“Lufta s’ėshtė gjė tjetėr veēse vazhdim i politikės me mjete tė tjera!”

 

HALIT BARANI, NATO DHE

MILLAN IVANOVIQ, KUSH NĖ PARAJSĖ E KUSH NĖ FERR!

Shkruan: Behxhet Sh. SHALA - Prishtinė, 12. 08.  2011

__________________________________________________________________________________

 

Uji nuk kthehet nė vendin ku buron

 

     Edhe mė tutje, temė e ditės ėshtė bėrė pėrpjekja e qeverisė sė Republikės sė Kosovės pėr shtrirjen e sovranitetit nė hapėsirėn qė kontrollohet qė nga viti 1999 nga strukturat kriminale serbe si formacione paramilitare (ish’kriminelėt dhe paramilitarėt e qė njėkohėsisht janė pjesėtarė tė MUP’it) e qė kanė qenė dhe janė pėrgjegjėse pėr vrasje, zhvatje, ngritje tė tensioneve, moslejimin e organizimit tė zgjedhjeve, “doganimin” e mallrave nė pikėn 1 dhe 31 dhe okupimin e Gjykatės sė Qarkut nė Mitrovicė! Kėto struktura kanė qenė ekzekutivi i vendimeve politike tė nomenklaturave politike tė Beogradit tė udhėhequra nga Koshtunica, Xhinxhiqi dhe Tadiqi. Me kėtė ėshtė kompletuar mozaiku i krimit duke bashkuar krahun politik dhe ate ushtarako’policor dhe paramilitar! Menjėherė pas pėrfundimit tė luftės nė Kosovė ka qenė nė njė gjendje kaotike ku Institucionet e Pėrkohėshme “Qeverisėse“ nuk kanė pasur qasje nė vendimmarrje! Sė paku 25 shėrbime tė huaja dhe disa vendore kanė lėvruar mbitokėn dhe nėntokėn e Kosovės duke e forcuar kėtė kaos ndėrsa disa prej tyre janė pėrpjekur t’u ndihmojnė kėtyre institucioneve tė brishta qė tė hecin drejt shtetformimit. Me njė fjalė, kanė shėrbyer si kambalecė tė kėtyre institucioneve. Shteti serb ka investuar shumė nė mirėmbajtjen e rrjetit tė vet informativ duke e forcuar materialisht dhe duke i ruajtur kuadrot e rekrutuara, qė nga koha e paraluftės! Ėshtė fshehtėsi publike se disa gazetarė apo aktivistė tė shoqėrisė civile, ish’politikanė dhe kuadro tė tjera tė rekrutuara nga UDB dhe KOS janė akomoduar shumė mirė nė vende pėrgjegjėse politike dhe aty ku krijohet opinioni apo zhvillohet biznesi! Dihet shumė mirė se nėse njė herė kurthoheni, me dashje apo “pa dashje“ nė rrjetin e shėrbimeve informative, vėshtirė e keni tė dilni nga ky rrjet, me kokė dhe trup nė Kosovė! Ai qė ka dezertuar zakonisht trupi i ka mbetur nė Kosovė ndėrsa koka nė Stamboll apo Beograd! Ata qė kanė mbetur me trup dhe kokė nė Kosovė kanė vazhduar aktivitetin sipas mėsimit tė Klauzevicit, tash me mjete tjera! (Teoria e Klausvicit thotė: “Lufta s’ėshtė gjė tjetėr veēse vazhdim i politikės me mjete tė tjera!” - plotėsim i SH.B) Mitrovicėn e kanė ndarė ndėrkombėtarėt dhe veriun e Kosovės e kanė formuar, mirėmbajtur dhe forcuar gjithashtu ndėrkombėtarėt. Serbia, por edhe disa qendra ndėrkombėtare kanė luajtur nė faktorin kohė! Sa mė shumė qė tė zgjas kaosi nė veri, krijoheshin kushtet pėr stabilizimin e strukturave kriminale dhe margjinalizohej faktori shqiptar pėrmes dėbimit tė tij dhe spastrimit etnik. Llogaritej se me njė demografi etnike krejtėsisht tė ndryshuar, ēdo arbitrazh ndėrkombėtar do tė pėrligjte gjendjen ekzistuese. Njėri ndėr tė parėt e Kishės Ortodokse Serbe pati deklaruar se: ”ēije su ovce, njihova je livada“, nė shqip: ”tė kujt janė delet, tė tija janė edhe livadhet“! Ose, pėrkthyer krejt shqip: ”pronarė tė shtetit janė banorėt qė jetojnė aty duke menduar gjithnjė nė shumicėn”! Kjo kishė nė fakt gjithmonė ka qenė zėdhėnėse e politikės sė Serbisė apo njė variant ortodoks i Korbit tė Edgar Allan Poesė i cili  gjithmonė ka qenė lajmėtar i vdekjes! Vendimin e Qeverisė sė Republikės sė Kosovės, pėrkatėsisht kryeministrit Hashim Thaēi pėr tė dėrguar policėt e njėsive speciale ROSU fillimisht e patėn pėrkrahur tė gjithė! Ishte njė konsensus politik dhe gjithėkombėtar. Ishte njė konsensus lokal, rajonal dhe mė gjerė! Dhe, ky ishte njė sinjal pėr faktorėt vendimmarrės qė tė veprojnė menjėherė! Prandaj edhe reaguan menjėherė! Definitivisht, nuk ka gjasa qė gjendja tė kthehet sikur para 25 korrikut! Kurrė mė! Ndryshe, kjo do t’i ngjante njė hara - kiri (vetvrasjeje), si pėr politikanėt qė po qeverisin tani, ashtu edhe pėr vet shtetin e Kosovės! Tash po analizohen gabimet dhe po gjinden 100 e mė shumė vėrejtje! Por, askush mė parė as qė ka marrė guximin tė ndėrmarr njė veprim tė tillė! Opozitėn dhe disa analistė nga shoqėria civile shumė shpejt i ka ”lėshuar” eurokremi i pėrkrahjes! Tash janė shndėrruar nė gjuetarė qė kanė zėnė pritėn dhe me municion antitank po qėllojnė njė qenie krejt tė brisht, tė stėrlodhur, njė lepur krejt tė rraskapitur, shtetin e Kosovės! Dinjitoz deri mė tani ka mbetur lideri i partisė opozitare mė tė madhe, z.Isa Mustafa i cili ėshtė ngritur mbi inatet personale dhe ka dalur nė pėrkrahje tė veprimeve qė ka marrė Qeveria e Republikės sė Kosovės. Opozitė konstruktive nė kohė shumė tė vėshtira pėr shtetin e Kosovės! Mirėpo, nuk ka as njė dyshim se nėse Hashim Thaēi nuk i rikthen pikat  doganore 1 dhe 31 nėn sovranitetin e Republikės sė Kosovės e qė nėnkupton shndėrrimin e kufirit administrativ nė shtetėror, atėherė lirisht nė zgjedhjet e ardhshme mund tė kandidohet pėr kryeministėr tė Afganistanit! Por edhe ne atėherė do tė shndėrrohemi nė talebanė tė oportunizmit! Dhe nuk do tė mund tė lirohemi nga pėrgjegjėsia!

 

Populli qiellor, kriminelė nė tokė

 

     Strukturat kriminale serbe nė veri tė Kosovės u shpėrfaqen ashtu siē janė nė tė vėrtetė, si zemra e krimit tė organizuar dhe vrasės! E vranė policin e ROSU, Enver Zymberin dhe plagosėn disa policė tė tjerė! E shkatėrruan dhe i vunė flakėn pikės doganore 1 ndėrsa u pėrpoqėn tė bėjnė tė njėjtėn gjė edhe me pikėn doganore 31. Shkatėrruan infrastrukturėn duke “mbjellur“ kryqe nė magjistralen ndryshe proneė e shtetit tė Kosovės. Nė krejt kėtė rrėmujė mė sė lehti shpėtuan pikėrisht serbėt tė cilėve nuk u mungojė as njė fije floku! Edhe policėt e EULESH’it shpėtuan pa asnjė lėndim dhe dėm. Nėse si dėm nuk llogaritet mbushja e brekėve! Nė fakt ky dėm ėshtė fare i riparueshėm. Njė lavatriēe e mirė i pastron brekėt e policėve tė EULESH’it por nuk i pastron strukturat kriminale pėr krimet e bėra para, gjatė dhe pas luftės! Po nė tė njėjtėn kohė kur strukturat kriminale e kallnin veriun e Kosovės, krimineli demokrat Boris Tadiq me bishtat e tij, Vuk Jetremiq, Goran Bogdanoviq dhe Borko Stefanoviq deklaronin se: ”serbėt me rezistencėn e tyre paqėsore po i japin shembuj botės se si mbrohen vlerat demokratike“!!!!!! Kjo i bie sikur  Moamer el Gadafi tė bėhet ligjerues pėr tė drejtat e njeriut nė Oksford apo Kembrixh!

 

Diēka pėr titullin

 

     NATO ėshtė Aleanca mė e fuqishme ushtarake nė botė. Pėrmes veprimeve ushtarake pėrcakton edhe proceset politike nė shumė shtete tė botės. Truri dhe zemra e kėsaj Aleance janė SHBA, shtet ky qė e ka “kolonizuar“ Kosovėn! As mė pak e as mė shumė! Dhe, ky mund tė jetė mbase suksesi mė i madh i NATO! Pas pėrfundimit tė luftės nė Kosovė pikėrisht NATO paska identifikuar dhe profilizuar krerėt e krimit tė organizuar nė veriun e Kosovės, duke i bėrė pėrgjegjės pėr tė gjitha krimet nė kėtė pjesė tė okupuar! Millan Ivanoviq nė kėto raporte tė Aleancės NATO ėshtė identifikuar dhe portretizuar si Al Kapone i strukturave kriminale serbe nė veri tė Kosovės. I pari nė mesin e kriminelėve tjerė! Ky ėshtė pėrshkrimi i “vendit tė punės“ qė i bėn NATO kėtij vojvode tė Vojisllav Koshtunicės! Orari i tij i punės zgjatė 24 orė! Duket se ėshtė shumė i angazhuar! Sa vret, sa plaēkit, sa dhunon, sa shkon nė Beograd nė takim me kryevojvodėn Koshtunica! Nuk ka kohė as tė bėjė gjumė rehat nė shtėpinė e tij andaj gjumi e zė nė barikada! Jetė e vėshtirė, pa dyshim! Andaj, duhet mė nė fund tė vendos njė rregull nė jetėn e tij. Tė bėjė gjumė tė rregullt! Tė ketė ushqim tė rregullt! Tė mbajė higjienė me rregull! T’i rikthehet shėndeti fizik dhe sidomos ai mental (nėse kjo ėshtė e mundshme)! E pėr kėtė nuk ka vend mė tė mirė se Qendra e Paraburgimit nė Mitrovicė. Pėr fillim! Pastaj do tė pasonte Qendra Korrektuese nė Dubravė! Dubrava do tė ishte vetėm zgjidhje kalimtare deri sa nė fshatin Dyz do tė ndėrtohej Burgu i Sigurisė sė Lartė ku ky kriminel do ta kishte njė dhomė me shikim kah deti (liqeni i Batllavės)! Kjo ėshtė e vetmja mėnyrė qė Ivanoviq tė mbijetojė! Ndryshe, fqinj tė parė do ta ketė kolegun e tij, Zhelko Razhnjatoviq Arkan! Halit Barani ėshtė veprimtar apo mė mirė tė them ushtar dhe luftėtar pėr lirinė e popullit shqiptar, lirinė dhe pavarėsinė e Kosovės! Dhe veprimtar pėr tė drejtat e njeriut! Qė nga fillimi ka qenė dhe ėshtė shef i zyrės sė KMDLNJ’sė nė Mitrovicė! Atij i duhen vetėm 5 minuta pėr tė siguruar informatėn pėr atė qė ndodhė nė Mitrovicė, Skėnderaj dhe Drenas! Po i vure njė terleme nė kokė lirisht mund ta dėrgoni nė PEACE TV. Haliti nuk ėshtė nė krye tė ndonjė aleance ushtarake. Mirėpo, lirisht mund tė them se ėshtė mė i fort se NATO! Pėr njė arsye! NATO e ka identifikuar dhe portretizuar Millan Ivanoviqin si kapo bandė nė veri tė Kosovės vetėm pas vitit 2000 ndėrsa Halit Barani e ka identifikuar dhe pėrshkruar Millan Ivanoviqin si kryekriminel shumė para NATO’s; para, gjatė e sidomos pas pėrfundimit tė luftės! Bashkė me Marko Jakshiqin, Janiqijeviqin, Millojeviqin dhe kriminelė tė tjerė! Millan Ivanoviq ka udhėhehequr vallen e vrasjeve tė shqiptarėve gjatė luftės. Ai ka qenė nė krye tė krimit kundėr shqiptarėve nė shkurt tė vitit 2000 dhe ka udhėhequr operacionin e spastrimit etnik. Gjithashtu, ai ka pregatit “ikjen“ e 20 serbėve tė dyshuar pėr krime lufte nga burgu - Alkatrazi nė Mitrovicėn e Veriut! Ai ėshtė pėrgjegjės pėr vrasjen e Shefko Sallkoviqit. Ai ėshtė pėrgjegjės pėr vrasjen e Enver Zymberit! Ai ėshtė pėrgjegjės edhe pėr shumė krime tė tjera! Sepse, ėshtė kriminel dhe shovinist!

 

 

..