Pa modesti, jam patriote e vėrtetė!

_________________________________________________________________________________________________

DISA KĖSHILLA TEKNIKE

TĖ ELHAME DESIVOJCES!

 

Shkruan: Behxhet Sh. SHALA - Prishtinė, 23. 07. 2011

_________________________________________________________________________________________________

 

Sa pėr fillim

 

     Pa modesti, jam patriote e vėrtetė. Politikisht jam shumė e emancipuar sepse kam pasur fatin tė shkollohem nė universitetet elite botėrore. Jam anėtare e elitės botėrore tė politikanėve dhe intelektualėve por jo edhe e Elita 5, kėtyre defaxhinjve dhe daullexhinjve. Kam shije tė hollė pėr muzikė. Kam shtrėnguar duart mė tė njohura tė personaliteteve mė tė shquara botėrore dhe shquhem pėr oratori apo shkathtėsi orale. Jam varianti femėror i Demostenit apo Kleopatra ilire, me njė fjalė. Pėr kėtė arsye jam e gatshme tė kontribuoj nė pėrparimin e kombit tim kosovar dhe popullit fqinj shqiptar. Kontributi im ėshtė shumėdimensional; oral, teknik dhe nėse paraqitet nevoja edhe praktik. Pėr ata qė nuk dinė shkrim - lexim. Pėr ata qė kanė sy dhe nuk shohin, kanė vesh dhe nuk dėgjojnė, kanė njė ēikė tru dhe nuk kuptojnė dhe pėr ata qė kanė zemėr dhe nuk dashurojnė! Keni dėgjuar pėr dhjetė (10) Urdhėresat e Zotit. Tani do tė dėgjoni pėr 10 Kėshillat e Elhame Desivojces ose nė gjuhėn e bukur dhe tė qytetėruar: Made by Elhame Desivojce (Ilhejme Desivojshėn). Do tė pėrpiqem tė jem shumė e qartė dhe nėse nuk i kuptoni kėto kėshilla atėherė domosdoshmėrisht duhet tė shkoni nė trajnim dhe pse jo edhe trajtim te prof.dr. Ferid Agani.

     1. duajeni Republikėn e Kosovės sikur hoxha xhematin e qė nėnkupton se kjo dashuri duhet tė jetė nė pėrputhje tė plotė me interesin material. Ashtu siē hoxha pėrfiton nga xhemati, ju duhet tė pėrfitoni nga Kosova. Ju lejohet edhe mė shumė nė raste tė caktuara!

     2. nuk konsiderohet nėnshtrim nėse e lakoni shumė kurrizin pėr shkak tė njė interesi. Lirisht mund ta quani fleksibilitet por qė nuk ka tė bėjė fare me moralitet.

     3. puthja e dorės mė nuk llogaritet si shenjė respekti sepse ka mbetur vetėm virtyt oriental. Puthja e njė pjese tjetėr tė trupit pėrkatėsisht pjesės sė poshtme tė kurrizit ėshtė shenjė qytetėrimi dhe emancipimi; moral, politik dhe strategjik.

     4. harrojeni patriotizmin e Idriz Seferit, pėrqafeni patriotizmin e Robert Kuperit.

     5. hajn bėheni nėse bleni banesė me parat tuaja ndėrsa i ndershėm bėheni nėse bleni pallat me para tė popullit. Arsyetimi; pėr popull po punoni dhe sakrifikoheni, prej populli merrni para. Sa tė doni!

     6. nėse ju “ftohen morrat“ apo ndjeheni tė ngrirė mos kėrkoni shpėtim te mjeku apo Nėna Naile. Shpėtimin e gjeni nė vendin ku me ėndje qėndrojnė “mizat e kalit”, nė shalėt e miqve ndėrkombėtarė. A do tė pėrcaktoheni pėr shalėt e Fejtit, Sparksit, de Marnakut apo dikujt tjetėr ėshtė ēėshtje juaja. Shkoni aty ku ndiheni mė komod. Nė pėrputhje me pėrmasat e ftohjes apo ngrirjes e bėni edhe zgjedhjen e shalėve! Sa mė tė mėdha shalėt, temperaturat janė mė tė larta dhe shkrirjet mė tė shpejta!

     7. nėse keni nevojė pėr konsolidim tė patriotizmit, mos hezitoni fare. Drejtohuni te zyra jonė. Nė Prishtinė, Beograd apo Bruksel. Ne nuk vuajmė nga mungesa e patriotizmit sepse kemi stoqe (bėrllogje) tė mėdha tė jugosllavizmit. Nga viti 1945 e kėndej! Oferta jonė e patriotizmit ėshtė e madhe; titist, Stalinist, Leninist, rankoviqist, sllavist, tė de Gollit dhe Ajzenhauerit, tė Rada Trajkoviqit dhe Rrahman beterit, tė Putinit dhe tė Ho shi Minit, tė Solanės dhe Barak Husein Obamės, tė Papės sė Vatikanit dhe tė mullahėve tė Afganistanit. Dhe shumė patriotizma tė pashkruar. Nė fakt, ne jemi patriotė tė konvertuar. I kemi brohoritur Titos, Enverit, Indira Gandit dhe Gamal Abdel Naserit. Kemi rėnė nė trans duke e dėgjuar Cecėn e Arkanit dhe kemi vrapuar qindra kilometra pas boleve tė Tarkanit! Kur e kemi pasur ngusht jemi deklaruar si shqiptarė, kur na kanė futur kokėn nė grazhd po deklarohemi kosovarė! Prandaj mos kėrkoni konsolidim tė patriotizmit nė Kuvendin e Kosovės por visheni njė kėmishė rozė dhe shkoni te dilberėt e Jakovės. Unė ju jap kėshilla teknike, ata ju fusin nė aktivitete praktike!

     8. nėse ju mungon edukata familjare, retorika politike, shkollimi universitar elitar, frymėzimi patriotik, sensi dialektik, diskursi pragmatik, aliteracioni kibernetik, globalizmi ndėretnik, frustrimi erotik, servilizmi strategjik, morali pornografik, sakrifikimi biblik mos shkoni nė universitetin e Prishtinės sepse aty nuk e mėsoni kah e ka dhija bishtin por kah Harvardi drejtojeni gishtin. Kėto shprehje gjeniale qė i shkrova mė lartė i kam mėsuar nė Harvard pėr vetėm 5 minuta o ju patriotė tė mjerė prandaj edhe ju mėsoj si tė veproni, qė tė mos gaboni! Ka kaluar koha e patriotizmit, tash ėshtė koha e servilizmit dhe konformizmit!

    9. nuk duhet tė flisni pėr flamurin kombėtar dhe bashkimin me Shqipėrinė por pėr fitoret e mėdha nė bisedimet “teknike“ me Serbinė! Pėrmes lėshimeve taktike ne kemi fituar ngulitje strategjike!

     10. prandaj, nuk mė bėn pėrshtypje ēka flet ti, shoku Albin por ēka mendon zoti Hashim!

 

Oj Kosovė tė shitoft zana, pse kaq shpejt t’u kajt nana!

 

     Ky ishte njė pėrshkrim i shkurtėr i Elaboratit pėr Patriotizmin e Elhame Desivojces. Kohė tė vėshtira pėr Kosovėn kur i lejohet ēdokujt tė pėrshkruaj receta se kush ėshtė dhe sa ėshtė patriot. Unė vėrtetė nuk jam nė konkordancė (o rrofsh sa malet Behgjet Pacolli ashtu si je duke e rruar Kosovėn) politike me Albin Kurtin, madje sipas kritereve tė “demokracisė sė Vatikanit nė Vetėvendosje“, nuk jam as patriot por atdhedashuria e Albin Kurtit ėshtė e dėshmuar dhe duhet tė jesh klient i rregullt i prof.dr.Skender Boshnjakut dhe tė pohosh se Albin Kurti nuk qenka patriot. Prandaj, Elhame Desivojca duhet ta kthej kujtesėn dhe kokėn kah burgu i Pozharevcit, ku ka qenė rob lufte Albin Kurti bashkė me Piemontin e demokracisė dhe mendimit tė lirė, kosovarin me origjinė shqiptare Halil Matoshi sepse mjaft e paska kthyer kah Harvardi dhe tė bindet pėr qėndrimin e Albinit. Nėse piten e kanė ngrėnė elhamet dhe ilhamėt, tepsia (burgu Pozharevcit) ka mbetur! Edhe filmimet janė tė ruajtuara nė arkivat e shtetit tė Borko Stefanoviqit, partnerit tė Editės me tė cilin po bisedon, duke e dėmtuar shumė Kosovėn. Jam i sigurt se Borkoja nuk i jep Editės filmimet origjinale nga arkiva por kjo nuk paraqet fare problem; Edita mė shumė u beson fotokopjeve se origjinalit! Sepse, humbja e Kosovės nuk ėshtė humbje e Editės. Pėrkundrazi!

     Pėr fund edhe njė kėshillė imja. Nuk do tė thotė se nėse keni mjekėrr, dikush nuk mund t’u lėshoj pėrsėri mjekėrr! Rasti i fundit ishte ai i Behgjet Pacollit dhe Stipe Mesiqit. Behgjet Pacolli pa mjekėrr i lėshoi mjekrrėn Stipe Mesiqit, me mjekėrr!

 

 

.