Imazhi i ēarēafit tė vjetėr!

 

 

ISA MUSTAFA,

PENG I SĖ KALUARĖS SĖ TIJ

( Shkruan: Besnik Kryeziu )

 

 

     Isa Mustafėn me rastin e zgjedhjes sė tij nė krye tė LDK’sė, analistėt e afėrm me kėtė parti u munduan ta mbulojnė me ēarēafin e imazhit tė ri, duke e prezantuar atė si shpėtimtarin e LDK’sė. Ata e konsideronin si prurje e re dhe tė rėndėsishme nė politikėn shqiptare nė Kosovė. Mirėpo, koha po dėshmon se ky ēarēaf ishte tepėr i hollė dhe shumė i tejdukshėm pėr ta mbuluar imazhin e vjetėr tė Isa Mustafės!

     Isa Mustafa, mė shumė se sa njė imazh i ri nė politikėn e Kosovės, po rishfaqej si njė imazh i vjetėr i sė kaluarės. Karriera e tij politike kishte filluar qysh nė kohėn komuniste pėr t“u avancuar dhe arritur kulmin e saj nė vitet e tetėdhjeta. Pėr popullin shqiptar kėto vite ishin shumė tė errėta dhe shėnonin pėrpjekjen e studenteve pėr ta paraqitur Jugosllavinė e kohės me fytyrėn qė e kishte nė tė vėrtetė dhe pėr ta ringjallur shpirtin e shtypur pėr liri dhe barazi nė Federatėn jugosllave nė pėrputhje me rrethanat e atėhershme politike dhe shoqėrore.

     Ky imazh i vjetėr dhe jo fort i kėndshėm i Isa Mustafės ėshtė tepėr misterioz edhe pėr njė fakt tjetėr nė kujtesėn e shqiptarėve e sidomos tė atyre qė janė nė diasporė: PĖR TRE PĖRQINDĖSHIN. Lexuesi, mund tė mendoj se fillimi nė kėtė mėnyrė i shkrimit pėr Isa Mustafėn bėhet me ndonjė tendencė politike pėr ta rrėnuar autoritetin e Isa Mustafės, apo pėr inate siē jo rrallėherė dimė t’i kemi ne shqiptarėt.

     Nė fakt, nuk ėshtė asnjėra e as tjetra! Shqetėsimi im ka tė bej me tė bėrit opozitė nė Kosovė, ku Isa Mustafa ėshtė kryetar i njė subjekti tė madh politik nė vend. Tani tė gjithė po pajtohemi se e kemi njė pozitė tepėr tė keqe dhe shumė arrogante, dhe kėtė po e themi jo rrallėherė, por po harrojmė tė pyesim se cila ėshtė opozita dhe roli i saj nė politikėn e vendit tonė.

     Politika nė Kosovė ka vuajtur dhe po vazhdon tė jetė kėshtu siē ėshtė pėr faktin se figurat apo protagonistėt kryesor tė saj janė peng tė sė kaluarės sė tyre. Isa Mustafa ėshtė njėri nga kėta politikan, ndonėse jo i vetmi. Zgjedhja e tij nė krye tė LDK’sė do e ketė gėzuar shumė Hashim Thaēin e PDK’sė.

     Pse?

     Sepse jetėgjatėsia e tij politike do tė zgjatej shumė mė shumė se sa nė tė vėrtet ai kishte gjasa reale pėr tė mbijetuar nė skenėn politike tė vendit, pėr faktin se Isa Mustafa kishte njė tė kaluar tė tillė politike. Thaēi pėrveē faktit qė siē e ka thėnė njė mik dhe veprimtar i nderuar nuk e dha jetėn pėr Kosovėn, ka pasur njė fat tė madh nė karrierėn e vetė politike, edhe pse ky fat shpesh u ndėrtua nė kurrizin e vendit dhe tė qytetarėve duke shkelur ēdo moral politik.

     Nė momente shumė tė rėndėsishme pėr vendin dhe qytetarėt, opozitėbėrja nga Isa Mustafa si shef i LDK’sė ka lėnė shumė pėr tė dėshiruar, sepse ai nė vend qė tė flas me zėrin qė do tė duhej realisht tė fliste, ai shpeshherė ka belbėzuar duke u ankuar e jo duke kritikuar dhe bėrė oponencėn karshi Thaēit dhe qeverisė sė tij tė korruptuar. Kėtė nuk e besoj se Isa Mustafa do e ketė bėrė pėr shkak tė deficitit tė tij tė dijės sepse ai ėshtė i shkolluar dhe ekspert nė lėmin e vet, por e ka bėrė dhe do tė vazhdoj ta bėj pėr shkakun se ėshtė peng i sė kaluarės dhe ka frikė qė Thaēi do tė del njė ditė sikur qė bėri me deputetin e AAK’sė, Ardian Gjinin, dhe do t“ja thotė tė gjitha.

     Pėr kėtė arsye e kemi “dashamirėsinė” e Thaēit pėr opozitėn e Isa Mustafės, sikurse e kemi edhe opozitėn e “moderuar” tė Isa Mustafės ndaj qeverisė sė Thaēit. Kjo po tė thuhej nė gjuhėn e popullit do t“i bie: ti mos mė nguc mua e as unė nuk tė nguci ty. Por ēėshtja shtrohet se ēfarė fiton shoqėria me kėto dy figura pėrballė njėra tjetrės? Asgjė, pėrveē mjerimit qė do mund tė rritet mė shumė se sa qė ėshtė aktualisht.

     Kosova dhe politika e saj ka nevojė imediate pėr figura tė reja politike, jo nė moshė por nė tė menduarin dhe tė vepruarin politik dhe qė nuk janė peng nė asnjė variant tė mundshėm. Kjo, tė jemi tė sinqertė, do tė jetė sfida mė e madhe pėr shkakun se kėta tė dy do tė bėjnė gjithēka pėr ta mbajtur njeri tjetrin nė kėmbė.

     Duhet tė lirohemi njėherė e pėrgjithmonė nga fenomeni i dėshtakėve politikė, i cili po na pėrcjell dhe po e shkatrron njė tė ardhme mė tė mirė pėr ne dhe fėmijėt tanė. Isa Mustafa e provoi kėnaqėsinė e tė qenit kryetar i LDK’sė, por nuk e provoi para atyre qė e besuan se din dhe mundet tė bėjė politikėn e ndryshimeve. LDK’nė do ta pėrcjell edhe mė tutje nevoja pėr njė lider tė ri dhe tė guximshėm tėrėsisht tė ndryshėm nga Isa Mustafa, pėrndryshe nėse vazhdohet kėshtu do tė themi NA ISHTE NJĖHERĖ LDK’ja.

 

Würzburg, 18. 11. 2011

 

 

BESNIK KRYEZIU:

DEBATET E POROSITURA