisht, por edhe realisht. Qytetari
ka jo vetėm tė drejta, por edhe obligime. Qytetarėt e Kosovės janė tė prirur
ti kėrkojnė tė parat tė drejtat, por jo ti pėrmbushim edhe tė dytat,
detyrimet. Ėshtė shokues fakti qė edhe pas 17 Shkurtit numri i shqiptarėve tė
Kosovės, qė kanė vazhduar tė marrin pasaporta serbe ėshtė jashtėzakonisht i
madh. Sado qė tė pėrpiqemi tu hyjmė nė gjendje njerėzve dhe ti kuptojmė
hallet e tyre, kurrsesi nuk mund tė kemi mirėkuptim pėr njė gjest tė tillė,
tė turpshėm dhe, madje, edhe tė ndėshkueshėm! Sipas tė dhėnave tė shtypit ( "Koha
Ditore", dt. 20.10.2008 ), mė shumė se 17 mijė pasaporta tė Serbisė janė lėshuar nė Kosovė vetėm
pas 17 shkurtit, d.m.th. pas shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės, kurse prej
vitit 1999 e kėndej mė se 250 mijė! · Pėr ēka flet
kjo? · Pėr zbehjen e
patriotizmit te shqiptarėt e Kosovės, qė i ka karakterizuar ata nė tė
kaluarėn, apo pėr vėnien e interesit personal nė plan tė parė? ·
A do ta bėnin serbėt kėtė po tė ishin nė
vendin tonė? ·
Faktet flasin pėr tė kundėrtėn. Patriotizėm nuk ėshtė vetėm
tė festuarit rrugėve me flamuj e pankarta; nuk ėshtė euforia, kėngėt, vallet,
deklaratat pompoze, parakalimet me vetura e tė tjera tė ngjashme. Patriotizėm
ėshtė sjellja e pėrgjegjshme ndaj vendit tėnd, pėrfshirė edhe gatishmėrinė
pėr tė sakrifikuar sadopak pėr tė. Ne duam tė kemi rrymė, ujė, ngrohje,
shėrbime komunale etj., por nuk jemi tė gatshėm ti paguajmė ato. Filozofi francez
i sė drejtės, Tokėvili ( Alexis de Toqueville, 1805-1859 ), i cili njė kohė
ka qėndruar nė SHBA, nė veprėn e tij Demokracia nė Amerikė, flet pėr dy lloje
patriotizmi: · patriotizmin
instinktiv, · tradicional dhe
· patriotizmin
modern, racional. Dashuria instinktive pėr atdheun ėshtė e lindur,
natyrore, ėshtė ndjenjė qė e lidh njeriun me vendin ku ka lindur. Ndėrkaq, patriotizmi racional
ėshtė dashuri racionale pėr atdheun, qė nėnkupton respektimin e ligjeve,
ushtrimin e tė drejtave dhe marrjen pėrsipėr tė detyrimeve, me njė fjalė
punėn e pareshtur pėr mirėqenien e vendit. Sistemi politik, nė tė cilin
lulėzon kjo trajtė e atdhetarizmit ėshtė demokracia kushtetuese. Nė vendet ku
patriotizmi i llojit tė parė ėshtė braktisur, sepse konsiderohet i demoduar,
kurse i dyti, patriotizmi racional, ende nuk ėshtė institucionalizuar, sundon
kaosi dhe mjerimi. Nė situata tė tilla njerėzit i kaplon njė egoizėm i sėmurė
dhe i pashpirt - shkruan filozofi francez i kohės, kur nė Evropė janė krijuar
kombet moderne dhe shtetet nacionale. * * * Do tė doja ta kisha gabim,
por kam pėrshtypjen se Kosova e sotme ndodhet nė njė situatė tė tillė, disi
nė udhėkryq dhe nė njė gjendje konfuze. Kėtij konfuziteti i kontribuon edhe tendenca
gjithnjė e mė e zėshme e disa grupeve dhe individėve, pėrfshi edhe segmente
tė caktuara tė institucioneve tona kulturore e shkencore, e krijimit tė tė
ashtuquajturit "identitet kosovar", kinse nė emėr tė forcimit tė "shtetėsisė
sė Kosovės". Republika e Kosovės si
shtet duhet ti ketė simbolet e veta shtetėrore, tė cilat tashmė, mirė a keq,
i ka. Mund tė flitet edhe pėr identitetin politik tė
Kosovės si shtet, por aq. Asgjė mė shumė. Shqiptarėt e Kosovės, edhe nė
shtetin e tyre tė ri, do tė mbeten nga pikėpamja kombėtare shqiptarė si mė
parė dhe ēdo tentim tjetėr nuk ėshtė veēse spekulim i pastėr, i nxitur prej
kushedi ēfarė motivesh e interesash politike e tė tjera. Njė vit pas shpalljes sė pavarėsisė,
Kosovėn e kanė njohur gjithsej 54 shtete nga 192 sa janė anėtare tė OKB-sė.
Pak - thonė shumica; jo edhe aq pak - pandehin disa tė tjerė. Prognoza pėr
njohjen e Kosovės nga njėqind shtete brenda njė kohe tė shkurtėr nuk doli e
saktė. Nė mesin e atyre qė nuk e kanė njohur Republikėn e Kosovės janė edhe
pesė shtete anėtare tė BE-sė, qė kanė misionet e tyre ushtarake e civile nė
Kosovė, kurse shtetet islamike deri mė sot nuk e ēanė kokėn fare pėr
"vėllezėrit e tyre myslimanė", qė ushqejnė ndjenja tė fuqishme ndaj
"armikut strategjik" tė shumicės sė tyre, Amerikės. Nė testin qė bėra kėto ditė me studentėt
e Universitetit AAB, ku ligjėroj lėndėn Qytetėrim shqiptar, pėrveē pyetjeve
tė tjera nga lėnda, u dhashė si detyrė tė shkruajnė njė ese me temėn: "Pavarėsia
e Kosovės - njė vit pas". Nuk ėshtė
vėshtirė tė shihet se te shumica mbizotėron ndjenja e zhgėnjimit, e
pakėnaqėsisė dhe e dėshpėrimit e jo e optimizmit. Ėndrra ėshtė
gjithmonė mė e bukur se realiteti dhe pavarėsia e Kosovės nuk ka shkop magjik
qė ti pėrmbushė sa ēel e mbyll sytė ėndrrat dhe dėshirat e njerėzve e,
madje, as hallet dhe nevojat e tyre tė pėrditshme. Nuk ėshtė i vogėl numri i
atyre qė nuk shkruajnė fare, asnjė fjalė dhe e lėnė letrėn e bardhė, jo nė
shenjė revolte, por thjesht ngaqė nuk dinė ētė thonė, kurse numri i atyre qė
shkruajnė keq, me gabime tė shumta gjuhėsore e logjike, ėshtė edhe mė i madh.
Ka
edhe studentė, sado qė janė pak, qė pavarėsinė e Kosovėn nuk e shohin si
zgjidhje ( ose e shohin vetėm si zgjidhje tė pėrkohshme ) dhe qė vazhdojnė tė
mbeten partizanė tė idesė sė bashkimit kombėtar, pra tė bashkimit tė Kosovės
me Shqipėrinė, qė ėshtė njė ėndėrr shekullore e shqiptarėve, e proskribuar nė
masė tė madhe nė njė a dy dekadat e fundit. Njė vit mė parė, nė ditėn e shpalljes sė
pavarėsisė, u dėgjuan shpesh fjalėt: "Kosova u bė, tani mbetet tė bėhemi
ne; tė bėhen shqiptarėt (kosovarėt)". Edhe autori i kėtyre
rreshtave, nė atmosferėn festive, pati shqiptuar diēka tė tillė, apo tė
ngjashme. Sot, njė vit pas shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės dhe njohjes sė
saj si shtet nga shumė vende tė fuqishme tė botės, na kujtohen pėrsėri fjalėt
e Konicės tė shqiptuara me rastin e shpalljes sė pavarėsisė sė Shqipėrisė mė
1912: "Shqipėria u bė. Tani lipset tė bėhen shqiptarėt". Qė Kosova tė bėhet para sė gjithash
duhet tė vetėdijėsohemi se krijimi i shtetit nuk ėshtė punė aspak e lehtė.
Ndėrtimi i shtetit kėrkon mund, djersė dhe angazhim permanent. Tė gjithė ne
sė bashku dhe secili veē e veē e kemi hisen tonė nė kėtė proces tė gjatė e tė
mundimshėm. |