28 nėntori nuk ėshtė festė vetėm e shtetit shqiptar, por e gjithė kombit tonė nė tėrė botėn.

 

 

28 NĖNTORI, DITĖLINDJA E MĖVETĖSISĖ SĖ SHQIPĖRISĖ

     "Flamuri pėrmbledh kujtimet e shkuara tė njė kombi dhe njė gjuhe tė pashkruar qė mund ta kuptoj syri dhe zemra e ēdo njeriu. Nuk janė kujtime goditjesh kundėr fqinjėve, nuk janė kujtime lakmish dhe rrėmbimesh: janė kujtime vetėmbrojtjeje me mundime tė palodhura dhe me trimėri tė gjata e tė forta qė kanė lėnė gjurmė tek tė gjithė popujt e qytetėruar. Nga kjo pikėpamje mund tė mburremi se Flamuri ynė, siē ėshtė njė nga mė tė vjetrit e botės, ėshtė dhe njė nga mė tė drejtėt". Faik Konica

 

 

Shkruan: Ramiz Bojaj ( * )

 

 

SHIKONI DOKUMENTARET:

HISTORIA E SKENDERBEUT DHE NĖNTORI I DYTĖ

 

 

Flamuri kombėtar shqiptar, nuk ėshtė vetėm simbolikė...

 

     28 Nėntori i vitit 1443, ishte epiqendra e formėsimit tė mėvetėsisė shqiptare, duke simbolizuar simbiozėn e vetėmbrojtjes sė qenies shqiptare, pėrballė pushtimeve tė egra, spastrimeve dhe grabitjeve ekspansioniste nga tė huajt. Gjergj Kastrioti - Skėnderbeu, pėr herė tė parė nė historinė e kėtij kombi ngriti Flamurin me shqiponjėn dykrenore nė Kalanė e Krujės, i cili valoi pėrplot 25 vjet me radhė duke ruajtur, po kaq vjet, lirinė dhe identitetin nacional, etikėn dhe etninė shqiptare. Nėntori i dytė mė 1912, (ngritja e flamurit tė pavarėsisė sė Shqipėrisė, (nga plaku Ismail Qemaili) shėnoi themelet e Shqipėrisė sė sotme (londineze), e cila mbushi plot 99-vjet jetėsi, duke prezantuar anekėnd botės, identitetin autentik shqiptar. Flamuri kombėtar shqiptar, nuk ėshtė vetėm simbolikė, por edhe frymėzim zgjimi pėr luftė, liri dhe rezistencė. Veēmas pėr shqiptarėt tė cilėt padrejtėsisht mbetėn jashtė shtetit amė, Shqipėrisė. Njėzetetetė nėntori i 1912’ės, shėroi njė plagė shqiptare, (Pavarėsia e Shqipėrisė), por la tė hapura plagė tjera tė cilat kullonin nė zgjedhėn e tė huajve, serbo-sllave e greko-helene. Tė mbledhur rreth Shqipėrisė amė (flamurit kombėtar), shqiptarėt gjetėn gjithmonė ngrohtėsi dhe frymim pėr luftė, sakrificė dhe bashkim kombėtar. Edhe pse Shqipėria e dergjur nėn petkun e diktaturės komuniste (gjysmė shekulli monizėm, duke anatemuar pjesė tė historisė sonė, por edhe figura tė mėdha kombėtare), shqiptarėt nuk u ndalėn kurrė nė rrugėn e lirisė sė plotė. Me flamurin dykrenor tė Skėnderbeut e Ismail Qemailit, shqiptarėt u bashkuan gjithmonė rreth sofrės sė madhe kombėtare, (rreth flamurit), duke ngritur shqiponjėn tonė, nė tėrė hapėsirėn shqiptare, Kosovė, Maqedoni, Mal tė Zi, Ēamėri dhe kudo nė mėrgatėn tonė, duke proklamuar tė vetmin mesazh: Shqiptarėt u ndanė nė kufij me gjemba, por askush s’mund tė vė kufij nė shpirtin dhe zemrėn e tyre tė madhe. Flamuri kombėtar i Ismail Qemalit, mbėshtolli dekada me radhė heronjtė e Kosovės, tė cilėt, po pėr kėtė flamur u vranė, u burgosėn dhe u internuan nė kazamatet sllave e greke. Po ky flamur, bashkoi dhe rreshtoi ushtarėt e lirisė sė Kosovės, UĒK, tė cilėt e mbajtėn tė palėkundur, deri nė fitoren e madhe tė vitit, 1999. Epokė kjo qė shėnon edhe fundin e pushtimit serb nė kėtė anė tė Arbėrisė (Dardanisė), tė quajtur Republika e Kosovės. Kosova pas shpalljes sė pavarėsisė me 17 shkurt 2008, prezantoi flamurin e vet shtetėror, pa ngjyrime kombėtare, por flamuri kombėtar (shqiponja dykrenore), mbetet gjithmonė i pazėvendėsueshėm dhe i palėkundur, nė mendjen, shpirtin dhe nė identitetin shqiptar tė Kosovės. Flamuri kombėtar, mbetet i lidhur mishėrisht me rrugėn dhe mbrojtjen e etnitetit tonė kombėtar, nė vite dekada e shekuj. Dhe si i tillė do tė jetojė gjithmonė, aq sa do tė jetojnė shqiptarėt. "Flamuri pėrmbledh kujtimet e shkuara tė njė kombi dhe njė gjuhe tė pashkruar qė mund ta kuptoj syri dhe zemra e ēdo njeriu. Nuk janė kujtime goditjesh kundėr fqinjėve, nuk janė kujtime lakmish dhe rrėmbimesh: janė kujtime vetėmbrojtjeje me mundime tė palodhura dhe me trimėri tė gjata e tė forta qė kanė lėnė gjurmė tek tė gjithė popujt r qytetėruar. Nga kjo pikėpamje mund tė mburremi se Flamuri ynė, siē ėshtė njė nga mė tė vjetrit e botės, ėshtė dhe njė nga mė tė drejtėt", Faik Konica.

 

28 Nėntori, letėrnjoftimi shqiptar

 

     Simbolika kuq e zi, dallon shqiptarėt nga kombet e tjera. Andaj, devijimi nga simbolikat kombėtare, do tė thotė lajthitje nga qenėsia nacionale. Dhe nėse ndodh kjo, do tė thotė asimilim, ose tjetėrsim. Shqiptarėt nuk ndihen ndryshe, pėrveēse shqiptarė, me frymėn dhe shpirtin arbėror. Flamuri shqiptar u la me gjak shekuj me radhė. Ndėrsa flamuri i Kosovės ėshtė njė kompromis pėr shtetėsi, dhe si i tillė duhet respektuar, por pa tendencė pėr zėvendėsim tė simbolikės sonė nacionale. 28 nėntori nuk ėshtė festė vetėm e shtetit shqiptar, por e gjithė kombit tonė nė tėrė botėn. Pavarėsisht se ku jetojnė shqiptarėt. Kjo pėr faktin se ngritja e flamurit kombėtar nė Vlorė simbolizon fitoren gjithėshqiptare, nga tė gjitha trojet etnike. Liria shqiptare, mblodhi pas vete, Ēamėrinė, Kosovėn, Shkupin dhe Kosovėn Lindore. Po me ditėn e flamurit, pėrkon edhe ditėlindja e Komandantit Legjendar, Adem Jashari dhe daljen publike tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės,e cila rezultoi me lirinė dhe ēlirimin e Kosovės. Andaj, nėntori shqiptar mbledh rreth sofrės arbėrore tė gjithė shqiptarėt kudo qe janė, me tė vetmin kushtrim, pėr bėrjen e Shqipėrisė. Pra, Kuvendi i Vlorės e shpalli pavarėsinė nė emėr tė tė gjithė shqiptarėve, tė tė gjitha trevave etnike , qė dėrguan pėrfaqėsuesit e tyre nė tė. Kuvendi i Vlorės e proklamoi Shqipėrinė etnike si njė trupė tė vetme, unike  e tė pandarė. Po me kėtė pėrbėrje doli edhe qeveria shqiptare e Ismail Qemalit duke rreshtuar pėrfaqėsues nga e gjithė etnia shqiptare. Sot dy shtetet shqiptare nė Ballkan, Shqipėri-Kosovė, mbajnė pėr barrė ruajtjen dhe mbrojtjen e tėrė etnikumit shqiptar. Nė dekadėn e fundit, Kosova, mbylli njė plagė tė madhe nacionale, por plagėt tjera lėngojnė. Kosova Lindore, vuan nėn terrorin e egėr sllav, maqedonasit vazhdojnė shpifjet dhe trillimet kundėr shqiptarėve, ndėrsa nė Mal tė Zi, diskriminimi dhe asimilimi i heshtur ndaj bashkėkombėsve tanė vazhdon. Duke formėsuar njė pjesė tė shtetit tė pavarur shqiptar (Shqipėria londineze), kjo mbeti simbolikė e rrugės pėr liri tė plotė kombėtare, mbajti gjallė ēėshtjen e ēlirimit dhe tė bashkimit tė tė gjitha trevave tona etnike dhe pėr zgjidhjen pėrfundimtare tė problemit shqiptar nė Ballkan. Shqipėria dhe Kosova, duhet tė flasin nė emėr tė kombit shqiptar, pėr ēėshtjen dhe pozitėn e shqiptarėve sot. Ngjitas kėsaj, duhet prekur edhe vizionet unike nacionale, pėr tė ardhmen e pėrbashkėt evropiane. Nuk mund tė ndjehet as mė shumė e as mė pak shqiptar, ai bashkėkombės qe jeton nė Tiranė, Prishtinė, Shkup a Preshevė. Tė gjithė jemi njė, unik dhe tė pandarė. Andaj, kompromiset me ndėrkombėtarėt, pėr kėtė ose atė copė shtet, mund tė bėhen pėr formėn e bashkimit nacional, por jo edhe pėr anatemimin ose mbylljen e pjesės tjetėr tė ēėshtjes shqiptare nė Ballkan.

 

Vlora - mashi pėr liri kombėtare

 

     28 Nėntori i 1912-‘ės, ishte pikėnisje pėr formimin nacional e shtetėror shqiptar, projekt qe duhet tė vazhdojnė deri nė finalizimin e aspiratave pėr bashkim kombėtar. Kreu i Lėvizjes Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu, proklamon zgjimin nacional pėr atė synim pėr tė cilin janė vėnė themelet e para tė shtetėsisė shqiptare, zgjimit e bashkimit. “Qėllimi ynė si komb duhet tė jetė ndėrtimi i shtėpisė sonė nėn njė ēati tė pėrbashkėt. Bashkimin nuk mund ta ndalė askush.” Filozofia etike shqiptare pasqyron objektivisht strategjinė nacionale tė zgjimit kombėtar, duke u nisur frontalisht nga Shqipėria londineze, pėr tė zbarkuar nė Kosovė, e herėt a vonė edhe nė Kosovė Lindore, Ēamėri dhe tėrė hapėsirėn etnike shqiptare. Realisht, ky ishte synim edhe i Gjergj Kastriotit, Ismail Qemalit, Ibrahim Rugovės e Adem Jasharit, dhe tė gjithė shqiptarėve tė rreshtuar nė kushtrimin e lirisė shqiptare.“Shpallja e Pavarėsisė ishte njė akt me rėndėsi jetike pėr popullin shqiptar. Ajo, mbylli njė epokė tė tėrė luftėrash e pėrpjekjesh shekullore pėr liri, pėr tė ruajtur tėrėsinė territoriale tė atdheut e pėr tė formuar shtetin e lirė kombėtar shqiptar pėr ta mbrojtur pavarėsinė e fituar nga rreziqet e shumta, pėr tė siguruar bashkimin kombėtar tė gjymtuar rėndė dhe pėr tė vendosur rendin demokratik.” Prandaj, kjo filozofi e sheh 28 nėntorin e 1912’ės si nismė tė bėrjes sė shtetit real shqiptar, e jo mbyllje tė ēėshtjes shqiptare. Kėsaj nisme nuk mund ti vihet pikė as me pavarėsinė e Kosovės. Realisht dy shtetet shqiptare nė Ballkan, janė vetėm trarėt e ndėrtimit tė shtetit real, nė kulmin e tė cilit rritėn brezat arbėror. Shqiptarėt si kombi mė i moderuar nė rajon, tashmė nderuan ura miqėsie tė pėrhershme me SHBA-tė, aleatėt e shtetėsisė sė Shqipėrisė dhe tė Kosovės. Mesazhet e figurave mė tė larta botėrore, si Barack Obama, e Hilari Clinton, dėshmojnė pėr rolin dhe peshėn qe ka kombi ynė, duke u matur me aleatėt e mėdhenj. Obama: “Nė kėtė vit tė njėzetė tė rivendosjes sė marrėdhėnieve dypalėshe diplomatike, ne festojmė miqėsinė e fortė mes dy popujve tanė, v.y. ‘shqiptarėve edhe amerikanėve’ ”. Klinton: “Ne sot jemi partnerė dhe punojmė nė NATO dhe stabilitetin nė rajon”. Sot nė 99-vjetorin e pavarėsisė sė Shqipėrisė dhe simbolin e Flamurit tonė kombėtar, shqiptarėt anekėnd botės shėnojnė edhe ditėn e lirisė sė Kosovės, ngase shqiptarėt kanė vetėm njė ditėlindje, 28-Nėntorin. Nė kėtė ditė feste, shqiptarėt nė pėrgjithėsi janė mė tė fuqishėm se kurrė mė parė. Shqipėria nė NATO, dhe rrugėtimin e saj drejt BE-sė, me Kosovėn e pavarur, mbesin dy shtylla nė tė cilat duhet mbėshtetur edhe degėzimet tjera tė etnisė shqiptare, si nė Ēamėri, Kosovė Lindore, por edhe bashkėkombėsit tanė nė Maqedoni e Mal tė Zi. Tė gjithėve tok na bashkon, flamuri me shqiponjėn dykrenore, i cili na jep zemėr e shpresė. Askush nė botė nuk ka tė drejtė tė na vrasė kėtė ndjenjė, kėtė krenari shqiptare.

 

 * ) Autori ėshtė publicist dhe drejtor pėr marrėdhėnie me publikun nė Institutin pėr Hulumtime dhe Analiza tė Politikave Ekonomike.

 

 

 

RAMIZ BOJAJ:

ME BRRYLA NUK HAPEN RRUGĖT

 

.