Shteti i gangsterėve, dėshtimi i tranzicionit, dhe nevoja e njė fillimi tė ri.

 

____________________________________________________________________________________________

 

KĖTA DUHET TĖ IKIN

 

Shkruan: Shinasi Rama - Tiranė, 27. 01. 2011

____________________________________________________________________________________________

 

 

JEMI FUTUR NĖ NJĖ RRUGĖ PA KRYE!

 

     Pėrplasja qė ndodhi me 21 Janar 2011 ėshtė thjesht njė hap tjetėr nė rrugėn logjike tė politikės sė bandave politike e tė rrugės sė dhunės qė ndiqet sistematikisht nga paria e Tiranės. Pėrtej diskutimeve tė analistėve ‘zhurmues’ lidhur me qėllimet imediate tė palėve tė parisė, pėrtej reagimit tė forcave qeveritare, pėrtej sjelljes skandaloze tė zyrtarėve tė tė gjithė niveleve, ky ishte njė fenomen shumė shqetėsues e tregues i qartė i sėmundjes sė shoqėrisė shqiptare. Kur nuk shihet si njė fenomen i veēuar, por si simptomė e njė sėmundje, pėrfundimet qė mund tė nxirren nga ngjarjet e kėtyre ditėve janė lehtėsisht tė pėrmbledhura nė disa fjali. Sė pari, tranzicioni shqiptar ka dėshuar dhe ne jemi futur nė njė rrugė pa krye. Sė dyti, shkaktare e pakontestueshme pėr dėshtimin ėshtė paria e Tiranės e cila mban parasysh vetėm interesat e veta. Sė treti, ka ardhur koha pėr njė fillim tė ri dhe ēdo ditė qė kalon ai bėhet mė i domosdoshėm. Sė katėrti, ky fillim i ri duhet tė realizohet nga njė forcė e re politike, me njė sistem tė qartė vlerash qė ėshtė nė dobi tė tė gjithė shqiptarėve me metoda tė sprovuara e forma demokratike. Pra, ka ardhur e ka kaluar koha qė shqiptarėt tė mbyllin kėtė kapitull me pasoja tragjike e qė nuk do tė shuhen lehtė nė historinė e shqiptarėve. Ka ardhur koha qė ti japim fund tragjedisė 20-vjecare tė sundimit nėn parinė e Tiranės. Arsyeja ėshtė e qartė. Po vazhduam nė kėtė rrugė, e ardhmja do tė duket e do tė jetė edhe shumė mė e keqe e me pasoja shumė mė tė rėnda se sa e shkuara. Kėta qė na sundojnė nuk kanė se cfarė tė na ofrojnė mė pėrvec kriminalizimit, vjedhjes, trafikimit, degjenerimit, zvetėnimit, drogės, kontrabandės e ēnjerėzimit, tė humbjes sė dinjitetit e tė nderit. Kėta duhet tė ikin. Njė grusht familjesh tė parisė, jeniēerėt e Enver Hoxhės, bllokmenėt e shėrbyesit e tyre, po na mbajnė peng tė gjithėve. Ka ardhur koha qė si individė e si popull as tė mos biem mė nė lojėn e tyre, as tė mos pėrdoremi mė prej tyre. Mėnjanimi nga politika i kėtyre pak pėrfaqėsuesve tė interesave tė krimit, menjanimi nga politika i njė grushti gjarpėrinjsh, ėshtė domosdoshmėri historike. Sa mė shpejt qė tė ndodhė aq mė mirė do tė jetė edhe pėr shqiptarėt edhe pėr ata vetė. Nuk ėshtė mė ēėshtje nevoje apo kohe, por vetėm ēėshtje metodash. Pika kryesore nė rend tė ditės nuk ėshtė se cila palė e parisė ka tė drejtė, por se si duhen hequr qafe jeniēerėt e bashibozukėt kriminalė tė duopolisė oligarkike tė Tiranės, e si duhet vepruar pėr ti hequr qafe me sa mė pak dėm pėr shoqėrinė shqiptare e pėr tė ardhmen e saj.

 

DILEMA E PARISĖ SĖ TIRANĖS

 

     Si fillim duhet tė kuptojmė mirė dilemėn e tanishme tė parisė sunduese. Paria e Tiranės ka hyrė nė rrugėn pa krye me kohė, dhe 1997-ta ėshtė njė dėshmi e qartė nė mendjen e gjithkujt. Nė kėtė pikė, pėrplasja qė po vjen nuk ėshtė mė lehtėsisht e shmangshme dhe do tė ketė pasoja tė rėnda, jo si ajo periudhė por gjithsesi tė rėnda. Tashti nė pėrplasjen qė do tė ndodhė, zgjedhjet e zgjidhjet e palėve tė parisė janė tė pakta. Tė gjitha zgjidhjet iu bien ndesh tė paktėn interesave tė njėrės pale e janė tė papranueshme pėr palėn tjetėr. Secila palė e sheh veten si humbėse nėse arrihet njė kompromis qė i jep dicka palės tjetėr. Niveli i sjelljes dėshmon se sado qė tė mundohen qė tė merren vesh, asnjėherė nuk do ti besojnė njeri-tjetrit deri nė fund. Nė se Edi Rama nuk bashkėpunon me tė, e nuk arrin njė kompromis qė i jep kohė, Sali Berisha s’ka rrugė tjetėr pos qė ta mbajė pushtetin me dhunė. E nė se vendos qė tė mbajė pushtetin me dhunė (tashmė ai s’ka mė rrugė tjetėr) pėrplasja me palėn tjetėr tė parisė ėshtė e pashmangshme, dhe mandej ėshtė cėshtje javėsh para se ai tė ikė nga pushteti. Megjithėse Berisha do ti drejtohet rrugės e anti-mitingjeve, ai nuk ka mė parti solide qė ta mbėshtesė nė opozitė, por thjesht klane e banda qė tashmė nuk ja kanė aq shumė nevojėn. Ai qė i bleu tė gjithė, ka pėr tė parė se si do ta shesin tė gjithė. Kėshtu qė atij i duhet pushteti me cdo kusht e do tė luftojė qė tė bėjė kompromis, cilido qė tė jetė cmimi. Nga ana tjetėr, Edi Rama, edhe pėr shkak tė konjukturave brenda PS-sė, ėshtė i detyruar qė tė vazhdojė mė konseguencė nė rrugėn qė ka nisur sepse pėrndryshe, rrezikon shumė nė tė ardhmen e tij politike si person e si parti. Nėse ai tėrhiqet e pranon njė kompromis cfarėdo qė e len Sali Berishėn nė pushtet deri mbas vjeshtės sė kėtij viti, atėherė ai do ti japė vetes ndoshta nja tre vjet jetė politike si kryetar bashkie por do tė tregojė edhe se ėshtė nė lojėn politike pėr interesat e veta tė ngushta e tė klaneve mbrapa tij. E ardhmja e tij do tė jetė tėrėsisht e kompromentuar nė sytė e mbėshtetėsve tė PS-sė e tė klaneve tė regjura tė saj qė shohin njė mundėsi pėr tė marrė pushtetin e qė gjithashtu shkojnė mbas interesave tė veta tė ngushta. Edhe atij i duhet t’i shkojė deri nė fund kėsaj rruge tė ndeshjes sepse cfarėdo kompromisi pėrbėn rrezik jetik pėr tė. Pra, zgjidhja logjike pėr tė dy palėt ėshtė kompromisi, por kompromisi ėshtė i mundshėm vetėm nėse tė palėt pajtohen qė cmimin e poshtėrsisė sė tyre ta paguajnė shqiptarėt e jo vetėm kaq. Shqiptarėt duhet tė pajtohen qė tė viktimizohen edhe njė herė tjetėr. Sunduesve tė Tiranės iu intereson qė ata tė jenė nė qėndėr tė vėmendjes, qė ti ndajnė njerėzit nė pasues tė njėrit e tė tjetrit, por kur vjen puna tė dallaveret e tyre, ata e gjejnė gjuhėn. Qentė grinden pėr tė thithur gjakun e shtetit e tė shqiptarėve, por grindja e tyre ėshtė vetėm e vetėm pėr thelėn e pushtetit tė secilit. Mafia qė njeh vetėm rregullin e forces, nuk do tė ndalet para pėrdorimit tė saj as nė ditėt qė vijnė. Prandaj, pėrplasjet midis forcave politike dhe bandave kriminale qė iu shkojnė mbrapa, nė Tiranė e mė gjerė, do tė vazhdojnė tė bėhen edhe mė intensive nė ditėt qė vijojnė. Asnjėra palė nuk mund tė ndalet sepse nėse tregojnė njė shenjė dobėsie edhe ata qė sot ju shkojnė mbrapa pėr bukėn e gojės janė tė gatshėm t’i lėnė nė baltė. Kėshtu, qeveria i mban mbėshtetėsit e vet bashkė duke vrarė demonstrues e duke u betuar se nuk do tė ndalet nė rrugėn e krimit. Opozita e ka nxjerrė masėn e njerėzve tė pakėnaqur nė rrugė pėr tė arritur qėllimet arriviste tė mbrritjes nė pushtet. Asnjėra palė nuk punon pėr shqiptarėt. Ata do tu hedhin njė kockė mbėshtetėsve tė tyre por vetem njė kockė ama! Nė mendėsinė e tyre, as qentė nuk duhen ushqyer mirė sepse iu duhen sa mė tė uritur pėr pėrplasjen e nesėrme e jo mė mbėshtetėsit e militantėt. Cilado rrugė qė do tė ndiqet nė javėt e ardhshme do tu tregojė tė gjithė atyre qė duan tė shohin e tė kuptojnė se cfarė po ndodh njėrėn nga dy mundėsitė. Nga njė anė, do tė shihet se kėta janė nė tavė tė gjithė bashkė. Nga ana tjetėr, do tė shihet nga shqiptarėt se asnjėri nuk punon pėr ta. Kahdo qė tė shkojnė nė pėrplasjen e tyre, paria e Tiranės dhe segmentet e saj kėsaj here do ta tregojė fytyrėn e vet tė vėrtetė nė pėrlasjen apo nė kompromisin qė do tė bėhet. E njerėzit me mend e qė duan tė jetojnė me nder e dinjitet, duhet tė bėjnė zgjidhjen e drejtė, d.m.th. qė tė mos bėhen pjesė e krimit, pjesė e lojės sė parisė, dhe tė pėrdoren si mish pėr top pėr klanet mafioze tė parisė sė Tiranės.

 

OBJEKTIVAT DHE REALIZMI I PLANEVE TĖ PARISĖ

 

     Plani i shtresės sunduese tė dalė nga PPSH e tė organizuar nė partitė e ndryshme ka qėnė dhe mbetet krijimi i njė shteti oligarkik, tė maskuar si demokraci por tė sunduar prej tyre, nė shėrbim tė tyre, e qė tė mund tė pėrdoret kundėr tė gjithė shqiptarėve tė tjerė qė duhet tė kthehen nė proletarėt e skllevėrit e pėrjetshėm tė tyre. Sundimtarėt e klaneve tė parisė nuk janė ndalur para asgjėje nė realizimin e kėtij plani tė pėrbindshėm qė e kanė ndjekur me konseguencė, pa pyetur pėr dhimbjen qė iu kanė shkaktuar njerėzve, pa dhėnė llogari pėr vrasjet e krimet makabre, e u kujdesur pėr cmimin qė ėshtė paguar. Ata kanė bėrė atė qė iu ka interesuar atyre. Prandaj sjellja e tyre gjatė kėtyre 20 viteve ėshtė e pamohueshme, kriminale, jonjerėzore, e pėrbindshme. Gjaku e djersa e miliona shqiptarėve nė emigrim e nė shtetin shqiptar ka shkuar pėr tė mbushur xhepat e sunduesve tė rradhės. Vendi nuk ka ekonomi tė institucionalizuar apo me aftėsi konkurruese, tė huajt nxjerrin miliarda dollarė fitime qė shkojnė jashtė vendit, administrata shtetėrore ėshtė fund e krye e korruptuar, udhėheqėsitė politike janė eksponentė tė klaneve mafioze e nė shėrbim tė interesave joshqiptare, partitė politike janė lukuni lamashėsh e hajnash, sistemet e edukimit, tė shėndetėsisė, tė mbrojtjes shoqėrore, e me rradhė janė pėr faqe tė zezė. jeta e nderi i njerėzve janė mė tė pasigurta sot se kurrė, materializmi i skajshėm i njerezve nuk njeh skrupuj, shoqėria po kalon trauma tė jashtėzakonshme morale, psikike e nė vlera. Tranzicioni ka dėshtuar dhe planet e sjellja e parisė e kanė lėnė shtetin shqiptar nė njė qorrsokak pa shumė zgjidhje. Kėshtu si janė gjėrat nuk mund tė vazhdohet. Shteti nuk ka as njė minimum sovraniteti. Objektivi i pėrbashkėt i ndėrtimit tė vendit si njė shtet europian e me standarte europiane ka dėshtuar. Nė vend qė tė ndėrtohej njė shtet i lulėzuar, me ekonomi tė pėrparuar, me siguri pėr tė ardhmen e tė gjithė shqiptarėve, nė vend qė tė pėrdoroheshin me mencuri burimet e pacmueshme njerezore e materiale, gjithcka ėshtė shpėrdoruar. Shteti ėshtė nė njė krizė tė thellė tė gjithanshme, politike, ekonomike e shoqėrore. Shoqėria ėshtė tejet e polarizuar, me njė shtresė sundimtarėsh e zhganet e pasuesve tė tyre qė bėjnė njė jetė pėrrallore prej sulltanėsh e jeniceresh por edhe me masat e mėdha tė njerėzve qė fiken pėrditė nėnė nji peshė injorance qė shtohet pėrditė. Lufta e sundimtarėve tė Tiranės ka qėnė me ua heqė dėshirėn me kenė njerėz me nder shqiptarėve, me i kthye nė qėnie qė jetojnė pėr njė kafshatė buke. Nesėr kanė me ua heke edhe atė kafshatė buke. Kur tė mos kenė mė me vjedhė as nga krimi as nga shteti, sundimtarėt do t’ua heqin kafshatėn nga goja fėmijėve e tė gjithė shqiptarėve. Pėrtej disa rrugėve tė shtruara e ndėrtesave tė lyera me bojė, si dhe tė vilave e pallateve tė parisė, shoqėria shqiptare ka njė fytyrė me u pasė frikė. Nė vend tė njerėzve qė punojnė sheh kumarxhinj qė e kalojnė kohėn nė bingo e nė loto. Nė vend tė punės me nder, sheh njerėz qė shesin drogė e trafikojnė gjithcka. Nė vend tė njerėzve me familje, nder e dinjitet sheh pushta e fundėrrina, kodoshė e trafikantė tė gjithckaje. Nė vend tė shėrbyesve publikeė sheh hajna qė rregullojnė veten nė shtatė breza me nji allishverish e dallavere. Nė vend tė njerėzve qė kėrkojnė respekt prej popullit tė vet, sheh mafiozė qė vrasin dėshmitarėt e krimeve tė tyre. Jeta nė shtetin shqiptar nuk vlen kurrgja. Shteti ėshtė nė shėrbim tė klaneve mafioze e punon kundėr popullit tė vet. Cdo dite qė kalon e shton zullumin e sundimtarėve e cdo ditė qė kalon e bėn edhe mė urgjente nevojėn e ndrrimit tė rrugės ku jemi. Paria nuk duhet lejuar qė tė vazhdojė nė rrugėn e krimit tė vet. Ka ardhur koha me ndrrue rrugė. Ata qė shesin sot veten, nesėr nuk do ta kenė pėr gjė me shitė edhe fėmijėt e tyre. Ata qė nuk duan nder pėr famijen e vet, nuk kanė si tė duan nder pėr tė tjerėt.

 

DILEMA E QYTETARĖVE

 

     Dilema e qytetarėve ėshtė e qartė. A do tė bėhemi nji katund kriminelėsh e banditėsh nė brinjė tė Europės, qė s’ka pse me na pranue as si vend kandidat, apo do tė ndrrojmė rrugė e tė bėhemi njė shtet normal? A do tė bėhemi pėrfundimisht Haiti mafioz i Europės, shteti i drogės, kontrabandės dhe i prostitucionit apo do tė ndėrrojmė rrugė duke e kthyer faqen e historisė pėr njė fillim tė ri, e pėr njė tė ardhme tė re me siguri, begati e mirėqėnie pėr tė gjithė shqiptarėt? A do tė mbesin shqiptarėt skllevėr tė njė grushti klanesh qė kontrollojnė shoqėrinė, ekonominė, vlerat, shtypin, dhe qė e kanė kthyer shoqėrinė, nė njė strukturė kriminale, tė zvetėnuar, pa vlera e pa moral, pa siguri e pa tė ardhme apo do tė jenė qytetarė tė nderuar, njerėz me dinjitet, me siguri e me vlera qė jetojnė nė tokėn e nė vendin e tyre me njė shtet qė i mbron dhe iu shėrben e me njė shoqėri qė i nderon si duhet? Sistemi politik nuk ėshtė demokratik por oligarkik e nė shėrbim tė parisė. Paria e Tiranės ėshtė e zvetėnuar, e korruptuar dhe e degjeneruar deri nė palcė. Ajo mund tė jetė krenare pėr kėtė gjė, e i falet sepse edhe sorra mendon se ėshtė e bukur. Shteti nuk ka sovranitet. Shoqėria ėshtė e kriminalizuar. Shteti shqiptar ėshtė njė qendėr e trafikimit njerėzor, qėndėr e kontrabandės, e hajnisė e mashtrimit dhe e njė sjellje tė pėrbindshme amorale e imorale nė tė gjitha nivelet. Ministrat pasurohen me shtatė minuta, pėr shtatė breza, e vjedhin pare sa me ndertue shtatė shkolla. Vendi ėshtė pa zot, shteti dhe administrata janė tejet tė korruptuar. Sistemet e shkollimit, te shendetetsise, te mbrojtjes shoqerore e me rradhe jane nje mashtrim i paskrupullt. Kete gjendje ne te cilen eshte vendi, eshte mos me ja desherue as armiqve e jo me shqiptareve. Ndarja e polarizimi i shqiptarėve ėshtė bėrė e bėhet pėrditė. Ata qė duan njė copė bukė e kanė shitur shpirtin te sunduesi i rradhės. Ata qė duna tė jetojnė me nder ikin pėrditė nga shteti shqiptar. Pajtimi me gjendjen ėshtė norma e sjelljes dhe kjo ėshtė vdekjeprurėse pėr shoqėrinė e interesat e saj tė vėrteta e tė shendosha. Por kjo nuk ėshtė gjendje normale. Nuk ka vend nė botė ku kjo gjendje ėshtė normale. Ky shtet ėshtė shteti i gangstereve dhe i bandave te parisė qė sillen sikur ky popull ju ka ra pėr hise. Edhe pse unė e disa tė tjerė e kemi thėnė tash 20 vjet dhe e kemi ditur mirė se do tė pėrfundojmė nė gjendje fatkeqe, askujt nuk ja kishte marrė mendja se do tė rreshqisnim kaq poshtė e kaq pa dinjitet. Bukė hanė tė gjithė, bukė han edhe qeni, por njeriu eshte njeri se jeton me nder e dinjitet. E ne shtetin shqiptar, njerezit jane ba dru e trajtohen si kafshė sepse shoqėria eshte kaq e kriminalizuar sa nuk te len me kene njeri i ndershem e me jetue me nder e dinjitet. Shkaktari kryesor e i pa diskutueshėm i kėsaj gjendjeje ėshtė paria e Tiranės. Kjo ėshtė shoqėria qė ajo ka kėrkuar e kėrkon, por nėse dikush don qė unė tė jem i vdekur, unė nuk jam i gatshėm pėr me vdekė pėr tė, aq mė pak pėr sunduesit e rradhės.

 

CILA ĖSHTĖ RRUGA NDRYSHE?

 

     Rruga nė tė cilėn duhet tė ecim duhet tė jetė ajo e normalizimit tė shoqėrisė. Ajo ėshtė rruga e ndėrtimit tė njė shoqėrie me vlera humane, me marrėdhėnie normale, njė shoqėri demokratike me ekonomi tregu, por te institucionalizuar, ku mbrohet, pasuria, jeta, dinjiteti e nderi i qytetarėve. Ne na duhet njė shtet e administratė e pastėr e nė shėrbim tė tė gjithėve, na duhen kapitene tė industrisė e tė ekonomisė qė e ngrejnė standartin e jetesės pėr tė gjithė, qė ndjehen pjesė e tė gjithėve dhe qė punojnė pėr tė mirėn e pėrbashkėt. Na duhet njė shoqėri e mundėsive tė barabarta e shanseve tė pastra, ku fėmija i vegjėlisė tė ketė mundėsitė tė bėhet njė kontribues i vyeshėm pėr shoqėrinė. Ne na duhet njė shoqėri, shtet dhe struktura tė tilla qė t’iu japin nder e siguri, prosperitet e begati, shpresė e tė ardhme tė gjithė qytetarėve shqiptarė. Paria e Tiranės, dhe ai dhjetė pėrqindėsh i popullsisė qė e kanė vėnė pasurinė gjatė kėtyre 20 viteve do t’i kundėrvihen egėrsisht e me tė gjithė mėnyrat e metodat cdo pėrpjekje pėr ndėrtimin e njė shoqėrie tė tillė. Edhe pse njė shoqėri me ekuilibre tė tilla ėshtė edhe nė tė mirė tė tyre, ata nuk do ta pranojnė. Synimi i tyre ėshtė qė tė polarizojnė masat e popullit e nė mjegullėn qė krijohet, tė mund tė vjedhin sa mė shunmė nga thesari i shtetit e nga pasuria kombėtare. Aty ku duhet tė jetė Zvicėr, ėshtė Haiti. Aty ku duhet tė ketė turizem e sherbime, ka barreza plehrash e makinash. Aty ku duhet tė ketė punė, ka bingo e kumar. Aty ku duhet tė ketė edukim, qytetari e normalitet, ka drogė, trafiqe e poshtėrsi tė tė gjitha llojeve. Kjo ėshtė rruga ndryshe. Kjo ėshtė rruga e pastrimit tė administratės prej korrupsionit, nė tė cilėn si qytetari ashtu edhe zyrtari janė tė mbrojtur e nė shėrbim tė interesave tė tė gjithėve. Kjo ėshtė rruga e ndėrtimit tė strukturave politike qė iu shėrbejnė interesave tė popullit e angazhohen nė luftėn politike me pėrparėsinė e shėrbimit mė mirė tė interesave tė popullit. Kjo ėshtė rruga e ndėrtimit tė njė ekonomie treghu tė institucionalizuar nė tė cilėn prodhuesit, tregtarėt e reshperėt mbrohen nga shteti i tyre, dhe qė e ruajnė standartin e jetesės sė tyre duke i shėrbyer shoqėrisė e jo vetėm duke i marrė asaj e duke i derdhur paratė e tyre nė xhepat e politikanėve. Kjo ėshtė rruga e ndėrtimit tė njė tė ardhmeje nė tė cilėn ka shpresė, siguri jete, e mbrojtje tė barabartė para ligjit pėr tė gjithė. Kjo ėshtė rruga e atyre qė duan tė jetojnė me punė, me nder, e me dinjitet. Askush nuk mund tė hyjė midis njeriut e dinjitetit tė tij, askush nuk duhet tė guxojė qė tė shkelė me kėmbė tjetrin, tė spekullojė me tė ardhmen e tjetrit, tė vjedhė, tė grabisė, tė korruptojė, tė vrasė e tė trafikojė pa pritur dėnimin me vdekje nga shoqėria.

 

KUSH DO TA BĖJĖ NDRYSHIMIN?

 

     Ndryshimin mund ta bėjnė vetėm shqiptarėt. Ndryshimin do ta bėjnė qindra e mijra djem e vajza, tė rinj e tė reja qė kanė jetuar jashtė, qė janė shkolluar e qė nuk duan tė jetojnė nė njė kamp pėrqėndrimi modern. Ndryshimin do ta bėjnė qindra e mijra shqiptarė qė edhe nė kėto kohė tė vėshtira janė munduar me tė gjitha metodat pėr tė rtuajtur nderin e dinjitetin e pėr tė mos u pėrzier nė ndyrėsitė e parisė. Ndryshimin do ta bėjnė tė gjithė ata nėna e motra, vėllezėr e prindėr qė nuk duan qė vajza e nipi, mbesa e djali tė trafikohet, tė vritet, tė pėrdhunohet rrugave tė botės por qė tė jetojnė me nder nė familjet e tyre. Ndryshimin do ta bėjnė tė gjithė ata qė nuk e duan mė retorikėn e poshtėrsisė qė i ndan shqiptarėt nė komunistė-antikomunistė, po qė kėrkojnė njė shoqėri tė re e moderne, qė buron prej tė gjithėve e nė shėrbim tė tė gjithėve. Ndryshimin do ta bėjnė tė gjithė ata afaristė, reshperė e tregėtarė qė janė tė lodhur nga zhvatja e pafytyrėsia e politikės qė i mban peng dhe qė vendosin se ėshtė mė mirė qė tė lidhin kontratė me popullin se sa me banditėt e klaneve tė parisė sė Tiranės. Ndryshimin do ta bėjnė tė gjithė ata qė janė tė ngopur me poshtėrsinė e parisė dhe e kuptojnė se kjo ėshtė rruga pa krye. Ndryshimin do ta bėjnė qytetarėt e katundarėt shqiptarė, tė cilėt duan qė tė jetojnė me nder, nė shtėpitė e tyre, me punėn e tyre, nė njė shoqėri qė respekton tė mirėn e dėnon krimin. Kjo ėshtė ajo masa gjigande e heshtur, e pazėshme e shoqėrisė shqiptare e cila jeton e mėnjanuar nga pėrplasjet midis palėve tė parisė, nuk sheh zgjidhje e nuk bėhet pjesė e zgjidhjes. Por ajo masė ėshtė aty. Ajo nuk ka shkuar askund e nuk ka ku tė shkojė. Bile, ajo qė po ndodh ėshtė se qindra e mijra emigrantė qė po kthehen pėrditė, shohin se ai vend ėshtė duke iu marrė frymėn e duke iu vjedhur shpresėn.

 

ĒFARĖ DUHET TĖ BĖHET?

 

     Hapi mė i madh dhe mė i rėndėsishėm ėshtė distancimi i njerėzve nga loja e parisė. Njerėzit nuk duhet tė bien mė pre e propagandės partiake e tė shfrenuar mediatike. Kjo pari sundon sepse ja ka arritur tė polarizojė shoqėrinė deri nė atė pikė, sa kundėrshtarėt e njėrės palė, mbėshtesin tė keqen mė tė vogėl, simbas mendimt tė tyre. Hapi mė i rėndėsishėm ėshtė qė njerėzit tė shohin tė dy palėt si tė keqen e vėrtetė tė pandashme, dy fytyrat e zeza tė parisė. Njerėzit duhet tė bojkotojnė aktivitetet politike tė parisė, mitingjet, mbledhjet e me rradhė. Njerėzit duhet tė fillojnė e tė flasin me njeri tjetrin, atyre qė iu beson, nė familje, nė rreth shoqėror e kudo qė ėshtė e mundur. Njerėzit duhet me ndėrgjegje tė refuzojnė tė bėhen pjesė e sė keqes. Nevoja pėr ndryshim ėshtė e prekshme. Por ajo do tė bėhet njė imperativ politik, vetėm kur njerėzit tė fillojnė e tė reagojnė. Ndryshe, duhet ta dinė se rruga e skllavėrimit tė ban vec skllav e kurrė njėri tė lirė. Njeri i lirė bahesh vetė, e bėhesh kur nuk e pranon tė keqen, kur ndahesh prej, kur vendos ta luftosh tė keqen. Ashtu si dikush tė ka dhanė ty jetė, ashtu edhe ti duhet ti japėsh jetė dikujt. E ka ardhė koha qė mos me e shitė tė ardhmen e fėmijėve, tė ardhmen e secilit e tė familjeve tė tyre kaq lirė. Zgjidhja qė kanė shqiptarėt ėshtė e qartė si drita e diellit. Ajo ėshtė bardh e zi. Ata ose duhet tė pranojnė qė nė shkėmbim tė bukės sė gojės tė shesin nderin e dinjitetin e tė bėhen skllevėrit modernė tė parisė e tė mendėsisė sė saj kriminale ose tė punojnė pėr tė mirėn e tyre si shtetas e qytetarė normalė. Si skllevėr do tė hanė njė copė bukė qė ua hedhin si lėmoshė, si njerėz tė lirė, do tė hanė njė copė bukė me nder e me dinjitetin e duhur. Shqiptarėt e meritojnė njė tė ardhme nė tė cilėn gjithkush e gjen vetveten, jeton me nder, i mbrojtur prej shtetit tė vet, nė vendin e vet, pa ja pasė lakmi kujt. E njerėzit meritojnė atė pėr tė cilėn edhe kanė punuar. Pengesat nė rrugėn drej kėsaj tė ardhmeje janė tė shumta por jo tė pakapėrcyeshme. Kurrė ma shumė se sot, zgjidhja nuk ka kenė nė dorėn e shqiptarėve, dhe kurė ma shumė se sot shqiptarėt nuk kanė qėnė kaq tė corodotur e pa zgjidhje. Shqiptarėt nuk pėrfitojnė gjė nga kėto pėrplasje. Shqiptarėt duhet tė tregojnė se tė dy forcat politike janė thjesht dy grupe mafioze, kriminale, banditėsh qė e kanė rrjepur e shkatėrruar vendin, qė e kanė shitur tek interesa jo shqiptare dhe qė luajnė me jetėn e tė ardhmen e tyre e tė fėmijėve tė tyre. Ka ardhur e ka kaluar koha qė me ja thanė parisė tė vėrtetėn nė sy: ti je shkaktare pėr kėtė krim tė pėrbindshėm tė dėshtimit tė tranzicionit, tė humbjes sė dy brezave, tė shkatėrrimit tė ekonomisė kombėtare, tė kriminalizimit tė shoqėrisė, tė humbjes sė vlerave dhe tė kthimit tė shtetit shqiptar nė folėne e krimit tė organizuar, tė vjedhjes sė pronės e tė nderit e tė dinjitetit tė familjes sime. Parisė sė Tiranės e shėrbyesve tė saj iu duhet thėnė: unė dua njė tė ardhme tjetėr e ti nuk je pjesė e saj.

 

 

…