Shteti nuk ka shtrirjen gjeografike tė kombit, shteti ka kufij tokėsorė.

 

____________________________________________________________________________________________________

 

KOMBĖSIA E SHQIPTARĖVE ĖSHTĖ PESHUAR PĖRHERĖ

- ME LIRINĖ! -

 

Shkruan: Fatbardha Demi - Tiranė, 02. 04. 2011

 

 

AREF MATI: SH Q I P Ė R I A

 

___________________________________________________________________________________________________

 

Shumė tė vėrteta elementare nuk njihen pėr Shqipėrinė dhe shumėkush flet pėrēart pėr tė, bile pa ditur kush ta korigjojė. (Veis Sejko)

 

 

     Duke dėgjuar debatet dhe lexuar shkrimet e shumta mbi vet-deklarimin e kombėsisė dhe besimit fetar, mu kujtua pėralla e Andersenit "Mbreti lakuriq". Autori gjithėmonė kishte pohuar se pėrallat e tij i shkruante edhe pėr tė rriturit. Njė mbret doli lakuriq pėr tė pėrshėndetur popullin e tij, i bindur nga rrobaqepėsi i tij sharlatan, se ishte i veshur me njė petk mbretėror tė paparė.  Edhe teza e vet-deklarimit tė kombėsisė dhe fesė, nga faktet e sjella nga Konventat Europiane, Kushtetuta e jonė, dėshmitė historike tė sė kaluarės dhe tė ditėve tė sotme, tashmė s'mbulohet dot me asnje «rrobė» pėr t'u bėrė e pranueshme pėr shqiptarėt. Me gjithė lakuriqėsinė e saj, disa guximtarė, mundohen tė na bindin "me fakte" se ky vet-deklarim ėshtė sa "njė detyrim i BE’sė" dhe  “shprehje e njė shteti demokratik”, po aq edhe "i pėrligjur nga  konteksti i emėrtimit KOMBĖSI = NACIONALITET (qytetari)". I gjithė labirinthi ku vėrtitej njė nga mbėshtetėsit “kompetent” tė tezės sė vet-deklarimit tė kombėsisė, Fatos Lubonja, mbahej nė dy faktorė: 1. shqiptarėt e kanė filluar ta ndėrtojnė kombin e tyre nė valėn e pėrpjekjeve pėr krijimin e shtetit shqiptar (nė fillimet e shk.20)  dhe 2. Kombėsia ėshtė e barazvlefshme me nacionalitetin (qytetarinė). Se ndėrtimi i Kombeve ėshtė dukuri e shk.18 dhe qė nga kjo kohė, shtetet jo vetėm formuan kombet por edhe simbolet e nevojshme pėr kėtė qėllim. Se proēesi i formėsimit tė kombėsisė sė shqiptarėve ėshtė i ngjashėm me ato tė vėndeve europiane.

     Dallimi midis “shtetit” dhe “kombit” ėshtė shumė i dukshėm:

·        Shtetėsia, qytetaria ėshtė bashkėsi administrative. Kombėsija jo.

·        Nė shtetet mund tė ndryshohen simbolet, gjuha, kultura e trashėguar. Te njė komb, po ndryshuan ato, kombi nuk ekziston mė, por tjetėrsohet.

·        Shteti themelohet nė njė afat kohor shumė tė shkurtėr. Kombi qė tė formohet, do njė periudhė shumė qindravjeēare.

·        Shteti nuk ka shtrirjen gjeografike tė kombit, shteti ka kufij tokėsorė. Kombi nuk pėrcaktohet me kufij administrativ dhe anėtarė tė tij e dėshmojnė ekzistencėn e tij edhe jashtė tij (si minoritet kombėtar).

·        Shteti nuk ka nevojė pėr ato kushte tė cilat e pėrcaktojnė kombėsinė si: paraardhės tė pėrbashkėt, gjuhėn e krijuar historikisht nga populli, traditėn e pėrcjellė ndėr shekuj, simbolet e tė parėve, etj.

·        Historikisht, por edhe nė ditėt tona (Vatikani, San Marino, Monako etj), ka patur shtete-qytete. Pėr kombėsinė kjo ėshtė e pamundur.

     Pėr rrjedhojė, nė dokumentet qė pėrdorin shtetet e ndryshme, shėnohet vetėm shtetėsia dhe jo kombėsia, sepse kėto dy nocione nuk pėrputhen pėrveē se nė raste shumė tė veēanta si rrjedhojė e ngjarjeve historike, siē ėshtė ay i Shqipėrisė. Formimi i kombit shqiptar, nuk lidhet me formimin e shtetit  tė tij mė 1912, dhe nuk ėshtė i njejtė me rrugėn e ndjekur  “tė ndėrtimit tė kombeve” tė vėndeve europiane tė shk.18’tė.

     Nė gjuhėn shqipe, pėr tė pėrcaktuar se "kush jemi" i pėrgjigjet emėrtimi "Kombėsi" (njė emėrtim i kohėve tė reja), qė nėnkupton: paraardhėsit tanė tė pėrbashkėt ose "tė njė gjaku", "tė njė fisi","tė njė trungu", «tė njė gjinije», «tė njė fare», me njė gjuhė, me tė njėjta zakone dhe tradita, me tė njejtėn kulturė, me tė njėjta simbole, me njė histori tė pėrbashkėt dhe pėpjekje tė pėrbashkėta gjatė shekujve, dhe, sipas tė dhėnave tė shkencave tė sotme: me tipare antropollogjike tė pėrbashkėta dhe strukturėn e ngjashme tė gjakut. Sigurisht njė pėrcaktim kaq i gjėrė i "kombėsisė" sė shqiptarėve e ka shpjegimin nė vijushmėrinė e qėnies sė tyre "qė para se tė krijoheshin detet" (ėshtė fjala pėr zonėn e Mesdheut-shėn im), siē ja shpjegonte njė plak i Malėsisė sė Veriut nė vitet 1920, amerikanes Rose Lane,  nė ato treva ku jetojnė edhe sot e kėsaj dite. Tė gjitha kėto i bėjnė shiptarėt (arbėrit) njė popullsi unike nė Kontinentin Europian, pėr sa i pėrket gjuhės sė tyre dhe pėrkatėsisė (kombėsisė). Nuk mund tė fajėsojmė plotėsisht, ata historianė tė huaj qė bėjnė lajthitje, kur flasin pėr historinė e shqiptarėve, gjuhėn, origjinėn apo nivelin kulturor dhe pasurinė trashėgimore tonėn. Kjo pėr faktin se studimet mbi baza shkencore pėr pellazgo-iliro-shqiptarėt, nuk e kanė zėnė vėndin qė duhet, nė shkencėn dhe institucionet mėsimore dhe kėrkimore botėrore. Arėsyet dihen. Por ėshtė e pafalshme qė kėto lajthitje tė vijnė nga ata qė janė me kombėsi shqiptare, pėrveē nė se bėhen pėr qėllime tė caktuara politike.

     Nė shk 18, janė bėrė pėrpjekje pėr tė vėnė si element tė vetėm pėr pėrcaktimin e kombėsise, fenė (nga Pjetri i Madh 1711 dhe Kisha ortodokse) apo gjuhėn greke, mbas themelimit tė shtetit helenik (1830).  Por kėto kanė qėnė dhe janė vetėm synime shtetėrore, pėr ta ndryshuar kombėsinė e popullsisė apo pėr tė krijuar “kombe artificiale” qė nuk janė produkte historike. Kėshtu p.sh. u sajua kombi i maqedonasve apo ay i bullgarėve: “Janė shpenzuar shuma tė mėdha tė hollash, vetėm e vetėm pėr t’i bėrė bullgarė. Po kėto shuma, do tė nevoiteshin pėr t’i bėrė ata, po me aq lehtėsi edhe sėrbė. Pik sė pari ata nuk kishin “atdhe” (f76 E.D.) Tė jetosh nė njė atdhe historik tė pėrbashkėt, ėshtė njė nga tiparet e kombėsisė. Pashko Vasa, pjesėmarrės aktiv i ngjarjeve nė Ballkan tė shk.19, na dėshmon  se “Tė gjitha racat e popujt, qė nuk ishin shqiptare, nuk e kanė njohur kurrė ndjenjėn e detyrės, ndjenjėn e tė mbrojturit me armė tė atdheut tė pėrbashkėt” (f 44 V.P.)

     Feja nuk ėshtė kuptuar kurrė nga shqiptarėt si element pėrcaktues i pėrkatėsisė, sepse qė nė lashtėsi janė zhvilluar luftra, ndėrmjet fiseve pellazge apo me ato tė huaja, pėr perėnditė e ndryshme apo tė ndryshuara, qė u pėrkushtoheshin. E gjithė historia e shoqėrisė njerėzore ka dėshmuar kėtė dukuri, prandaj arbėrorėt, megjithėse besonin, nuk e quanin si njė element tė qėndrueshėm, pėr pėrfaqėsimin e tyre. Ky qėndrim ndaj fesė vihet nė dukje edhe nė studimet shkencore: “Ėshtė rast i veēantė qė kėngėt popullore tė shqiptarėve tė mos kenė asnjė motiv ku tė zihet nė gojė feja” (f278 V.S.)   Koncepti i «kombėsisė», nuk ėshtė dukuri e shk.18, ai e ka zanafillėn qė nė lashtėsi, por me emėrtimin e “fisit” apo “farės”. Herodoti, Plutarku dhe Straboni kanė dėshmuar se Maqedonasit e lashtė ishin tė njė fare (kombėsie) me Epirotet pėr nga gjuha, zakonet, besimi,bile edhe nga veshja dhe prerja e flokėve. Edhe romakėt e njihnin mirė pėrkatėsinė gjinore tė popujve: «Cezari…u bėri thirrje ndjenjave kombėtare (galėve, fis i njė trungu pellazg me romakėt - shėn im) duke siguruar kėshtu edhe mbėshtetjen e druidėve, qė i dhanė luftės edhe njė mbėshtetje fetare» (f220 I.M.)

     Sikurse koncepti  i «kombėsisė» edhe ay i «shtetit» nuk i pėrket shekulli tė 18, siē theksohet shpesh nga  analfabetėt e historisė apo shkrues tė ndryshėm nėpėr gazeta.  Tė dyja kėto koncepte, e kanė zanafillėn nė lashtėsi dhe janė plotėsuar apo adaptuar kushteve historike nė rrugėtimin e tyre shekullor deri nė ditėt tona.  Nė shk.3 pk, mbas luftrave tė shumta pėr sundim territorial dhe drejtim politik dhe ushtarak, u konsolidua pushteti shtetėror i Romės, nė formėn e republikės skllavopronare tė aristokracisė.  Nė shtetin romak, ashtu siē ndodh edhe sot nė shtete tė ndryshme, jetonte njė popullsi shumė - kombėshe: “3/4 e saj ishin skllevėr tė liruar  ,jo latinė“ (f255 I.M.)

     Por shumė kohė para saj, nė jug tė Gadishullit Pellazgjik (Ballkanik) qė nė shk.8 pk, ekzistonte shteti i Spartės nė formėn e reublikės aristokratike qė drejtohej nga kėshilli i pleqve dhe mbreti, dhe qė u ndesh me qytete-shtete tė kohės sė tij si Argosi, Athina dhe Korinti. Kėto mini-shtete, (megjithėse ishin tė ndėrtuara mbi bazėn e njė shoqėrije skllavopronare) u bėnė modele  pėr  demokracinė e pushtetit drejtues, pėr idealistėt e shk.18 dhe tė shekujve tė mėvonshėm. Nė ato kohė, qytetarinė nuk e pėrfitonin tė gjithė banorėt, siē ndodhi nė shtetet e shk.18, por vetėm pjesa mė e privilegjur e popullsisė. Pra edhe emėrtimi «qytetari» ėshtė po aq i lashtė sa edhe ay i «shtetit». Nė shekullin e 18, kuptimit tė "shtetit" ju dha njė pėrmasė mė e gjėrė, pėr arėsye se u pa e nevojshme grupimi, jo vetėm administrativ por edhe shpirtėror i banorėve, tė ndryshėm pėr nga gjuha, kultura e trashėguar popullore dhe historia. Qėllimi ishte, pėr tė rritur pėrkushtimin e tyre nė nismat e mbretit qė pėrfaqsonte shtetin, tė natyrės ekonomike, politike dhe ushtarake. Kjo lėvizje e nisur nga lart (intelektualė sė bashku me shtresat e pasura) fillimisht luftoi kundėr kulturės globaliste franceze dhe greko-romake, e nė pėrgjithėsi tė klasave sunduese tė huaja, nė vėndet e caktuara.

     Pėr tė realizuar detyrėn e pėrfshirjes shpirtėrore (pėr tė krijuar Kombin), duhej ushqyer krenarija pėr paraardhėsit, qė tė frymėzoheshin  nga «heronj» tė lashtėsisė, tė panjohur deri atėhere nga populli. Akademitė e posakrijuara dhe pėrfaqėsues tė shtresave tė pasura dhe intelektuale, nisėn garėn se kush do tė dėshmonte i pari lashtėsinė e shtetit tė tij. Kėshtu u pėrurua Akademija Keltike (30.03.1805) franceze qė ka si qėllim:  «tė riformojė lashtesitė kombėtare dhe kėrkimi i gjuhės keltike». “I gjithė proēesi i formėsimit tė identitetit, ka konstatuar nė pėrcaktimin e pasurisė sė ēdo kombi dhe nė pėrhapjen e kultit tė tij. Etapa e parė e kėtij proēesi nuk ishte e lehte: …tė shihej mundėsia e gjetjes sė paraardhėsve tė pėrbashkėt hipotetikė pėr Overnjatėt dhe pėr Normanėt (pėr Suabėt dhe per Saksonėt, pėr Sicilianėt dhe pėr Piemontezėt). Pėr ta bėrė tė pranishme botėn e re tė kombėve, nuk mjaftonte tė inventarizohej trashėgimija e tyre, do tė ishte mė e lehtė qė ajo tė shpikej. Po si? Njė atelje e madhe eksperimentimi...u hap nė Europėn e shek 18 dhe njohu prodhimtarinė e saj mė tė lartė, gjatė shekullit nė vijim (19)” (f11 A.M.Th.)

     Tė parėt qenė skocezėt. “(James )Macphersonit ju dha misioni qė tė bėhej rapsod dmth, tė qepte sė bashku kėngėt popullore qė kishte grumbulluar, tė mbushte boshllėqet ...mė 1761 doli nga shtypi  “Fingal, Poemė e Lashte Epike nė 6 vėllime shkruar nga Ossian, biri i Fingal’it e pėrkthyer nga gjuha galike prej James Macpherson”. Epopete e tij patėn shumė kundėrshtarė, “ata,  nė sajė tė argumenteve filologjike, vlerėsojnė se Mancpherson nuk ka mundur tė gjente epopenė e shk 3 veēse nė pėrfytyrimin e vet ...Macphersonit  ju desh tė shpikte disa dorėshkrime tė lashta , bardike... Ai premton se do t’i botojė origjinalet, por deri sa vdiq (1797) nuk botoi gjė.” (f26-29 A.M.Th.)  Nė kėtė periudhė, ishte bėrė e modės qė poetėt apo romancierėt,  “t’iu  rrėfeheshin” lexuesve, se vepra e tyre ishte e bazuar nė dokumenta tė shekujve tė kaluar, qė “rastėsisht” i kishin zbuluar.  Ndonėse ky “rėfim” mund t’iu falej krijuesve, sigurisht ishte i pafalshėm pėr t’u pėrdorur si fakt historik dhe u dėnua sidomos nga gjuhėtarėt e kohės. 

     “Mė 1795, Kont Pushkini (rėfeu nė parathėnien e librit tė tij-shėn im) se ka zbuluar njė dorėshkrim tė njė autori anonim, i cili pėrmban njė epope qė lidhet me luftėn e bėrė nga rusėt nė shk.12 kundėr popullit nomad tė Polovcėve ... qė botohet mė 1800 nėn titullin “Kėnga e trupės sė Igorit” ...ėshtė quajtur e barabartė nė vlerė dhe cilėsi me epopenė e Ossian-it (tė Macphersonit-shėn im) ...dhe mbahej si provė se sllavėt kanė gjithashtu Homerin e tyre ... “Kėnga e trupės sė Igorit” hyn nė trashėgiminė ruse, si monument kulturor dhe si dokument historik, tamam atėhere kur disa gjuhėtarė nė mėnyrė tė pėrsėritur pohojnė se bėhet fjalė pėr njė tekst tė shk 18“(f 53,54A.M.Th) Prodhimi i epopesė kelte franceze, bazohet gjithashtu mbi njė dorėshkrim tė pagjetshėm. Kjo metode, u bė njė sėmundje ngjitėse nė shumė shtete europiane. Kėshtu Vąclav Hanka, njė poet nga Bohemija (1817) pasi njofton se ka gjetur ca dorėshkrime tė shk.13 ,tė cilat nuk u panė kurrė , boton njė pėrmbledhje me kėngė lirike “Kralové Dvur”. “Ato mbartin provėn qė kombi ēek mund tė krenohet pėr lashtėsinė po kaq tė mrekullueshme, sa ajo e anglezėve apo gjermanėve“ (f129, 130 A.M.Th) Shpikėsi i dorėshkrimeve, Vąclav Hanka, pėrshėndetet si hero kombėtar.

     Pėr t’u bėrė tė krahasueshme me epopetė homerike “Iliada” dhe “Odisea”, epopetė e shk.18-19, synonin tė ishin sa mė tė gjata dhe tė pėrligjeshin si simbole kombėtare. Mė 28 shkurt 1863, dita e daljes sė botimit tė parė tė “Kalevala-s”, me 20 000 vargje, do tė bėhet festa kombėtare e Finlandės, dhe mė 1857 del epopeja estoneze “Kalevipoeg” me 19 000 vargje. Nė kėto pėrpjekje, grekėve, qė hynė me vonesė nė garė, nuk ju desh tė “zbulonin rastėsisht” ndonjė dokument, sepse brėnda vėndit kishte material tė bollshėm tė krijimtarisė gojore. Por, “mė 1830 historiani austriak Jakob Philipp Fallmerayer pohon se grekėt modern nuk janė aspak pasardhės tė helenėve tė lashtė” pėr rrjedhojė “Problemi kryesor i kombit grek (ishte-shėn im) ...nevoja pėr tė stabilizuar, konsoliduar identitetin e vet.“ (f114 A.M.Th)  Kjo detyrė u mor pėrsipėr nga gjuhėtari francez, Claude Furiel  icili boton nė Paris “Kėngėt popullore tė Greqisė moderne”. Nė parathėnie shprehet se: “Kombi grek zotėron mjaftueshėm gjithėshka qė, nė 1823, ėshtė mbajtur si trashėgim i domosdoshėm i njė kombi tė denjė pėr kėtė emėr... “(f108 A.M.Th.) Faurieli vėren se nė kėto kėngė ruhen disa besime mitologjike dhe zakone tė paraardhėsve, se kėndohen nga bardėt (rapsodė shėtitės tė 1821-shėn im) qė shoqėronin vallet popullore. Se ato ishin mė sė shumti kėngė tė kleftėve. “Kėngėt kleftike janė fragmente tė Iliadės sė saj tė re...Aty do tė shihet qė ka gjithėnjė nėpėr male njė Greqi  refugjate, bijė e denjė e Greqisė sė vjetėr” (f110, 111A.M.Th)

     Historikisht dihej se nepėr male jetonte kryesisht popullsia arbėrore dhe kleftėt, pėrgjithėsisht ishin luftėtarė shqiptarė (ortodoks) qė luftuan kundėr Perandorisė Osmane (1821). Studiuesi arvanit Aristidh Kola, nė veprėn e tij “Arvanitasit” dėshmon se e gjithė krijimtaria popullore e arbreshėve tė Greqisė, ėshtė pėrkthyer nė greqisht dhe me kalimin e kohės i ėshtė haruar apo fshehur autorsia.  Edhe nė lashtėsi,  epopeja e fiseve pellazge, gjatė luftės sė Trojės, e pasqyruar tek “Hakmarrja e Akilit” (Iliada) njihet si njė krijimtari greke, kur janė tė shumta dėshmitė se ajo ėshtė veēse njė pėrkthim nė greqisht. “Poemat e Homerit nė tė vėrtetė u transkriptuan (u pėrkthyen nga pellazgjishtja-shėn im) nga lolografėt vetėm nė epokėn e “Pisistratit” nė shk 6, dhe u kopiuan nė formėn e tyre tė sotme vetėm nė epokėn “aleksandrine”, rreth shk 3 dhe 2 para Krishtit”(f499 A.M.) Me gjithė pasurinė arkeologjike tė gjendur,  problem pėr shtetin e posashpallur helenik,  qe gjuha qė flitej, pėr faktin se shumica e popullsisė fliste gjuhėn shqipe ,ndėrsa greqishtja pėrdorej pėrgjithesisht si gjuhė e administratės, fesė dhe kulturės. Pėr ta groposur kėtė tė vėrtetė historike, po vijon ndėr shekuj, lufta pėr zhdukjen e gjuhės dhe kombit shqiptar. Mbasi  u ndėrtua “gjuha kombėtare greke” ajo u bė e detyrueshme nė administratė dhe arėsim.  Pasuria arkeologjike pellazge, krijimtarija e pasur gojore e arbėrve, krahas gjakut shqiptar tė derdhur pėr ēlirimin nga pushtuesit turq,  i shėrbyen shetit helnik pėr t’i bindur europianėt se ekzistonte “njė komb  grek”.

     A ėshtė ndjekur rruga “pėr  ndėrtimin e kombit” edhe nga Rilindasit tanė, siē kėmbėngul “analisti” Fatos Lubonja? Shqiptarėt nuk kishin pse tė krijonin Kombin, meqėnėse ay ka ekzistuar pėrherė nė ndėrgjegjen e tyre me tė gjitha elementėt e tij. “Shqiptari ka qenė shqipėtar, pėrpara se tė bėhetė i krishterė a mysliman... nuk ka vėllezėr ata qė ka nė besėt (nė fe-shėn im) tė ti, po ata qė ka nė kombėri tė ti” (f87 S.F.)  Arbėrit  e dinin se nga cilat fise vinin dhe lidhjen e gjakut midis tyre. Njihnin dhe u kėndonin heronjve, pa patur nevojėn te sajoheshin heronj imagjinarė, sepse tek shqiptari „fisi ndjek rrėnjėt deri tek prejardhja e pėrbashkėt“ (f119 R.L).  Ja njė kėngė e zonės Pilur-Vuno (1932): ”Kush ka qėnė trim ngaherė/Aleksandri i Madh me vlerė/ Pirrua me shokė tė tjerė/ Po nga gjithė mė i zoti/ Skėnderbeu Kastrioti”. Asnjė poet apo gjuhėtar shqiptar, nuk ka fabrikuar heronj, pėr t’i paraqitur si dokumente historike, por veēse ka mbledhur  legjendat  dhe ndodhitė heroike, tė mbėshtjella me ndjenjat adhuruese tė rapsodėve. Nuk kishte ngjarje, qė nuk ishte regjistruar nė “gazėten e popullit” siē e emėrtonte Ismail Kadare, kėngėt e shqiptarėve. “Nėpėr vėndin e shqipeve lajmi kėndohet... ata kėndonin kėngė tė gjata pėr luftra e ndodhi, legjenda tė vjetra pėr burrat, jetėrat e tė cilėve ishin bartur nė mite nga vyshkja e shekujve..” (f95 R. L.)  Amerikania Rose Lane mbeti e mahnitur, kur njė malėsor analfabet nga Thethi i Epėrm, i tregoi vėndlindjen e Aleksandrit tė Madh nga qyteti i lashtė i Emadhisė, afėr Bulqizės sė sotme, fakt qė tregohesh edhe nga vetė banorėt e asaj zone. I moshuari i numėroi  tė gjithė paraardhėsit e Aleksandrit tė Madh, prej 21 brezash, duke i pėrmėndur sejcilin me emėr. Njė pemė e tillė gjenealogjike pėr Aleksandrin, nuk njihet as nė ditėt e sotme nga shkenca historike botėrore. Shqipėria gjithėmonė do t’i afrojė historiografise botėrore “mrekulli’ra” nga lashtėsia. Nuk ka shumė kohė, qė studiuesi Niko Stillo nė studimin “Etruskishte-Toskėrishte”, na zbulon historinė njerėzore tė para  45 000 vjetėve tė atyre, qė nė kohėn e Homerit dhe Herodotit, quheshin perėnditė e Olimpit, nėpėrmjet gjuhės shqipe (dialektit ēam). Faktet historike qė dėshmojnė qėnėsinė kombėtare tė shqiptarėve qė nga lashtėsia, janė aq tė shumta , sa besoj edhe nė tė ardhmen, nuk do tė reshtin sė botuari studime serioze nė kėtė drejtim.

     Nė pėrpjekjet e shteteve europiane tė shk.18-19, pėr tė ndėrtuar “kombet” njė kėrkesė  vendimtare ishte ekzistenca e njė “gjuhe kombėtare”, dhe nė rast se ajo mungonte, duhej ndėrtuar dhe mėsuar nga populli. “... Tė shumtėt janė gjuhėt e sotme kombėtare europiane qė nuk ekzistonin nė tė vėrtetė pėrpara shk 19.” (f86 A.M.Th) Pa u zgjeruar se si e ndėrtuan poetėt dhe gjuhėtarėt, gjuhėn qė sot flitet nė shumicėn e shteteve europiane, po jap vetėm njė shėmbull tė sjellė nga historiania franceze Anne Mary Thiesse: “Zgjimi kombėtar” nė shumicėn e vėndeve sllave shoqėron njė punė shumė tė madhe, rindėrtimi gjuhėsor ... Mė 1813, Vuk Stefanoviē Karaxhiē me prejardhje nga Mali i Zi, i aratisur nė Vienė, lidhet me sllavistin Bartholomaüs Kopitar, ruajtės nė Bibliotekėn perandorake qė i jep misionin: tė rindėrtojė monumentet kombėtare sėrbe ...mė 1814, harton Gramatikėn sėrbe ... ai pėrkushtohet krijimit tė njė gjuhe komunikimi dhe tė kulturės sė sllavėve tė jugut (gjuha e shkruar e sėrbėve qe pėrzjerje e sllavishtes sė vjetėr dhe rusishtes, shumė e largėt nga gjuha popullore dhe e afėrt me sllavishten kishtare)... Karaxhiē themelon njė gjuhė tė re kombėtare mbi dialektin “stokavien” tė pėrdorur nga sėrbet, malazezėt, sllavėt e islamizuar dhe njė pjesė e kroatėve... qė atėhere u pėrcaktua gjuha e pėrbashkėt e sllavėve tė jugut, e quajtur “sėrbo-kroate” ...mė 1850 u bė marrėveshja nė Vjenė pėr kėtė gjuhė, por ajo u bė e popullit vetėm pas formimit tė Jugosllavisė (f102- 106 A.M.Th)

     Kėto gjuhė “tė ndėrtuara” sigurisht nuk ishin prodhim historik i natyrshėm i popujve, prandaj me tė drejtė historiania Anne  Mary Thiesse vėren: “Nuk ekziston nė tė vėrtetė njė gjuhė, qė mund tė ketė vlerėn e simbolit kombėtar... Janė intelektualėt e ndikuar nga mendimi i Herderit, ata qė ju futėn ndėrtimit tė gjuhėve dhe tė kulturės duke iu pėrgjigjur njė thirrjeje identitare (f129 A.M.Th.)  Kjo thėnie tregon qartazi dallimin midis pėrpjekjeve tė Rilindasve pėr formimin e shtetit shqiptar dhe ndėrtimit tė kombeve europiane tė shk 18, sepse shqiptarėt nuk “ndėrtuan” as gjuhėn dhe as kombin, ato ekzistonin nė vijėmėsi qė nga lashtėsia. “Ėshtė e vetmja gjuhė nė Europė qė mund tė ngjitet deri nė mugėtirėn e kohrave dhe tė interpretojė gjuhėn antike  madje parahistorike tė kėtyre Pellazgėve... Unė do ta emėrtoj “pellazgo-shqipja” sepse bėhet fjalė pėr fillimin (Pellazgėt) dhe fundin (Shqiptarėt) e njė vargu gjuhėsor, vijimsia e tė cilit deri nė ditėt tona nuk ėshtė kundėrshtuar as nga historia, as nga gjeografia, as nga arkeologjia madje as nga atropologjia (f434 A.Mati) Kombėsinė, shqiptarėt nuk e kanė ndėrtuar nė shk .18, por janė mbruajtur me kėtė ndjesi, qė kur kanė njohur veten tė dalluar nga popujt e tjerė, me tė cilėt nuk kanė dashur tė trazoheshin. Pikėrisht kjo traditė, (pėr tė mos u trazuar me tė huajt nė martesa) dhe luftrat e pandėrprera kundėr ēdo okupatori, ka berė tė mundur tė ruhet kombi ynė me tė gjitha tiparet e tij. Kur ra fjala pėr martesėn e nėnės ilire tė Aleksandrit tė Madh me Filipin “e huaj”, njė malėsor iu kthye mikes amerikane: “Do tė thuash se babėn  jo? Kur ke dėgjuar ti tė jetė martuar njė mbret shqiptar me njė grua tė huaj? Shqiptarėt martohen me shqiptarėt. Kur Filipi i Dytė u martua, ai u martua me njė grua prej popullit tė vet, siē ka qėnė gjithėmonė zakoni. A guxojnė grekėt tė thonė se Filipi ka qėnė grek? Po tė ishte grek, asnjė i parė i shqiptarėve nuk do t’i jepte bijėn pėr grua“. (f138 R.L.)

     Tema mbi historinė e kombeve ėshtė shumė e gjerė dhe mund tė trajtohet nė aspekte tė shumta  tė saj, por ajo qė duhet tė jetė unike, ėshtė trajtimi shkencor. Analfabetizmi  nė dijet historike dhe pėr t’i shėrbyer politikave tė ditės, qė vėrehet nė shumė shkrime pėr kėtė temė, ka sjellė njė propagandė anti-shkencore nė shtrimin e problemeve. Shėmbull tipik pėr kėtė dukuri, ėshtė nisma “pėr tė formuar njė komb kosovar” e hedhur nė tregun mediatik shqiptar nga Fatos Lubonja e ndonjė tjetėr. Problemi  themelor pėr kėta “europianistė” ėshtė: Si  do ta krijojnė, njė gjuhė tjetėr, njė traditė, njė histori tė paraardhėsve tė pėrbashkėt apo heronj tė lashtė, zakone, folklor, pėr shqiptarėt qė jetojnė nė  shtetin e Kosovės, tė ndryshme nga ato tė kombit shqiptar? A nuk nėnkupton kjo, qė maxhoranca  shqiptare dhe pakicat e papėrfillshme etnike nė Kosovė, duhet tė flakin kombėsinė e tyre, pėr tė pėrqafuar kombėsinė e re “kosovare”, nė kundėrshtim me Konventat europiane mbi tė Drejtat e Njeriut?  Nuk e di si e ka mbajtur karigia Fato Lubonjėn, kur shpalli se shqiptarėt i paskan “fabrikuar” simbolet kombėtre nė fillimet e shk.20, (nė emisionin “Opinion” me temėn mbi vet-deklarimin e kombėsisė dhe fesė).  Njė cub analfabet nga Thethi, qė kishte shoqėruar delegtėt e Kosovės dhe Ahmet Zogun 16 vjeēar  drejt Vlorės, i tregonte mikes amerikane (Rose Lane) se flamuri qė ngriti Ismail bej Qemali, ishte origjinali i Skėnderbeut.  Pėr lashtėsinė e simboleve shqiptare, ka njė studim shkencor tė hollsishėm tė Dhimitėr Pilikės “Pellazgėt  origjina jonė e mohuar”.

     Shtetet dhe kombet, tė lindura qė nė lashtėsi dhe tė ardhura nė ditėt e sotme, duke ju adaptuar kushteve historike ndėr shekuj, dėshmojnė se do tė kenė njė jetėgjatėsi edhe tė mėtejshme, pavarėsisht pėrpjekjeve ideollogjike tė shtresave tė caktuara tė shoqėrisė njerėzore (tė pėrshėndetura shpesh nga F.Lubonja) pėr njė botė globaliste: ”pa kufij, pa raca, pa shtete, pa dallime tė popujve, tė kulturės,  teritoriale, gjuhėsore, tė zakoneve, tė ligjeve, besimeve, tė qeverive, tė parave: njė det pa kufij “i  njė mase uniforme” mbi tė cilėn Dio Mercato (Zoti  Treg) tė kishte mundėsi tė lundronte me njė lehtėsi  absolute”. (I.M.) Historia njerėzore ka dėshmuar se kėto Perandori globaliste, (Perandoria pellzge, romake, bizantine, osmane, BRSS, etj) nuk kanė patur jetėgjatėsi  dhe kanė dėshtuar. Studiuesi mė i shquar i nacionalizmit nė Britaninė e Madhe, Anthony Smith ėshtė shprehur se: “Kombi dhe nacionalizmi, mbeten elemente tė pazėvėndėsueshme nė njė botė tė ndėrvarur dhe nė kulturėn e komunikimeve masive. Sepse kultura globale duket e paaftė qė tė afrojė cilėsitė e besimit kolektiv, dinjitetit dhe shpresės...” (f174 A.S.)

 

R.L. - Rose Lane “Majat e Shales” 2004

E.D. -  Edith Durham “Brenga e ballkanaseve  1998

V.P. - Vaso Pasha “E vėrteta mbi Shqipėrinė dhe shqiptarėt”2010

V.S. - Veis Sejko  “Mbi elemente tė pėrbashkėta nė epikėn shqiptaro-arbėreshe dhe sėrbokroate»2002

I.M. - Indro Montanelli « Historia e Romės »

A.M.Th - Anne Marie Thiesse “Krijimi i identiteteve kombėtare” Prishtinė 2004

S.F. - Sami Frashėri Vepra II ,1988

A.M. - Arif Mati “Mikenet=Pellazget”2008

A.Mati- Arif Mati “Shqipėria,  Odisea e pabesueshme e njė populli parahelen” 2007

I.M. - Ida Magli  “La distrucione delle Nazioni “www.italianiliberi.it 15.12.2008)

A.S. - Anthony Smith 2008

-..

 

..