- Kriminelėt janė bashkuar me politikėn -

 

 

 

TĖ NDĖSHKOHEN KRIMINELĖT SERB!

Shkruan: Elife Luzha

 

      Pėr ta penguar shtetndėrtimin e Kosovės, shteti serb aktivizoi tėrė arsenalin shtetėror duke financuar e yshtur edhe struktura mafioze e paramilitare kundėr shqiptarėve. Kjo mė sė miri u dėshmua mė 25 korrik, kur pas aksionit tė Policisė sė Kosovės pėr tė kontrolluar pikat doganore 1 dhe 31 nė veriun e vendit, udhėheqės tė politikės serbe nga zyrtar tė lart u shndėrruan nė prijės tė bandave kriminele atje. Ata vranė heroin e kombit Enver Zymberin. ‘Kriminelėt janė bashkuar me politikėn’ u tha nė njė dokumentar pėr mediet gjermane. Si pėr ta dėshmuar kėtė realitet tragjik, edhe NATO’ja  bėri publik dokumentin konfidencial prej 400 faqesh, ku paraqiteshin tė dhėnat faktike pėr kontrabandistėt dhe kriminelėt vrasės tė shqiptarėve. Vuko Antonijeviq, Marko Jakshiq, Millan Ivanoviq janė vetėm disa nga emrat e kriminelėve kontrabandist qė me vite kriminalizuan veriun e Kosovės. Nė dokument u publikua gjithashtu edhe vrasja e 26 shqiptarėve gjatė luftės nga Oliver Ivanoviq. Duke komentuar ngjarjet nė veriun e Kosovės Daniell Server tha se: ‘Dobėsimi i kriminelėve mund tė vij pėrmes rrugės sė dobėsimit tė bizneseve tė paligjshme’. Pėrderisa eurodeputetja Doris Pack apeloi bashkėsinė ndėrkombėtare pėr ‘ndėrhyrje tė fort’ pasi sipas saj ‘serbėt nė veriun e Kosovės kanė synime kriminale’.

     Kur ėshtė fjala pėr ndjekjen dhe ndėshkimin e kriminelėve, kritikat kundrejt bashkėsisė ndėrkombėtare nuk kanė munguar as nga zyrtarė tjerė ndėrkombėtarė por megjithatė  deri tani dėshira apo iniciativa serioze ka munguar. Pėr kėtė kemi dėshmi edhe rezultatet e disa hulumtimeve tė realizuara nga raportues tė organizatave tė ndryshme ndėrkombėtare. Profesori i mjekėsisė nga Rijeka dhe raportuesi nė KE’sė z.Miljenko Doriq gjithashtu fajson bashkėsinė ndėrkombėtare pėr shumė tė ndodhura gjatė dhe pas luftės nė hapėsirėn ish’Jugosllave. Nė njė intervistė me gazetarin Branko Soban nė gazetėn ‘Dello’ tė Lubjanės publikoi zbulimin edhe tė 98 personave qė dyshohen pėr krime lufte nė ish’Jugosllavi. Ėshtė tmerrues fakti thotė ai se si kriminelėt (me identitet tė ndryshuar) ende lirshėm shėtisin jo vetėm nė shtetet e treta, por 43 prej tyre fshihen edhe nė shtetet e krijuara nga ish’republikat jugosllave! Z.Doriq, derisa kujton 15.000 njerėz tė vrarė dhe dėmtimin e njė tė tretės sė Kroacisė gjatė luftės, njėkohėsisht e quan tė padrejtė ‘dėnimin e ‘vetėm 5 apo 10 kriminelėve serb pėr 15.000 shqiptar tė vrarė nė Kosovė’. Ai gjykon paaftėsinė e Tribunalit tė Hagės pėr t’i dhėnė dėnimin e merituar kriminelėve  dhe agresionit serb nė ish’Jugosllavi. ‘Janė vrarė 300.000 njerėz, (tė mos harrojmė masakrėn monstruoze tė 8000 boshnjakėve civil tė pafajshėm vetėm nė Srebrenicė) dhe zhvendosur 4 milion tė tjerė, por megjithatė Tribunali i Hagės ‘ka dėshtuar tė thotė hapur tė vėrtetėn se kush i filloi dhe furnizoi ato luftėra edhe pse ēdo here ishte njė shkaktar, njė person dhe njė fuqi’, thotė z.Doriq.

    Duke lexuar intervistėn e profesorit nga Rijeka dhe argumentet qė faktohen aty, nuk mund tė mos krijosh bindjen se shumė zhvillime politike botėrore janė thjesht rezultat i planeve dhe skenarėve tė konstruktuara paraprakisht. Ai identifikon realitete befasuese pėr ish’Prokuroren e Tribunalit tė Hagės Karla Del Ponte, e cila sipas tij ‘ajo ishte e urdhėruar tė dėnojė persona nga tė gjitha grupet e implikuara nė luftė dhe se kė sakt duhet ta arrestoj nė Hagė’!!! Dhe duke qenė se jemi dėshmitar tė arrestimeve tė disa pjestarėve tė UĒK’sė edhe pėrkundėr faktit se ata ishin vetėm mbrojtės tė pragut e nderit tė vet, lirisė dhe dinjitetit njerėzor e kombėtar, nuk kemi pse tė mos besojmė se akuzat kundėr tyre janė tė pavėrteta dhe thjesht pasojė e njė skenari  tė dirigjuar. E si mund t’i themi ndryshe rigjykimit nga Gjykata e Hagės tė z.Ramush Haradinaj dhe ēlirimtarėve tjerė edhe pasi vet Gjykata rrespektive i pati shpallur tė pafajshėm?! Vallė si mund ta emėrojmė ndryshe edhe rihapjen e hetimeve pėr z.Fatmir Limaj nga ana e EULEX’it nė Kosovė?!  Pastaj si mund tė kėrkohen rihetime pėr akuzat e pabaza serbe pėr disa pjesėtarė tė e UĒK’sė, gjoja tė dyshuar pėr trafikim organesh kur pėr tė njėjtat akuza para 10 viteve pas hetimeve tė bėra prokurorėt e Administratės sė OKB’sė nė Kosovė, patėn deklaruar se: ‘nuk ka asnjė fakt’. E nė anėn tjetėr kriminelėt serb tė rinj e tė vjetėr ashiqare para ndėrkombėtarėve e pa u ndėshkuar nga askush vazhdojnė ta gjakojn tokėn e Kosovės me vrasje makabre tė shqiptarėve. Vallė bashkėsia ndėrkombėtare deri nė cilėn masė do tė provokoj durimin e shqiptarėve dhe tė toleroj kriminalitetin shtetėror serb nė Kosovė?! Nuk mund tė ketė liri as paqe tė qėndrueshme pa ndėshkimin e kriminelėve, ėshtė mėsimi mė i qartė qė na e mėson historia. Hegjemonizmi serbomadh, shkaktar i gjenocidit mė tė rėndė nė historinė tonė mė tė re, duhet tė ndėshkohet dhe t’i dorėzoj tė gjithė kriminelėt para drejtėsisė. Shteti serb vullnetshėm duhet tė ndal praktikėn e lojės me struktura mafioze nė Kosovė. Zaten kjo do tė ishte nė tė mirėn edhe tė vet Serbisė. Nė tė kundėrtėn duhet detyruar!

Prishtinė, 24. 08. 2011

 

.

 

ELIFE LUZHA

T’I BĖHET E QARTĖ SERBISĖ