S k a n d a l o z e!

 

HARTA E KUFIRIT MES SHQIPĖRISĖ DHE GREQISĖ, NUK EKZISTON!

 

Shkruan: Tedi Blushi - Tiranė, 07. 10. 2009

 

 

      Harta e kufirit detar mes Shqipėrisė dhe Greqisė, e pėrcaktuar nė bazė tė marrėveshjes dypalėshe, nuk ekziston. Lajmi qė thellon mė tej skandalin, ėshtė bėrė publik nė mbledhjen e komisionit parlamentar tė ligjeve tė datės 25.09.2009, nga drejtoresha e Institutit Gjeografik tė Ushtrisė, Miranda Zeka. “Gazeta Shqiptare” ka siguruar ekskluzivisht procesverbalin e mbajtur gjatė kėsaj mbledhjeje, ku media nuk u thirr tė ishte e pranishme. “Hartėn do ta hartojmė pasi ta kemi miratuar. S’mund tė hartojmė njė hartė tė pamiratuar mė parė”, - ėshtė shprehur ajo, pas insistimit tė deputetėve tė maxhorancės pėr t’u njohur me hartėn e pėrcaktuar nga kjo marrėveshje. Gjatė diskutimeve, drejtoresha Juridike nė Ministrinė e Jashtme, Ledia Hysi ka pohuar se pika 150 e kėsaj marrėveshjeje “ėshtė e papėrcaktuar. Ajo ėshtė pika treshe qė do pėrcaktojė ndarjen e kufirit ndėrmjet Greqisė, Italisė dhe Shqipėrisė. Jemi nė kontakte me ekspertėt italianė dhe nė njė kohė shumė tė afėrt do tė fillojnė negociatat ndėrmjet tri palėve negociuese pėr pėrcaktimin e pikės sė fundit”. Por, ndėrkohė koordinatat e pikės 150 janė pėrcaktuar nė kėtė marrėveshje, ndryshe nga sa pretendon Hysi. Madje, janė vendosur me konsensusin e vetėm dy palėve, Shqipėrisė dhe Greqisė, pa marrė kėsisoj mendimin e Italisė. Faktet e reja qė dalin nė dritė nga goja e personave pėrgjegjės nė hartimin e kėsaj marrėveshjeje thellojnė mė tej skandalin qė fshihet nė tė, cenimin e sovranitetit tė Republikės sė Shqipėrisė me 354.4 km2 sipėrfaqe ujore nė detin Jon, qė i ėshtė dhuruar Greqisė.

 

*  *  *

 

 

Procesverbali nga mbledhja e Komisionit

parlamentar tė ligjeve

 

Tiranė, Datė 25.09.2009

 

Drejton mbledhjen: Ilir Rusmali - kryetar komisioni

 

Rendi i ditės:

 

1.     Projektligji “Pėr ratifikimin e marrėveshjes ndėrmjet Republikės sė Shqipėrisė dhe Republikės sė Greqisė pėr delimitimin e zonave tė tyre pėrkatėse tė shelfit kontinental dhe tė zonave tė tjera detare qė u pėrkasin nė bazė tė sė drejtės ndėrkombėtare”.


Marrin pjesė:

1.      Ilir Rusmali,

2.      Eduard Halimi,

3.      Viktor Gumi,

4.      Enkelejd Alibeaj,

5.      Dashnor Sula,

6.      Arenca Trashani,

7.      Nasip Naēo,

8.      Gent Strazimiri,

1.      Paulina Hoti,

2.      Ylli Lama,

3.      Astrit Bushati.


Mungojnė:

 

Deputetėt e opozitės

----------------------------------------------------------------------------------

Tė ftuar:

 

1.      Ledia Hysi - drejtore Juridike nė Ministrinė e Jashtme.

2.      Miranda Zeka - drejtore e Institutit Gjeografik.

3.      Valeri Veriga - specialist nė Ministrinė e Mbrojtjes.

 

H A P E T   M B L E DH J A

 

    ILIR RUSMALI - Fillojmė shqyrtimin e projektligjit “Pėr ratifikimin e marrėveshjes ndėrmjet Republikės sė Shqipėrisė dhe Republikės sė Greqisė pėr delimitimin e zonave tė tyre pėrkatėse tė shelfit kontinental dhe tė zonave tė tjera detare qė u pėrkasin nė bazė tė sė drejtės ndėrkombėtare”. Ka ardhur nga Ministria e Jashtme zonja Ledia Hysi, drejtore Juridike nė kėtė ministri, zoti Valeri Veriga, specialist nė Drejtorinė Juridike nė Ministrinė e Mbrojtjes, drejtoresha e Institutit Gjeografik tė Ushtrisė dhe drejtoresha e Drejtorisė sė Marrėdhėnieve me Greqinė nė Ministrinė e Punėve tė Jashtme. U urojmė mirėseardhjen!

 

Kush nga ju paraprakisht do tė prezantojė projektligjin?

 

   LEDIA HYSI - Qė nga viti 2001 Shqipėria ėshtė palė e konventės sė OKB-sė pėr tė drejtėn e detit. Njė nga detyrimet e kėsaj konvente, e njohur tashmė botėrisht, ėshtė: “Vendet qė lagen nga i njėjti det duhet tė nėnshkruajnė marrėveshje dypalėshe”. Kjo pėr pėrcaktimin e detit territorial, zonės ekonomike ekskluzive dhe shelfit kontinental. Mėnyra se si bėhet pėrcaktimi i kufirit detar, i shelfit kontinental dhe sistemet e matjes, janė tė gjitha tė pėrcaktuara nė konventė. Bazuar nė kėtė dhe nė faktin qė nė vitin 1997 ne kemi pėrfunduar njė marrėveshje pėr ndarjen e shelfit kontinental me Italinė, ngelen dy vendet e tjera fqinje qė lagen nga i njėjti det, Greqia nė jug nga deti Jon dhe Mali i Zi nė veri nga deti Adriatik. Prej dy vjetėsh kanė nisur negociatat me ekspertėt grekė dhe ėshtė ngritur njė grup pune me pėrfaqėsues tė Ministrisė sė Jashtme, Ministrisė sė Mbrojtjes, Ministrisė sė Brendshme, Bujqėsisė, Mjedisit, Transportit, Drejtėsisė, pra tė tė gjitha institucioneve shtetėrore. Nė fund tė fundit, aktiviteti nė det, si dhe aktiviteti nė tokė ka tė bėjė me juridiksionin territorial dhe pak a shumė tė gjitha institucionet janė tė pėrfshira. Kuptohet qė rolin kryesor e ka luajtur Instituti i Gjeografisė Ushtarake, qė ka qenė institucioni qė ka pėrgatitur hartat dhe koordinatat pėrkatėse. Negociatat kanė vazhduar pothuajse pėr dy vjet, ndėrkohė qė nė preambulė tė marrėveshjes, tė tėra referencat i bėhen Konventės sė Montegobeit, ku janė palė tė dyja vendet. Ndėrkohė qė si pėrcaktim i kufirit ėshtė pėrcaktuar vija mediane, qė do tė thotė vija qė ka tė njėjtėn baraslargėsi nga tė dy brigjet. Mėnyra e pėrcaktimit tė tė dy vijave nė breg ėshtė gjithashtu, e pėrcaktuar nė konventė. Ne kemi pėrdorur metodėn e kombinuar tė vijės bazė dhe tė vijės normale. Gjithsej, kemi pėrcaktuar me vijė bazė tė drejtė tri gjire greke dhe pesė gjire shqiptare, tė cilat janė mbyllur, ndėrkohė qė pjesa tjetėr ka pasur vijėn bazė normale ku ėshtė tėrheqja e detit mė e madhe. Nė bazė tė kėtij pėrcaktimi janė caktuar 150 koordinata qė ndajnė kufirin shqiptar dhe kufirin grek nė det. Kjo, nė bazė tė pėrfshirjes sė largėsisė, duke nisur qė nga deti territorial deri te shelfi kontinental. Kuptohet qė negocimet dhe diskutimet kanė qenė tė shumta. Dihet qė nė OKB kemi deklaruar, siē e parashikon edhe konventa, qė deti territorial nuk mund tė shkojė mė shumė sesa 12 milje, ndėrkohė qė Greqia e ka tė pėrcaktuar 6 milje. Pėr shkak tė afėrsisė qė kemi ne me Greqinė ėshtė bėrė pėrcaktimi i tė tėra zonave, si i detit territorial, i zonės ekonomike ekskluzive dhe shelfit kontinental. Koordinatat janė pėrcaktuar sipas sistemit gjeodezik WG 84, qė ėshtė njė sistem i njohur botėrisht, dhe pėrputhen pothuajse pak a shumė edhe me hartat qė ne kemi pėrcaktuar shelfin kontinental me Italinė. E papėrcaktuar mbetet vetėm pika e fundit mes pikės 150, e cila ėshtė pika treshe qė do pėrcaktojė ndarjen e kufirit ndėrmjet Greqisė, Italisė dhe Shqipėrisė. E pėrmenda qė kemi nėnshkruar njė marrėveshje me Italinė pėr ndarjen e shelfit kontinental. Greqia ka nėnshkruar me Italinė, kėshtu qė jemi nė kontakte me ekspertėt italianė dhe nė njė kohė shumė tė afėrt do tė fillojnė negociatat ndėrmjet tri palėve negociuese pėr pėrcaktimin e pikės sė fundit. Kuptohet qė marrėveshja, pėrveē referimet e parimet e Konventės sė Montegobeit pėr tė drejtėn e detit, ka pėrcaktuar dhe ka bėrė parashikime pėr gjithēka, ndarjen e pasurive ujore e nėnujore, mineraleve, ngritjen e platformave pėr shfrytėzimin e gazit apo naftės nė det, dhe gjithēka tjetėr. Thjesht zbatohen parimet e pėrgjithshme tė konventės. Pėr negocimin e kėsaj marrėveshje i jemi referuar, pothuajse, praktikės sė tė gjitha vendeve qė kanė marrėveshje pėr ndarjen e shelfit apo tė detit territorial.

   ILIR RUSMALI - Faleminderit zonja Hysi! Ndonjė nga kolegėt do tė shtojė ndonjė gjė, apo t’i drejtohem komisionit? Nuk keni pėr tė shtuar nė prezantim. Anėtarėt e komisionit kanė pyetje? Zoti Sula, po keni fjalėn.

   DASHNOR SULA - Faleminderit zoti kryetar! Sigurisht, kjo marrėveshje qė po diskutojmė sot ėshtė tepėr e rėndėsishme. Unė doja t’u shtroja dy pyetje specialistėve pėrkatės. Pyetja e parė do tė konsistonte, duke pasur dhe njohuritė e mia tė pakta nė kėtė fushė, doja tė dija, pėr shkak tė zhurmės sė madhe qė ėshtė bėrė nga opozita dhe nga grupet e tjera tė interesit, ne kemi pasur njė vijė bregdetare, apo njė kufi tė ndarė me shtetin grek tė mėparshėm? Dua tė di a ka ndryshim nga kufiri i mėparshėm i pėrcaktuar sipas koordinatave nė marrėveshjet e mėparshme qė kemi pasur me shtetin grek, apo nuk ka ndryshime? Ndryshimet, nė favor tė kujt pale janė? Sė dyti, nuk kam tė qartė, pėr sa i pėrket shfrytėzimit tė hapėsirave territoriale, bėhet fjalė pėr pasuritė nėntokėsore tė ujėrave tė kėtyre hapėsirave, qė thuhet kėtu nė tekstin e kėsaj marrėveshje, e kam fjalėn pėr investime tė cilat mund tė jenė bėrė nga palėt, qoftė nga pala shqiptare, qoftė nga pala greke. Kėtu, nė relacionin pėrkatės thuhet se ato investime tė bėra do tė kompensohen. Kjo do tė thotė se do tė prishen kontratat mes subjekteve tė caktuara, tė cilat po shfrytėzojnė pjesėt e ujėrave territoriale? Sė fundi, thuhet qė pėr pasuritė e shfrytėzuara pas kėshillimit tė mbajtėsit tė licencave tė sipėrpėrmendura do tė arrihet njė marrėveshje pėr kompensimin financiar nė pėrputhje me vijėn ndarėse. Nga ku do nisemi qė do tė kemi njė kompensim dhe nė ē’sasi tė vlerės? Ky ėshtė aspekti i pyetjes.

   ILIR RUSMALI - Faleminderit zoti Sula! Atėherė fjalėn e keni ju zonja Hysi.

   LEDIA HYSI - Faleminderit! Pėr sa i pėrket pyetjes sė parė dhe zhurmės qė ėshtė bėrė nė media, dua tė vė nė dijeni qė asnjėherė kufiri detar me Greqinė nuk ka qenė i pėrcaktuar. Dihet qė kufijtė tokėsorė janė pėrcaktuar me protokollet e Firences tė vitit 1914, tė qershorit dhe tė dhjetorit, por kufijtė detarė kanė qenė gjithmonė tė papėrcaktuar. Media, atėherė i ėshtė referuar njė dekreti tė vitit 1979, i cili pėrcaktonte si det territorial tė Republikės sė Shqipėrisė 12 milje. Kuptohet, kjo ka qenė pėrpara se Konventa e Motegobeit tė hynte nė fuqi. Me hyrjen nė fuqi tė Konventės sė Montegobeit, pėrsėri vija territoriale ka qenė e pėrcaktuar jo mė shumė se 12 milje, pra ne ngeleshim te 12 milje, po tė padeklaruar pranė Organizatės sė Kombeve tė Bashkuara. Ndėrkohė qė, prandaj e pėrmenda edhe mė pėrpara, mund ta kemi 12 milje edhe me Italinė. Por, me Greqinė nė kanalin e Korfuzit ėshtė hapėsira shumė e vogėl, shkon 8 milje nga njėri breg nė bregun tjetėr. Nė zbatim tė parimeve tė konventės do jetė 4 milje, nėse e ndajmė gjysmė pėr gjysmė. Kjo gjithmonė ka qenė njė praktikė e zbatuar, dihej se anijet shqiptare do tė kalonin brenda katėr miljeve, pėr shembull, pa u futur nė shifra se mund tė jenė me presje dhjetore, pa u futur nga gjiri i Sarandės dhe nga pala tjetėr deri te 4 milje nga gjiri i Korfuzit. Por, kjo e pashkruar, pra jo ligjėrisht e pranuar, ngaqė ka qenė njė nga parimet e pėrgjithshme. Dihet qė parimet e pėrgjithshme tė sė drejtės ndėrkombėtare, edhe pse tė pashkruara, janė tė zbatueshme, ka qenė e zbatuar si praktikė nga tė dyja shtetet. Kjo ėshtė hera e parė qė pėrcaktohet kufiri detar ndėrmjet dy vendeve tona. Pėr sa i pėrket pyetjes sė dytė, mėnyrės sė shfrytėzimit, pėr momentin nuk ka asnjė lloj kompanie qė shfrytėzon detin territorial, qoftė nga njėra anė, qoftė nga ana tjetėr. Kėto janė parime tė pėrgjithshme nėse fillon shfrytėzimi, sepse kuptohet, deri nė momentin e hyrjes nė fuqi mund tė mendohet qė ndonjė kompani tė bėjė kėrkime apo shfrytėzime nė nėndet. Vet konventa e parashikon mėnyrėn se si bėhen kompensimet, pėr shembull, nėse shfrytėzimi i pasurisė nėntokėsore bėhet nė territorin e njė vendi, por burimin kjo pasuri e ka nė territorin e vendit tjetėr, atėherė duhet qė para se tė shfrytėzohet kjo pasuri tė merret njė miratim paraprak ose njė licence nga vendi tjetėr. Parashikimi i kompensimit bėhet pikėrisht nė bazė tė kėtij parimi, domethėnė sa ėshtė shfrytėzuar, sa janė tė ardhurat nga shfrytėzimi dhe kuptohet mė e rėndėsishme, qė ėshtė pika bazė, ėshtė pyetja, burimi a ėshtė nė anėn tjetėr tė territorit, apo nuk ėshtė nė anėn tjetėr tė territorit? Gjithsesi, konventa kur ėshtė krijuar, pėrveēse ka njė gjykatė pėr tė drejtėn e detit, ka krijuar dhe Autoritetin e Fondit tė Detit, qė ėshtė njė komision pranė Organizatės sė Kombeve tė Bashkuara, i cili pėrcakton pikėrisht mėnyrėn se si funksionon shfrytėzimi i pasurive detare dhe nėntokėsore. Kėshtu qė, gjithmonė, nė rast se ēėshtjet nuk zgjidhen nė mirėkuptim ndėrmjet palėve, ka autoritete ndėrkombėtare tė pranuara nga konventa, tė cilave mund t’u referohemi.

   ILIR RUSMALI - Ju iu pėrgjigjėt dhe pyetjes sė tretė, investime ekzistuese nuk ka dhe nuk ka as kompensime mbi to.

   LEDIA HYSI - Pėr momentin.

   ILIR RUSMALI - Faleminderit! Pyetje tė tjera nga kolegėt?

   EDUART HALIMI - Nė nenin 6 tė marrėveshjes keni pėrcaktuar si organ kompetent tė zgjedhjes sė mosmarrėveshjeve, Gjykatėn Ndėrkombėtare tė Drejtėsisė. Kujt gjykate i referohet konkretisht dhe nėse ne kemi aderuar, jemi pjesė nė konventėn pėr tė njohur juridiksionin e kėsaj gjykate, se te Gjykata e Brukselit nuk jemi, ndoshta pėr kėtė duhet specifikuar...?

   ILIR RUSMALI - Faleminderit zoti Halimi! Kush do tė pėrgjigjet pėr kėtė pyetje?

   LEDIA HYSI - Gjykata Ndėrkombėtare e Drejtėsisė ėshtė njė gjykatė e Organizatės sė Kombeve tė Bashkuara, dhe nė momentin qė ne jemi bėrė palė nė kartėn e Organizatės sė Kombeve tė Bashkuara kemi miratuar edhe statusin e Gjykatės Ndėrkombėtare tė Drejtėsisė, qė do tė thotė se automatikisht jemi palė nė kėtė gjykatė. E pėrmenda qė ka dhe njė gjykatė tė veēantė pėr tė drejtėn e detit, ku palėt mund tė drejtohen. Por, praktika pėr referencė nė Gjykatėn Ndėrkombėtare tė Drejtėsisė bėhet gjithmonė pėr tė gjitha vendet qė janė palė tė OKB-sė dhe gjithmonė nė tė tėra nenet, qė nga preambula deri te hyrja nė fuqi e marrėveshjes, i referohemi Konventės sė Organizatės sė Kombeve tė Bashkuara pėr tė drejtėn e detit. Gjykatat e tjera pastaj, kanė juridiksion tjetėr, po kjo ėshtė ajo qė palėt kanė marrė pėrsipėr qė tė drejtohen nė rast se nuk zgjidhen konfliktet nė rrugė paqėsore.

   ILIR RUSMALI - Faleminderit! Po, zoti Sula, pyetja e fundit.

   DASHNOR SULA - Njė pyetje tė fundit do tė kisha pėr pėrfaqėsuesin e Ministrisė sė Mbrojtjes, sepse e shpjeguat edhe ju zoti kryetar, qė i ka mė tė qarta koordinatat. Pyetja ime do tė ishte, meqė ėshtė hartuar njė marrėveshje dhe natyrisht qė ėshtė kryer njė volum i madh pune, a ka pėrfunduar hartimi i njė harte konkrete? Ne kėtu nuk e kemi, por atje ku ekziston, nė Ministri tė Mbrojtjes, a keni pėrpiluar njė hartė konkrete?

   ILIR RUSMALI - Janė hedhur nė hartė koordinatat?

   DASHNOR SULA - Qė tė jemi tė qartė, se ky ėshtė kufiri dhe kėto koordinata janė hedhur nė hartė.

   ILIR RUSMALI - Faleminderit zoti Sula! Ju e paskeni hartėn me vete.

   MIRANDA ZEKA - Atėherė, unė duhet t’ju informoj se gjatė kohės qė kemi punuar si grup pune kemi pasur shumė diskutime, tė cilat i kemi hedhur vazhdimisht nėpėr harta. Kėshtu qė nuk ėshtė njė hartė, por janė disa qė tregojnė se si ka qenė ecuria e diskutimeve, derisa kemi arritur nė njė hartė pėrfundimtare, e cila ėshtė kėtu nė sallė. Kemi pasur shumė probleme, tė cilat i kemi zgjidhur diskutim pas diskutimi.

   LEDIA HYSI - Nuk e di, nėse mund tė shtoj diēka. Neni 2 i marrėveshjes parashikon koordinatat qė i pėrmendėm, dhe janė 150 tė tilla. Marrėveshjes nuk i bashkėlidhet harta, po t’u referohemi tė gjitha marrėveshjeve dypalėshe qė kanė vendet, se kjo marrėveshje depozitohet nė Organizatėn e Kombeve tė Bashkuara mbas ratifikimit nga tė dyja vendet. Marrėveshja asnjėherė nuk ka hartėn bashkėlidhur. Pėrse? Sepse, sistemet gjeodezike tė hartave mund t’i ketė njė vend tė ndryshme nga vendi tjetėr, por pėrcaktimi nė marrėveshje i sistemit gjeodezik si dhe i koordinatave, bėn qė ēdo njeri qė ėshtė i interesuar, nė programin pėrkatės kompjuterik vė koordinatat dhe automatikisht i del harta. Pėr sa kohė koordinatat janė tė pėrcaktuara nė marrėveshje, do tė thotė qė tė dyja palėt kanė rėnė dakord, do tė thotė qė kjo ėshtė harta, edhe pse nuk ėshtė hartė fizike bashkėlidhur marrėveshjes.

   ILIR RUSMALI - A mund tė na e shpjegoni, ēfarė ėshtė sistemi gjeodezik? Dhe, nė krahasim me sistemet e tjera, ėshtė mė i mirė apo mė i keq?

   MIRANDA ZEKA - Sistemi gjeodezik ka tė bėjė me bazėn matematike tė hartės, ku futet edhe projeksioni. Nė bazė tė projeksioneve qė pėrdoren, projeksionet lidhen me shformimet qė mund tė ketė harta, disa ruajnė sipėrfaqet, disa ruajnė kėndet. Domethėnė, nė bazė tė projeksionit dhe lipsoidit tė pėrdorur, hartat, pavarėsisht se mund tė paraqesin tė njėjtėn sipėrfaqe, kanė figurime tė ndryshme. Sistemi shtetėror i koordinatave nė Shqipėri ėshtė sistemi i vitit ‘42, i cili ka tė bėjė me sistemin lindor. Ndėrsa sistemi WG 84 ėshtė sistem botėror dhe sa herė qė ka diskutime mes shtetesh, punohet pikėrisht me kėtė sistem, nė mėnyrė qė baza matematike tė jetė e njėjtė dhe tė kesh mundėsi t’u referohesh atyre qė diskutohen. Nėse nuk do tė jetė bazė e njėjtė matematike, nuk mund tė negociohet dhe nuk mund tė thuhet qė ėshtė bėrė punė e saktė, nė qoftė se gjithsekush do tė pėrdorė sistemin shtetėror tė koordinatave, flas midis shteteve. Nė qoftė se Greqia ka njė sistem dhe ne kemi njė tjetėr, nuk mund tė punohet, prandaj kemi zgjedhur sistemin botėror tė koordinatave.

   ILIR RUSMALI - Faleminderit zonja drejtoreshė! A ka diskutime? Po, zonja Hoti.

   PAULINA HOTI - Desha tė di, ky sistemi gjeodezik ėshtė i njėjtė pėr Shqipėrinė dhe pėr Greqinė, duke iu referuar marrėveshjes, atėherė, nėse ėshtė i njėjtė, pėrse nuk kemi njė hartė tė pėrbashkėt? E kuptova qė nuk mund t’i bashkėngjitet konventės dhe marrėveshjes, sepse dėrgohet nė OKB dhe nė vende tė tjera mund tė ndryshojė, por ne flasim pėr njė marrėveshje midis Shqipėrisė dhe Greqisė dhe kemi njė sistem tė pėrbashkėt. Qoftė pėr miratimin mes tė dyja shteteve palė tė kėsaj marrėveshjeje, a nuk mund tė kemi njė hartė tė pėrbashkėt qė mund tė mos depozitohet nė OKB, por tė paktėn ne tė miratojmė njė hartė sot. Nesėr mund tė ndryshojė sistemi gjeodezik, mund tė ndryshojė edhe harta. Po ne kemi njė hartė tė pėrbashkėt, nė momentin qė ndryshon sistemi gjeodezik ndryshon edhe harta dhe do njė miratim tė dytė, apo jo?

   ILIR RUSMALI - Faleminderit zonja Hoti! Tė pėrgjigjet zonja Zeka.

   MIRANDA ZEKA - Harta qė kemi pėrdorur ėshtė hartė e pėrbashkėt dhe e miratuar nga tė dy palėt, ajo do tė jetė dhe nuk kemi pėrse tė pėrdorim sisteme tė ndryshme. Kemi zgjedhur pikėrisht sistemin botėror, qė tė jetė i pėrbashkėt.

   VIKTOR GUMI - Shqetėsimin e zonjės Paulina e shikoj nė kėtė kėndvėshtrim, pavarėsisht se si ėshtė praktika ndėrkombėtare nė OKB, depozitohet apo jo harta, nė Kuvendin e Shqipėrisė njė dokument zyrtar me hartė bashkėlidhur kėsaj marrėveshje duhet tė ekzistojė, pėrndryshe s’mund tė miratosh koordinatė.

   ILIR RUSMALI - Siē na treguat librin, unė do t’ju lutesha tė na tregonit hartėn, faqen e librit, e para. E dyta, besoj se jemi tė gjithė dakord, neni qė bėn fjalė pėr koordinata i referohet pikave precize. Pika, e dini ju se ē‘ėshtė, nuk po e them unė. Nė qoftė se do tė marrim dhe do tė pėrdorim shkallė zvogėlimi nė njė hartė dhe harta punon me shkallė zvogėlimi, pika nuk ėshtė mė pikė. Pika nė hartė ėshtė njė kilometėr, do tė thotė nė qoftė se ne duam saktėsinė e dokumentit, na duhet koordinata, nė qoftė se duam tė kemi pamje vizive, na duhet harta. Harta nuk mund tė jetė kurrė mė shumė e rėndėsishme sesa koordinata, dhe harta nuk e zėvendėson dot koordinatėn. Pėr nevojėn qė kanė anėtarėt e komisionit, mund tė na e tregoni, ta shohim vizualisht hartėn, e keni apo jo?

 

(Debat nė sallė)

 

   LEDIA HYSI - Nuk e di nė qoftė se mund tė shtoj edhe diēka tjetėr, thjesht pėr saktėsi? Ju pėrmendėt se nė qoftė se ndryshon sistemi gjeodezik, ndryshon dhe harta. Nuk ndryshon harta, se i bie qė tė dyja palėt tė kenė tė njėjtin sistem dhe koordinatat janė tė njėjta, vetėm ndryshon paraqitja, por si hartė dhe si largėsi mbeten tė gjitha njėsoj. Mėnyra se si procedohet, koordinatat e futura nė sistem nxjerrin hartėn.

   ILIR RUSMALI - Hartėn, qė ne do tė varim te zyra e komisionit, do ta prodhoni pasi tė hyjė nė fuqi ky ligji?

   MIRANDA ZEKA - Sigurisht. Do ta hartojmė pasi ta kemi miratuar. S’mund tė hartojmė njė hartė tė pamiratuar mė parė.

   DASHNOR SULA - Ne kėrkuam hartėn e asaj ēka po diskutoni ju, qė pasi ta shohim, ta miratojmė. Hartėn e kufirit detar qė pėrcakton marrėveshjen me Greqinė. Kaq kėrkuam. Nuk kėrkuam hartėn e Shqipėrisė.

   ILIR RUSMALI - Zoti Sula, harta e kufirit detar ėshtė ai libri i madh atje.

   DASHNOR SULA - Po mos tė thonė qė do ta sjellin pasi tė miratohet.

   ILIR RUSMALI - Iu referua pyetjes time, dhe pyetja ime nuk kishte lidhje me atė librin, kishte lidhje me diēka tjetėr.

 

Diskutime nga kolegėt? Po, zoti Strazimiri.

 

   GENT STRAZIMIRI - Mė shumė se diskutim, unė do tė doja tė falėnderoja tė gjithė specialistėt, kėta qė janė prezent dhe ata qė nuk janė prezent, qė kanė marrė pjesė nė kėtė punė kaq tė gjatė, tė vėshtirė dhe delikate tė pėrcaktimit tė kufirit detar me Greqinė, dhe natyrisht, t’i pėrgėzoja pėr faktin qė, siē e pamė tė gjithė si me koordinata dhe nga pamja vizuale, asnjė m2 apo asnjė gram ujė qė i pėrket Shqipėrisė nuk ėshtė falur, as nuk ėshtė shitur, as nuk ėshtė shpėrdoruar. Besoj se tė gjithė kolegėt janė dakord. Ju faleminderit dhe njė herė pėr pjesėmarrjen!

   ILIR RUSMALI - Faleminderit zoti Strazimiri! Meqenėse nuk ka diskutime tė tjera, atėherė miratojmė nė parim projektligjin. Kalojmė te shqyrtimi nen pėr nen i projektligjit.

 

   NENI 1.

   - Ka pyetje? Diskutime? Nuk ka.

   - Kush ėshtė dakord? Kundėr? Abstenim?

   - Miratohet.

 

   NENI 2.

   - Ka pyetje? Diskutime? Nuk ka.

   - Kush ėshtė dakord? Kundėr? Abstenim?

   - Miratohet.

 

   Atėherė, e hedhim nė votim nė tėrėsi projektligjin.

 

   - Kush ėshtė dakord? Kundėr? Abstenim?

   - Miratohet edhe nė tėrėsi projektligji.

   - Falėnderoj pėrfaqėsuesit e ekzekutivit qė ishin sot me ne!