Tė ēlirova, tė falimentova!

___________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________

 

JA TE OSLLOBODILL, JA TE J…LL OSE,

UNĖ TĖ ĒLIROVA, UNĖ TĖ REHATOVA!

 

Shkruan: Behxhet Sh. SHALA - Prishtinė, 14. 07. 2011

___________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________

 

Ule gishtin dhe paloje bishtin

 

     Sot do tė shkruaj diēka qė nuk ka tė bėjė fare me Republikėn e Kosovės dhe qytetarėt e saj e as pėr miqtė ndėrkombėtarė, as pėr patriotėt dhe tradhėtarėt, as pėr analistėt dhe banalistėt, anarkistėt dhe konstitucionalistėt, pėr  kalemxhinjt dhe shkarravitaxhinjt, as pėr hoxhallarėt, politikanėt dhe pashallarėt, as pėr pakicat etnike e as pėr shoqėrinė civile (prostitutat parapolitike)! As pėr Kuperin dhe behxhetshalė beterin! Sepse, tė gjithė ata  pėr tė cilėt po shkruaj po pėrparojnė dhe dekorohen ndėrsa unė dhe disa qė janė si unė “qė po pėshurrim kundėr erės“, nė fakt po e mbjellim njė therrė nė vend tė derės! Duket se kam filluar tė mbledh mend se ndryshe mbeta pa dhi dhe pa dhenė! Mė thirri njė mik katolik duke mė thėnė, por pa mė pėrmendur babė dhe nėnė: ”pse more nuk po e lexon Dekameronin dhe Filozofinė nė Odėn e Pasqyrave ku mund tė studiosh moralin dhe ku mund tė kuptosh se ēka ėshtė delikti por po kacavirresh nė luhajen nėn kanapen te Papa Benedikti XVI”! Ose tjetri me mjekėrr si ēufrra e Selman Selmanit  thotė se i ndalohet qasja nė Varrezat e Qytetit, edhe pėr sė vdekuri, Behxhet dushmanit! Faji imi i vetėm ėshtė se dua tė mbesė mysliman e jo tė bėhem taleban! Prandaj e kam aktivizuar njė mekanizėm: si ta uli gishtin nė mėnyrė automatike e paloj bishtin! Nė njė mėngjes kur isha duke shkuar nė punė, nė rrugė mė ndali njė kavall i cili as tymin e Obiliqit nuk e ka hallall. Ende pa i thėnė mirėmėngjes, lėpirėsi i tė gjitha pjatave (para dhe pas lufte) u ndez:  ”kush je more ti qė shanė Rrahman Morinėn, Sinan Hasanin, Azem Vllasin, Fadilin, Kolė Shirokėn dhe Ali Shukrinė kur ata tė mėsuan shkrim lexim, patriotizmėn, t’i hapen shkollat, fakultetet dhe Akademinė!” Duke vazhduar: ”po ti baben e ke pasur spiun tė Serbisė, ndėrsa nėnėn kurvė tė Hajvalisė”. Gjyshin e ke pasur qen tė Dimitrovit ndėrsa gjyshen “motėr nderi” si Margarita e Bullgakovit! Nuk je ti farė shqiptari por farė bugari! Mos ma shurdho veshin duke shkruar pėr Adem l…! E kėshtu me radhė, nuk la njeri pa e sharė! Me Hasan Prishtinė, Isė Boletin, Azem Bejtė, Shaban Polluzhė, Adem Demaē, Adem Jashar, Jakup Krasniq, Hashim dhe Brahim deri te Mixha Rrahim! Kėrkoja njė milimetėr nė kokėn e tij qė mund tė quhej fytyrė, pėr ta pėshtyrė por isha i pafatė sepse fytyrėn e kishte si harta gjeografike e Serbisė ndėrsa gjuhėn si tė Trajan Baseskut tė Rumanisė! Prandaj, nuk dua tė merrem mė, as me shqiptarė e as me kosovarė! Sepse, shqiptarėt pollėn kosovarėt ndėrsa kosovarėt po i mohojnė shqiptarėt! Prandaj, dua tė shkruaj nga njė distancė e largėt kilometrike pėr disa zhvillime historike. Po e filloj dhe nuk e di kur do ta pėrfundoj.

 

Tė ēlirova, tė falimentova

 

     Hristofor Shevqenko ishte komisar politik nė brigadėn “Krasnaja Zvjezda 121” gjatė rrethimit tė Stalingradit nga forcat naziste nė luftėn e dytė botėrore. Ushtarėt e tij mėrdhinin, vdisnin nga uria, luanin mendsh mirėpo nuk dorėzoheshin! E mbronin frontin dhe mė nė fund shpėrthyen rrethimin duke u shkaktuar humbje tė madhe nazistėve. Gjyshi i Hristoforit ishte ataman i kozakėve nė luftėn e tė kuqve tė Leninit me bellogardistėt! Ishte kundėr Leninit dhe u pushkatua pikėrisht nga komunistėt e Vladimir Iliq Leninit. Babai i Hristoforit, Dimitri pati shėrbyer si kėshilltar i carit tė Rusisė, Nikollajit. Falė fatit ai shpėtoi nga pushkatimi dhe ndėrroi ngjyrėn politike; nga i bardhė u bė i kuq! Pasi e ēliruan Rusinė, ushtarėt e Armatės sė Kuqe, nė ndjekje tė nazistėve shkelėn edhe toka tė shteteve tjera qė mė parė ishin nėn okupimin e gjermanėve, italianėve dhe aleatėve tė fashizmit. Ku shkonin, si komisar politik qė ishte, Hristofori angazhohej pėr instalimin e pushtetit tė cilin e ngjyroste me ngjyrė tė kuqe. Ēdo flamuri i vendoste simbolin e ēlirimtarit, draprin dhe ēekanin si dhe yllin me pesė cepa! Nėse kisht ndonjė i marrė qė e kundėrshtonte kėtė ēlirim, me procedurė tė pėrshpejtuar e mbėshteste pėr muri duke e qėndisur me kallash! Vet ishte prokurori, vet gjyqtari dhe vet zbatuesi i vendimit tė tij! Nė vendimin e tij shkruante: ”vendimi ėshtė marrė pėr realizimin e qėllimeve tė larta dhe kundėr kėtij vendimi nuk ka tė drejtė ankese“. Sepse, unė tė kam liruar dhe unė, ēdo herė qė kam nevojė kam pėr tė dėnuar dhe pushkatuar”. Privatisht dhe publikisht. Tė arrestojė, tė eliminojė, tė dėnojė, tė dhunojė, tė ekzekutojė, tė hypė, tė zhdrypė etj. Nuk ke mundėsi tė kundėrshtosh por vetėm tė pranosh! Nėse dėshiron tė mbijetosh!

     Duke kaluar nėpėr Serbi, Hristofori zuri tė bukurat Svetllana, Daliborka, Natalija, Miladinka, Shumadinka, Stojadinka dhe shumė inka tė tjera! Ndaj tyre u tregua mė humanė; nuk i pushkatonte por i pallonte! Atyre nuk u lėshonte vendim me shkrim para se t’i ekzekutonte pėr tradhėti por u ofronte mundėsi pėr tė shijuar dashuri! Por edhe kėtu, kush pallohej, nga ekzekutimi shpėtohej! Nėse ndonjėra prej tyre kundėrshtonte duke kėrkuar sqarime pėr veprimet e Hristoferit, pėrgjigja ishte e thjeshtė: ”ja te osllobodill, ja te jeball ose unė tė kam ēliruar prandaj kam pėr tė palluar“. Fatmirėsisht qė kjo ka ndoshur nė Rusi, Serbi, Bullgari, Rumani dhe Hungari dhe kurrė nuk mund tė ndodhė as nė Kosovė e as nė Shqipėri! Sepse, ne pėr moral, fe dhe atdhe jetėn nuk e bėjmė hesap as pesė pare, ashiqare. Por edhe ne prej mishi dhe gjaku jemi ndėrtuar prandaj edhe historinė e rusėve e kemi harruar! Prandaj, pėr tė mbijetuar diēka duhet sakrifikuar! Nė fund tė fundit; aspak nuk tė cenohet nderi dhe fytyra nėse tė fortit t’i kryejnė do detyra, nė disa mėnyra! Sepse, tė jemi tė sinqertė; ata na kanė ēliruar prandaj kanė 100% tė drejtė pėr tė na palluar! Kush e pranon “ekzekutimin”, e gjenė “shpėtimin”! Kush e refuzon “ekzekutimin“, e gjenė amshimin. Prandaj, e them se nuk kanė asgjė tė pėrbashkėt “shpėtimi“ dhe amshimi! Mirėpo, nuk kemi shumė mundėsi pėrveē: ”take it or leave it”, “merre ose lėre “. Pėr veten time nuk kam dilema fare…: ”jeta ėshtė e ėmbėl…. por duket se mė ka rėnė Dielli nė kokė! Prandaj, mos mė gjykoni pėr kėtė dobėsi tė rastit dhe ēastit! Tash po e pranojmė ekzekutimin, kur tė vjen flladi do ta kėrkojmė amshimin!

 

 

.