Mendėsia e gomarit tė pėrrallės!

 

EULEX-i I NXIT KONFLIKTET NĖ RAJON (I)

 

Shkruan: Hysamedin  Feraj * Tiranė, 15. 10. 2009

 

 

      Rajoni i Evropės Juglindore ėshtė ende njė vatėr konfliktesh shumė tė mundshme. Faktorėt e ecjes drejt konflikteve tė reja janė tė shumtė. Por njė faktor shtesė ėshtė edhe filozofia dhe veprimtaria e deritashme e EULEX’it. I ardhur nė Kosovė me qėllim pėr ta vendosur stabilitetin, sundimin e ligjit dhe mbikėqyr qeverisjen nė Kosovė, deri tani EULEX’i ka vepruar dhe ėshtė sjellė nė kundėrshtim me tė gjitha kėto qėllime. Kjo sjellje dhe veprimtari e kėtij misioni nė kundėrshtim me qėllimet e shpallura prej vetė atij, ka tė ngjarė tė ēojė drejt nxitjes sė konflikteve nė tėrė rajonin. Parashtrimet e mėposhtme janė njė shqetėsim dhe kontribut pėr ruajtjen e paqes dhe stabilitetit nė rajon, kundėr praktikave, filozofive dhe paragjykimeve pėr nxitjen e konfliktit dhe destabilizimin e rajonit. Fokusi do tė jetė filozofia, praktikat dhe paragjykimet e EULEX’it, si organizėm ndėrkombėtar qė ka ardhur tė nxisė zbatimin e ligjit, tė paqes e stabilitetit, por qė ka indicie, dhe madje tė dhėna shqetėsuese, se po bėn tė kundėrtėn. Jo rrallė nė Ballkan dhe nė ēėshtjen shqiptare diplomacia ndėrkombėtare, dhe veēanėrisht ajo evropiane, ka gabuar rėndė. Kujtojmė kėtu deklaratėn e Grey nė pėrfundim tė Konferencės sė Ambasadorėve nė Londėr mė 1913 kur, mbasi copėtuan territoret shqiptare pėr t’i kėnaqur serbėt e grekėt, tha: bėmė njė padrejtėsi, por shmangėm njė luftė! Pak muaj mė vonė shpėrtheu jo njė luftė dosido, por njė luftė botėrore, Lufta e Parė Botėrore. E kėshtu diplomacia evropiane mori mbi supe edhe padrejtėsinė, edhe luftėn!

 

Druajtja se EULEX’i po e ēon rajonin drejt konfliktit bazohet nė argumentet nė vijim:

 

Shkelja e ligjit: EULEX-i nuk i njeh institucionet e Kosovės!

 

      EULEX’i u vendos nė Kosovė nė kundėrshtim me ligjin themelor tė Kosovės, u vendos duke shkelur Kushtetutėn e Kosovės. EULEX-i u vendos nė Kosovė nė bazė tė Rezolutės 1244 tė KS tė OKB-sė, sipas tė cilės Kosova ėshtė pjesė e ish Republikės Federale tė Jugosllavisė. (Lexoni tė plotė: Rezoluta 1244 e KS tė OKB-sė ) Ndėrkohė realiteti juridik i Kosovės ka ndryshuar: Kosova e ka shpallur pavarėsinė, ka miratuar kushtetutėn si ligj themelor i vendit, dhe me kėtė e ka zhvlerėsuar fuqinė juridike tė Rezolutės 1244.

      EULEX-i e ka shpėrfillur kushtetutėn, nuk e njeh ligjin themelor tė Kosovės, dhe kėshtu ka dhėnė shembullin e shpėrfilljes sė ligjeve nė Kosovė duke pėrfshirė edhe ligjin mė themelor, Kushtetutėn e Kosovės, e aq mė shumė tė ligjeve tė tjera. Kėshtu, qė nė fillim, me vendosjen e EULEX-i nė Kosovė ėshtė krijuar njė pėrplasje ligjore ndėrmjet pranimit tė veprimtarisė sė njė organizate misionare mbi bazėn e Rezolutės 1244 dhe Kushtetutės sė Kosovės e cila ėshtė nė kundėrshtim me kėtė rezolutė. Prandaj qė nė fillim EULEX-i ka shkelur e shpėrfillur ligjin nė Kosovė, kushtetutėn e saj, ndėrkohė qė shpall si mision t’u mėsojė kosovarėve zbatimin e ligjit.

      EULEX-i nuk i njeh institucionet e Kosovės. Baza juridike e vendosjes dhe veprimtarisė sė EULEX-it nė Kosovė ėshtė Rezoluta 1244 mbi tė cilėn ėshtė miratuar baza e mėtejshme

·       “Council Joint Action 2008/124/CFSP”, e 4 shkurtit 2008 (shkurt CJA) dhe

·        “Council Joint Action 009/445/CFSP”, e 9 qershorit 2009.

 

 

      Neni 1 i CJA thotė se misioni EULEX ėshtė vendosur nė Kosovė nė bazė tė Rezolutės 1244 tė KS tė OKB-sė. Neni 2 i bazės juridike tė EULEX-it thotė se i njeh si institucione tė Kosovės vetėm organet, institucionet dhe autoritete e krijuara nė bazė tė Rezolutės 1244, ndėr tė tjera Shėrbimin Policor tė Kosovės, gjyqėsorin dhe ministritė shoqėruese, Ministrinė e Punėve tė Brendshme dhe atė tė Drejtėsisė. Pėr EULEX-in tė gjitha institucionet e tjera, duke pėrfshirė edhe Kushtetutėn e Kosovės, janė tė paqena. Pa hyrė nė hollėsi tė tjera, vetėm kėto dy momente themelore dhe fillestare, pra qė nė nenin 1 dh 2 tė “Kushtetutės” sė EULEX-it dhe Kushtetutės sė Kosovės, krijohen tensione, konflikte dhe frustrime, qė shėrbejnė si premisa tė dyshimit se misioni do tė ēojė drejt acarimit dhe konflikteve nė Kosovė e rajon, sepse ka ardhur, ėshtė vendosur dhe vepron mbi njė bazė konfliktuale dhe tensioni qė buron nga vetė ligjet. Me fjalė tė tjera, tė dy palėt i detyron ligji me qenė nė tension dhe konflikt. Pėr mė tepėr: EULEX-i ose do tė shkelė bazėn e vet juridike tė veprimtarisė nė Kosovė, ose do tė shkel bazėn juridike tė Kosovės. Nė tė dy rastet sillet nė kundėrshtim me qėllimin: edukimin dhe nxitjen e zbatimit tė ligjit nė Kosovė.

 

Vullneti politik: kundėrshtimi i pavarėsisė

 

      Politikisht EULEX-i ėshtė shprehje e vullnetit tė pesė shteteve anėtare tė BE-sė, qė nuk e kanė njohur pavarėsinė e Kosovės. EULEX-i shpreh vullnetin politik tė:

·       Greqisė,

·       Qipros,

·       Spanjės,

·       Sllovakisė dhe

·       Rumanisė.

     BE-ja nuk mund ta vendoste misionin e vet nė Kosovė pa u bazuar nė Rezolutėn 1244, sepse BE-ja si BE nuk e ka njohur ende pavarėsinė e Kosovės pėr shkak tė refuzimit tė kėtyre pesė shteteve pėr ta njohur atė. Prandaj BE-ja nuk ka mundur ta merr njė vendim pėr dėrgimin e njė misioni tė vet nė Kosovė nė bazė tė vullnetit tė vet, por i ėshtė dashur tė bazohet nė vendimet e mėparshme tė KS tė OKB-sė, tė pranuara edhe nga kėto pesė shtete. Kėshtu kėto pesė shtete kanė arritur ta imponojnė vullnetin e vet mbi 22 vendet e tjera tė BE, dhe misioni EULEX tė vendoset nė Kosovės mbi njė bazė juridike qė nuk e njeh pavarėsinė e Kosovės dhe qė, pėr mė tepėr, e njeh Kosovėn si pjesė tė ish Jugosllavisė (tash Serbisė).

      Ndėrmjet vullnetit tė 22 vendeve anėtare tė BE-sė qė e kanė njohur pavarėsinė e Kosovės dhe vullnetit tė pesė vendeve qė nuk e kanė njohur, ka fituar vullneti i pesėshes, dhe prandaj EULEX-i ėshtė vendosur nė Kosovė mbi bazėn ligjore qė nuk e njeh pavarėsinė e Kosovės, mbi bazėn e Rezolutės 1244 dhe dy akteve tė veprimit tė pėrbashkėt tė bazuara nė kėtė rezolutė. Po tė ishte EULEX-i shprehje e vullnetit politik tė 22 vendeve qė e kanė njohur pavarėsinė e Kosovės, EULEX-i do vendosej nė Kosovė duke e njohur pavarėsinė e saj, nė pėrputhje me tė cilin akt janė vendosur edhe ambasadat e kėtyre vendeve. Por EULEX-i ėshtė vendosur nė Kosovė nė kundėrshtim me vullnetin e kėtyre vendeve dhe me vendimin e tyre pėr ta njohur pavarėsinė e Kosovės, si dhe nė pėrputhje me vullnetin e pesė vendeve qė nuk e kanė njohur pavarėsinė e Kosovės. Prandaj EULEX-i pėrbėn njė kontradiktė dhe tension edhe brenda vetes, tension ndėrmjet vullnetesh tė ndryshme politike tė vetė vendeve anėtare tė BE-sė, dhe veēanėrisht me vullnetin politik tė Kosovės qė e njeh pavarėsinė e vetes. Kėto tensione janė premisa tė rėndėsishme qė EULEX-i tė ēojė drejt rritjes sė konflikteve dhe ashpėrsimit tė gjithanshėm tė tensioneve.

 

Neutraliteti i pamundur

 

      Hasen shumė shqiptarė qė mendojnė e veprojnė si gomari i anekdotės popullore, i cili tek sa ujku i hante kofshėt, nuk kthente as kokėn me pa prapa e me dhėnė ndonjė shqelm, por e qetėsonte veten duke thėnė se “ėshtė ėndėrr”, ose nė rastin mė tė mirė “bėje zot ėndėrr”!. Kėta shqiptarė qė mendojnė si gomari i pėrrallės e qetėsojnė veten duke thėnė se “EULEX-i ėshtė neutral ndaj pavarėsisė” sepse kėshtu thotė vetė EULEX-i!. Kėta shqiptarė nuk e kthejnė kokėn me pa as bazėn juridike tė EULEX-it dhe as veprimtarinė e tij (kafshuese) tė kundėrt me pavarėsinė e Kosovės, bazėn e saj juridike (kushtetutėn) dhe vullnetin e saj politik (sovraniteti dhe pavarėsia).

      Ligjėrisht EULEX-i ėshtė bazuar nė dokumente qė nuk e njohin pavarėsinė e Kosovės, institucionet e saj, dhe qė e njohin si pjesė tė ish Jugosllavisė. Edhe logjikisht neutraliteti i EULEX-it ndaj pavarėsisė sė Kosovės ėshtė i pamundur: varėsia e Kosovės ka qenė gjendja reale e cila nuk ka nevojė pėr pohim, sepse ka qenė gjendja e pohuar. Pavarėsia ėshtė gjendja qė ka nevojė pėr pohim. Prandaj asnjė vend qė nuk e njeh pavarėsinė e Kosovės nuk ka nevojė tė lėshojė ndonjė dokument pohues p.sh. vendim qeveritar, vendim tė ratifikuar nga ligjvėnėsit e tyre etj., se nuk e njohin pavarėsinė. Pėrkundrazi, ēdo vend qė e njeh pavarėsinė duhet tė ndėrmerr njė veprim pohues, njė vendim, rezolutė etj., me tė cilin njofton, pohon se e njeh pavarėsinė e Kosovės. Edhe vetė Kosova kishte nevojė pėr njė akt pohimi tė pavarėsisė: shpalljen e saj. Me fjalė tė tjera, qenia e saj e varur nuk kishte nevojė pėr pohim; mosqenia e saj e pavarur, qė tė bėhej qenie, kishte nevojė pėr pohim. Qenia e pavarur ka nevojė tė pohohet. Pa kėtė pohim mbetet qenia e mėparshme, qenie e varur.

      Mė tej, sipas logjikės sė gomarit tė pėrrallės edhe mbi 120 shtetet e botės qė nuk e kanė njohur pavarėsinė e Kosovės, janė neutrale. Sigurisht shumė prej tyre mund ta njohin nė tė ardhmen, duke pėrfshirė edhe Serbinė. Por, sa kohė nuk e kanė pohuar njohjen, qėndrimi i tyre pėr asnjėlloj rėndėsie praktike dhe reale nuk ėshtė neutral. P.sh. anėtarėsimi i Kosovės nė OKB nuk mund tė bėhet pa pohimin prej tyre ose prej KS tė OKB-sė i pranimit tė pavarėsisė.

      Sipas mendimit tė gomarit tė pėrrallės, OKB-ja duhej ta pranonte Kosovėn sepse disa vende e kanė njohur pavarėsinė ndėrsa tė tjerat janė neutrale. Por pėr gjithė vendet e botės, ato qė e kanė njohur dhe nuk e kanė njohur, neutraliteti ėshtė baras me mosnjohje tė pavarėsisė, sepse pavarėsia nuk ka nevojė thjesht pėr heshtje, pėr ndonjė deklarim kundėr, por shprehimisht pėr pohim se ajo po njihet. Ky pohim ėshtė realiteti nė veprim, nė sjelljen ndėrkombėtare praktike siē e konstatojmė, ndėrsa neutraliteti ėshtė ėndrra e gomarit anekdotik.

      Nė fund, besimi se EULEX-i ėshtė neutral ndaj pavarėsisė sė Kosovės sepse e thotė vetė EULEX-i, ėshtė po aq i menēur sa tė besohet se unė jam president i SHBA-ve, sepse kėtė e them unė. Ndėrkohė, nė asnjė prej dokumenteve bazė dhe as nė veprimet e EULEX-it nuk sanksionohet neutraliteti, po pėrkundrazi, angazhimi sipas Rezolutės 1244.

 

* Autori ėshtė pėrgjegjės i Departamentit tė Shkencave Politike nė Universitetin e Tiranės

 

(Ky artikull ėshtė leksion i mbajtur nė edicionin e vitit 2009 tė Universitetit Ndėrkombėtar Veror tė Vlorės, me temė: “Zgjerimi i Bashkimit Evropian dhe NATO-s; Demokracia dhe Paqja e Qėndrueshme nė Ballkan, Evropė dhe mė gjerė”. Leksioni ėshtė pjesė e njė studimi mė tė zgjeruar mbi Perspektivat e Paqes dhe Sigurisė nė Evropėn Juglindore.)