Shpėrfaqja e njė historie nė „Xhungėl“! A janė pėrgjegjės Sali Berisha

dhe Ibahim Rugova pėr zhdukjen e Remzi Hoxhės?!

 

REMZI HOXHA SURVEJOI TAKIMIN MILLOSHEVIĒ - BERISHA!

 

Shkruan: Artan Hoxha - Drejtues i emisionit „Xhungėl“ nė NEWS 24

 

Foto: Remzi Hoxha

 

     Emisioni investigativ „Xhungėl“ qė transmetohet nė NEWS 24, solli dėshmi dhe fakte tė reja mbi aktivitetin e Remzi Hoxhės, shqiptarit nga Maqedonia, i rrėmbyer dhe i zhdukur pa lėnė gjurmė nga agjentėt e SHIK-ut mė 21 tetor 1995.

     Bashkėluftėtarė tė Remzi Hoxhės sollėn dėshmi pėr veprimtarinė e tyre nė fillimin e viteve '90. Basri Zuka, sekretar i Sindikatės sė Ekonomisė sė Vogėl dhe Zejtarisė sė Kosovės, njėherėsh dhe njė nga veprimtarėt aktiv tė Frontit tė Rezistencės rrėfeu nė lidhje me dyshimet pėr njė takim tė ish-presidentit tė Sėrbisė Sllobodan Millosheviē, presidentit tė Maqedonisė Kiro Gligorov dhe presidentit tė Shqipėrisė Sali Berisha. Sipas Zukės, takimi ėshtė realizuar nė ish-rezidencėn verore tė Josif Broz Titos, nė Shėn Naum, shumė pranė kufirit me Shqipėrinė. Remzi Hoxha, njė nga eksponentėt kryesorė tė shėrbimit informativ tė Frontit tė Rezistencės e ka survejuar kėtė takim duke njoftuar mė pas kolegėt e tij pėr tė informuar presidentin e Republikės sė Kosovės Ibrahim Rugova. Sipas Zukės, pa u mbushur mirė dy javė nga ky informacion i Hoxhės, ai u rrėmbye dhe u zhduk pa lėnė gjurmė.

 

 

     Nė fillimin e viteve '90, aktiviteti i Sindikatės sė Ekonomisė sė Vogėl e Zejtarėve tė Kosovės kishte tėrhequr vėmendjen e organeve policore dhe shėrbimit sekret serb (UDB) qė u vunė menjėherė nė lėvizje. Strukturat represive tė rregjimit tė Millosheviēit kishin dyshime se nėpėrmjet aktiviteteve legale tė sindikalistėve, fshihej njė lėvizje ilegale qė po pėrgatiste terrenin pėr shkėputjen e Kosovės nga zgjedha sėrbe. Pėr ti paraprirė kėtij organizimi tė ri tė shqiptarėve, qė po i pėrgatiste dhe armatoste ata pėr ngjarjet qė ndodhėn nė vitet e mėvonshme, policia dhe shėrbimi sekret sėrb u hodhėn nė veprim.

     Basri Zuka:

     „Njė rast konkret ka qenė kur policia sėrbe e kishte marrė nė njė bisedė informative zyrtare, kėshtu thuhej atėherė dhe Remziu, ne kolegėve, nuk na tregoi fare. E kishin kėrcėnuar se do t’ia likuidonin fizikisht familjen, do t'i hidhnin bombė nė banesė, do t’ia hidhnin nė erė veturėn, si dhe kėrcėnime e shantazhe tė tjera. Pėr kėtė shkak ai banonte pėrkohėsisht, mė saktė, flinte natėn te njė koleg i veti sindikalist, te Behar Sherifi. Nė njė moment Behar Sherifi mė tregon mua se ēfarė i kishte ndodhur Remziut. Kur ishte zhveshur pėr tė fjetur, ai kishte parė se trupi i Remziut ishte krejt me njolla dhe plagė qė ia kishin shkaktuar nė stacionin policor nė Ferizaj. Nė momentin qė Behari e ka pyetur Remziun ku i kishte marrė kėto plagė dhe si ishte puna, Remziu nuk i tregon. Pasi kėshtu ishte Remziu, njė tip i heshtur, asnjėherė nuk ka fol, madje mė shumė ka vepruar sesa ka folur. Por meqė ishte para faktit tė kryer u detyrua ti tregonte Beharit se ato plagė ia kishte shkaktuar policia sėrbe”.

 

 

     Pavarsisht dhunės dhe torturave qė provoi nė trupin e tij Remzi Hoxha, ishte i vendosur tė rezistonte dhe i bindur se nuk mund tė kthehej pas nė rrugėn qė kishte nisur. Ai e vazhdoi aktivitetin duke u pėrpjekur tė mos e ekspozonte kėtė rast, gjė qė do tė ndikonte qoftė dhe moralisht te kolegėt apo veprimtarėt e lėvizjes ilegale. Ai e cilėsoi atė qė i ndodhi, thjeshtė si njė bisedė informative qė u ishte dashur ta kalonin mijėra kosovarėve. Rritja e tensionit nė Kosovė pėr shkak tė shkeljes sė tė drejtave e lirive themelore tė shqiptarėve si dhe shkėrmoqja e ish-Jugosllavisė e vunė nė alarm Sėrbinė. Agjentura sėrbe nėpėrmjet burimeve tė saj arriti tė interceptonte njė organizatė ilegale tė shqiptarėve, e cila po mblidhte fonde dhe blinte armė pėr njė lėvizje tė armatosur nė Kosovė.

 

     Basri Zuka:

     "Unė kur e mora vesh ēfarė i kishte ndodhur, i kėrkova sė paku tė lėshonte njė dėshmi me shkrim qė tė mbetej nė dokumentacionin e arkivės sindikale. Mirėpo Remziu, si Remziu, i mėsuar tė mos ankohej asnjėherė nuk e pa tė arsyeshme dhe nuk e shkruajti deklaratėn, kėshtu qė edhe sot ajo nuk ėshtė e dokumentuar nga lėvizja sindikale. Ai duket donte qė tė mos e bėnte tė madhe kėtė rast pėr tė mos dekurajuar dhe krijuar panik te kolegėt e vet qė tė vazhdonin aktivitetin normalisht".

 

     Arrestimi i njė pjese tė anėtarėve mė aktiv tė Frontit tė Rezistencės, bėri qė tė kėrkoheshin forma tė reja bashkėpunimi me lėvizjen sindikaliste nė Kosovė dhe tė rritej konspiracioni pėr tė mos pėrfunduar nė duart e policisė sėrbe.

 

     Basri Zuka:

     "Gjatė kėtyre pėrpjekjeve pėr tė kontribuar dhe nė aspektin luftarak nė mėnyrė qė tė pėrgatitej populli pėr tė ardhur deri te liria, kontaktet mė tė mėdhaja tė sindikatės sė Zejtarėve kanė qenė me Frontin e Rezistencės. Me rėnien nė burg tė 19 aktivistėve, pjestarė tė Frontit, qė njihej nė atė kohė si grupi i Pejės, u krijua njė panik dhe nė mesin e sindikalistėve, sidomos tė atyre qė ishin drejtpėrdrejt tė lidhur me Frontin, pasi dihej se ēdo denoncim qė do tė bėhej do ta pėsonin dhe ata. Mė kujtohet njė rast kur Remziu me Shefqet Maliqin patėn ardhur te unė nė Prishtinė dhe qėndruan njė javė. Gjatė asaj kohe u informuan se kishte rėnė nė burg dhe Afrim Morina. Unė ashtu siē e njihja Afrimin, u mundova ti qetėsoj duke u thėnė se tani jam "i gėzuar" qė ėshtė arrestuar dhe Afrimi, pasi sėpaku kanė pėr tu ndaluar arrestimet dhe burgosja e mėtejshme e shokėve tė tjerė. Nė tė vėrtetė u krijua njė rrethanė qė nuk ranė nė burg kolegė dhe shokė tė tjerė pas arrestimit tė Afrimit, pasi ne e dinim qė ai ishte i vendosur dhe nuk do tė zbėrthehej nga policia sėrbe".

 

     Gjatė qėndrimit nė Tiranė, Remziu u angazhua qė nėpėrmjet delegacioneve tė sindikatave qė vinin nga Kosova, tė pėrfshiheshin dhe aktivistė tė lėvizjes ilegale. Nė rastet kur aktivistė tė tillė nuk mund tė kalonin legalisht kufirin, Remziu merrte pėrsipėr paisjen e tyre me dokumenta false apo qoftė dhe kalimin ilegal tė kufirit shtetėror.

 

     Basri Zuka:

     "Me rastin e vizitės qė bėmė nė Shqipėri nė vjeshtėn e vitit 1995, si delegacion i Sindikatės sė Ekonomisė sė Vogėl dhe Zejtarisė sė Kosovės, ne, disa nga pjestarėt e delegacionit nuk kishim pasaporta. Remziu insistonte se edhe ne duhej te shkonim nė Shqipėri. Mirėpo, unė, Shefqet Maliqi dhe Kadri Kuka nuk kishim pasaporta. Unė as qė e mendoja sesi mund tė kalohej kufiri pa pasaportė. Remziu mė siguroi duke mė thėnė hajde me mua se nuk ka problem. U nisėm dhe ai e organizoi punėn duke na kaluar nė kufirin maqedonas si jo mė mirė. Por kthimi kėndej ishte mė problematik. Nė Tiranė, nėpėrmjet lidhjeve qė Remziu kishte krijuar me sindikatat e Shqipėrisė dhe faktorin politik atje, na e mundėsoi qė tė marrim pasaporta shqiptare. Por kur erdhėm nė kufirin maqedonas, menjėherė u hetuam, pasi ushtarėt maqedonas dyshuan se ato pasaporta ishin false dhe se ne ishim shtetas kosovarė. Nė kėto kushte kufitarėt maqedonas na kthyen pas nė Shqipėri. Ne u detyruam tė kthehemi pas dhe tė qėndrojmė njė natė nė Pogradec pėr tė provuar qė ta kalonim kufirin nė Shėn Naum nėpėrmjet pikės sė kalimit kufitar tė Tushemishtit. Kur shkuam nė hotel, atė natė kishte qenė aty dhe njė skuadėr futbolli e Ferizajt, qė kishte ardhur pėr tė luajtur nė Shqipėri dhe kishin mbetur pa para. Remziu u siguroi atyre para dhe hotel me paratė e veta".

 

     Ndėrsa Remzi Hoxha ishte angazhuar tėrėsisht nė detyrat qė i ngarkoheshin nga drejtuesit e lėvizjes guerrile nė Kosovė, aktiviteti i tij nuk ishte lėnė jashtė vėmendjes nga rrjeti agjenturor i shėrbimit sekret sėrb qė vepronte nė Shqipėri. Shėrbimet sėrbe dhe maqedone mbase nuk kishin mundėsi pėr ta goditur direkt, por pėrdorėn njė taktikė tjetėr, duke infiltruar agjentė tė dyfishtė qė me informacionet e tyre ngrinin dyshime pėr aktivitetin e tij nė Shqipėri. Nuk dihet nga kush u vu nė lėvizje Shėrbimi Informativ Shqiptar, i cili nisi tė survejonte dhe mbante nė vėzhgim ēdo lėvizje tė Remzi Hoxhės, me pretendimin se ai mund tė ishte njė agjent i infiltruar nga shėrbimi sekret sėrb. Ngjarja qė do tė pėrmbyste pėrfundimisht fatin e Remzi Hoxhės, ndodhi vetėm dy javė pėrpara se ai tė zhdukej. Remziu ndodhej nė Pogradec pėr tė kaluar matanė kufirit nė Maqedoni, tre aktivistė tė lėvizjes guerrile nė Kosovė, tė cilėt nuk kishin dokumenta tė rregullta.

 

     Basri Zuka:

     "Kur u ēuam tė nesėrmen nė mėngjes pėr tė kaluar kufirin nė Shėn Naum, u bllokuam rrugės, pasi policia shqiptare kishte bllokuar qarkullimin e automjeteve nė drejtim tė Shėn Naumit dhe Ohrit. Ne u kėrkuam policėve pse na keni blloku rrugėn, pse nuk po na lini me shku? Ata na thanė se rruga ishte bllokuar pasi do tė kishte njė vizitė tė presidentit tė Shqipėrisė nė atė kohė, Sali Berisha, i cili do tė vinte nė Pogradec. Kėshtu qė nuk lejohej me kalu nė atė drejtim. Ne u detyruam atėherė me shku nė Tiranė, ku siguruam pasaporta tė tjera me ndihmėn e Remziut dhe u kthyem pėrsėri nė kufi, por kėtė radhė nė Qafė Thanė. Sepse nga Qafė Thana na kishin kthyer njė ditė mė parė. Gjatė rrugės pėr nė Tiranė, hasėm nė kolonėn e automjeteve qė shoqėronte presidentin Sali Berisha, i cili ishte duke hyrė pėr nė Pogradec. Jemi kėmby me eskortėn e presidentit diku nė dalje tė Pogradecit, jo mė shumė se 15 minuta me veturė nga qyteti. Atė ditė e mbaj mend se ka qenė dita e Bajramit. Shokėt tanė kishin kaluar kufirin pėr nė Kosovė. Pasi kishim mbetur Remziu, unė, Shefqet Maliqi dhe Kadri Kuka. Kur erdhėm nė kufi, nė Qafė Thanė, pėr fat tė mirė, na lejuan pėr tė kaluar kufirin sepse pasaportat kufitarėve ua tregoi Remziu dhe natyrisht u ofroi diēka, kėshtu qė kaluam pa pengesa. Mirėpo pėr fat, u ndamė aty sapo kaluam kufirin dhe na humbi lidhja me Remziun. Mbetėm vetėm unė dhe Shefqeti, ndėrsa Remziu me Kadri Kukėn u kthyen pas".

 

     Koeēidenca e vizitės sė presidentit Berisha nė tė njėjtėn ditė dhe nė tė njėjtin vend ku ishte njoftuar mė parė njė takim i presidentit tė Sėrbisė, Sllobodan Millosheviē dhe presidentit tė Maqedonisė, Kiro Gligorov, e bėri Remziun tė dyshonte. Ai pasi kaloi matanė kufirit aktivistėt e Frontit tė Rezistencės, u kthye pėr tė ndjekur ēfarė do tė ndodhte nė afėrsi tė kufirit shqiptaro-maqedonas. Takimi Millosheviē-Gligorov pritej tė bėhej shumė pranė kufirit, nė Shėn Naum, ku ndodhet rezidenca verore i ish-liderit tė Jugosllavisė Josif Broz Tito. Bllokimi i rrugės drejt Tushemishtit qė tė nxjerr nė Shėn Naum e nxiti Remziun tė bėhej vigjilent pėr tė zbuluar ēfarė do tė ndodhte.

 

     Basri Zuka:

     "Kur mbėrritėm nė Kosovė, unė mėsova se tė njėjtėn ditė ishte bėrė njė takim i Millosheviēit me Gligorovin nė Ohėr (nė ish-rezidencėn e Titos nė Shėn Naum). Sapo dėgjova lajmin nga televizori, se Millosheviēi ėshtė takuar me Gligorovin nė Ohėr, mė lindi dyshimi se edhe presidenti i Shqipėrisė Sali Berisha ka qenė pjesėmarrės nė atė takim dhe mbeta nė njė situatė pak tė palakmueshme pasi nuk dija si tė veproja. Ta lajmėroj rastin apo tė mos e lajmėroj rastin".

 

     Nuk dihet me saktėsi se ēfarė informacioni arriti tė mblidhte atė ditė Remzi Hoxha, por ai njoftoi kolegėt e vet tė lėvizjes guerrile nė Kosovė pėr atė qė kishte parė. Pėr kėtė takim ai njoftoi sekretarin e Sindikatės sė Zejtarėve tė Kosovės dhe njėherėsh aktivist i Frontit tė Rezistencės Basri Zuka. Remziu i kėrkoi Zukės qė pėr kėtė takim tė vinte nė dijeni dhe kreun e Lidhjes Demokratike tė Kosovės Ibrahim Rugova, nė mėnyrė qė ia tė ishte nė korent pėr atė qė po ndodhte.

 

     Basri Zuka:

     "Unė personalisht tė nesėrmen nė orėn pesė pasdite, i dorėzova zyrės sė presidentit Rugova njė shkresė nė tė cilėn e njoftova mbi dyshimin se nė atė takim ka qenė dhe presidenti i Shqipėrisė, Sali Berisha. Atė shkresė e dorėzova si sekretar i Sindikatės sė Ekonomisė sė Vogėl dhe Zejtarisė sė Kosovės. Adresė nuk pata lanė. Nė ora 22.30 nė mbrėmje shefi i protokollit tė presidentit Rugova, Adnan Merovci, mė merr nė telefon dhe mė kėrkon njė takim. Unė ia konfirmova takimin dhe u takum me tė pas njė gjysmė ore nga ora 23.00 nė mbrėmje. Kur u takuam ai mė pyeti pse nuk ke treguar mė herėt. Unė i thashė se nuk njoftova mė herėt pėr tė mos shkaktuar telashe mes Rugovės dhe Sali Berishės. Se mund tė ndodhte qė nuk e kishin njoftuar njėri-tjetrin dhe pėr shkak tė atij dyshimi kam hezitu qė ta lajmėroj rastin. Ndėrkohė ai mė tha se ishte i interesuar qė tė njihej me mua nė mėnyrė qė ta dinte se a jam person i pjekur apo thjeshtė kam shantazhuar. Unė ia shpjegova rastin se si ka qenė dhe ai nisi tė dyshonte se vėrtetė mund tė ketė qenė njė takim i pėrbashkėt ndėrmjet Millosheviēit, Gligorovit dhe Sali Berishės".

 

     Mbetet mister fakti, nėse pas informacionit tė siguruar nga Remzi Hoxha, ish-presidenti i Republikės sė Kosovės, Ibrahim Rugova pati ndonjė takim apo informoi presidentin e Shqipėrisė, Sali Berisha. E vėrteta ėshtė se vetėm pas dy javėsh nga ky informacion qė iu dėrgua presidentit tė Kosovės, Rugova, Remzi Hoxha u rrėmbye nga agjentėt e Shėrbimit Inteligjent Shqiptar, u torturua dhe u zhduk pa lėnė gjurmė nė bazėn sekrete tė SHIK-ut nė Vain tė Lezhės.

 

     Basri Zuka:

     "Pėr fat, pėr fat, ajo shkresė tė cilėn ia kam dorėzuar QIK-ut (Qėndra pėr Informim e Kosovės) ashtu quhej mė duket, pranė selisė sė LDK-sė. Kam patur dhe njė kopje tė saj, por pėr fat, pas interesimit tė familjes sė Remziut, pas arrestimit dhe zhdukjes nė vitin 1995, njė nga vėllezėrit e tij si duket e ka humbur dhe s'kemi mundur me e gjet mė atė dėshmi. Ajo dėshmi duhet tė jetė gjend diku. Ndoshta, ndoshta dhe ajo mund tė jetė njė nga pretekstet qė kanė ēuar nė gjurmimin e Remziut se kush ka qenė Remziu. Ndoshta kanė mendu se Remziu qenka njė person tė cilit nuk i intereson ēėshtja kombėtare, gjė qė s'ka kurfarė vėrtetėsie. Pėrkundrazi pėr kėt takim qė e njoftova unė presidencėn, atėherė selinė e LDK-sė, me qėllimin mė tė mirė e kam njoftuar qė tė kordinohen mes vetit dy kryetarėt e shteteve, nė mėnyrė qė tė mos vijmė nė situatė qė dikush shkon nė njė drejtim dhe tjetri nė tjetrin drejtim".

______

 

Nė vijim mund tė lexoni njė bisedė tė zhvilluar nga Nebih Hoxha (vėllau i Remziut)

me Avdyl Loshajn( personi i cili ishte rrėmbyer nga SHIK’u nė vitin 1995)

 

“Gazeta Shqiptare” boton mė poshtė pjesė tė transkriptuara nga kjo bisedė:

 

Avdyl Loshaj: “Firmosa ēka donte SHIK-u”

 

 

Avdyl Loshaj: ”Nėse s’nėnshkruaja ēfarė mė thoshin, kėrciste dajaku”. Pas shumė vite kėrkimesh familjarėt e Remzi Hoxhės kanė mundur ta gjejnė Avdyl Loshajn nė Hollandė. Vėllai i vogėl i Remziut, Nebiu ka kryer njė bisedė tė gjatė me tė.

 

NH (Nebih Hoxha), AL(Avdyl Loshaj)

 

    NH: Ēfarė preteksti, ēka t’kan akuzu, pėr ēka t’kan mundu ma tepėr? Ē’ka kan dashtė me nxjerrė prej teje, a t’kujtohet?

    AL: Vetėm pėr atentatin e Prel Martini. M’kujtohet emri, atentatin e Prel Martinin edhe Zef Brozit para Gjykatės sė Kasacionit. Vetėm pėr qeto dy sene, m’kujtohet.

 

    NH: Qėllimi im asht, nėse ke mundėsi, diēka rreth ngjarjes sė Remziut. Personat qė janė tė akuzuar si tė dyshimt, nėse ki dijeni e mundsi diēka me m’ndihmu e me m’tregu rreth tyre?

    AL: Sa i pėrket atyne emrave qė i kum lexue nė atė gazetė, n’at artikull a kupto, nuk jamė n’dijeni pėr asnja, vetėm ēka mund t’jem n’dijeni pėr disa fytyra tė tyne, pranė gjykatės, nėse vjen puna qė tė dalė ndonjėherė para gjyqit. Edhe kur tė vjen puna, para gjyqit, kamė dėshirė qė tė dėshmoj mi at ēka asht ushtruar mbi trupin tonė. Se nuk ua falė dot. Personat, ftyrat e SHIK-ut tė asaj periudhe duhet tė jepin pėrgjegjėsi. SHIK-u, kush ka qenė prezent e krejt tė tjerėt. Historia e ba t’vertetėn, e qet t’vėrteten vetė n’shesh.

 

    NH: A je i gatshėm, domethanė, nėse e rregullojmė punėn e udhtimit, ose nėse i rregullojmė dokumentacionin, me ardhė deri atje nė Shqipėri, me ardhė para ligjit nė nji mnyrė?

    AL: Jam i gatshėm, po e kam edhe nji frikė qė do t’mė ndodhė ndoshta, kam akoma frikė nga ndonji progrek a proserb?

 

    NH: Unė, t’them t’drejtėn, kam biseduar me njerėz zyrtar atje (nė Shqipėri), e m’kan premtu qė nėse vjen puna qė tė dalėsh para ligjit, ta sigurojnė d o m e t h a n ė udhėtimin deri atje, prej aeroportit nė gjykatė, edhe prap je i sigurt edhe nga organet shtetėrore, sepse tash, nė fakt, ligji ėshtė duke funksionuar si asnjiherė deri m’tani. E qėllimi im ėsht qė ky, domethanė nėse veē rregullohet puna e udhėtimit, se unė kam qenė mbrenda ktyre tre katėr mujve tre here. E kam njifar garancie, edhe e kam njifar shprese, qi rasti i vllaut tonė mund tė ndriēohet. Ja tash ja kurrė, se nėse nuk ndriēohet tash, ajo veē merr kahje tjetėr edhe mund t’mos zbulohet asnjiher. Vetėm n’dorė tė Zotit, nėse zbulohet ndoj herė.    

    AL: Sa i pėrket rastit tė vllaut tand, i vetmi shpėtim i imi asht qė jam hedhė nga tre kate e gjysmė, nga torturat ma ēnjerzore qė ekzistojnė, qė as as ēetnikėt nuk ti ushtrojnė nė trup, tė njeriut. E kupto? I vetmi...

 

    NH: A t’kan shti me nėnshkru diēka?

    AL: Po, po, ēdo deklaratė qe e kanė ndrru, dhe kan dash me e nėnshkru. Se bana me dėshirė, pa dėshirė kėrsitke dajaki! E dajaki n’Shqypni ishte veē me hu, me shkop druni, nga organet kompetente. M’kan shti me pi, e kan mbushė shishen plot ujė me kripė, dhe e kan perzi. Ma kan dhėnė ashtu me pi, qė tė mbarojsha prej etjes! Nuk e disha ēa me ba, a tek me ba?! E njejta gja, e ujit, m’ka ndodhė edhe n’Suboticė! Pra ēa t’them!? Kam dėshirė , qė njė ditė tė dali kjo n’shesh. Edhe do tė dali. Jam shum optimist pėr kėtė punė. Kam vujt shumė. ( Gazeta shqiptare - 12. 03. 2008)

__________________

Edhe pse Avdyl Loshaj, ka thenė se do tė vijė nė Shqipėri, pėr tė dėshmuar lidhur

me rastin e Remzi Hoxhės, megjithatė nuk ka ardhur, sepse kishte frikė nga SHIK’u.

Lexoni shkrimin nė vijim:

 

Kam frike nga SHIK-u, nuk vij ne Shqiperi

Dhe

Si u pėrdor Vaini i Lezhės nga SHIK-u, dėshmojnė rojet

___________________

Shikoni dėshmitė e prezentuara nė procesin gjyqėsor lidhur

me rastin e Remzi Hoxhės.

Klikoni KETU

_______________________

Kryeministri aktual i Shqipėrisė londineze - Sali Berisha, nė shtator tė vitit 1993 ėshtė takuar edhe me ish-kryeministrin e Malit tė Zi - Momir Bullatoviē, njėrin nga bashkėpunėtorėt mė tė afėrt tė Sllobodan Millosheviēit. Cili ishte ēėllimi i takimit?! Lexoni: Si u zhvillua takimi Berisha - Bulatoviē mė 15.09.1993?, pėr mė tepėr lexoni tė TĖ BĖMAT E SALI BERISHĖS me binomin kriminal Fazlliē-Mishkoviē pas ardhjes sė tij nė pushtet, nė vitin 2005!!!

 

Klasa politike shqiptare nė Kosovė, Maqedoni dhe nė Shqipėri duket se ėshtė nėn kontrollė tė mafias politike dhe ekonomike ndėrkombėtare.

Shikoni: Rrėfimin pėr mafien nė Ballkan…!

 

Pėrgatiti moderatori i www.pashtriku.org