Fjalė e mbajtur nė Preshevė mė 1992 pėr dėshmorėt e Kombit

 

_______________________________________________________________________________

 

DISA KUJTIME

PĖR SHOKUN KADRI ZEKA

 

Shkruan: Reshat AVDIU ( * )

_______________________________________________________________________________

 

     Represioni i atėhershėm jugosllav ndaj popullatės shqiptare nė trojet e veta etnike s’ishte ndryshuar fare nga ai i para luftės, vazhdonte me tė njėjtin intensitet, instruksionet dhe metodat e Aleksandėr Rankoviqit dhe kamarillės sė tij ishin tė pranishme nė ēdo vend tė Kosovės. Titoja kėtė e dinte por bėhej, i shurdhėt para njė sė vėrtetė qė i kishte rrėnjėt edhe mė herėt madje-madje edhe vet ai ishte punėtorė i kuzhinave serbe. Titoja sė bashku me klikėn e tij besnike nga Kosova me kohė e kishte nuhatur se diēka progresive pėr shqiptarėt nė Kosovė po lėvizė. Me kohė i kishte marrė masat preventive, nė funksion tė tij e kishte vėnė KOS-in famėkeq. Njė plejadė e tėrė agjentėsh tė dorės sė zezė qė mė parė i kishte dresuar nėpėr shkollat e tij speciale pėr terror dhe zhdukje nė masė tė popullatės shqiptare nė Kosovė, u vunė nė shėrbim njerėz tė tipit fashist tė huntės sė Pinoēes tė Ēiles, filloi ndjekja e bijve mė besnik tė popullit shqiptar nėn robėrinė jugosllave, burgjet mbusheshin ēdo ditė me shqiptarė tė pafajshėm. Shkaku ishte shumė i vogėl pėr ne shqiptarėt nga regjimi nė fuqi. Mjaftonte tė tė gjendej njė libėr ku trajtohet drejt ēėshtja e Kosovės e mbetur kėshtu siē ėshtė nė robėri, mandej dėgjimi dhe pėrcjellja e ndonjė emisioni tė Radio-Tiranės apo ndokujt i paska rrėshqit nga goja fjala dhe e paska pėrmend Shqipėrinė dhe Enver Hoxhėn. Ja pra me ēfarė materialesh tė provave dhe faktesh shėrbeheshin njerėzit e pushtetit tė “parajsės” sė Titos, thonin se keni bėrė vepra tė rėndė penale ndaj shtetit dhe bratsvo-jedinsvos. E mbi ne shqiptarėt e ndėshkuar nga aparati represiv i atėhershėm aplikoheshin torturat ndėr mė ēnjerėzoret. Pėr to mundemi tė flasim dhe dėshmojmė vetėm se ne qė e pėrjetuam dhe e kaluam njė ferr tė tillė golgotjan.

     Pushteti represivė i Titos, s’kishte tė ndalur dhe kėsaj kuēedre dhe kėlyshėve tė saj duhej dalė njė ditė ballė pėr ballė dhe t’i tregohej popullit dhe botės e vėrteta pėr shqiptarėt e Kosovės dhe kjo e vėrtetė filloi mė 1981 dhe po vazhdon edhe mė tutje. Me Kadri Zekėn u njohėm nė tetor tė vitit 1974, kur edhe ishte marrė iniciativa e kėshillit organizativ ilegal i atėhershėm pėr formimin e celulave ilegale nėpėr institucionet tė ndryshme. Por me theks tė veēantė ishte formimi  celulave nėpėr shkolla tė mesme, fakultete, fabrika e miniera etj. Duhej bėrė organizimi nė masė i popullatės nėpėr trojet etnike shqiptare, nė fillim kishte vėshtirėsi tė mėdha se duheshin gjetur njerėzit besnik e punėtorė. Kadriu nė njėrėn nga mbledhjet ilegale pat propozuar se ne duhet t’i gjejmė ata njerėz qė nė masė tė kanė njė autoritet besnikėrie dhe atdhetarizmi, e jo tė shkohet nga sasia por nga cilėsia e tyre. Duhet tek shokėt simpatizant tė lėvizjes ilegale tė bėhet ngritja e tyre ideore, me njohjen e historisė sė vėrtetė tė popullit shqiptar kėtu nė Kosovė, madje ēka ishte mė e rėndėsishmja Kadriu e kishte dhėnė edhe iniciativėn se shokėt e rij simpatizantė tė organizatės ilegale duheshin dhėnė provat e para edhe nė praktikė siē ishte shpėrndarja e trakteve, afisheve madje grumbullimi i materialeve  pėr punė ilegale. Ēdo simpatizantė gjatė kryerjes sė kėtyre aksioneve duhet ta ketė edhe njė shok me pėrvojė qė disa herė e kishte kryer njė punė tė tillė.

     Po nė tetor tė vitit 1974, nga Kadriu dhe Hidajeti u murr iniciativa pėr formimin dhe shtrirjen e celulave tė reja nėpėr tė gjitha qytetet e Kosovės sė atėhershme krahinore por me theks tė veēantė ishte formimi i celulave ilegale nėpėr trojet shqiptare si nė Maqedoni, Serbinė Jugut, Mal tė Zi madje edhe nė diasporėn shqiptare. Kadriu nė mbledhjen e tetorit tė vitit 1974, propozoi qė grupe dhe celula tė reja tė formoheshin sa tė ėshtė e mundur ndėr punėtorėt e minierave se aty thoshte ai ėshtė potenciali i pashtershėm njerėzor i shtypjes nacionale dhe sociale. Manēesteri anglez dhe Ruri gjerman i Kosovės me tėrė atė potencial tė tė mirave materiale siē thoshte Kadriu shfrytėzohej nga klika e egėr shtypėse dhe shfrytėzuese e Beogradit dhe me tė drejtė ishte shpėrndarė ndėr popull sintagma se: “Trepēa prodhon dhe Beogradi ndėrton”.

     Nė shkurt tė vitit 1975, njė pjesė e shokėve tanė, tash nga grupi marksist-leninist zbulohen dhe bien nė burg. Edhe njė pjesė e teknikės ilegale sekuestrohet nga UDB-ja. U dhanė fakte tė pakontestueshme se nė Kosovė diēka po pėrgatitej. Kadriu u ngarkua nga celula jonė ilegale ta merrte lidhjen pėrmes kanaleve tė ndryshme e t’i propozohej shokėve tė arrestuar qė deri atėherė u kishin qėndruar torturave stoikisht dhe treguan njė pamposhtėmėri revolucionare ashtu siē kėrkonin radhėt tona tė veprimtarisė ilegale, se gjithēka nga lėvizja pėrsėri ishte koordinuar dhe vėnė nė binar te rrjedhave ilegale. Pastaj shokėve duhet sugjeruar qė seancat gjyqėsore t’i shndėrronin nė tribuna politike kombėtare ku te ketė pastaj ajo njė jehonė tė madhe ndėr popullatėn shqiptare tė Kosovės sė robėruar, ashtu edhe u bė, gjyqtarėt dhe prokurorėt gjyqėsor titist shokėt tanė i kishin vėnė nė lojė. Gazetat beogradase shkruanin atėherė sa mė kujtohet titulli ishte kėshtu: “Gjyqtarėt u ulėn nė vendin e tė akuzuarve” dhe kjo bėri njė jehonė tė madhe nė qarqet e atėhershme.

     Nė vitin 1976, njėri nga shokėt e celulės sonė duhej tė largohej dhe tė kalonte nė ilegalitet se ishte synuar nga agjentėt e klikės nė fuqi. Hydajeti ndiqej ēdo hap nga njerėzit e paguar me paratė e shtetit jugosllav tė “vėllazėrim-bashkimit”. Derisa Kadriu bėhej gati  njė mbrėmje tė vonė tė dilte nė takim me njė shok si mė patė treguar mė vonė nė derė ia behė Hyda dhe e lajmėron Kadriun se disa njerėz tė dyshimtė i paskan ardhur nė zyre se ai atėherė punonte si gazetar i “Rilindjes” dhe e paskan kontrolluar kinse pėr disa artikuj tė gazetės nė fjalė, mandej paskan gjet shkas pėr disa dokumente tė tij personale. Te nesėrmen prapė vijnė pėr ta arrestuar por disa njerėz tė tjerė tė UDB-sė dhe e pyesin se a jeni ju Hydajet Hyseni. Mė falni u kishte thėnė ja tash ishte kėtu dhe doli deri nė njė zyre tjetėr pėr njė punė gazetarie, pritni ju lutem kėtu tash  shkoj dhe e thėrras, falė gjakftohtėsisė sė shokut dhe arsyes sė tij gjithmonė vigjilente i kishte shpėtuar arrestimit tė sigurt tė tij.

     Kadriu atėbotė i kishte marrė tė gjitha masat e nevojshme dhe nga baza e celulės sonė e kishte tėrhequr tėrė materialin dhe teknikėn ilegale qe e posedonim. Ishte shumė vėshtirė tė punohej pas kalimit tė shokut nė ilegalitet edhe vet Kadriu deri diku ishte synuar nga UDB-ja pasi qė ata  shoqėroheshin dhe banonin sė bashku nė njėrėn nga lagjet e Prishtinės, duheshin marrė tė gjitha masat e nevojshme qė puna dhe kontinuiteti i ilegalitetit tė vazhdojė. Kadriu atė kohė flinte shumė pak, lypsej punė e madhe duhej bėrė pėrcjellja e zhvillimit tė situatės se nė deri ēfarė mase shoku ishte synuar se mund tė vinte prej njė pakujdesie shumė tė vogėl deri tek synimi i tėrė grupit. Kadriut i vinte shumė keq pėr shokun qė pas njė kohe tė kaluar nė ilegalitet duhej ta braktiste Kosovėn e tė emigronte jashtė. Kushtet dhe rrethanat e atėhershme ishin shumė tė vėshtira pėr njė jetė mė tė gjatė ilegale ne Kosovė, anėtarėt e tė ashtuquajtur tė LKJ, ku shumica nga ata ishin shėrbėtor besnik te shteti revizionist jugosllav pėr njė privilegj nga pushteti nuk i kursenin fare vėllezėrit e tyre qė e sakrifikonin jetėn, rininė dhe familjen e tyre qė vetėm e vetė lėvizja tė rritej dhe forcohej nė Kosovėn e robėruar.

     Njė natė dhjetori tė vitit 1977/78, kur duhej bėrė njė takim i rregullt ilegal Kadriu mungoi dhe nuk erdhi nė mbledhjen e rregullt. U befasuam ne shokėt e tij se ishim mėsuar se nė radhėt tona tė kishte gjithmonė njė disiplinė me tė vėrtetė siē e kėrkonin punėt tona tė pėrditshme ilegale. Tė nesėrmen e morėm lajmin se Kadriut udbashėt i kishin rėnė nė gjurmė dhe po e ndiqnin pėr ta arrestuar se po tė vinte Kadriu atė natė nė mbledhje njerėzit e regjimit do ta pėrcillnin deri nė bazėn tonė ku mund tė synoheshim edhe ne shokėt e tij tė ilegales, kėshtu qė edhe grupi do tė pėsonte njė goditje tė rėndė pėr rrethanat e atėhershme. Kadriu kaloi nė ilegalitet tė thellė edhe nga ilegaliteti na ndihmonte mjaft sepse kishte njė pėrvojė tė madhe tė veprimtarisė revolucionare. Nė vitin 1978, ne disa nga shokėt e tij kėrkuam njė takim me tė se na kishte marrė malli se ishte bėrė njė kohė e gjatė qė nuk e kishim parė shokun. Takimi u organizua nė maj 1978, diku nė rrethinat e Shkupit nė male. Ishte dobėsuar shumė nga jeta e vėshtirė ilegale por me moral qėndronte shumė lart.

     Shkėmbyem atė natė pėrvoja dhe mendime pėr punėn e mė tejme ilegale i treguam Kadriut se puna nė zgjerimin e radhėve ėshtė duke pėrparuar mjaft dhe se materialet ilegale propaganduese shpėrndahen shumė mė lehtė tash se mė parė. Zhvilluam shumė biseda dhe morėm iniciativa pėr punė tė mėtutjeshme ilegale. Atė natė agimi na zbardhi shumė shpejt, na u duk nata sa njė orė dhe nė agim vendosėm qė nė kėmbė tė niseshim nėpėr male. S’mundeshim tė ndaheshim, kishim dėshirė qė shokun ta kishim edhe ndonjė orė ne mesin tonė, se jetės ilegale nuk i dihej atėbotė. Aty diku te Gryka e Kaēanikut u pėrqafuam me Kadriun vėllazėrisht. Ai me njė shok tjetėr e mori rrugėn pėr ndonjė bazė ilegale ku do ta kalonte kohėn e rėndė ilegale. Nė vitin 1982, deri sa ndodhesha nė burgun Qendror tė Beogradit CZ, mėsova dhe e mora lajmin e hidhur se diku nė Gjermani nė njė fshat afėr Shtudgardit Kadriun, Jusufin dhe Bardhoshin e kishin vrarė njerėzit e UDB-sė, kriminale tė Beogradit me ndihmėn dhe pėrkrahjen e kolaboracionistėve shqipfolėsish tė KOS-it nga Kosova. Sikurse fashizmi qė i ndezi tanket me naftėn e Kuēovės sė Shqipėrisė gjatė Luftės Internacionaliste tė Spanjės pėr t’i vrarė vullnetarėt shqiptarė si: Xhemal Kadėn, Asim Vokshin, Musa Fratėrin, Teni Kononin etj. Njashtu nga Beogradi dhe Prishtina u nisėn vrasėsit me plumbin e prodhuar nė minierėn e Trepēės ton pėr t’i vrarė djemtė e Kosovės sė robėruar.

 

Atyre dhe tė gjithė martirėve tjerė qė dhanė jetėn pėr bashkim kombėtar shqiptar u qoftė lavdi e pėrmotshme!

 

Preshevė, 22. 01. 1992

Reshat AVDIU

 

* ) Autori ėshtė i burgosur politikė, njėherit edhe kryetar i “Shoqatės sė Muhaxhirėve tė Preshevės”.

 

 

…