Nuk e zgjodha heshtjen, vendosa tė shkruaj

___________________________________________________________________________________________________________

AMBASADORI DELL:

SHEF E MBRET JAM VETĖ

Shkruan: Xhevat Bislimi - Viti, 14. 07. 2011

___________________________________________________________________________________________________________

 

     Ka dy ditė qė po matem, po mendohem: Tė flas (shkruaj) apo tė heshtė? Tė shkruash pas kėrcėnimeve tė hapura tė Ambasadorit Dell se kushdo qė nuk mbėshtet dhe nuk pranon “ligjet” dhe “drejtėsinė” e miqėve tanė ndėrkombėtarė, sidomos tė tij, e ka tė pėrfunduar karrierėn politike (mbase edhe pasoja tė tjera) nuk ėshtė e  lehtė. Tė heshtėsh para njė kėrcėnimi, dhunimi dhe rreziku tė kėtillė pėr lirinė dhe demokracinė (nėse ka pak demokraci) nė kėtė hapėsirė shqiptare, qė quhet Kosovė, ėshtė e pafalshme. Nuk mund tė hesht, sidomos unė dhe tė tjerė, mė “luftėtar” se unė, pėr lirinė e shprehjes sė mendimit dhe tė  fjalės sė lirė. Tė heshtim ne, ta mbyllim gojėn ne, qė nuk heshtėm dhe nuk e mbyllėm gojėn nė kohėn e tiranisė, terrorit dhe gjenocidit tė Jugosllavisė sė Titos dhe Milosheviēit ėshtė faj qė nuk falet. Tė heshtim ne, qė pėr ta fituar lirinė dhe tė drejtėn e shprehjes sė lirė tė mendimit dhe fjalės kemi bėrė vite e vite burg tė rėndė, kemi quar rininė tonė burgjeve tė Jugosllavisė e Serbisė ėshtė faj qė do tė “dėnohet” nga pasardhėsit tanė. Tė heshtim ne qė u pėrpoqėm, luftuamė dhe sakrifikuam pėr lirinė e pjesės sė pushtuar tė popullit shqiptar, ne qė i dolėm pėrpara terrorit shtetėror, gjenocidit dhe makinerisė ushatarake e policore tė Serbisė, ėshtė vėrtetė krim. Prandaj, unė pėr vete nuk e zgjodha tė dytėn, heshtjen, por tė parėn. Vendosa tė shkruaj.

     Sjellja, paraqitja, angazhimi (publik dhe jo publik) dhe deklaratat e Ambasadorit Dell nė Kosovė tė kujtojnė mbretin ose monarkun me pushtetin absolut tė tij. Tashmė nuk po dihet nėse ky njeri ėshtė ambasador i njė vendi nė vendin tonė apo shef e mbret i Kosovės, i vendit tonė?! Fuqisė dhe pushtetit tė tij absolutist do t’ia kishin lakmi edhe mbretėr si mbreti Luigji XIV! Ky Delli pėr ēdo ditė po thotė e po deklaron se “Kosova jam unė”!!

-         Ai vendosė se kush ėshtė “kriminel lufte” (kush ka bėrė krime),

-         ai vendosė ēfarė duhet tė bėjė Kuvendi i Kosovės,

-         ai ėshtė Gjykata Kushtetuese,

-         ai ėshtė ligji,

-         ai ėshtė Kushtetuta,

-         ai ėshtė drejtėsia,

-         ai ėshtė liria e Kosovės,

-         ai ėshtė demokracia e kėtij vendi,

-         ai e do mė shumė se ne kėtė vend,

-         ai ėshtė i gjithėdijshmi,

-         ai vendos a mund tė jetė Jakup Krasniqi Kryetar i Kuvendit tė Kosovės a jo,

-         ai vendosė a do tė nxej dielli nė kėtė vend a jo,

-         ai ėshtė Kosova,

-         ai vendosė kush do tė ketė e kush jo karrierė politike,

-         ai vendosė pėr tenderėt,

-         ai...

Krejt ky pushtet dhe kjo e drejtė e paska burimin te ndihma qė na paska dhėnė Amerika!! Absurde. Po pse, cili vend dhe cili popull nuk ka nevojė pėr t’u ndihmuar nga popuj dhe vende mike? Vetė Amerika (fuqia mė e madhe ushtarake dhe ekonomike) po kėrkon ndihmė dhe po ndihmohet nga vende dhe popuj tė tjerė nė luftėn e saj nė Afganistan, Irak, etj. Madje edhe shqiptarėt po japin ndihmėn e tyre. Pse Franca vetė u ēlirua nga Gjermania hitleriane? Pastaj, pa shqiptarėt dhe luftėn e tyre, kur do tė hynte Amerika dhe aleatėt e saj nė Ballkan?

     Por, ne shqiptarėt duhet ta dimė njė gjė nga pėrvoja jonė historike dhe tragjike: Miku qė vjen dhe kėrkon tė tė bėhet zot nė shtėpinė tėnde nuk ėshtė bash mik, mik... Ka dymbėdhjetė vite qė po e falėnderojmė dhe do ta falėnderojmė gjithmonė Amerikėn dhe secilin vend a popull qė na ka pėrkrah dhe mbėshtet nė pėrpjekjet dhe luftėn tonė pėr liri e demokraci, por nuk mund ta pranojmė kurrė qė nė emėr tė asaj pėrkrahjeje miqtė tanė ndėrkombėtar tė vendosin njė diktaturė tė re, tė ndjekin, shtypin, denoncojnė, kėrcėnojnė, dhunojnė dhe shantazhojnė institucionet, personalitetet, demokracinė dhe lirinė e kėtij populli, sepse kjo herėt a vonė do tė shpie nė mosmarrėveshje, fėrkime dhe konflikte qė mė sė paku i ka dėshiruar dhe i dėshiron ky popull. Ata qė kanė vrarė, masakruar, shfarosur, djegur e shkatėrruar kėtė popull e kėtė vend janė bėrė “pėllumba” tė paqesė pėr miqtė tanė ndėrkombėtarė, kurse kėta qė u pėrpoqėn dhe luftuan pėr ta mbrojtur dhe cliruar kėtė vend po kualifikohen “kriminelė lufte” nga Delli dhe kompania e tij “ndėrkombėtare”!

     Qė t’i biem shkurtė, Delli dhe miqtė e tij (UNMIK-EULEX’i, etj.) po kėrkojnė qė Jakup Krasniqi dhe mbėshtetėsit e tij t’ia bėjnė varrin me duart e tyre Partisė Demokratike tė Kosovės. Po duket qė kjo ėshtė dėshirė edhe e tė parit tė PDK’sė (lexo Hashim Thaēit - Sh.B)!! E kam fjalėn pėr atė PDK’nė qė doli nga Lufta Ēlirimtare, pėr atė Parti qė edhe sot, me gjysmė zėri, pėrpiqet pėr zgjerimin e lirisė dhe demokracisė sė kėtij populli dhe institucioneve. E kam fjalėn pėr atė parti qė pėrditė, ngapak, por sigurtė po mundet nga brenda dhe nga prurjet dhe pjella e “vėllazėrim-bashkimit”. Prandaj, Delli po kėrkon qė kjo Parti tė mundet pėrfundimisht dhe tė varroset me duart tona?! Po kėrkohet qė edhe kjo Parti ta ketė fatin e TMK’sė! Skena politike dhe politika nė Kosovė duhet tė drejtohet dhe dominohet nga ata qė vėllazėrim-bashkimin me vrasėsit tanė e ruanin si “sytė e ballit”, nga ata qė luftojnė ta forcojnė kufirin me shtetin dhe vendin AMĖ, nga njėra anė, dhe qė angazhohen tė mos ketė kufi me Serbinė, nga ana tjetėr. Nga ata qė angazhohen ta shuajnė cdo gjė shqiptare pėr njė Kosovė multietnike, joshqiptare!! Ata qė kėrkojnė qė J.Krasniqi me miqtė e tij (siē i quanė Delli) t’i burgosė drejtuesit kryesor tė Luftės Antipushtuese Ēlirimtare me dorėn e tij, me votėn e tij dhe tė deputetėve tė kėtij vendi?! Me Gjykatėn Kushtetuese tashmė e ka rregulluar Delli. Vendimi i saj dihet qysh tash! Jo pse nuk munden ata me e burgosė cilin t’ua do qejfi, sepse kanė pushtet dhe fuqi tė pakontrolluar dhe tė pakufizuar nga ligjet dhe drejtėsia, por ata duan qė kėtė punė ta bėjmė ne, ta burgosim njėri - tjetrin, qė jo neve tė na vij turp e tė pėrēahemi e hallakatemi, po qė t’u vijė turp edhe pasardhėsve tanė pėr kėtė turp qė kemi bėrė (do tė bėnim) ne.

     Me kėtė veprim Delli dhe miqtė e tij duan pėrfundimisht t’i varrosin idealet shqiptare pėr liri, demokraci dhe ribashkim tė kombit. E ka gabim Delli. E kanė gabim edhe miqtė e tij. Ēėshtja e Kosovės dhe cėshtja shqiptare nė Ballkan nuk zgjidhet kurrė duke shtypur ndjenjėn kombėtare dhe liritė demokratike, politike e qytetare tė shqiptarėve, duke ndjekur, dhunuar, dėnuar e anatemuar ata qė ia sollėn lirinė dhe demokracinė kėtij vendi e duke biseduar e bashkėpunuar me ata (serbėt dhe shtetin serb) qė vėrtetė kanė kryer krime, spastrim etnik dhe gjenocit, me ata qė edhe pas lufte kanė spastruar krejtė veriun e Kosovės me vrasje e terror nga shqiptarėt, tė cilėt edhe sot e kėsaj dite nuk mund tė kthehen nė shtėpitė e tyre. Me ata (me Serbinė dhe serbėt) qė edhe sot e kėsaj dite mbajnė dhe financojnė institucionet e tyre nė Kosovė! Kėshtu nuk ndihmohet paqa dhe stabiliteti nė Ballkan dhe Evropė, kėshtu nuk do tė rregulloheshin dhe paqėsoheshin kurrė marrėdhėniet midis popullit shqiptar dhe popujve tė Ballkanit qė mbajnė tė pushtuara tokat shqiptare dhe shqiptarėt edhe sot e kėsaj dite.

     A ka njė pikė ndershmėrie njerėzore dhe qytetare te ata qė e kanė plotė gojėn liri e demokraci kur e quajnė “kriminel lufte” Fatmir Limėn, i cili edhe nga njė Gjykatė Ndėrkombėtare, siē ėshtė ajo e Hagės, e shpalli tė pafajshėm pas tri vitesh burg? Pėr ēfarė lirie, drejtėsie, demokracie, pėr ēfarė tė drejtash dhe lirish tė njeriut mund tė flasin ata qė e mbajtėn nė burg tri vjet Fatmir Limėn, e shpallėn tė pafajshėm dhe tė paktėn nuk i kėrkuan falje? Ēfarė janė ata qė me tam-tame, me qenė e me maska (nė mėnyrė banditeske) e bastisėn Ministrinė e Fatmir Limės (Qeverinė e Kosovės) dhe shtėpinė e tij gjoja pėr korrupcion dhe e shpallėn paraprakisht tė “korruptuar”, “hajdut”..., por nuk doli gjė nga kjo hajkė. “U mbarsė mali dhe polli njė mi”! U harrua sikur nuk kishte ndodhur gjė! U mbyll ajo dosje dhe u hap tjetra pėr krime lufte?! Tė njėjtėn gjė kanė bėrė dhe po bėjnė me Ramush Haradinajn dhe me shumė luftėtarė tė tjerė tė lirisė. “Drejtėsia” e tyre nuk do tė ndalet vetėm me Fatmir Limėn dhe nuk do tė ndalet deri sa ta “drejtojė” Kosovėn. Turp! “Drejtėsia” e UNMIK-EULEX-it dhe e Dellit ėshtė vetėm njė armė politike nė duart e tyre pėr zbatimin e projektit famėkeq politik dhe antishqiptar pėr “decentralizimin” (ndarjen) e Kosovės dhe pėr realizimin e njė Atisari plus. Dhe kjo “armė” pėrdoret vetėm kundėr shqiptarėve, sepse paskan vrarė policė e ushtarė serbė, spiunė e bashkėpunėtorė tė Serbisė. Saherė qė Serbia tė provojė ta pushtojė Kosovėn, jam i sigurtė se shqiptarėt do ta bajnė tė njėjtėn gjė, sic do ta bėnte cdo popull nė mbrojtje tė lirisė dhe jetės sė tij. Kėshtu gjenocidi i serbėve dhe i shteti serb u harruan?! Me raporte tė llojit tė Dik Martit, tė sponzorizuara nga miqtė tanė ndėrkombėtar dhe me presione e shantazhe tė hapura dhe tė fshehura Delli dhe miqtė e tij po kėrkojnė t’ia marrin frymėn lirisė dhe demokracisė sė kėtij vendi, institucioneve dhe figurave tona politike e kombėtare, duan t’ia mbyllin gojėn kėtij vendi dhe kėtij populli. Nė kėtė debat, nė kėtė pėrpjekje dhe cėshtje tė madhe pėr vendin dhe popullin tonė mendoj se duhet tė angazhohet fuqishėm edhe inteligjencia jonė, e cila duhet tė vihet edhe mė fuqishėm nė mbrojtje tė lirisė, demokracisė, krenarisė dhe pavarėsisė sė kėtij vendi dhe populli.

     Popullit tė Kosovės nuk po i bėnė dėm J.Krasniqi, zoti Dell, por ata, qė po e mbajnė peng lirinė, pavarėsinė dhe demokracinė e kėtij vendi tash dymbėdhjetė vite, ata qė e bėnė rrush e kumbulla (e trafikuan) ekonominė dhe pronėn (pasurinė) e kėtij vendi dhe tė kėtij populli dhe ata qė po mundohen ta mbajnė Kosovėn tė lidhur pas qerres serbe. Miqėsinė tonė me ndėrkombėtarėt, mendoj unė, po e dėmtojnė ambasadorė dhe pėrfaqėsuesė tė vendeve tė tjera dhe tė Bashkimit Evropian, tė tipit Dell, nė bashkėpunim tė ngushtė me disa “udhėheqės” kosovarė! Prandaj, mendoj qė Qeveria amerikane dhe Presidenti Obama duhet ta shqyrtojnė sjelljen dhe angazhimin e Ambasadorit Dell ose tė politikave tė tyre ndaj Kosovės, nėse kėto janė politika tė Vashingtonit. Marrėdhėniet me miqtė tanė po marrin karakterin (ishin tė tilla qė nga fillimi) e raportit suzeren-vazal. Politika dhe politikanėt, inteligjencia, mediat dhe gjithė populli ynė duhet tė bėjnė edhe mė shumė qė vėrtetė tė ndėrtojmė marrėdhėnie tė mirėfillta miqėsore me botėn demokratike dhe tė civilizuar nė tė mirėn dhe pėr tė mirėn e lirisė, demokracisė dhe paqesė sė popullit tonė dhe popujve tė rajonit.

 

 

..