„Mos e ratifikoni marrėveshjen e kufijve detarė me Greqinė“!

 

STOP MARRĖVESHJES GREQI-SHQIPĖRI, ĖSHTĖ NĖ DĖM

TĖ SOVRANITETIT TERRITORIAL TĖ SHQIPĖRISĖ!

 

“Sipėrfaqja detare qė ėshtė humbur nė ngushticėn e Korfuzit, nė ujėrat e Arkipelagut tė Korfuzit, nė gjirin e Sarandės e sidomos nė ngushticėn e Otrantos, llogaritet nė 354.4 kilometra katrorė.”

 

Shkruan: Tedi Blushi - Tiranė, 05. 10. 2009

 

 

„Mos e ratifikoni marrėveshjen e kufijve detarė me Greqinė”.

Ky ėshtė apeli publik qė iu ėshtė drejtuar krerėve mė tė lartė tė shtetit shqiptar dhe opozitės nga shtatė shoqata, respektivisht:

·       Aleanca Kombėtare e Ushtarakėve tė Shqipėrisė;

·       Komiteti i Veteranėve;

·       Organizata e Familjeve tė Dėshmorėve tė Atdheut;

·       Shoqata e ish-Ushtarakėve dhe Ushtarakėve nė rezervė;

·       Shoqata e Invalidėve;

·       Sindikata e Pensionistėve dhe

·       Shoqata Atdhetare Kulturore Pėrmeti.

Tė gjitha kėto organizata shprehin shqetėsimin e thellė lidhur me marrėveshjen e nėnshkruar nė heshtje tė plotė nga qeveria shqiptare me qeverinė e Greqisė pėr kufirin detar midis dy vendeve. Nė veēanti, ushtarakėt shprehen tė tronditur nga e vėrteta qė nxjerr nė pah studimi shkencor i publikuar kėto ditė nė “Gazeta Shqiptare” nga kolonel Myslim Pasha.

 

Sipas tyre ky studim shkencor me llogaritje tė sakta e argumente tregon se Shqipėria ka humbur njė sipėrfaqe tė madhe detare, pėrfshirė edhe hapėsirėn ajrore me vlera

·       ekonomike,

·       politike,

·       gjeostrategjike dhe

·       kulturore,

duke i krijuar vetvetes njė izolim dhe bllokim nėpėrmjet ngushtimit tė hapėsirės dhe tė rrugėve tė komunikimit. “Sipėrfaqja detare qė ėshtė humbur nė ngushticėn e Korfuzit, nė ujėrat e Arkipelagut tė Korfuzit, nė gjirin e Sarandės e sidomos nė ngushticėn e Otrantos, llogaritet nė 354.4 kilometra katrorė.

·       Ėshtė ndėrprerė Deti Shtetėror dhe Hapėsira e Afėrt Vijimore e Shqipėrisė.

·        I ėshtė privuar Shqipėrisė statusi i tė drejtės si shtet pėrballė Italisė.

Ujėrat e brendshme tė gjirit tė Sarandės janė konsideruar si ‘Free bay’ (gji i lirė), pėr t’u ndarė me Greqinė, i cili ėshtė gji historik i Shqipėrisė.

 

Ushtarakėt i kėrkojnė Presidentit tė Republikės, Bamir Topi, kryetares sė Kuvendit, Jozefina Topalli, deputetėve tė Kuvendit tė Shqipėrisė, tė njihen thellėsisht me kėtė marrėveshje pėr tė kuptuar qartė cenimin e rėndė qė ajo i bėn sovranitetit dhe integritetit territorial tė Shqipėrisė”, - shprehen ushtarakėt nė letėr.

 

Me kėtė marrėveshje, arsyetojnė ushtarakėt, “duke i dhuruar sipėrfaqen ujore ne humbim gjithashtu dhe atė tokėsore, ku sipas informacioneve janė bėrė studime shpresėdhėnėse pėr rezerva tė naftės dhe tė gazit”.

 

Nga ana tjetėr, 6 shoqatat e tjera shprehin revoltėn e tyre pėr fshehtėsinė, shpejtėsinė gjatė procedurave tė hartimit dhe tė miratimit tė kėsaj marrėveshjeje, qė sipas tyre ul dinjitetin dhe krenarinė tonė kombėtare, cenon gjeohistorinė iliro-shqiptare dhe hapat e sotėm tė integrimit tė vendit.

 

“I bėjmė thirrje lidershipit tė opozitės shqiptare tė pėrfshihet nė analizėn dhe debatin mbi kėtė marrėveshje, tė deklarojė qartė pozicionin e saj lidhur me tė e udhėhequr vetėm nga interesat kombėtare, larg interesave tė politikės sė ditės, tė distancohet qartė dhe tė kundėrshtojė me ēdo mjet nėse njė marrėveshje e tillė cenon qoftė edhe minimalisht sovranitetin tonė kombėtar”, pėrfundon letra e tyre.

 

Kuvendi mos te nxitohet nė ratifikimin e marrėveshjes

shqiptaro-greke pėr pėrcaktimin e kufirit

 

Kėshilltari i kryeministrit Berisha, historiani Neritan Ceka apeloi gjatė njė prononcimi tė djeshėm pėr “Gazeta Shqiptare” se, marrėveshja shqiptaro-greke pėr pėrcaktimin e kufirit detar “nuk duhet tė ratifikohet me urgjencė nga parlamenti”. Zbulimi i fakteve tronditėse lidhur me shkeljen e sovranitetit territorial tė Republikės sė Shqipėrisė nga kjo marrėveshje, nxjerr si domosdoshmėri sipas Cekės, nevojėn e kėrkimit tė njė ekspertize ndėrkombėtare pėr zgjidhjen e ēėshtjes. “Parlamenti ėshtė i detyruar tė kėrkojė njė ekspertizė ndėrkombėtare pėr kėtė marrėveshje, pėr shkak se nė thelb tė saj qėndron e drejta ndėrkombėtare. Kjo nuk duhet konsideruar si njė marrėveshje e thjeshtė midis dy shteteve, Shqipėrisė dhe Greqisė, duke marrė nė konsideratė faktin se prej saj preket edhe njė shtet i tretė, sikundėr ėshtė Italia. Ndaj parlamenti nuk duhet tė nxitohet me ratifikimin e saj, pasi duhet pritur ekspertiza ndėrkombėtare para se tė thuhet fjala e fundit nė Kuvend, aq mė tepėr tani qė studimi i kolonel Pashės ka nxjerr nė pah fakte tronditėse”, - arsyeton kėshilltari i kryeministrit. Brenda tė njėjtit argument, Ceka i ka apeluar maxhorancės tė mos e miratojė e vetme marrėveshjen me Greqinė pėr pėrcaktimin e kufirit detar. Sipas tij pėrderisa kemi tė bėjmė me njė ēėshtje kombėtare kėrkohet si domosdoshmėri edhe konsensusi i opozitės. Ndaj ai i ka sugjeruar maxhorancės qė tė mos ta miratojė e vetme nė Kuvend kėtė marrėveshje, pa votat e Partisė Socialiste. “Marrja e njė ekspertize ndėrkombėtare nuk duhet t’i mjaftojė maxhorancės pėr ta miratuar e vetme kėtė marrėveshje. Parlamenti ėshtė i detyruar qė pasi tė ketė siguruar ekspertizėn ta votojė kėtė dokument, por natyrisht jo pa votat e opozitės, pėr shkak se kemi tė bėjmė me njė ēėshtje kombėtare”, - pėrfundon Ceka.

 

Kjo marrėveshje ėshtė nė dėm tė sovranitetit territorial

tė Republikės sė Shqipėrisė

 

Arben Puto, gjatė njė interviste ekskluzive pėr “Gazeta Shqiptare” denoncoi hapur marrėveshjen shqiptaro-greke, pėr pėrcaktimin e kufirit detar mes dy vendeve, qė sipas tij shkel sovranitetin territorial tė Republikės sė Shqipėrisė. Akademiku Puto i bėri thirrje Parlamentit pėr tė mos e ratifikuar kėtė marrėveshje. Reagimi i tij erdhi fill pasi GSH botoi studimin e kolonel, Myslim Pashės sipas tė cilit nga kjo marrėveshje ujėrat kombėtare tė shtetit shqiptar nė detin Jon janė cenuar me rreth 354.4 km2, tė cilat i janė “dhuruar” Greqisė. “Sipas studimit rezulton se kjo marrėveshje ėshtė nė dėm tė sovranitetit territorial tė Republikės sė Shqipėrisė, ndaj ajo nuk duhet tė ratifikohet nga Parlamenti”, u shpreh ai.

 

Gjithashtu edhe historiani dhe ish-deputeti i LSI-sė, Pėllumb Xhufi apeloi nėpėrmjet njė interviste tė dhėnė pėr “Gazeta Shqiptare”, nevojėn e mos ratifikimit nė Parlament tė marrėveshjes shqiptaro-greke pėr pėrcaktimin e kufirit detar mes dy shteteve. Sipas tij, kjo marrėveshje cenon rėndė sovranitetin territorial tė Shqipėrisė. Xhufi, nė kėtė intervistė nuk lė pa thumbuar edhe ministrin e Jashtėm, Ilir Meta i cili sipas tij, ka nė dorė rastin pėr t’iu treguar shqiptarėve se “vėrtet iu bashkua qeverisė Berisha pėr arsye kryekėput atdhetare”.