KOSOVA- KUQ E ZI!

 

 

ĖNDRRA E ISMAIL QEMALIT

DHE ADEM JASHARIT VAZHDON!

Shkruan: Sheradin Berisha - 28 Nėntor 2011

__________________________________________________________________________

Foto: 1 & 2 & 3 & 4 

__________________________________________________________________________

 

 

     Nė orėt e paradites sė 26 Nėntorit 2011 - qyteti historik i Vlorės e ka nisur festėn e madhe tė 28 Nėntorit - ditės sė Pavarėsisė sė Shqipėrisė nė kufijt e saj Etnik. Mijėra tė rinj qė kishin ardhur nga tė gjitha rrethet e Shqipėrisė nga Kosova dhe trojet tjera shqiptare, tė veshur me ngjyrat Kuq e Zi kanė marshuar me thirrjet: “Shqipėria etnike - Shqipėria etnike“ dhe kanė ndaluar nė Sheshin e Madh tė Flamurit. Me kėtė rast Aleanca Kuq e Zi,  ka nisur njė tubim madhėshtor nė Shesh, atmosfera e tė cilit ėshtė ndjerė nė gjitha rrugėt hyrėse qė tė ēojnė aty. Derisa po mbahej njė koncert dedikuar kėsaj feste tė Madhe Kombėtare kuqezinjtė kanė shpalosur flamurin gjigant Kuq e Zi, duke kėnduar edhe kėngėn e aleancės. Ndėrkohė masės sė tubuar ju ka drejtuar kreu i AK Kreshnik Spahiu. Nė fjalėn e tij pėrshėndetėse z. Spahiu, ka theksuar se gjendja nė tė cilėn ndodhet sot Shqipėria, nuk ėshtė ėndrra e Ismail Qemalit. “Vijmė 99 vjet pasi beu i urtė i Vlorės mori njė rrugėtim tė gjatė, pėr ta shkėputur nga Anadolli e futur nė Europė. 99 vjet mė pas ne jemi kėtu. Ėndrra e Ismail Qemalit vazhdon. Kemi 99 vjet pavarėsi, por jo 99 vjet shtet, sepse nuk ishte kjo Shqipėria qė synonte Ismail Qemali dhe rilindėsit tanė. Shumica e Shqipėrisė mbeti jashtė kufijve. Nuk ėshtė Shqipėria “Big Brother”, por Shqipėria ėshtė njė nga vėllezėrit, tė cilėt kanė lindur nė tė njėjtėn ditė. Atė tė lindjes sė flamurit tonė kuq e zi. Do tė kalonin 99 vjet qė ne tė shikonim nė kėta 99 vjet si ndryshuan territoret. 99-shat e Shqipėrisė i bėnė tė 99’at Shqipėrisė. Ata qė cenuan e ndryshuan simbolet tona kombėtare, guxuan tė cenojnė integritetin dhe territoret, por tashmė ka arritur fundi. Duan tė tundin nga varret edhe eshtrat e tė parėve tanė, duke i konvertuar nė grekė. Njė turp i vėrtetė. Nuk ishte kjo Shqipėria e Ismail Qemalit dhe ėndrrėn e tij ne duhet ta vazhdojmė”, ka thėnė Spahiu. Mė tej ai u ka bėrė thirrje tė gjithė shqiptarėve kudo ku ndodhen, tė injorojnė flamujt partiakė. “Pėr 20 vite pritėm tė ishte siē u premtua. U ndryshuan 20 qeveri, 200 ministra, na u premtua Europa, por jemi tė fundit nė Europė. Nuk e kemi gjetur ende derėn e saj. Pėr 20 vjet u sanksionua bashkimi. Ku ėshtė ėndrra e shqiptarėve, bashkimi? A mundet dikush tė mė thotė se cili Kryeministėr ka qenė si Ismail Qemali? Nuk ishte ėndrra, Vlora e bombave me telekomandė, nuk ishte ėndrra e tij piramidat, mafia, krimi i organizuar. As bashkimi me Anadollin. Flamujt qė dolėn nė kėto vite na kthyen mė keq se 99 vite mė parė”, ka thėnė Spahiu. Mė tej ai ka paralajmėruar se rrugėtimi i Aleancės Kuq e Zi do tė vijojė nė Prishtinė. “28 Nėntori po afron dhe ne nuk jemi rastėsisht nė datėn 26 nėntor. Nuk mbjellim urrejtjen dhe ndasitė. Jemi nė rrugėtimin e madh. Rrugėtimin e flamurit qė nis kėtu dhe vijon nė Prishtinė, nė datėn 28 Nėntor. Tė gjithė tė jemi pjesė e njė familje-njė flamur. Injoroni pėr herė tė parė flamujt e partive politike, sepse ne kemi flamurin tonė, atė kuq e zi. Le tė fillojmė numėrimin mbrapsht. Viti 2012 po afron dhe nuk do tė jetė fundi i botės, por do tė jetė fundi i atyre qė mohuan shpresėn dhe ėndrrėn e shqiptarėve pėr tė qenė tė bashkuar dhe pėr t’iu bashkuar Europės sė bashkuar. Pėr kėtė arsye kam njė mesazh pėr ju. Ēohuni shqiptarė prej gjumit ēojuni, si kuq e zi tė gjithė, o sot o kurrė. Pėr ty Shqipėri, Aleanca Kuq e Zi”, ka pėrfunduar Kreshnik Spahiu.

 

*   *   *

 

     Pas festimeve dinjitoze nė Vlorė, Aleanca Kuq e Zi nė krye me Kreshnik Spahiun, tė dielėn - mė 27 Nėntor ka aritur nė Kosovės, me flamurin gjigant kombėtar. Ndalesa e parė e pėrfaqėsuesve tė Aleancės nga Shqipėria dhe Kosova ka qenė nė Prekazin legjendar, ku u kryen homazhe te varri i komandantit Adem Jashari. Gjatė momentit tė vendosjes sė kurorės tek memoriali i Adem Jasharit, Spahiu u shpreh: "Bac, kena edhe diēka me kry", "Bac kena me e kry KUQEZI", “Ėndrra e Ismail Qemalit dhe Adem Jasharit vazhdon”. Gjithashtu Kreshnk Spahiu me aktivistėt e Aleancės Kuq e Zi janė pritur nga familjarė tė komandantit legjendar Adem Jashari me tė cilėt Spahiu zhvilloi njė bisedė tė ngrohtė.

 

*   *   *

 

     Sot, mė 28 Nėntor - Aleanca Kuq e Zi ka mbajtur njė tubim nė Prishtinė, ku ka shpalosur edhe sloganin “Bac, do e kryejmė kuq e zi”. Salla e Kinos “ABC’ ishte e vogėl pėr t’i zėnė gjithė ata shqiptarė, tė cilėt kishin ardhur nga Shqipėria, qytete tė Kosovės, nga Maqedonia e viset e tjera shqiptare. Kreu i AK Kreshnik Spahiu para tė pranishmėve ka thėnė se kur ka marr rrugėtimin nga Vlora pėr nė Kosovė, i janė sjellė shumė mendime nėpėr kokė, ndėrsa ka treguar njė histori tė tij, kur ishte 10 vjeē, babi i tij kishte marr rrugėn drejt Kosovės. Gjatė rrėfimit tė tij, ai nuk mundi t’u pėrmbahej lotėve dhe ripėrsėriti mėndimin qė askush nuk mund tė ndajė njė familje, njė komb, siē ėshtė kombi shqiptar. “Babi gjithnjė mė fliste pėr atdheun e tij Prizrenin, pėr kujtimet e tij, ishte i mbushur me lotė pėr faktin se nuk mund tė kalonim kufirin. Rrugėtimi, i cili u ndal nė kufirin e Morinės nga ushtarėt serb me simbole tė sllavizmit dhe perandorisė sė lindjes, tė cilėt me dekada u munduan tė mbajnė tė ndarė, u munduan tė mbajnė tė ndarė njė familje, njė komunitet, njė komb, nuk mund tė mbajnė kurrė njė familje as me simbole, as me koncepte, as me idetė e dy shteteve, sepse sot shqiptarėt vėrtet jetojnė nė shtatė shtete dhe ata kanė dy shtete shqiptare. Kanė kaluar 99 vjet ėndrra shprese pėr ata tė cilėt luftuan pėr flamurin kuqi e zi, 99 vjet pavarėsi, por ky nuk ėshtė 99 vjet shtet, sepse ėndrra e Ismajl Qemajlit, ėndrra e Isa Boletinit ishin pėr njė Shqipėri kuq e zi, pėr njė tė ardhme tė pėrbashkėt“ thotė Spahiu. Ai ka thėnė se nė Shqipėri nė ēdo katėr vite valėviten flamuj blu e rozė, nė shtėpitė e shqiptarėve me tė vetmin qėllim qė pushteti mos t’ia rrėzojė shtėpinė qė ka ndėrtuar pa leje, e duke harruar flamurin kombėtar kuq e zi. Sot dhe dje natyrisht ne kemi menduar shumė se kush do tė jetė mesazhi, mesazhi pėr gjithė ata tė cilėt luftuan me njė ideal, me njė aspiratė, jemi njė komb, kemi njė gjuhė, kemi njė histori dhe natyrisht kemi njė tė ardhme dhe ne sot kemi njė slogan njė premtim ‘Bac, do e kryejmė kuq e zi’,” ka thėnė Kreshnik Spahiu. Pėr mė tepėr ai ka shtuar se 99 vjet kanė kaluar dhe pėrsėri Shqipėria ėshtė e fundit nė Evropė dhe pėrsėri mė e varfėra. Spahiu ka theksuar se pėrderisa Shqipėria para dy dekadash ka filluar hapat pėr integrim nė Bashkimin Evropian, ajo prapė merr nota negative, ndėrsa Serbia e cila pėr dy dekada ishte nė luftė, ajo merr nota pozitive. Nė kėt tubim foli edhe deputeti i Kuvendit tė Kosovės, Hydajet Hyseni, i cili ėshtė edhe kryetar i Shoqatės tė ish’Burgosurve Politik nė Kosovė. “Motra e vėllezėr, Shoqata e tė Burgosurve Politik pėrshėndetjet, tė cilat unė i sjell sot kėtu, ėshtė njė bashkim i gjithė atyre qė e kanė pas flamurin kombėtar nė zemėr, edhe para burgut, edhe gjatė burgut edhe pas burgut, aty janė bashkuar gjithė gjeneratat, tė gjitha rrymimet politike, ideologjike, tė gjitha krahinave, tė gjitha subjekteve politike dhe ėshtė unike dhe ēka e mban unike, e mban ky flamur qė e ka mbajtur popullin tonė tė bashkuar edhe nė kohėt mė tė vėshtira”, ka thėnė Hyseni. Drejtuesi i Aleancės Kuq e Zi ka thėnė se kur po afron viti 2012, nuk ėshtė fundi i botės, pėrkundrazi ėshtė fundi i atyre tė cilėt bėnin pazar me ēėshtjet kombėtare, fundi i atyre qė interesat e xhepit tė vet dhe partive i vuan mbi kombin shqiptar. Viti 2012 do tė jetė viti i bashkimit, viti i njė aksioni tė madh, viti i Aleancės Kuq e Zi dhe gjithė atyre qė bashkohen pa dallim krahine, ideje, e bindjesh politike. Aleancės Kuq e Zi, pasi ka vėnė kurura lulesh tek lapidari i heroit Zahir Pajaziti, pėrballė obeliskut „New Born“ ka shpalosur flamurin gjigant tė sjellur nga Vlora.

 

*   *   *

 

     Lėvizja Vetėvendosje aktivitetet e saj pėr 28 nėntor i ka nisur tė shtunėn me datė 26 Nėntor, me mbajtjen e Tribunės me temėn  "Shekulli i dytė i pavarėsisė, nga pavarėsi e cunguar nė pavarėsi tė plotė". Tribuna u mbajt nė pallatin e kulturės “Asim Vokshi“ nė Gjakovė. Para tė pranishmėve folėn: Hysamedin Feraj Profesor nė Departamentin e Shkencave Politike, Universiteti i Tiranės, Elvis Hoxha Ligjėrues i Filozofisė Politike, Universiteti i Tiranės, Liburn Aliu Deputet nė Kuvendin e Kosovės. Prof. Hysamedin Feraj, lidhur me kėtė datė u shpreh: “Festa duhet tė jetė ftesė, ajo duhet tė na pėrkujtoj ne ato vite sakrifice dhe mundi qė bėri populli shqiptar ndėr shekuj. 28 Nėntori ēdo vit na thėrret tė bėjmė diēka, por ne nuk bėjmė asgjė, duket se festojmė pėr tė zbehur ftesėn qė na bėn kjo datė, ftesėn qė tė jemi mė pėrgjegjės si komb, nė mėnyrė qė shekulli i dytė tė mos vazhdoj tė na gjej tė varur sikurse shekulli i parė.“ Ndėrkaq Elvis Hoxha potencoi qė jemi duke festuar nė vendin e vetėm nė botė qė ka dy data tė pavarėsisė, dy flamuj, dy kuvende pretenduese pėr tė hyrė  nė Bashkimin Europian. Mė tej ai shtoi se “muri gjerman ishte mur gjerman, kurse muri shqiptar ėshtė mur serb, ėshtė mur i padrejtė, dhe si i tillė nuk duhet tė qėndrojė. Kjo datė duhet tė reflektoj pėrgjegjėsinė qė kemi, tė jesh pėrgjegjės do tė thotė tė kesh ndėrgjegjje, do tė thotė tė jesh i vetėdijshėm”. Liburn Aliu duke folur pėr stabiliteti ballkanik qė ėshtė arritur gjithmonė nė kurriz tė shqiptarėve. “Shqiptarėt e kanė ruajtur gjithmonė stabilitetin dhe qetėsinė nė ballkan, duket se ēelėsi pėr kėtė stabilitet pėrgjatė shekujve ishte kurrizi i shqiptarėve. Nėse e shikojmė potencialin tonė, kjo gjė do tė duhej tė ishte ndryshe. Ajo qė ndodh ėshtė se ekziston njė shpėrputhje e madhe mes angazhimit dhe potencialit. Ajo qė duhet bėrė ėshtė qė atė potencial qė kemi, ta vėmė nė shėrbim tė organizimit dhe mobilizimit, e mė pas ky potencial i organizuar do tė vihej nė shėrbim tė ndryshimeve tė domosdoshme tė proceseve dhe rrjedhave tė deritashme”. - ka thėnė Libirn Aliu. Mė gjerėsisht shikoni: Tribuna "Shekulli i dytė i pavarėsisė, nga pavarėsi e cunguar nė pavarėsi tė plotė" - Gjakovė - 26 nėntor 2011  http://www.vetevendosje.org/?cid=1,27,3558

 

*   *   *

 

Prishtina u gdhi sot (mė 28 nėntor) kuq e zi. Jo vetėm sheshet janė stolisur me flamuj kombėtar por edhe qytetarė tė shumtė vėrshuan rrugėve tė kryeqytetit me ngjyra Kuq e Zi. Lėvizja Vetėvendosje, ka organizuar njė varg aktivitetesh pėr nder tė Ditės sė Pavarėsisė sė Shqipėrisė nė kufijt e saj Etnik. Qysh nė orėt e hershme tė mėngjesit, aktivistė tė kėsaj Levizje hoqėn flamurin e Ahtisaarit nė hyrje tė Prishtinės (te rrethi), dhe vendosėn flamurin kombėtar. Nė ora 09:00 tė mėngjesit, Grupi Parlamentar i Lėvizjes VETĖVENDOSJE! nė ndėrtesėn e Kuvendit tė Republikės sė Kosovės ngriti flamurin e madh kombėtar. Shikoni kėtė ngjarje: Shpalosja e Flamurit Kombėtar nė Kuvendin e Kosovės - 28 Nėntor 2011 http://www.vetevendosje.org/?cid=1,27,3561 Pėrgjatė gjithė sheshit "Nėna Terezė" u organizuan njė sėrė aktivitetesh tė ndryshme. Ato u hapen nė ora 10.00 nga Kori i fėmijėve “Xixėllonjat”, duke kėnduar himnin kombėtar. Gjatė gjithė ditės, nė kėtė shesh, prodhues tė shumtė vendor nė kuadėr tė fushatės "Duaje tėnden" dhe "Blej Shqip", ekspozuan produktet e tyre. Pati prodhues tė Republikės sė Kosovės e Shqipėrisė. Nė ndėrkohė, ansamble dhe grupe tė ndryshme folklorike performuan para qytetarėve tė mbledhur nė sheshin pėrgjatė sė cilit ishte rezervuar edhe njė kėnd pėr fėmijėt, tė cilėt vizatonin simbole kombėtare. Ekspozita e fotografive portretizonte qytetet dhe ngjarjet historike shqiptare ndėrsa grupe tė shumta performonin muzikė tė gjallė. Grupe me artistė tė rinj performuan muzikė tė gjallė pėr qytetarėt e shumtė qė vizituan aktivitetet e organizuara nga Lėvizja Vetėvendosje! Shikoni: Aktivitetet mė 28 Nėntor 2011, nė sheshin „Nėna Terezė“ http://www.vetevendosje.org/?cid=1,5,3562 Njė ditė mė parė e nė vazhdim tė ditės sė sotme aktivistėt e Lėvizjes VĖTĖVENDOSJE! dekoruan sheshin dhe rrugėt e Prishtinės e shumė qyteteve tė Kosovės me flamurin kombėtar. Disa prej aktivistėve u arrestuan ndėrkohė qė zėvendėsonin flamurin e Ahtisarit me atė kombėtar. Shikoni: Dekorimi i qytetit pėr 28 Nėntor - Prishtinė, 27 nėntor 2011: http://www.vetevendosje.org/?cid=1,5,3557

 

*   *   *
 

   Sot, mė 28 Nėntor, nė Prizren u mbajt tribuna e dytė me radhė (pas tribunės sė mbajtur nė Gjakovė dy ditė mė parė) me temėn e njejtė "Shekulli i dytė i pavarėsisė, nga pavarėsi e cunguar nė pavarėsi tė plotė’“. Tribunėn e hapi kryetari i qendrės sė Lėvizjes Vetėvendosje nė Prizren, Arbėr Rexhaj, i cili pasi i pėrshėndeti tė pranishmit, ka prezantuar panelistėt: Hysamedin Feraj, profesor nė Departamentin e Shkencave Politike, Universiteti i Tiranės, dhe Visar Ymeri, kryetarė i Grupit Parlamentar tė Lėvizjes VETĖVENDOSJE! Prof.Hysamedin Feraj, nė fjalėn e tij ndėr tė tjera ka thėnė: “Mos tė lejojmė tė filloj ky shekull i dytė i pavarėsisė, ta parandalojmė shekullin e dytė tė kėsaj pavarėsie, dhe vitin e ardhshėm tė mblidhen dy kuvendet tona dhe ta shpallin bashkimin kombėtar. Gjuha na flet mė shumė se mendimi, tė kthehemi tek pėrgjegjėsia qė na takon. T’i kthehesh pėrgjegjėsisė si shqiptar do tė thotė t’i kthehesh qenies shqiptare, do tė thotė ta realizosh bashkimin kombėtarė”. Ndėrkaq Visar Ymeri, pasi foli pėr dėmet qė i janė shkaktuar kombit shqiptar pas ndarjes, ka thėnė “Nė kėtė ditė do tė duhej mė shumė tė reflektonim nė atė qė kemi humbur, e jo nė atė qė kemi fituar. Duhet tė reflektojmė ndaj padrejtėsisė qė na ėshtė bėrė si komb. Ndarja qė ndodhi njė shekull mė parė, ka pamundėsuar zhvillimin e Shqipėrisė. Shqiptarėt sot janė mė tė varfėrit nė rajon. Shpėrputhja mes resurseve qė ka ky vend dhe mirėqenies ekzistuese vjen si pasojė e mos kontrollimit tė resurseve tona kombėtare, dhe mungesa e shtetin tonė. Bashkimi para sė gjithash na jep territor, territori ėshtė mundėsi, mundėsia ėshtė pasuri, e pasuria ėshtė mirėqenie, pra duke mos qenė tė bashkuar ne vetėm sa dobėsohemi nga dita nė ditė, kurse shteteve tjera si Greqisė dhe Serbisė vetėm sa i rriten apetitet pėr tė na copėtuar dhe zotėruar sėrish”. Mė pas u zhvillua bashkėbisedim i hapur me qytetarėt rreth kėsaj teme, me ē’rast tė gjithė ishin tė pajtimit se projekti kombėtar i filluar mė 28 nėntor 1912, duhet tė shkojė deri nė fund, deri nė bashkimin e tė gjitha trojeve shqiptare nė njė shtet tė vetėm. Pėr mė tepėr shikoni Tribunėn e mbajtur nė Prizren - 28 Nėntor 2011: http://www.vetevendosje.org/?cid=1,27,3566. Njė Tribunė u organizua edhe nė Prishtinė. (Shikoni nė: foto) Aty u trajtua tema "Kontributi i gruas nė luftėn ēlirimtare 1997 - 1999". Pas intonimit tė Himnit Kombėtar, para pjesėmarrėsve tė shumtė tribunėn e hapi Rexhep Selimi. Ai vlerėsoi se kontributi i grave dhe vajzave shqiptare gjatė luftės sė UĒK’sė ishte i pandashėm nga kontributi i burrave nė kėtė luftė. Ai ndėr tė tjera tha se “Nėnat trimėresha gjatė luftės u shndėrruan nė nėna luftėtare. Gratė dhe vajzat shqiptare gjatė luftės sė UĒK’sė nuk luftuan pėrkrahė trimave, por ato ishin vet trimėria shqiptare”. Aktivisti Glauk Konjufca kishte zgjedhur qė tė flas pėr gruan e shkrirė nė njė burrė dhe pėr burrin e shkrirė nė njė grua. Pra pėr dashurinė. Mirėpo jo pėr dashurinė partikulare, por pėr dashurinė absolute. E dashurinė absolute e gjejmė tek ēifti i pėrkryer ēlirimtarė, tek dėshmorėt e kombit Xhevė e Fehmi Lladrovci. Glauku pėr Xhevė e Fehmi Lladrovcin ndėr tė tjera tha se pikėrisht tek ata e gjetėn dashurinė absolute pėr shkak se “Xheva e Fehmiu aq sa janė tė njėri tjetrit, po aq janė tė atdheut”. Lėvizja Vetėvendosje! Edhe kėtė vit nuk mjaftohet vetėm mė njė urim pėr nder tė Ditės sė Pavarėsisė, por kėtė ditė e pranon si ftesė pėr tė vazhduar pėrpjekjet tona tė pėrbashkėta drejt realizimit tė bashkimit kombėtar.

 

*   *   *

 

     Sot, para rektoratit tė UP’sė u pėrurua edhe shtatorja e Hasan Prishtinės.

     Duke qenė se Hasan Prishtina ishte njė prej atdhetarėve mė tė shquar tė historisė qė punoi pėr lirinė dhe pėr arsimin, ėshtė zgjedhur pikėrisht data 28 Nėntor, qė tė pėrurohet shtatorja e tij, qė i bashkohet kėshtu edhe shumė festave tė tjera qė shėnojnė kėtė datė si: Dita e pavarėsisė, dalja nė skenė e UĒK’sė dhe ditėlindja e komandantit legjendar, Adem Jashari. Pėr kėtė ngjarje tė rendėsishme, Rektorati UP’sė nė Sallėn e Kuqe tė Fakultetit tė Filologjisė, ka organizuar njė Akademi shkencore kushtuar figurės sė Hasan Prishtinės, ku kanė marrė pjesė pėrfaqėsues tė institucioneve shtetėrore tė Republikės sė Kosovės, personalitete nga jeta kulturore, fetare, si dhe pėrfaqėsues nga institucione tė Republikės sė Shqipėrisė. Me kėtė rast, ministri i Arsimit, Shkencės dhe Teknologjisė, Ramė Buja theksoi rėndėsinė e madhe qė ka kjo datė pėr historinė e popullit shqiptar. “Nuk ka festė mė tė qėlluar se kjo qė tė vendoset shtatorja e atdhetarit Hasan Prishtina para Rektoratit. Ai ishte njė figurė ėmblematike dhe nuk mund ta ketė vendin diku tjetėr, pėrveq para institucionit, ku pėrgatiten intelektualėt e ardhshėm”, theksoi ministri Buja. Nė kėtė ceremoni folėn edhe presidentja e Kosovės, Atifete Jahjaga, rektori Mujė Rugova, ministri Memli Krasniqi, ambasadori i Shqipėrisė nė Kosovė, Islam Lauka, pėrfaqėsues tė familjes sė Hasan Prishtinės dhe historianė nga Kosova e Shqipėria, tė cilėt theksuan se atdhetari Prishtina nuk kurseu asgjė nga vetja pėr mirėqenien e kombit tė tij, derisa u vra nė vitin 1933. Presidentja e Kosovės, Atifete Jahjaga, ndėr tė tjera tha se Hasan Prishtinės dhe tė gjithė veprimtarėve qė nuk kursyen pėr ta bėrė pavarėsinė ua kemi pėr borxh t`i kujtojmė dhe t`i nderojmė, sepse kėshtu kujtohen pėrpjekjet shekullore pėr shtet, raporton RTK-ja. Jahjaga tha se dita e 28 Nėntorit, Dita e Flamurit dhe Dita e Pavarėsisė ėshtė dita e simbolit tė rezistencave tona qė nga Skėnderbeu e deri tek Ushtria Ēlirimtare e Kosovės. Ėshtė kjo njė ditė qė na gjen tė bashkuar - tha Jahjaga. Ndėrkaq, ambasadori i Shqipėrisė nė Kosovė, Islam Lauka, tha se ngritja e shtatores sė Hasan Prishtinės ėshtė njė akt i rėndėsishėm pėr tė gjithė. Sipas tij, atdhetari Hasan Prishtina ka qenė dhe mbetet idealist i madh. Nė kėtė ceremoni u tha se duke i respektuar figurat si Hasan Prishtina, respektojmė veten dhe luftėn tonė pėr liri dhe shtet. Mė pas, tė gjitha kėto personalitete zbuluan shtatoren e Hasan Prishtinės para ndertesės sė Rektoratit tė UP’sė,   nė praninė e qytetarėve tė shumtė, tė cilėt ishin mbledhur pėr ta shėnuar kėtė ngjarje. Shtatorja e cila ėshtė rreth 3 metra e gjatė ėshtė punuar nga Akademia e Arteve e Tiranės, udhėhequr nga zėvendėsrektori i kėsaj akademie, Artan Peqini.

 

 

© Pashtriku.org, Nėntor'2011