Drejtėsia nė peshojė!

 

VRASJA E VĖLLEZĖRVE BYTYQI DHE DREJTĖSIA SRBE!

 

Ka ardhur koha qė qeveria amerikane tė insistojė qė hetimet dhe procesi gjyqėsor pėr krimin mbi vėllezėrit Bytyēi tė kalojnė nėn kontrollin e drejtėsisė amerikane ose ndėrkombėtare. Ėshtė pjekur koha gjithashtu qė familja dhe rrethi i vėllezėrve Bytyēi tė ndjekin rrugėn e hebrejėve me Gjermaninė dhe tė padisin Serbinė si shtet. Nė njė mėnyrė apo tjetėr drejtėsia pėr vėllezėrit Bytyēi duhet medoemos tė vijė.

 

Shkruan: Uk Lushi - 03.10.2009

 

 

      Me 22 shtator 2009 Gjykata pėr Krime Lufte (GJKL) e Serbisė liroi si tė pafajshėm Sreten Popoviq dhe Milosh Stojanoviq, dy ish-pjestarė tė Ministrisė sė Punėve tė Brendshme tė Serbisė tė akuzuar pėr torturim, shkelje tė tė drejtės pėr gjykim tė rregullt dhe vrasje tė tre vėllezėrve: Ylli, Agron dhe Mehmet Bytyēi. Vėllezėrit Bytyēi ishin ekzekutuar nė korrik tė vitit 1999, pakėz pas pėrfundimit tė Luftės sė Kosovės. Tre vėllezėrit ishin qytetarė tė Amerikės dhe anėtarė tė Batalionit “Atlantiku”, njė kontigjent me luftėtarė nga komuniteti shqiptaro-amerikan, qė iu bashkangjit UĒK-sė nė prill 1999. Ylli, Agroni dhe Mehmeti ishin arrestuar pėr kalim ilegal tė kufirit serb dhe nga Gjykata e Prokuples ishin dėnuar me 15 ditė burg. Katėr ditė pėrpara skadimit tė afatit tė burgimit, tre vėllezėrit u ishin dorėzuar agjentėve tė Shėrbimit Sekret tė Serbisė, tė cilėt i kishin dėrguar ata nė bazėn kryesore tė Forcave Speciale tė Xhandarmėrisė Serbe nė Petrovo Selo dhe i kishin vrarė. Eshtrat e vėllezėrve Bytyēi u gjetėn nė njė varrezė masive me mbetjet mortore tė mbi 60 shqiptarėve tė tjerė tek nė vitin 2001 dhe pas interesimit tė fortė pėr fatin e shtetasve tė vet tė qeverisė amerikane. Pas analizave, ekipet forensike dhe specialistė tė Byrosė Federale pėr Investigim (FBI) tė SHBA-sė kishin ardhur nė pėrfundim se tė tre vėllezėrit kishin pasur duart e lidhura, sytė e zėnė me shirita tė zinj dhe ishin ekzekutuar nga afėrsia.

      Verdikti i GJKL tė Serbisė pėr lirimin e Popoviqit dhe Stojanoviqit dhe prezantimi formal juridik i shfajsimit tė tyre janė dy njolla tė mėdha turpi pėr drejtėsinė serbe pas-Milosheviqiane. Sipas kompanisė mediatike serbe B92, me rastin e shpalljes sė aktgjykimit, Gjykatėsi Kryesues, Vesko Krstaiē, deklaroi para mediave se versioni mė i fundit i aktakuzės ngarkonte Popoviqin dhe Stojanoviqin pėr pjesėmarrje nė vrasje, por kishte mėnjanuar akuzimin e tyre si “bashkėfajtorė” gjegjėsisht “aksesorė nė vrasje”. Gjykatėsi Krstajiq shtoi se “vėllezėrit Bytyēi kishin statusin e robėrve tė luftės dhe, pėr rrjedhojė, ishte e padiskutueshme qė pranim/dorėzimi i tyre nga dhe para burgut tė Prokuples ishte njė akt i paligjshėm”.

 

 

      Akuza origjinale pėr Popoviqin dhe Stojanoviqin ishte dorėzimi i vėllezėrve Bytyqi “personave tė panjohur” nga Ministria e Brendshme e Serbisė. Kryesuesi i Trupit Gjykues Krstaiē theksoi se ishte shqetėsuese qė tre djelmosha tė rinj ishin vrarė dhe ende ėshtė plotėsisht e paqartė pse kishte ndodhur krimi dhe nė interes tė kujt kishte qenė. Gjykatėsi Krstajiq duke pėrfunduar komunikimin e tij me media tha qė “pasiqė dėgjuam deklaratat e mbi 50 dėshmitarėve dhe ekspertėve, erdhėm nė pėrfundim qė akuzat e pėrshkruara nė padinė e re nuk ishin provuar gjatė paraqitjes sė evidencės”. Avokati mbrojtės Bozho Preleviq, po sipas B92, duke folur para njerėzve tė medias nė hyrje tė ndėrtesės sė Gjykatės, pranoi qė “vrasja e vėllezėrve Bytyēi ishte njė krim serioz dhe i tmerrshėm, por procesi gjyqėsor nuk kishte konstatuar se kush kishte vrarė tre vėllezėrit dhe cili kishte qenė motivi i krimit, prandaj edhe nuk priste qė Gjykata Kushtetuese do tė kthente aktvendimin nė rishqyrtim”. Bazuar nė lajmet nga B92 dhe agjenci tjera botėrore, Prokuroria pėr Krime Lufte e Serbisė ka bėrė tė ditur qė nuk pajtohet me verdiktin duke kėmbėngulur se dy ish-policėt, Popoviq dhe Stojanoviq, kanė fshehur tė vėrtetėn pėr pjesėmarrjen e tyre nė vrasje gjatė gjykimit. Prokurori ka premtuar se do tė apelojė vendimin e GJKL-sė.

      Gjykimi i ish-policėve Popoviq dhe Stojanoviq ėshtė vetėm njė hallkė nė zinxhirin e krimit mbi vėllezėrit Bytyēi, pasiqė kreu i zinxhirit shkon deri lart nė kupolėn e regjimit tė Serbisė sė Milosheviqit - te dy tė dyshuarit kryesor pėr vrasjen, Vlastimir Gjorgjeviq, ish-shef pėr Siguri Publike, dhe Goran Radosavleviq-Guri, ish-shef i Xhandarmerisė. I pari, qė momentalisht gjendet nė Hagė ku po gjykohet pėr krime kundėr njerėzimit nė Kosovė, besohet se ka organizuar rrėmbimin, trasportimin dhe vrasjen e vėllezėrve Bytyēi, kurse i dyti, nuk ėshtė vėshtirė tė arrihet te konkluzioni se duhet tė ketė qenė nė dijeni tė plotė tė krimit- sepse ai ishte komandanti i bazės nė Petrovo Selo dhe nė kontakt tė pėrhershėm me Gjorgjeviqin nė kohėn kur ishte bėrė vrasja makabre.

 

 

      Drejtėsia serbe duhet gjithėsesi tė ndėshkojė urdhėrdhėnėsit. Ka mundėsi qė nė Serbi tashmė kur Milosheviqi nuk ėshtė nė kėtė botė tė ketė tentime qė e tėrė fajėsia t’i hidhet atij, mirėpo mu pėr kėtė, pėrpos urdhėrdhėnėsve ėshtė shumė me rėndėsi qė tė marrin dėnimin e merituar edhe ata qė zbatuan urdhėrat.

      Njeriu nuk mund tė pėlqejė vrasjen dhe tė urrej dėnimin. Jo rrallė ėshtė tentuar qė krimet dhe llahtaritė e shumta tė shpjegohen duke provuar tė hiqet pėrgjegjėsia personale e individit. Kur drejtėsia lejon diēka tė tillė, kjo ėshtė njė armė efektive qė u ofrohet monstrave tė tashmes dhe tė ardhmes. Kriminelėt si Hitleri, Milosheviqi dhe Sadami, poqese nuk do tė gjenin njerėz si Popoviqi dhe Stojanoviqi dhe aradha tė tėra tė gatshmish tė punojnė pėr ta, kurrė nuk do tė kishin qenė nė gjendje tė vrisnin me miliona njerėz. Apratēiku nazist Adolf Eichman ndėrsa gjykohej pėr krime kundėr hebrejėve dhe njerėzimit nė Jerusalem kishte fytyrė tė deklaronte: “Tash qė mund tė shikoj prapa, e shoh se jeta e vendosur nė themelet e bindjes dhe pranimit tė urdhėrave ėshtė njė jetė padyshim e patrazim”. Fakti qė Eichman ishte njė burokrat ordiner nuk ja lau shpirtin dhe nuk e shpėtoi nga dėnimi meritor. E njėjta vlen pėr Popoviqin dhe Stojanoviqin. Ata, tė dy, ėshtė dashur ta dinin se tė ishe amerikan dhe shqiptar siē ishin vėllezėrit Bytyēi, dhe tė liheshe nė duart e Shėrbimit Sekret tė Milosheviqit nuk tė priste mė pak se vetė vdekja. Ashtu sikur Eichman niste hebrejtė drejt katastrofės, ashtu edhe Popoviqi dhe Stojanoviqi nisėn tre shqiptaro-amerikanėt drejt mortit. As hebrejtė e as shqiptarėt nuk u vranė nga njė njeri i vetėm, por nga shumė. Popoviqi dhe Stojanoviqi, mu si Eichmani, e patėn rastin tė ēelnin shtegun e shpresės pėr tė ardhmen e njerėzimit duke pranuar fajin dhe treguar para drejtėsisė se cilėt ishin bashkėpunėtorėt e tyre, por nuk e bėnė kėtė.

      Ambasada amerikane nė Beograd ka reaguar  dhe shprehur shqetėsim tė thellė  qė ende askush nuk ėshtė dėnuar pėr vrasjen e shtetasve amerikanė Bytyēi. Pėrfaqėsia kryesore e SHBA-sė nė Serbi, nė njė deklaratė zyrtare, ka cekur se “pret qė autoritetet serbe tė sjellin para drejtėsisė ata qė janė pėrgjegjės pėr vdekjet e Ylli, Agron dhe Mehmet Bytyēit ndėrsa kanė shprehur shpresėn se Prokuroria do tė hetojė agresivisht ēfarėdo shtegu qė ēon nė zgjidhjen e rastit”. Familja Bytyēi ka mbetur e pėrhumbur nė vorbullėn e dhimbjes dhe shpresės se drejtėsia pėr krimin mbi bijtė e tyre do tė vihet nė vend, porse drejtėsia serbe po tregon shumė qartė se nuk do dhe nuk mundet tė pėrdorė shpatėn e sistemit tė drejtėsisė. Fatos Bytyēi, vėllau i Yllit, Agronit dhe Mehmetit, ėshtė takuar dy herė me Presidentin e Serbisė, Boris Tadiq, i cili i ka premtuar atij dhe familjes Bytyqi se enigma e vrasjes sė tre tė dashurve tė tyre do tė zgjidhet dhe fajtorėt pėr vrasjen do tė marrin dėnimin. Pėrpos Natasha Kandiqit askush nė Serbi - as mbi 50 dėshmitarė dhe ekspertė nė gjykimin e Popoviqit dhe Stojanoviqit duket se nuk kanė kurajon tė pranojnė dhe tė thonė tė vėrtetėn mbi krimin ndaj tre shqiptarėve dhe amerikanėve - Yllit, Agronit dhe Mehmetit. Ka ardhur koha qė qeveria amerikane tė insistojė qė hetimet dhe procesi gjyqėsor pėr krimin mbi vėllezėrit Bytyēi tė kalojnė nėn kontrollin e drejtėsisė amerikane ose ndėrkombėtare. Ėshtė pjekur koha  gjithashtu qė familja dhe rrethi i vėllezėrve Bytyēi tė ndjekin rrugėn e hebrejėve me Gjermaninė dhe tė padisin Serbinė si shtet. Nė njė mėnyrė apo tjetėr drejtėsia pėr vėllezėrit Bytyēi duhet medoemos tė vijė.