Shtova me vete,

 

________________________________________________________________________________________

 

IK, RRENCAK

 

Shkruan: Bedri Islami

________________________________________________________________________________________

 

     Nė tė vėrtetė Berisha ėshtė bėrė si ai thesi me miell, tė cilin sa herė e shkund, aq herė ēon pluhur. Sa herė qė Berisha do tė flasė pėr ngjarjet e 21 janarit, tė cilat nė fakt janė turpėrimi i fundit i tij nė rradhėn e gjatė tė turpėrimeve tė tjera, aq herė ai do "tė zbulojė" mistere tė reja, tė atij qė pėr kaq ditė me rradhė, me njė forcė tė shumėfishuar nga faji, po e quan grusht shteti, puē ushtarak, etj etj. Pėr t’ia mbushur mendjen vetes se kishte tė drejtė, ai thirri nė ndihmė edhe 17 referenca se ēfarė ėshtė grushti i shtetit, sajoi ēadrat-pistoletė dhe stilopsat-armė, makinat me tritol, tė cilėn e paska ditur fare mirė se ku paska qenė (Ministri i tij tha se ishte tek dera e qeverisė - si duket nuk u morėn vesh nė kohėn e duhur), pastaj pėr "kallashėt" qė pritnin diku, pėr bandat qė qenkan stėrvitur, pėr njerėzit qė paskan paguar shuma kaq tė mėdha, pėr tentimin pėr vrasjen e tij (ēudi se si u kujtua kaq vonė), mė tej, pasi shkoi nė njė mbledhje tjetėr thirri nė ndihmė pjestarėt e rinj tė puēit, mes tyre gjeti 4 gazetarė, jam i bindur se nesėr do tė dalin edhe tė tjerė, ngriti hartėn se ku ėshtė shtrirė fillesa e revoltės, pėrbaltoi skajmėrisht demonstruesit, jo si njė qeveritar i parė i shtetit, por si njė ribal i bandave mafioze; dhe tė gjitha kėto, ai i zbuloi nė fare pak ditė, ēka nuk ka mundur ta bėjė deri tani asnjė organ i specializuar.

     E dėgjova, sepse kisha kureshtjen se cili do tė jetė nė listėn e ardhshme, dhe kur mbaroi, sidomos pas pyetjeve "sugjestionuese" qė i bėnė antarėt e komisionit ilegal hetimor, mendova me vete: Si ėshtė e mundur qė njė njeri i vetėm, nė fare pak kohė, gėnjen kaq shumė. Shtova me vete, ik, rrencak. Ka pasur Shqipėria nė vite gjithėfarė sunduesish, monarkė tė plotė dhe gjysėm monarku, kryeministra tė denjė dhe kryeministra debilė, burra shteti dhe burreca pazaresh tė pista, atdhetarė dhe shitės tė vatanit, diktatorė dhe liberatorė, zotėrinj tė mėnēur dhe hunj gardhi, erudit si Fan Noli dhe matrapazė si Esat Toptani, qė nuk dinin as tė shkruanin gjuhėn shqipe, ka pasur njerėz qė e njihnin vlerėn e vetes dhe tė tjerė qė nuk kishin asnjė lloj vlere, mirėpo kurrė, e pėrsėris, kurrė nuk ka pasur njė gėnjeshtar tė tillė. Ik, rrencak.

     E gjithė kariera politike e viteve tė fundit e Berishės ėshtė e ngritur mbi gėnjeshtrėn, e tash i ėshtė shtuar edhe mashtrimi e pėrvetsimi familjar. Nuk do tė mund tė mendoja se ai burrė ku njerėzit kishin shpresėn e madhe ( nė tė vėrtetė unė nuk kam ėpasur kurrė shpresė tek ai) do tė arrinte nė ditėn qė fėmijėt e tij tė ishin sekserė, sekserė tė shpirtit dhe tė trafikut, nuk do tė mund tė mendoja se ai burrė qė pėrbetohet pėr Kosovėn tė kishte mik shtėpie njė faqezi si Fazlliqi, daja i tė cilit tė kishte qenė shefi i UDB-sė famėkeqe nė kohėn e Millosheviqit dhe nėna e tė cilit kishte qenė shefe e kabinetit e ministrit tė brendshėm tė Jugosllavisė, tė sė njėjtės kohė me Millosheviqin. Nuk do tė mund tė mendoja shumė gjėra pėr kėtė njeri, i cili i fantakset sė ardhmes Shqipėrisė, dhe qė nė fund tė fundit ia arriti qė tė pėrgjakė pėr tė dytėn herė atė.

     Por qė mashtron e gėnjen e kam menduar gjithnjė, sidomos nė vitet e fundit , tė qeverisjes sė tashme tė tij. Kam menduar kaq herė se si ėshtė e mundur qė nė njėzet vite tė ketė mbetur po ai sekretar partie, skajmėrisht i ashpėr, dhe, le tė mė ndjejnė njerėzit, kemi pasur fat tė madh qė ky njeri nė kohėn e Enverit nuk ishte, ta zėmė , ministėr i brendshėm. Nėse dikush mendon se nė ato qeveri qė shkuan Berisha, po tė urdhėrohej, nuk do tė kishte marrė pjesė, ai ėshtė fatalisht i gabuar.Nėse dikush , po ashtu naivisht mendon se ai nuk do tė kishte qenė skajmėrisht i ashpėr, ėshtė po ashti i gabuar. Ai do tė ishte nė gjendje q[ė nga hiēi tė ngrinte nė kėmbė, jo njė, por dhjetra tabllo sinoptike, si ajo qė dėgjuam tė hėnėn nė darkė.

     Nuk ėshtė hera e parė qė ai kthehet nė rrenc. Nėse deri tani ka qenė njė rrenc i zakonshėm politik, por me pėrmsat e njė kryeqeveritari, tani ai ka marrė pėrmasat e rrezikshme tė atij qė mashtrimin po e ngre nė mėnyre jetese, pėr tėbėrė tė mundur shpėrnguljen e gjakut qė u derdh, diku larg, jashtė derės sė tij. Berisha, kur mori pushtetin, mė saktė kur ia falėn socialistėt e ndarė nė dysh mes Nanos e Metes sė pari dhe, kėtij tė fundit e Ramės sė dyti, premtoi dorėn e hekurt tė logjit mbi korrupsionin. Nė parlament ai ēirrej gjithė ditėn, "Duka i krimit", pėr ministrin e bujqėsisė dhe sillte 100 " fakte" pėr krimet e tij. Ku ėshtė tani "Duka" i krimit?

     Beridha ēirrej me dhjetra e qindra herė pėr " Kokajt mafiozė", duike pasur parasysh drejtuesin e bashkisė sė Durrėsit, por ai ėshtė tani nė prehėrin e tij dhe berishės i duket si njė qėngj dhe ai , ashtu edhe m und tė jetė. Pėrse gėnjeu pėr Dukėn dhe Kokėn? Ik, rrencak. Nga gjithė tė sulmuarit nga Berisha, dy janė mė tė anatemuarit, mė tė poshtėruarit, mė mafiozėt, mė tė lidhur me klanin Legia ( na doli se nga ai klan vinte Fazlliqi), vrasės, kriminelė. Ju tregoi se ditėt e tyre ishin tė numėruara, s eburgu ishte pak pėr to. Ku janė ato, nė prehėrin e tij. Pėrse nga gėnjeu? Ik, rrencak.

     Berisha premtoi se nė kodin e tij tė familjes ndėrlidhja me njėri tjetrin ishte e shenjtė. Se asgjė nuk e cėnon kėtė kod familjar. Ēudi e ēudive, njė njeri kaq i lidhur me familjen, i pėrbetuar pas saj, as nuk e dinte se ku punonte e me ēfarė merrej baxhanaku i tij, i ngarti i ardhur nga Anglia e largėt pėr tė bėrė punėn e "hamallit" nė njė vatėr qė do tė merrte jetėn e tij, e bashkė me tė, edhe tė 25 tė tjerėve. " Pika unė, tha gruaja e Berishės, si do tė ja tregojmė atij se ku punonte dhėndrri". Ku ėshtė kodi i familjes kėtu, gruaja nuk i tregon tė shoqit se motra ėshtė e martuar, ka disa muauj, se dhėndrri ka ardhur nga Anglia, se punon "hamall" nė njė vend tė rrezikshėm, qė quhet Gėrdec, dhe, nė mos tjetėr, dikush le ti gjente njė punė tjetėr, mė tė sigurtė, mė pak tė lodhshme. Kush i han kėto, njė njeri qė po ja sulmove sado pak bėmat e fėmijve tė tij ngrihet dhe tė kėrcėnon se " ta baj fytyrrėn si sholla e kėpucės" ( nuk e kisha dėgjuar qė fėmijė kėtė sharje model pėr njė qeveritar), nuk e dinte se ku janė robtė e tij, me se merret djali, vajza, baxhanaku, tė cilit bėti sikur nuk diti ti lexojė as emėrin. Pėrse na gėnjeu? Ik, rrencak.

     Tani Berisha po thur gėnjeshtrėn mė tė madhe nė jetėn e tij, puēin ushtarak, grushtin e shtetit. Ai vetė e saktėsoi kėshtu, ai ėshtė nuni i tij, ai po e mbron, duke nxjerė ēdo ditė xhevahire tė reja. Nėse ky shkrim botohet njė ditė, deri asaj kohe ai do tė ketė nxjerrė tė tjera xhevahire. Pra, e ngriti puēin nga fundi i botės, e sajoi me tė gjithė elementėt e tij, ēka harroi nė fillim e ngriti mė vonė, ēka nuk po icdel nė rregull, e pėrmirson. Deri tani tablloja sinoptike ėshtė e plotė; njė shef shteti, bashkuar me shefin e opozitės, me prokuroren e pėrgjithshme, shefin e shėrbimit sekret ( si nė botėn arabe), dhe pėr ti vėnė fund, edhe katėr gazetarė, qė nesėr mund tė bėhen edhe mė shumė. E gjeti makinėn me tritol, armėt, prijėsit, morracakėt (nė cilin nga 17 gjetjet enciklopedike e gjeti ai si grushti i shtetit bėhet me morracakė), financimin dhe financuesit, dy nga tė cilėt janė tė lidhur me botėn e medias, ēuditėrisht opozitarė, pastaj gjeti nė xhepat e secilit nga 200 mijė lekė, dhe kur i gjeti tė gjitha, bėri pėrmbledhjen para komisionit dhe dha udhėzimet se deri ku mund tė shkonin. Komisioni e falenderoi. harruan vetėm dy gjėra tė vogla:

     Tė parėn, se kishte edhe tė vrarė, jashtė gardhit privat tė qeveritarit, ku nuk u gjetėn, nga e gjithė policia dhe garda dhe gjithė lumi i informatorėve tė Berishės asnjė gjurmė plumbash, ēadrash- kallash, pistoletesh - stilolaps. Nuk iu pėrgjigj as pyetjes se kush pėrgjigjet pėr tė vrarėt, sepse ata nuk vijnė mė.

     Tė dytėn qė harroi, askush nga e gjithė bota demokratike dhe nga bota e despotėve nuk e ka mbėshtetur deri mė tani se nė Shqipėri kishte njė grusht shteti apo njė tentim pėr grusht shteti. Askush, asnjėri nga miqtė e tij , pėr tė cilėt pėrbetohet natė e ditė, ditė e natė. Askush. heshtja e tyre ėshtė si ti thonė haptas se mos gėnje mė tej, mos ec mė tej nė rrugėn e mashtrimit, sepse ėshtė njė rrugė pa kthim.

     Pėrsonalisht, megjithėse nuk e honeps Berishėn, dua tė ketė njė jetė tė gjatė, shumė tė  gjatė. Sepse jam i bindur se do tė vijė njė ditė, jo e largėt, kur ai do tė ishte i lumtur tė mos ishte askush, dhe kur tė vetėt e tashėm, do i thonė harbutėrisht, pse na gėnjeve. Ik, rrencak.

 

Bedri Islami, gazetar - Vjenė, 31 janar 2011

 

 

DJEG VETEN, PĖRVĖLON TĖ TJERĖT

ose

Matrushkat ruse tė politikės shqiptare

 

Shkruan: Bedri Islami

________________________________________________________________________________________

     Fare pranė Shtutgartit, si tė thuash pjesė e tij, ndodhet njė qytet i vogėl, rreth 70 mijė banorė, me emėrin Kirchheim unter Teck, qė i pėrshtatur nė gjuhėn shqipe do tė thonte, "Shtėpia e kishės nėn malin e Teckut". Pjesa e vjetėr e kėtij qyteti, krejtėsisht tregtare tashmė, ka njė veēori. Tė gjitha shtėpitė janė tė ndarė nga njėra tjera, mes tyre ka gjithnjė njė hapėsirė tė pėrcaktuar, sipas njė vendimi tė vitit 1690 tė bashkisė sė qytetit, i cili respektohet edhe tani.

    Nė njė ditė vere tė vitit 1690, befasisht, nga njė furrė buke, i gjithė qyteti u dogj deri nė themele. Nuk shpėtoi asnjė shtėpi, pasi tė gjitha ishin tė vendosura ngjitur me njėra tjetrėn. Shtėpia e parė qė u pėrfshi nga flakėt ia pėrcolli ato shtėpisė tjetėr dhe , kėshtu, u dogj i gjithė qyteti, pėr tu rindėrtuar edhe njė herė, por tashmė me banesat larg njėra tjetrės. Mė ėshtė kujtuar shpesh herė kėto ditė njė gjė e tillė. Jo rastėsisht. Shikoni se ēfarė ndodh nė vendin tonė.

     Jo vetėm tashti, kur njė protestė e njerėzve u pėrgjak barbarisht dhe tinzisht, kur ajo po shpėrndahej, por edhe mė parė, nė raste disi tė ngjashme ose mė tė skajshme se kjo, Shqipėria ėshtė ndeshur me njė fenomen interesant : tė cilin edhe mund ta quanim matrushkat ruse tė politikės shqiptare. I keni vėnė re matrushkat, prej njėrės, mė e madhe, del tjetra, paksa mė e vogėl, prej kėsaj tė fundit del njė tjetėr, edhe mė e vogėl, pastaj edhe njė tjetėr mė e vogėl, gjithnjė e mė e vogėl, dhe ndėrsa matrushkat mbetin tė njėllojta, e vetmja gjė qė zvoglohet gjithnjė ėshtė madhėsia e tyre.

     Berisha e di fare mirė, mė mirė se kushdo tjetėr, se me gjithė atė qė ka bėrė, sidomos nė gjashtė vitet e fundit, ėshtė tashmė nė grahmet e fundit tė jetės sė tij politike, e cila, sado qė tė zgjatet me dhunė dhe me pėrplasje , si tani, tė pėrgjakshme, ajo ėshtė  nė rrokopujėn drejt fundit. Asgjė nuk mund ta ndalė kėtė tatėpjetė; as kėrcėnimi i dhėmbėve ndaj presidentit tė republikės, dikur ndihmėsi i tij kryesor; as pėrbaltimi i gjithėanshėm i prokurores sė pėrgjithshme, dikur e emėruar sipas propozimit tė tij dhe i mbėshtetur nga klani familjar; nuk mund ta ndalė as mbėshtetja qė i japin tani pėr tani disa nga drejtuesit e gardės , qė aksidentalisht edhe tani mban pasemėrin, e republikės; nuk mund ta ndalė as policia e shtetit, qė nė vend tė ligjit, i bindet mė shumė se asgjėje tjetėr konferencave tė shtypit dhe porosive tė fshehta tė tij. Nuk mund ta ndalė as ngritja, menjėherė pas vrasjeve, kur gjaku ishte ende i patharė, i njė komisioni parlamentar, misioni i tė cilit ėshtė tė gjunjėzojė pėrfundimisht tėrė strukturat e shtetit, pėr tė ruajtur njeriun qė kėrkon tė qeverisė edhe pėrmes gjakut. As falangat qė kishte dikur e kanė tė vėshtirė ta ndalin rrokullimėn e tij, megjithėse ata janė ende tė gatshme tė bėjnė, jo njė, por disa 14 shtator, e nė fund tė fundit, nuk mund ta ndalin as bizneset dhe pasuritė pa skaj qė kanė familjarėt e tij. E po ashtu, edhe miqėsitė e krijuara me klanet mafioze, mė te rrezikshmet, serbe apo jo serbe, si pėr shembull qipriote, nuk mund ta ndalin kėtė rėnie tė lirė drejt pikės zero.

     E gjithė kjo mund tė zgjasė disa javė apo edhe pak muaj, jam i bindur se ai pėrpiqet ta ripėrtėritė makthin e njerėzve si formė e besimit ndaj tij, po ringrit skenarė , tė cilėt mund ti thurė vetėm mendja e njė njeriu jashtė vetes, dhe tė cilat nuk ia beson askush me dy fije mend nė kokė. Mirėpo, ēfarėdo qė tė bėjė, ai mund tė mashtrojė edhe disa kohė shqiptarėt, mund tė rivjedhė votat dhe po ashtu pasurinė e vendit, mund tė bėjė tendera pėr tė forcuar dinastinė qė po krijon, me tė lartė se njė monark britanik; mund tė hakėrrehet se ky ėshtė shansi i fundit ndaj shefit tė opozitės dhe se pas saj e pret njė dėnim shembullor; mund tė jetė i ngazėlluar se bashkė kombas tė tij dhe tonėt, nga jashtė Shqipėrisė londineze, pak nga padija dhe pak nga vesi i tė shėrbyerit ndaj udbashizmit, kėrcėojnė jetėn e Edi Ramės; ndoshta kėshilltarėt e tij i dėrgojnė nė mėngjez gjithėfarė llumrash qė shkruhen nė faqet e internetit pėr ti pėrgjakur tė gjithė socialistėt ( kjo ėshtė rrjedhojė e veprimeve tė ēmendura tė tij), mund tė ketė tė pėrgatitur rrrugėt se si do tė ikė Shkėlzeni apo tė tjerėt ( dhe besoj se nė njė ikje tjetėr, nuk do tė ketė kthim pas), pra mund t'i bėjė tė gjitha, por e di se ėshtė drejt fundit. Ndryshe nuk ka se si tė jetė kaq i ēartur.

     Duke e ditur kėtė, ai bėn mizorisht edhe njė gjė tjetėr. Kėrkon tė djegė, dhe nė fakt, po i pėrvėlon, edhe tė tjerėt. Ky parlament do tė mbajė mend gjatė tė qeshurėn cinike tė njė gruaje qė, kur qesh tė duket sikur hingėllin dhe kur flet tė duket sikur ėshtė nė fazėn e alucinacionit, do tė mbajė mend "luftėtarėt" qė , me njė shenjė gishti ngrihen e pėrsėrisin tė parin e tyre, mirėpo kaq budallalisht dhe kaq identikisht, saqė tė duket, sikur maaaaaatrushka e madhe polli njė tjetėr mė tė vogėl. Ende pa t'u hequr shija e matrushkės sė parė, del dhe hingėllin njė matrushkė tjetėr, kėsaj rralle, megjithėse duket nga larg se ėshtė grua, nuk mund tė tė besohet nga llahtaria e fjalėve qė pėrdor, njėlloj si shefi i saj. Pastaj edhe njė tjetėr, e njėjta pllakė, e njėjta strukturė gramatikore, pėrpikmėrisht si ishte thėnė nga shefi i tyre, deri nė nuanca.

     Patozi dhe Mesila flasin pėr moral, Imami pėr luftėn kundėr bandave, Bumēi pėr drejtėsinė, Halimi pėr tė gjitha, Alibeaj pėr ndershmėrinė, Basha 2 rreh gjoksin pėr pastėrtinė e bashkejtuesit tė saj dhe , nga mijra kilometra larg godet pazaret e shefit te opozitės, Basha 1, pėr goditjen ndaj bandave dhe i shfaqet para syve fėtyra e Ramės, dhe pėr atdhedashurinė( ndoshta ndėrkohė i kujtohen dosjet pararendėse tė Dick Marty ), pėr atdhedashurinė flet edhe Rusmajli; kur nuk mjafton e gjithė kjo, atėherė sulen me tė vegjlit, matrushkat e vogla pra, dhe bubullijnė, pikė pėr pikė, si tė ishte goja e shefit e vendosur nė kokėn e tyre. Dhe kur tė gjitha kėto nuk mjaftojnė, atėherė thirren nė ndihmė matrushkicat.. ose organizat jo qeveritare, qē vegjėtojnė nėn lėmoshėn e shtetit. Njėra prej tyre bėri edhe njė show mjeran TV, duke pyetur Edi Ramėn,  se ku e diti ai me 20 janar se tė nesėrmen do tė ketė tė vrarė. Askush nuk tha se do tė ketė tė vrarė, por edhe nėse do tė thuhej, nuk do tė kishte asgjė pėr tu habitur.  E thjeshtė kjo, me njė qeveri qė kishte paralajmėruar dhjetra e qindra herė se do tė kishte njė ndėshkim shembullor, kushdo e priste, mė sė tepėrmi ata qė b ubullinin, dhe si duket, e gjetėn rastin pėr tė shndėrruar drojen e njerėzve nė njė ngjarje tė vėrtetė.

     Mashtrushkat flasin, dėgjojnė veten dhe mendojnė nėse i ka dėgjuar edhe shefi, megjithėse ai e ka bėrė listėn e folėsve. Kanė dėshirė tė dėgjohen sa tė ashpėr kanė qenė, sa brutal, sa shpifės, sa denigrues, sepse e dinė se kjo ėshtė  e vetmja rrugė pėr tė bėrė karierė, pėr tė qenė i besuar, i pasur, i rizgjedhur. Shikoni me kujdes kabinetin e sotėm tė Berishės dhe kujtoni "luftarakėt"  dikurshėm, qė para se tė kishin kostumin e sotėm ministror, kishin pancirėt e luftės, vringėllinin topuzėt, bubullinin, dhe nėse e shikoni qetėsisht kėtė, do e keni tė qartė se aty janė mė besnikėt, mė tė egrit, mė protestuesit, mė sajuesit e gjithėfarė legjendash. Ai nuk ėshtė njė kabinet qeveritarėsh, por njė grumbullim i "kalorėsve" qė janė thirrur pėr tė marrė pjesė nė njė ndeshje, ku gjaku dhe vrasja mund tė jenė nė ēdo kohė tė pranishme.

     Mirėpo nuk e dinė tė ngratėt, se ndėrsa ēirren kėshtu, shpifin, dhunojnė, hingėllijnė, se ata po i merr me vete qerrja e prishur, drejt fundit tė saj, e njeriut me emėrin Berisha, i cili, jo shumė larg, do tė jetė i namuri i vetė partisė sė tij, tė cilėn, nuk do mund ta mabjė gjithnjė nėn peshėn e grushtit tė hekurt. Sepse, kėtu jemi dakord tė gjithė besoj, PD vetėm parti normale nuk ėshtė, por thjeshtė njė detashment ushtarak. Berisha po bie rrokopujshėm shpejt dhe pėrfundimisht. Karta e lojės sė tij " mė mbani, ose e dogja edhe njė herė", nuk do tė shkojė gjatė. Nė fakt, ai po djeg pėrfundimisht emėrin e tij, po djeg edhe atė tė mirė qė mund tė ketė bėrė nė vitet e para, por po pėrvėlon edhe tė mjerėt qė i shkojnė pas , sepse nuk kanė as pikėn mė tė vogėl tė dinjitetit njerėzor.

     Kujtoni o njerėz, sa keni kohė, shembullin e atij qyteti tė panjohur pėr ju, qė i djegur njė herė i gjithi, mori vendimin pėr tė pasur dintancė njėra shtėpi nga tjetra, megjithėse ishin tė gjitha tė njė qyteti dhe aty banonin fqinjė qindra vjeēarė. Mbushuni me mend o njerėz, sepse mjaft u mbushėt me mėkate, ndėr tė cilat, kėto tė fundit, do duken tė kalueshme, nėse vazhdoni ende kėshtu.

 

Bedri Islami - gazetar, Vjenė 29 janar 2011

…

 

….