Reagim

 

 

KUSH NA QENKA KY FARE INTELEKTUALI ASLLAN DIBRANI?!

    

     Pėrkitazi me artikullin e Asllan Dibranit „Shpikja dhe shpifja e kombit mysliman tė shqiptarėt“, botuar tė gazeta antikombėtare „Bota Sot“, por edhe te faqja e internetit: „Zemra Shqiptare“, me titull: „Asllan Dibrani: „Kushtrim pėr shpėtim nga rreziku i ekstremizmit islamik qė vepron nė mėnyrė perfide kundėr kombit shqiptar“

 

 

Shkruan: Isuf I. Bytyqi - 10. 11. 2011

 

________________________________________________________________________________________________________________________

 

     Me kujdes e lexova dhe e analizova artikullin e Asllan Dibranit, qė mė erdhi mirė pėr shqetėsimin qė kishte pėr ngjarjet, tė cilat po ndodhin nė Kosovė, kėrkim xhamiash apo shami mbi koka tė vajzave nėpėr institucione publike nga vehabistat islamikė, sepse Vehabizmi, qendrėn e ka vėrtet nė Londėr kurse trurin e ka nė Moskė, por se ēka e ngatėrroi Rexhep Qosjen me ta, ky farė pseudointelektuali? Mė intereson.

     Se ē`mė shkrepi nė mendje dhe m`u kujtua Daut Celina, i cili na kishte qenė njė shenjėtar i shkėlqyeshėm e, qė ia shėnonte me fishek pushke katlanicės mbi kokėn e nėnės sė tij. Por nėse provon ky farė Asllan Dibrani, i cili e paska shkruar kėtė artikull me titull „ Shpikja dhe shpifja e kombit mysliman te shqiptarėt” bashkė me atė karikaturė tė turpshme anash, jo qė do ta godiste katlanicėn mbi kokėn e nėnės, por do ta kishte vrarė nėnėn e shkretė, e cila e paska lindur njė djalė „intelektual“ por pa dije tė gjerė, t`mos them: tė varfėr.

     Paska lindur nė fshatin Dabishevc, pėr ēudi se nuk ia paska ndėrruar edhe fshatit emrin, i cili e paska aq grotesk aq sa edhe vetė autori i artikullit. Mirė qė e paska pėqendruar kritikėn nga orientimi ekstremist arabė, por pse nuk e vazhdoi kritikėn edhe kundėr atyre, qė po donė tė na krijojnė edhe njė identitet tė ri - kombin kosovar bashkė me gjuhėn kosovarishte, gjė qė poaq janė tė dėmshme pėr ne sa edhe vetė ekstremizmi islamik. Por e ktheu sulmin kundėr figurės mė tė ndritur shqiptare, sot, Akademikut dhe Ideologut tė Ēėshtjes Kombėtare Shqiptare, Rexhep Qosjes.

     Vėrtet tė dėmshėm janė kėta emrat e mėparshėm si: Shefqet Krasniqi, Fuad Ramiqi, e tė tjerė, por jo edhe Memli Krasniqi e, sidomos ku e gjeti Rexhep Qosjen kjo mendje aq e errtė e ta ngatėrrojė me ta, i cili aq shumė ka bėrė pėr Ēėshtjėn Kombėtare? Sikur tė jetonte edhe 400 vjet ky farė „intelektuali“ sharllatan, nuk do tė ketė mundėsi tė bėjė aq sa ka bėrė R. Qosja pėrreth katėr dekadash pėr Kauzėn Shqiptare. Po, pse nuk i pėrmend bashkė me islamistėt edhe ata ideologėt e Kosovarizmės dhe tė gjuhės sė tyre Kosovarishte: Nexhmedin Spahiun, Migjen Kelmendin, Enver Robellin, Bardhyl Metėn, Halil Matoshin etj. Ata kanė njė emėrues tė pėrbashkėt me ekstremistėt islamikė, bastardhimin dhe ēoroditjen e Kombit Shqiptar, qė kėshillat i marrin nga Moska dhe Beogradi zyrtar, qė minojnė Ēėshtjen Kombėtare Shqiptare dhe, jo Rexhep Qosja.

     Mė sė lehti ėshtė tė mashtrohet populli, atėherė kur tė vėrtetėn e pėrzien sė bashku gėnjeshtra. Pra kėtė taktikė e ka shfrytėzuar pseudointelektuali sharllatan, Asllan Dibrani nga Gjermania. Ka kėtu disa tė vėrteta, qė bėjnė ta manipulojnė popullin e, kėto janė: me tė vėrtetė se vehabistat nė bashkėpunim me sigurimin sekret rus, serb e atė turk, janė duke e mashtruar njė numėr tė vogėl shqiptarėsh, sepse vetė orientimi i tyre nė ekstremizėm islamik, bėn qė tė bėhen kundėr Europės Perėndimore edhe SHBA’ve, qė pa ndihmėn e tyre, nuk do tė ishte ēliruar Kosova e, kur jemi direkt kundėr Botės Perėndimore, indirekt jemi kundėr qenjes sonė kombėtare, pra! E dimė se vehabistėt e Kosovės nė Prishtinė, kanė bėrė demonstrata tė dhunshme duke kėrkuar njė xhami tė madhe nė mes tė Prishtinės, nė oborrin e Fakultetit Filologjik e pėrballė Katedrales Katolike Shqiptare, qė mė mirė do tė ishte t`i kundėrviheshin kishės ortodokse serbe pranė Bibliotekės Kombėtare. Po, nga i erdhi ideja Asllan „intelektualit“ se edhe Rexhep Qosja ėshtė i kėtij mendimi, mandje e quan “baba i vehabistėve”, pa kurrėfarė argumentesh. Ky ėshtė turp i madh, ēmenduri, pėr kėtė injorant pseudointelektual.

     Nė biografinė e tij shkruan se ka studiuar Gjuhėn Shqipe, por se e paskan burgosur serbėt dhe paska mbetur pa i mbaruar studimet. Edhe mė keq, sepse me mija shqiptarė kanė qenė nėpėr burgjet e Serbisė, por arritėn tė marrin magjistratura e doktoratura, ndėrsa ky paska ngelur nė vend. Thotė se na qenka piktor e poet, anėtar i kryesisė sė “Lidhjes sė Shkrimtarėve dhe Artistėve Shqiptarė“ nė Gjermani. Qenka edhe „intelektual“. Shkruan se ėshtė „Anėtar i bashkimit tė intelektualėve“ pėr Gjermani. Na qenka si lepaku OHO, universal i gjallė! Nuk e di se ēfarė intelektuali dhe ēfarė shkrimtari na qenka ky farė Asllani, qė nėse e pėrkthejmė shqip, i bie Luan e, shqipen e paska studiuar, por shqip nuk ditka tė shkruajė. Mė intereson se si prezentohet? A ėshtė: „intelektual“?, a ėshtė: „shkrimtar“?, a ėshtė: „poet“?, a ėshtė: “piktor”?, a ėshtė tregtar? Apo ėshtė ashtu siē mendoj unė: sharlatan i pacipė?

     Ky shkruan se Rexhep Qosja na qenka babai i fundamentalistėve islamik e, nuk i cek mendimet e Akademikut tė nderuar se: ē`ka shkruar dhe ku ka shkruar aq keq? Ai, vetėm shkruan se ai, pra Rexhep Qosja na qenka fundamentalist islamik dhe asgjė mė tepėr. Pse futet nė fllanik tė huaj, mjerani?, kur nuk di gjė. Unė vėrej, se s`ka lexuar gjė nga R. Qosja, sepse ai ka tjetėr profesion, ka tregėtinė, transportin dhe mashtrimin, pra ai transporton mallėra nga Gjermania e gjetiu pėr nė Kosovė dhe nuk bėn shkencė e art por biznes. Ai, i ėshtė shpifur artit, shkencės e kritikės, ai ka shoferėt nga Serbia e Mali i Zi, qė t`ia lehtėsojnė kalimi nėpėr shetet e „vėllezėrve“ tė tij, Serbi, Mal tė Zi e Maqedoni. Ai nuk ėshtė intelektual, por sharllatan, shėrbyes i gazetės antikombėtare “Bota Sot”, e cila udhėheqet nga njerėz tė shitur. Ai ia futė kot, me ato fjalė pa kurrėfarė lidhje logjike e gramatikore. Ai mashtron publikun, kur thotė se ka miq, rrin me Hydajet Hysenin etj., sepse Hydajet Hyseni, nuk ėshtė i atij mendimi tė kalbur, pėrkundrazi ėshtė njė patriot i cili ka shumė respekt pėr Reshep Qosjen, Adem Demaēin e Ukshin Hotin. Kurse ky ma kujton njėfarė ish tė burgosuri politik, Kadri Osmani, i cili nė tė njejtėn mėnyrė i ofendon Figurat Kombėtare: Adem Demaēin dhe Rexhep Qosjen, qė pėgjegjjen mė tė mirė kundėr Kadri Psikopatit e kishte dhėnė Reshat Badallaj nė opinionin „ Reshat Badallaj dhe Adem Demaēi nuk kanė gisht nė vrasjen e Ahmet Krasniqit nė Tiranė“, tek „Albaniapress“.

     Kur dhe ku e ka pa, ai Asllan Dibrani nė mjetet e informimit Rexhep Qosjen duke u solidarizuar me Lėvizjen „Bashkohu”? Kur dhe ku e ka pa ky farė Aslllan „shkrimtari“ Rexhep Qosjen duke e sharė Gjergj Kastriotin? Kur dhe ku e ka pa ky farė Asllan Arshiku, Rexhhep Qosjen duke e sharė Nėnėn Terezė? Ku dhe kur e ka pa ky farė „piktori“ Rexhep Qosjen se e lavdėrojka dhe e dojka Sulltan Muratin? Ky farė „intelektuali“ i paintelekt shkruan „ Kėta njerėz antikombėtarė pėr ēudi pėrkrahen edhe nga njerėz tė pakurriz, siē ėshtė Rexhep Qosja, njė njeri i pacipė, njė dėshtak nė tė gjitha betejate tij si politikan, qė nė vend tė merret me studime dhe veprime kombėtare, e pėrēan popullin nė baza fetare…“ A pak ka bėrė shkencė Rexhep Qosja? A pak ka bėrė letėrsi Rexhep Qosja? A pak ka bėrė Rexhep Qosja pėr Ēėshtjen Kombėtare Shqiptare? Ēudi e madhe, kėtė punė e di secili shqiptar, qė jeton nė kėtė rruzull tokėsor e i ka dy ditė shkollė, ndėrsa ky farė „intelektuali“ nuk po e ditka, sepse qenka verbuar nga Ideologjia partiake!

     A mos e ka fjalėn ky farė mjerani pėr polemikėn, qė ka bėrė R. Qosja me Ismail Kadarenė, nė lidhje me “Identitetin Shqiptar”? Nėse pėr kėtė mendon, plotėsisht gabon, sepse Rexhep Qosja nuk mendon, qė ne tė jemi Islamikė, por njė komb tolerant ndaj feve. Derisa Ismail Kadare mendon dhe shkruan se si do tė duhej tė jetė kombi Shqiptar, me identitet krishterė, pra me fenė e tė parėve, Rexhep Qosja mendon se, kombi Shqiptar ėshtė njė komb me fe krishtere dhe muslimane dhe, qė tė dya, respektivisht triat edhe atė ortodokse duhet respektuar ashtu siē janė. Ku ėshtė e keqja kėtu? A pse do Qosja tolerancė ndėrfetare, e pengon kėtė farė „intelektuali“?

     Nuk e di se ku e bėn R. Qosja kėtė pėrēarje fetare, qė Asllan aga nuk e argumenton, por ia fut kot! Asllan beu shkruan: “R. Qosja nė vend se tė merret me studime…, bėn pėrēarje”. Edhe kjo mė bėn tė dyshoj nė “intelektin e tij tė madhėrishėm”, kur unė, por edhe secili shqiptar , qė i lexon sėpaku dy vepra nė vit, e di se Rexhep Qosja, jo vetėm se shkruan intenzivisht studime shkencore-letrare, por ai shkruan edhe romane vuliminoze madje edhe me dy pjesė dhe jep opinionet e tij fare pa pra. A e di Asllan Pashai se kur shkruante Rexhep Qosja kundėr aparteidit serb nė Kosovė, ata liderėt e tij, kanė shkruar vjersha pėr Titon e Enverin? Asllan Dibrani shkruan se R. Qosja ėshtė pėr njė komb musliman, qė pėr kėtė gjė as kam lexur diku as kam dėgjuar se Akademiku na qenka pėr njė komb musliman Brenda Kombit Shqiptar. Por le tė na dėshmojė dhe dokumentojė kėtė ide tė Qosjes ky farė pseudointelektuali.

     Jo.

     Rexhep Qosja nuk ėshtė siē thonė disa: komunist, as qosiq nuk ėshtė siē thonė tė njejtit, as islamik nuk ėshtė qė tė njejtit e thonė por me lėkurė tjetėr dalin. Derisa Adem Demaēi ėshtė Simbol i Qėndresės, ky i fundit ėshtė Ideolog i Ēėshtjes Kombėtare Shqiptare. Rexhep Qosjen, mund ta krahasojmė me Gjergj Kastriotin, qė i pari e udhėhoqi kombin tonė me Shpatė e, ndėrsa i dyti ishte udhėrrėfyes. Ky u parapriu proceseve demokratike si nė Kosovė ashtu edhe nė Shqipėri, ky i parapriu krijimtarisė letrare, studimeve letrare dhe kritikės letrare shqipe, ky i shkroi librat publicistike nė mbrojtjen e popullit shqiptare, qė terrorizohej nga regjimi i Millosheviqit.

     R. Qosja e ka botuar kompletin e veprave me 29 vėllime, qė e shoh se nuk e njeh ky farė “intelektuali”, por i propozoj qė ta lexojė sėpaku pjesėrisht se krejt nuk mundet, le ta analizojė dhe ta kuptojė. Ndoshta s`ka kohė dhe mundėsi se nuk e ka durimin t`i lexojė gjithė ato libra aq tė trashė, por ndoshta edhe ka paragjykime e, intelektuali i mirėfilltė s`guxon tė ketė paragjykime edhe pse nuk ma do mendja se edhe ky fare Asllėri, qė do tė na ishte ndoifarė intelektuali. Ky nuk ėshtė gjė tjetėr, vetėmse njė sharlatan.

     Edhe njė herė, nė vitet `70, u patėn ngritur disa pseudointelektualė duke e sulmuar Rexhep Qosjen, por ndodhi e kundėrta, gjithė ato vite qė i humbėn duke e sharė, me njė libėr “Morfologjia e njė fushate”, tė cilin e botoi Qosja nė Prishtin, nė vitin 1980, shih fq. 341“ 6. Si ka ngjarė qė para qėllimeve, mjeteve, motiveve dhe nivelit, qė demonstrojnė artikujt e tyre, tė heshtin gati tė gjithė intelektualėt tanė?” Qė tė gjithė ata pseudointelektualė e pseudopatriotė i deklasoi nė atė botė.

     Edhe njė herėn tjetėr patėn tentuar disa intelektualė tjerė, qė tė mbledhin nėnshkrime, pėr ta akuzuar dhe denoncuar Rexhep Qosjen pėr shkak tė njė interviste dhėnė “Zėrit tė Amerikės”, ku thotė se “Enver Hoxha ka vdekur pėr tė dytėn here”. Marrin vendim dhe i shkruajnė Ukshin Hotit nė redaksinė “DeA”. Por Uka me menērinė e tij, diti se ēka t`u shkruajė dhe t`u thotė edhe atyre intelektualėve dhe, ja se ē`u pat shkruar z. Hoti atyre qė, tani mund ta lexoni nė librin e tij “Filozofia politike e Ēėshtjes Shqiptare“ Prishtinė, 1996, fq. 175 “Nė qoftė se komunizmi nė shqipėri duhej tė ishte njėmend i vdekur, mendoja se nuk kishte nevojė tė vritej pėr sė dyti nga Kosova. Mirėpo, vlerėsimet padyshim kanė qenė ndryshe dhe kjo deklaratė e Akademik Qosjes ishte njė akt guximi individual, me tė cilin avancoheshin proceset e ndryshimeve politike nė drejtim tė demokracisė nė Kosovė, por edhe nė Shqipėri. Pėr kėtė shkak, ajo jo vetėm se ishte pjesė e rėndėsishme e veprimtarisė sė tij poliedrike nė sferėn e kulturės shqiptare, por edhe akt guximi intelektual-politik qė tė detyronte respekt. Akademik Qosja, njėsoj i madh si Kadareja, e ndante me tė qasjen letraro-romantike ndaj problemit shqiptar, ose profetizmin politik, pėr tė cilin do tė duhej tė fliste e ardhmja e afėrt”. 

     Le ta lexojė kėtė libėr Asllėri me vėmendje se ēka mendon pėr R. Qosjen fiozofi dhe politikologu mė vizionar Ukshin Hoti, pėr tė cilin akoma nuk dihet fati tragjik i tij. Edhe Ukshin Hotin e patėn shpallur tė ēmendur paraardhėsit e tij. Pas ēlirimit tė Kosovės e paten shpallur edhe Bacin Adem Demaēi tė ēmendur e, tani e sata herė ėshtė qė Rexhep Qosjen e shpallin herė: ateist, herė komunist, herė proserb e tani fundamentalist. Kėto vlerėsime aq tė pabaza, bien mbi kėto figura, sikur njė sorrė kur bie mbi njė lis tė lartė dhe, krenohet se edhe pse jam sorrė, gjendem mbi lisin. Por tė mos harrojnė Asllėrat, se sorra hip mbi lisa por me njė frymė sado tė lehtė bie pėr dhe, ndėrsa lisat u pėrballojnė edhe stuhive mė tė tmerrshme, qė ekzistojnė nė natyrė.

     Vasilie Kartel, njė astrobiolog kroat nė njė vend thotė: „Tė marrė janė ata njerėz, qė jepen mbas ideologjie“. Prandaj e di se ju disa, jo tė gjithė: tė LDK’sė, tė LDD’sė dhe tė PSS’sė jeni tė verbuar nga ideologjia partiake, s`mund tė rrini pa e share Akademikun e shkėlqyer - Rexhep Qosjen, por edhe Bacė Adem Demaēin po i shani. Por kujses se do tė denoheni nga populli edhe nga Zoti. Ani, shane se ai e ka shpirtin e madh e, nuk zemėrohet nga shpirtvegjėlit dhe tė pashpirtėt.

     Nė kėtė letėr tė hapur “Kushtrim pėr shpėtim nga rreziku i ekstremizmit islamik qė vepron nė mėnyrė perfide kundėr kombit shqiptar” te faqja e iternetit „Zemra Shqiptare“, ky farė „intelektuali”, qė paska kėrkuar ndihmė nga gjithė kėto qeveri e institucione botėrore e shqiptare, qė nga SHBA-tė e deri tek akademitė e shkencave, pėr habi se vetėm qeverisė sė Serbisė, tė Maqedonisė e tė Malit tė Zi, me kėtė “Letėr tė hapur”, siē i thotė ky farė “intelektuali”, nuk u paska kėrkuar ndihmė, sepse kjo “Letėr” vetėm kėtyre shteteve u shėrben mė sė miri. Paska pėrmendur edhe shumė emra tė tė shumė fushave jetėsore, gjoja miq tė tij, si gazetarė, shkrimtarė, publicistė, poetė, ndėr tė tjerė: Vilson Mirdita, ambasador i Kosovės nė Berlin, konzulle e Shqipėrisė Zamira Bushati nė Berlin, Islam Spahiu, zv. Ambasador i Kosovės nė Berlin, Sali Sefa, konzull i Kosovės, Brahim Abdyli, veprimtar etj., se gjoja paska edhe pėrkrahjen e shumė intelektualėve tjerė, kudo qė janė e, nė realitet nuk ėshtė duke e parė se edhe kėta emra qė i paska lakuar nuk do tė pajtohen tė gjithė me kėtė letėr, e cila jo qė nuk ėshtė njė letėr e hapur por kjo ėshtė njė turp, qė nuk do ta kishte nėnshkruar as njė nxėnės i shkollės fillore, pos ndonjė injoranti e, le gjithė ata poetė, artistė, publicistė e, sidomos diplomatė, qė diplomatėt nuk i lejon etika e punės qė tė merren me tė tilla maskarallaqe. Pėrkundrazi, do tė distancohen tė gjithė, pėrndryshe do t`i bartin pėrgjegjėsinė edhe pasojat kėtij turpi.

    Duke i lexuar gjithė kėto mendime tė errta tė kėtij farė „intelektuali“ aventurier, i cili ma kujton Donkishotin, mė bėn tė dyshoj se, ose ka luajtur mendėsh ose ia kanė shpėrla trurin serbėt gjatė vuajtjes sė burgut dhe, e kanė pėrgatitur psikikisht ta shajė Rexhep Qosjen. Do t`i bėnte nder Kombit e, mė shumė vetės sė tij, tė kishte shkruar njė artikull sėpaku kundėr shtetit e popullit serb, qė na ka vra dhe akoma na vret dhe na torturon.

     Dhe nė fund, ja se ēfar mendimi ka i madhi - Rexhep Qosja pėr rolin e fesė te shqiptarėt: “Pėrkushtimi i shqiptarėve ndaj truallit tė vet, qė i thonė Kosovė, ėshtė shumė mė i lashtė se feja myslimane nė Kosovė.… Jemi popull me tri fe, por kemi njė pėrkushtim, Atdheun”. (Shih te vepra: “Populli i ndaluar”, Prishtinė, 1990, fq. 400.

 

 

© Pashtriku.org - Nėntor’2011