Nė mungesė tė njė strategjie ademjashariane i jemi kthyer variantit mė karikaturial tė “qėndresės“ gandiane!

 

DEMONSTRIMI I TURPIT

NGA NJĖ KOKĖ E PAFYTYRĖ!

Shkruan: Behxhet Sh. SHALA - Prishtinė, 08. 08.  2011

 

 

Nė foto takimet e Bühlerit me Borisllavin dhe Hashimin

 

 

Njė hyrje pėr tė penduarit

 

     Qė nga qershori i vitit 1999 (nuk e them pas pėrfundimit tė luftės sepse ajo nuk ka pėrfunduar ende), opozita, shoqėria civile, analistėt e varur dhe tė pavarur, intelektualėt e kallashit dhe patriotėt e sutlijashit, vėrejtjen kryesore e kishin pse partia qė i ka fituar zgjedhjet apo koalicioni qeverisės nuk po bėn mė shumė pėr veriun e Kosovės i cili ishte shndėrruar nė kolektor (mbledhės) i tė gjitha fundėrrinave kriminale. Veriu i Kosovės ishte shndėrruar nė Kolumbi tė Pablo Eskobarit, Ēikago tė Al Kapones dhe Sicili tė don Vito Korleones. Ndėrkombėtarėt kanė pasur informacione tė mjaftueshme pėr kėto aktivitete kriminale dhe nuk kanė intervenuar. Duke pirė shlivovicė dhe duke mrizuar nė fundin e Stojadinkės nuk kishin si tė intervenonin. Bėnin punėn pėr ēka kishin ardhur! Kontrabandonin narkotikė, trafikonin qenie njerėzore, karburante, pije alkoholike, duhan dhe bėnin biznes shumė fitimprurės! Arsyetimi pėr mosintervenim ishte se: ”i ėshtė lėnė vend bisedimeve“! Janė investuar miliona e miliona euro pėr joshjen e strukturave kriminale tė Serbisė nė kėtė pjesė tė okupuar tė Kosovės qė tė integrohen nė shoqėrinė kosovare. Nė fakt, shumė prej kėtyre mjeteve kanė shkuar nė kontot e bosėve mafiozė tė Veriut. Ata kanė krijuar zonat doganore si nė Meksikon e Zapatės dhe Panēo Vilės e qė nėnkupton promovimin e cubėrisė si mėnyrė zhvatjeje nė shtetet qė aspirojnė tė integrohen nė BE. Kriminelėt e veriut tė Kosovės e kanė promovuar mini shengenin nė variantin mė tė mundshėm kriminal (kalimin e kufirit pa dokumente tė udhėtimit dhe mallit pa iu nėnshtruar procedurave tė doganimit) shumė para Fatmir Sejdiut, Ivanovit e Bamir Topit! Veriun e kanė shndėrruar nė Saharė (shkretėtirė) institucionale dhe tokė tė premtuar pėr aktivitete kriminale! Edhe pas shpalljes sė kėsaj pavarėsie qė e kemi, kritikat kryesore qė u janė drejtuar institucioneve kanė qenė se: “e shitėn veriun e Kosovės“! Ka pasur propozime qė atje tė dėrgohen 5000 policė kosovarė ndėrsa qė edhe banorėt qė jetojnė nė atė pjesė tė Kosovės tė armatosur sipas parimit tė Mao ce Dunit. Tė armatoset FSK dhe tė dėrgohet nė kufijt verior! Populli i armatosur e bėn luftėn e armatosur! Nuk mund tė ankohemi se ka pasur mungesė tė ideve pėr “ēlirimin“ e veriut tė Kosovės. Mirėpo, tė gjitha kėto plane, projekte, angazhimin e strategjive tė “strategėve“ tė restoranteve dhe kafeterive si: Rings, Strip Depot, Papillon, Ex, Ultra, XL etj.janė bėrė nga flladi i amshueshėm dhe zhurma e skajshme e muzikės sė Cecės, Goran Bregoviqit, Frank Zapės, Shaqir Cėrvadikut, Erik Kleptonit, Bob Marlit, Mik Xhegerit etj. Dėshira pėr tė bėrė diēka ka qenė XXL ndėrsa mundėsitė shumė S (mall), tė vogla! Nė mungesė tė njė strategjie ademjashariane i jemi kthyer variantit mė karikaturial tė “qėndresės“ gandiane! I vetmi person qė vėrtet ka derdhur djerės pėr Mitrovicėn ka qenė Shkurte Fejza duke kėnduar kėngėn: ”Jo nuk ndahet kurrė o Mitrovica“ nė lokale pa klimatizim tė mjaftueshėm! Para zgjedhjeve tė fundit, gjatė fushatės elektorale mė sė shumti fituan ata qė i dinin kanalet apo pėrrockat ku, nė mėnyrė tė sigurt i bartnin politikanėt qė vizitonin “pjesėn e okupuar tė Kosovės” dhe tė cilėt pastaj deklaronin se: ”Jo nuk ndahet kurrė o  Mitrovica“! Edhe pas zgjedhjeve tė fundit u aktivizuan vuvuzelat qė na prishnin komoditetin e “mrizit tė zanave“ duke thėnė se veriu i Kosovės iku, u shit, u fal pėr njė pushtet qė realisht nuk e kishin! Me pordhė tė kafeterive donin ta ēlironin Mitrovicėn! Nėse nisemi nga fakti se pėr 12 vite me radhė veriu i Kosovė ishte nė fakt Mars, Jupiter apo Neptun pėr institucionet e Kosovės atėherė ēka ėshtė dashur tė bėhej! Veriu ka qenė mė Serbi se vet Serbia nga i cili shumica kanė ēuar duart! Ne edhe mund tė gėnjejmė mirėpo me veriun e Kosovės janė marrė vetėm ata qė kanė qenė emocionalisht tė lidhur me te, ata qė u kanė mbetur pronat atje dhe qė janė shndėrruar nė muhaxhir nė shtetin e tyre dhe shqiptarėt, pjesė e krimit tė organizuar qė kanė bashkėpunuar me ivanoviqėt, jakshiqėt, stefanoviqėt, bogdanoviqėt, nikoliqėt, tadiqėt dhe koshtunicėt! Prandaj, intervenimi i 25 korrikut ka qenė pėrpjekje pėr t’i lėvizur gjėrat dhe i ka lėvizur gjėrat.

 

Asgjė mė nuk ėshtė si mė parė

 

     Tash po dalin analiza qė e vėrtetojnė thėnien: ”se pasi tė falet Bajrami, tė gjithė bėhen myslimanė” duke kritikuar qeverinė pėrkatėsisht Hashim Thaēin se ka hyrė nė: “lluga pa sakicė” duke dėrguar policinė speciale ROSU nė aventurė! Po bėhen bilance dhe po del se Kosova po ndahet e humbur sepse nuk e ka vė nėn kontrollė njė pjesė tė territorit tė saj! Po thuhet se policėt janė dėrguar me nga 18 fishekė dhe se pėr tė shpėtuar nga uria kanė marrė nga KFOR’i nga njė ve. Mungesė elementare e moralit dhe respektit pėr ata qė sakrifikuan jetėn nė kėtė pėrballje me strukturat kriminale tė veriut tė Kosovės! Kėtė po e thonė pikėrisht ata qė janė ketuar nėn hijen e vezėve e tė tjerėve dhe se edhe luftėn e UĒK’sė e kanė konsideruar aventurė! Nė vend se tė jenė krenarė qė pėr herė tė parė Kosova ka polici tė motivuar kombėtarisht dhe nė mbrojtje tė interesave shtetėrore. Policėt e projektuar nga ana e kėtyre, qė pėr inate personale e kallin shtetin, mė parė na kanė arrestuar, torturuar dhe vrarė! Nė fund tė fundit; cila do tė ishte alternativa e mosveprimit?! Kritikuesit e kėsaj pėrpjekjeje pėr shtrirjen e sovranitetit shtetėror nuk po e ofrojnė asnjė zgjidhje! Qenka dashur sipas tyre qė pėr kėtė intervenim tė debatohet gjerė e gjatė dhe pastaj tė votohet nėse duhet tė intervenohet apo jo? Jo nuk qenkan bėrė parapėrgatitjet, jo nuk qenka siguruar pėrkrahja logjistike e shumė e shumė vėrejtje tė tjera nga “ekspertėt pėr ēėshtje sigurie“! E ēka paska bėrė Behgjet Pacolli gjatė dy vizitave tė bėra nė veri tė Kosovės?! Paska tredhur miza a? Ai, vetėm nga modestia nuk ka dashur tė bėjė publik kėtė plan! Definitivisht, proceset kanė lėvizur dhe mė nuk ka gjasa tė riciklohet situata si ajo para 25 korrikut.

 

Pėr shkak tė Hashimit (njerkės), le  tė vdes Kosova (djali)

 

     Duket qartė se pėr shumė analistė, opozitarė, mercenarė, daullexhinj, shakaxhinj dhe tė tjerė, problemi nuk qėndron tė Serbia por te Hashim Thaēi. Shtrine Hashimin pėr tokė dhe do tė ēlirohet Afganistani! Vėrtet mendoj se ky intervenim ka qenė shumė i nevojshėm! Pavarėsisht kush do tė ishte nė pushtet, do ta pėrkrahja! Dhe mendoj se nuk bėn ndryshe. Ėshtė ēėshtje tjetėr se si do tė veprohet mė tutje! Nėse nuk arrihet qė nė pikat kufitare 1 dhe 31 tė kthehen doganierėt dhe policėt kosovarė atėherė edhe unė do t’i pėrkrah kėta qė po kritikojnė! Nuk ka respektim tė reciprocitetit pa doganierė dhe policė kosovarė! Nuk ka luftė kundėr krimit tė organizuar nėse joviqėt, ivanoviqėt, jakshiqėt, bogdanoviqėt, stefanoviqėt, tadiqėt dhe iqėt tjerė shkojnė nė Beograd dhe me kriminelin demokrat Boris Tadiq hartojnė strategji dhe taktika si do tė veprohet nė “mbrojtje tė kėsaj toke serbe”. Qė Beogradi tė vendos pėr Kosovėn! Njė pjesė e ndėrkombėtarėve janė krejt tė pafytyrė sepse po qėndrojnė prapa barikadave tė trungjeve dhe po i tėrheqin penjt! Maskara si Galluqi nuk ėshtė as vet Tadiqi! Tash, merreni me mend se kush ėshtė marrė me ēėshtjen e integrimit tė veriut! Galluqi dhe gulluguqėt e tjerė tė UNMIK dhe EULEX! Pse nuk arrestohen krerėt e krimit tė organizuar? Gjenerali i KFOR’it Byhler e di shumė mirė se kush janė ata? Edhe gjenerali tjetėr, Ksavier de Marnak qė pėr shkak tė kanaxheqit tė bijės sė tij e la veriun nė flake, ka njohuri tė mjaftueshme pėr krerėt e krimit tė organizuar nė veri! Nėse EULEX dhe NATO kanė qėndrim neutral ndaj statusit tė Kosovės, nuk do tė duhej tė kishin status neutral kundėr krimit dhe kriminelėve! Kėta, megjithatė po e kanė!

 

Serbia dhe Kosova nė tė ardhmėn

 

     Serbia nuk ėshtė e kėnaqur me marrjen vetėm tė veriut tė Kosovės duke e qiprizuar Kosovėn. Ajo dėshiron qė pėrmes veriut dhe duke i instrumentalizuar serbėt nė pjesėt e Kosovės qendrore ta bėjė Kosovėn jofunksionale. Ta mbajė peng! Ndėrkombėtarėt po e tolerojnė kėtė synim tė Serbisė. Po e ndihmojnė Serbinė nė realizimin e kėtij synimi duke e federalizuar Kosovėn dhe duke i “mbrojtur” kufijt e jashtėm tė Kosovės me Serbinė duke i quajtur ata administrativė! Nėse nuk trandemi shpejt, konfliktin e kemi shumė afėr! Ai po bėhet i pashmangshėm! Madje i domosdoshėm! Prandaj, mos tė merremi me veten por me problemin dhe rrezikun real qė po na kanoset! Ose, ta fusim kokėn nė rėrė si makushi dhe me prapanicėn krenare tė ngritur lart t’i presim goditjet e radhės! Serbia po i pėrdor pėr qėllime tė pėrfitimeve tė gjithė kriminelėt e vet duke i dorėzuar nė Gjykatė, Millosheviqin, Karaxhiqin, Sheshelin, Mlladiqin dhe Haxhiqin, pse ne tė mos i mbrojmė tė drejtat tona! Nėse Kosova shndėrrohet nė federatė midis entitetit politik dhe kombėtar serb dhe shqiptarė, nuk ka ardhmėri kėtu! Pavarėsia dhe sovraniteti do tė mbesin vetėm si diēka e dėshiruar, thuaja nė duart tona por pėrgjithmonė tė humbura! Njė armiqėsi qė ndėrpritet mund tė shndėrrohet nė njė bashkėjetėsė ndėrsa njė armiqėsi qė nuk pėrfundon mund dhe do tė shndėrrohet nė ferr!

 

 

Kam thėnė botėrisht se Hashim Thaēi ėshtė improvizues gjenial

dhe pehlivan qė ka mbijetuar tė gjitha situatat deri mė tani

por  pashmangshėm do ta humb betejėn e fundit.

 

 

ĖSHTĖ LEHTĖ TĖ KRITIKOSH,

POR ĖSHTĖ VĖSHTIRĖ TĖ VEPROSH

( Shkruan: Behxhet Sh. SHALA - Prishtinė, 05. 08.  2011 )

 

Marrėveshja e Buhlerit, si biznesi i Trashlerit

 

     Nė shkrimin paraprak pata thėnė se Borko Stefanoviq dhe Goran Bogdanoviq, si makro aktual tė strukturave kriminale paralele serbe po luajnė lojėn e cic’micit me komandantin e KFOR’it, gjeneralin Byhler dhe se i kanė bėrė shylevek. Gjithashtu, isha i sigurt se gjenerali Byhler do t’i mėsojė edhe do lojėra dhe se do t’i luaj ato lojėra sipas muzikės serbe! Ashtu edhe ndodhi! Serbėt, nė me krye cubat Stefanoviq dhe Bogdanoviq bllokonin rrugėt kryesore duke grumbulluar trungje, rėrė, gurė, si resurse tė palėvizshme dhe bėrllogun paramilitaro - parapolitik, si resurse lėvizėse! Bėrthama e kėtij bėrllogu ishin ivanoviqėt, janiqieviqėt, ristiqėt, jakshiqėt dhe antonijeviqėt, bandat paramilitare qė kishin vrarė dhe masakruar civilė shqiptarė gjatė luftės ēlirimtare dhe qė e kishin vazhduar krimin edhe pas pėrfundimit tė luftės! Sidomos nė shkurt tė vitit 2000 kur u vranė 11 shqiptarė dhe u shpėrngulėn me dhunė 13.800 shqiptarė dhe joserbė! Kėta e vranė edhe Shefko Sallkoviqin, boshnjakun qė e kishte vendosur nė shtėpinė e tij flamurin e Republikės sė Kosovės! Kėta vranė edhe shumė shqiptarė tė tjerė. Kėta vranė edhe policė ndėrkombėtarė! Kjo bandė vrau edhe Enver Zymberin, policin e ROSU si dhe plagosėn disa policė tė tjerė! Kėta piromanė shovinist shkatėrruan pikat kufitare 1 dhe 31. Shkatėrrimin dhe kalljen e pikės kufitare 1 e pėrsėritėn nė ndėrkohė qė policia e EULEX’it ia mbathi pėr Serbi! Nė barrikada grumbulluan gra, fėmijė dhe pleq! Paramilitarėt shoqėronin Borkon dhe Goranin nė ndėrkohė qė nė ato diga bllokuese kishte edhe popa tė Kishės Ortodokse Serbe. Popat e kėsaj kishe bekonin paramilitarėt e Arkanit nė bazėn e tyre nė Erdut para se tė fillonin “vallen e krimeve“ nė Kroaci, Bosnje dhe nė Kosovė! Popat e kėsaj kishe bekonin edhe ata qė vendoseshin nė barrikadat e Borko Stefanoviqit dhe Goran Bogdanoviqit! Menaxhere kryesore e sistemimit nė barrikada ishte njė shtrigė bjonde e cila nga ballkoni i Gjykatės sė Qarkut (e okupuar po nga kėta paramilitarė), me flamur tė Serbisė nė dorė brohoriste “ovo je Serbija”. Mė kujtohet se kur e sollėn tė prangosur nė Prishtinė, sillej si Majka Jevrosima! Nuk i dėgjohej fare zėri! Pjesėn veriore tė Republikės sė Kosovės e patėn shndėrruar nė parajsė tė krimit tė organizuar. Nė prani tė policisė sė UNMIK’ut, EULEX’it dhe KFOR’it! Nė kartele tė tipit tė Medelinit tė Kolumbisė nga koha e Pablo Eskobarit, nė banda mafioze tė Meksikos si dhe Sacra Corona Unita tė Italisė (varianti mė kriminal i mafias italiane)! Ndonėse ishte njė dallim. Mafiozėt nė Kolumbi, Meksiko apo Itali burgoseshin ose vriteshin, nė pjesėn veriore tė Republikės sė Kosovės vetėm trasheshin! Vetėm shtoheshin! Tė gjithė e dinin se ēka po ndodhte nė atė pjesė tė Kosovės dhe tė gjithė heshtnin. Ndėrkombėtarėt propozonin qė me kėta kriminelė tė bėhej dialog. Qė krimin e organizuar ta mbėshtjellin me forcė politike!  Krimi i organizuar nė kėtė pjesė tė Kosovės organizonte zgjedhje tė Serbisė nė Kosovė ndėrsa pengonte organizimin e zgjedhjeve tė Kosovės nė Kosovė! Krimi i organizuar zgjidhte kryetarėt e komunave si dhe tėrė administratėn paralele tė Serbisė! Ndėrkombėtarėt u ndihmonin nė organizimin e zgjedhjeve tė Serbisė nė Kosovė duke i siguruar me polici tė tyre! Ndėrkombėtarėt mundėsuan qė policėt serbė tė Policisė sė Kosovės t’i binden Beogradit dhe jo Prishtinės duke e kėputur zingjirin komandues me Prishtinėn dhe duke e trashur zingjirin komandues me Beogradin. Nuk e besoj se ka ndonjė vend nė botė ku policia ka refuzuar punėn nė shtetin, uniformėn e sė cilit ka bartur thuaja pėr njė vit dhe ėshtė paguar me rrogė duke punuar pėr shtetin qė ka dashur dhe bėn ēmos ta shkatėrrojė Kosovėn. Ky shtet ėshtė Serbia! Ndėrkombėtarėt tėrė kohėn e bojkotit kanė qenė nė anėn e policėve tė Sėrbisė qė kanė bartur uniformat e Policisė sė Kosovės dhe janė paguar nga buxheti i Kosovės duke mos lejuar qė ndaj tyre tė merren masat e domosdoshme! Nė shtetin e tyre kėtė nuk do ta lejonin kurrė! Nė shtetin e tyre kurrė nuk do tė lejonin qė forcat paramilitare tė shtetit armik t’i vjelin doganat nė formė tė zhvatjes! Tė vendosin ligjin e krimit mbi Kushtetutėn e vendit! Nė Kosovė e kanė lejuar kėtė! Madje e kanė pėrkrahur duke biseduar me strukturat paralele tė Serbisė! Ndėrkombėtarėt kanė lejuar qė politikanėt kosovarė, nga niveli i kryetarėve tė komunave deri te posti ministror tė pėrfitojnė miliona euro nga krimi i organizuar. E kanė lejuar bashkėjetesėn e politikanėve tė kriminalizuar dhe korruptuar kosovarė me krerėt e krimit tė organizuar mafioz serb, vetėm pėr tė ruajtur situatėn e sigurisė dhe pėr t’i hyrė nė qejf regjimit tė Serbisė! Duke marrė parasysh kėtė bashkėdyzim, bashkėpunim dhe bashkėveprim tė kriminelėve serbė dhe kosovarė, ndėrkombėtarėt janė kontribues nė fuqizimin e kėtij krimi! Po me kėta kriminelė tė strukturave paralele tė Serbisė, gjenerali Byhler e lidhė Marrėveshjen tripikėshe e cila faktikisht e bėnė situatėn mė tė rėndė se para datės 25 korrik! Tash malli i Serbisė kontrabandohet si ndihmė humanitare! Prapė nuk ka kontrollim doganor tė mallit, nuk ka doganierė dhe policė tė Republikės sė Kosovės! Ēfarė pėrparimi ka kėtu kur drejtor i “doganave“ bėhet Borko Stefanoviq ndėrsa “doganierė“ dhe “policė”  bėhen rojat e urės dhe kriminelėt e barrikadave! Kėtė qė e ka bėrė gjenerali Byhler nė Kosovė nuk do ta duronin as pjesėtarėt e fisit Zullu nė Afrikėn e shekullit 18’tė! Pėr Kosovėn dhe qytetarėt e saj tri pikat e Marrėveshjes sė Byhlerit i ngjajnė tri puthjeve ortodokse tė grofit Drakulla! Duket, sipas tė gjitha gjasave se kėtė “marrėveshje“ nė fakt e ka shkruar Tadiqi, e kanė pėrmirėsuar Millan Jakshiqi dhe Oliver Ivanoviqi, ėshtė konsultuar Vojisllav Shesheli, postier ka qenė Borko Stefanoviq ndėrsa e ka nėnshkruar gjenerali Byhler! Pastaj, Hashim Thaēi e ka lexuar nė media! Kjo “marrėveshje” dėmton shumė interesat dhe ardhmėrinė e serbėve qė duan tė jetojnė nė Kosovė! Sepse ata kanė mbetur nė senduiē midis Tadiqit dhe Byhlerit! Politikanėt tanė nė rastin konkret janė krejt jashtė loje! Nėse hyjnė nė lojė me kėto rregulla tė lojės, me kėto tri pika e kanė tė garantuar kartonin e kuq dhe diskualifikimin e pėrjetshėm nga fushėbeteja politike dhe kombėtare!

 

Konstruktiviteti dhe destruktiviteti

 

     Pas 25 korrikut e patėm njė reagim folklorik dhe euforik. Pikėrisht si teneqja nga fabrika e falimentuar e llamarinės nė Vushtrri! Pėr njė kohė na bashkojė gjaku i dėshmorit Enver Zymberi. Neve duhet tė na thyejnė kokėn mirė e mirė qė ta respektojmė njėri’tjetrin! Serbėt nga asgjė hiēi krijojnė vlera. Ne vlerat e vėrteta i bėjmė antivlera. Politikanėt serbė sakrifikohen pėr shtetin ndėrsa shumica e politikanėve shqiptarė sakrifikohen pėr pushtetin. Serbėt e vranė Karaxhorxhin, Obrenoviqin, Drazha Mihajloviqin, Xhinxhiqin, Arkanin, Leginė etj. I lidhėn dhe i dorėzuan nė Hagė Millosheviqin, Millutinoviqin, Karaxhiqin, Mlladiqin dhe Haxhiqin kur e vlerėsuan sė ėshtė nė interes tė Serbisė. Vuk Jeremiqi e luan rolin e palaqos pėr interesa tė shtetit tė tij. Borko Stefanoviq, nga njė qengj i butė u shndėrrua nė njė derr tė egėr pėr interesa tė Serbisė. Pra, kėta vetsakrifikohen pėr Serbinė. Ndėrkaq, tash po e sulmojnė Hashim Thaēin pse nuk e paska ēliruar Mitrovicėn ndonėse e dinė se edhe ata, po tė ishin nė pozitėn e tij nuk do tė bėnin asgjė mė tepėr. Kam thėnė botėrisht se Hashim Thaēi ėshtė improvizues gjenial dhe pehlivan qė ka mbijetuar tė gjitha situatat deri mė tani por qė pashmangshėm do ta humb betejėn e fundit. Mirėpo nė kėtė situatė Hashim Thaēi e meriton pėrkrahjen e plotė. Unė nuk jam i gatshėm qė vetėm pėr ta hequr Hashim Thaēin nga skena politike t’i fus flakėn Kosovės! Po e them gjithashtu se asnjė politikan nė skenėn politike kosovare aktuale nuk do ta menaxhonte mė mirė situatėn e krijuar! Kėta politikanė qė po e quajnė Thaēin sfilatist pėr tė pėrfituar nga kjo situatė e kanė shumė gabim! Hashim Thaēit nuk po i rrezikohet posti i kryeministrit dhe zgjedhjet nuk janė nė prag! Dhe kėta nuk mund ta rrėzojnė Hashimin. Hashimin do ta shtrijnė pėr toke vetėm “sytė e ballit”. Ėshtė shumė e pamoralshme qė nė kėto ēaste t’i pėrmendet raporti i Dik Martit dhe tė shantazhohet me kėtė. Definitivisht gjėrat kanė lėvizur dhe nuk do tė kthehet gjendja e para 25 korrikut. Pėr momentin ėshtė edhe mė keq por kjo nuk mund tė zgjasė nė infinit. Nė fund tė fundit, kush e ka ndaluar opozitėn tė organizojė protesta gjithėpopullore “pėr bashkimin e Mitrovicės”! Kurrė nuk ka qenė kohė mė e pėrshtatshme dhe rast mė i mirė! Pse nuk e kanė bėrė? Pėrgjigjen gjejeni vet, lexues tė nderuar. Pėr shumė gjėra nuk pajtohem me Hashim Thaēin mirėpo pėr kėtė rast e vlerėsoj se ka bėrė njė veprim tė domosdoshėm. Dhe shumė tė guximshėm. Dhe askush normal nuk mund ta mohojė patriotizmėn e Hashim Thaēit dhe kontributin e tij nė procesin e shtetbėrjes sė Kosovės. E ka hapur njė shtegė tė vogėl nė kėnetėn e krimit tė organizuar nė Mitrovicėn e Veriut  nga domosdoshmėrisht, sė bashku me ujin e ndotur do tė shkojnė edhe kriminelėt, serbė dhe shqiptarė! Filteri i drejtėsisė dhe inkriminimi i tyre do ta pėrcaktojė pėrbėrjen e “peshqve tė mėdhenj” qė do tė kapen posa ta lėshojnė kėnetėn e krimit tė organizuar! Ėshtė keq ndoshta qė e them dhe tingėllon mbase edhe pesimiste por Hashim Thaēi sot nuk ka alternativė nė Kosovė! Ose, ma gjeni cili ėshtė?! Hashim Thaēi do tė jetė i fortė dhe ndjehet i fortė sepse e dinė shumė mirė se ėshtė i pazėvendėsueshėm! Sepse po pėrkrahet nga dy “sytė e ballit”, Vashingtoni dhe Brukseli! Dhe, sepse i ka fituar zgjedhjet pėr dy mandate! Dhe se do t’i fitojė edhe nė mandatin e tretė! Unė nuk e dėshiroj pėrfundimin e Hashim Thaēit edhe nėse mė fusin nė trezorin e Thesarit tė SHBA. Kur e them kėtė mos mendoni se e kam zbuluar Amerikėn por po flasė nga pėrvoja e shteteve rreth nesh. Kemi shembuj shumė konkret. Shumė kam dėshirė tė gaboj nė kėtė parashikimin tim. Nuk mund ta kenė tė gjithė fatin e Millo Gjukanoviqit i cili ka mbijetuar falė rrethanave tė caktuara. Propozoni alternativa si t’i ndihmojmė Republikės sė Kosovės. Si ta forcojmė shtetin! Pėr ta shkatėrruar e kemi shumė lehtė! Hashim Thaēi dhe ēdonjėri prej nesh ėshtė i vogėl karshi interesave tė shtetit. Ne jemi vdekatarė tė thjeshtė dhe kalimtarė tė rastit nė shtėpinė, kornizėn apo hapėsirėn qė quhet Republika e Kosovės e qė unė do tė doja tė quhet Shqipėri! Kjo ėshtė dėshira por cilat janė mundėsitė reale?!

 

 

.