Cili ėshtė ligji pėr ujėrat?

 

SABIT BROKAJ:

MARRĖVESHJA ĖSHTĖ TRADHĖTI NDAJ SHTETIT!

 

 

      Ish-deputet dhe ish-ministėr i Mbrojtjes gjatė qeverisė sė parė pas kaosit tė vitit 1997, prof.Sabit Brokaj ėshtė i prerė nė qėndrimin e tij. „E kam thėnė edhe nė njė gazetė tjetėr, por dua ta pėrsėris me shumė forcė. Kjo marrėveshje ėshtė njė tradhėti ndaj shtetit shqiptar dhe ėshtė e papranueshme. Askush qė e pranon se ėshtė shqiptar dhe qė e do sadopak vendin e tij nuk mund tė pranojė kėtė shitje tė vendit“.

      Brokaj ishte ministėr i Mbrojtjes, pas trazirave 1997, kur ushtria shqiptare nuk ekzistonte dhe kur pati shumė akuza pėr implikime tė shteteve tė huaja, nė dėm tė sovranitetit dhe tė sigurisė sė vendit. I pyetur nėse ka patur gjatė kėsaj kohe, kur ai drejtonte Mbrojtjen, tentativa nga pala greke pėr tė imponuar njė marrėveshje tė tillė, Brokaj u pėrgjigj se kjo nuk ndodhi dhe nuk do tė kishte ndodhur, sepse ajo nuk do tė pranohej.

      Deputet, prej shumė legjislaturash nėn siglėn e PS-sė apo LSI-sė, pėr t'u tėrhequr vetė nga jeta aktive politike dhe nė shėrbim tė mjekėsisė, Brokaj thotė se megjithatė, nėse puna shkon deri nė Kuvend, aty mund tė ndodhė gjithēka. "Unė e kam thėnė edhe pak kohė mė parė, kur dhashė dorėheqjen nga mandati i deputetit tė LSI-sė, se ēfarė mendoj pėr kėtė politikė tė sotme. Aq mė tepėr pėr kėtė Kuvend, qė ju fare mirė e dini se ēfarė produkti ka dhe prej atyre deputetėve pritet gjithēka" - thotė me trishtim ish-deputeti, vetėm 10 ditė pėrpara datės sė paracaktuar pėr ratifikimin e marrėveshjes pėr kufijtė detarė mes dy vendeve nė Kuvendin e Shqipėrisė.

 

Marrėveshja, kufiri ujor ėshtė ndarė „barabar“

 

      Kufiri ujor ėshtė ndarė nė masė tė barabartė pėr tė dyja shtetet me rreth 150 pika ndarėse (nga Korfuzi deri nė Vlorė) dhe e vetmja pikė, e cila nuk ėshtė pėrcaktuar akoma, por qė pritet tė marrė njė pėrgjigje tė shpejtė ėshtė ajo, ku ujėrat detare bashkojnė tė tria vendet, Shqipėrinė, Greqinė dhe Italinė. Kryenegociator i palės shqiptare ka qenė sekretari i pėrgjithshėm i Ministrisė sė Jashtme, Ferid Hoxha, ndėrsa pėr palėn greke ka qenė kėshilltari special i ministres Bakojanis, Xhorxh Savaides.

      "Kufiri detar ndėrmjet Republikės sė Shqipėrisė dhe Republikės sė Greqisė do tė caktohet nė pėrputhje me parimin e baraslargėsisė. Nė mėnyrė mė specifike, vetėdija e delimitimit do tė jetė vija e mesme, ēdo pikė e sė cilės ėshtė e baraslarguar nga pikat mė tė afėrta tė vijės bazė (si kontinentale ashtu edhe ishullore), nga e cila matet gjerėsia e ujėrave territoriale detare", thuhet nė nenin 1 tė marrėveshjes ndėrmjet Republikės sė Shqipėrisė dhe Republikės sė Greqisė "pėr delimitimin e zonave tė tyre pėrkatėse tė shelfit kontinental dhe tė zonave tė tjera detare, qė u pėrkasin nė bazė tė sė drejtės ndėrkombėtare".

      Gjithashtu, nė marrėveshje tė dyja palėt angazhohen tė marrin pėrsipėr pėr tė zgjidhur nė rrugė diplomatike, ēdo mosmarrėveshje qė mund tė lindė nė lidhje me interpretimin apo zbatimin e saj. "Nėse njė mosmarrėveshje e tillė nuk zgjidhet brenda katėr muajve nga dita nė tė cilėn njė nga palėt bėn tė ditur synimin e saj pėr tė filluar procedurėn e parashikuar nė paragrafin e mėsipėrm, ajo do t'i dėrgohet me kėrkesėn e secilės prej palėve, Gjykatės Ndėrkombėtare tė Drejtėsisė, ose ndonjė organi tjetėr ndėrkombėtar", thuhet nė marrėveshje.

      Marrėveshja pretendon se respekton nė nenin 1 tė saj, ku shprehimisht thuhet se "kufiri detar ndėrmjet Republikės sė Shqipėrisė dhe Republikės sė Greqisė do tė caktohet nė pėrputhje me parimin e barazlargėsisė. Nė mėnyrė mė specifike vija e delimitimit do tė jetė vija e mesme, ēdo pikė e secilės ėshtė e baraslarguar nga pikat mė tė afėrta tė vijės bazė nga e cila matet gjėrėsia e ujrave territorialė detarė. Sipas matjeve, ka rezultuar se pika 30 ėshtė larg nga Kepi i Stillos nė distancėn 2.4 km dhe nga Korfuzi i Greqisė me distancėn 9.6 km ē'ka tregon se shteti helen ka pėrfituar vetėm nė kėtė pikė nga marrėveshja 7.2 km det. Po kėshtu, edhe pika 100, e cila ėshtė larg nga Kepi i Qefalit nė Shqipėri nė distancėn 11 km, kurse nga ishulli i Erikuzės nė Greqi nė distancėn 15.6 km.

 

Ja ligji pėr ujėrat

 

REPUBLIKA E SHQIPĖRISĖ  - KUVENDI
L I GJ
Nr. 8771, datė 19.4.2001
PĖR KUFIRIN SHTETĖROR TĖ REPUBLIKĖS SĖ SHQIPĖRISĖ
Nė mbėshtetje tė neneve 78 dhe 83 pika 1 e Kushtetutės, me propozimin e Kėshillit tė Ministrave,
K UV E N D I

I

REPUBLIKĖS SĖ SHQIPĖRISĖ


V E N D O S I:


Neni 1

Pėrcaktimi i kufirit shtetėror dhe paprekshmėria e tij

1. Kufiri shtetėror i Republikės sė Shqipėrisė pėrcaktohet nė aktet ndėrkombėtare dhe nė aktet e tjera ndėrkombėtare dypalėshe tė pėrfunduara mes shtetit shqiptar dhe shteteve fqinjė. Ai nuk mund tė ndryshojė pėrveēse nė bazė tė marrėveshjeve, akteve dhe normave tė sė drejtės ndėrkombėtare tė njohura dhe tė nėnshkruara nga Shteti Shqiptar.

2. Kufiri shtetėror i Republikės sė Shqipėrisė ėshtė i paprekshėm.

 

Neni 2

Tregimi i kufirit shtetėror

Kufiri shtetėror i Republikės sė Shqipėrisė tregohet me anė tė shenjave tė veēanta artificiale ose natyrore, tė vendosura mbi sipėrfaqen tokėsore dhe ujore. Vijat e hequra perpendikularisht (lart e poshtė) mbi vijėn e kufirit nė sipėrfaqen tokėsore dhe ujore pėrbėjnė pėrkatėsisht, kufijtė e hapėsirės ajrore, tė nėntokės dhe tė shtratit e tė nėntokės sė ujėrave tė brendshme dhe ujėrave territoriale tė Republikės sė Shqipėrisė.

 

Neni 3

Ujėrat territoriale dhe ujėrat e brendshme

1. Ujėrat territoriale tė Republikės sė Shqipėrisė shtrihen gjatė gjithė bregut tė saj, nė njė gjerėsi prej 12 miljesh detare, duke filluar nga vija e drejtė bazė qė shkon nga Kepi i Rodonit (Muzhit), Kepi i Pallės, i Lagjit (Kalasė sė Turrės), derdhja e Semanit, derdhja e Vjosės, bregu perėndimor i Ishullit tė Sazanit, Kepi i Gjuhėzės dhe i Gjiut tė Gramės dhe mandej, midis bregdetit shqiptar dhe ishujve tė Republikės Greke deri pėrmes Kanalit tė Korfuzit. Gjerėsia e ujėrave territoriale nga derdhja e Bunės nė det deri te Kepi i Rodonit shtrihet deri nė vijėn e kufirit shqiptaro-jugosllav (Mali i Zi).

2. Janė ujėra tė brendshme tė Republikės sė Shqipėrisė ujėrat e Detit Adriatik dhe tė Detit Jon, qė shtrihen brenda vijės sė drejtė bazė qė pėrshkon derdhjen e Lumit tė Bunės, kepat e pėrmendur nė pikėn 1 tė kėtij neni dhe vijės sė drejtė bazė qė pėrshkon kepin e gjirit tė Gramės, kepin e gjirit tė Palermos, kepin e Qefalit, kepin e Sarandės, si dhe ujėrat kėtej vijės kufitare tė liqeneve dhe lumenjve kufitarė.

 

Neni 4

Ushtrimi i sovranitetit

1. Republika e Shqipėrisė ushtron sovranitetin e saj mbi ujėrat territoriale dhe ujėrat e brendshme, nė bazė tė ligjeve, tė marrėveshjeve ndėrkombėtare, nė tė cilat ajo ėshtė palė dhe tė normave tė sė drejtės ndėrkombėtare tė njohura nga Shteti Shqiptar.

2. Sovraniteti i Republikės sė Shqipėrisė shtrihet edhe nė hapėsirėn ajrore, mbi ujėrat territoriale dhe nė shtratin dhe nėntokėn e kėtyre ujėrave.

3. Republika e Shqipėrisė ushtron sovranitetin e saj mbi rafshnaltėn (shelfin) kontinentale pėr qėllime kėrkimi dhe shfrytėzimi tė burimeve tė saj natyrore.

 

Neni 5

Regjimi i lundrimit dhe ai i fluturimit

Regjimi i lundrimit nė ujėrat territoriale dhe nė ujėrat e brendshme tė Republikės sė Shqipėrisė, regjimi i fluturimit nė hapėsirėn ajrore tė Republikės sė Shqipėrisė dhe regjimi i ruajtjes dhe kontrollit tė kufirit shtetėror pėrcaktohen nė ligje tė veēanta.

 

Neni 6

Shfuqizime

Dekreti nr. 4650 datė 9.3.1970 "Pėr kufirin shtetėror tė Republikės Popullore Socialiste tė Shqipėrisė", ndryshuar me dekretet nr.5384, datė 23.2.1976 dhe nr. 6181, datė 26.4.1980, shfuqizohet.

 

Neni 7

Hyrja nė fuqi

Ky ligj hyn nė fuqi 15 ditė pas botimit nė Fletoren Zyrtare.