Kah po shkon Kosova?!

 

MAFIA NDĖRKOMBĖTARE NĖ KOSOVĖ!

 

Sot e kėsaj dite Kosova vazhdon tė blej rrymėn mė tė shtrenjtėn nė rajon dhe njė nga kompanitė qė e furnizon atė ėshtė Rudnap, tė cilėn e udhėheq Damir Fazliq, nipi i ish-shefit tė UDBsė nė kohėn e Milosheviqit, Stanishiqit. Kjo radhė e tenderėve tė kontrolluar nga mafia ndėrkombėtare mund tė vazhdojė.…Nė fillim tė zbarkimit tė saj, EULEX premtoi se do tė ketė dorė tė fortė kundėr korrupsionit dhe krimit tė organizuar. Me t'u zbarkuar EULEX kuptoi se nė tė vėrtet nė Kosovė problemi mė i madh ėshtė involvimi i mafies ndėrkombėtare nėpėr biznese tė dyshimta. Me tė kuptuar kėtė EULEX ndėrroi prioritetet dhe e vendosi luftimin e krimeve tė luftės nė krye tė agjendės edhe pse tė gjitha raportet, pėrfshirė edhe ato tė Komisionit Evropian, tregojnė se korrupsioni dhe krimi i organizuar janė problemet kryesore qė pengojnė zhvillimin e Kosovės.

 

Shkruan: Avni Zogiani * Prishtinė, 11. 09. 2009

 

 

     Nė njė moment tė caktuar, derisa ishte nė opozitė, kryeministri i tashėm Hashim Thaēi bėri njė rrugė nė Izrael. Nga atje kthehet me dy kėshilltarė nė mesin e tė cilėve edhe Arie Robfolger, njė biznesmen qė mė vonė do tė bėhej faktor i rėndėsishėm nė vendimmarrjen nė Kosovė. Nė kohėn kur Thaēi bėri kėtė vizitė nė Izrael, fushata e PDK’sė kundėr korrupsionit nė privatizimin e Ferronikelit ishte nė pikun e saj. Kjo fushatė bėhej nėpėrmjet konferencave pėr shtyp tė Bajrush Xhemajlit. Me t'u kthyer Thaēi nga Izraeli, PDK’ja hesht pėrfundimisht nė lidhje me tenderin e korruptuar tė Ferronikelit, dhe Bajrush Xhemaili hedhet si kryetar komune nė Ferizaj. Natyrisht tashmė u qartėsua se nuk ishte korrupsioni nė privatizimin e Ferronikelit arsyeja pse PDK bėnte zhurmė, por fakti se ky proces u kontrollua nga ministra tė AAK’sė, nė ndėrkohė qė PDK natyrisht pretendon primatin nė Drenicė.

     Sido qė tė jetė, rasti i Ferronikelit, gjegjėsisht kompania fituese e tenderit, siguroi njė vizitė tė kryeministrit tė tashėm nė Izrael, dhe njė kompani qė do bėnte strategjinė pėr fushatėn zgjedhore tė PDK’sė pėr vitin 2007. Sachi&Sachi, dega nė Izrael si kundėrshpėrblim do ta merrte njė tender 5.7 milionė nė mė pak se njė vit prej ardhjes nė pushtet tė PDK’sė, kurse kėshilltarėt izraelitė do tė jenė ata qė do ta thonė fjalėn e fundit pėr bizneset mė tė rėndėsishme publike nė Kosovė.

      Nė njė korrespondencė me e-mail qė bėn udhėheqėsi i projektit Kosova e Re/C, zoti Lorik Haxhiu, ai madje kėrkon nga Robfolger qė t'i tregojė atij nėse Qeveria e Kosovės jep para pėr riparimin e ekskavatorėve nė mihje sipėrfaqėsore, ose nėse ka para pėr tė blerė ekskavator tė ri, ose tė dyja. "Jam nė kontakt me ekspertėt e minierave (tė qymyrit - njėri nga ata ėshtė babai i zotit Haxhiu) dhe ata kėrkojnė ta dinė nėse qeveria ka fonde pėr tė riparuar eskavator, pėr tė blerė tė ri, apo tė dyja", thotė e-maili i zotit Haxhiu drejtuar zotit Robfolger. Ky email, i botuar nė njėrėn nga mediet kosovare, do duhej tė ishte subjekt i prokurorisė pėr dy arsye. E para, ē'i hyn nė udhė udhėheqėsit tė Kosova e Re pėr punėn e ekskavatorėve nė mihje, pėrveē nėse mbrapa kėsaj qėndron ndonjė biznes. Dhe e dyta, pse duhet tė pyetet zoti Robfolger, kur pėr subvencione ndaj KEK’ut kėtė punė ėshtė Ministria e Energjisė dhe e Minierave qė duhet tė vendosė.

 

*  *  *

      Rast tjetėr i njė ndėrhyrje tė hapur tė ndėrkombėtarėve nė Kosovė ėshtė tenderimi i frekuencave pėr operatorin e dytė tė telefonisė mobile. Siē dihet nėn dyshimet pėr korrupsion ky tender qe anuluar diku nga viti 2004 dhe qe organizuar prapė nė vitin 2007. Nė atė kohė ankesat mė tė mėdha i kishte grupi i interesit qė ishte i lidhur me Albright Group. Tre vjet mė vonė ky tender nuk anulohet edhe pse shėnon rastin mė skandaloz tė shkeljeve dhe tė korrupsionit. Tenderi bėhet pa u botuar kriteret, nė tender lejohet njė entitet biznesi tė bėjė dy oferta, dhe ē'ėshtė mė skandalozja, ofertat nuk hapen nė mėnyrė publike. Shikuar nga kėndvėshtrimi i ligjit nė fuqi ky tender ka qenė praktikisht ilegal. Megjithatė, duke qenė se kėsaj radhe Albright Group u pėrfshi nė konsorciumin qė fitoi pas tėrheqjes sė kompanisė qė doli fituese, pėrkundėr faktit se u shkelėn tė gjitha dispozitat e rėndėsishme ligjore tenderi u quajt i rregullt. Natyrisht pjesė e kėtij konsorciumi do bėheshin mė vonė edhe ushtarėt qė kryen punėn nė emėr tė politikės dhe tė shoqėrisė civile siē janė Fron Nazi, udhėheqės i organizatės East-East, qė operonte fondet e USAID pėr shoqėrinė civile dhe Dino Asanajt, njeri i afėrt me PDK’nė.

 

*  *  *

     Llamkosi ėshtė njė rast tjetėr flagrant nė tė cilin sot e kėsaj dite punon si menaxher Anton Berisha, njeriu qė si zyrtar i AKM-sė kishte udhėhequr procesin e privatizimit tė kėsaj kompanie shumė fitimprurėse. Vlen tė theksohet se situatė e njėjtė ėshtė edhe nė Ferronikel, ku punon njė ish-zyrtar i AKM-sė qė mori pjesė nė privatizimin e kėsaj kompanie.

      Mafia ndėrkombėtare ėshtė pėrzier edhe nė marrėveshjen pėr MVNO nė PTK, me konsorciumin Dardafon. Njė konsorcium i pėrbėrė nga Devolli Company dhe njė kompani amerikane, UNITEL, arriti marrėveshjen qė nė terma realė do tė thotė falje e biznesit tė operatorit publik Vala pėr kėtė konsorcium. Sipas kėsaj marrėveshjeje, pa pasur ndonjė kontroll rreth transaksioneve financiare, Dardafon do tė jetė nė gjendje tė operojė deri nė 78% tė shėrbimeve tė Valės nėpėrmjet internetit pa pėrcaktuar qartė se me ēfarė ēmimi do blihen minutat e operuar nga kjo kompani dhe si do tė monitorohet tėrė ky biznes. Nė njė marrėveshje tjetėr, KEK-u thjesht i ka dhėnė rreth 49 milionė euro kompanisė shtetėrore serbe 14 Oktobar pėr riparimin e shiritave transportues. Nėnshkrues i kėsaj kontrate ėshtė Njazi Thaēi, kushėriri i parė i kryeministrit Hashim Thaēi.

      Sot e kėsaj dite Kosova vazhdon tė blej rrymėn mė tė shtrenjtėn nė rajon dhe njė nga kompanitė qė e furnizon atė ėshtė Rudnap, tė cilėn e udhėheq Damir Fazliq, nipi i ish-shefit tė UDBsė nė kohėn e Milosheviqit, Stanishiqit. Kjo radhė e tenderėve tė kontrolluar nga mafia ndėrkombėtare mund tė vazhdojė. Kėto janė vetėm disa raste kur informacionet kanė dalur nė shesh nėpėrmjet burimeve tė ndryshme.

 

 

     Sot, rendi dhe ligji nė Kosovė praktikisht mbahet nga misioni i BE-sė pėr mbisundim tė ligjit, EULEX. Nė fillim tė zbarkimit tė saj, EULEX premtoi se do tė ketė dorė tė fortė kundėr korrupsionit dhe krimit tė organizuar. Me t'u zbarkuar EULEX kuptoi se nė tė vėrtet nė Kosovė problemi mė i madh ėshtė involvimi i mafies ndėrkombėtare nėpėr biznese tė dyshimta. Me tė kuptuar kėtė EULEX ndėrroi prioritetet dhe e vendosi luftimin e krimeve tė luftės nė krye tė agjendės edhe pse tė gjitha raportet, pėrfshirė edhe ato tė Komisionit Evropian, tregojnė se korrupsioni dhe krimi i organizuar janė problemet kryesore qė pengojnė zhvillimin e Kosovės. EULEX ka ardhur nė Kosovė me qėllim tė mbarimit tė shpejtė tė mandatit tė saj. Duke pasur parasysh rrethanat e pėrshkruara mė lart dhe duke i ditur prioritetet e EULEX’it, ėshtė e vėshtirė tė shihet ndonjė strategji dalėse e kėtij misioni. Kjo definitivisht ėshtė njė lajm i keq pėr tė ardhmen evropiane tė Kosovės.

 

* Autori ėshtė Bashkėthemelues i organizatės ĒOHU!