Kah po shkojnė shqiptarėt?!

 

 

_____________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________

 

DREDHĖZAT E RATKO MLLADIQIT

DHE ĒANTA E ATIFETE JAHJAGĖS!

 

Shkruan: Behxhet  Sh. SHALA - Prishtinė, 03. 06. 2011

 

_____________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________

 

T’pifsha pėr shnet n’ Prezeren

 

     Nuk e keni vėshtirė ta kuptoni se kėtė nėntitull e kam huazuar nga njė pano e madhe reklamuese e prodhuesit tė ujit Rugova. Kėtė n’Prezeren e kam shtuar, jo se mund tė akuzohem pėr tjetėrsimin e kėtij slogani reklamues pa lejen e autorit por po e ndėrlidh me njė personalietet tė shquar tė njė mekanizimi shumė vendimmarrės dhe pėrcaktues pėr fatin e Republikės sė Kosovės dhe tė gjithė qytetarėve tė saj. E kam fjalėn pėr zonjėn e parė tė Bashkimit Evropian Katrin Ashton e cila ishte pėr vizitė nė qytetin e Lidhjes sė Prizrenit. Kam qenė gjithashtu shumė i kujdesshėm nė pėrcaktimin e pėrqindjes sė kopijimit tė kėtij slogani reklamues duke i marrė si shembuj analfabetėt e konvertuar nė intelektualė e qė janė pajisur me tituj shkencorė nė periudhėn pas pėrfundimit tė luftės nė Kosovė. Edhe kinezėt e pėrdorin shkallėn e pėrqindjes pėr vlerėsimin e personaliteteve historike dhe politike nė Kinė. Nė Kosovė duket se ka qenė njė formulė se deri nė 70% tė punimeve akademike dhe shkencore tė kopijuara nga autorėt e huaj mund tė llogariten si punime autoriale dhe tė pranuara nga tė gjitha komisionet vlerėsuese me rastin e “mbrojtjes “ sė disertacioneve tė  doktoraturės apo ku janė fituar tituj tė tjerė shkencorė. Nė kopijimin tim jam shumė mė fer sepse u jam pėrmbajtur kritereve tė pėrcaktuara. Zonja Ashton sė pari ishte nė vendin e pelegrinazhit politik dhe shpirtėror pėr ndėrkombėtarėt, nė Beograd ku u informua nga dora e parė se qenka “arrestuar“ krimineli i luftės Ratko Mladiq pas sė cilės deklarojė se Serbia ėshtė njė hap mė afėr drejt integrimit nė BE. Gjatė vizitės nė Kosovė zonja Ashton nuk u sill as si njerkė me kosovarėt. Nė fakt, ajo vetėm e ripėrsėriti sloganin e shablonizuar se Kosova dhe kosovarėt kanė perspektivė evropiane duke na mėsuar se si duhet t’i kryejmė detyrat e shtėpisė. Pėr mua edhe ky premtim ėshtė njė dritė nė fund tė tunelit sepse pata menduar se Kosova dhe kosovarėt kanė perspektivė mongoleze apo sudaneze.  Ėshtė njė defekt i vogėl kėtu; zonja Ashton dhe zyrtarėt e tjerė tė lartė tė BE’as na udhėzojnė apo mė mirė tė them na urdhėrojnė qė detyrat e shtėpisė t’i kryejmė sipas alfabetit cirilik, atij qė pėrdoret nė Beograd! Sepse ajo metodė ėshtė treguar e suksesshme duke i garantuar Serbisė Shengenin e Bardhė jashtė ēdo kriteri apo standardi demokratik dhe duke e finalizuar me shllag - kandidat pėr anėtarėsim nė BE. Nga BE, sa i pėrket lirisė sė lėvizjes Kosova dhe qytetarėt e saj po trajtohen sikur leprozėt e Nėnė Terezės nė Indi (Kalkutė). BE, duke i trajtuar nė kėtė mėnyrė qytetarėt e Kosovės i ka detyruar tė trokasin nė zyrat e sistemit paralel tė Serbisė pėr t’u pajisur me dokumente tė udhėtimit, duke mos e ndėrmarrė asnjė veprim parandalues. Nė tė njėjtėn kohė ėshtė penguar qė shqiptarėt e Kosovės tė pajisen me shtetėsi tė Shqipėrisė duke bėrė thirrje qė Tirana zyrtare tė jetė e vėmendshme karshi kėtij problemi tė ndjeshėm. Pėr zonjėn Ashton me rėndėsi ėshtė tė ketė rezultate nė bisedimet Beograd-Prishtinė, qoftė edhe nė dėm tė Kosovės sepse BE ka investuar shumė nė kėto bisedime se qė t’u sigurohet dhe garantohet liria e lėvizjes pėr qytetarėt e Kosovės. Tė gjitha vlerat demokratike nė tė cilat thirret BE, shkilen nė Kosovė pikėrisht nga BE! Nėse kushtet kualifikuese pėr liberalizimin e vizave dhe anėtarėsimin nė BE janė riatdhesimi i refugjatėve tė kthyer, lufta kundėr krimit tė organizuar dhe korrupsionit si dhe marėdhėniet e mira ndėrfqinjėsore, Serbia do tė duhej tė ishte shteti i fundit i cili do tė pėrfitonte. Krimi i organizuar nė Serbi ishte vet pushteti. Edhe korrupsioni ishte diku aty afėr. Serbia ka probleme me tė gjithė fqinjtė ndėrsa kundėr Kosovės po e zbaton nė praktikė terrorizmin politik dhe shtetėror duke kontribuar maksimalisht qė Kosova tė bėhet shtet jofunksional. BE kėtė e toleron duke e favorizuar Serbinė. Pėr Kosovėn nuk paraqet problem liberalizimi i vizave por varfėria e skajshme, papunėsia dhe mungesa e perspektivės. Liberalizimi i vizave nuk ofron zgjidhje pėr kėto probleme shumė tė mėdha pėr Kosovėn dhe qytetarėt e saj. Prandaj e them se me Kosovėn dhe kosovarėt ėshtė luajtur njė lojė shumė e pandershme! Dhe se po luhet ende! Katrin Ashton kosovarėve ua tregojė pėrrallėn e dushkut pėr gogla! Kjo e pati ofertėn e dushkut ndėrsa pėrfaqėsuesit e BE qė e vizitojnė Kosovėn tė gjinisė mashkullore e kanė ofertėn e goglave pėr procesin e liberalizimit tė vizave! Mua mė bėri pėrshtypje ēasti kur zonja Ashton piu ujė nė sheshin nė Shatėrvan. Thjesht nuk pėrfilli kurrfarė protokolli por veprojė nė mėnyrė kosovarēe duke pirė ujė nga burimi dhe natyrisht e spėrkati fytyrėn. Gazetarėt e pranishėm e  shndėrruan kėtė nė humor dhe nuk u sollėn sikur me ēantėn e presidentes sė Kosovės, znj. Atifete Jahjaga.

 

Bali Met dhe cubat e Trustit

 

     Bali Met ėshtė boem i vėrtetė. E jeton jetėn si dėshiron vet dhe vet ėshtė autoritet, vet ėshtė mbret! Si sportist i dikurshėm nuk ka probleme me holesterol apo mbipeshė. Ėshtė pidak i hollė dhe me kondicion tė plotė. Ēdo mėngjes ushtron duke hecur nė parkun e qytetit. Deformim profesional, si sportist i dikurshėm aktiv. Ėshtė bėrė pjesė e inventarit nė restoranin” Rings” dhe kafeja e mėngjesit e humb kuptimin nėse ndodhė qė tė mungojė ndonjė ditė. Pėr arsye objektive, tė shtunėn dhe tė dielen i kemi dhėnė pushim. Tash ėshtė pensionist tė cilin e terrorizon ( sikur tė gjithė pensionistėt e Kosovės ) Trusti i Kursimeve. Nė takimin e fundit tha se Serbia mė mirė po e trajton kriminelin e “arrestuar“ Ratko Mladiq se Trusti qė po i trajton pensionistėt! Kur kėrkova sqarime pse mendon kėshtu, ai u pėrgjigj nė kėtė mėnyrė. Serbia, nė mėnyrė retroaktive  po i paguan pensionin Mladiqit (pension tė vėrtetė dhe jo ndihmė sociale) pėr vitet sa ka qenė nė arrati duke ia dhėnė tė gjitha tė hollat dhe kursimet ndėrsa Trusti na paguan nga kursimet vetėm 1% tė shumės sė kursyer. Nė vend se ne, pensionistėt tė jemi pronarė tė parave tė kursyera dhe t’i shfrytėzojmė ato sipas dėshirės, nevojės dhe vullnetit tonė, paratė tona i kanė kontarbanduar mashtruesitė ndėrkombėtarė tė cilėt i kanė “huazuar“ nė tregun ndėrkombėtar tė parave duke i dhėnė me vetėm 0.1% interes. Nė emėr tė sigurisė sė parave manipulojnė me djersėn e pensionistėve. I kanė tjetėrsuar fondet e kursimeve pensionale pa e pyetur fare pronarin e tyre, pensionistin e Kosovė! Nė ndėrkohė paratė nga tregu monetar kthehen nė Kosovė me njė kamatė 14 -16 % pėrqind duke i vėnė para falimentimit shumicėn e bizneseve dhe vet shtetin e Kosovės. Kurse , cubat e Trustit paguhen me paga tė ēmendura deri mė 10.000 euro nė muaj prandaj edhe nuk angazhohen qė ky Trust tė jetė vėrtetė i Kosovės por i mashtruesve ndėrkombėtarė! Po tė ishin paratė e Trustit nė Kosovė nuk do tė kishte fare arsye tė shitej (mė mirė tė them falej) PT i Kosovės. Vetėm i ēmenduri e shet lopėn qė i sjell 40 litra qumėsht nė ditė! Ndėrkombėtarėt nuk janė definitivisht tė ēmendur sepse ata nuk i shesin lopėt e tyre por tė huajat. Prandaj edhe fitojnė kurse ne humbim!

 

Pse bleva dredhėza

 

     I dua dredhėzat. Janė tė shijshme dhe ushqyese. Mirėpo edhe dredhėzat e sotit nuk janė ato qė kanė qenė mė herėt. Ndonėse janė tė bukura dhe tė mėdha, shijen nuk e kanė si mė parė. Madje, shartimet e ndryshme kanė ndikuar qė vetėm formėn dhe ngjyrėn ta kenė tė dredhėzės ndėrsa shijen e kanė tė paspecifikuar. Nuk mund tė krahasohen me dredhėzat e malit qė i mblidhte babagjyshi dhe i fuste nė pe! por, megjithatė i blej! Kėsaj radhe u vonova! Ratko Mladiqi ishte mė i shpejtė! Menjėherė pas “arrestimit“ kėrkojė njė TV nė dhomė dhe dredhėza! Reagova si me inatė; kur mundet Mladiqi si kriminel qė ėshtė, edhe i “arrestuar“ tė kėrkojė dredhėza pse nuk mundem unė si humanist tė blejė dredhėza?! Dhe bleva.  Mirėpo, pėr diēka jam shumė i sigurt; Mladiqi ka hėngėr dredhėza nė Beograd ndėrsa dikujt nė Kosovė do t’i mpihen dhėmbėt! Mediet nė Kosovė nuk i kushtuan fare rėndėsi dredhėzave tė Mladiqit por u morėn me ēantėn e Atifete Jahjagės, presidentes sė Kosovės. Madje, KTV e shndėrroi nė njė “ėmbėlsirė “ mediale duke e cilėsuar kėtė lėshim - barje tė ēantės nė lajm tė ditės! Krahasohej me Angela Merkelin, Katrin Ashtonin dhe Hilari Klintonin! Ato, qenkan tė vėrteta sepse nuk po bartkan ēanta gjatė takimeve kurse presidentja e jonė po bėnė gafa diplomatike sepse po e mbanė ēantėn e saj! Kjo qenka ajo pėrcaktuesja pėr vlerėsimin e personalitetit tė presidentes. Presidentja, sipas tyre paska dashur ta angazhojė njė person i cili do tė paguhej vetėm pėr bartjen e ēantės sė saj! Sikur disa “zyrtarė” qė e bartin deri te foltorja fjalimin qė do ta lexojė padroni i tyre injorant e tė cilin i kanė shkruar tė tjerėt!  Edhe analisti Nexh unmikokosovari ishte shumė i ashpėr nė njė shkrim ndaj presidentes. Ndėrkaq, pėr Behgjetin e Kazakistanit i cili po bėnė shtatė pale qejfe nė Afrikė duke “lobuar“ pėr njohje tė pavarėsisė sė Kosovės, edhe nė kohėn kur sillej si tuxhar i Muēiverces (kryesisht ashtu sillet), nuk shkruante fare! Atifete Jahjaga ėshtė e papėrvojė nė politikė, po ē’bėnė  presidentėt para saj? Asgjė prej gjėje! Le tė presim edhe pak. Ėshtė shumė e pandershme dhe e pamoralshme tė goditet nė kėtė mėnyrė.

 

Adem Demaēi, Rudina Xhunga dhe Ēunga - Llunga

 

     Adem Demaēit ėshtė shumė vėshtirė t’i shohim hajrin! Na futi nė burgje shumėvjeēare, na prishi me Jugosllavinė dhe Serbinė, na futi nė luftė me Serbinė, donė tė na bashkojė me Shqipėrinė kur dy shqiptarė nuk mund t’i bashkosh, na flet pėr Ded Xho Lulin kur gjeneratat e reja kėndojnė kėngė pėr Halil Matoshin dhe Azem Vllasin, thotė mos pini duhan nė kohėn kur “arti“ i konsumimit tė drogės ėshtė bėrė lėndė mėsimore nė shkollat fillore dhe tė mesme! I ēuditshėm ėshtė Baca! Nė vend qė tė shkonte nė Rambuje - Paris ku hahej mish zogu dhe pihej vera e Normandisė, shetitej rrugėve tė Prishtinės me qenė endacakė dhe milicė tė Serbisė! I ka do tė meta Baca; pėr shtetin e jep pushtetin, nuk korruptohet, nuk mashtrohet, po na mėson tė flasim shqip, tė mendojmė kombėtarisht, ta duam lirinė dhe shumė gjėra tė tjera qė pėr kohėn qė po e jetojmė lirisht mund tė merren si rrethana rėnduese dhe jo pėrparėsi pėr ndėrtimin e karrierės. Rudina Xhunga ėshtė njė gazetare e zonja e Talk - emisioneve. Ėshtė bukur agresive kur bashkėbisedon me mysafirėt nė studion e Top Chanel dhe nė mėnyrė shumė tė kujdesshme i pėrzgjedh mysafirėt e saj. Bisedėn e orienton kryesisht nė drejtim tė planifikuar mė parė. Nė kushte lufte mund tė konsiderohej si varianti shqiptar i Oriana Fallaqit ndėrsa nė kushte gjysmėlufte qė ėshtė nė Shqipėri mund tė llogaritet si ½ e Oriana Fallaqit. Ēunga - Llunga ėshtė njė lloj ēamēakėzi i cili ka njė shije tė mirė nė fillim por sa mė shumė qė tė pėrtypet, bėhet mė i pashije. Nė emisionin e fundit tė Rudina Xhungės, “Shqip“, Baca Adem foli pėr kombin dhe ēėshtjen kombėtare. Nė fakt, angazhimi pėr ringjalljen e ndjenjės kombėtare sot nė Shqipėrinė me orientim krejtėsisht “evropian” ėshtė e barabartė me pėrpjekjet pėr legalizimin e alkoolit nė Arabinė Saudite! Mirėpo Baca Adem ėshtė i veēant pikėrisht pse i mėsynė aty ku tė tjerėt nuk kanė guxim as tė ėndėrrojnė!

 

 

Kėshilli pėr Mbrojtjen e tė Drejtave e tė Lirive tė Njeriut

Council for the Defence of Human Rights and Freedoms

Rr. Nėna Terezė nr. 24/2 – I/I, Prishtinė-Kosovė; tel. 381 (0) 249006  fax: 381 (0) 38 244029

E-mail: kmldnj.cdhrf@gmail.com - http://www.cdhrf.org

R e a g i m:

Denoncimi i shkeljeve tė drejtave tė njeriut dhe mbrojtja e kėtyre tė drejtave nuk ėshtė “papėrgjegjėsi dhe trazim pėr qytetarėt”!

 

     Kėshilli pėr Mbrojtjen e tė Drejtave e tė Lirive tė Njeriut nė Prishtinė ėshtė ka qenė dhe mbetet i pėrkushtuar qė tė denoncojė shkeljet e tė drejtave tė njeriut dhe tė mbrojė kėto tė drejta pa marrė parasysh se kush janė shkelėsit dhe pėr kė bėhet fjalė.

     Pas reagimit tė bėrė nga KMDLNj me datė 1 Qershor nė lidhje me bllokadėn e rrugėve nė veri tė Kosovės, ka reaguar zėdhėnėsi i KFOR-it Dr. Hans - Dieter Witcher, i cili nėpėrmes njė deklarate pėr media deklaron “Fuqishėm e kundėrshtojė qasjen e KMDLNj’sė kundėr KFOR’it dhe Komandantit tė KFOR-it nė lidhje me bllokadėn e rrugės nė Zubin Potok...”, “Komandanti i KFOR-it ka vepruar me menēuri. Kėshtu qė qasja e KMDLNJ-sė ėshtė e papėrgjegjshme dhe e rrezikshme pasi qė trazon njerėzit...”

     KMDLNj me kėtė rast rikujton zėdhėnėsin e KFOR-it se reagimi i KMDLNj ka ardhur si rezultat i vete deklarimeve tė Komandantit KFOR-it dhe zhvillimit tė ngjarjeve nė veri tė Kosovės. Me gjithė angazhimin e KFOR-it qė pėrmes ajrit (jo pėrmes tokės) tė tregoj hapjen e rrugėve, kjo nuk u vėrtetua. Pėrkundrazi pamjet e marra nga ajri nga gazetarėt dėshmuan tė kundėrtėn.  

     KMDLNj gjatė gjithė kėsaj kohe ka qenė duke pėrcjellė ngjarjet nė kėtė pjesė tė Kosovės. Bllokimi i rrugėve nė kėtė mėnyrė dhe pėr qėllime qė janė dhėnė nuk ėshtė e ligjshme. Sidomos kur kjo bllokadė po e pengon lėvizjen e lirė tė qytetarėve tė kėsaj pjese.

     KMDLNj angazhohet fuqimisht qė tė respektohet e drejta pėr tė protestuar por jo duke cenuar lirinė e lėvizjes pėr qytetarė. Standardet e garantuar pėr protestė duhet tė jenė tė njėjta pėr tė gjithė. Tė rikujtojmė reagimet e strukturave tė sigurisė ( nė vendet e BE-sė) nė rastet kur bllokoheshin rrugėt dhe hekurudhat nėpėrmes sė cilave barteshin mbetjet bėrthamore!

Deklarimet publike se “rrugėt nuk janė tė bllokuara” kur tė gjitha mediat e raportojnė tė kundėrtėn janė tė papėrgjegjshme. Kėtė e vėrtetojnė edhe deklarimet e qytetarėve pėr zyrtarėt e KMDLNj. Kjo gjė vėrtetohet edhe me faktin qė pėr tė zhbllokuar rrugėt ėshtė angazhuar edhe vetė shefi i EULEX nė takimet qė kishte nė Beograd si dhe vizita e djeshme e shefit tė delegacionit serbė nė bisedime me Kosovėn z. Stefanoviē.

 

Nė lidhje kėto deklarata tė zėdhėnėsit tė KFOR-it, KMDLNj hedhė poshtė

konstatimet e tij se “KMDLNJ ėshtė e papėrgjegjshme”

 

     KMDLNj rikujton se gjendja nė veri ėshtė shqetėsuese si pasojė e anarkisė, krimit tė organizuar dhe pasigurisė pėr qytetarin. Kontrabanda zhvillohet hapur, vriten, plagosen dhe torturohen njerėz. Vriten njerėz qė mendojnė ndryshe (rasti i Shefko Sallkoviqit), kontrabanda zhvillohet pa u penguar nga ata qė janė pėrgjegjės pėr sigurinė e kufijve. Funksionimi i strukturave paralele jo vetėm politike por edhe juridike dhe tė sigurisė ėshtė e hapur. Tė rikujtojmė deklaratat e vazhdueshme tė zyrtarėve tė KFOR-it se nuk do tė tolerojnė struktura paralele tė sigurisė.

     Angazhimi KMDLNj pėr rendė, drejtėsi, humanizėm dhe respektim tė lirive dhe tė drejtave tė njeriut nuk janė papėrgjegjėsi dhe trazim pėr qytetarin. Gjithashtu angazhimi ynė pėr tė rikujtuar pėrgjegjėsitė e institucioneve vendore dhe ndėrkombėtare nuk ėshtė papėrgjegjėsi dhe trazim pėr qytetarėt.

     KMDLNj edhe njėherė kundėrshton fuqishėm aplikimin e standardeve tė dyfishta, demagogjinė dhe retorikėn popullistė tė zyrtarėve vendorė dhe ndėrkombėtarė. Qytetari i Kosovės, pa marrė parasysh se ku gjendet nė veri, jug, lindje apo perėndim tė Kosovės,  ka nevojė pėr  rendė, siguri dhe zhvillim ekonomik.

     KMDLNj beson se zyrtarėt e KFOR-it kanė informacionet e duhura pėr kėrcėnimet shantazhet, rrahjet, plagosjet dhe vrasjet qė po ndodhin nė pjesėn veriore tė Kosovės.

KMDLNj edhe njėherė u bėnė thirrje institucioneve tė vendit dhe ndėrkombėtare (edhe KFOR-it) qė tė jenė mė tė vėmendshėm nė zbatimin e pėrgjegjėsive tė tyre dhe tė mos gjejnė “fajtorė” tek ata qė kėrkojnė rendė, siguri dhe liri tė lėvizjes pėr qytetarėt.

Shėrbimi pėr Informim i KMDLNJ-sė

Prishtinė, 03 Qershor  2011

 

 

.