“Shoku Tito ne tė betohemi, nga rruga e jote kurrė nuk do tė largohemi”!

 

Betimi i mbajtur me fanatizėm nga

nostalgjikėt titistė!

 

Bijtė e Titos nuk pranojnė t’i dėnojnė krimet, qė ka kryer kundėr shqiptarėve “mė i dashuri, shoku i tyre”, sepse kėta janė vetė pjesė e aparatit kriminal, sepse janė kėta, qė kanė kryer urdhrat e padronit, janė kėta qė kanė vrarė demonstrues shqiptarė, qė kanė vrarė e zhdukur kundėrshtarėt politikė, qė kanė realizuar tė gjitha platformat antishqiptare tė Beogradit…

 

Shkruan: Ahmet Qeriqi * Prishtinė, 05. 02. 2009

_______________________

 

      Tashmė duket e largėt koha kur tė gjithė nxėnėsit shqiptarė, por edhe tė kombeve tė tjera tė ish-Jugosllavisė, mėsuesit, arsimtarėt dhe profesorėt e tyre, kishin brohoritur me vjet tė tėra betimin pėrkushtues: “Shoku Tito ne tė betohemi, nga rruga e jote kurrė nuk do tė largohemi”.

 

Video: Pėr nostalgjikėt e Josip Brozit - Sh. B

 

      Ishte ky betim pėr prijėsin e madh dhe njeriun “mė tė dashur” tė shumicės sė shqiptarėve tė Kosovės e mė gjerė. Ishte njė besė qė kombet dhe kombėsitė e vėllazėruara e tė bashkuara tė Jugosllavisė i kishin dhėnė dikur dhe nė njė kohė, prijėsit tė tyre shpirtėror, ideologut tė komunizmit jugosllav dhe kreatorit tė botės sė tė painkuadruarve, Josip Broz Tito, i cili vdiq nė verė tė vitit 1980. Dhe prej ditės sė vdekjes sė tij filloi tė vdiste e tė shpėrbėhej edhe sajesa artificiale e quajtur RSFJ.

 

      Ēuditėrisht kanė kaluar gati 30 vjet nga ajo kohė dhe figura e Titos ka mbetur e paprekur, e nderuar dhe e respektuar nė mendjet e robėruara tė nostalgjikėve titistė tė Kosovės, edhe pse kėtė krijesė tė komunizmit jugosllav nuk e duan as e deshėn compatriotėt e tij kroatė, as serbėt dhe askush nga kombet e ish Jugosllavisė, pėrveē njė pjelle tė zezė nga radhėt e kombit tonė, pjellė kjo e cila edhe sot e kėsaj dite po i qėndron besnike bashkim vėllazėrimit nė formė multietniciteti, ashtu sikur edhe ishte betuar 30 vjet mė parė. Pionierėt e dikurshėm tė Titos, ata qė nė zemėr kishin bashkim vėllazėrimin, ata qė kishin dhėnė betim se edhe pas vdekjes do ta vazhdonin rrugėn e tij, sot i gjen kudo nė Kosovė, kudo, nė tė gjitha instancat vertikale e horizontale tė pushtetit, nėpėr ministri, nė vendet kyēe tė sigurisė, nė prokurori, gjykata, madje edhe nė ish-TMK e tani FSK, nė ish dhe tani policinė e Kosovės. Natyrisht se Titon nuk e kanė dashur tė gjithė pionierėt njėsoj, as tė gjithė shqiptarėt njėsoj, por duhet pranuar me keqardhje se e ka dashur dhe respektuar njė shumicė e konsiderueshme, po ajo shumicė skllave dhe besnike ndaj padronit, qė e kishte dashur dikur edhe baba Dovletin, madje njėherė e nė njė kohė ishte nisur pėr tė protestuar duke ecur me ditė tė tėra kėmbė drejt Stambollit, pėr tė mos lejuar tė hiqej nga froni njėri prej sulltanėve tė fundit tė Perandorisė, qė po jepte shpirt.

 

      E ēuditshme ėshtė kjo e jona ironi e historisė. Dhe mė e ēuditshme bėhet sot kur klasa e titistėve tė dikurshėm, tani demokratė tė postuar nėpėr tė gjitha partitė politike, nuk tunden dot nga pushteti, qė ua kishte lėnė trashėgim Titoja i tyre i madh. Tani na kujtohet ajo shakaja e zezė dhe uloke e titistit, Xhavit Nimani, kur nė vitin 1981 i kishin thėnė se duhej tė jepte dorėheqje, edhe pse ai i kishte dėnuar me krejt forcėn demonstruesit, madje edhe kishte dhėnė urdhėr qė tė vriteshin e tė burgoseshin. Xhaviti nuk tėrhiqej. “Ai qi mė ka ulė kėtu, ai mundet me m’ hjekė prej ktu, kishte thėnė prerė, edhe pse ai qė e kishte ulur nė atė post kishte vdekur njė vit mė parė.

 

     Edhe sot shqipfolėsit komunistė jugosllavė, shumė bijė dhe bija tė tyre, janė bėrė digė e fortė e multietnicitetit dhe pėrbashkėsisė, andaj edhe i kanė pėrforcuar pozitat nė tė gjitha instancat, andaj edhe duken qesharake nismat pėr dėnimin qoftė edhe verbal tė krimeve tė komunizmit jugosllav nga Kuvendi i Kosovės, se lėrė mė hapjen e dosjeve tė krimeve tė tyre. Andaj edhe sot i kėrcėnon deputetėt prokurori i dikurshėm dhe kishte dėnuar me vite tė tėra burg luftėtarėt e Republikės.

 

      Se kush qėndron prapa kėtyre forcave edhe kjo dihet botėrisht, ashtu sikur dihet se kėta janė ata, nė tė cilat gjithnjė ka llogaritur dhe llogarit Beogradi. Te kėto kuadro tė famshme tė performuara, por aspak tė reformuara mbėshtetet edhe politika e “matur dhe e menēur” e multietnicitetit, e ideuar nga vendet e Evropės. Ata i pėrkrahin dhe i mbėshtesin fuqishėm njerėzit qė njėherė ulin shpinėn dhe lakojnė kurrizin, meqė nė kurrizin e tyre tė kėrrusur mund tė kalėrojė ēdo kush, ashtu sikur kalėrohet mbi kurriz tė kalit e tė gomarit.

 

      Pėr ta, ėshtė me rėndėsi tė qeverisin si vasalė, ashtu sikur kanė qeverisur dikur. Ėshtė me rėndėsi tė zhvatin nga tė mirat materiale, qė marrin pėr shėrbimet e tyre, e sa pėr Kosovėn ka kush interesohet, le tė interesohen ata qė kanė dhėnė gjak, dhe ata qė kanė lėnė gjymtyrėt e tyre pėr kėtė liri me tė ardhme tė rrethuar. Titistėt kanė qėndruar anash nė kohė tė luftės, sepse luftėn nuk e deshėn, por nuk qėndruan anash kur u ndanė postet, sepse pėr ato poste kishin bėrė luftė politike gjatė tėrė jetės sė tyre.

 

      Bijtė e Titos nuk pranojnė t’i dėnojnė krimet, qė ka kryer kundėr shqiptarėve “mė i dashuri, shoku i tyre”, sepse kėta janė vetė pjesė e aparatit kriminal, sepse janė kėta, qė kanė kryer urdhrat e padronit, janė kėta qė kanė vrarė demonstrues shqiptarė, qė kanė vrarė e zhdukur kundėrshtarėt politikė, qė kanė realizuar tė gjitha platformat antishqiptare tė Beogradit, qė kanė diferencuar shqiptarė me bindje nacionaliste e fetare, qė kanė pėrjashtuar nga shkolla mėsues e arsimtarė, sepse ata nuk kishin denoncuar se kush prej nxėnėsve kishte shkruar parullėn “Kosova Republikė”, qė kanė vrarė e kanė pushkatuar nacionalistė dhe hoxhallarė shqiptarė. Sot kėta po i shijojnė frytet e kėsaj republike, tė cilėn asokohe e shanin, e mohonin dhe betoheshin se kurrė Kosova nuk do tė bėhet Republikė, ashtu sikur bėn be sot Tadiqi dhe Qeveria e Beogradit.

 

      Tashmė po shihet edhe mė qartė se ky soj i njerėzve ende ėshtė i fortė, edhe pse nė mesin e tyre ka depėrtuar ndonjė laraman politik, ndonjė ish i dikurshėm i burgosur politik, ndonjė komandant i ish-UĒK-sė e tė tjerė si kėta. Kur vjen puna tė dilet nė mejdan, kur vjen puna tė vendoset pėr dhe kundėr dėnimit tė krimeve tė komunizmit jugosllav, pse jo tė fashizmit jugosllav, sepse ajo ideologji pansllaviste antishqiptare nuk kishte asgjė tė pėrbashkėt me komunizmin e deklaruar, atėherė, mė vjen keq ta them, por dikush po e ha sapunin pėr samun, duke sajuar justifikime krejtėsisht qesharake.

 

      Kosovės nuk ia sollėn lirinė bijtė e Titos, as hyzmeqarėt e pėrjetshėm tė bashkim vėllazėrimit, as komunistėt jugosllavė, as UDB-ashėt, as Lidhja Socialiste e Popullit Punonjės, as kumbarėt e Titos, Rankoviqit e Milosheviqit. Kjo tė pakėn ėshtė e qartė dhe nė kėto fakte nuk dyshon as ky soj i njerėzve, pa pikė morali njerėzor e kombėtar. Por lirinė e Kosovės po e nėpėrkėmbin edhe disa nga ata qė kanė marrė pjesė nė ēlirimin e saj. Dhe ēdo kush qė mendon se mund tė barazohet viktima me xhelatin, se mund ta falė dhe ta amnistojė krimin pėr hir tė njė interesi apo pėr hir tė ruajtjes sė pozitės, se mund tė luajė me ndjenjat e mijėra shqiptarėve tė ndjekur, tė persekutuar, tė vrarė e tė masakruar, gabon rėndė, sepse secili mund tė falė pėr veten e vetė dhe jo nė emėr tė tė tjerėve, me qėllim pėr tė pėrfituar pėr veten, partinė apo klanin e tij. Nuk mund tė vazhdohet mė tej me praktika tė tilla, tė cilat nuk zgjidhin probleme por i shumojnė ato, ndėrkohė qė nxisin edhe mė tej mllefin dhe zemėratėn e popullit tė shumėvuajtur.

 

·       Autori ėshtė Drejtor i Radios Kosova e Lirė