STOP MARRĖVESHJES BERISHA-KARAMANLIS!

 

PAKTI DETAR ME GREQINĖ, PRET SHPATULLAT TONA UJORE

 

Shkruan: Prof. Myslim PASHA - Tiranė, 07. 10. 2009

______________________________

Shikoni hartėn e: pėrgatitur nga kolonel Myslim Pasha mbi pasojat e marreveshjes me Greqinė!

 

Prof. Asoc. Dr. Myslim Pasha ėshtė mjeshtėr kėrkimesh dhe Kolonel nė rezervė i Forcave tė Armatosura, nė vijim tė analizės sė tij shkencore pėr paktin detar mes Shqipėrisė dhe Greqisė, ndalet te njėra prej pikave tė skandalit. Ai thotė nė analizėn e vet se marrėveshja qė pret tė kalojė pas pak ditėsh pėr ratifikim nė Kuvendin e Shqipėrisė e ka trajtuar gjirin e Sarandės, si njė bregdet i thjeshtė, dhe si njė harrim gjeografik tė pafalshėm. Duke shpjeguar hartėn bashkangjitur, autori i studimit thotė se me indiferencė dhe cinizėm teknik ėshtė shpėrfillur dhe shmangur e drejta jonė historike, sepse vija ku ka filluar matja pėr pėrcaktimin e vijės sė mesme (median line) ėshtė nė muret historike tė qytetit, duke cėnuar mėvetėsinė e Gjirit si Det Shtetėror dhe duke duke humbur 15 km2.

 

 

Kolonel Myslim Pasha:

Pakti detar me Greqinė, pret shpatullat tona ujore

 

L E T Ė R   E   H A P U R

 

   1 - Akademisė sė Shkencave tė Shqipėrisė

   2 - Akademisė sė Shkencave dhe Arteve tė Kosovės

   3 - Qendrės sė Studimeve Albanologjike

   4 - Institutit tė Historisė

   5 - Institutit tė Gjeoshkencave

   6 - Institutit tė Mjedisit

   7 - Institutit Gjeografik Ushtarak tė Shqipėrisė

     Ka disa muaj, qė nė mjediset shqiptare, ėshtė folur edhe pėr njė Marrėveshje tė dyshimtė nė ndarjen e Ujėrave Detarė dhe tė Shtratdetit Kontinental, midis Republikės sė Greqisė dhe Republikės sė Shqipėrisė. Nė debatin e hapur, nėse keni vėnė re, nga ana e gjithė mekanizmit tė Shtetit ka njė kornizė hermetike, njė heshtje e shpejtėsi pėr ta ēuar gjer nė fund kėtė Marrėveshje, nė ratifikimin e fundėm tė saj. Hapat, procedurat, baza ligjore, saktėsia e jetėsimit tė Konventės sė Kombeve tė Bashkuara pėr Ligjin e Detit, janė konsideruar, tė rregullt, e tejdukshėm, tė saktė, kėsilloj, pėrfundimisht tė padiskutueshėm. Veē kėsaj, pėr ata qė e kanė ngritur kėtė ēėshtje, ėshtė thėnė se janė:

·       “Antikombėtarė”,

·       “ shitur”  dhe

·       se s'kanė bėrė gjė tjetėr veēse “njė trillim primitive”

Ėshtė tragjike, kėtė heshtje, kur gjeohapėsira tėra, me firmėn e Shtetit, me buzėqeshjen e tij komike, vendosin kėtė kufi detar, duke prerė shpatullat ujore shqiptarėve, duke cenuar mėvetėsinė, duke shpėrfillur historinė dhe gjeohistorinė, duke harruar interesat ekonomike ardhmėrisė shfrytėzimeve Shtratdetit Kontinental, duke nėpėrkėmbur dinjitetin, me njė pėrulėsi dukshme, dhe po kaq turpshme.

     Po ju drejtohem, sepse kjo nuk ėshtė vetėm njė veprimtari e diplomacisė shtetėrore, por kryefjala e mėvetėsisė Shqipėrisė.

     Studiesit e Institucioneve tuaja, duhet tė kishin gjetur njė instrument konsultimi, jo pėr tė bėrė "kryengritje" ndaj shtetit tė tyre, por pėr tė verifikuar me durim, me historianė, juristė tė sė Drejtės Ndėrkombėtare, me hartografė, gjeologė dhe gjeografė, gjeodetė, dhe pas kėsaj, t'i pėrcillnin Ligjvėnėsve kuvendarė, pikėpamjet shkencore, pėr tė shtyrė nė njė kohė tė mėtutjeshme, ratifikimin e mundshėm tė kėsaj Marrėveshjeje, sa tė saktėsohen mė qartė dyshimet, pėr atė qė ėshtė gatuar aq keq, sa tė vjen turp ta kujtosh.

     Kėshtu ne i bėjmė edhe mė shumė shėrbim klimės sė mirėkuptimit e fqinjėrisė me Republikėn e Greqisė, duke qėnė tė bindur, se pala greke, nuk ka diktuar, por ajo veēse nė tavolinėn diplomatike, ka mbrojtur tė Drejtėn e saj, apo siē kanė deklaruar "interesat e tyre strategjike "ndėrsa pala jonė, del tėrėsisht e humbur.

     Ju nuk mund tė heshtni pėr prerjen e njė gjymtyre gjeohapėsinore prej 354 km2, qė nga Ngushtesa e Otrantos e deri nė Kepin e Stillos.

     Nė mbijetesėn tonė kombėtare, njihet tragjedia e ndarjes sė kufijėve nga Komissioni Ndėrkombėtar (1913-1925), ndėrkohė nė vitin 2009, lehtėsisht, shkėpusim prej vetvetes, gjeohapėsira tė tėra detare.

     Kemi prerė Otranton, kemi izoluar Rrugėt e Bardha, kemi matur ndarjen e Gjirit Historik tė Sarandės qė nga Muret e Lashtė tė Onhezmit, kemi shpėrfillur mesdetin nė Ngushtesėn e Korfuzit qė ėshtė e Drejta Jonė Ndėrkombėtare, kemi braktisur Shkėmbin Barketa, dhe sė fundi, por qė ėshtė njė fillim, na ėshtė mbyllur shikimi nė Kepin e Stillos.

     Dhe thuhet se kemi zbatuar Konventėn Ndėrkombėtare, kur ajo nuk ėshtė zbatuar nė asnjė nen tė saj.

 

     Tė nderuar shkencėtarė!

     Ka mbetur, ende, njė kohė e shkurtėr, gjer mė datėn 19 tetor. Po e mjaftė pėr t'u konsultuar, pėr tė krijuar njė bindje tė pėrbashkėt, dhe pa "demonstratė" pėr t'i dėrguar njė apel shkencor, Ligjvėnėsėve, pėr tė shtyrė nė njė kohė tė mėvonshme, kėtė ratifikim, sepse po u krye, kėsillojshėm, i zhyt nė turp, ratifikuesit, tė cilėt janė tė zgjedhurit tanė, duke na kryeulur, tė gjithėve. Shpresoj se Institucionet tuaja, do tė kontribuojnė, pėr tė mos e ratifikuar kėtė Marrėveshje, pėr t'ia lėnė njė gjykimi mė tė thelluar nė njė kohė tė mėvonshme.

 

Me vlerėsim sipėror:

Prof.Asoc. Dr. Myslim Pasha