Stipe Mesiq ishte mė shqiptar se shumė “shqiptarė”!

 

_____________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________

STIPE MESIQ, SFIDUES NDAJ LUFTĖS DHE ROBĖRISĖ,

NDĖRTUES I PAQES DHE MBROJTĖS I LIRISĖ!

Shkruan: Behxhet Sh. SHALA ( * ) Prishtinė, 19. 07.  2011

_____________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________

_____________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________

Shikoni dokumentarin “Raspad Jugoslavije 1/6”

 

_____________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________

 

Kryesia kolektive e robėrisė kolektive

 

     Stipe  Mesiq, kryetari i fundit i Jugosllavisė socialiste  i lindur nė Orahovica, Kroaci, mė 24 dhjetor 1934 sipas fjalėve tė nėnės sė tij Marie edhe si fėmijė ishte dinak, i menēur dhe i rryer,  tipare kėto qė do t’i ndihmonin  shumė nė rrugėtimin e tij tė gjatė njerėzor, kombėtar dhe politik.    pėrfundim tė shkollės sė mesme u pranua nė Lidhjen e komunistėve dhe pastaj e pėrfundoi fakultetin juridik nė Zagreb. Karrierėn e nisi si praktikant nė  Gjykatėn komunale nė vendin e lindjes  dhe nė prokurorinė nė Nashice pėr tė bėrė pastaj hapin e parė si politikan si kryetar i Orahovicės. Po nė kėtė kohė u bė edhe deputet nė Kuvendin e Kroacisė. Ndonėse shumė mė pak se tani, veturat zyrtare keqpėrdoreshin edhe nė kohėn e komunizmit prandaj Stipe Mesiq, duke denoncuar kėtė shpėrdorim, mbase si komunist idealist  gati se u pėrjashtua nga LKJ e qė nuk ishte diēka e mirė nė atė kohė. Fėrkimet apo pėrplasjet e para me shokun e do shokėve qė sot mbajnė pozita tė rėndėsishme politike nė Kosovė, me shokun Tito pra i pati nė kohėn kur propozonte tė hapej fabrika private nė Orahovica. Shoku Tito e thirri personalisht duke e akuzuar se nė shtetin ku lulėzon komunizmi po bėnė pėrpjekje ta fusė kapitalizmin “nėpėr dyer tė vogla“. Nė fillim tė viteve tė shtatėdhjeta u bė aktivist i Amės kroate dhe pėr shkak tė pėrkrahjes sė Lėvizjes Masive Kroate u dėnua me 2 vite e 2 muaj burg me njė nen qė ishte identifikuar me dėnimin e shqiptarėve, “propaganda armiqėsore“. I burgosuri, nė tė shumtėn e rasteve gjatė vuajtjes sė dėnimit, vetėm e vazhdon aktivitetin pėr ēka ėshtė dėnuar duke e kryer njė universitet brenda grilave. Pikėrisht pėr burgun mė sė miri i pėrshtatet thėnia: ”me kėnd rri, i tillė do tė bėhesh“. Nėse keni hyrė nė burg si hajn ordiner atėherė, pas pėrfundimit tė burgut do tė kualifikoheni si grabitės i bankave apo profesionist i zanatit. Nėse jeni dėnuar pėr propagandė  armiqėsore atėherė keni pasur dy mundėsi. E para, tė pėrfundoni si bashkėpunėtor i regjimit ose tė pėrparoni nė” rrezikues tė shkatėrrimit tė Jugosllavisė, irredentist apo separatist”. Mesiqi vuajti burgun me ajkėn e patriotėve kroatė siē ishin: Vlado Gotovac, Marko Veselica, Drazhen Budisha, Petro Shale etj. Nėse pėr shqiptarėt Hasan Prishtina ishte vet ideja dhe bėrthama e shtetit shqiptar dhe shqiptarisė, pėr kroatėt ishte Ante Starēeviq. Nėse pėr shqiptarėt zbatues dhe frymėzues pėr krijimin e shtetit ishte Adem Demaēi, pėr kroatėt ishte Franjo Tuxhmani! Pikėrisht Stipe Mesiq ishte sekretari i partisė sė Tuxhmanit  HDZ, Bashkimi Demokratik Kroat dhe mik i Tuxhmanit pas themelimit tė saj nė vitin 1989. Gjithashtu ishte kryeministėr i Qeverisė sė Kroacisė para se tė dėrgohej nė Beograd si zėvendėsim i Stipe Shuvarit. Sė pari ishte nėnkryetar i Kryesisė kolektive tė ish Jugosllavisė dhe nė maj tė vitit 1991, sipas njė automatizmi duhej tė bėhej kryetar i Jugosllavisė. Mirėpo forcat nacionaliste serbe rreth Millosheviqit e penguan pėr mė tepėr se dy muaj tė marr kėtė post dhe vetėm pas presionit ndėrkombėtar u bė kryetar pėr tė dhėnė dorėheqje nė dhjetor tė po atij viti. Pas shpalljes sė pavarėsisė sė Kroacisė, nė fillim tė vitit 1992 Stipe Mesiq u bė kryetar i Kuvendit tė Kroacisė. Mė vonė pati pėrplasje me mikun e tij Franjo Tuxhman pėr rolin e Kroacisė nė Bosnje dhe Hercegovinė dhe u largua nga HDZ duke formuar njė subjekt tė ri politik HNS. Nga Tuxhman u cilėsua si cigan dhe tradhėtar dhe njė kohė mbeti nė margjina tė mediave nė Kroaci. Nė zgjedhjet presidenciale nė Kroaci nė vitin 2000 nė balotazh e mund bindshėm Drazhen Budishėn ndėrsa nė zgjedhjet 2004 pėr mandat tė dytė pėr kryetar tė Kroacisė me 66% tė votave e mund kandidaten e HDZ, ndryshe kryeministre aktuale e Kroacisė, Jadranka Kosor. Stipe Mesiq njihet si njė antifashist dhe humanist i vendosur.

 

Varrėmihės apo mbulues i varrit tė quajtur Jugosllavi

 

     Me t’u zgjedhur kryetar i Kuvendit tė Kroacisė Stipe Mesiq deklaroi se “mė nuk ka Jugosllavi” duke e potencuar edhe rolin e tij nė shkatėrrimin e kėtij pėrbindėshi artificial qė nė mėnyrė flagrante shkelte tė drejtat e njeriut, tė drejtat politike, tė drejtat kombėtare dhe tė drejtėn pėr shtet. Burgjet e ish Jugosllavisė komuniste ishin tė mbushur me shqiptarė dhe kroatė, kryesisht! Aty edhe u krijuan aleancat e natyrshme sepse po vuanim prej njė regjimi shtypės dhe diskriminues! Miqėsitė e burgut u shndėrruan nė interes politik dhe kjo u reflektua pikėrisht nė kohėn e shkatėrrimit tė ish Jugosllavisė. Vendimin pėr vdekjen e ish Jugosllavisė e shkruan vet serbėt qė nuk pranonin asnjė koncept tė shtetit pėrveē Serbisė sė Madhe. As konceptin e konfederates sė Jugosllavisė tė cilėn fillimisht e pėrkrahnin Kroacia dhe Sllovenia, me dinakėri dhe menēuri tė madhe. Vendimin pėr shkatėrrimin e ish Jugosllavisė e bėri tė plotėfuqishėm ish diktatori Sllobodan Millosheviq, varrin e hapėn shqiptarėt dhe kroatėt ndėrsa detyrėn pėr tė mbuluar kėtė kufomė shtetėrore me sukses e kreu kryetari i saj i fundit, Stipe Mesiq! Nė kohėn kur tė burgosurit politik shqiptarė qė vuanin nė burgjet e ish Jugosllavisė por edhe ata qė e donin lirinė duke kėrkuar tė drejta politike, njerėzore dhe kombėtare nuk kishte kush t’i pėrfaqėsonte nė institucionet e federates jugosllave ishin Stipe Mesiq, Janez Dėrnovshek, Millan Kuēan qė na i mbanin gjallė shpresat pėr liri dhe qė na bėnin tė besojmė nė njeriun. Ata, duke e denoncuar regjimin kriminel tė Millosheviqit ishin avokatė nė mbrojtje tė tė drejtave tė njė populli tė robėruar, popullit shqiptar ndonėse pėrballeshin me rreziqe edhe pėr jetėn e tyre. Kush, nė fakt do tė garantonte se Stipe Mesiq nuk do ta pėsonte fatin e Millan Shuflajt apo vėllezėrve Radiq? Apo tė Andrija Hebrangut! Nė fakt, ne edhe i konsideronim kėta, Stipe Mesiqin nė radhė tė parė pėrfaqėsues tė shqiptarėve sepse “ pėrfaqėsusit “ shqiptarė nga Kosova ishin mė tė kėqinj se vet serbėt! Stipe Mesiqi ua mbante si shpatė mbi kokė serbėve (Joviqit, Kostiqit, Bullatoviqit, Mojsovit, Jokanoviqit, Bajramoviqit etj.) Kushtetutėn e vitit 1974 dhe heqjen me dhunė tė autonomisė sė Kosovės nė kohėn kur disa qė janė shumė tė pushtetshėm sot nė Kosovė si politikanė, kėshilltarė politikė etj.deklaronin se me ndryshimet kushtetuese Kosova nuk humb asgjė por vetėm fiton! Mbahen mend diskutimet e tij nė pėrballje me “njerėzit“ e Millosheviqit, nė mbrojtje tė legalitetit dhe legjitimitetit. Nė kohė tė vėshtira Stipe Mesiq ishte mė shqiptar se shumė “shqiptarė” qė mrizonin nėn flladin serbomadh! Madhėshtia e njė politikani nuk qėndron nė faktin se si e ka fituar luftėn por si e ruan paqen! Pikėrisht Stipe Mesiq ėshtė shembull konkret se si ndėrtohet paqja duke e mbrojtur luftėn. Ai e mbrojti luftėn kroate duke u distancuar nga keqbėrėsit dhe profiterėt e luftės. Ashtu siē kėrkonte drejtėsi dhe liri pėr tė shtypurit ai kėrkonte drejtėsi edhe pėr viktimat e luftės! Kėshtu e bėri edhe nė shkurt tė vitit 2007 nė Zagreb nė kohėn kur veteranėt e luftės protestonin nė qendėr tė Zagrebit!

 

Mik i Kosovės dhe shqiptarėve

 

     Kryetari Mesiq ka vlerėsuar dhe ēmuar kontributin e shqiptarėve nė luftėn ēlirimtare tė Kroacisė. Nė atė kohė i Madhi Fehmi Ladrovci dhe e Madhja Xhevė Lladrovci - Krasniqi luftuan pėr lirinė e popullit kroat ashtu si do tė luftonin pėr lirinė e popullit shqiptar. Ata , sė bashku me Bekim Berishėn- Abejėn dhe shumė shqiptarė tė tjerė e pėrvetėsuan shkathtėsinė e artit luftarak tė cilin pastaj e zbatuan nė luftėn nė Kosovė. U stėrvitėn me qindra luftėtarė dhe u krijuan parakushtet pėr stėrvirjen e njė numri shumė mė tė madh tė shqiptarėve tė cilėt do tė pėrbėnin zemrėn e ushtrisė sė ardhme tė Kosovės. Mirėpo, u gjetėn disa qyqarė dhe zuzarė politikė nė mesin e shqiptarėve qė e shpėrndanė Brigadėn qė udhėhiqej nga i Madhi Fehmi Lladrovci  sepse nuk dėshironin qė nė Kosovė tė organizohej kryengritja e armatosur. Ata qė e kishin pėrnjėmend e vazhduan luftėn, deri nė ēlirimin e Kroacisė. Tė dorėzuarit e futėn nė njė kėnetė paqėsore duke mohuar tė drejtėn pėr pregatitjen e rezistencės sė armatosur. Stipe Mesiqi ka pėrkrahur shqiptarėt dhe Kosovėn nė ditėt mė tė vėshtira e gjithashtu edhe pas pėrfundimit tė luftės nė Kosovė. Mund tė llogaritet edhe si fat pėr Kosovėn qė nė vitin 2000 u zgjodh kryetar i Kroacisė andaj pėrkrahja vazhdojė nė rrethana tjera dhe nga njė pozitė e fuqishme. Pėrkrahja e tij shkonte nė dy drejtime. Lobonte urbi et orbi pėr pavarėsinė e Kosovės e njėkohėsisht , me intervista dhe nė mėnyra tjera i dėrgonte porosi Beogradit se ėshtė krijuar njė realitet i ri nė Kosovė dhe se duhej tė pranohej ky realitet. Nė kohėn kur Kroacia ende nuk i  kishte normalizuar raportet me Serbinė. Pėrveē pėrkrahjes politike, Stipe Mesiq e pėrkrahte edhe ekonomikisht Kosovėn duke shtytur investitorėt kroatė tė investojnė nė Kosovė. Pėr kėtė arsye u hap Oda Ekonomike e Kroacisė nė Kosovė nė vitin 2000 pikėrisht me angazhimin e Stipe Mesiqit dhe punėn e palodhshme tė znj. Iliriana Shehu. Kėshtu, shumė firma kroate filluan aktivitetin nė Kosovė duke kontribuar nė ringjalljen ekonomike tė Kosovės dhe duke ndėrtuar rrugėt e bashkėpunimit ekonomik midis dy shteteve.. Edhe pas pėrfundimit tė mandatit tė dytė si kryetar i Kroacisė, ndikimi i tij, sa i pėrket lobimit pėr njohjen e  pavarėsisė sė Republikės sė Kosovės mbetet shumė i fuqishėm dhe afirmativ. Stipe Mesiq pėrkrahu aktivitetet e Forumit tė Intelektualėve Shqiptarė nė Kroaci duke krijuar kushte pėr ruajtjen e identitetit kombėtar dhe kulturor tė shqiptarėve qė vazhdojnė tė  jetojnė nė Kroaci. Prandaj, promovimin e librit: ”Si ėshtė shkatėrruar Jugosllavia” tė pėrgatitur nga: mr.sc. Muhamet Morina, Xhelal Fejza, pėrkthyes, Bukurije Fejza, lektore, prof.dr.sc. Behlul Bestovci, recensent, Mahir Nesimi politolog i dipl., recensent, mr.dr.sc. Tahir Ramqaj, recensent, Augustin Palokaj, gazetar i diplom., recensent, inxh.i diplom. Shuip Ziberi ideja e kopertinės dhe inxh.i diplom. Vandolin Palokaj, grafika dhe pėrpunimi elektronik i cili do tė bėhet mė 19 korrik nė Prishtinė  pėrveē se ėshtė njė mbrėmje letrare dhe ngjarje kulturore , mė shumė mund tė llogaritet si vazhdim i aktivitetit politik tė Stipe Mesiqit nė pėrkrahje tė pavarėsisė sė Republikės sė Kosovės dhe fuqizimit tė rolit tė saj nė skenėn ndėrkombėtare. Pėr kėtė arsye duhet tė vlerėsohet dhe respektohet roli i Stipe Mesiqit para, gjatė dhe pas thyerjeve tė mėdha nė kėtė pjesė tė Evropės pas sė cilės lindėn shtetet e pavarura, Kroacia dhe Kosova! Stipe Mesiq ishte, ėshtė dhe do tė mbetet mik dhe pėrkrahės i shqiptarėve dhe Republikės sė Kosovės. Sikur i tė gjithė popujve qė janė tė shtypur dhe luftojnė pėr lirinė e tyre!

 

* ) Autori i shkrimit ėshtė ish i burgosur politik shqiptar nė Kroaci.

_______________________________________________

Kėshilli pėr Mbrojtjen e tė Drejtave e tė Lirive tė Njeriut

Reagim

Presioni ndaj banorėve shqiptarė

 nė Lagjen e Boshnjakėve!

 

     Kėshillit pėr Mbrojtjen e tė Drejtave e tė Lirive tė Njeriut nė Prishtinė nė vazhdimėsi ka raportuar pėr presionin qė ushtrohet ndaj banorėve shqiptarė, boshnjak dhe serbėve jashtė strukturave paralele nė veriun e Mitrovicės. Njė presioni tė tillė i ėshtė nėnshtruar edhe familja e Sebahate Selacit sė cilės strukturat paralele tė administratės sė UNMIK-ut kėrkojnė t’ia rrėnojnė shtėpinė.

    KMDLNj shpreh shqetėsimin pėr aktivitetin e kėtyre strukturave kriminale paralele tė cilat nėn petkun e UNMIK janė duke tentuar tė realizojnė strategjinė e Qeverisė Serbe pėr Veriun e Kosovės.

     Pėr KMDLNj ėshtė shumė shqetėsuese qė veprimet e tilla bėhen para syve tė Institucioneve tė Kosovės dhe misionit tė EULEX-it. Ky veprim dhe veprimet e mėhershme tė strukturave kriminale nė veri tė Kosovės janė dhe mbeten shqetėsuese. Aq ma tepėr kur kjo administratė veprimet e saja i bėnė nė mbrojtjen e policisė sė Kosovės.

     KMDLNj konsideron se veprimet e tilla janė nė funksion tė tėrheqjes sė vėmendjes nga problemi i madh i krimit tė organizuar dhe kontrabandės nė atė pjesė tė Kosovės.

     KMDLNj konsideron se strukturat kriminale tė maskuara nė administratėn e UNMIK-ut janė shumė aktive. Ato struktura me qėllim krijojnė skena pasigurie me qėllim tė krijimit tė klimės sė frikės dhe presionit. Kjo do tė ndikonte tek qytetarėt qė janė lojalė ndaj rendit Kushtetues  tė Kosovės qė tė largohen nga vendbanimet e tyre. Ėshtė shumė i qartė qėllimi kėtyre strukturave.

     Nė lidhje me kėtė dhe rastet e tjera KMDLNj u bėnė thirrje institucioneve si Komunės sė Mitrovicės, Qeverisė dhe EULEX qė tė ndėrmarrin hapat e duhur ligjorė pėr tė parandaluar pėrshkallėzimin e situatės nė kėtė pjesė tė Kosovės. Institucionet pėrgjegjėse duhet tė reagojnė nė mėnyrė qė qytetarėt e asaj pjese tė kenė siguri dhe mirėqenie pėr jetė.

     KMDLNj mendon se mos reagimi i institucioneve u jep krah institucioneve kriminale tė kėsaj pjese.

     Pėr KMDLNj ėshtė e papranushme qasja qė dikujt t’i lejohet kthimi nė shtėpitė e tyre ndėrsa tė tjerėve u krijohen kushtet qė nėn kėrcėnim t’i lėshojnė shtėpitė e tyre. Nė kėtė mėnyrė po bėhet spastrimi etnik nė heshtje.

     KMDLNj pėrkrah tė drejtėn pėr kthim nė pronat e tyre pėr tė gjithė personat e zhvendosur pavarėsisht pėrkatėsisė sė tyre etnike, si e drejtė elementare e njeriut mirėpo e kundėrshton procesin e kthimit nė bazė tė diskriminimit etnik.

 

Shėrbimi pėr Informim i KMDLNJ’sė

Prishtinė, 19 Korrik 2011

 

 

..