Paragjykimi qė pėrcepton serbėt si viktima dhe shqiptarėt si agresorė!

 

EULEX-i I NXIT KONFLIKTET NĖ RAJON (II)

 

Pėr EULEX-in Kosova juridiksht ėshtė pjesė e Serbisė, pėrderisa Serbia ėshtė njohur ndėrkombėtarisht si vijuese e tė gjitha tė drejtave dhe detyrimeve tė ish Republikės Federale tė Jugosllavisė dhe garantimit tė sovranitetit e tė tėrėsisė territoriale tė saj nga Rezoluta 1244 dhe akte tė tjera ndėrkombėtare.

 

Shkruan: Prof.Dr.Hysamedin Feraj * Tiranė, 20. 10. 2009

 

 

Ftesa qė delegjitimon pavarėsinė

 

      Ftesa bėrė EULEX-it nga Presidenti i Kosovės pėr t'u vendosur nė Kosovė nuk e pajis atė me respektimin e pavarėsisė dhe sovranitetit tė Kosovės. Nga njėra anė, nuk legjitimon mė tepėr se vendimi i Kuvendit tė Kosovės mė 1945 pėr t'ia bashkuar Kosovėn Serbisė, ose vendimet e mėvonshme pėr ngushtimin e autonomisė dhe ftesat policisė e ushtrisė sė Milosheviqit pėr vendosjen e rendit dhe tė sigurisė nė Kosovė. Shumė pushtete qė heqin pavarėsinė e ndonjė vendi janė vendosur nė ato vende me ftesė nga autoritete tė po atyre vendeve. Madje edhe pushtuesit nazistė qėndruan nė Shqipėri gjatė Luftės sė Dytė Botėrore me ftesė tė qeverisė shqiptare tė asaj kohe. Nga ana tjetėr, ftesa delegjitimon presidentin nė kryerjen e veprimeve si kėto, nė ftesėn e vendosjes sė organizatave tė ndryshme pėr zbatimin e Rezolutės 1244, tė cilin Kuvendi i Kosovės e ka zhvlerėsuar duke e shpallur pavarėsinė, sovranitetin dhe kushtetutėn si bazėn e vetme ligjore tė Kosovės.

      Si pėrfundim:

      EULEX-i ka ardhur dhe vepron nė Kosovė mbi bazėn e shkeljes sė ligjit dhe vullentit politik tė Kosovės, sepse nuk i njeh dhe i ndalohet t'i njohė ligjet themelore tė Kosovės, nuk njeh kushtetutėn dhe institucionet kushtetuese sepse i ndalohet t'i njohė, nuk njeh vullnetin politik pėr pavarėsi sepse i ndalohet ta njohė atė. Sepse EULEX-i ka ardhur nė Kosovė mbi bazėn e Rezolutės 1244 tė KS tė OKB-sė dhe dy akteve tė veprimit tė pėrbashkėt qė burojnė prej saj. Pėr EULEX-in Kosova juridiksht ėshtė pjesė e Serbisė, pėrderisa Serbia ėshtė njohur ndėrkombėtarisht si vijuese e tė gjitha tė drejtave dhe detyrimeve tė ish Republikės Federale tė Jugosllavisė dhe garantimit tė sovranitetit e tė tėrėsisė territoriale tė saj nga Rezoluta 1244 dhe akte tė tjera ndėrkombėtare. Prandaj kur qeveria e Kosovės pyeti nė Bruksel nėse EULEX-i ka tė drejtė nė nėnshkrimin e marrėveshjeve me Serbinė edhe pėrkundėr mosmiratimit nga institucinet kushtetuese tė Kosovės, mori pėrgjigjen se EULEX-i ka tė drejtė. Prandaj pėr vendosjen e EULEX-it nė Kosovė nuk u pyet vetėm Presidenti i Kosovės dhe ftesa e tij, por edhe miratimi nga Beogradi, edhe pranimi i kushteve (gjashtė pikave) tė vendosura nga Beogradi etj. Por, „Zot bane andėrr“!

 

Paragjykimi qė pėrcepton serbėt si viktima dhe shqiptarėt si agresorė!

 

      Tani tė shohim edhe disa pikėnisje tė filozofisė dhe praktikave tė EULEX-it qė e kthejnė gjendjen reale nė Kosovė, nė shumė drejtime, para vitit 1999, nė filozofinė dhe praktikat e Serbisė dhe Milosheviqit. Tė gjitha kėto shtojnė druajtjen se kjo filozofi dhe kėto praktika do tė ēojnė drejt shtimit tė frustrimeve, tensioneve dhe konflikteve nė Kosovė e nė rajon. Kjo prirje do tė shihet kryesisht nga aspekti i shqiptarėve, ndonėse jo mė tė pakėta janė kėto efekte edhe tek serbėt dhe tek tė tjerėt. Sigurisht se ndėrmjet EULEX-it dhe filozofisė e praktikave serbe tė para 1999-ės ka dallime esenciale, por edhe disa ngjashmėri shqetėsuese pėr paqen e sigurinė dhe pėr realizmin e qėllimeve tė EULEX-it. Ndėr kėto ngjashmėri mund tė kujtohen: Viktimizimi i serbėve tė Kosovės.

      Qė nė fillim tė veprimtarisė dhe gjatė gjithė veprimtarisė sė tij, Milosheviqi nxiti ndjenjėn dhe besimin se serbėt nė Kosovė janė tė kėrcėnuar dhe viktimizuar nga nacionalistėt shqiptarė. Mbi kėtė bazė, nė mbrojtje tė serbėve tė Kosovės pushteti i atėhershėm serb arriti tė legjitimojė dhe fitojė mbėshtetjen e brendshme pėr veprimtarinė e vet nė Kosovė, deri tek spastrimi etnik. I gjithė misioni i UNMIK-ut mė parė dhe EULEX-it tani ėshtė i bazuar nė besimin se serbėt nė Kosovė janė tė kėrcėnuar dhe viktima shumė tė mundshme tė nacionalistėve dhe hakmarrjes shqiptare.

      Menjėherė mbas pėrfundimit tė bombardimeve tė NATO-s filloi njė fushatė serbe dhe ndėrkombėtare shqetėsimi pėr serbėt e Kosovės, pėr garantimin e jetės, pronės dhe sigurisė sė tyre nga hakmarrja e supozuar dhe e paragjykuar shqiptare. Kjo fushatė propagandistike, e pėrforcuar veēanėrisht nga Serbia, arriti qė brenda njė periudhe tė shkurtėr ta pėrmbys situatėn, ta pėrhap njė paragjykim i cili i percepton serbėt si viktima dhe shqiptarėt si agresorė. Ky perceptim ėshtė baza e Planit tė Ahtisarit i cili faktikisht u jep serbėve tė Kosovės pavarėsinė nga Kosova dhe autoriteti i saj shtetėror. Ky perceptim ka qenė dhe ėshtė pikėnisja e vendosjes dhe veprimtarisė sė EULEX-it nė Kosovė, ndonse EULEX-i nuk e njeh Planin e Ahtisarit. Nga veprimtara e deritashme e EULEX-it del se shqetėsimi kryesor dhe angazhimi kryesor ka qenė dhe mbetet garantimi i serbėve nga hakmarrja e supozuar e shqiptarėve, garantimi i jetės pėrballė shqiptarėve, pronės dhe sigurisė sė serbėve nė Kosovė. Me gjithė veprimtarinė e vet dhe me gjithė bazimin e vet formal-ligjor, EULEX-i del se i percepton serbėt si viktima dhe shqiptarėt si agresorė.

 

Pėrjashtimi i serbėve nga juridiksioni i Kosovės

 

      Ėshtė i njohur premtimi i Milosheviqit dhėnė serbėve nė Fushė-Kosovė: tani e tutje askush nuk guxon tė ju prek! Ky qėndrim ėshtė shumė domethėnės pėr procesin e nxitjes sė konfliktit nė Kosovė. Me kėtė deklarim: heqej autoriteti i juridiksionit tė pushtetit dhe qeverisė sė Kosovės mbi qytetarėt e vet serbė; zbatimi i ligjit pėr ruajtjen e rendit dhe sigurisė publike kthehej nė zbatim mbi baza etnike: pėr tė njėjtin veprim, p.sh. demostrata paqėsore politike, shqiptarėt dėnoheshin, rriheshin, burgoseshin e madje shtypeshin me tankse, ndėrsa serbėve u premtohej se akush nuk guxon t'i prek nė qoftė se demostrojnė politikisht kundėr qeverisjes nė Kosovė; qėndrimi Milosheviqit nxiti nacionalizmin serb dhe vetė u promovua si udhėheqės nacionalist, pavarėsisht shfaqjeve tė tij publike si internacionalist, pėr ruajtjen e shoqėrisė multietnike jugosllave etj.

      Kryefjala e UNMIK-ut mė parė dhe EULEX-it tani u thotė serbėve nė Kosovė: tani e tutje askush nuk guxon tė ju prek! Me kėtė: EULEX-i ka hequr autoritetin e juridiksionit tė pushtetit dhe qeverisė sė Kosovės mbi qytetarėt e vet serbė. Institucionet e Kosovės nuk guxojnė ta shtrijnė autoritetin e pushtetit tė vet tė institucioneve dhe ligjeve tė veta nė rajonet e banuara me serbė nė Kosovė, sepse ndalohen nga EULEX-i. Po ashtu, ngjashėm me atė kohė, EULEX-i ka praktikuar dhe nxitur zbatimin e ligjit mbi baza etnike: p.sh. ligjit pėr ruajtjen e rendit dhe sigurisė publike e ka kthyer nė zbatim mbi baza etnike: pėr tė njėjtin veprim, p.sh. demostrata paqėsore politike, shqiptarėt dėnohen, rrihen, burgosen e madje vriten, ndėrsa serbėve u premtohet, dhe premtimi mbahet, se akush nuk guxon t'i prek nė qoftė se demonstrojnė, politikisht kundėr qeverisjes nė Kosovė.

      Me tė gjitha kėto EULEX-i ka nxitur nacionalizmin serb pavarėsisht fjalorit pėr shoqėri multietnike etj. Me tė gjitha kėto, ngjashėm me atė kohė, serbėt janė nxjerrė jashtė juridiksionit tė shtetit dhe pushtetit tė Kosovės. Tė kujtojmė kėtu vetėm disa fakte sa pėr ilustrim faktik tė kėtyre konstatimeve: nga njėra anė, asnjė nga serbėt qė nė korrik tė vitit 2008 bllokuan punimet pėr ndėrtimin e ujėsjellėsit nė Suhadoll (veriu i Mitrovicės) nuk ėshtė arrestuar. Asnjė nga serbėt qė nė gusht e shtator 2009 shtinė me armė e hodhėn granata dore kundėr punėtorėve ose pronarėve shqiptarė tė shtėpive te Kroi i Vitakut, nuk ėshtė arrestuar. Pėrkundrazi, kur autoritetet e Kosovės deshėn tė ndėrhynė dhe tė zbatojnė ligjet nė kėtė rajon, me 28 gusht 2009, EULEX-i bashkė me KFOR-in u pozicionuan te Kroi i Vitakut dhe nuk lejuan veprimin e institucioneve tė Kosovės, duke garantuar kėshtu pėrjashtimin e serbėve nga juridiksioni kosovar. Ndėrkohė, nėn mbrojtjen e EULEX-it serbėt vazhdonin tė qėllojnė me armė nė drejtim tė shqiptarėve. Ky pėrjashtim i serbėve nga juridiksioni i pushtetit tė Kosovės i ka trimėruar dhe vazhdon t'i trimėrojė nė sjelljet e tyre nacionaliste dhe kėshtu nė mbajtjen gjallė e nė pėrforcimin e tensioneve dhe konflikteve.

 

( … )

 

* Autori ėshtė pėrgjegjės i Departamentit tė Shkencave Politike nė

Universitetin e Tiranės.