Serbia ka qenė dhe ėshtė shtet kriminal!

 

KOMPLEKSI I ROBĖRISĖ

DHE GJAKU I LIRISĖ!

( Shkruan: Behxhet Sh. SHALA )

 

 

Nė foto akti i djegjes sė pikės doganore nė Jarinė: Foto’1 & foto’2 & foto’3 & foto`4 & foto’5 dhe shikoni: Ethnische Serben schießen auf Nato-Friedenstruppen (Pashtriku.org)

 

 

Gjunjėzimi dhe nėnshtrimi, dinjiteti dhe moraliteti

 

     Serbia ka qenė dhe ėshtė shtet kriminal! Me gjasė qė kėtė epitet do ta mbajė edhe njė kohė tė gjatė. Nė Ballkan ėshtė kampion i krimit, tė organizuar, etnik dhe atij politik. Por mbėshtjellėsin apo ambalazhimin e ka demokratik. Kėtė pėrmbajtje krejt kriminale, tė ambalazhuar me njė pėlhurė demokratike po e shet si njė demokraci shumė pėrparimtare dhe tė qėndrueshme. Tregun kryesor tė shitjes e ka Brukselin. Atje, malli serb qė nuk ka asnjė vlerė po shitet me ēmim shumė tė lartė! Nė formė tė lėshimeve tė vazhdueshme qė po i bėjnė Serbisė dhe shovinistit tė konvertuar nė demokrat, Boris Tadiq. Aty, nė Bruksel Tadiqit po i lajnė duart e pėrgjakura me gjakun e sllovenėve, kroatėve, boshnjakėve dhe shqiptarėve! Sė fundi po i lajnė duart e pėrgjakura vetėm me gjakun e shqiptarėve! Tadiqi nuk ėshtė demokrat, ėshtė kriminel! Demokracinė e ka si armė pėr t’u vardisur Brukselit dhe Washingtonit, krimin ndaj Kosovės dhe shqiptarėve e ka si armė pėr tė mbajtur pushtetin nė Beograd! E patė nė ”natėn e vampirėve“ duke iu drejtuar bandave tė Arkanit, Sheshelit, Legias, kapetan Draganit dhe paramilitarėve tė tij qė i ka rehatuar nė MUP’in e Serbisė! Ai dėnonte vetėm dhunėn kundėr KFOR’it dhe EULEX’it por nuk dėnonte dhunėn kundėr shqiptarėve dhe pikave doganore 1 dhe 31. Thoshte se dhuna ndaj KFOR’it dhe EULEX’it dėmton interesat e Serbisė dhe serbėve ndėrsa dhuna ndaj shqiptarėve ėshtė shndėrruar nė rutinė tė Serbisė! Paramilitarėt  politikė tė tij, Goran Bogdanoviq, ministėr pėr Kosovė dhe Metohi dhe Borko Stefanoviq, kryenegociatori serb nė bisedimet “teknike“ me Prishtinėn ishin nė krye tė kordonit kriminal, nė Revolucionin e Trungjeve (balvan revolucija). Ata bisedonin me Buhlerin, nė tokėn e Kosovės dhe pėr tokėn e Kosovės. Kėta tė dy, si paramilitarė politikė, ua dhanė shkrepsat dhe benzinėn paramilitarėve kriminal! Kryetari i Leposaviqit nga strukturat kriminale paralele serbe, i hypur nė njė rimorkio sikur dikur Arkani nė bazėn ushtarake nė Erdut solemnisht i drejtohej masės shoviniste me fjalėt se: ”nė pikat doganore 1 dhe 31 nuk vjen mė era e policit kosovar“! Se aty qenka Serbi dhe se ashtu do tė mbetet! Speciallcat e Tadiqit, apo “qenėt e krimeve” nė Vukovar, Sarajevė, Srebrenicė, Prekaz, Likoshan, Qirez, Meje, Therandė etj u kishin zėnė prita pjesėtarėve tė njėsitit special tė Policisė sė Kosovės ROSU. Jo tė uniformuar por tash tė veshur si qytetarė, fshatarė, bujq, punėtorė, varfanjakė etj. Kriminelė tė shndėrruar nė viktima! Qė po rrezikohen nga institucionet e Kosovės tė cilat nuk i pranojnė! Komisarė politikė nė kėtė krim ishin Bogdanoviqi, Borkoja, kryetarėt e komunave paralele ndėrsa mbi policėt kosovarė  qėllonin me snajperė Legija me legjionarėt e tij duke vrarė njė polic tė ROSU dhe duke plagosur disa tė tjerė! Duke bllokuar tė gjitha rrugėt dhe duke djegur pikėn doganore 1 dhe pjesėrisht 31. Duke i vėnė flakėn pikės 1 me ndihmėn e EULEX’it! Sepse, ai qė nuk e pengon krimin e qė ėshtė i thirrur ta pengojė krimin, llogaritet si bashkėpjesėmarrės nė krim! EULEX nuk e ka penguar krimin prandaj llogaritet me tė drejtė si pjesė e krimit! Pa asnjė dyshim!

 

A ėshtė dashur tė intervenohet

 

     Pas luftės, tė gjithė gjeneralėt janė tė menēur! Ne shqiptarėt nuk kemi gjeneralė prandaj edhe nuk jemi tė menēur. Prandaj edhe jemi shndėrruar nė analistė pėr ēėshtje sigurie dhe strategė ushtarakė! Tė cilėve edhe NATO do t’u kishte lakmi! Nė pyetjen se a ėshtė dashur tė intervenohet unė nuk e kam as mėdyshjen mė tė vogėl; ėshtė dashur tė intervenohet. Shumė mė parė, madje! Jemi vonuar andaj i kemi kėto rezultate! Ēdo shtet normal e mbron integritetin territorial dhe e shtrinė sovranitetin brenda kufinjve tė shtetit. Shteti normal nuk njeh kufij administrativė! Shteti normal nuk duron qė pikat doganore t’i kontrollojė shteti armik! Shteti normal nuk sillet me komoditet kur 30% tė territorit administrohen nga shteti armik! Shteti normal nuk i toleron dhe lėre mė t’i financojė strukturat paralele qė punojnė kundėr shtetit! Shteti normal nuk formon ushtri multietnike por ushtri profesionale! Shteti normal nuk formon polici multietnike por polici profesionale e cila e mbron rendin kushtetues tė atij shteti e jo rendin kushtetues tė shtetit armik! Nuk ka demokraci multietnike por ka vetėm demokraci! Nuk ka nė Amerikė demokraci multietnike! As nė Angli, Francė, Gjermani, Norvegji, Finlandė e as nė shtetin mė demokratik nuk ka demokraci tė tillė! Nė Kosovė ka sepse as qė kanė lejuar tė bėhet shtet si duhet! Nuk ėshtė multietnike as Serbia, Maqedonia, Mali i Zi, Bosnja, Kroacia e as Sllovenia! Nė asnjėrėn nga kėto shtete nuk ka polici dhe ushtri multietnike! Por polici dhe ushtri profesionale! Profesionalizmi i njė ushtrie apo policie nuk pėrcaktohet nė bazė tė parimit etnik por nė bazė tė pėrgatitjes profesionale! Nė Kosovė, Policia ėshtė multietnike prandaj e kemi kėtė gjendje qė e kemi! Policėt serbė tė Policisė sė Kosovės nė tė shumtėn e rasteve i shėrbejnė Serbisė duke e mohuar zingjirin komandues prandaj jemi ku jemi! Ata nuk i shėrbejnė shtetit tė Kosovės, definitivisht! Ata vetėm e marrin rrogėn e dytė nga shteti i Kosovės! Tė parėn e marrin nga Serbia! Jovo Divjak, gjeneral serb nga Bosnja gjatė luftės nė Bosnjė komandonte ushtrinė boshnjake kundėr agresorit, ushtrisė serbe nga Serbia dhe ushtrisė sė Karaxhiqit dhe Mlladiqit! Aso raste nuk ka nė Kosovė! Nuk duhet dhe nuk mund tė ketė Kosovė multietnike por vetėm Kosovė demokratike! Sikur qė nuk ka dhe as qė do tė ketė demokraci multietnike! Hashim Thaēi nuk ka pasur rrugėdalje tjetėr! Ose ėshtė dashur tė ndėrpritet ky poshtėrim 12 vjeēar nga ndėrkombėtarėt (UNMIK dhe EULEX) dhe Sėrbia ose ėshtė dashur ta nėnshkruaj kapitullimin! Ta pranojė gjendjen e krijuar faktike nė terren e cila do tė pėrligjej me ndonjė marrėveshje ndėrkombėtare e qė nėnkupton deshtetėzimin e Republikės sė Kosovės, ose tė bėjė pėrpjekje pėr zbatimin e Kushtetutės nė tėrė territorin e saj! Tė shtrijė sovranitetin duke e rikthyer nėn kontroll pjesėn e okupuar tė Kosovės! Prandaj, kjo pėrpjekje bartė shumė rreziqe andaj nuk mund tė llogaritet se ėshtė bėrė pėr marketing politik apo spektakėl televiziv! Ėshtė shumė e pamoralshme ta akuzosh Hashim Thaēin se e ka bėrė kėtė veprim pėr ato dy qėllime qė i pėrmenda mė lart! Hashim Thaēi nuk ėshtė njeri qė i djeg tė gjitha kartat shkaku se e di shumė mirė se edhe vet do tė bėhej hi! Nė rrethanat aktuale as nė ėndėrr nuk do tė ishte nė gjendje ta luaj rolin e Feniksit, tė ringjallet nga hiri i vet! Prandaj, me shumė gabimet qė janė bėrė gjatė intervenimit tė njėsitit ROSU, Hashim Thaēi duhet tė pėrkrahet sepse nuk e ka bėrė pėr pėrfitime personale! Intervenimi i ROSU ka qenė i dekonspiruar para se tė fillonte. Nė kėtė mėnyrė ka krijuar avantazh pėr strukturat kriminale politike tė Serbisė ndėrsa ka rrezikuar jetėt e policėve kosovarė duke i shndėrruar nė “pėllumba tė argjilit“ pėr kriminelėt serbė! EULEX ka qenė definitivisht nė anėn e strukturave paralele kriminale serbe. Andaj, viktima tė dhunės kanė qenė ata qė kanė shkuar pėr vendosjen e rendit dhe ligjit, policėt kosovarė!

 

Ēka ėshtė dashur tė bėhet

 

     Nėse ėshtė marrė njė vendim pėr domosdoshmėrinė e dėrgimit tė forcave speciale policore nė pikėn 1 dhe 31 atėherė ato forca ėshtė dashur tė qėndrojnė aty deri nė stabilizimin e gjendjes apo arritjen e njė marrėveshjeje qė nuk i rrezikon interesat e Kosovės. Kėto forca ėshtė dashur vet t’i zhbllokojnė rrugėt e jo tė shkojnė me helikopter tė KFOR’it nė pikėn 1.  Menjėherė pas vrasjes sė policit ėshtė dashur t’u ipen 5 minuta kohė protestuesve tė shpėrndahen nė tė kundėrtėn ėshtė dashur tė veprohet sipas ligjit! Policėt kosovarė nuk kanė pėrdorur dhunėn por i janė nėnshtruar njė dhune kriminale andaj ėshtė dashur tė pėrgjigjen nė proporcion me rrezikun! Qeveria e Republikės sė Kosovės ėshtė dashur tė zhvendoset nė Mitrovicė dhe aty tė mbajė mbledhje. Kuvendi i Kosovės ėshtė dashur tė mblidhet urgjentisht! Ka munguar njė aktivizėm qytetar dhe ka dėshtuar shoqėria civile! Shoqėria civile nė Kosovė ka reaguar pėr gjėra edhe shumė mė banale ndėrsa pėr kėto ngjarje me shumė rėndėsi pėr sigurinė e Kosovės ėshtė mjaftuar me njė pėrkrahje verbale! Nuk ka mundur tė dali nga korniza e vartėsisė dhe nėnshtrimit. Pėr Hashim Thaēin ka qenė shumė mė mirė tė kishte si Hanibali njė eskortė me elefantė se kėta kėshilltarė (gjysma e sė cilėve nuk dijnė ku ėshtė Leposaviqi e Zubin Potoku)! Kėta faktorė kanė ndikuar qė tė mungojė presioni ndaj ndėrkombėtarėve dhe Serbisė! Nė kabinetin qeveritar tė Thaēit ka injorantė, intrigantė, antikombėtar, dekonspirues dhe servilė! Prandaj e kemi gjendjen qė e kemi! Krijohet njė pėrshtypje se jemi nė pikėn 0, madje unė e them se jemi nė pikėn -1. Mirėpo, nėse Serbia e ka arritur njė fitore taktike (e ka fituar gjithsesi) atėherė, nėse ne veprojmė si duhet, fitoren strategjike e kemi tė garantuar! Serbia, mund tė pėrfitojė vetėm nga gabimet tona sikur qė ne deri tani kemi pėrfituar nga gabimet e Serbisė! Shpresoj se ėshtė koha e fundit tė mbledhim mend. Deri tash jemi mbuluar me faturėn Adem Jasharit. Mė nuk shkon. Mos tė pėrpiqemi ta fotokopjojmė kėtė faturė. Tash me emrin e dėshmorit mė tė ri tė Kosovės, Hero i Kosovės, Enver Zymberi!

Prishtinė, 28 korrik 2011

 

 

.,