Me rastin e dy vjetorit tė demonstratave tė 10 shkurtit 2007

 

MON BALAJ, ARBEN XHELADINI DHE DEPUTETI NAIT HASANI

 

Shkruan: Adnan Abrashi - Prizren, 07. 02. 2009

______________________________

 

      Dy pėrvjetor thuaja mė “karizmatik” do ta shėnojnė sivjetė shkurtin e vitit 2009. Janė dy data kontrasti nė mes veti, ashtu sikurse ėshtė edhe realiteti ynė i hidhur politik nė Kosovė. Ato dy ditė pėrkujtimore kalendarike( 10 shkurti 2007 dhe 17 shkurti 2008 ) qė do tė shėnohen nė shkurtin e kėtij viti, nė mes veti i ndan vetėm njė javė, ndėrsa kronologjikisht si ngjarje, njė vit e njė javė tė ndodhjes para dhe pas njėra tjetrės.

 

Demonstrata paqėsore qė u shndėrrua nė tė pėrgjakshme nga UNMIK’u, mė 10.02.07!

 

Agjenda e shpalljes sė pavarėsisė mė 17 shkurt 2007

Mbledhja e Kryesisė sė Kuvendit

Kryeministri bėn publike kėrkesėn pėr mbledhje tė jashtėzakonshme tė Kuvendit

Seanca e Kuvendit: Shpalllja e Pavarėsisė sė Kosovės

( Moderatori i pashtriku.org )

 

      Si pėr koincidencė, nė gazetė duke lexouar lajmin pėr pėrgatitjet e mėdha zyrtare qė po bėheshin pėr shėnimin e njėvjetorit tė shpalljes sė pavarėsisė, nė tavolinėn time tė njė lokali tė qytetit ku isha ulur pėr tė pirė kafen e mėngjesit, mu afrua njė i ri, tė cilin e njihja edhe mė parė si aktivist tė lėvizjes “VETĖVENDOSJE”. Ai, pasi mė pėrshėndeti butėsisht e me respekt, ma la nė dorė njė zarf. E falėnderova shumė, dhe nga kureshtja e madhe qė tė dija se ēka ka nė tė, shpejt e shpejtė e hapa plikon. Ishte Ftesė. Ftesė pėr pjesėmarrje nė pėrkujtimin e 2 vjetorit tė 10 shkurtit 2007.

      Pranoj se me kėtė rast u ndjeva njėkohėsisht krenar dhe i privilegjuar. Nė faqosjen e fundit tė ftesė-palosjes lexova njė tekst tė shkruar si nė strofė:

·       Mė 10 shkurtė tė vitit 2007, Mon Balaj, ėshtė qėlluar para hotelit “Iliria” nė kokė nga prapa;

·       Arben Xheladini ėshtė qėlluar me plumb nė kokė pak metra larg Monit;

·       Zenel Zeneli, i plagosur mė 10 shkurt, ende e ka plumbin afėr zemrės;

·       Hysni Hyseni e ka humbur syrin nga plumbat e policisė;

·       Mustafė Nerjovaj ėshtė qėlluar me plumb nė ballė derisa po ndihmonte njė tė plagosur;

·       Gjithsej 81 demonstrues janė plagosur;

·       232 plumba gome janė gjuajtur mė 10 shkurt;

·       Njėsiti i policisė rumune ka ikur nga Kosova mė 23 mars 2007’

·       Plumbat janė pėrdorur nė kundėrshtim me rregullat pėr pėrdorimin e tyre;

·       Gjithsej 17 aktivistė tė lėvizjes “VETĖVENDOSJE” ishin tė arrestuar pėr 10 shkurtin;

·       Albin Kurti ishte mbajtur nė arrest pėr njė vit tė tėrė. Rasti kundėr tij nuk ėshtė mbyllur ende.

 

Lexo: Ftesėn pėr pjesėmarrje nė pėrkujtimin e 2 vjetorit tė 10 shkurtit 2007

 

      Pasi i lexova me vėmendje kėto rreshta nga ftesa, duke i pėrbirė sikur me zhvatje ato, thellė ofshana nė vete. Nga mllefi nė atė moment, si me gjysmė zėri, zbraza prej vetes atė hamendėsim mėkatar tė njohur nga NIĒE: “A thua, ka vdekur Zoti?! Apo, ndoshta AI e ka decentralizuar nga kontrolli i vet Kosovėn tonė?!

      Me kėtė gjendjeje emocionesh tė tendosura nė mua, as qė dėshiroj t’i pėrmendi kėtu emrat e disa politikanėve tanė, tė cilėt, padyshim qė kishin njė pjesė tė madhe tė fajit pėr kėtė ngjarje tragjike. Ama, sinqerisht shpresoj dhe apeloj tek disa media, qė pėr shkak tė heshtjes sė tyre apo solidarizimit me qėndrimet zyrtare dikur, pėrmes dhėnies sė hapėsirės sė merituar kėsaj ngjarje tragjike sot, ta shfrytėzojnė rastin e mirė pėr ta rehabilituar ndėrgjegjen e tyre tė brejtur...

       A nuk ėshtė ashtu?

       Njė gjė qė mė sė paku mund tė bėjmė ne tė gjallėt pėr kėta dėshmor tė lirisė, qė nė mėnyrė sa mė dinjitoze t’i pėrkujtojmė ata. Lavdi dėshmorėve mė tė ri tė rėnė nga dora e demokracisė, pėr Kosovėn e lirė dhe demokratike!

       Amin!

 

      Po, deputeti Nait Hasani nga titulli, ēfarė ka lidhje ai me kėtė ngjarje?!

 

      Asgjė, kuptohet. Pėrveē se ai ishte ndėr deputetėt e radhės qė atėbotė, pa  kurrfarė droje, nėnshkroi peticionin pėr lirimin nga burgu tė liderit tė lėvizjes “VETĖVENDOSJE” Albin Kurti. T’ju them tė drejtėn, NAITI si personazh i kėtij artikulli, mu imponua ngase, po atė ditė, lexova nė gazete nė lidhje me iniciativėn e tij tejet tė qėlluar nė Parlamentin  e Kosovės, pėr inicimin e pastrimit tė gjyqėsorit tonė nga tė gjitha figurat e dyshimta, tė cilėt, po nė kėto detyra, kanė shėrbyer edhe gjatė kohės famėkeqe tė sundimit tė Milosheviqit nė Kosovė.

      Dhe ... kujtimet nė mua rrodhėn si filmi nė pėlhurėn e bardhė tė kinemasė...

      Pasi qė, veē mė duhet tė flas pėr atė kohė, pranoj se, nė krahasim me fatin edhe mė drastik tė shumė shqiptarėve tė tjerė, ky i imi edhe nuk ishte aq i keq. Mbase, ishte “lule dritė”, sikur thotė populli.

      Nė vitin 1989, u burgosa nga policia serbe dhe u dėrgova nė Gjykatėn pėr Kundėrvajtje nė Prizren, ku, me njė procedurė tė shpejtuar, mu shqiptua dėnimi me 40 ditė burg. Shkaku ishte, siē arsyetohej nė aktgjykimin e gjykatės, se unė, nė njė lokal tė qytetit, nė ditėn kritike kisha prishur rendin dhe qetėsinė publike, duke i ngritur dy gishtėrinjtė nė formė tė shenjės “V” (fitore) dhe disa herė nė vendin e njėjtė, kisha brohoritur parullėn armiqėsore - “Kosova Republikė”

      Meqė, sot kjo mund tė reflektoj si krekosje dhe lavdėrim, nuk kisha dashur mė tej tė vazhdoj me kėtė histori personale. Por, mbi tė gjitha, si mė  rrėnd pėr mua ishte kur dola nga vuajtja e dėnimit. Kur nga liria e shumėpritur jashtė grilave, menjėherė pėrjetova njė dėshprim dhe zhgėnjim tė madh tė cilin as sot nuk mund ta harroj dot. Nga frika, nėse takohen dhe rrinė me mua, edhe ata mund tė merren nė pėrgjegjėsi, tė gjithė miqtė dhe shokėt e mi tė vjetėr (pėrveē disave), duke mė injoruar haptas, iknin prej meje si prej gjarprit. E, sot, sa herė mė bie ndėrmend ajo kohė, mė vjen tė qeshem me ironi, kur mjaftė nga ata njerėz i shoh nė poste tė larta tė partive dhe tė punėsuar mu nė kėtė Kosovėn tonė Republikė, pėr tė cilėn, unė dikur i “hangra” 40 ditė burg.

      Marrėzia dhe ironia nuk mbaron me kaq. E dija dhe e kuptoj se  gjithmonė nė kėto rrethana tė turbullta politike, qytetarėt e zakonshėm anojnė “kah frynė era”, por, mė thoni, ju lutem, si ta kuptoj  atė gjykatės, i cili pėr parullėn “Kosova Republikė”, mė dėnoj dikur me 40 ditė burg, e ai vetė sot ėshtė gjykatės i nderuar i Kosovės Republikė?! E, unė?  Ku jam unė?  Askund! Rri nė shtėpi pa punė dhe sikur nė “pritje tė GODOS”; edhe mė tej vazhdoj tė shpresoj se drejtėsia e vėrtetė do tė vijė njė ditė?!

      Nuk ėshtė ky i vetėm ky gjykatės, ka ende dhe shumė tė tjerė nė gjyqėsinė tonė kosovare. Dhe, qė tė jetė ironia mė e madhe, mė rastisi njė ditė, qė edhe vetė tė shoh, se si, po kėta tė njėjtit, i gjykonin anėtarėt e lėvizjes “VETĖVENDOSJE”, tė cilėt, kishin bėrė “mėkat tė madh” duke shkruar nėpėr qytet parulla pėr Vetėvendosje dhe kundėr negociatave me Serbinė. Ata, ngjashėm si dikur ne, pėr t’u dėnuar mu para kėtyre gjyqtarėve, sillen tė lidhur (besa edhe tė rrahur). Kuptohet, kėtė herė nga duart e policėve tanė?! Paramendojeni atė moment psikologjik, kur atė ditė njėri prej atyre djelmoshave tė arrestuar ishte djali im, i cili, nė po atė korridor dhe ndėrtesė tė njėjtė, ngjashėm sikur unė para 17 viteve, sillej zvarrė dhe i lidhur nga policėt!??

      Unė atėbotė kisha brohoritur parullėn “Kosova Republikė”, ndėrsa djali im sot, e kishte shkruar parullėn “VETĖVENDOSJE”. Fatmirėsisht, ai kėtė herė nuk ishte gjykuar nga gjykatėsi im, por nga kolegėt e tij qė unė i njihja nga ajo kohė.

      Nė favor tė temės tejet  tė qėlluar tė cilėn kėto ditė e ka hapur nė Parlamentin e Kosovė, deputeti ynė i nderuar Nahit Hasani, le tė jetė ky artikull i imi, si njė kontribut modest pėr tė....?

 

Adnan Abrashi: Ja nisi, ja nisi,...! Na qoftė pėr hajėr!