Ēfarė imoraliteti! Edhe ne, po e shohim se ēka po dėshiron tė bėjė Serbia me shtetin tonė

dhe pėrsėri po e blejmė mallin e Serbisė! Sa tė pafytyrė qė jemi! Botėrisht po i kallim dy - tri

kuti Pllazma, dhe njė kuti biber nga Horgoshka paprika, ndėrkaq tinėzisht bėjmė tregėti me

qindra miliona euro! Sa “patriotė“ qė jemi! Patriotė tė m…t!

 

 

NATA E BARTOLOMEUT DHE

DITA E RRENAVE TĖ KULLUARA!

( Shkruan: Behxhet Sh. SHALA - Prishtinė, 27. 07.  2011 )

 

 

“Paqja” e Tadiqit dhe kondicioni i Borko Stefanoviqit

 

     Boris Tadiq, president i Serbisė kriminale ėshtė kriminel demokrat! Shpresoj se nuk kam nevojė tė radhis shumė argumente pėr t’ju bindur se Serbia ėshtė shtet i  kriminalizuar. Mjafton tė them se regjimi kriminal  i Serbisė  ishte pėrgjegjės pėr tė gjitha luftat dhe tė gjitha krimet nė hapėsirėn e ish’Jugosllavisė. Nga Vukovari nė Kroaci, Srebrenica nė Bosnjė deri te Prekazi, Meja, Lybeniqi, Theranda etj. nė Kosovė. Nuk duhet tė harrohet se regjimi kriminal i Serbisė e ngjizi, e lindi dhe po e rrit njė krijesė fashiste tė qujatur Republika Serbska, si rezultat i njė spastrimi etnik, pasi ka masakruar myslimanė tė Bosnjės! Tė njėjtin monstrum paramilitaro - parapolitik po e pėrdor edhe sot si kėrcėnim pėr sigurinė dhe paqen nė Ballkan duke e shantazhuar edhe Republikėn e Kosovės. Ky regjim kriminal serb ėshtė vetėm vazhdimėsi e regjimeve kriminale serbe qė pėr mė tepėr se 100 vite kanė terrorizuar dhe masakruar shqiptarėt nė Kosovė dhe viset tjera ku kanė jetuar shqiptarėt! Nė territoret e spastruara etnikisht nga shqiptarėt e kanė ndėrtuar shtetin e tyre kriminal. Po ky regjim kriminal i kriminelit demokrat Boris Tadiq po pėrpiqet ta klonojė Republika Serbskėn nė Kosovė. Me anė tė “revolucionit tė trungjeve - balvan revolucija“ tė cilėn pėr herė tė parė e patėn pėrdorė nė Kroaci. Dhe duke shantazhuar misionet ndėrkombėtare. Nė Bosnjė i patėn lidhur ushtarėt ndėrkombėtarė nė shtylla elektrike apo tė urave, duke i poshtėruar skajshmėrisht! Ju kujtohet se sa i lumtur ishte gjenerali holandez nė Srebrenicė kur krimineli Ratko Mlladiq i bėri tė ditur se atij qyqari dhe ushtarėve tė tij po ua fal jetėn nė kohėn kur paralelisht me kėtė i ndante fėmijėt , burrat dhe pleqt myslimanė pėr t’i masakruar mė shumė se 8000 myslimanė tė Srebrenicės! I njėjti model por nė pėrmasa mė tė vogla u pėrdor nė vitin 2000 nė Mitrovicėn e okupuar nga kriminelėt serbė dhe politika kriminale e Beogradit ku, nė praninė e ushtarėve francezė tė KFOR’it u vranė 11 shqiptarė ndėrsa u shpėrngulėn me dhunė 13.800 qytetarė tė Mitrovicės. Mbi bazat e kėtij spastrimi etnik u ngritėn rojat e urės dhe strukturat paralele kriminale serbe qė zbatonin politikat e Koshtunicės, Gjingjiqit, Sheshelit, Legisė, Tadiqit, Nikoliqit dhe iqėve tė tjerė. Praktikisht, qė nga pėrfundimi i luftės e deri mė 25 korrik 2011, veriu i Kosovės ishte Serbi. Mė Serbi se vet Serbia! Ushtarėt  holandez tė SFOR’it nė Srebrenicė dhe ushtarėt francezė tė KFOR’it nė Mitrovicė kanė qenė pėrgjegjės pėr jetėt e qytetarėve qė kanė qenė nėn mbrojtjen e tyre. Pasi qė nuk i kanė mbrojtur ata janė bashkėpėrgjegjės pėr krimin, si nė Srebrenicė, ashtu edhe nė Mitrovicė! Mbi krimin nė Srebrenicė ėshtė ngritur Republika Serbska ndėrsa mbi krimin nė Mitrovicė po bėhen pėrpjekje tė ngritet Republika Serbska tjetėr! Trungjet nė “balvan revolucija“ nė Kroaci, vend ku ėshtė bėrė zbatimi apo prova e parė dhe pengesat tjera janė fshirė nga kroatėt dhe aleatėt pėr dy ditė! I njėjti model i “revolucionit tė trungjeve”nė Kosovė, i ndėrtuar nga Tadiqi, Cvetkoviqi, Ivanoviqi, Bogdanoviqi, Stefanoviqi, ivanoviqėt (Oliveri dhe Markoja), Jakshiqi, politikani me kryq dhe kamilaf Teodosije po ruhet dhe mirėmbahet nga EULEX (ēfarė paradoksi ky ėshtė akronim pėr Misionin pėr Sundim tė Ligjit) dhe pjesėrisht edhe me “besėn“ e dhėnė nga gjenerali Buhler! Dhe kėto trungje dhe pengesa tjera po bėhen pėrcaktues pėr fatin e veriut duke ngritur nė kėmbė tė gjithė faktorėt vendimmarrės. Partneri i Editės, Borko Stefanoviq e ka zėvendėsuar komoditetin e shtratit ku flenė me ashpėrsinė e trungjeve, rėrės dhe gurėve! Tėrė kohėn po flet pėr domosdoshmėrinė e vazhdimit tė bisedimeve pėr zgjedhjen e problemeve. E ka vetėm njė kusht tė vogėl; kthimi nė gjendjen para 25 korrikut! Nė kohėn kur kjo pjesė ka qenė “tokė e premtuar” pėr kriminelėt e tė gjitha llojeve dhe tė gjitha pėrkatėsive etnike si dhe tė atyre politike! Serbia nuk po e donė shtetin e Kosovės por po i donė eurot e kėtij shteti! Ēfarė imoraliteti! Edhe ne, po e shohim se ēka po dėshiron tė bėjė Serbia me shtetin tonė dhe pėrsėri po e blejmė mallin e Serbisė! Sa tė pafytyrė qė jemi! Botėrisht po i kallim dy - tri kuti Pllazma, dhe njė kuti biber nga Horgoshka paprika ndėrkaq tinėzisht bėjmė tregėti me qindra miliona euro! Sa “patriotė“ qė jemi! Patriotė tė m…t! Tėrė  kohėn bėjmė “patriotizėm” nėpėr kafene, bastore dhe duke vrapuar pas fundeve dhe nė anėn tjetėr e shajmė EULEX’in pse nuk po vdes pėr lirinė tonė! Pėr tokėn tonė! Njėmend EULEX ėshtė i poshtėr! Pastaj, lėshojmė klithma “patriotike”: “Amerikė mos na lė nė mėshirėn e EULEX”! Definitivisht e kemi goditur Amerikėn nė “thembrėn e Akilit”! Tash Amerika do tė pėrmbush kėrkesat e kosovarėve! Do ta pėrzė EULEX nga Kosova dhe do ta ēlirojė veriun e Kosovės! Pėr hirė tė kėrkesės sė kosovarėve qė i do aq shumė! Pastaj, nė skenė do tė dalin “ēlirimtarėt” kosovarė dhe nė krye me tė Madhin Behgjet Pacolli do tė marshojnė drejt veriut! “Miku” im i madh, Behgjet Pacolli ėshtė shumė i menēur! Nuk hynė llugave, pa sakicė! Para disa muajve ka qenė nė veriun e Mitrovicės pėr tė vėzhguar terrenin dhe pastaj i ka dorėzuar Hashim Thaēit strategjinė pėr integrimin e Veriut. Nė kėtė rast unė jam me Pacollin dhe nėse Pacolli i kthehet politikės duke u bėrė president i Koalicionit pėr Kosovė tė Re seriozisht do ta shqyrtoj mundėsinė tė bėhem pjesė e kėtij subjekti tė fuqishėm politik! Se a do tė bėhem anėtar i kėtij koalicioni tė fuqishėm mė nuk e vendos Behxheti por Behgjeti!

 

Besa e Buhlerit dhe Kanuni i Lekės

 

     Gjenerali Buhler duket se ėshtė i lidhur me Kosovėn! Emocionalisht dhe faktikisht! Ėshtė bėrė tradicionalist! Nė pamundėsi tė zbatimit tė ligjit i ėshtė kthyer interpretimit dhe zbatimit sė tė drejtave zakonore. Nė pėrputhje me ambientin ku jeton, punon dhe “vepron” ėshtė pėrcaktuar pėr zbatimin e Kanunit tė Lekė Dukagjinit, ndonėse, nėse merren parasysh rrethanat qė janė krijuar lirisht ndaj disave ka mundur tė pėrdor kodet “etike” tė pllakave tė Hamurabit! Gjenerali Buhler ėshtė treguar humanist i vėrtetė! Kriminelėve qė po bllokojnė rrugėt dhe qė kanė vrarė policėt e Kosovės nuk po i lenė pa besė! Nė fakt, po ua vazhdon besėn! Nga e premta nė tė shtunėn! U ka vazhduar besėn pėr 8 ditė tė plota! Qė tė kenė mundėsi tė vazhdojnė biznesin e tyre, kontrabandėn, bllokimin e rrugėve tjera, krimin e organizuar dhe vrasjen e policėve apo qytetarėve tė mbetur shqiptarė! Duket se gjenerali Buhler nuk e ka kuptuar Kanunin e Lekės apo i kanė pėrkthyer keq! Mund qė nė vend tė Kanunit tė Lekės dikush t’i ketė kontrabanduar Naēertanijen e Garashaninit apo Elaboratet e Ivo Andriqit! Madje, Buhler e ka mėsuar edhe lojėn e cic-micit. Po ua bėnė dong serbėve duke hapur rrugė dutėsore, tretėsore dhe dhiare nė ndėrkohė qė serbėt i kanė bėrė shylevek Buhlerit duke bllokuar rrugėt kryesore! Shumė lojė do t’i mėsojė dhe luajė Buhleri nė Kosovė pėr kėto pak ditė tė mbetura tė mandatit tė tij!

 

A po bėhet Jarina sikur Janina dhe Mitrovica si Ēamėria

 

     Jakupi, Valoni, Bardhoshi dhe Agoni, si ideologė tė bashkimit kombėtar, me nostalgji e kujtojnė Vilajetin e Janinės dhe i mbajnė hartat kur nė Janinė ėshtė frymuar, jetuar dhe vdekur shqip! Tash aty jetohet, frymohet dhe vdiset greqisht! Nga kjo histori e kaluar na kanė mbetur vetėm kėngėt e bukura, “Janinoooo” dhe “Vaj e Mall pėr Ēamėrinė”! Pas bisedimeve tė imponuara “teknike” kam frikė se do tė detyrohemi t’i kėndojmė kėngėt: ”Jarinooo” dhe “Ko to Kazhe, Ko tė Lazhe Mitrovica je Malla”! Me sopranon Edita (jo Mihali) por Tahiri nė krye!

 

Nuk ka mbaruar Gjakova qė tė ndahet Kosova

 

     Ėshtė krijuar njė situatė kur ndamja e Kosovės po shqyrtohet si njė mundėsi reale apo si pėrfundim i njė “marrėveshjeje historike“ midis shqiptarėve dhe serbėve! Si kompromis i pranueshėm pėr ”miqtė” tanė grekė, sllovakė, rusė, qipriotė, rumunė  dhe spanjollė. Besa edhe do “miq” francezė, norvegjezė, suedez, anglezė, italianė etj.nuk do tė kundėrshtonin kėtė “marrėveshje“ me kusht qė tė konsiderohet si incident i izoluar!  Me njė fjalė, t’i mirret njė 30 -40% i territorit tė Kosovės ndėrkaq tė ruhet tėrėsia territoriale e Maqedonisė, Malit tė Zi, Bosnjė dhe Hercegovinės dhe shteteve tė tjera! Serbia, sipas ligjeve tė fizikės dhe tė forcės do tė bymehet apo rritet! Madje, edhe me kėtė ndarje konsiderojnė se Serbia po dėmtohet! Po, si humanistė tė mėdhenj qė janė duan t’i bėjnė edhe njė tė mirė Kosovės dhe shqiptarėve! Po duan ta riciklojnė Kongresin e Berlinit! Nė fakt, asnjėherė nuk kam pasur frikė se do tė ndahet Kosova! Se do tė ndryshojnė kufijt e jashtėm. As tash nuk kam fare frikė! Ndamjen e Kosovės e ka promovuar Gjingjiqi, kryeministri i ekzekutuar serb ndėrkaq, me urdhėr tė Tadiqit e ka aktualizuar dhe popullarizuar “irredentist” dhe “luftėtari” pėr Shqipėri tė Madhe, Ivica Daciq! Nė tė vėrtetė, ndamja e Kosovės ka qenė vetėm bllof, mashtrim apo balon provues i Serbisė ndėrkaq qė qėllimi ka qenė krijimi i njė entiteti politik dhe etnik serb brenda Kosovės nė formė tė Republika Serbska. Pėr shkak tė efektit domino nė rajon dhe mundėsisė reale tė destabilizimit tė tij, pėrjashtohet ndarja e Kosovės! Pra, nuk pranohet rivizatimi i kufijve tė jashtėm i shteteve tė Ballkanit por qė nuk nėnkupton se nuk mund tė bėhen zgjidhje “kreative”, mė demokratike se mbi ēdo demokraci, Ahtisari plus, Koshtunica minus, Ashton nė katror etj.etj. Por, definitivisht stacioni i fundit i kėtyre allėshverisheve politike do tė jetė njė status special pėr serbėt nė veri dhe pipėzat e tyre nė Shtėrpcė, Graēanicė dhe komunat, fshatrat, lagjet e decentralizuara serbe! Aty ku valon flamuri i Serbisė do tė ketė status special! Dihet botėrisht  se ky flamur i shtetit armik valon lirisht nė ndėrtesat e institucioneve tė Republikės sė Kosovės nė komunat me shumicė serbe apo nė ato qė janė tė decentralizuara! Miqve ndėrkombėtarė kjo nuk u ka penguar ndėrsa politikanėt e vendit i kanė konsideruar si njė tė keqe tė domosdoshme pa tė cilin nuk kanė mundur ta mbajnė pushtetin! E hidhur por e vėrtetė! Nė fund tė fundit edhe faktorėt mė vendimmarrės botėrorė po garantojnė mosndryshimin e kufijve tė jashtėm! Por asgjė nuk po flasin pėr rivizatimin e kufijve tė brendshėm apo statusin e strukturave paralele serbe! Ata po bisedojnė me Serbinė ndėrsa kosovarėve po ua tregojnė tėrė shkopin dhe vetėm bishtin e karrotės! Karrotėn e kanė lėnė nė Beograd! Te Tadiqi, krimineli demokrat qė me tė e ushqen  Bogdanoviqin, Ivanoviqin dhe Stefanoviqin duke ua ruajtur kondicionin si dhe popullin e “uritur“ serb qė ka pėsuar pėr shkak tė sanksioneve ekonomike qė ka zbatuar Kosova! Prandaj, edhe po luftuakan , si popull paqėsorė (a ka Zot diku) qė qenkan pėr realizimin e qėllimeve tė tyre!

 

Hashimi, Behgjeti dhe Nastradini

 

     Askush nuk ka bėrė mė tepėr pėr integrimin e serbėve se Hashimi. Madje, edhe nėse i bėnė bashkė me Veton e me Baton, me Ylber e me Beter, me Boban e me Dragan, me Stojan e me Millan, me Afėrditė e me Editė, me Dragicė e me Milicė nuk kanė bėrė sa kryeministri i Kosovės. Aferim i qoftė! Nėse e don shtetin, e mohon veten! Adem Demaēi dhe Behxhet Shala, menjėherė pas luftės pėrpiqeshin t’i integronin serbėt dhe cilėsoheshin si tradhėtarė sepse donin ta rikolonizojnė Kosovėn me armiq serbė nė kohėn kur patriotėt e ēiftelisė qė na shanin bėnin miliona duke vjedhur, plaēkitur, zhvatur dhe njėqind faqe tė zeza tjera! Atėherė integrimi ka qenė shumė mė i lehtė! Me kalimin e kohės ky proces u politizua dhe u menaxhua shumė mirė nga Serbia! Tash asgjė nuk bėhej pa lejen e Serbisė. Serbėt e Kosovės nuk e bėnin as njė pordhė tė vetme pa lejen e Serbisė! Hashimi u garantojė siguri. Siguri kishin. Hashimi u ndėrtoi shtėpi. Shtėpitė u shitėn apo mbetėn tė pabanuara. Hashimi u bleu traktorė. Traktorėt u shitėn. I nxori nga fusha dhe tharku duke u dhėnė poste tė larta ministrore dhe politike. Ata thonin se nuk e pranojnė pavarėsinė e Kosovės. Hashimi e shpalli pavarėsinė. Ata e bojkotuan Ditėn e shpalljes sė Pavarėsisė. U bė Kushtetuta. Ata nuk ishin nė ditėn e shpalljes sė Kushtetutės! Hashimi ka bėrė atė qė i ka takuar tė bėjė si kryeministėr i Republikės sė Kosovės. Dhe pėr kėtė e kam pėrkrahur dhe e pėrkrah ende! Hashimi ka lėshuar pe edhe pėr Mitrovicėn duke investuar miliona pėr serbėt e rebeluar tė cilėt nuk e kanė pranuar as ate si kryeministėr e as Republikėn e Kosovės! Edhe kėtu ka bėrė lojė tė menēur politike! Kur banditėt serbė u ēartėn nė atė masė sa qė nuk i duronte as Zoti, Hashimi dėrgojė policėt e njėsisė speciale ROSU! E ka ditur Hashimi se me ēfarė rreziku  ballafaqohet por nuk ka pasur tjetėr rrugėdalje! Ose ėshtė dashur tė mbetet Hashim ose ėshtė dashur tė bėhet Hysamedin! Dhe kurrė nuk e besoj se Hashimi mund tė bėhet si Hysamedini (Ajeti)! Deri mė tani shumė mirė po mbahet prandaj e ka pėrkrahjen edhe tė atyre qė e kanė sharė, mallkuar dhe po t’u jepej rasti edhe pushkatuar! Prandaj, nė udhėkryqe historike janė vetėm dy mundėsi: tė qėndrosh me nderė dhe fytyrė nė mbrojtje tė sė drejtės dhe shtetit apo tė shndėrrohesh nė leckė apo mbeturinė nė mbrojtje tė interesit personal dhe pushtetit! Imuniteti dhe pushteti kanė afate tė pėrdorimit ndėrkaq mbrojtja e tė drejtave politike, kombėtare dhe shtetėrore tė dėrgojnė drejt amshimit! Tash pakėz pėr dy personazhet e nėntitullit. Behgjeti kryekėput varet nga Hashimi prandaj mos tė tregojė pėrralla kur pėr kėtė ėshtė kompetent Nastradini!

                                                                                                       

Prishtinė, 3 gusht 2011

 

 

..