Horrat e harruan Adem Demaēin!

Deri sa Prishtina ishte veshur e tėra Kuq e Zi,

nė Akademinė solemne pėr Hasan Prishtinėn

ndaj Adem Demaēit luhej njė lojė Faq e Zi!

 

 

AMSHIMI PĖR TĖ PAVDEKSHMIT, TURPI PĖR TĖ VDEKSHMIT

QĖ “JETOJNĖ“!

Shkruan: Behxhet Sh. SHALA

 

 

Kuq e zi - zi e kuq, jo tė gjithė nėn njė kapuē

 

     Festat e nėntorit  ikėn. Me to edhe e tėrė ikonografia manipulative dhe e improvizuar. Dita e Tregtisė sė Madhe me Flamuj. Pėr pėrfitime politike dhe materiale. Spekulantėt e bursave politike e bėnin pėr pėrfitime politike ndėrsa tregtarėt ambulantorė e bėnin pėr pėrfitime thjesht materiale. Pėr tė siguruar kafshatėn e gojės pėr familjet e tyre. Edhe politikanėt e bėnin kėtė pėr tė “siguruar“ kafshatėn e gojės pėr familjet e tyre, farefisin e tyre, fshatin e tyre, partinė e tyre pėr sė paku 100 vjet tjera. Sepse, nuk i dihet jetės! Pėr dallim nga shitėsit ambulantorė, politikanėt e kishin fytin e thellė sa oqeani Atlantik. Tė pangopshėm fare! Nė situata tė shpėrthimit “patriotik“, akterė dhe aktorė janė kryesisht persona tė identifikuar dhe tė certifikuar si ata qė kanė monopol mbi patriotizmėn dhe shqiptarizmėn! Ata qė e bėjnė klasifikimin apo sortimin nė patriotė dhe tradhėtarė! Ata qė tė fusin nėn sqetullat e shqiponjave tė rreme tė Shqipėrisė nėnė apo tė katapultojnė nė “bisht tė sorrės“, si tradhėtarė tė kombit! Ishte intersant fakti se si bėheshin krahasime dhe gara se a mė mirė ishte festuar Dita e Flamurit nė Shqipėri, Kosovė, Maqedoni apo Luginėn e Preshevės nė ndėrkohė qė ushtarėt e KFOR’it pėrgjakeshin nga bandat kriminale serbe nė veri tė Kosovės pėr tė siguruar lirinė e lėvizjes edhe pėr kosovarėt e Nexhit dhe tė Halilit, nė kohėn kur shqiptarėve tė Luginės sė Preshevės u mohoheshin tė drejtat elementare njerėzore dhe kombėtare dhe nė tė njėjtėn kohė kur shovinistėt maqedonas po bėjnė pėrpjekje qė tėrė Maqedoninė (me mė shumė se 35% shqiptarė) ta shndėrrojnė nė njė kishė tė madhe ortodokse maqedonase! Askush nuk pati guxim qė flamujt me pėrmasa gjigande apo flamujt e tjerė me dimensone tė mėdha t’i shpalos nė pjesėn veriore tė Kosovės, te “Molla e Kuqe“, nė ” Kosovėn lindore “, nė majat e Deviqit tė Dedė Xho Lulit apo nė Zajasin e Xhemė Gostivarit! Pėr shkaqe logjistike dhe mbase edhe ekonomike mė mirė ka qenė tė mbulohet New Born, tė vendoset afėr pėrmendores sė Zahir Pajazitit apo tė fasadohet Hani i Jakup Krasniqit! Duket se ky pėrqėndrim patriotėsh nė Prishtinė u bė nė njė territor po aq tė madh sa kishte Ismail Qemali kur e shpalli pavarėsinė nė Vlorė! Pati edhe deklarata tė analistėve, politikanėve, kalimtarėve tė rastit, baballarėve tė patriotizmės  shqiptare dhe promotorė tė kombit hibrid kosovar! Disa thonin se kjo ėshtė festa e gjithė shqiptarisė, tė tjerėt donin ta festonin 29 nėntorin si dashamirė dhe fansa tė Titos dhe Jugosllavisė! Fansat e Titos dhe Jugosllavisė, pėr tė mėshehur urrejtjen ndaj Shqipėrisė dhe flamurit kombėtar, po dalin si “mbrojtės” (deri nė gotėn e fundit) tė pavarėsisė sė Kosovės, flamurit dhe kombit kosovar! Kishte tė tillė qė deklaronin se ne nuk duhet ta festojmė Ditėn e Pavarėsisė sė Shqipėrisė kur ata (Shqipėria) nuk po e festuaka ditėn e shpalljes sė Pavarėsisė sė Kosovės (dhe Metohisė)! Edhe unė isha pjesė e kėsaj loje dhe ploje! Sė pari qėndrova pėr 20 minuta nė kinemanė ABC ku Alenaca Kuq e Zi i bashkoi tė gjitha trojet shqiptare! Pastaj shkova nė pėrurimin e pėrmendores sė Hasan Prishtinės e cila ishte paraparė tė bėhej nė oborrin e Klubit 8000 Euro nė Muaj apo siē ėshtė quajtur mė parė Rektorati i Universitetit tė Prishtinės!

 

Vrasja e dytė e Hasan Prishtinės nė Sallėn e Kuqe

 

     Hasan Prishtina nuk ėshtė vetėm njė emėr dhe mbiemėr por ėshtė njė kuptim, njė pėrmbajtje, njė porosi dhe njė trashigimi e vlerave njerėzore, kombėtare, demokratike, morale dhe liridashėse! Ishte, ėshtė dhe do tė jetė themel i themelit tė lirisė sė shqiptarėve dhe pavarėsisė sė Shqipėrisė. Mbeti shembull i sakrificės, vetmohimit, moralitetit, integritetit, guximit dhe shkrirjes sė pasurisė personale pėr interese kombėtare! Nė politikė hyri si njeri i pasur ndėrkaq u vra si njeri i varfėr! Ai ishte baba i irredentizmit dhe luftėtar i palėkundur pėr bashkimin e trojeve shqiptare! Pėr kėtė arsye u vra nga vrasėsi masiv i patriotėve shqiptarė, mbreti Ahmet Zogu! Cubat e kėtij mbreti tė veshur si xhandarė dhe tė paguar nga buxheti i Serbisė pėrkatėsisht nga Nikolla Pashiq e vranė kėtė politikan tė papėrsėritshmėn siē i vranė edhe bashkėluftėtarėt dhe bashkėmendimtarėt e tij! I dėnuar 6 herė me vdekje, tri atentate kundėr tij, me burg dhe syrgjynosje nuk mund tė pėrfundonte ndryshe! Ate qė e tha Hasan Prishtina nė Parlamentin e Turqisė sot nuk e kanė guximin ta thonė kalimtarėt e rastit, tė ēastit, tė “zgjedhur“ edhe me votė tė vjedhur deputetėt nė Hanin e Jakup Krasniqit! Ishte paraparė qė nė Sallėn  e Kuqe tė Fakultetit Filologjik tė mbahet njė Akademi kushtuar Hasan Prishtinės para se tė zbulohej pėrmendorja e kėtij patrioti tė papėrsėritshėm! Kjo Akademi u shndėrrua nė njė Simpozium pėr promovimin e personave qė mė sė paku ndėrlidheshin me personalitetin e Hasan Prishtinės! Ishte varianti akademik i Ditės sė Shitjes sė Madhe tė Flamujve! Tash  shitej kryesisht injoranca dhe dėshira pėr promovim personal apo bėheshin pėrpjekje pėr kompensim tė ndjenjės sė inferioritetit nga e kaluara kur mund tė kishin qenė ēdo gjė tjetėr por jo edhe pėrkrahės zė ideve tė Hasan Prishtinės! Pėrjashtuar disa raste! Njėri prej tyre foltoren e kėsaj Akademie e shndėrroi nė kuzhinė popullore duke i ekspozuar lugėt, pirunin, thikat dhe gjėsendet e tjera si vlera tė Hasan Prishtinės! Nuk e kuptoj atė dėshirė, atė gjakim qė me ēdo kusht tė dalėsh para foltores edhe nė rast se nuk e ke vendin, rendin, edhe nė rast se kur nuk ke ēka tė thuash! Kishte aty komandantė tė kriminalizuar dhe tė korruptuar, politikanė titistė dhe patriotė tė deklasuar, asi qė na dėnonin, gjykonin, diferenconin, fusnin nė burgje dhe na ngulnin nė kunje, asi qė kishin dėgjuar pėr emrin e Hasan Prishtinės pasi qė tėrė jetėn i kishin shėrbyer Milloshit tė Jagodinės! Pėr tė vazhduar loja dhe ploja u shfaq njė film dokumentar pėr Hasan Prishtinėn! Tmerr artistik dhe masakrim politik!  Sikur ta kishte shkruar skenarin shoku Muho Asllani, karrocieri mė i mirė dhe anėtarė i devotshėm i Politbyrosė sė Partisė sė Punės dhe shoqja Lenka Quko, mjelėse e dalluar dhe gjithashtu anėtare e Politbyrosė sė Partisė sė Punės! Mė pastaj fjalėn e mori Kryefitimtari apo Alibaba i Klubit 8000 Euro nė Muaj! Mendova se Adem Demaēi (pėr politikanėt) apo Baca Adem pėr idealistėt (budallenjt) nuk kishte ardhur fare sepse askush nuk e pėrmendi! Po tė mos ta kishin pėrshėndetur Rambujeja dhe Memli Krasniqi, as qė do tė  dija se Baca Adem ėshtė i pranishėm nė kėtė Akademi. Folėn e ē’nuk folėn, u gjeldetėn dhe u pėrshėndetėn, u lavdėruan dhe u turpėruan, tė pispillosur dhe tė sikletosur por mbase pėr kombin ishin shumė tė brengosur dhe e pėrfunduan Akademinė solemne pas sė cilės me truproja, para’roja dhe pasroje shkuan dhe e zbuluan pėrmendoren e tė Papėrsėritshmit Hasan Prishtina! Nė oborrin e Alibabės me 8000 Euro nė Muaj! Nėn dirigjimin e Alibabės me 8000 Euro nė Muaj! Me tė njėjtin kortezh mortor! Si nė Akademinė solemne! Po tė ishte organizuar njė Akedami vėrtet kushtuar Hasan Prishtinės e jo promovimeve personale apo shpėrndarjes sė injorancės intelektuale dhe patriotizmit patetik dhe folklorik atėherė fjalėn kryesore do tė duhej ta kishte Adem Demaēi sepse ky ėshtė vėrtet njė vazhdimėsi e gjenetikės patriotike, demokratike dhe politike tė Hasan Prishtinės! Me jetėn dhe veprėn e tij! Me burgjet e tij! Njė Akademi e tillė nuk do tė kishte kuptim pa fjalėn e Adem Demaēit. Njeriu i parė i cili do tė duhej tė shihte pėrmendoren e Hasan Prishtinės do tė duhej tė ishte Hasan Prishtina i riinkarnuar nė personalitetin e Adem Demaēit! Do tė duhej tė llogaritej i marrė dhe i lig ai qė e ka pėrpiluar pėrmbajtjen e aktiviteteve pėr kėtė Akademi solemne duke pėrjashtuar Adem Demaēin nga programi. Ėshtė shumėfish mė i marrė dhe mė i lig ai i cili e ka miratuar pėrmbajtjen e programit tė kėsaj Akademie! Duke e pėrjashtuar Adem Demaēin! Shqiptarėt kanė qenė dhe janė armiqtė mė tė mėdhenj tė vet shqiptarėve! Ata janė pėrgjegjės pėr arrestimin e tyre, torturimin, gjykimin dhe dėnimin e tyre! Atdhetarėt mė tė shquar shqiptarė janė vrarė nga vet shqiptarėt!  Bajram Curri, Luigj Gurakuqi, Avni Rrustemi, Hasan Prishtina, Haxhi Zeka dhe shumė tė tjerė u vranė nga shqiptarėt! Edhe pėr vrasjen e Gjeniut tė Mendimit Politik, Ukshin Hoti pėrgjegjės janė shqiptarėt! Edhe Adem Demaēi figurativisht dhe simbolikisht u vra shumė herė nga shqiptarėt. Figurativisht dhe simbolikisht u vra edhe Gjeniu Lasgush Poradeci! Patriotėt shqiptarė vlerėsohen dhe trajtohen si tė tillė vetėm pasi tė vdesin apo tė vriten! Vetėm pasi tė kalojnė shumė vite dhe vetėm pasi shqiptarėt tė pėsojnė goditje tė shumta! Duket se edhe fati i Adem Demaēit do tė jet i tillė! Ai do tė vlerėsohet sikur Hasan Prishtina, 99 vite pas vdekjes sė tij.

 

Krejt nė fund.

 

Sepse, deri sa Prishtina ishte veshur e tėra Kuq e Zi, nė Akademinė

solemne pėr Hasan Prishtinėn ndaj Adem Demaēit luhej njė lojė Faq e Zi!

 

Prishtinė, 30 nėntor 2011

 

 

BEHXHET SH.SHALA:

FONDI KOMB PĖR KOMBIN PA FONDE!