Kėshilli pėr Mbrojtjen e tė Drejtave e tė Lirive tė Njeriut

Council for the Defence of Human Rights and Freedoms

Rr. Nėna Terezė nr. 24/2 – I/I, Prishtinė-Kosovė; tel. 381 (0) 249006  fax: 381 (0) 38 244029

E-mail: kmldnj.cdhrf@gmail.com - http://www.cdhrf.org

 

==============================================================================================================

 

PAJTIMI NDĖRETNIK

NĖ KOSOVĖ, MUNDĖSI, REALITET APO UTOPI!

 

( Shkruan: Behxhet  Sh. SHALA - Drejtor Ekzekutiv i KMDLNJ’sė )

 

==============================================================================================================

 

     Kohėve tė fundit po flitet me tė madhe se qėllim kryesor i misionit ndėrkombėtar, pėrkatėsisht atyre qė vendosin pėr Kosovėn por jo edhe nė emėr tė Kosovės ėshtė pajtimi ndėretnik midis qytetarėve tė Republikės sė Kosovės e qė nėnkupton pajtimin midis shqiptarėve dhe serbėve, qė ende nuk janė pajtuar. Nė fakt kjo nismė shprehimisht adresohet nė pajtimin midis Serbisė si pėrgjegjėse e krimeve monstruoze nė Kosovė deri nė pėrmasa tė gjenocidit dhe tė Kosovės si viktim e dhunimit tė pashembullt tė tė drejtave tė njeriut. Kėtė e thonė edhe udhėheqėsit mė tė lartė tė institucioneve tė vendit e mos tė flasim pėr OJQ’tė, pa asnjė ndikim qė zhvatin fonde tė majme nė emėr tė kėtij pajtimi. Tė shohim tani cilėt janė mekanizmat e domosdoshėm qė ky pajtim ndėretnik tė jetė i efektshėm dhe i qendrueshėm.

 

Disa fjalė pėr Komisionin e tė sė Vėrtetės

 

     Komisionet e tė sė Vėrtetės zakonisht janė formuar nė vendet ku ka pasur konflikte tė armatosura, me shumė viktima nė njerėz dhe me shumė persona qė konsiderohen si tė zhdukur, zhvendosje tė dhunshme tė njė pėrqindjeje tė madhe tė popullsisė dhe shkatėrrimeve tė mėdha tė ekonomive familjare dhe shtetėrore. Ėshtė karakteristikė e shteteve tė Amerikės sė Jugut dhe Afrikės qė kanė shėrbyer si model pastaj edhe pėr nismėtarėt nė shtetet e dala pas shkatėrrimit tė ish Jugosllavisė. Kėto komisione kanė pasur emėrtime tė ndryshme, varėsisht nga shteti ku janė formuar. Nė Sri Lankė, Argjentinė dhe Ugandė janė quajtur “ Komisioni pėr tė Zhdukurit”, nė Haiti dhe Ekuador “Komisioni pėr tė Vėrtetėn dhe Drejtėsinė”, nė Kil, Afrikėn Jugore dhe Sierra Leone “Komisioni pėr tė Vėrtetėn dhe Pajtimin” dhe nė Timorin Lindor “Komisioni pėr Pranimin, tė Vėrtetėn dhe Pajtimin”. Si ditėlindje e kėtyre komisioneve mund tė merret viti 1974 dhe deri mė tani janė formuar mbi 20 Komisione tė sė Vėrtetės nė mbarė botėn. Nismėtarėt nė hapėsirėn e ish Jugosllavisė janė: Qendra pėr Ballafaqim me tė Kaluarėn “Dokumenta” (Kroaci), Fondi pėr tė Drejtėn Humanitare (Serbi) dhe Qendra pėr Hulumtim dhe Dokumentim (Bosnje). Pėrpjekjet qė tė formohet njė Komision nė Kosovė, i pari i pati bėrė ish kryeadministratori i Kosovės, z. Bernard Kushner duke i sugjeruar z.Adem Demaēi qė ta drejtojė njė Komision tė tillė, duke u mbėshtetur nė pėrvojat e Afrikės sė Jugut.  Ky takim ėshtė mbajtur nė selinė e KMDLNJ’sė nė Prishtinė, menjėherė pas pėrfundimit tė luftės mirėpo z. Demaēi e pati refuzuar meqė pati vlerėsuar se nuk janė krijuar as kushtet mė elementare tė domosdoshme pėr formimin e kėtij Komisioni duke e mbėshtetur kėtė refuzim me shumė argumente siē ishin: kėrkimfalje zyrtare tė shtetit serb pėr ate qė u kanė bėrė shqiptarėve, kthimi i kufomave tė varrosura nė Serbi, zbardhja e fatit pėr personat qė konsiderohen si tė zhdukur, kompensimi i dėmeve materiale, mosndėrhyrja nė punėt e brendshme tė Kosovės dhe pranimi nga ana e Serbisė tė shtetit tė Kosovės. Kėtu edhe pati pėrfunduar pėrpjekja e zotit Kushner dhe z.Shevalije, si ekspert pėr kėtė ēėshtje i cili solli me vete njė mal me letra dhe dokumente qė do tė shėrbenin si pikėnisje pėr formimin e kėtij Komisioni. Ish kryeadministratori i Kosovės e ka vlerėsuar se Serbia nuk do t’i pėrmbush kėrkesat e zotit Demaēi, nė njėrėn anė dhe se zoti Demaēi nuk do tė heq dorė nga kėto kėrkesa me asnjė kusht andaj edhe nuk e ka bėrė mė asnjė pėrpjekje. Nuk ka kėrkuar asnjė mundėsi tjetėr duke qenė gjithashtu i sigurt pėr kapitalin moral, politik, njerėzor dhe kombėtar tė zotit Demaēi. Mė vonė, nėpėr media ėshtė pėrfolur si mundėsi formimi i njė Komisioni me disa emra krejtėsisht tė parėndėsishėm, pa vlera njerėzore, morale, kombėtare e tė cilėt vetėm do tė shėrbenin si kukulla. Pas njė vlerėsimi tė tillė ndėrkombėtarėt pėrkohėsisht e  patėn lėnė anash kėtė nismė.

 

Cili ėshtė roli i Komisionit i sė tė Vėrtetės?

 

     Ky Komision mundohet ta pėrcaktojė tė vėrtetėn pėr tė kaluarėn nė vende ku ka pasur konflikte tė armatosura duke i identifikuar shkelėsit e tė drejtave tė njeriut nė bazė tė hulumtimeve qė i bėnė. Komisioni, gjithashtu u krijon njė mundėsi viktimave qė tė kėrkojnė llogaridhėnie nga abuzuesit si edhe kompensim material. Ky Komision , me rekomandimet e tij mund tė ndihmojė qė tė bėhen reformat e nevojshme ligjore dhe institucionale. Nė njė fare mėnyre roli i tij ėshtė qė tė ndihmojė transicionin nga njė shoqėri e dhunshme nė njė shoqėri tolerante dhe demokratike. Meqė shumica e konflikteve tė armatosura pėr bazė e kanė komponentėn etnike qėllimi final i tij, ėshtė pajtimi ndėretnik. Pėrfundim ky krejt normal dhe i domosdoshėm pėr tė ndėrtuar tė ardhmen duke mos mbetur peng i sė kaluarės. Kjo, nė tė shumtėn e rasteve i pėrngjan luftės sė Don Kishotit kundėr Mullinjve tė Erės mirėpo pėrpjekjet asnjėhere nuk pushojnė. Pengesat kryesisht dalin nga politikanėt tė cilėt nuk e kanė njė tė kaluar tė pastėr prandaj vullnetarisht nuk dėshirojnė tė pėrballen me tė kaluarėn e cila pėr ta mund tė jetė akuzuese dhe tė prodhojė konsekuenca ligjore.  Ambienti ėshtė kryesisht i favorshėm pėr manipulim meqė kemi tė bėjmė me kategori qė kanė pėsuar shumė gjatė luftės, qė i kėrkojnė mė tė dashurit e tyre qė i kanė tė zhdukur, qė kėrkojnė drejtėsi pėr padrejtėsitė qė u janė bėrė mirėpo vetėm njė numėr i vogėl i tyre e pret dhe pėrjeton njė shpagim, nė radhė tė parė moral e shumė mė rrallė kompensim material. Nė tė gjitha vendet ku ka pasur konflikte tė armatosura, kjo kategori qė ka pėsuar mė sė shumti gjithmonė ka mbetur nė margjina. Kanė mbetur ende viktima tė politikės dhe agjendave politike tė papėrfunduara.

 

Kush e formon Komisionin e tė sė Vėrtetės

 

     Komisioni i tė sė Vėrtetės mund tė themelohet nė disa mėnyra si:

-         Qeveria e njė vendi si degė ekzekutive e pushtetit mund tė miratojė njė vendim pėr themelimin e Komisionit.

-         Kuvendi (Parlamenti), si degė legjislative e pushtetit e adopton Ligjin pėr Autorizimin e themelimit tė Komisionit.

-         Ekzekutivi dhe opozita e armatosur mund ta nėnshkruajnė njė marrėveshje pėr themelimin e njė Komisioni (vlen pėr vendet ku mund tė ketė apo tė mos ketė legjislacion pėr kėtė).

     Nė vendet me sistem presidencial apo gjysėmpresidencial, Qeveria si pushtet ekzekutiv nuk mund tė ndajė dhe pėrcaktojė pushtete tė veēanta andaj kjo bėhet e drejtė ekskluzive e Kuvendit (Parlamentit), si degė legjislative e qeverisjes. Zakonisht, ai qė e formon Komisioni e bėnė edhe financimin e punės sė tij. Organizatat pėr tė drejtat e njeriut, organizatat pėr persona tė zhdukur, viktimat, familjarėt e viktimave tė organizuara, mediat e pavarura, individėt me kredibilitet tė dėshmuar njerėzor, moral, politik dhe kombėtar, institucionet fetare dhe prijėsit e tyre, shoqatat e veteranėve tė luftės, shoqatat e tė burgosurve politikė dhe e pengjeve tė luftės janė lojtarė krucial dhe tė pazėvendėsueshėm nė formimin dhe funksionalizimin e kėtyre Komisioneve  tė sė Vėrtetės.

 

Ku gjindet Republika e Kosovės nė kėtė proces

 

     Republikės sė Kosovės sot i duhet njė normalizim i marėdhėnieve me shtetet qė e pėrkufizojnė ate, qoftė edhe me ato shtete qė ka qenė nė armiqėsi shekullore. Nė kėtė drejtim janė bėrė pėrparime me Malin e Zi dhe Maqedoninė tė cilat e kanė njohur pavarėsinė e Kosovės dhe duket se me kėtė janė pėrmbyllur kontestet nga e kaluara. Kosova nuk ka kėrkuar as pėrgjegjėsi ligjore, morale e as zhdėmtime pėr dėmet qė i kanė bėrė kėto dy shtete si pjesė pėrbėrse e ish Jugosllavisė, sidomos gjatė luftės! Serbia e ka vazhduar politikėn e njėjtė ndaj Kosovės sipas modelit tė Klauzeviqit duke e vazhduar luftėn me mjete tjera. Nuk e ka bėrė as distancimin formal ndaj krimeve nė Kosovė duke bėrė pėrpjekje nė barazimin e krimeve, ekuilibrimin e fajėsisė si parakusht pėr njė marrėveshje “historike“ midis serbėve dhe shqiptarėve! Nuk e ka plotėsuar as minimumin e minimumit pėr tė filluar kėtė proces tė domosdoshėm, edhe pėr Serbinė edhe pėr Kosovėn. E lėre mė tė pėrmbushen kėrkesat e z.Adem Demaēit, fitues i Ēmimit Sakharov pėr fjalė tė lirė dhe demokraci dhe autoritet suprem me njė bagazh tė pakontestueshėm njerėzor, moral, kombėtar dhe politik, si parakushte pėr falje dhe pajtim ndėretnik! Tash, procesi i pajtimit po imponohet nga ndėrkombėtarėt tė cilėve u mungon ndjesia elementare pėr viktimat e luftės nė Kosovė, pavarėsisht pėrkatėsisė etnike, fetare, gjinore etj.etj. Ky proces po bėhet  pa ndonjė zhurmė tė madhe pjesė e bisedimeve “ teknike “ midis Beogradit dhe Prishtinės. Duket se do tė ketė njė kėrkimfalje tė imponuar e qė do tė pėrdoret si ēelės pėr pajtim ndėretnik. Disave qė nuk kanė investuar as njė pikė tė vetme tė djersės pėr Kosovėn duket se kjo u mjafton. Serbia nuk do tė detyrohet t’i kompensojė dėmet nė Kosovė, as viktimave e as ato materiale! Mund edhe ta kem gabim dhe do tė ishte shumė mirė nėse e kam gabim! Sot procesi i pajtimit ndėretnik nė Kosovė i mbėshtetur financiarisht nga ndėrkombėtarėt  po udhėhiqet nga Beogradi, me bishtat e saj nė Prishtinė. Nga ata qė nuk kanė pėsuar asgjė por vetėm kanė pėrfituar. Kanė pėrfituar nga Serbia, po pėrfitojnė sot nga  viktimat dhe Kosova. Ata pėrqeshin viktimat, e fyejnė luften, e bėjnė pėrgjegjės Adem Jasharin se paska qenė shkaktarė pėr vrasjen e anėtarėve tė familjes Jashari. Tallen me burgun e Adem Demaēit dhe mijra e mijra shqiptarėve qė kanė pėsuar nė kohėn e ish Jugosllavisė dhe Serbisė nė kohėn kur baballarėt e tyre dhe vet ata kanė qenė pjesė aktive e kėtij represioni kundėr shqiptarėve. Nga ata qė nuk kanė asnjė vlerė njerėzore, morale e lėre mė kombėtare. Komisioni i tė sė Vėrtetės nė Kosovė qė i paraprinė faljes dhe pajtimit midis popujve (jo midis politikave)  nuk mund tė formohet me fėmijė tė udbashėve dhe personave tė komprometuar siē po bėhen disa pėrpjekje. Komisioni i tė sė Vėrtetės nė Kosovė nuk mund tė formohet pa Adem Demaēin, familjen Jashari dhe Haradinaj, pa shoqatat qė angazhohen pėr ndriēimin e fatit tė personave tė pagjetur, pa shoqatėn e tė burgosurve politikė  tė Kosovės, pa shoqatat e dala nga lufta, pa veteranėt e luftės pa pėrfshirjen e shumė aktivistėve pėr tė drejtat e njeriut nė Kosovė , pa shumė OJQ tė Kosovės qė kanė punuar para, gjatė dhe pas pėrfundimit tė luftės e sidomos pa KMDLNJ’nė qė ka njė mal me materiale dėshmues pėr efikasitetin e punės sė Komisionit e tė sė Vėrtetės! Falja dhe pajtimi ndėretnik ėshtė e drejtė e atyre qė kanė pėsuar dhe jo e atyre qė kanė pėrfituar nga kėto pėsime! Komisionin e tė sė Vėrtetės mund ta formojnė ata qė e duan tė vėrtetėn, ata qė kanė pėsuar duke e mbrojtur tė vėrtetėn dhe ata qė tė vėrtetėn nuk e marrin si biznes. Gjithashtu, mund tė kontribuojnė pėr pajtim dhe tė falin vetėm ata qė kanė ēka tė falin, pra vuajtjet e tyre ndėrkaq ata qė nuk kanė ēka tė falin janė nė gjendje tė falin ēdo gjė, madje edhe tė vėrtetėn! KMDLNJ e thotė se nuk ka falje e as pajtim pa kėto autoritete njerėzore, kombėtare, politike dhe morale. Mirėpo, nuk ėshtė pajtuar dhe as qė do tė pajtohet qė pala qė ka pėsuar mė sė shumti ( shqiptarėt dhe joserbėt nė Kosovė ) tė detyrohet tė fal pa u plotėsuar as kushtet mė tė domosdoshme pėr kėtė. Definitivisht duhet tė lirohemi nga logjika qė Beogradi, Zagrebi apo Sarajeva duhet tė formojė Komisione pėr Pėrcaktimin e sė tė Vėrtetės nė Kosovė dhe nė bazė tė kėsaj tė “vėretete” tė organizohen procese tė montuara politike siē ka bėrė deri mė tani “drejtėsia” ndėrkombėtare nė Kosovė. Serbia ėshtė pėrgjegjėse pėr tė gjitha krimet nė hapėsiren e ish Jugosllavisė dhe ajo duhet tė dekriminalizohet, denacifikohet dhe humanizohet! Sa i pėrket Kosovės dhe shqiptarėve, Serbia nuk dallon asgjė sot nga regjimi i Slobodan Milosheviqit dikur. Pėrmbajtja ėshtė e njėjtė, ambalazhimi po pėrpiqet t’i pėrshtatet kėrkesave ndėrkombėtare. Serbia ėshtė vendi ku duhet tė zbulohet e vėrteta dhe aty ka shumė punė pėr OJQ’tė pėr tė drejtat e njeriut. Edhe ne duhet ta bėjmė tė njėjtėn punė nė Kosovė. Edhe ne duhet tė kontribuojmė pėr zbardhjen e krimeve ndaj serbėve, romėve dhe tė tjerėve , si nė kohėn gjatė luftės ashtu edhe pas pėrfundimit tė saj!

     Definitivisht z. Adem Demaēi duhet tė jetė nė ballė tė kėtij procesi. Adem Demaēi me kapitalin e tij  njerėzor, kombėtar, politik dhe moral aktualisht ėshtė personi mė i pėrshtatshėm dhe mbase i vetmi nė Kosovė qė mund t’i hyjė kėsaj sfide. Mirėpo, z. Adem Demaēi, kryetar nderi i KMDLNj’sė dhe fitues i Ēmimit Sakharov nė asnjė mėnyrė nuk do tė pranojė ta bėjė kėtė derisa nuk pėrmbushen parakushtet elementare pėr kėtė: pranimi i shtetit tė Kosovės nga Serbia, kthimi i tė gjitha kufomave nga Serbia, ndriēimi i fatit pėr personat e pagjetur, pavarėsisht pėrkatėsisė etnike, gjykimi i pėrgjegjėsve pėr krime lufte, kompensimi i dėmeve materiale, kėrkimfalja publike e shtetit serb pėr krimet nė Kosovė, ndėrprerja e instrumentalizimit tė serbėve tė Kosovės nga Serbia me qėllim tė pengimit tė tyre pėr integrim dhe kthimi i tė gjithė personave tė zhvendosur, pavarėsisht pėrkatėsisė nacionale. Pėrmbushja e kėtyre kushteve siguron pajtim tė sinqertė dhe tė qėndrueshėm dhe nė kėtė rast z. Demaēi do tė ishte i gatshėm tė angazhohej sepse do tė vlerėsonte se janė pėrmbushur parakushtet tė pėrmbush misionin qė i ka ngarkuar veti dhe qė e ka paguar me ēmim shumė tė lartė, ndėrtimit tė demokracisė dhe paqes midis popujve! Ēdo pėrpjekje tjetėr, siē ėshtė ajo e boshtit Beograd- Sarajevė-Zagreb do tė ishte improvizim dhe karikim i pajtimit ndėretnik! Praktika dėshmon se as nė Kroaci, as nė Bosnje e as nė Serbi nuk ka pasur pajtim ndėretnik por raportet ndėretnike janė nė njė nivel tė tensionimit tė lartė! Prandaj, ky model nuk mund tė jetė i pranueshėm pėr Kosovėn!

     KMDLNJ shpreson qė autoritetet, liderėt e institucioneve tė Republikės sė Kosovės do tė jenė bashkėpunues me OJQ-tė pėr tė drejtat e njeriut nė Kosovė dhe tė gjithė faktorėt tjerė relevant qė do tė kontribuonin qė procesi i pajtimit ndėretnik tė vendoset nė themele logjike dhe jo tė bėhen pjesė e improvizimeve dhe imponimeve!

 

Prishtinė, 14 .06. 2011 

Behxhet Sh.SHALA, Drejtor Ekzekutiv i KMDLNJ’sė.