Nė Kuvendin e grushtave dhe tė fyerjeve denigruese!

 

 

QEPE MOR GOJĖN O BYTHQ…O LEGEN! DO TĖ TĖ Q…NĖ BYTH TY!

 

 

Nė seancėn e fundit paralamentare nė Kuvendin e Shqipėrisė ( mė 10 shkurt 2011 ) sėrish pati debate tė ashpra me fjalė fyese e denigruese ndėrmjet deputetėve tė mazhorancės dhe opozitės, duke pasur nė qendėr tė debatit demonstratėn e 21 janarit dhe vrasjen e katėr demonstruesve: Ziver Veizi, Hekuran Deda, Faik Myrtaj dhe Aleks Nika.

 

…..

 

Lexoni debatin e neveritshėm tė kėsaj seance parlamentare.

 

   Jozefina Topalli

   Nė sulmin kundėr rendit kushtetues janė plagosur 81 gardistė, 27 policė, ka pasur katėr viktima, ka pasur edhe tė plagosur tė tjerė. Ndėrkohė drejtėsia po merret dhe ne i kėrkojmė drejtėsisė, qė tė merret me hetimin e rrethanave, me hetimin nė tėrėsi dhe tė gjithanshme, pėr njė hetim tė besueshėm, pėr njė hetim tėrėsor tė kėsaj ngjarjeje. Unė nė emrin tuaj, tė nderuar deputetė mė lejoni t’i shpreh ngushėllimet familjarėve tė katėr viktimave dhe ju ftoj qė tė mbajmė njė minutė heshtje.

   Gramoz Ruēi

   Ziver Veizi, Hekuran Deda, Faik Myrtaj dhe Aleks Nika ishin 4 bij nėnash, 4 shqiptarė tė ndershėm qė mėngjesin e datės 21 janar, e gdhinė tė gjallė me dėshirėn e revoltės qytetare, pėr tė protestuar paqėsisht ndaj njė pushteti tė egėr, qė tė vjedh pasurinė, tė vjedh dhe votėn si mundėsi demokratike pėr ta gjykuar, e pastaj tė vjedh jetėn, duke tė tė vrarė po guxove tė protestosh. Nė emėr tė deputetėve tė PS-sė dhe socialistėve shqiptarė, nė emėr tė ēdo qytetari tė ndershėm nė kėtė vend, ju premtoj se kjo tokė nuk do gjej paqe derisa dora qė vrau Ziverin, Hekuranin, Faikun dhe Aleksin e qė plagosi shumė tjerė, si dhe mendja qė dha urdhrin kriminal, tė dalin para drejtėsisė pėr tė marrė dėnimin e merituar, e tė ndėshkohen me tė gjithė forcėn e ligjit. Nuk ka pasur puē. Nuk ka bėrė puē as presidenti, as SHISH-i e as Prokurorja e Pėrgjithshme. Sepse ti zoti Berisha nuk e meriton pucin. Pėr ty zoti Berisha ka vetėm revoltė qytetarėsh. Po tė paralajmėroj, kur tė vijė koha tė tė ēojnė me zor para drejtėsisė, nuk do shkosh dot si burrė por si burrec i turpėruar.

   Deputetėt e PD

   Po masakrėn e 2 prillit kush e bėri? Kush i vrau ata?

   Gramoz Ruēi

   Ti nuk je burrė shteti, e as nuk mund tė jesh kurrė i tillė. Por je vetėm njė burrec i pushtetit tėnd tė korruptuar dhe ekzekutorėve, qė vrasin shqiptar tė pafajshėm pėr tė tė mbrojtur ty dhe kullėn tėnde tė korrupsionit.

   Jozefina Topalli

   Aaa…tė paska djeg kjo...tė ka djeg shumė kjo Gramoz.

   Gramoz Ruēi

   Jo Sali, nuk ka asnjė puē e grusht shteti. Tė kam dėgjuar tė kėrcėnosh Edi Ramėn, por t’i s’po kėrcėnon vetėm atė, por njė popull tė tėrė. Koha jote, Berisha, ka mbaruar. Ne do tė jemi pėrball teje nė ēdo rast. Nė parlament e nė rrugė. Sali Berisha shpėto veten.

   Jozefina Topalli

   Ka dhunė.

   Astrit Patozi

Prisnim sot njė reflektim tė organizatorėve tė grushtit tė shtetit dhe tė njė kasaphane tė mirėpėrgatitur. Nė rast se zemėrimi i popullit atė ditė nuk do tė kishte lidhje me opozitėn, pėrfaqėsuesit e saj do tė ishin tė parėt qė do tė zinin vendet e tyre nė komisionin hetimor. Mund tė themi pa asnjė dilemė dhe me keqardhje se nuk shihet gjėkundi dritė nė fund tė tunelit dhe se ėshtė tretur edhe ndonjė reagimi instiktiv i ditėve tė para pas asaj dhune tė pashembullt para derės sė kryeministėr.

   Deputetėt e PS

   Kush janė kriminelėt mo? U vranė 4 vetė.

   Astrit Patozi

   Ju ftoj shumė miqėsisht qė tė nxirrni nga xhepat gurėt dhe pistoletat, tė zbrazni duart nga hunjtė dhe bombat molotov dhe tė vini nė parlament si deputet pėr tė qenė opozita dinjitoze e njė vendi tė lirė. Ndryshe as kostumet dhe as kravatat nuk ju bėjnė tė dalloheni nga bandat. Z. Ruēi ju bėtė thirrje sėrish pėr dhunė nė kėtė foltore. Nė fakt, ju jeni njeriu qė karrierėn tuaj politike e keni lidhur me 2 data tė zeza. E keni nisur karrierėn tuaj politike me masakrėn e 2 prilli 1991 dhe po e mbyllni me grushtin e shtetit tė 21 janarit 2011. Sot bėre thirrje pėr vijimin e dhunės por tė bindur tė jeni se pėrgjigjja do tė jetė e merituar dhe vetėm njė: forca e ligjit do tė bjerė mbi ēdo puēist.

   Deputetėt e PS

   Mos kėrcėno mė oo.

   Astrit Patozi

   Ne nuk kėrcėnojmė njeri por ta harrojė kush se mund tė shantazhojė maxhorancėn mė legjitime qė ky vend ka pasur. Ndonjėherė.

   Gramoz Ruēi

   Kėrkoj fjalėn.

   Jozefina Topalli

   Meqenėse ju z. Ruēi keni folur 34 minuta. Z. Olldashi e ka fjalėn.

   Deputetėt e PS ēohen nė kėmbė nė shenjė proteste

   Jozefina Topalli

   Nuk e toleroj mė shkeljen e rregullores z. Ruēi. Uluni, uluni…

   Taulant Balla

   O Xhozi jepi fjalėn.

   Jozefina Topalli

   Ju lutem uluni sepse parlamenti funksionon me rregullore. Uluni z. Ruēi. Ju kam dhėnė njė tė drejtė qė s’ja u jep ligji. Keni folur 34 minuta. Maxhoranca do marri tani kohėn e saj pasi z. Patozi ka folur vetėm 11 minuta. Unė do respektoj rregulloren, z. Olldashi e ka fjalėn.

   Deputetėt e PS nė kėmbė para tribunės ku ulen anėtarėt e qeverisė

   Ēa rregullore moj, jepi moj fjalėn kryetarit tė grupit.

   Gramoz Ruēi

   Kėrkoj replikė moj zonjė se mė pėrmendi emrin.

   Jozefina Topalli

   Pėr replikė ja u jap unė fjalėn. Por, 2 minuta.

   Gramoz Ruēi

   Dola kėtu vetėm pėr njė gjė. Ka ndodhur nė kėtė vend njė gjėmė e madhe dhe unė nė emėr tė opozitės akuzova shtetin tuaj, kryeministrin dhe ministrin tuaj. Janė vrarė 4 jetė shqiptarėsh. Kushdo mund tė mungonte nė kėtė seancė por 2 persona nuk mund tė mungojė: kryeministri dhe ministri i Brendshėm.

   Jozefina Topalli

   Pse nuk erdhėt ditėn e dielė se ishte kryeministri kėtu.

   Gramoz Ruēi

    Sot nė kėtė seancė ka vetėm njė rend dite. Duhet tė vijė kryeministri dhe ministri i brendshėm tė japė sqarime pėr 4 viktimat. Tė vinė ata kėtu dhe tė pėrgjigjen para parlamentit dhe para popullit.

   Jozefina Topalli

   Pse nuk erdhėt ditėn e dielė nė datė 22 janar? Pėrmbysjen me dhunė tė pushtetit, harrojeni mor zotėrinj. Kush caktoi vendin, kush caktoi orėn, kush i ēoi para

kryeministrisė? Kryetari juaj. Ishin me armė ata.

    Sokol Olldashi

   O Gramoz, i mbarove 2 minutat e replikės dhe tani fjalėn e kam unė. Pėr fat tė keq po vazhdon e njėjta psikologji me atė tė 21 janarit. Mė 21 janar ajo qė ndodhi ishte mirėfilli njė tentativė pėr grusht shteti, qė mbeti nė tentativė pėr shkak tė profesionalizmit dhe korrektesės sė forcave tė Policisė sė Shtetit dhe Gardės sė Republikės.

  Deputetėt e PS

  Vrasės! Vrasės! Vrasės!

   Sokol Olldashi

   Ku e kishit ju kėtė moral qė doni t’ju shisni sot shqiptarėve, kur eksponentė tuaj e akuzuan z. Rama si tė korruptuar, kur ai qė formuloi akuzėn pėr Ilir Metėn e akuzoi kryetarin tuaj si pėrdorues kokaine? Ku ishit ju kur Petro Koēi e akuzoi kryetarin tuaj se ka njė pallat-njė votė? Pse nuk u ngritėt ju nė emėr tė anti-korrupsionit kur anėtari tjetėr i tavolinės sė opozitės e akuzoi z. Rama si politikanin mė tė korruptuar tė rajonit? Ju keni kėrkuar 13 mijė tė vdekur.

   Deputetėt e PS

   Vrasės! Vrasės! Vrasės!

   Sokol Olldashi

   Po ju jeni vrasės. Keni kėrkuar publikisht vrasjen e 13 mijė shqiptarėve nė emėr tė karriges sė kryetarit tuaj. Nė emėr tė cilės burrėri del e flet Gramoz Ruēi kėtu dhe ju tė tjerėt qė nė 21 janar u fshehėt kafeneve. Mos kėtu teatėr me skenar tė Edi Ramės dhe regji tė Kiēo Londos.

    Deputetėt e PS 

    Vrasės! Vrasės! Vrasės!

    Sokol Olldashi 

    Mos bėni kėtu si trima por t’i dilnit turmės para nė 21 janar. 13 mijė doni tė vrisni por 2 mijė u vranė nė Luftėn e Dytė Botėrore dhe u lodhėt t’i mblidhnit dhe bėtė 28 mijė.

   Deputetėt e PS

   Qepe mor ti. Mbylle gojėn. Vrasės! Vrasės! Vrasės!

   Jozefina Topalli

   Taulant Balla, Sajmir Tahiri, Ilir Beqja ju tėrheq vėmendjen

   Sokol Olldashi

   Ju i vratė njerėzit! Qofshi ju! Turpi juaj do ju ndjekė gjithė jetėn!

   Edi Paloka

   Sot ne po asistojmė dhe njėherė vazhdimin e asaj qė shqiptarėt panė nė datėn 21 janar...(shkėputet fonia).

   Jozefina Topalli

   E kanė prishur sistemin kėta.

   Edi Paloka

   Nė 21 janar shqiptarėt asistuan tė njėjtat pamje qė po shohin sot nga banditė tė paguar nga kėta zotėrinj qė kanė dalė kėtu dhe po tregojnė shqiptarėve qė janė po ata qė organizuan 21 janarin. Ishin kėta qė organizuan dhunėn dhe paguan banditė e vrasės ordinerė pėr tė marrė pushtetin pėr Edvin Ramėn. Sot nuk po bėjnė gjė tjetėr mė shumė sesa t’u thonė shqiptarėve ja kush jemi ne, pėr tė marrė pushtetin pėr njė kėlysh tė bllokut, bashkė me kėlyshėt e tjerė u organizua nė 21 janar ajo...

   Paulin Sterkaj

   Qepe ti.

   Edi Paloka

   Pusho, pusho.

   Paulin Sterkaj

   Kujt i flet kėshtu ti.

   Edi Paloka

   Pusho, pusho

   Paulin Sterkaj i tėrheq mikrofonin Palokės duke mos e lejuar tė flasė. Nė kėtė moment ka ardhur deputeti i PS-sė pėr qarkun e Lezhės Armando Prenga i cili ka qėlluar me grusht deputetin Paloka. Ndėrpritet seanca e cila rifillon pas disa minutash.

   Arben Imami

   I nderuar koleg nuk mund tė mė urdhėrosh tė mos flas. Tė lutem shumė.

   Gjovalin Kadeli

   Mbylle mor gojėn ti

   Arben Imami

   Jo fjalėn e kam kėrkuar pa filluar seanca. Ju lutem shumė zotėrinj.

   Deputetė tė PS fillojė tė fyejnė me sharje banale ministrin.

   Arben Imami

   Nuk ma dot me dorė mua ti, ulu. Nuk mė impresionon me kėto qė thoni. Pėrpiquni tė qetėsohuni. Zini vendet tuaja dhe vazhdojmė debatin.

   Deputetė tė PS

   Qepe mor gojėn o bythq...se jeni vrasės

   Arben Imami

   Se kush i vrau ja kemi lėnė nė dorė drejtėsisė. Por ju nuk kėrkoni vrasėsit e vėrtetė se vrasėsit e vėrtetė jeni ju dhe juve t’ju vijė turp qė nuk iu dolėt nė ballė. Uluni tani aty.
  
Deputetėt e PS vijojnė tė fyejnė me sharje banale Imamin

   Arben Imami

   Po fyeni nė mėnyrė tė paarsyeshme. Janė fyerje qė nuk mė prekin, nuk mė arrijnė fare.
  
Deputetėt e PS

   O legen! O legen! O legen!

   Fatmir Toēi

   Arben ke luajtur rolin mė tė shėmtuar tė jetės tende, atė tė mbrojtėsit tė vrasėsit!
  
Arben Imami

   Ik mor bythq.......! Do tė tė q.....nė byth ty!

…

….

 

Njė ditė para zgjedhjeve tė 28 qershorit 2009

kam shkruar:

 

MOS U GĖZONI AS MOS U HIDHĖRONI PĖR FITOREN APO HUMBJEN E SALI BERISHĖS

APO TĖ EDI RAMĖS NĖ KĖTO ZGJEDHJE!

 

 

( Pėrgatiti moderatori i www.pashtriku.org, 12. 02. 2011 )