Nė fokus

 

_______________________________________________________________________________________________________

 

REALPOLITIKA E SALI BERISHĖS!

________________________________________________________________________________________________________

 

_______________________________________________________________________________________________________

 

     Disa media nė Kosovė raportuan pėr protestat nė Tiranė, tepėr njėanshmėrisht. Fatkeqėsisht, si edhe herė tė tjera, anuan vulgarisht pro kryeministrit Sali Berisha. Kėtė gabim po e bėjnė mediat nė Kosovė prej viteve, sa herė qė shqyrtojnė zhvillimet e brendshme shoqėrore dhe luftėn politike nė Republikėn e Shqipėrinė. Shumė herė ky fakt mė ka irrituar. Kam pyetur veten pėrse ndodh kėshtu, pėrse nuk mbajnė qėndrim neutral, pėr aq sa ėshtė e mundur, meqė nuk po e dinė realitetin. Njėra nga arsyet pėr kėto anime, sa kam mundur tė kuptoj, ėshtė lokalizmi primitiv, nga se Sali Berisha ka origjinėn nga Malėsia e Gjakovės (Tropoja). Arsyeja tjetėr mund tė gjendet nė naivitetin ideopolitik, me ē’rast mendojnė se Sali Berisha ėshtė demokrat, antikomunist. Arsye e tretė, mė e dhimbshmja, jo vetėm naive, por edhe shoviniste, ėshtė paragjykimi ndaj simotrave e sivėllezėrve shqiptarė tė besimit ortodoks.

Tani dėshiroj tė pėrpiqem t’i shqyrtoj kėto arsye,

pėr tė argumentuar se nuk qėndrojnė.

     ● Vėrtetė Sali Berisha ėshtė lindur nė Fshatin Viēidol, Rrethi i Bajramcurrit, i njohur nė popull si Malėsi e Gjakovės, por padrejtėsisht e riemėrtuar politikisht nga viti 1948 e kėtej si Tropojė. Por Sali Berishėn nuk e lidh mė asgjė me Malėsinė e Gjakovės, me vendlindjen e tij. Ai, qė kur u rekrutua nga vjehrra e tij Milica, ish’oficere e OZNA (shėrbimit sekret ushtarak tė Jugosllavisė) nga Beogradi, duke e martuar me vajzėn e saj, e emėrtuar nė lindje Sllobodanka, u shndėrrua nė kollovar i Tiranės. Meqė nė Kosovė nuk kuptohet kjo shprehje, informoi se pėrdoret pėr rastet kur burri shkon tė gruaja me rastin e martesės.

 

 

     ● Tė dhėnat pėr pėrkatėsi etnike tė vjehrrės dhe bashkėshortes se Sali Berishės pėr herė tė parė i pata mėsuar nga libri i ‘kosovarit’ Ibrahim Kelmendi, Shqipėria jashtė ‘veriut’ dhe ‘jugut’. Thėnė tė drejtėn, atėherė ato informime mė patėn irrituar. Prandaj qesh angazhuar t’i verifikoj. Mė rezultuan tė sakta, kur gjeta vendimin e Gjykatės nė Shkodėr, pėr ndryshimin e emrave, nga Milica nė Vera, pėr vjehrrėn e Berishės, dhe, nga Sllobodanka nė Liri, pėr gruan e tij. Dhe kjo kishte ndodhur, jo nga dėshira e tyre, por vetėm pasi Shqipėria dhe Jugosllavia ndėrprenė marrėdhėniet politike nė vitin 1948.

     ● Sali Berisha, para se tė ndodhte kthesa e madhe ideopolitike, ishte sekretar partie dhe shquhej pėr rreptėsinė e tij ‘komuniste’ ndaj studentėve nė Fakultetin e Mjekėsisė tė Universitetit tė Tiranės. Ai ua maste atyre gjatėsinė e flokėve me vizore, dhe po t’i dilnin mė tė gjata se orientimet e Partisė, i pėrzinte nga ligjėrata qė tė shkonin tė qetheshin... Ai ishte padyshim, njėri ndėr sekretarėt e partisė mė besnik ndaj Partisė se Punės. Fakti ėshtė se sa herė qė profesorė tė nderuar, me tituj e grada shkencore, lėviznin nėpėr rrethe tė ndryshme, nė formė transferimi e edukimi, i vetmi qė mbeti nė tė njėjtin vend, do tė ishte Sali Berisha.

     Si duket, pėr shėrbimet e tij nė favor tė politikės sė partisė, anėtar i sė cilės u bė pikėrisht me njė 8 nėntor, ditė themelimi e Partisė komuniste, ai u pranua nė rrethin e ngushtė tė mjekėve tė udhėheqjes, pranė familjes sė Hysni Kapos, i cili drejtonte politikisht sigurimin e shtetit dhe kundėr tė cilit ai kurrė nuk ėshtė shprehur asnjė herė. Si shpėrblim i dytė ishin specializimet e tij tė gjata jashtė shtetit, sidomos nė Francė, vend i njohur pėr lidhjet e tij me pansllavizmin dhe ku kishte njė influencė tė madhe dhe rrjet tė gjerė UDB-ja serbe. Mendohet se kėtu, nė fillimet e vitit 1972, pėrmes njerėzve tė Milicės, vjehrrės sė tij, janė vendosur lidhjet konkrete mes Sali Berishės dhe shėrbimit tė sigurimit serb.

 

 

     ● Kur studentėt hynė nė grevė, pėr ndryshim tė sistemit, presidenti Ramiz Alia e pėrzgjodhi Sali Berishėn si mė besnikun, pėr tė bindur studentėt qė tė ndėrprisnin grevėn. Ėshtė i njohur fjalimi i tij i parė politik me mburrje tė jashtėzakonshme pėr Ramiz Alinė, tė cilat ngjanin si dy pika uji me lavdėrimet qė i kishte bėrė Enver Hoxha pasuesit tė tij. Ai nuk ia doli. Studentėt hodhėn hapin tjetėr pėr tė formuar parti politike. Nė krye tė asaj lėvizje studentore doli i ndjeri Azem Hajdari. Nė marrėveshje me Ramiz Alinė dhe njerėzit e tij brenda PD-sė, ish bashkėėpunėtorė tė sigurimit tė shtetit, Sali Berisha i bėri puē Azem Hajdarit dhe u vu nė krye tė partisė, tė iniciuar nga lėvizja studentore...

     ● Nė vitin 1992 u zgjodh president i Republikės se Shqipėrisė. Njė ndėr vendimet e para tė tij ishte dekretimi i grekut Anastasi pėr Kryepeshkop tė Kishės Autoqefale tė Shqipėrisė. Ai dekretim pat irrituar besimtarėt ortodoks qė donin tė zbatohej Kanunorja e Kishės, nė tė cilėn ishte e sanksionuar qė Kryepeshkopi duhet tė jetė gjithsesi shtetas shqiptar...

     ● Nė vitet 1992-1997 nė Tiranė kishin shtuar aktivitetet shėrbimet sekrete tė Serbisė. Ato themeluan firmėn e parė piramidale pėrmes njeriut tė tyre,‘kosovarit’ Hajdin Sejdia, i cili nė vitet 1991-1994 ishte kryebosi i Tiranės, deri sa e arrestoi policia zvicerane dhe u dėnua nė Zvicėr me gjashtė vite burg...

     ● Pėr tė themeluar firmat tjera piramidale nė Tiranė arriti edhe krimineli Arkan, i cili qe takuar edhe me shefin e SHIK-ut shqiptar, tashmė tė ndierin Bashkim Gazideda. Shėrbimet serbe patėn formuar edhe njė mori firmash piramidale. Ata ēuan nė kolaps financiar Republikėn e Shqipėrisė nė fund tė vitit 1996, qė pati pėr pasojė rebelimin e qytetarėve shqiptarė nė vitin 1997, me ē’rast u shpėrbėnė tė gjitha institucionet shtetėrore... Kjo ėshtė koha kur Berisha bėri thirrje pėr luftė civile, veriu kundėr jugut. Pėr fat nuk kishte sukses. Socialistėt e moderuar, nė vend qė tė kėrkonin nxjerrjen e tij jashtė ligjit si politikan dhe ndalimin e aktivitetit politik, e ripranuan si figurė politike.

     ● Kur shpėrtheu Lufta nė Kosovė Sali Berisha nuk u angazhua fare pėr ta pėrkrahur. Deklaratat e tij tė para si president ishin rreptėsisht kundėr luftės ēlirimtare. Nė kėtė kohė ai synoi tė ndizte njė lėvizje radikale nė Kosovė, qė nė dukje ishte kundėr Rugovės, por nė fakt kėrkonte tė digjte etapat e luftės ēlirimtare.

     Gjatė viteve 1992-1997 Republika e Shqipėrisė, pas takimit sekret mes Berishės dhe tė dėrguarit tė Millosheviqit, serbo-malazezeit Bulatoviq, e pranuar nga ky i fundit haptas dhe me shkrim, ishte trambulinė e furnizimit ilegal tė Serbisė me naftė, pėr shkak tė embargos qė i kishte vėnė Bashkėsia ndėrkombėtare. Ky furnizim ilegal qė bėrė pėrmes tė firmave fantome qė i themeloi presidenti Sali Berisha... Ėshtė tepėr cinike qė firma kryesore qė u mor me kontrabandėn e naftės ishte njė firmė e partisė nė pushtet, PD, qė kishte emrin patriotik “Shqiponja”. Berisha, mė vonė, e pranoi se kishte marrė pjesė nė furnizimin e Serbisė me derivatet e naftės, por nuk e cilėsoi se kėto derivate kishin qenė pėr makinerinė e luftės sė Millosheviqit. (Lexoni: Si u zhvillua takimi Berisha - Bulatoviē mė 15 shtator 1993?! - Sh.B )

     ● Gjatė viteve 1992-1997, me komandime tė presidentit Sali Berisha, iu ndalua veprimtaria logjistike ēlirimtarėve ‘kosovarė’. Kjo ndalesė shkoi deri atje sa tė arrestoheshin edhe heronjtė Zahir Pajaziti dhe Luan Haradinaj. Bile Zahiri i qe dorėzuar nė kufi policisė se Mali tė Zi...

     ● Kur shpėrtheu Lufta nė Kosovė Sali Berisha nuk u angazhua fare pėr ta pėrkrahur atė. Nuk ka asnjė dėshmi qė ka dhėnė qoftė edhe njė fishek, ndonjė qindarkė, ose tė ketė strehuar refugjatė, siē pat bėrė presidenti i Italisė Pertini, pėr t’u dhėnė shembull qytetarėve tė Italisė qė tė tregoheshin solidarė me fatmjerėt e eksodit tė madh shqiptar. Ekipe tė drejtuara nga militantėt e tij, nė veri tė vendit, ishin mė tė egėrit ndaj njėsive tė UĒK’sė qė merreshin me logjistikė nė Shqipėri. Prej kėtyre ekipeve (Besim Demiri / Tropojė) u vra Ilir Konushevci, njeriu kryesor i logjistikės. (Lexoni: Dosja e Vrasjeve ne Tropoje - Sh.B )

     ● Edhe spekulimet se kulla e tij nė Viēidol ka qenė bazė e UĒK-sė duan sqarime. E vėrteta ėshtė se atė kullė para dekadave e kishte blerė kushėriri Sylejman Berisha dhe ai e kishte lėshuar bujarisht kullėn e tij pėr bazė logjistik tė UĒK-sė. Sali Berisha asnjėherė nuk e ka vizituar ish kullėn e tij, nuk e ka falėnderuar as kushėririn Sylejman pėr atė gjest patriotik, qė i ka bėrė nder tė pamerituar edhe Saliut dhe nuk ka dhėnė ndonjė ndihmė qė ajo kullė, qė do tė duhej tė shndėrrohej nė muze, qė tė mos e shkėrmoq koha... Duhet thėnė se Saliu ishte njeriu kryesor qė pengonte logjistikėn UĒK-sė nė atė zonė, kurse Familja e Sulejman Krasniqit ishte vendimtare.

     ● Edhe vėllai i tij siamez, Fatos Nano, provoi tė ndalojė veprimtarinė ēlirimtare tė UĒK-sė, por meqė personalitetet patriotike tė PS-sė nuk ia zbatuan urdhėratė, dhe meqė UĒK-ja qe fuqizuar, ndalesa e tij nuk funksionoj. Pėr kėtė merita kanė Rexhep Mejdani, Fatos Klosi, Ilir Meta, Pandeli Majko, etj.

     ● Pas Lufte, nė Kosovė u angazhua Argita Berisha-Maltezi nė Mitrovicė (pėrtej Ibrit). Ajo qėlloi me fat, sepse dinte edhe gjuhėn e Nėnės - serbishten. Puna e saj kryesore ishte grumbullimi i fakteve pėr ‘krimet’ e UĒK-sė. Kishte angazhim tė dyfishtė, pėr Hetuesinė e Hagės dhe tė Serbisė. Pėr atė qėllim ajo grumbulloi njė staf ‘profesionalistėsh’ nga Tirana, nė mesin e tė cilėve edhe Lulėzim Bashėn (tani ministėr i punėve tė brendshme dhe autor i krimit nė protestat e fundit nė Tiranė 21. 01. 2011). Serbia ia vuri nė dispozicion Argitės edhe disa spiunė shqip-folės nė Kosovė. Ato ‘fakte’ qė grumbulloi ajo me ekip i pėrdori dikur Carla del Ponte pėr libėr dhe tani Dik Marty...

    ● Nga Mitrovica (‘e veriut’) Argita u kthye nė Tiranė si milionere…

     ● Sali Berisha erdhi nė pushtet me ndihmė tė shėrbimeve serbe, tė konkretizuara pėrmes serbit kriminel tė Bosnjės Damir Fazliq (djali i motrės se Stanishiqit, ish shefit tė UDB-sė se Serbisė). Fazliqi solli e pagoi njė firmė amerikane qė tė organizoi fushatėn elektorale tė Sali Berishės nė vitin 2005. Pėr rikthim tė Sali Berishės kontribuoi edhe vėllai i tij siamez Fatos Nano. Pėrfundimisht votuesit injorantė e rikthyen Saliun nė pushtet... 

(Lexoni: Mafiozi Damir Fazlliē financoi fushatėn zgjedhore tė S.Berishės - Sh.B)

     ● Pėrzgjedhjen e kuadrit pėr qeveritarė e poste tė lartė shtetėror e organizoi Argita. Ajo angazhoi gjithė ekipin e saj qė e kishte nė Mitrovicė...

     ● ‘Shqipėria Njė Euro’ ishte gjetje e serbit Damir Fazlliq, i cili mori tokat shtetėrore buzė Bregdeti pėr atė ēmim. Mėpastaj ua shiste firmave shqiptare dhe tė huaja pėr ngritje tė parqeve industriale, duke rrezikuar Bregdetin me ndotje ambientale... ( Lexoni: Shqipėria, njė euro pėr Fazlliē - Sh. B )

     ● Damir Fazliqi u bė sekseri (makleri) kryesor i qeverisė se Sali Berishės. Ai ndėrmjetėsoi ardhjen e firmės amerikane Bechtel pėr ndėrtim tė magjistralės, u mor me shitblerje tė rrymės elektrike (duke shkaktuar pėrmbytjen e vjetshme tė Shkodrės...), solli biznesmenė tjerė tė mėdhenj nga Serbia (si Mishkoviqin, pronar i shitoreve zingjirore ‘Maxi’)...  (Lexoni: Bizneset e kriminelėve Fazlliē - Mishkoviē nė Shqipėri pas ardhjes sė Sali Berishės nė pushtet - Sh.B )

     ● Damir Fazliqi regjistroi disa firma tė vetat nė Tiranė dhe nė Qipro, pėr t’u ikur tatimeve nga shteti shqiptar. Shef i atyre firmave u caktua kunati i Lulėzim Bashės...

     ● Damir Fazliqit ia zbuluan krimet ekonomike nė Tiranė. Prokuroria lėshoi urdhėr pėr arrestim, gjatė kohės kur po bėnte krimet ekonomike nė Tiranė. Nė aeroport, gjatė arratisjes se tij policia shqiptare e arrestoi. Truprojat e Sali Berishės, me sjellje prej gangsterėve, e liruan dhe ia mundėsuan arratinė. Kėtė krim Sali Berisha e arsyetoi me diskutimin e tij nė Parlament, se ai garantonte pėr kriminelin Fazlliq, se e kishte mik shtėpie...

     ● Pas dy viteve tė qeverisjes se Babait Sali, vajza Argita deklaroi pasuri prej 70 milionė eurove...

     ● Nė zgjedhjet e fundit Sali Berisha vodhi votat. Qė tė mos i zbulohej vjedhja, vendosi ta vriste edhe Shqipėrinė, por jo tė pranonte tė rinumrohen votat (sepse po tė mos ishte ai nė pushtet, frikėsohej se do i zbuloheshin vjedhjet, do i konfiskoheshin pasuritė e popullit dhe do pėrfundonin nė burgje)...

     ● Befasia mė e madhe pas zgjedhjeve qe koalicioni me Ilir Metėn...

( Pashtriku: Martesa me pagesė “Berisha-Meta”, nė survejim tė Ramės! - Sh.B )

     ● Sot (e diel) Saliu foli me gjuhė diktatorit pėr grushtetin nė tentativė kundėr tij dhe bėri kėrcėnime shqetėsues ndaj opozitės. Ai vet po bėnė puē ndaj institucioneve; vendosi tė mos zbatoi urdhėr-arrestin e prokurorisė pėr arrestim tė 6 gardistėve qė vranė e plagosen protestues dhe paralajmėroi mbledhjen e Kuvendit sonte pėr tė ndėrmarrė nismėn pėr shkarkim tė Kryeprokurorės se Republikės...

Kėto janė ca pika tė zeza, tė paraqitura telegrafisht.

     Po deshėt, ‘kosovarė‘ tė dashur, mund t’ua falim Saliun qė ta bėni kryeministėr nė Kosovė. Por, nuk ju ka hije, nuk ju nderon, tė provokoni urrejtje tė mbi gjysmės se popullit tė Republikės sė Shqipėrisė me animet naive e injorante ndaj diktatorit Sali, tė nderuar qytetarė e gazetarė tė Republikės se Kosovės!

 

( Isak Reka - Tiranė, 23. 01. 2011)

 

( Ilustrimet i pėrgatiti moderatori i www.pashtriku.org )

 

…