Flet Avdyl Loshaj,

  emisionin “Exclusive” nė “Top Channel”,

dėshmitari kyq nė historinė e zhdukjes sė Remzi Hoxhės

 

 

AVDYL LOSHAJ: JU TREGOJ TORTURAT

E SHĖRBIMIT INFORMATIV KOMBĖTAR

 

 

Foto: Avdyl Loshaj

 

 

     Njėri prej tre shqiptarėve tė torturuar nga oficerėt e Shėrbimit Informativ Kombėtar nė vitin 1995 (nė kohėn kur Sali Berisha ishte president - SH.B), pas 16 vjet heshtje e pleksur me frikėn e njė eliminimi fizik, ka pranuar tė flasė. Avdyl Loshaj, duke folur nga Holanda, nė njė intervistė tė gjatė pėr emisionin “Exclusive”“Top Channel”, ka treguar kalvarin e survejimit, si u largua nga ndjekja e SHIK’ut nė Sarandė pėr t’u rrėmbyer mė pas nė Qytetin Studenti ku fshihej te dhoma e tė dashurės. Gjithashtu ai rrėfen torturat nga oficerėt e SHIK’ut me qėllimin e vetėm qė ai tė pranonte se ishte pjesė e grupit qė tentuan vrasjen e ish’presidentit maqedonas, Kiro Gligorov. Loshaj, nė kėtė dėshmi tė parė pėr mediat, tregon edhe momentin e fundit kur e pa gjallė biznesmenin shqiptar nga Maqedonia Remzi Hoxha, i zhdukur nga SHIK’u, krim pėr tė cilin akuzohen nga Prokuroria pėr Krime tė Rėnda, oficerėt e shėrbimit tė fshehtė shqiptar, Arben Sefgjini, Ilir Kumbaro, Avni Koldashi dhe Budjon Meēaj.

 

 

Avdyl Loshaj

dėshmitari kyq nė historinė e zhdukjes sė Remzi Hoxhės

 

     Avdyl Loshaj ėshtė cilėsuar si personazhi dhe dėshmitari kyē nė historinė e rrėmbimit nga SHIK’u nė vitin 1995, tė biznesmenit shqiptaro-maqedonas, Remzi Hoxha, i zhdukur qė prej asaj kohe. Nė kohėn e rrėmbimit ai kishte hyrė nė kufirin shqiptar si fotoreporter, ndėrsa ende ardhja e tij nė atė kohė nė Shqipėri ka mbetur enigmatike. Bashkė me Remzi Hoxhėn, nė atė kohė, u rrėmbye nė rrethana tė pasqaruara edhe biznesmeni minoritar, Ziso Kristopulli, por dhe vetė Avdyl Loshaj. Ai ka dhėnė vetėm dy dėshmi deri tani, njė herė pėr familjarėt e Remzi Hoxhės, qė u administrua nga SHISH, por nuk u konsiderua e vlefshme nga gjykata. Kjo e fundit “urdhėroi” marrjen e njė tjetėr dėshmie me vlerė ligjore. Ajo iu mor Loshajt nė Kosovė dhe, sipas Prokurorisė pėr Krimet e Rėnda ėshtė njė material 16 faqesh, ku jepej rrėfimi i Loshajt mbi atė qė ai vetė pėrjetoi si bashkėvuajtės me Remzi Hoxhėn. Tė tre personat pas rrėmbimit, janė dėrguar nė bazat e SHIK’ut, ku janė marrė nė pyetje nga oficerėt dhe drejtuesit e shėrbimit sekret tė degės sė Tiranės. Avdyl Loshaj, pas keqtrajtimeve tė kryera ndaj tij, mundi tė largohej nga izolimi, pasi u hodh nga kati i dytė i ndėrtesės ku merrej nė pyetje. Por ra pėrsėri nė dorė tė SHIK’ut dhe mė pas u dėrgua ēuditėrisht po nga kėta tė fundit nė Maqedoni e mė pas nė Kosovė.

 

Shikoni foton:

Avdyl Loshaj, pas keqtrajtimeve tė kryera ndaj tij nė kėto dy objekte!

 

     Dhjetėra seanca janė zhvilluar nė Gjykatėn pėr Krimet e Rėnda pėr rrėmbimin e Ziso Kristopullit, Avdyl Loshajt dhe zhdukjen e biznesmenit shqiptaro-maqedonas, Remzi Hoxha. Ky i fundit u rrėmbye pranė punishtes sė tij tė prodhimit tė duraluminit nė rrugėn “Siri Kodra”, pranė frigoriferit, u zhduk dhe qė nga ajo kohė nuk dihet asgjė pėr fatin e tij, edhe pse familjarėt kanė kėrkuar me forcė zbardhjen e ngjarjes. Pėr rrėmbimin dhe zhdukjen e Remzi Hoxhės, si dhe rrėmbimin e dėshmitarit dhe tė dėmtuarit Avdyl Loshaj, si dhe tė Ziso Kristopullit, Prokuroria e Krimeve tė Rėnda, akuzon ish’rejtuesit e SHIK,’ut tė asaj periudhe, Arben Sefgjinin, Ilir Kumbaron dhe Avni Koldashin. Ky i fundit ėshtė nė rolin e tė penduarit, dhe ka pranuar tė bashkėpunojė me drejtėsinė. “Pas 6 ditėsh ne u urdhėruam tė shoqėronim Remzi Hoxhėn. Ai ėshtė marrė nė rrugėn e Frigoriferit me njė fiat ngjyrė ulliri dhe pasi ėshtė futur nė makinė, i kanė lidhur sytė dhe janė drejtuar drejt Lezhės. Nė kthesėn e Kamzės, Remzi Hoxha i ėshtė dorėzuar Ilir Kumbaros”, thuhet nė dėshminė e Avni Koldashit, lexuar nga prokurori nė seancat e fundit. I vetmi nga tė akuzuarit qė vazhdon tė paraqitet nė proces ėshtė Arben Sefgjini. Ai gjatė kohės qė ėshtė hetuar tashmė qė po zhvillohet procesi gjyqėsor, ka qenė nė funksione publike, si drejtor i Pėrgjithshėm i Tatimeve dhe tashmė nė funksionin e drejtorit tė Shėrbimit tė Provės, pėr tė dėnuarit. I akuzuari tjetėr, Ilir Kumbaro, ndodhet nė Angli, ku qėndronte i fshehur me emrin Shaqa Shatri, qė prej kohės sė arratisė sė tij nga Shqipėria.

 

Shikoni materialin:

Flet Avdyl Loshaj, torturat nė Lezhė nga Ilir Kumbaro

 

 

Dėshmia ekskluzive pėr momentet e fundit tė Remzi Hoxhės

 

Avdyl Loshaj:

Ju tregoj torturat e SHIK’ut nė Tiranė dhe bazėn e Vainit nė Lezhė

 

     Top Channel: Zoti Loshaj, ju jeni njė personazh shumė i diskutuar njėkohėsisht enigmatik pėr vetė ngjarjen nė tė cilėn jeni pėrfshirė 16 vjet mė parė. Kush ėshtė Avdyl Loshaj?

     Loshaj: Vij nga Deēani, Republika e Kosovės. Kam kryer shkollėn fillore nė fshatin Carabreg. Njė vit gjimnaz e kam kryer nė Deēan. Pastaj ka qenė viti 1989 qė u desh tė largohem nga represioni serb pas vrasjes sė shokut tim Ismet Qorraj.

 

     Top Channel: Kur keni hyrė pėr herė tė parė nė Shqipėri dhe pse?

     Loshaj: Nė Shqipėri pėr herė tė parė kam hyrė nė fillim tė dhjetorit nė vitin 1992, sepse mė datat 19, 20, 21 dhe 22 nėntor 1992 kam pasur tortura tė rėnda nga serbėt nė zonėn e Suboticės. Kjo ishte arsyeja ime personale pėr tė ardhur dhe qėndruar nė Shqipėri.

 

     Top Channel: Ēfarė aktiviteti keni kryer gjatė kohės qė keni qėndruar nė Shqipėri?

     Loshaj: Aktiviteti im personal ka qenė njė ideal si i gjithė grupi ynė prej njėzetekatėr vetash. Kemi qenė tė angazhuar, tė betuar pėr Ballin Kombėtar, me qėllim bashkimin e trojeve etnike shqiptare.

 

     Top Channel: Nėpėrmjet njė letėrporosie keni deklaruar se merreshit me ēėshtje pothuajse politike nė ndihmė tė Ballit Kombėtar. Mund tė na tregoni se ēfarė veprime konkrete keni kryer gjatė kėsaj kohe?

     Loshaj: Veprimet konkrete do t’i vlerėsoj historia vetė. Ato kanė qenė shumė tė mėdha, pasi Kosova ka qenė pa nėnė, pa babė. Si njeri kryesor kemi pasur Sali Ēekun. Ai ishte numri njė. Numri dy ishte Remzi Hoxha. Ne kemi qenė ushtarė nėn urdhrat e tyre tė betuar deri nė vdekje.

 

     Top Channel: Kur keni hyrė nė Shqipėri dhe a e dinit qė ishit nė survejimin e shėrbimit sekret shqiptar, SHIK’ut siē njihej atė kohė?

     Loshaj: Nuk e kam ditur deri nė kohėn kur mbėrrita nė spitalin numėr dy tė Tiranės. Atje kam pasur vėzhgime. E gjithė dosja e spitalit numėr dy nė Tiranė ėshtė zhdukur. Kėtė e ka bėrė shėrbimi sekret shqiptar, SHIK’u.

 

     Top Channel: Nė cilin vit ka ndodhur kjo qė sapo thatė?

     Loshaj: Nė vitin 1992-1993.

 

     Top Channel: Kur ka qenė kontakti i parė qė shėrbimi sekret shqiptar ka pasur me ju?
     Loshaj:
Kėtė nuk e di. Ēfarė kemi bėrė ka qenė nė sekret tė plotė. Ēdo porosi top-sekret qė kemi pasur, unė, Sali Ceku, Remzi Hoxha, Azem Hajdari, edhe ai ka qenė nė krahun tonė. I vetmi person qė i pėrket regjimit shqiptar tė asaj kohe.

 

     Top Channel: Avdyl Loshaj, kur dhe nė ēfarė rrethanash ka ndodhur rrėmbimi juaj nė Shqipėri?

     Loshaj: Ka ndodhur nė vitin 1995. Mund tė them dy herė. Njėherė nė Sarandė dhe njėherė nė Qytetin Studenti.

 

     Top Channel: Ēfarė ndodhi nė Sarandė?

     Loshaj: Nė Sarandė ne ishim pėr njė qėllim tė caktuar politik. Por ai qėllim nuk na eci dot. Aty na ka ndaluar njė vajzė. Nuk ia di emrin as sot e kėsaj dite. M’u ndalua tė flisja nė gjuhėn shqipe.

 

     Top Channel: Kush ta ndaloi tė flisnit shqip?

     Loshaj: Padyshim shėrbimi sekret pėrmes asaj vajze.

 

     Top Channel: Gjatė qėndrimit tuaj nė Sarandė jeni prezantuar si njė gazetar austriak me emrin Armando Ditermenze. Kush ta dha pasaportėn me kėtė emėr?

     Loshaj: Po ajo vajzė. Po ashtu m’u dhanė urdhėresa shumė tė ashpra personale qė tė mos guxoja tė flisja shqip. Ky ishte dokumentacioni qė mund ta pėrdorja. Ky dokumentacion erdhi nga shėrbimi sekret, SHIK’u.

 

     Top Channel: Si ju prezantuan personat qė thanė se ju nuk duhet tė flisni shqip dhe duhet tė pėrdornit kėtė pasaportė?

     Loshaj: Ka qenė shumė enigmatike. Shikimi i tyre ishte sy mė sy. Pasaporta ėshtė dhėnė nėn tavolinė, ndėrsa njė pistoletė u vendos te gjuri im. Atje kuptova qė isha nėn kontroll.

 

     Top Channel: A u prezantuan kėta persona qė ishin nga shėrbimi sekret shqiptar?

     Loshaj: Jo. Ajo vajza ka qenė.

 

     Top Channel: Mund ta pėrshkruash moshėn e saj dhe si ngjasonte?

     Loshaj: Rreth moshės 26-30 vjeēe nė atė kohė.

 

     Top Channel: Avdyl Loshaj, ēfarė ndodhi mė pas?

     Loshaj: Ėshtė angazhuar njė makinė e policisė. Komandanti i policisė ka qenė Ardian Nuha. Njė shofer i tij ēdo ditė ka qenė personalisht nė dispozicionin tim. Kemi shkuar nė Ksamil pėr tė ngrėnė drekė apo darkė. Gjithmonė kam qenė i shoqėruar nga policia. Arsyen akoma nuk e di.

 

     Top Channel: Personat e SHIK’ut qė ishin me ju, ku tė dėrguan mė pas?

     Loshaj: Dy javė kemi qėndruar nė dispozicion. Gjithmonė nė Ksamil, hanim dreka e darka dhe pastaj mu kėrkua tė takoj njė prej oficerėve tė kundėrzbulimit shqiptar nė zyrėn e tij dhe mė ka thėnė se do tė kemi punė ne tė dy. I kėrkova tė mė jepte njė orė afat dhe do tė kthehem pėrsėri. Mė besoi. E thirra shoferin e Ardian Nuhės, ku i tregova se duhet tė largohem sa mė shpejt nga Saranda. I hipa “Mercedezit” tė tij, veturė private, jo makinė policie. Ai ka qenė me uniformė tė policisė dhe ia arrita qėllimit t’u largohem atyre organeve, pasi e dija se ēfarė mė priste. Ika pėr nė Tiranė. Ky person mė ka lėnė mbi varrezat e dėshmorėve tė kombit. Atje ka qenė vendi i fundit qė kam parė shoferin e Ardian Nuhės. Pastaj jam drejtuar rreth Qytetit Studenti.

 

     Top Channel: Pse shkuat pikėrisht nė Qytetin Studenti?

     Loshaj: Aty kam banuar shumė kohė dhe atje kam pasur mjaft takime. Kisha edhe njė njeri qė e kam dashur. Ajo ka qenė edhe anėtare e Partisė Demokristiane Shqiptare. Kishte mbaruar Fakultetin pėr Gjuhė dhe Letėrsi pėrfshi edhe Juridikun. Ka qenė njė njeri shumė besimtar.

 

     Top Channel: Ēfarė ndodhi pas kthimit nė Tiranė kur po qėndronit nė Qytetin Studenti?

     Loshaj: Pasi u ika nga Saranda organeve tė SHIK’ut kam dalė nė Qytetin Studenti tė pi kafe. Aty ka ardhur njė veturė civile, jo shtetėrore. Ishte njė burrė tullac me gjithė shoferin e tij dhe njofton me radio se e kapėm “ariun”. Qė nga ai moment mė kanė marrė dhe me kanė ēuar nė rajonin numėr tre tė policisė nė Tiranė.

 

     Top Channel: Si rrodhėn ngjarjet nė rajonin numėr tre?

     Loshaj: Nė rajonin numėr tre ēfarė nuk ka ndodhur. Janė ngjarje qė askush nuk mund t’i pėrshkruajė dot. Personi qė mė ka kapur mua, dhe qė e kam mėsuar mė vonė emrin e tij nėpėrmjet internetit, ishte Ilir Kumbaro. Pas publikimit tė fotos sė tij nė internet unė e njoha Ilir Kumbaron. Ishte ai qė mė ka kapur edhe nė Qytetin Studenti. Fillimisht mė ka marrė nė bisedė informative ku me pyeste: “synimet tuaja, armatimi juaj, destinacioni i armatimit, stėrvitjet ushtarake”. Nuk flisja dot asnjė gjė. Pastaj filloi ajo mė e fuqishmja, torturat.

 

     Top Channel: Ēfarė torturash ushtronin ndaj jush?

     Loshaj: Ai mė ka prekur shumė thellė. Mė ka prekur pėr sa i pėrket ēėshtjes atdhetare, kombėtare shqiptare. Pėr mua ai personalisht nuk mund tė jetė shqiptar se ne dhe shumė njerėz nga Kosova kemi vuajtur shumė pėr Shqipėrinė e pėr Kosovėn. Kemi ardhur deri te ngacmimet tona sy me sy me Ilir Kumbaron. Ka shumė dėshmitarė nė zyrėn e tij dhe ata duhet tė dalin herėt a vonė. I kam thėnė qė ju zotėri nuk mund tė jeni mė atdhetar sesa unė. Torturat janė bėrė nė mėnyrė skandaloze. Po nė zyrė mė ka shku gjaku. Nuk mund ta pėrshkruaj. Por nė zyrė ka dėshmitarė pas kėsaj fjale qė unė i kam thėnė atij. Pastaj mė kanė ēuar lart. Mė kanė lidhur me pranga tė kohės sė Hitlerit, a Kinės ku ta di unė. Jo pranga moderne si i ka policia sot. Kam qenė i zhveshur, krejt lakuriq. Me ēdo lloj mėnyre mė ka rrahur. Me ēdo lloj shkopi, me ēdo lloj gjėje qė i ka qėlluar unė jam pėrgjakur nė atė krevat ushtrie i lidhur. Jam goditur me shkop gome te kėmbėt. I shikoja kėmbėt si po mė fryheshin. Erdha deri te momenti qė nuk mund ta ndaloja as gjakun dhe as urinėn nga dhimbjet. Qėllimi i tij ishte pse ky njeri nuk flet dhe nuk qan.

 

     Top Channel: Gjatė kohės qė mbaheshit nė rajonin numėr tre, si tentuat pėr t’u arratisur?

     Loshaj: Shumė gazeta apo informata qė kam mundur tė lexoj mė vonė, nė disa gjėra nuk janė tė vėrteta.

 

     Top Channel: Atėherė cila ėshtė e vėrteta?

     Loshaj: Siē e thashė. Gjakun dhe urinėn nuk kam mundur ta ndaloja. Ilir Kumbaro ka dhėnė urdhėr: ‘Ēojeni kėtė qelbėsirė nė banjė. Nuk mund t’ia duroj erėn e urinės dhe ma sillni pėrsėri’. Mė kanė shoqėruar dy persona. Jam futur nė banjė ku pashė vetėm njė dritare. Njė kanotiere kam pas nė trup. Gjysma e trupit ka dalė jashtė. Kam parė vetėm te kontejnerėt e mbeturinave. Qėllimi im ka qenė tė bie me kokė dhe tė marrė fund ēdo gjė.

 

     Top Channel: Pra tentuat vetėvrasjen?

     Loshaj: Patjetėr. Pa diskutim. Njėri mė ka kapur nga kanotiera, por ishte shumė vonė. Ėshtė shqyer kanotiera. E falėnderoj kėtė person se mė ndihmoi tė bija me dy kėmbėt nė tokė. Nė atė moment kam parė vetėm njė grua qė ka qenė nė zyrė. Ajo ka kapur kokėn me duar dhe qė nga ai moment unė nuk di gjė.

 

    Top Channel: Sapo thatė qė keni rėnė nė tokė, kush tė ndihmoi?

     Loshaj: Momentin qė ajo gruaja mė pa, pra punonjėsja... Di qė dy veta mė kanė kapur nga krahėt dhe mė kanė ēuar nė spital. Ēa spitali kam qenė, supozohet Spitali Ushtarak. Nuk e di. Kur kam mbėrritur nė spital kanė filluar dhimbjet mė skandaloze qė ekzistojnė. Supozohet qė nė 6 vende, kėmbėn e djathtė dhe kėmbėn e majtė nė dy vende dhe siē ėshtė konstatuar nė Holandė 2 milimetra neni i kėmbės futur nga brenda, pasi e gjithė pesha ka rėnė nė kėmbė. Ata mė kanė dėrguar nė spital. Kam kėrkuar ndihmė nga njė mjek qė mė ka dhėnė morfinė, nėse nuk gabohem antidhimbje, pėr tė mė futur nė gips, por nuk mundėn. Kam kėrkuar ndihmė qė tė njoftojnė Dh. S. nga doktorėt nė mėnyrė sekrete. Kėshtu, kėshtu ka ndodhur me mua. Ai person qė nuk ia di emrin, duhet tė jetė gjallė. Mė kanė dėrguar nė njė dhomė nė spital ku ka ardhur Dh.S. me njė shoqe tė vet ku i kam treguar me pika tė shkurtra. Vetėm qante. Nuk fliste asnjė gjė. Mirė tha do tė vij e tė vizitoj. Mė tha se ēdo foto, ēdo kujtim qė kemi pasur bashkė janė marrė pas bastisjes sė shtėpisė nga organet kompetente nė godinėn 24, nga organet e SHIK’ut.

 

     Top Channel: Sa ditė qėndruat nė spital?

     Loshaj: Asnjė ditė.

 

     Top Channel: Pse, ēfarė ndodhi?

     Loshaj: Pas vizitės tė Dh.S. edhe shoqes sė saj megjithėse kisha dhimbje, mė kanė lidhur me ēarēaf tė bardhė.

 

     Top Channel: Ku ju ēuan?

     Loshaj: Ashtu siē isha me dhimbje mė kanė futur nė veturė. Pastaj filloi morfina tė mė lėshojė. Nė veturė ma kanė hequr ēarēafin e bardhė dhe mė kanė vendosur njė thes tė zi nė kokė. Qė aty nė drejtim tė Lezhės.

 

     Top Channel: Kur mbėrritėt nė Lezhė, ku ju ēuan?

     Loshaj: Kėtė komunė e kam mėsuar nga zyrtarė mė vonė siē janė Xhevat Hana (prokurori i ēėshtjes) atė vend ku ishte stacionuar SHIK’u.

 

     Top Channel: Mund ta pėrshkruash se ēfarė kishte brenda ajo ndėrtesė ku ju ēuan?

     Loshaj: Kam qėndruar nė dy dhoma. Njėrėn dhomė po atė ditė kur erdhi Ilir Kumbaro fjalėt e tij kanė qenė: more qen, deshe tė na shkatėrrosh me Maqedoninė. Ti e ke bėrė atentatin ndaj Gligorovit. Neve jemi shumė tė sigurt. Kolegėt e tu kanė dashur t’i bėjnė atentat Zef Brozit dhe Kiro Gligorovit nė Maqedoni. Por mua non stop mė ka akuzuar pėr Kiro Gligorovin dhe shkatėrrimin e marrėdhėnieve diplomatike me Maqedoninė. Ishin rrahje skandaloze qė mė ka bėrė Ilir Kumbaro nė atė dhomė. Pastaj mė kanė dėrguar nė njė dhomė tjetėr ku ka qenė njė krevat i vjetėr qė kanė pėrdorur pėrpara. Nuk kam pasur pajisje apo mbulesa ose diēka, ashtu mė kanė lidhur tė gjithė kohėn. Njė shėrbėtore ka qenė qė fliste dialekt shkodran. Ajo kishte respekt pėr mua. Kemi ngrėnė bukė njėherė nė ditė. Kur vinin dhe mė thoshin tė nėnshkruaja diēka, dokumentacioni fshihej, dhe e nėnshkruaja.

 

     Top Channel: Ēfarė dokumentesh ke nėnshkruar konkretisht?

     Loshaj: Nuk e di. Vetėm mė thoshin t’i nėnshkruaja.

 

     Top Channel: A keni parė persona tė tjerė tė cilėt mbaheshin nė kėtė bazė sekrete tė SHIK’ut?

     Loshaj: Njė ditė pėrpara se kam dashur tė bėj vetėvrasje nuk kam arritur ta kryej vetėvrasjen nuk kisha tjetėr mundėsi tė jetės sime. Po atė ditė ka qenė njė gabim fatal i SHIK’ut. Gabimi i tyre ishte ndryshimi i dhomave. Konfrontimi i Remzi Hoxhės, ishte i deformuar. Ndoshta edhe ai mė ka parė mua tė masakruar, tė deformuar.

 

     Top Channel: Ky ishte i vetmi moment nė tė cilin keni parė Remzi Hoxhėn?

     Loshaj: Po, pėr herė tė fundit.

 

     Top Channel: Gjatė kohės qė qėndronit nė kėtė shtėpi a dėgjonit britma njerėzish qė rriheshin? Kush ishin ata?

     Loshaj: Ushtarėt tanė, 100% pėrfshi kėtė viktimėn, qė nuk ka tė bėj fare me organizatėn tonė Ziso Kristopulli. Edhe ajo ka mundėsi.

 

     Top Channel: Po Zison e keni parė nė ato ambiente?

     Loshaj: Jo, nuk e kam parė.

 

     Top Channel: Mund tė na e pėrshkruash gjendjen e Remzi Hoxhės nė ato pak momente qė juve mundėt ta shikonit?

     Loshaj: Ka qenė i ēarė nga buzėt. Nė anėn e kokės ka qenė i gjakosur, i goditur. Fytyra ka qenė shumė e zezė.

 

     Top Channel: Gjatė periudhės sė qėndrimit nė Shqipėri a e kishit takuar Remzi Hoxhėn?

     Loshaj: Po.

 

     Top Channel: Nė ēfarė rrethanash?

     Loshaj: Politike.

 

     Top Channel: Ēfarė bisedonit me Remziun?

     Loshaj: Asnjėherė s’kemi biseduar pėr ēėshtje biznesi. Gjithmonė kemi pasur njė ideal. Idealin kombėtar.

 

     Top Channel: Cili ishte roli i Remzi Hoxhės nė grupin tuaj?

     Loshaj: Remziu ka qenė njė atdhetar kombėtar shqiptar shumė i qetė, shumė i matur, shumė i besueshėm. Njė njeri qė kur ta jap betimin nuk ndryshon siē kemi vepruar tė gjithė dhe prandaj do tė luftoj deri nė pikėn e fundit tė di pėr fatin e tij. Mė mungon shumė ai njeri jo vetėm mua, por tėrė Kosovės.

 

     Top Channel: Sipas prokurorisė shqiptare, Remzi Hoxha konsiderohet njė person i zhdukur. Si njė mik i tij ēfarė mendoni se i ka ndodhur?

     Loshaj: S’mund ta pranoj qė ai njeri ka vdekur.

 

     Top Channel: Nėse ai do tė ishte gjallė do tė kishte kontaktuar familjen...apo jo?

     Loshaj: Ashtu ėshtė. Ose mua, ose tė tjerėt.

 

     Top Channel: Le tė kthehemi nė momentet e fundit tė qėndrimit tuaj nė bazėn e SHIK’ut. Ju liruan, ēfarė tė thanė?

     Loshaj: Mė kanė dėrguar deri nė Qafė-Thanė.

 

     Top Channel: Kush tė dėrgoi?

     Loshaj: Ilir Kumbaro, vetė i treti. Nuk mund tė ecja dot. Ja ashtu me shumė vėshtirėsi. Mė ka dhėnė njė pasaportė tė kuqe.

 

     Top Channel: I mbani mend detajet e pasaportės? Ēfarė emri kishte?

     Loshaj: Fatkeqėsisht, s’ma ka dhėnė mua nė dorė. Ia ka dhėnė nė dorė dy shqiptarėve tė Maqedonisė, me njė makinė me targa tė Maqedonisė. Kanė diskutuar nė makinėn e tyre nuk e di se ēfarė. Fjala e fundit e Ilir Kumbaros ka qenė: “Tani e tutje ke tė bėsh me shtetin maqedon. Qė tė dy ata kanė qenė shqiptarė. Jam futur nė veturė dhe s’jemi ndaluar nė pikėn doganore qoftė shqiptare apo maqedone. Njė natė kam fjetur ke ky person, por si kisha besė askujt. Mendoja qė gjithmonė janė bashkėpunėtorė tė NVRA’s kundėr zbuluese tė Maqedonisė.

 

     Top Channel: Ku ju ēuan kėta dy persona?

     Loshaj: Te njėri qėndrova njė natė. U munduan me tė gjitha pikėpamjet tė flasin me mua tė mė ndihmojnė, por nuk u besoja dot.

 

     Top Channel: Nga Maqedonia ku shkuat?

     Loshaj: Nė Kosovė.

 

     Top Channel: Sa keni qėndruar nė Kosovė?

     Loshaj: Nė Kosovė kam qėndruar gjithė kohėn deri nė luftė.

 

     Top Channel: Kur keni mbėrritur nė Holandė?

     Loshaj: Nė tetor tė 1998’s.

 

     Top Channel: Dhe kėtu keni kėrkuar azil politik?

     Loshaj: Po.

 

     Top Channel: Cila ėshtė arsyeja?

     Loshaj: Ka shumė arsye tė cilat s’i them dot. Kryesorja, arsyeja e sigurisė qė ka tė bėjė drejtpėrsėdrejti me shtetin shqiptar.

 

      Top Channel: Abdyl Loshaj pėr ēėshtjen e rrėmbimit tuaj, tė Ziso Kristopulit dhe pėrfshi zhdukjen e Remzi Hoxhės ėshtė hapur njė proces gjyqėsor nė Tiranė. Prokurori nė kėtė ēėshtje, zoti Xhevat Hana ka tentuar disa herė t’ju kontaktojė qė dėshmia juaj tė jepet nė sallėn e gjyqit. Pėrse keni refuzuar ta jepni dėshminė nė Tiranė?

     Loshaj: Po tė ishte gjallė i ndjeri Azem Hajdari do tė vija.

 

     Top Channel: Prokuroria shqiptare ju ka garantuar mbrojtje...?

     Loshaj: Ēfarė mbrojtjeje?

 

     Top Channel: Sipas ligjeve nė fuqi....

     Loshaj: Ēfarė ligjesh. Nuk shikoj fuqi unė. E njėjta qeveri e asaj kohe qė na ka shkatėrruar e njėjta qeveri ėshtė edhe sot.

 

     Top Channel: A i frikėsoheni njė eliminimi fizik tė mundshėm?

     Loshaj: Po, drejtpėrsėdrejti.

 

     Top Channel: Meqenėse jemi te procesi gjyqėsor qė po zhvillohet nė Shqipėri ku Arben Sefgjini, Avni Koldashi janė prezentė nė sallėn e gjyqit ndėrsa Ilir Kumbaro po gjykohet nė mungesė. A poe ndiqni kėtė proces gjyqėsor nėpėrmjet medias?

     Loshaj: Jo.

 

     Top Channel: Nuk keni fare dijeni se ēfarė po ndodh me kėtė proces ku njė ndėr akuzat ka tė bėjė me rrėmbimin tuaj?

     Loshaj: Njė gjė ėshtė shumė e qartė pėr mua. S’kam nevojė t’i ndjek kėto gjėra ēdo gjė do t’ia lė drejtėsisė shqiptare.

 

     Top Channel: Pra, ju thoni se nė rrėmbimin tuaj kanė qenė edhe persona tė tjerė?

     Loshaj: Vetė shteti.

 

     Top Channel: Ēfarė kėrkoni nga drejtėsia shqiptare?

     Loshaj: Nuk kėrkoj mėshirė. Kėrkoj drejtėsi.

 

     Top Channel: A besoni qė njė ditė kjo drejtėsi e vonuar pėr rastin tuaj do tė realizohet?

     Loshaj: Jo, me kėtė qeveri nė Shqipėri. (Muhamet Veliu)

 

 

…..