Veriu serial ditor

 

 

ME BRRYLA NUK HAPEN RRUGĖT

    

     Paralajmėrimet boshe pėr rend dhe ligj nė veri, po trimėrojnė strukturat kriminale atje dhe po legjitimojnė praninė e Serbisė nė kėtė pjesė tė shtetit tonė. Aksionet policore dhe ato tė fundit tė KFOR’it, ende nuk kanė dhėnė ndonjė rezultat tė pritshėm. Kjo do tė thotė, se mungon qasje serioze dhe adekuate pėr zgjidhjen e kėtij problemi. Prolongimet dhe paaftėsitė, mund tė rrėshqasin nė konflikt afatgjatė dhe tė pėrmasave tė paparashikueshme.

 

 

Shkruan: Ramiz Bojaj ( * )

 

 

Politika ka dėshtuar...

 

     Pėrkundėr paralajmėrimeve pėr rend dhe ligj, nė veriun e Kosovės, pushteti vazhdon tė mbahet nga strukturat ilegale serbe. Kufizimi i lėvizjeve tė mjeteve motorike ushtarake e policore, ėshtė vetėm kulmi i realiteti kuazi qė ekziston nė kėtė zonė, tash e 13 vjet mė parė. Qytetarėt kanė qenė, janė e mė gjasė do tė mbesin edhe pėr njė kohė, tė kufizuar, kėrcėnuar dhe pa njė tė ardhme prosperuese. Politika ka dėshtuar nė vendosjen e rendit dhe ligjit kėtu. Kėtu kishte dėshtuar edhe UNMIK’u e EULEX’i, pėrderisa misioni i KFOR’it ėshtė vėnė pikėpyetje tė madhe; jo vetėm kredibiliteti i tij, por edhe si autoritet i fuqishėm pėr paqe dhe siguri. Pėrveē disa aksioneve spektakulare (KFOR dhe PK), lėvizje poshtė e lart, (tym zjarr e bllokim rrugėsh), nuk ėshtė shėnuar ndonjė hap progresiv drejt kthimit tė normalitetit. Strukturat ilegale mbajnė imazhin e njė zone tė kriminalizuar, e cila ushqehet, menaxhohet dhe kontrollohet me kujdes tė shtuar nga Beogradi. Kosova, pėrkundėr proklamimit tė sovranitetit nė kėndin politik, nė kontekstin funksional nuk posedon mekanizma ushtarak pėr tė menaxhuar kufijtė. Kontrolli kufitar me disa policė gjysmė tė armatosur janė dėshmuar si tė dėshtuar, pėr faktin se ēfarėdo bande, pak hajdutė e kriminelė, mund t’i kallin pikat kufitare, tė shpėrfillin kufijtė shtetėrorė, por edhe tė vrasin pa therrė nė kėmbė ‘kujdestarėt’ e sigurisė.

 

Veriu serial ditor

 

     KFOR’i dhe Policia e Kosovės, janė kthyer nė serial ditor nė pjesėn veriore tė Kosovės. Barikadimi i rrugėve urbane nė kėtė pjesė tė territorit tė shtetit tonė, ėshtė vetėm njėri kėnd i pasqyrės sė thyer tė autorėsisė sė shtetėsisė sė Republikės sė Kosovės. Nė fakt atje, tash e 13 vjet nuk ekziston rend dhe ligjshmėri. Fajtor kryesor pėr njė situatė tė tillė, ėshtė vet komuniteti ndėrkombėtar(UNMIK), i cili lejoi ose toleroi, krijimin e klimės sė kaosit, dhunės dhe papėrgjegjėsisė. Gabuan ndėrkombėtarėt, por gabuan edhe vendasit. Gaboi edhe qeveria e Kosovės, me strategji krejtėsisht utopiste, pa koncepte tė qarta dhe veprime konkrete. Duke bėrė zhurmė nga ulėset e Kuvendit tė Kosovės, pėr shtrirjen e autoritetit nė veri, erdhi tek shou i fundit; kallja e kufijve dhe bllokimi i rrugėve urbane. Aksioni i paorganizuar mirė, shėnoi viktimat e para, (vrasja e policit dhe plagosja e shumė tė tjerėve nga radhėt e PK, por edhe nga KFOR’i). Dhe ēka pas kėsaj? - Thjeshtė kontrollin e bėjnė sėrish bandat e kriminalizuara, pėrderisa KFOR’i lėvizė rrotat e makinave poshtė e lart (nėn vrojtimin dhe kujdesin e strukturave kriminale). Nėse Policia e Kosovės, sė bashku me KFOR’in, Qeverinė e Kosovės, por edhe me Brukselin dhe Uashingtonin, nuk koordinohen pėr zhbėrjen e strukturave kriminale (dhe kapjen e kokave tė krimit), do tė jemi dėshmitar tė viktimave tė reja, jo vetėm nga radhėt e organeve tė sigurisė. Njė problem qė ėshtė dashur tė zgjidhet mė 1999, ėshtė lėnė tė zgjidhet mė 2011. Por nėse serish prolongohet e njėjta specie, konflikti aktual nė tri komunat veriore, mund tė merr shtrirje mė tė gjerė, duke prekur edhe brendinė e shtetit tė Kosovės. Prandaj, trokasin ēastet e fundit, pėr t’i dhėnė pikė tė madhe kėtij problemi. Jo duke luajtur ‘prish e ndreq', por duke hapur rrugėt dhe shuarjen njėherė e pėrgjithmonė tė strukturave kriminale serbe. Them duhet shuar, e jo tė presim qe ato vetvetiu tė shpėrndahen ose tė integrohen pėrmes ndonjė dialogu tė kamufluar. Ėshtė bėrė modė, qe sa herė krijohen turbulenca nė veri, nė Beograd dalin nė skenė sharlatanėt e Millosheviqit, duke kėrcėnuar Kosovėn (pėr ta ndarė me luftė ose me bisedime). Andaj qė tu mbyllet goja kėtyre lakenjve, duhet dėbuar bandat mafioze dhe kriminale nga veriu. Tė gjithė jemi deshmitarė se  historia e re e Kosovės (shtet i pavarur), ėshtė shkruar nė hartėn e re tė Evropės dhe botės. Autorėsia duhet tė dėshmohet edhe nė terren. Ndėrkaq tė sėmurėt e Karpateve lė tė kėrkojnė shėrim nėpėr sanatoriumet e Moskės. Por jo edhe nė Kosovė.

 

13 vjet dėshtim tė bashkėsisė ndėrkombėtare nė veri

 

     Misionet ndėrkombėtare nė veri kanė dėshtuar. Institucionet e Kosovės dhe komuniteti ndėrkombėtar kėtu, kanė shėnuar nota dėshtimi pėr instalimin e mekanizmave adekuat nė veri (kushtetutshmėria RK). Kėtė bindje e forcoi edhe eurodeputetja Doris Pak, e cila thekson se bashkėsia ndėrkombėtare ka gabuar nė vitin 1999, atėherė kur NATO bombardoi caqet serbe. “Nė vitin 1999, BN-ja ėshtė dashur t’ia bėjė tė qartė Serbisė, se Kosova ėshtė shtet i pavarur”. Ndėrkaq, ambasadori i SHBA’sė nė Kosovė, Kristofer Dell, citon dėshtimin e BN’sė pėr ēėshtjen e veriut. “Pa dashje bashkėsia ndėrkombėtare nė disa raste ka qenė si nė epokėn e Milosheviēit nė raport me kosovarėt. Kjo ka ndodhur duke ua dhėnė kosovarėve njė dukje joreale tė qeverisjes sė tyre. Kosova ėshtė njė test ku do tė dėshmohet nėse Bashkimi Evropian ėshtė nė gjendje tė krijojė njė politikė tė pėrbashkėt tė jashtme dhe tė sigurisė. Bashkimi Evropian nė UNMIK, nė kuadėr tė shtyllės sė katėrt, nuk ishte i suksesshėm. Flas pėr dėshtimet e UNMIK’ut nė krijimin e institucioneve tė pėrkohshme vetėqeverisėse. Ato institucione u krijuan, por PSSP’ja ka mbajtur tė gjitha pėrgjegjėsitė nė duart e veta. Kjo ka zhvilluar papėrgjegjėsinė te klasa politike kosovare”. Ndėrkaq, Diplomati britanik, MacShane, thotė se Serbia me fonde qė merr si ndihmė prej BE’sė, financon strukturat paralele.“Bashkimi Evropian jep 200 milionė euro nė vit pėr mbėshtetjen e Serbisė. E mbi 200 milionė euro nė vit gjithashtu jep Serbia pėr mbajtjen e strukturave paralele nė Kosovė. Prandaj unė dėshiroj t’i them njerėzve nė Bashkimin Evropian qė kėto para duhet tė ndėrpriten. Kosova ėshtė gjithashtu viktimė e fuqive politike nė OKB. Kjo ka tė bėjė sidomos nė OKB e cila nuk po e njeh Kosovėn. Komuniteti ndėrkombėtar refuzon tė njoh Kosovė nė vend se tė rishkruaj Rezolutėn 12 44 qė ėshtė njėri nga tekstet mė tė kėqija tė shkruara nė historinė Kombeve tė Bashkuara”. Por, ‘mbajtėsit’ e pushtetit nė veri, (pėrfaqėsuesit e strukturave kriminale) rekomandojnė qe KFOR-i tė respektojė ata, duke iu ‘pėrmbajtur’ urdhrave tė tyre “e mos tė keqpėrdorin mundėsinė e lėvizjes sė lirė nga vullneti i grupeve ilegale”. “Shpresojmė qė KFOR’i do tė respektojė vullnetin tonė tė mirė dhe nuk do ta keqpėrdorė mundėsinė pėr kalimin e lirė, pėr t’i furnizuar ushtarėt. Banorėt do tė qėndrojnė kėtu dhe do tė mbikėqyrin, por nuk do t'i pengojnė ushtarėt. Ndėrkaq, EULEX’i nuk mund tė kalojė derisa nuk arrihet ndonjė marrėveshje me Beogradin". Hedhja e topit nė Beograd pėr rrugėt e Kosovės ėshtė ‘lojė’ zjarri. Por, “butėsia” e tepruar e KFOR’it dhe paaftėsia menaxheriale e politikė bėrėsve tanė, por ia zgjasin jetėn bandave dhe politikės arrogante tė Serbisė nė Kosovė. Ngjashėm tingėllon edhe aplikimi i masave tė reciprocitetit tė mallrave, nga e cila pėrfitoi Serbia, pėrderisa mallrat e Kosovės kėrkonin trajtim specifik, pavarėsisht ‘ujdisė’ sė arritur.

 

Paralajmėrimet boshe

 

     Kosova vuan nga mosfunksionimi i kushtetutshmėrisė nė tėrė territorin e saj. Problem ky qė shoqėron veriun e Kosovės, duke u nėnvizuar edhe si problem i pėrmasave ndėrkombėtare. Veriu i Mitrovicės, me dy komunat tjera, Leposaviq dhe Zubin Potok, kanė paraqitur sfidė jo vetėm pėr institucionet e Kosovės, por edhe pėr vetė misionin e EULEX’it dhe KFOR’in. Por nė fund tė kėsaj maratone, prish e ndreq, misioni evropian nė Kosovė, lansoi njė strategji tė re pėr tejkalimin e kėtij ngėrēi politik. Nė kėtė kontekst, misioni i NATO’s nė Kosovė paralajmėroi se do tė heqė barrikadat rrugore tė vendosura nga serbėt lokal nė veri tė vendit, me dialog ose nė mėnyrė tjetėr. Paralajmėrime tė tilla kanė ardhur edhe mė parė nga KFOR’i dhe qeveria e Kosovės, por gjer mė tė tash nuk kanė treguar ndonjė sukses tė dėshirueshėm. Po ashtu edhe opsionet shtesė jashtė Pakos sė Ahtisarit, realisht janė vlerėsuar si zgjidhje virtuale tė cilat nuk ekzistojnė. Ndėrkaq, shtyrja nė funksion e ligjshmėrisė aktuale duke prekur edhe planin Ahtisari janė tė vetmet metoda funksionale. Idetė e ndryshme nga politolog a analistė, pėr ndonjė “Ahtisari’2”, ose model i ri politik, rrezikojnė qenėsinė e shtetit tė Kosovės. Rrezikojnė ekzistencėn dhe paqen kėtu. Ēdo projekt-plan qė shkon pėrtej Planit Ahtisari, nuk mund tė tejkalojė ngėrēin e veriut, por vetėm se mund tė hapė opsione tė reja tė ndarjes. Vetėm vendosja e ligjshmėrisė unike RKS, mund tė zgjidhė problemin e veriut. Ndryshe opsionet tjera janė teste qė prekin jo vetėm rendin dhe kushtetutshmėrinė, por edhe paqen nė Kosovė dhe Ballkan. Edhe komandanti i KFOR’it, Erhard Dreus e ka bėrė tė qartė se nėse problemi nė veri nuk zgjidhet me anė tė dialogut atėherė KFOR-i do tė veprojė sipas rrethanave nė terren. “Ne preferojmė qe problemi tė zgjidhet me dialog. Nėse dialogu nuk ėshtė i suksesshėm, atėherė do tė pėrdorėn forma tė tjera”. Dhe pas gjithė kėsaj vazhdon vendnumėrimi. KFOR’i shikon ndėrsa policia ndez drita duke treguar se ėshtė ‘gjallė’, si dėshmitar rasti. “Situata e sigurisė nė rajonin e Mitrovicės ėshtė e qetė. Ditėt e fundit PK-ja, nuk ka regjistruar ndonjė incident qė do tė rrezikonte sigurinė”, vlerėsojnė autoritetet policore nė veri. Situatė e qetė nėn tyta armėsh. Nuk rrezikohet siguria me rrugė tė bllokuara!-Raporte tė tilla pėrplot gėnjeshtra kanė fshehur turbulencat e krijuara tash e 13 vjet mė parė. Nėse rrugėt e bllokuara, kėrcėnimi nėn tyta armėsh pėr qytetarėt dhe policinė, nuk janė kėrcėnim, unė nuk shoh diēka tjetėr qe mund tė rrezikojė mė shumė sigurinė dhe lėvizjen e lirė. Pėrveē ndonjė fatkeqėsie natyrore. Paralajmėrimet boshe pėr rend dhe ligj nė veri, po trimėrojnė strukturat kriminale nė veri dhe po legjitimojnė praninė e Serbisė nė veriun e shtetit tonė. Detyrė e vetme dhe esenciale e KFOR-it mbetet hapja e rrugėve dhe shpartallimi bandave kriminale, krahas tė cilit duhet garantuar liria e lėvizjes pėr qytetarėt nė tėrė territorin e shtetit tė Kosovės. Nė kėtė kontekst, mbetet edhe shtrirja e autorėsisė sė shtetėsisė sė Kosovės nė veri. Ndryshe, prolongimet, ngathtėsitė dhe paaftėsitė, mund tė rrėshqasin nė konflikt afatgjatė dhe tė pėrmasave tė paparashikueshme.

Prishtinė, 08. 11. 2011

 

* ) Autori ėshtė publicist, analist dhe drejtor pėr marrėdhėnie me publikun nė Institutin pėr Hulumtime dhe Analiza tė Politikave Ekonomike.