Kah po shkon Kosova?!

 

M’PREVE, T’PREVA,

BRISKU I COOPERIT!

Shkruan: Behxhet Sh. SHALA

 

 

Lehtėsues apo shtrėngues

 

     Bisedimet “teknike“ midis Borko Stefanoviqit dhe (S) Edita Tahirit po vazhdojnė nė Bruksel. Republika e Kosovės nga kėto bisedime ka fituar shumė sikur qė Serbia ka humbur shumė! Ėshtė lodhur fare! Evropa po i vardiset Kosovės shumė nė mėnyrė qė ajo tė fitojė statusin e kandidatit pėr anėtarsim nė BE! Kosova po qėndron e palėkundur pėr tė mos lėshuar pozicionet e forta nė mbrojtje tė nacionalizmit! Kosova ka krijuar struktura ilegale dhe po ngre barrikada duke bllokuar autostradėn nė drejtim tė Leshkoqiqit, Muqibabės dhe Muqivercit! Sė paku dy herė brenda 24 orėve sulmon ushtarėt e KFOR’it duke plagosur dhjetra e dhjetra ushtarė qė po kujdesen pėr lirinė e lėvizjes! Sa mė shumė qė Kosova po bėhet e dhunshme, vardisja e Evropės pėr’ti dhėnė statusin e kandidatit pėr anėtarėsim nė BE po bėhet mė e fuqishme. Madje mė pasionante! Evropa ka krijuar njė raport mazohist! Po pėrjeton dhe duron dhimbje vetėm qė mos t’i prishet qejfi Kosovės! Serbia ėshtė njė shtet krejt paqėsor. Dėshmi pėr kėtė e ka historinė e saj! Plotė vuajtje dhe sakrifica! Tash po ia kufizojnė edhe lirinė e lėvizjes duke e futur nė geto dhe duke e konsideruar se leprozin e fundit nė Evropė! Madje, as nuk e kanė futur nė procesin e hapjes sė bisedimeve pėr liberalizimin e vizave! E gjora Serbi! Robert Cooper ėshtė caktuar si lehtėsues i randevusė dhe matineve midis Borkos dhe Editės. Romancė e pėrkryer! Ua cakton takimet, kohėn dhe vendin ku mbahen ato! I bėnė bashkė duke i detyruar tė mbahen pėr duar. Si dy zogj! I detyron tė qeshin para kamerave duke i reklamuar dhėmbėt e zbardhur dhunshėm dhe me zmalt tė dėmtuar! Ua cakton vendin ku do tė ulen. I qerasė me biskota. Pas takimit pėrsėri i bashkon. Pėr tė mos ua kompromituar takimin flet nė emėr tė tyre. I pėrcjell deri te dera duke u thėnė: “Hasta la vista zogjt e mi tė dashur…”, deri nė vazhdimin e episodės tė  serialit: “Tjerrja e leshit nė proceset integruese“! Robert Cooper nuk ėshtė lehtėsues fort i lehtė! Pėr Borkon po, pėr (S) Editėn jo. Madje ndaj saj pėrdor masa shtrėnguese duke e detyruar t’i bartė valixhet e Borkos deri nė Bruksel. Pėr aq kohė deri sa Borkoja ta gjejė njė akomodim nė selinė e BE! (S) Edita ėshtė e durueshme dhe me kondicion tė mjaftueshėm. Po komplimentohet se ėshtė e moderuar! Se ėshtė bashkėpunuese! Se nuk kundėrshton asgjė! Prandaj kėrkon tė shpėrblehet. E ka merituar tė shpėrblehet pėr sfilatėn e saj nė Bruksel! Me ēka, vėrtet nuk e di! Tė tjerėt e vendosin dhe unė nuk do tė kundėrshtoj! Nė fund tė fundit ajo po duket mirė duke mos i ricikluar fare kostumet! Gjithmonė sjell diēka tė re! Nė aspektin e dukjes! Si tė ishte aktore nė teatrin “Dodona“! Pse, a nuk ėshtė a?

 

Bastore, bastore, bastoreeee

 

     Rita Pavone, njė kėngėtare e njohur e kanconės italiane e kohės kur disa kėshilltarė tė kryeministrit Thaēi, kėshilltarė tė presidentes Jahjaga apo ambasadorė tė ardhshėm tė Kosovės nuk ishin fare kėndejpari e kishte kėnduar njė kėngė qė pastaj u bė hit: “Parolle, parolle, parooollleee“. Me demek; “fjalė, fjalė dhe vetėm fjalė “! T’i lėmė fjalėt dhe tė merremi me gjėra konkrete. Me prognozim apo baste nėse Serbia pas gjithė kėsaj xhurulldie qė e bėri nė veri do ta fitojė statusin e kandidatit pėr integrim nė BE?! Pas zhvillimeve nė veri tė Kosovės po mbizotėron njė bindje se Serbia e pati dhe se nuk do tė ketė asgjė nga kjo punė! Deklaratat e politikanėve tė nivelit shumė tė lartė tė disa shteteve me ndikim se Serbia mund tė dėshtojė vetėm sa i pėrforcon pritjet e atyre qė vėjnė bast kundėr fitimit tė statusit tė kandidatit! Nė njė ambient normal kėshtu edhe pritet tė ndodhė. Mirėpo, nė rastin konkret do tė ndoshė ndryshe. Jam shumė i sigurt se Serbia do ta fitojė statusin e kandidatit. Madje as qė mė shkon mendja se mund tė ndodhė e kundėrta! Kur e shkruaj kėtė kam parasysh faktin se nuk ishte dhe nuk ėshtė Serbia ajo qė po i vardiset Evropės por ėshtė e kundėrta; Evropa po i vardiset Serbisė! Duke i bėrė lėshime tė paimagjinueshme! Pastaj, Evropa po bėnė pėrpjekje qė ta forcojė dhe mbajė nė pushtet Boris Tadiqin para zgjedhjeve prandaj ėshtė e gatshme ta bėjnė lėshimin e radhės. Mendoj gjithashtu se forcimi i Tadiqit nė kėtė mėnyrė ėshtė nė fakt forcim i radikalėve serbė. Evropa e bėn njė gabim strategjik kur pėrballet me elementėt kriminalė dhe tė dhunshėm. Nė vend se ta luftojė ate ajo kėnaqet me menaxhimin e saj pėr realizimin e projekteve tė caktuara politike! Kėtė e kanė kuptuar ekstremistėt serbė pėrmes presidentit Tadiq. Pastaj sa mė i madh tė jetė numri i barrikadave tė ngritura dhe sa mė e sforcuar tė jetė dhuna ndaj ndėrkombėtarėve (KFOR’it) rriten edhe gjasat pėr fitimin e statusit tė kandidatit pėr BE. Kėtė e kanė kuptuar shumė mirė ekstremistėt serbė dhe vet Tadiq. Si progres ndėrkombėtarėt do tė konsideronin edhe largimin e disa barrikadave dhe zbutjen e tensionit tė dhunės ndaj ushtarėve tė KFOR’it. Nė kėtė kartė po luan Boris Tadiq dhe rojet e barrikadave. Kėtė karrem do ta gėlltisin edhe vendim marrėsit nė Bruksel. Kėrkesa e vetme e ndėrkombėtarėve ėshtė mosndryshimi i kufijve tė Kosovės. E kam fjalėn pėr kufijtė e jashtėm. Brenda nuk u intereson ēka do tė bėhet. Kufijtė e jashtėm nuk ka mundėsi tė ndryshojnė dhe nuk do tė ndryshojnė por brenda Kosovės serbėt e veriut pėr fillim e pastaj edhe nė pjesėt e tjera tė Kosovės (ku jeton edhe njė serb i vetėm) do tė kėrkojnė legalizimin e njė statusi tė veēantė! Emėrtimi i kėtij entiteti nuk ėshtė i rėndėsishėm por pėrmbajtja! Sepse, askush nga ndėrkombėtarėt nuk do tė jetė aq i marrė qė kėtė gjendje tė re ta emėrtojė me njė  emėr qė do tė provokonte situatėn. Punėt e mėdha dhe punėt e pista bėhen nė heshtje! Sikur qė po bėhen nė veri! E ēka do tė fitojė Kosova nė kėtė rast? Fillimin e bisedimeve pėr procesin e liberalizimit tė vizave dhe nėnshkrimin e Marėveshjes kontraktuale…me Hajkobillėn!

 

A tė bisedohet me eskimezėt

apo me serbėt e veriut tė Kosovės

 

     Kryeministri Hashim Thaēi ka deklaruar se ka vullnet tė bisedojė me serbėt e veriut pėr tė ndihmuar nė integrimin e tyre. U sulmua nga opozita dhe analistė krejt tė ”pavarur“ se nė kėtė mėnyrė po i legalizon strukturat paralele! Politikisht krejt e paqėndrueshme! Ku ėshtė fati qė tė gjindet dikush i cili ka mundėsi dhe aftėsi qė strukturat paralele t’i integrojė nė strukturat institucionale tė Republikės sė Kosovės! Qoftė nga pozita apo opozita! Edhe ashtu dihet se strukturat paralele serbe nė Kosovė janė bėrė pjesė e strukturave institucionale. Ėshtė pyetje mė vete se kujt i shėrbejnė ato! Propozimi i Hashim Thaēit ėshtė shumė mė i pranueshėm se propozimi i Carl Bildit. Nė aspektin taktik dhe strategjik! Nėse Hashim Thaēi ėshtė kryeministėr i tė gjithė qytetarėve tė Republikės sė Kosovės ai duhet tė bisedojė me tė gjithė ata. Jo nė mėnyrė selektive. Por mvaret shumė se ēka do tė bisedojė?! do tė bisedohet edhe me strukturat paralele. Pa asnjė dyshim! KFOR’i, EULEX dhe ndėrkombėtarėt e tjerė po bisedojnė me ta. UNMIK’u i ka partnerė strategjik! Thaēi do tė detyrohet tė bisedojė me ta sikur qė do tė detyrohej tė bisedojė ēdo politikan i Kosovės, qoftė i pozitės apo i opozitės! Ndryshe, do t’i binte kavallit si i ndjeri Sahit Fyelli! Thaēi e ka shumė tė qartė kėtė fakt. Mirėpo, ka deklaruar se nuk do tė bisedojė me strukturat kriminale apo krimenelė! Kėtu le tė ndalet pak se nėse mban kėtė qėndrim vėshtirė do tė gjejė bashkėbisedues. Veriu i Kosovės ėshtė problem i krijuar nga ndėrkombėtarėt pikėrisht pėr kėto bisedime, pėr kėtė kohė si mjet shantazhimi dhe ky lėmsh ėshtė vėshtirė tė zgjidhet si duam ne dhe me shpejtėsi qė ne duam! Kush ka ndonjė ide tjetėr le ta bėjė publike! Apo le tė ndėrmerr veprime konkrete!

 

Jemi njė

 

     Vite  parė pati filluar njė fushatė kuqezi me moton: “Jemi njė”. Me fjalė tė tjera se tė gjithė shqiptarėt qė jetojnė nė Shqipėri, Kosovė apo viset e tjera janė njė! Tė bashkuar! Atė qė nuk e bėri Aleanca Kuqezi dhe Vetėvendosja e bėri Transparency International! Bashkoi Shqipėrinė dhe Kosovėn duke i bėrė njė. Nė renditjen pėr korrupsion!

 

Biri i kaēakut dhe biri i pisit

 

     Alibaba i 8000 Eurove nė Muaj ėshtė personazh sikur Janusi apo doktor Xhekili. I ka dy personalitete tė integruara nė veten e tij tė cilat vėshtirė po arrinė t’i menaxhojė! Kur herėn e parė disa studentė e bojadisėn me ngjyrė si pikturat e Ticianit (e kuqe e pėrflakur) ai mbajti njė qėndrim stoik. Nuk e foli asnjė fjalė duke deklaruar se edhe kjo ishte demokraci. Mirėpo ky stoicizėm nuk zgjati as 24 orė tė plota. Tė nesėrmėn tha se kėta ishin bastardė me gjak sllavi nė dejt e tyre. Ditėn e parė shkėlqeu, ditėn e dytė e bėri m… Edhe  herėn e dytė kur disa studentė i dorėzuan njė “mirėnjohje“ me tė cilėn laurohej nė Doctor Honoris Corruptiva i njėjti ditėn e parė ishte i qetė dhe me humor. Mirėpo, sipas njė automatizmi ditėn e dytė pėrsėri e bėri m.. duke deklaruar se: ”ata qė mė ndanė mirėnjohje kanė qenė tė ndėrsyer (qeni ndėrsehet) dhe se ai nuk brengoset sepse ėshtė bir kaēaku ndėrsa i ndėrsyeri qenka bir pisi! Nuk e di gjenealogjinė familjare tė tij se a ėshtė bir kaēaku apo jo por jam i sigurt se studenti/studentja qė i ndau mirėnjohjen e merituar nuk ėshtė as bir e as bijė pisi! Pėrkundrazi, vetėm na dėshmoi se ky ėshtė vėrtet njė kaēak qė ia kalon pėrkah kaēakllėkut edhe vet Ali Pashė Tepelenės!

 

Prishtinė, 2 dhjetor 2011