Udhėheqėsi i Lėvizjes “Vetėvendosje” Albin Kurti vizitoi familjen e veprimtarit tė ēėshtjes kombėtare Ukshin Hoti - Krushė e Madhe,

mė 28 gusht 2009

 

VEPRA E UKSHIN HOTIT DUHET TĖ FUTET NĖ PROGRAMET

MĖSIMORE, KURSE SHTĖPIA E TIJ TĖ SHPALLET MUZE

 

      Drejtuesi i Lėvizjes “Vetėvendosje” Albin Kurti i shoqėruar nga bashkėpunėtorėt e tij mė tė ngushtė ka vizituar familjen e veprimtarit tė shquar tė ēėshtjes kombėtare profesor Ukshin Hoti. Ai ėshtė pritur me dashamirėsi nga i vėllai i Ukshinit, Afrimi, i cili u shpreh shumė i kėnaqur me kėtė vizitė.

 

      Ndėr tė tjera Kurti ka pėrmendur faktin se shumė breza janė frymėzuar nga veprimtaria e atdhetarėve tė mėdhenj, ndėr tė cilėt ėshtė edhe Ukshin Hoti. “Ndėr figurat kombėtare qė na kanė frymėzuar dhe vazhdojnė tė na frymėzojnė edhe sot e kėsaj dite, padyshim qė mbetet edhe Ukshin Hoti. Mirėpo, Ukshin Hoti tash e dhjetė vite ende konsiderohet i pagjetur, tha nė fillim tė fjalės sė tij Albin Kurti. Mirėpo, Ukshin Hotin mund ta gjejmė gjithkund, mund ta gjejmė nė zemrat e tė gjithė veprimtarėve, mund ta gjejmė nė shkrimet e tij, qė edhe sot e kėsaj dite janė shumė aktuale, ndoshta mė shumė janė aktuale sot se dje, madje atė mund ta gjejmė nė aktivitetet e tė gjithė veprimtarėve tė ēėshtjes kombėtare, jo vetėm nė Kosovė, por gjithandej kufijve nė Ballkan qė na ndajnė padrejtėsisht tė gjithė shqiptarinė. Ideja e Ukshin Hotit, pėr demokracinė autentike, pėr rėndėsinė vendimtare tė faktorit vendor, drejt realizimit tė bashkimit kombėtar dhe drejt mospajtimit me qėllime tė vogla e tė pjesshme, jo vetėm qė duhet t’na frymėzojnė neve qė jemi kėtu, por i tė gjithė shqiptarėve, - shtoi Kurti.

 

      Unė nuk e kam takuar Ukshin Hotin pėr tė biseduar me tė, por kur kam qenė i vogėl afėr banesės tonė babai mė pati treguar: “Ky ėshtė Ukshin Hoti”. Nuk e kam harruar asnjėherė njė burrė tė gjatė e krenar dhe e pata mbajtur mend emrin. Me kalimin e kohės e pata dėgjuar gjithnjė e mė shpesh emrin e tij. Nė burg e lexova librin e tij “Filozofia politike e ēėshtjes shqiptare” dhe “Bisedė pėrmes grivale”. Mendoj se libri i tij duhet tė futet nė programin e shkencave politike. Mendoj se edhe si shoqėri, por posaēėrisht si institucione nuk po bėjmė mjaft qė tė mėsojmė prej librave tė tij. Kujtimi pėr tė, leximi i librave tė tij, ligjėratat e tij, fjalimet e tij, na duhen neve dhe nuk i duhen atij. Na duhen tė gjithė neve qė sot merremi me politikė. Kontakti tjetėr me Ukshin Hotin ėshtė, paradoksalisht para dy viteve kur kam qenė nė burgun e Prizrenit, nė qelinė ku ka qenė i mbyllur  ai. Ajo qeli qė do tė duhej tė ishte muze, shėrben ende pėr izolimin e veprimtarėve tė ēėshtjes shqiptare. Kur njeriu bėn veprimtari patriotike politike, nė ēdo hap e gjen Ukshin Hotin.  Vendi ku ai ka shkruar, ka punuar e jetuar, po ashtu do tė duhej tė ishte muze. Nė kėtė mėnyrė brezat qė vijnė, prej shkollės fillore, tė mesme e deri nė fakultete qė ti vizitojnė ato vende dhe tė frymėzohen. Historia e njė populli duhet tė jetė nė institucionet e njė populli. Ndryshe ne do t’ia shohim sherrin qė nuk po e kultivojmė njė patriot tė madh siē ėshtė Ukshin Hoti, - tha ndėr tė tjera drejtuesi i Lėvizjes “Vetėvendosje” Albin Kurti.

 

      Motra e Ukshin Hotit, Myrvete Hoti - Kosumi, vuri theksin nė pamjaftueshmėrinė e veprimeve qė janė bėrė pėr zbardhjen e fatit tė vėllait tė saj. Pėr njė njeri tė kėtyre pėrmasave ēfarė ėshtė Ukshini, nuk na takon neve ta themi kėtė, nuk ėshtė bėrė sa duhet dhe nuk di si tė konsiderohet fakti se ai ende konsiderohet i zhdukur.  Pėr ne ky ėshtė njė proces i pazgjidhur dhe ne duam tė dimė se ku ndodhet, ēfarė ka ndodhur me tė. Ne si familjarė jemi nė njė gjendje tė rėndė. As nė qiell, as nė tokė. Ne vazhdimisht po ngarendim pas informacioneve qė dėgjojmė dhe kėshtu i jepet mundėsia gjithkujt qė tė manipulojė e mendojė gjithēka. Mendoj se Ukshin Hoti nuk ėshtė institucionalizuar dhe nuk i ėshtė dhėnė vendi i merituar nė shoqėrinė tonė.

 

      Kėrkoj nga tė gjithė faktorėt, por edhe nga Ju qė Ukshin Hoti tė mos mbetet nė harresė. Kam bindjen se ai e ka drejtuar politikėn me ndėrgjegje, por mė duket se aktualisht politika nuk po vepron me ndėrgjegje tė plotė pėr tė bėrė mė shumė pėr fatin e tij. Nuk e ka merituar tė konsiderohet ende i zhdukur, sepse ka qenė njeri me besueshmėri politike dhe ka pasur emėr nė politikė. Ai ka qenė i njohur dhe i vlerėsuar edhe pėr amerikanėt edhe pėr evropianėt dhe sidomos pėr popullin shqiptar. Ka vepruar nė interes tė njerėzimit dhe jo pėr interesa tė ngushta personale e klanore. Ka qenė i vetėdijshėm pėr rrugėn e tij tė rrezikshme, por nuk ėshtė lėkundur asnjėherė. Tani e dhjetė vjet kam bredhur nėpėr kancelaritė e tė gjithė politikanėve vendor e ndėrkombėtar. Kam vizituar tė gjithė politikanėt, edhe matanė Drinit edhe kėtej Drinit, por pėrgjigje nuk kam marrė. Kam shkruar shumė letra pėr burrėshtetas tė botės, por deri mė tani askush nuk ka mundur tė tregojė se ku ėshtė Ukshin Hoti. Prandaj, kėrkoj edhe nga ju zotėri Kurti qė tė bėni ē’ėshtė e mundur pėr t’i dhėnė fund kėtij procesi qė vazhdon tė rėndojė mbi fatet tona, - u shpreh e motra e Ukshin Hotit, Myrvetja.

 

      Mė pas Albin Kurti ka bėrė nderim nė varrezat e dėshmorėve dhe tė vrarėve nė Krushė tė Madhe, ndėrsa ėshtė ndalur edhe pranė shtėpisė sė djegur tė Ukshin Hotit. Kurti ka thėnė se duhet mbėshtetur ideja qė kjo shtėpi tė shpallet muze, gjė qė ka qenė edhe propozim i shoqatave tė dala nga UĒK, degėt nė Rahovec.

 

 ( Pėr pashtriku.org: Qemajl Krasniqi - reporter i Radio Kosovės nga Rahoveci )