Popullarizimi i peshkaqejve tė korrupsionit nė Kosovė!

 

 

DUKET SE: PA KORRUPSION,

NUK KA VIZION!

 

Shkruan: Behxhet Sh. SHALA

 

 

Fjalė tė forta , veprime tė buta

 

     Nė Republikėn e lodhur dhe krejt tė sfilitur tė Kosovės janė dy ēėshtje pėr tė cilat flitet mė sė shumti nga vendimmarrėsit ndėrkombėtarė dhe zbatuesit vendorė tė kėsaj vendimmarrjeje; tė drejtat e njeriut dhe lufta pa asnjė kompromis kundėr korrupsionit. Kėto dy ēėshtje realisht do tė duhej tė kundėrshtonin njėra - tjetrėn ndėrsa te ne janė bėrė njė binom i pashmangshėm dhe i pandashėm verbal dhe oral i tė gjithė atyre qė e promovojnė dhe zbatojnė korrupsionin nė praktikė, si forma mė e rėndė e shkeljes sė tė drejtave tė njeriut dhe atyre qė janė tė thirrur ta luftojnė me masa ligjore kėtė shkelje tė rėndė tė drejtave tė njeriut si dhe ata qė bėjnė zhurmė duke bėrė pėrpjekje ”ta frikėsojnė arushėn me tupan“! Promovimin e korrupsionit e kanė popullarizuar ndėrkombėtarėt, si balena apo peshkaqej tė korrupsionit masiv tė shifrave me shumė zero ndėrsa njė pjesė e politikanėve tė trajnuar mirė pastaj e kanė vazhduar zbatimin e “mėsimeve dhe shkathėsive“ nė praktikė duke e dėmtuar shtetin dhe duke e dėmtuar shėndetin financiar tė qytetarėve tė saj! Nėse ndėrkombėtarėt si qėllim kryesor kanė patur pasurimin e tyre pėrmes keqpėrdorimit tė fondeve tė buxhetit tė Kosovės, procesit tė privatizimit, tenderėve milionėshe, tė zhveshur nga ndjenja e dhembshurisė dhe ēdo moral pėr varfėrimin e qytetarėve tė Kosovės dhe rrėnimit tė shtetit qė lindi me aq vuajtje dhe sakrifica a do tė duhej qė nė tė njėjtėn mėnyrė tė sillen edhe vendorėt! Qė tė shkatėrrojnė ardhmėrinė e fėmijėve tė tyre, shtetit tė tyre tė shndėrruar nė “bahēe tė babės“ dhe nė fund tė fundit edhe veten e tyre! Nė kėtė kategori bėjnė pjesė politikanėt ndėrkombėtarė, tė zhveshur nga ēdo moral dhe tė mbrojtur me imunitet nga ēdo ndjekje penale, ndėrsa nė kategorinė e dytė tė cilėt do tė duhej tė demonstronin njė moralitet, sė paku edhe si gjurmė pėr shkak tė kaluarės sė tyre bėjnė pjesė njė pjesė e politikanėve tė vendit! Mirėpo, kėta politikanė tė shndėrruar nė kriminelė dhe hajna tė paskrupullt po mrizojnė nėn flladin e imunitetit ndėrkombėtar! Pėr aq kohė sa kanė nevojė ndėrkombėtarėt pėr ta! Pastaj??!! Ēka do tė bėhet pastaj?? Ajo, qė ėshtė bėrė nė Kroaci, Serbi, Maqedoni ose Mal tė Zi dhe ajo ē’do tė ndodhė nė Shqipėri, si kusht pėr fitimin e statusit tė kandidatit pėr BE! Thjesht, do tė arrestohen dhe dėnohen. Tjetėr rrugėdalje nuk ka! Kėshtu ėshtė vepruar edhe nė Bullgari, Hungari, Ēeki, Sllovaki dhe Rumani. Karakteri i njeriut ėshtė pėrcaktues i fatit, pėrmbajtjes dhe nė veēanti tė fundit tė tij!  Nėse keni jetuar si horr, injorant, gėnjeshtar, mashtrues etj., mund tė jetoni mirė pėr aq kohė sa zgjat horrllėku, injoranca dhe pėr aq kohė sa gėnjeshtra shitet dhe gjen vend nė treg si e vėrtetė e pakontestueshme! E kamufluar me patriotizėm, shtetndėrtim, moralitet, sakrificė dhe vlera tė tjera kombėtare dhe ndėrkombėtare. Ata qė nė luftė kundėr korrupsionit janė tė armatosur me ligje qė ėshtė krejt normale pėr njė shtet demokratik ku sundon rendi dhe ligji, nė Kosovė nuk mund as tė mbrohen sepse ata qė janė tė korruptuar janė tė armatosur me armatim tė rėndė! Ata janė mbi ligjin! Ndėrsa, ata qė bėjnė zhurmė, zhurmė dhe vetėm zhurmė (njė pjesė e shoqėrisė civile) nuk mund ta luftojnė korrupsionin sepse edhe vet janė tė korruptuar. Disa marrin paga mė tė larta se presidentėt dhe kryeministrat e shteteve tė rajonit, disa as qė tregojnė se ēfarė rroga marrin nė emėr tė mbrojtjes sė kauzės sė shtrejntė, “kėrkimit tė llogarisė pėr shpėrdorimin e parave tė taksapaguesve kosovarė”! Ēfarė pafytyrėsie! Po kujdesen pėr “taksapaguesit kosovarė“ ndėrsa i shkėrdhejnė paratė e taksapaguesve amerikanė, evropianė, serbė etj.etj. Sa tė poshtėr janė! Kėrkojnė transparencė nga tė tjerėt ndėrkaq blindohen ndaj tė tjerėve!

 

Si duhet tė dukej politikani ideal nė Kosovė

 

     Mė parė e kam patur vetėm njė politikan nė Kosovė qė pėr bindjen time i ka plotėsuar tė gjitha standardet morale, materiale, njerėzore, kombėtare etj. pėr tė qenė Mesie, Baba, Piemont i shqiptarisė dhe atdhe dashurisė! Besoj se tė gjithė ata qė mė lexojnė rregullisht nuk e kanė aspak vėshtirė ta identifikojnė. Ai ėshtė Behgjet Pacolli. Njė kohė tė gjatė nuk e kam parė dhe aspak nuk po ndjehem mirė. Ėshtė fat i madh qė teknologjia informative po mė mundėson qė megjithatė tė jem nė rrjedha dhe t’i pėrcjell aktivitetet e tija tė shumta qė po i bėn pėr Kosovėn dhe Uzbekistanin! Dikush edhe  mund tė mos pajtohet me te por rezultatet nuk mund t’i mohohen. I ka tė pashme dhe tė prekshme!  Si rezultat i lobimit nė Afrikė pėr rritjen e njohjeve pėr pavarėsinė e Kosovės ėshtė ndėrtimi i njė hoteli tepėr modest nė qendėr tė Prishtinės. Ky hotel ėshtė bėrė qendėr strehimi pėr varfanjakėt dhe tė pastrehėt. Ky ėshtė dimensioni mashkullor i Nėnė Terezės sė Kalkutės. Pėr kah bėmirėsia, nėnkuptohet!  Si rezultat i njė lobimi nė Amerikėn e Jugut mund ta marr tenderin pėr nėnkalimet nė Prishtinė! E them se e meriton plotėsisht sepse ėshtė mjeshtėr i nėntokės! Tash po mbledh mirėnjohje dhe ēelėsa, urbi et orbi, nė tė katėr anėt e botės! Kjo quhet karrierė! Ky quhet pėrkushtim! Kjo quhet sakrificė! Ky quhet kontribut! Kėshtu punohet pėr shtetin dhe popullin! Duke e forcuar veten, e forcon shtetin! Pata menduar seriozisht tė bėjė njė kėrkesė pėr anėtarėsim nė kooperativėn politike private tė quajtur AKR e cila ėshtė truri, zemra, shpirti dhe mendja e njė projekti madhor politik (PD, G+, ZHGL- etj) ndryshe pjesė e koalicionit qeverisės aktual! Mirėpo pasi dėgjova intervistėn plotė sinqeritet, pasion, pozitivitet  etj., tė kryeliberalit tė Kosovės, tė Madhit Gjergj Dedaj i bėra njė delete tė pakthyeshme mikut tim Behgjet Pacollit. Miqėsia me Pacollin mbetet por interesi kombėtar dhe shtetėror ėshtė mbi ēdo interes tjetėr! Nė kohėn kur lufta kishte filluar dhe idealistėt kishin kapur armėt pėr tė luftuar kundėr Jugosllavisė dhe Serbisė, Gjergji shkoi nė Ēirez tė Drenicės sė shkrumuar pėr t’i bindur luftėtarėt e UĒK’sė terroriste se duhet t’i dorėzojnė armėt! Sepse nuk luftohet kundėr ushtrisė jugosllave ngase na shfarosin fare! Nė vendet demokratike si Franca, Anglia, Amerika etj., kjo do tė konsiderohej si sabotim i luftės dhe thirrje pėr dorėzim dhe do tė dėnohej menjėherė me njė procedurė tė shpejtuar sipas stilit tė Enverit (njė plumb tė futur pas veshi)! Kujtojeni luftėn e dytė botėrore! Po Gjergji e kishte pėr tė mirėn tonė! Mė mirė tė gjallė nė robėri se tė vdekur nė liri! Dikush qė pastaj u bė anėtar i partisė sė Gjergjit e kėputi sė rrahuri me stupc druri i prodhimit vendor mirėpo Gjergji stoikisht pėrballoi, gjithnjė nė shėrbim tė kombit dhe atdheut! I pėrmbahej parimit: ”duaje atdheun edhe kur tė zhdėpin me dru”! Ndonėse ishe e fshehtė publike se ēka kishte pėrjetuar Gjergji ynė, ai nuk foli asgjė pėr katrahurat e pėsuara gjatė luftės. Pėr hirė tė kombit dhe shtetit! U bė deputet dhe u tregua shumė kritik! Pėr hirė tė atdheut dhe kombit! Mbeti pa post por duroi! Pėr hirė tė kombit dhe atdheut! Hashim Thaēi e bėri zėvendėsministėr dhe kėtė post e pranoi ndonėse nuk ėshtė i dhėnė shumė pas posteve dhe karrikes! Pėr hirė tė kombit dhe shtetit! Mbeti pa post sepse ra viktimė e konspiracionit tė kartelės bankare! Edhe kėsaj radhe nuk e bėri tė madhe! Shpresoi se largimi i tij ishte pushim njėjavor dhe vetėm pastaj e thirri nė mejdan Hashim Thaēin. Pėr t’i hapur letrat e vuajtjeve tė tij! Pėrdori shantazhin si biletė kthyese pėr postin qė i rėshqiti! Pasi nuk u ringjall nė karriken dhe postin, filloi tė kėndojė! E bombardoi Hashim Thaēin me akuza tė rėnda dhe kėrcėnime tė ulėta. Sa ishte pjesė e grazhdit tė Hashim Thaēit, Gjergj Dedaj e pati nominuar atė qeveri tė udhėhequr nga Thaēi pėr Ēmimin Nobel! Pėr ēka, nuk e di! Tash po donė me e nominuar pėr ēmimin Krenaria e Dubravės! Vetėm se e ka lėnė pa pushtet! Po ta thirrte pėrsėri Hashimi nė qeveri, Gjergj Dedaj do tė thoshte se nuk e ka dhėnė intervistėn nė Rubikon Gjergji por Karla del Ponte! Prandaj, Gjergji ėshtė model tipik i politikanit qė i duhet Kosovės. Ėshtė njė dukuri se pas daljes nė skenė tė Nazim Bllacės, shumė pendestarė dhe pėrfitues duan tė veprojnė sipas modelit bllacian. Ky model ėshtė shndėrruar nė standard. Mirėpo dihet se edhe fotokopja mė e pėrsosur dallon nga origjinali. Prandaj, ėshtė e pamundur tė kopijohet Nazim Bllaca. Disa vetėm po lodhen duke u bėrė sozi e Bllacės. Bllaca e ka sosė me njė dhe nuk po i intereson pushteti. As karrika! Ėshtė pėrcaktuar pėr Dubravė duke bėrė pėrpjekje tė marri sa mė shumė mė vete!

 

Krimet e luftės dhe kriminelėt e paqes

 

     Nė Prishtinė u mbajt njė Konferencė pėr hulumtimin e krimeve tė luftės. Pėr periudhėn 1998 - 1999. Jo rastėsisht! Edhe unė isha i ftuar. Shkova dhe u ndjeva shumė mirė sepse u takova me tė gjithė bashkėveprimtarėt dhe bashkėluftėtarėt pėr tė drejtat kombėtare, njerėzore tė cilėt ishin edhe shtetndėrtues tė kėtij shteti qė e kemi sot! Askush nuk i pėrmendi por ata kanė vepra! Kanė krijuar vepra pėr dallim prej atyre qė po i gėzojnė veprat e tyre! Mirėpo diēka mungonte nė kėtė Konferencė pėr Hulumtimin e Krimeve tė Luftės. Mungonte “kryekrimineli“, ADEM DEMAĒI!

 

Prishtinė - 16 dhjetor 2011

 

 

BEHXHET SH.SHALA:

M’PREVE, T’PREVA, BRISKU I COOPERIT