Pėrfituesit nga mishmashi politiko’fetar nė Kosovė!

 

 

DOMATET E HAJDINIT

DHE

VULAT E STOJADINIT!

 

( Shkruan: Behxhet Sh.SHALA )

_________________________________________________________________________________________

 

 

Shkuam, u lagėm por fituam

 

     “Marrėveshja“ pėr vulat doganore ishte arritur pa shkuar fare nė Bruksel delegacionet e Prishtinės me Mos (e) ditėn nė krye dhe Borėziun nga Beogradi. Nėse keni qenė tė vėmendshėm, menjėherė pas intervenimit tė KFOR-it nė pikat doganore 1 dhe 31, e keni tė qartė se mandati i kėtij intervenimi ushtarak ishte pėrcaktuar tė jetė deri me datėn 15 shtator. Kjo nėnkupton se fati i vulave doganore ishte paracaktuar dhe se shetitja deri nė Bruksel ishte sa pėr tė bėrė shoping dhe sa pėr tė forcuar retorikėn politike dhe patriotike, ekskluzivisht pėr pėrdorim tė brendshėm. Nuk e besoj se trashja e xhirollogarisė ka luajtur ndonjė rol aq mė parė qė patriotėt e vėrtetė nuk kanė tė bėjnė fare me mėditje! Ata merren me tenderė dhe privatizime! Pastaj, si do tė shkruhet historia mė e re e Kosovės pa ”haxhinjt” dhe ”bektashinjt” kosovarė qė Brukselin e (sh) pėrdorin pėr larjen e mėkateve tė tyre! Hu baba, hu! Serbia nuk e ka pasur as arsyen mė tė vogėl qė t’i refuzojė vulat doganore. Ajo po e vazhdon kolonizimin ekonomik tė Kosovės duke plasuar dhe kontrabanduar mallra me cilėsi shumė tė dyshimta dhe nė kundėrshpėrblim merr euro tė shėndosha dhe tė shpėlara tė kosovarėve tė cilat pastaj i pėrdor duke sponsorisuar “aktivitetet humanitare“ tė kriminelėve tė Veriut siē janė: ivanoviqėt, janiqieviqėt, jakshiqėt, stefanoviqėt, bogdanoviqėt dhe shumė iqė dhe pa iqė tė tjerė! Me disa para tė vogla stolisė me flamuj tė Serbisė ndėrtesat e kuvendeve komunale tė komunave tė “decentralizuara“ siē janė: nė Shtėrpcė, Graēanicė, Partesh, Kllokot etj. Serbia ka ēka tė eksportojė nė Kosovė ndėrsa Kosova nuk ka ēka tė eksportojė nė Serbi. Madje, as bashkėpunėtorėt e dikurshėm dhe tė tashėm tė Serbisė qė flasin shqip sikur ta kishin gjuhė amtare nė ndėrkohė qė janė sistemuar pėr mrekulli nė institucionet e Republikės sė Kosovės, shtet i pavarur dhe sovran i pranuar nga 81 shtete plus edhe nja 4 tė tjera pėr tė cilėt po garanton shefi i Enverit, Behgjet Pacolli, rezident i Gabonit, Nigerisė, Malit, Togos, Tanzanisė dhe qytetar nderi i Libisė! Pikat doganore 1 dhe 31 mė parė janė administruar nga kriminelėt serbė dhe” kryedoganieri i tyre“ Robert Galluēi, ndryshe boss i UNMIK-ut. Rezultatet dihen! Edhe gjykatat janė administruar nga kėto dy struktura “humanitare”! Rezultatet pėrsėri dihen! Nėse EULESH, si nėndegė e UNMIK’ut vazhdon t’i administrojė pikat doganore 1 dhe 31 si dhe gjykatat e okupuara nga hetuesit, prokurorėt dhe gjyqtarėt e “rojave tė urės” pėr njė kohė mė tė gjatė, do ta kemi njė zyrtarizim tė gjendjes sė njė konflikti tė ngrirė, tashmė pa brirė! Nėse nė kėto pika doganore nuk kthehen doganierėt e Naimit dhe policėt e Bajramit, atėherė do tė ndahemi shumė tė lagur! Serbisė nuk duhet t’i lejohet rikthimi nė tregun e Kosovės por duhet qė ky treg t’i ofrohet prodhuesve kosovarė! Nė kėtė fazė edhe nė dėm tė cilėsisė! Vetėm atėherė kur Serbia do tė kthjellet duke u liruar dhe shėruar nga ethet e Millosheviqit dhe Tadiqit, tregu i Kosovės duhet tė hapet nė tėrėsi duke krijuar kushte tė barabarta pėr kėtė shtet armiqėsor por tani tė risocializuar! Pėrpjekjet qė po i bėn EULESH dhe Brukseli janė mė tepėr pėrpjekje pėr ta mbrojtur dhe fuqizuar Tadiqin nė Serbi, para zgjedhjeve se pėr tė vendosur ligj nė atė pjesė tė Kosovės sė okupuar! Simulimet pėr kapjen e atyre qė janė bartės tė dhunės dhe krimit kundėr institicioneve tė Kosovės dhe qytetarėve tė saj, pavarėsisht pėrkatėsisė etnike , nė veri tė Kosovės nė fakt janė pėrpjekje e EULESH-it qė t’i heq nga duart “patatet e nxehta - strukturat kriminale“ qė Angela Merkel i la testament Boris Tadiqit! Nėse vėrtet EULESH ka vullnet t’i arrestojė kriminelėt nė veri tė Kosovės por edhe nė viset e tjera tė Kosovės, kriminelėt multietnikė, kėtė mund ta bėjė edhe symbyllazi sepse ata janė shumė tė identifikueshėm. Edhe nga Marsi!  Edhe nė Mitrovicė, edhe nė Prishtinė! Por, EULESH po vuan nga daltonizmi ligjor; nuk po dallon kriminelėt serbė! Po i ndjek dhe arreston bishtat e kulēedrave tė krimit tė organizuar tė pėrkatėsisė shqiptare - kosovare!  Edhe Buhler nė fund i dha njė pėrkrahje Tadiqit duke e shfajėsuar ate nga ēdo pėrkrahje strukturave kriminale nė veri. Tha se Tadiqi nuk i pėrkrah dhe nuk qėndron prapa kėtyre strukturave kriminale. Plotėsisht pajtohem me Buhlerin! Nuk qėndron prapa kėtyre strukturave por ėshtė nė ballė tė tyre nė trajtėn e Borko Stefanoviqoit dhe Goran Bogdanoviqit!

 

 

A po bjen more, a po vjen

 

     Ēarshia e katundit mė tė madh nė Kosovė, Prishtinės po flet me tė madhe se jarani i pėrjetshėm i Moamer Gadafit, Behgjet Pacolli i ka ditėt e numėruara nė qeverinė e Hashim Thaēit! Po flitet se pas riformatizimit tė Qeverisė, Behgjet Pacolli do tė bėhet Ramush Haradinaj! Hiē nuk e besoj. Aspak nuk e besoj! Miqtė me tė cilėt kam biseduar pėr kėtė ēėshtje nuk e kanė ofruar as edhe njė argument tė vetėm me tė cilin do tė mė bindnin se kjo martesė e pazakontė dhe e kundėrligjshme do tė shkėputet! Faktet se ēėshtja e mosmiratimit tė amandamenteve pėr lejimin e shamisė dhe mėsimit fetar nė shkolla fillore dhe tė mesme i ka acaruar raportet brenda kėtij koalicioni nuk janė fare argument. Kėrcėnimi se mullahėt e koalicionit do tė shkaktojnė krizė qeveritare nėse nuk do tė bėhet talibanizimi i arsimit nė Kosovė ėshtė shumė qesharak! Disa tė tillė qė janė bėrė deputetė dhe ministra, mė parė do tė pranojnė tė konvertohen nė ndonjė fe tjetėr se sa t’i humbin postet! Nė kėtė aspekt Hashim Thaēi mund ta bėjė lirisht gjumin e Hirushės, pa pasur nevojė ta kėrkojė princin e ėndrrave sepse e ka Kalorėsin e Nderit, Behgjet Pacollin! Fakti tjetėr se kinse ndėrkombėtarėt nuk e duan Pacollin ėshtė edhe mė qesharak! Nėse dikush bėhet synet 2 kilometra larg shtėpisė sė Pacollit, aty e ke komplet korin diplomatik nė Kosovė! Llaskucėt e Shqipėrisė janė bėrė pjesė e inventarit nė zyrėn dhe kėshtjellėn e Behgjet Pacollit! Njė numėr jo i vogėl i mediave nė Kosovė kujdestaron nė toaletin e Behgjetit duke bėrė pėrpjekje qė me metoda alkimike m… ta shndėrrojė nė ari! Njė argument qė pakėz tė luhatė ėshtė intervista e zotni Pacollit dhėnė gazetės “Koha Ditore“ nė dy faqe tė plota! Kjo mund tė interpretohet nė dy mėnyra; e para si njė in memoriam politik i Behgjet Pacollit dhe, e dyta si pėrgatitje tė fushės pėr patinazh politik i Zėvendėskryeministrit tė Parė e qė do ta dėrgojė nė theqafje pėrfundimtare! Edhe kėtė e hudhė poshtė, pa as njė mėdyshje! Unė, nuk mund ta paramendoj qeverinė pa Behgjet Pacollin! Fillimisht e kam kundėrshtuar, tash jam mėsuar me te! Po e hijeshon vendin, me punėn, meēurinė dhe urtėsinė politike! Hashim Thaēi ėshtė xhongler nė politikė! I ka dėrguar njė sinjal AAK-sė pėr koalicion tė mundshėm duke i lėshuar nė tė njėjtėn kohė njė grusht me miza talebanėve tė AKR-sė! Ėshtė krijuar njė situatė kur; AAK ėshtė nė pritje pėr riinkarnim politik ndėrsa AKR ėshtė nė ethe pėr mbijetesė politike! As nė imagjinatėn mė tė skajshme nuk mund ta paramendoj se kjo martesė e panatyrshme dhe e kundėrligjshme mund tė prishet por…por, nėse kjo ndodhė, mė sė shumti do t’i nxirrte punė Qendrės pėr Emergjencė tė QKUK-sė!

 

Ateistėt, besimtarėt dhe komunistėt, minus nacionalistėt

 

     Kur na dėnonin mė parė pėr veprimtari armiqėsore kundėr Jugosllavisė, kryesisht na cilėsonin si nacionalistė, irredentistė dhe separatistė. Disa kishin dėshirė qė tė qėndiseshin si marksistė - leninistė! Kryesisht na dėnonin ateistėt dhe komunistėt! Sepse, vetėm ai qė nuk beson nė Zot ėshtė nė gjendje tė dėnojė ate qė angazhohet pėr lirinė e popullit tė vet! Nuk mė kujtohet se hoxhallarėt na kanė mbrojtur nė kohėn kur jemi dėnuar! Me pėrjashtime shumė tė rralla. Madje, na akuzonin se duam tė bashkohemi me Shqipėrinė ateiste tė Enver Hoxhės. “Argumente“ tė pėrafėrta pėrdornin edhe jugosllavėt kur na dėnonin! Etiketimi ka qenė mjet shumė efikas pėr pėrjashtim, dėnim  dhe likuidim! Edhe sot, predikuesit e fesė dhe disa “ mbrojtės“ tė fesė islame, duke pėrdorur njė fjalor pėrjashtues i etiketojnė “kundėrshtarėt“ e tyre si komunistė dhe mbeturina tė ortodoksizmit sllav ndonėse njė numėr i tyre ka qenė nė shėrbim tė tyre! Nė emėr tė besimit nė Zot dhe liri fetare dhe duke i kamuflua predikimet e tyre me fjalė tė buta, tolerancė etj.etj.nė fakt ata fyejnė shumė rėndė dhe dėrgojnė kėrcėnime tė hapura. Kėta talibanė nuk janė fyer ma asgjė nga deputetėt e Kuvendit tė Republikės sė Kosovės por i kanė fyer shumė rėndė kėta deputetė! Sidomos i kanė fyer deputetėt e AAK tė cilėt kanė pasur qėndrim shumė korrekt dhe tė drejtė! Pėrpjekja pėr talibanizimin e Kuvendit, arsimit fillor dhe tė mesėm ėshtė pėrėpjekje pėr afganistimin e Kosovės. Kjo nuk ka tė bėjė fare me tė drejtat dhe liritė fetare, me rrezikimin e besimtarėve, islamit por pikėrisht rrezikohen ata qė kundėrshtojnė sheriatizimin e Kuvendit! Nuk mund ata ta kthejnė askend nė rrugė tė Zotit kur nuk e dinė fare ku ėshtė ajo rrugė. Pėrmes radikalizimit po bėjnė pėrpjekje tė faktorizohen politikisht! Po bėjnė pėrpjekje pėr pėrēarje brendashqiptare! Po e dėmtojnė skajshmėrisht fenė duke predikuar dhunė! Pėrdorimin e shamisė e kanė vetėm pretekst pėr tė legalizuar ferexhenė apo mbulesėn totale! Edukimi  fetar gjithashtu ėshtė vetėm pretekst pėr futjen e frymės dhe besimit Taliban! Pasojat pastaj dihen! E kemi Afganistanin, Pakistanin, Irakun, Egjiptin, Iranin dhe shumė shtete tė tjera. Besoj se mjaftojnė kėta shembuj qė retorika e dhunės tė mos gjejė terren nė Republikėn e Kosovės! Askush nuk kundėrshton ndėrtimin e xhamisė! E pse kjo xhami duhet tė shoqėrohet domosdoshmėrisht me njė qendėr islamike?!

 

Diēka pėr titullin

 

     Nė pėrpjekje pėr t’i penguar vulat e Stojadinit, u shtrinė pėr toke domatet e Hajdinit. U harxhuan domatet e Hajdinit dhe u forcuan vulat e Stojadinit! Oj Kosovė, ta lufsha syrin, kujt t’i ēohet ta shkėrdhenė kufirin! Ka filluar Maqedonia, po e vazhdojnė Cerna Gora dhe Serbia! Po na kursen vetėm Shqipėria!

Prishtinė, 8 shtator 2011

 

*   *   *

SHANTAZHIMI, FALJA, BESIMI, AGJĖRIMI DHE PĖRFITIMI!

 

Shkruan: Behxhet Sh. SHALA

_________________________________________________________________________________________

 

Prishtina, Kandahari, Bagdadi,  Peshavari dhe Gostivari

 

     Ēka nė fakt i bashkon kėto qytete e qė gjeografia i ka shpėrndarė nė shtete tė ndryshme? Infrastruktura qė i pėrmbush nevojat e qytetarėve? Jo. Civilizimi i lashtė? Bagdadi po, tė tjerėt jo? Tė ardhurat e larta pėr kokė banori si pėrcaktues i njė standardi ekonomik tė dėshiruar dhe sigurie sociale? Jo. Shėrbimet e mira publike? Jo. Qytete tėrheqėse pėr tė jetuar? Jo, aspak. Qytete tė sigurta? Jo. Madje, pasiguria e madhe nė tė gjitha qytete ėshtė shenjė identifikuese; ku mė shumė dhe ku mė pak! Karakteristikė e pėrbashkėt e kėtyre qyteteve ėshtė numri i madh i xhamive pėrjashtuar Prishtinėn e cila ka qenė e diskriminuar. Tjetėr karakteristikė ėshtė ekstremizmi radikal islamik i theksuar nė shtetet arabe dhe nė rritje e sipėr nė Prishtinė dhe Gostivar. Nuk kalon ditė e Zotit qė nuk ka shumė viktima nė njerėz, nė emėr tė fesė dhe tė Zotit, nė Kandahar, Peshavar dhe Bagdad ndėrsa nė Prishtinė dhe Gostivar fatmirėsisht nuk ka! Sė paku jo, aktualisht! Ėshtė problem tė parashihen zhvillimet nė tė ardhmėn! Nė kėto dy qytete! Ėshtė gjithashtu e ēuditshme se myslimanėt vrasin myslimanėt duke kurdisur bomba dhe mjete tjera shpėrthyese nė vende publike ku frekuentojnė shumė njerėz, duke mos i pėrjashtuar as xhamitė apo shtėpitė e Zotit! Nė emėr tė besimit dhe Zotit! Edhe nė Kosovė ėshtė nė rritje ekstremizmi fetar apo besimi i importuar nga Bagdadi, Kandahari dhe Peshavari! Ky besim po u imponohet besimtarėve tradicionalė kosovarė duke e shkelur kėshtu tė drejtėn e kėtyre besimtarėve. Ky imponim nuk ka tė bėjė fare me traditėn, kulturėn, mjedisin, rrethanat dhe vullnetin e besimtarėve mysimanė kosovarė! Kėta “islamistė” tė importuar janė pėrjashtues, kėrcėnojnė dhe shantazhojnė ata qė nuk u binden dogmave tė tyre fetare jo rrallė edhe duke i sulmuar fizikisht dhe duke ua rrezikuar jetėn. Nė emėr tė tė drejtave dhe lirive fetar tė projektuara sipas klritereve tė pėrcaktuara nga ata! Nė fakt, kėta nuk kanė tė bėjnė fare me fenė dhe besimin! Kėta bėjnė njė propagandė kundėr fesė dhe pėrēojnė mesazhe tė dhunės duke u bėrė njė shėrbim shumė tė keq qytetarėve tė besimit islam! Kėta, kinse guardianė tė besimit dhe fesė, “mbrojtės” tė moralit islamik janė, nė fakt e kundėrta e saj! Ata qė vrasin, nuk mund tė jenė besimtarė dhe fetarė tė mirė sepse nuk janė njerėz tė mirė! Ata qė shantazhojnė nuk mund tė jenė besimtarė tė mirė e as njerėz tė mirė! Ata janė kriminelė qė duhet tė pėrgjigjen para ligjit dhe gjithsessi edhe para Zotit!

 

Xhamia, posta dhe “Gėzimi Ynė”

 

     Qytetarėt e besimit islam, menjėherė pas pėrfundimit tė luftės kanė kėrkuar njė lokacion pėr ndėrtimin e njė Xhamie tė Madhe nė qendėr tė Prishtinės. Kjo kėrkesė ka qenė plotėsisht e arsyeshme nėse kemi parasysh faktin se mbi 90% tė qytetarėve tė Republikės sė Kosovės janė tė besimit islam. Kėrkesa e tyre u injorua dhe mbi themelet e gjimnazit “Xhevdet Doda“ nė Prishtinė u ndėrtua Katedralja,  pėr qytetarėt e besimit katolik! Ishte ky njė vendim krejt i pamoralshėm i atyre qė e ndanė kėtė lokacion por edhe mė i pamoralshėm i atyre qė pranuan qė shkolla tė zėvendėsohet me objekt kulti. Arsyetimi se katedralja politike paraqet vlerė europiane ėshtė i barabartė me arsyetimin se nė Alaskė do tė bėhet plantacion i frutave tropikale! Gjithashtu, arsyetimi se me ndėrtimin e kėsaj katedraleje do tė plotėsohen kushtet qė Vatikani do ta njeh pavarėsinė e Kosovės dha rezultate tė menjėhershme; miqėsia e Vatikanit me Serbinė vetėm sa u forcua dhe as qė ka shenja se papati i Vatikanit do ta njeh Kosovėn. Ky investim ishte pa asnjė mbulesė pavarėsisht se fotografia e Papės, pėr vite me radhė ishte varur nė murin e zyrės sė presidentit! Nga aspekti parimor BIK’u ka tė drejtė tė kėrkojė lokacion pėr Xhami tė Madhe nė ēdo vend nė qendėr tė Prishtinės. Nga aspekti moral ėshtė shumė e papranueshme dhe e pamoralshme qė xhamia tė ndėrtohet mbi themelet e ndonjė objekti shkollor apo parashkollor. Prandaj, nė asnjė kontekst nuk do ta pranoja qė Xhamia e Madhe tė ndėrtohet mbi objektet e ēerdhes “Gėzimi Ynė”. Kjo do tė konsiderohej xhami politike e cila nuk do tė kishte lidhje me pėrmbushjen e nevojave tė besimtarėve islam! Arsyetimi se nuk mund tė tėrhiqen paralele midis kėtyre dy objekteve ėshtė i paqėndrueshėm pėr vet faktin se qė tė dy kėto lokacione janė ndarė ose do tė ndahen me vendime politike, pėr qėllime politike dhe si rezultat i shantazhimit! Prandaj, fuqishėm e kam kundėrshtuar ndėrtimin e Katedrales mbi themelet e njė shkolle siē e kundėrshtoj edhe mė fuqishim ndėrtimin eventual tė Xhamisė sė Madhe mbi themelet e ēerdhes “Gėzimi Ynė”.

 

Pėrfituesit nga mishmashi politiko-fetar

 

     Jam shumė i brengosur qė shantazhimi ėshtė legjitimuar dhe legalizuar si mjet i realizimit tė qėllimeve politike. Instrumenti mė efikas dhe mė i fuqishėm kohėve tė fundit pėr realizimin e kėtyre qėllimeve ėshtė bėrė keqpėrdorimi i ndjenjave fetare tė qytetarėve tė Republikės sė Kosovės. Nisma e arsyeshme pėr ndėrtimin e njė Xhamie tė Madhe nė Prishtinė u zgjerua me kėrkesėn e ndėrtimit tė njė qendreje islamike. Pastaj kėrkesa pėr lejimin e shamive nė shkolla dhe lėnda e mėsimit apo edukimit fetar nė institucionet arsimore parauniversitare! Prej kėtyre kėrkesave ndėrtimi i xhamisė ėshtė ēėshtje qė duhet tė realizohet ndėrsa pėr kėrkesat tjera ėshtė dashur tė organizohet njė debat i gjerė dhe jo qė, pėrmes shantazhimit tė bėhen ndryshime kushtetuese dhe ndryshimi i planprogrameve shkollore. Nė kohėn kur arsimi nė Kosovė prodhon analfabetė serikė tė pajisur me dėftesa dhe diploma, lėnda fetare do tė ishte ngarkesė e cila do tė krijonte konfuzion shtesė. Ėshtė paradoks i llojit tė vet qė nxėnėsit nė shkolla fillore, tė mesme dhe studentėt nė fakultete nuk e njohin gjuhėn amtare ndėrsa u imponohet mėsimi i gjuhės angleze qė nga klasa e parė! Kėsi diskriminimi gjuhės shqipe mund t’i bėjnė vetėm shqiptarėt dhe askush tjetėr! Kjo ėshtė njė lėvyrje e pashembullt e cila nuk mund tė arsyetohet me asgjė! Arsyetimi se me futjen e lendės sė edukatės fetare do tė eliminoheshin dukuritė negative (pėrdorimi i drogės, korrupsioni, imoraliteti etj) dhe se do tė afirmohen vlerat e mirėfillta njerėzore dhe morale ėshtė krejt i paqėndryeshėm! Shembull pėr kėtė i keni vendet islamike si: Libia, Egjipti, Siria, Jemeni, Iraku, Irani, Afganistani, Pakistani e shumė shtete tė tjera! Pikėrisht janė kėto shtete nga po na importohet dhe imponohet njė besim tjetėr. Prandaj edhe nuk do tė ketė pėrkrahje! Ky importim i njė besimi tė imponuar do t’i sjell shumė dėme   pikėrisht qytetarėve tė besimit islam tė Republikės sė Kosovės! Nė planin afatshkurtėr do tė krijojė njė lėmsh tė mosmarrveshjeve ndėrfetare ndėrsa nė planin afatgjatė do tė shndėrrojė Prishtinėn dhe Kosovėn nė Bagdad, Peshavar, Kandahar, Tripoli etj. Manipulimi me ndjenja fetare i nxėnėsve tė paformuar emocionalisht pashmangshėm krijon kushte tė instrumental - izimit tė tyre dhe martirizimit (shehitizmit) tė tyre! Pėrpjekjet tona duhet tė bėhen nė drejtim tė formimit, forcimit dhe afirmimit tė vlerave universale njerėzore, atyre kombėtare e pastaj edukimi fetar nuk do tė paraqiste fare problem! Kėshtu, pėrsėritja e imazheve tė Kandaharit nė qendėr tė Prishtinės, me slogane qė nuk i kupton askush, me flamuj qė gjithashtu janė tė huaj pėr ne, me paraqitje pėrjashtuese dhe kėrcėnuese pėr ata qė nuk i pėrkrahin, kam frikė se do tė kurthohemi nė njė rrugė qorre nga do ta kemi vėshtirė tė dalim! Kosova e ka njė kushtetutė tė cilėn e ka dhe ajo duhet tė respektohet. Sė paku nga ata qė janė deputetė tė Kuvendit. Diskutimi i fundit pėr propozimin e njė subjekti me 1% tė votave pėr amandamentimin e kėtyre propozimeve ngriti tensionet, brenda dhe jashtė Kuvendit! Tensione tė panevojshme! Pėrsėri u aktivizua kėrcėnimi se: do tė dalim nga koalicioni, do tė bllokojmė rrugėt tė premten, do tė pėrdorim mjete tė tjera, do ta radikalizojmė veprimin etj.etj. Prapa kėtyre shantazheve qėndrojnė politikanėt, tė dėshtuar dhe asi qė do tė dėshtojnė sė shpejti! Atyre nuk u intereson feja, besimi por vetėm karrika e tyre! Promovimi dhe sigurimi i mbijetesės sė tyre politike! Duke i njohur shumė mirė kėta qė qėndrojnė prapa kėtyre kėrcėnimeve, jam krejt i sigurt  se nuk do tė ketė krizė qeveritare! Disa qė kanė mbetur jashtė loje, mjafton t’u lirohet pak kohė qė tė bėhen pjesė e lojės! Ndėrsa atyre qė do t’i “radikalizojnė” qėndrimet dhe veprimet, mjafton t’u bėhen lėshime kozmetike, aq sa pėr t’u arsyetuar para votuesve tė tyre! Sepse,  karriera dhe karrika janė fe e tyre, besim i tyre! Deputetėt e Kuvendit tė Republikės sė Kosovės kanė votuar me ndėrgjegje ndėrsa disa kanė hypur nė: “njė tren pėr nė... Prizren” duke iu shmangur votimit dhe duke shkuar drejt stacionit tė fundit tė tyre, falimentimit politik! Lėvizja Vetėvendosje ka luajtur me dy palė letra  duke i djegur qė tė dyja! Janė munduar ta ruajnė elektoratin e besimit islam mirėpo mendoj se kanė rrėshqitur nė kėtė drejtim! Jo qė nuk do tė fitojnė nga ky elektorat por do ta humbin edhe mbėshtetjen e elektoratit tė tyre!  Mashtrimi, edhe nė lojėn e bixhozit, edhe nė lojėn politike kushton shumė! Dhe e ka njė kufi! “Oj moj Shqypni e mjera Shqypni, kush tė ka qitė me krye nė hi, disa horra tė politikės nė Kosovė dhe Shqipėri…..”!

 

Prishtinė, 1 shtator 2011

 

*   *   *

RISHKRIM I HISTORISĖ APO PĖRPJEKJE

PĖR RIKTHIM TĖ ROBĖRISĖ!

 

Shkruan:Behxhet Sh. SHALA

_________________________________________________________________________________________

 

Komonvuelti islamik apo vallja e turbanėve

 

     Republika e Turqisė ėshtė shumė e pranishme nė Kosovė. Nė aspektin “kulturor“ i ka pushtuar ekranet televizive. Pėr tė ruajtur freskinė emocionale kjo bėhet me seriale dashurie  ndėrsa pėr tė ngritur nivelin e adrenalinės ka seriale me shumė dhunė, gjak, shkatėrrime etj. I kemi dy ekstreme; Sheherzaden dhe Njė Komb. Njėra e pėrjashton tjetrėn apo njėra e plotėson tjetrėn. Ministria pėr Kulturė dhe Arsim nuk kanė reaguar asnjėherė pėr kėtė pėrpjkje pėr “riemancipim”. Ekonomia turke e ka njė shtrirje thuaja nė gjithė Kosovėn dhe, deri mė tani ka fituar mė sė shumti nė procesin e privatizimit duke privatizuar apo marrė me koncesion Aeroportin Ndėrkombėtar “Adem Jashari”, autostradėn Vėrmicė - Merdare dhe duket ate Prishtinė - Han i Elezit. Turqve u ka mbetur edhe njė kafshatė e madhe, privatizimi i Postė Telekomit tė Kosovės. Me gjasė, edhe kėtė do ta bėjnė. Kėshtu e ka ekonomia e tregut. Vizitat e zyrtarėve turq, nga niveli mė i ulėt deri te kryeministri Erdogan ishin tė shpeshta kohėve tė fundit. Turqia e ka pranuar shtetin e Kosovės dhe lobon edhe te shtetet e tjera. Bashkėpunimi me Turqin ėshtė i mirė, madje i shkėlqyer. Nė kėtė kontekst ishte edhe vizita e Ministrit tė Arsimit tė Turqisė, z.Omer Dinēer. Tyrbeja e Sulltan Muratit ėshtė bėrė vend pelegrinazhi pėr tė gjithė mysafirėt nga Turqia ndėrkaq qė pėr shqiptarėt e Kosovės nuk ka ndonjė domethėnie apo vlerė, as nė aspektin simbolik. Shqiptarėt qė kanė jetuar nė territoret (atėherė nuk ka pasur shtet tė formuar shqiptar), qė nga viti 1389 llogariten se kanė qenė tė pushtuar. Nuk ka asnjė mėdyshje se Perandoria Otomane, qė nga Sulltan Murati deri te Sulltan Reshati kanė qenė okupuesė tė shqiptarėve duke ushtruar ndaj tyre krime tė tmerrshme, deri nė pėrpjekje pėr ē’kombėtarizimin e tyre! Turqia i ka ngjarė shtetit vetėm pas ardhjes sė Ataturkut nė krye tė saj dhe pas reformave rrėnjėsore qė janė bėrė! Historinė nuk e ka shkruar kurrė ai qė ka qenė humbės! Perandoria Otomane ishte para shpartallimit total tė saj! Edhe nė atė kohė sulltanėt  ishin mė tė mėshirshėm dhe mė dorėlirė ndaj popujve tjerė, sllavė nė  radhė tė parė se ndaj atyre qė e kishin pranuar fenė e tyre e cila ka qenė e imponuar! Ajo perandori e kalbur, edhe nė gėrrhamat e fundit tė saj ka mundur t’i shpėrblejė shqiptarėt duke mos i shtypur kryengritjet e tyre me gjak! Po tė ishte e interesuar t’i ndihmonte shqiptarėt apo arrnautėt, territoret shqiptare do tė ishin tė bashkuar dhe nuk do tė treteshin tri vilajete, sikur tė mos ishin kurrė! Pikėrisht sulltanėt kontribuan qė territoret shqiptare tė tkurren shumė! Nė kėtė mėnyrė na shndėrruan nė kafshatė pėr pėrmbushjen e synimeve shoviniste tė popujve sllavė. Pasojat i dimė tė gjithė dhe po i vuajmė edhe sot e kėsaj dite! Historinė e Kosovės, qė nga mesjeta deri te shembja e kėsaj perandorie e kanė shkruar vuajtjet e shqiptarėve, vrasjet ndaj tyre, varfėria, shpėrnguljet deri te pėrpjekja pėr tjetėrsim kombėtar! Ky ėshtė njė tregim i gjatė andaj po pėrqėndrohem vetėm nė gjėra elementare!

 

Kush kend e ka fyer

 

     Ministri i  Arsimit tė Turqisė, gjatė njė vizite nė Kosovė dhe i shoqėruar nga ministri i MASHT, z. Ramė Buja, bėri njė skandal diplomatik duke kėrkuar qė nga tekstet shkollore tė hiqen pjesė ku fyhet periudha e sundimit tė sulltanėve. Nė praktikat diplomatike kjo sjellje nuk ėshtė e pranueshme madje edhe nėse ende do tė ishim nėn sundimin turk! Tė kėrkohet nė mėnyrė aq tė lakuriquar rishikimi dhe rishkrimi i historisė i njė shteti qė ėshtė i pavarur dhe i pranuar ndėrkombėtarisht nuk nėnkupton asgjė tjetėr pėrveē ringjalljes sė instiktit kolonialist  ndaj njė vendi qė dikur e keni sunduar me terror! Ėshtė pėrpjekje pėr rihapje tė shumė varreve nga ekzekutuesit dhe varrėmihėsit! Ėshtė njė agresivitet i papėrmbajtur! Turqia ėshtė dashur tė distancohet nga myku mesjetar duke siguruar njė ardhmėri evropiane dhe civilizuese! Dhe duke kėrkuar falje trashigimtarėve tė viktimave si rezultat i njė politike jashtėzakonisht represive qė ka ushtruar ndaj shqiptarėve!  Kjo kėrkesė shumė jodiplomatike e diplomatit turk ka ardhė nė kohėn kur Serbia po bėnė pėrpjekje shumė tė mėdha pėr shkatėrrimin e Kosovės! E shtetit tė Kosovės ku pakica  turke i gėzon tė gjitha tė drejtat. Kėto tė drejta nuk i gėzojnė pasardhėsit e shqiptarėve nė Turqi. Nė njėrėn prej pyetjeve tė gazetarėve kosovarė pėr tė drejtėn e shqiptarėve nė Turqi nė fushėn e shkollimi, ministri Dinēer u pėrgjigj se kanė mundėsi t’i vijojnė disa kurse dhe trajnime! Pėr tė drejtėn e shkollimit nė gjuhėn shqipe nė tė gjitha nivelet, nuk foli asgjė! Befason komoditeti dhe liria me tė cilėn ministri turk i arsimit e bėri publike kėrkesėn pėr rishkrimin e historiesė, duke bėrė pėrpjekje pėr shfajėsimin e Perandorisė Otomane nga e kaluara e saj pushtuese! Ishte edhe mė befasues edhe reagimi i MASHT qė po pėrpiqet tė minimizojė dhe relativizojė kėtė kėrkesė, aq sa absurde po aq edhe nėnēmuese! Disa kėshilltarė tė kėsaj ministrie pėr tė cilėt jam i sigurt se nuk e dinė as rradhitjen e shkronjave tė alfabetit shqip po rrahin gjoks nė mbrojtje tė kėrkesės sė ministrit turk, vetėm pėr tė ruajtur atė post tė mjerė tė cilin e kanė dhuratė pėr shkak tė lakueshmėrisė apo elasticitetit tė skajshėm tė boshtit kurrizor tė tyre! Patriotizmi dhe profesionalizmi i tyre peshon dhe zė vend pėr aq sa ėshtė e madhe dhe e rėndė prapanica e tyre e  rehatuar nė fotelet luksoze! Mendoj se kjo ministri duhet tė angazhohet qė ta zbus nė shkallė tė durueshme analfabetizmin nė Kosovė, qė nga niveli parashkollorė, deri te ai universitar! Nuk e besoj se ka  mė shumė analfabetė me diploma dhe tituj shkencorė nė ndonjė vend tė rajonit se qė ka nė Kosovė! Arsimi ėshtė si shkas ndėrsa pasojat janė shumė tė dukshme nė shėndetėsi, ekonomi, kulturė, sport,  politikė etj. Analfabetėt me diploma tė kallashit dhe tituj shkencorė tė gullashit i kanė uzurpuar vendet shumė kompetente prandaj edhe nuk ėshtė pėr tė mos besuar se kėrkesa e ministrit turk nuk do tė realizohet! Po tė kishim njė arsim normal, nuk do tė kishim gjendjen kur historinė kombėtare do tė na shkruanim titistėt, udbashėt, spermatozoidėt e Rankoviqit, bashkėpunėtorėt e Sllobodan Millosheviqit si dhe “revolucionarėt“ e Tadiqit! Po tė kishim historianė tė vėrtetė dhe histori, ndryshe do tė trajtohej Drenica e Shaban Polluzhės, nuk do tė heshtej nė mėnyrė kriminale Masakra e Tivarit, nuk do tė pėrshkruhej me njė rresht tė vetėm nė librat e historisė burgu 30 vjeēar i Adem Demaēit dhe kontributi kombėtar i tij thuaja 60 vjeēar! Nuk do tė cilėsoheshin si kundėrrevolucionare demonstartat e vitit 1968, 1981, 1986 dhe se nuk do tė harrohej aq shpejt lufta e lavdishme e UĒK-sė ! Historia e vėrtetė,  pėrmes pasqyrimit objektiv tė proceseve nga e kaluara, hap shtigjet pėr tė ardhmėn ndėrkaq historia qė e kanė shkruar deri mė tani e nė veēanti kjo qė po bėhen pėrpjekje tė na e shkruajnė ( histori multietnike), jo qė nuk siguron kurrfarė ardhmėrie por na kthen nė tė kaluarėn! Me tė drejtė do tė pyetni lexues tė nderuar; ku ėshtė sot ASHAK (akademia e shkencave dhe e arteve e Kosovės)! Nėse i pėrjashtoni disa anėtarė qė gėzojnė respekt, tė tjerėt e bėjnė gjumin e ariut duke ėndėrruar shokėt: Ali Shukrinė, Sinan Hasanin , Sejdo Bajramoviqin, Rahman Morinėn, shokun Duq dhe shokun Miladin! Mos t’u prishim gjumin! Po Instituti i Historisė? Aty dikund, afėr Akademisė! Turqia e sotit po pėrpiqet ta marrė rolin e Piemontit tė vendeve islamike! Duke i rrėnuar themelet e arkitektit dhe ndėrtuesit tė Turqisė moderne tė Kemal Ataturkut! Duke e rishkruar historinė e tyre pėrmes pėrpjekjes sė riciklimit tė Perandorisė Otomane! Po harrojnė se Egjipti, Libia, Iraku, Jemeni dhe disa vende tė tjera nuk janė larg!As gjeografikisht, e as me kohė! Prandaj kanė nevojė pėr pėrmirėsimin e imazhit nė mbėshtetje tė lavdisė sė dikurshme! Duke e gjetur adresėn mė tė lodhtė pėr pėrmirėsimin e imazhit! Kosovėn e lodhur, me 100.000 probleme!

Prishtinė, 24 gusht 2011 

 

*   *   *

LEGJITIMIMI I KRIMIT

DHE STANDARDIZIMI I MASHTRIMIT!

 

Shkruan: Behxhet Sh. SHALA

_________________________________________________________________________________________

 

Krimi si domosdoshmėri taktike, pėr qėllime strategjike

 

     Serbia ende po e konsideron Kosovėn si pjesė tė saj apo “krahinė jugore“ e Serbisė! I ka caktuar “vijat e kuqe” nė ”mbrojtje“ tė interesit shtetėror serb dhe Kushtetutės sė saj. Retorikėn e ka shumė tė fort kur flet pėr Kosovėn. Shumė shpesh edhe shantazhon ndėrkombėtarėt duke kėrcėnuar se do ta sakrifikojnė integrimin nė BE nė rast se kushtėzohet me Kosovėn. Ka formuar struktura kriminale nė veri tė Kosovės tė cilat refuzojnė integrimin si dhe institucionet e Kosovės ndėrsa kėto struktura nė brendi tė Kosovės i ka “pacifikuar“ duke i bėrė “lojale“ ndaj autoriteteve kosovare! Dikur ishin “lojalė“ edhe Oliver Ivanoviqi dhe Rangjel Nojkiqi, si deputetė  tė Kuvendit tė Kosovės, Goran Bogdanoviq si zėvendėsministėr, Todoroviqi si ministėr e shumė tė tjerė! Edhe Milija Millosheviq ishte “lojal” nė Policinė e Kosovės deri nė kohėn kur u detyrua tė kthehet nė vendin e tij tė vėrtet tė punės, nė MUP’in  e Serbisė! Ikonografija serbe e kohės sė Millosheviqit ėshtė legalizuar nė Kosovė. Nė Kuvendin e Komunės nė Shtėrpcė, me “ krenari” valon flamuri i Serbisė. Ate tė Kosovės e keni 50 km. larg Shtėrpces, nė hyrje tė Prishtinės. Flamujt serb, me shumicė valojnė nė tė gjitha komunat e decentralizuara (spastruara nga shqiptarėt) serbe. Kėto komuna gjeografikisht janė brenda kufijve tė Kosovės! Edha radikalka e “demokratizuar “, Rada Trajkoviq nuk e njeh pavarėsinė e Kosovės, i shėrben  Serbisė ndėrkaq qė nė Kuvendin e shtetit qė nuk e njeh i merr nja 2500 euro tė buta! Ky ėshtė shpėrblim pėr lojalitet! Ikonografija serbe ėshtė ėshtė njė armė e” fortė” me tė cilėn Serbia “dėshmon“ se Kosova ėshtė tokė serbe! Nė fakt, ėshtė njė pordhė me sailenciator zhurma e sė cilės ndjehet vetėm nė Beograd dhe vendet e tjera nė Serbi! Sepse janė mėsuar me kėtė muzikė! Serbisė i ka mbetur vetėm lahuta e Vuk Karaxhiqit dhe Filip Vishnjiqit pėr tė kėnduar elegji pėr “tokėn  e humbur serbe  tė Kosovės dhe Metohisė”! Dhe mbi dhunėn qė “arnautėt“ po e ushtrojnė mbi popullin e “pambrojtur“ serb! Serbėt nė veri janė krejt tė ”paarmatosur” dhe “duarthatė“! Kallashnikovi i Goran Bregoviqit nuk ėshtė armė! Mortajat e dorės, zolat, bombat, snajperėt, armėt me kalibėr mbi 20 mm nuk janė armė! Kanė mungesė tė Stringerėve, aeroplanėve MIG, nėndetėsve, Apaēėve, aeroplanmbajtėsve dhe raketave me mbushje bėrthamore! Vetėm atėherė mund tė thuhet se serbėt nė veri tė Kosovės i kanė krijuar kushtet pėr “mbrojtje“ nga shqiptarėt! Problemin e veriut e kanė krijuar ndėrkombėtarėt. Ata, duke i toleruar dhe mirėmbajtur strukturat kriminale e kanė lejuar krimin e organizuar, kontrabandėn,  trafikimin me qenie njerėzore, me narkotikė etj.! Ata i kanė lejuar qė kriminelėt e luftės tė shndėrrohen nė kriminel tė “paqes“! Prandaj, i marr me shumė rezervė deklaratat e tyre pėr kufijt e  Kosovės. Ata kufij vėrtet nuk do tė ndryshojnė (tė jashtmit) por kanė ndryshuar dhe do tė ndryshojnė tė brendshmit! Nė fakt, edhe kufijt e jashtėm janė krasitur pėr aq sa i janė  dashur Maqedonisė dhe pėr aq sa do t’i duhen Malit tė Zi! Serbia e ka, “zgjidh e merr“! Shqipėria po mbanė qėndrim tė fortė ndaj Kosovės, as patatet nuk po i blenė nga ne! Serbia pas 25 korrikut domosdoshmėrisht ka pėr tė ndryshuar! Sė pari, ajo vet e pastaj nė raport ne Kosovėn! Do tė detyrohet ta luftojė krimin e organizuar dhe seriozisht tė merret me kriminelėt qė vet i ka trajnuar. Nuk do tė ketė rrugėdalje tjetėr; ose do tė dekriminalizohet ose do tė egjiptizohet! Perspektiva e Serbisė nė BE duke pėrkrahur Milan Ivanoviqin. Oliverin, Marko Jakshiqin dhe iqėt e tjerė nga maja e piramidės kriminale ėshtė e ngjashme me mundėsinė qė tė rishkruhet Kushtetuta e re e Amerikės sipas filozofisė dhe etikės sė Al Kaponesė! Pakoja e Ahtisarit ka qenė njė dhuratė shumė e pamerituar dhe amnisti pėr kriminelėt e luftės dhe tė cilėn nuk po e pranojnė as kriminelėt e “paqes“! Gjithmonė kam qenė i bindur se nuk do tė ketė ndryshim tė kufijve tė jashtėm mirėpo gjithmonė kam qenė dhe jam i bindur se serbėve do t’u ofrohet njė status special e qė nėnkupton autonomi pėrbrenda pavarėsisė! Kjo , nė fakt do tė thotė se kjo autonomi do tė jetė mbi pavarėsinė! Ky ka qenė stacioni i fundit i itenerarit kriminal tė regjimit serb pėr tė cilin bashkėsia ndėrkombėtare i ka prerė biletėn dhe ka siguruar transportin! Amerikanėt, gjermanėt, anglezėt dhe musketari Fitu po e kundėrshtojnė kėtė status! Pyetja ėshtė, deri kur dhe deri nė ē’masė?! Edhe Hashimi, vet i 40’i po e kundėrshton! Pyetja ėshtė sikur ajo pėr ndėrkombėtarėt; deri kur dhe deri nė ē’masė?!

 

EULESH’i dhe pėrsheshi

 

     Kam qenė mosbesuesi mė i madh ndaj EULESH-it. Pata shkruar se ky ėshtė variant edhe mė i keq se UNMIK-u i Galluqit, vėllaut politik tė Milan Ivanoviqit sa i pėrket Kosovės dhe shqiptarėve. Apo fytyra tjetėr e “filozofisė” politike tė Nemanja (Emir) Kusturicės! Por, mė duhet tė pranoj se kam filluar ta kthej besimin te EULEX sa i pėrket luftės kundėr krimit tė organizuar, trafikimit, korrupsionit, krimeve tė luftės, evazionit fiskal, zhvatjes  dhe rrezikimit tė paqes nė nivelin global! Do tė mendoni sigurisht se po u besoj premtimeve pėr luftimin e kėtyre dukurive kriminale  nė veri tė Kosovės qė po i bėnė EULESH 28 orė gjatė ditės! Pėr sundimin e ligjit EULESH po punon edhe over-time, vetėm pėr ta luftuar krimin. Jo, absolutisht  jo! EULEX nuk po konsideron se nė veri tė Kosovės ka krim tė organizuar dhe struktura kriminale. Ata po i konsideron si partnerė politik!  Po bisedon me ata! Po i bėnė pjesė aktive tė vendimmarrjes! EULEX, pas njė angazhimi titanik ka zbuluar se cilėt janė kriminelėt qė po e rrezikojnė paqen nė Kosovė, Serbi, Ballkan, Evropė, Afganistan, Kurdistan, Mongoli, Etiopi, Pakistan, Irak, Iran e sidomos nė Euleshistan! Pas hetimeve 10 minutėshe, duke pirė shlivovicė, tė shoqėruar me njė zdravicė nė stacionin policor tė quajtur “Dolēe Vita” nė pjesėn mė paqėsore tė Kosovės, Mitrovicėn veriore ata zbuluan se bartės tė tė gjitha llojeve tė krimit janė: Rexhep Hoti, botues, Qani Mehmedi, gazetar, Sami Lushtaku, historian dhe kryetar i Skenderajt, Avni Azemi, kryredaktor nė Infopress, Arizona Dibra, ish drejtoreshė e po tė njėjtit medium dhe ndonjė gazetar tjetėr, kundėrshtar i vėllazėrim - bashkimit! Edhe unė, t’ju them tė drejtėn gjithmonė kam dyshuar nė kėta njerėz se janė kriminelė ndonėse disa prej tyre nuk i kam takuar ndonjėherė. Kurse, unė, pa asnjė fakt tė vetėm i akuzoja pėr krime Milan Ivanoviqin. Marko Jakshiqin, Oliver Ivanoviqin, Milija Millosheviqin dhe disa tė tjerė tė cilėt nuk bėnin asgjė tė keqe; vritnin shqiptarė e qė nė fakt ishte pėrshkrim i vendit tė tyre tė punės! Apo zbatim i politikės sė Beogradit, kandidatit shumė serioz pėr anėtarėsim nė BE. Dėbimin e shqiptarėve, zhvatjen pėrmes zhdoganimit nė pikat 1 dhe 31, vendosjen e barrikadave e bėnin pėr tė mirėmbajtur kondicionin! EULEX, e shpagoi veten duke kapur kriminelėt mė tė rrezikshėm nė rruzullin tokėsor: Rexhep Hotin, Qani Mehmedin, Sami Lushtakun, Arizona Dibrėn , Avni  Azemin dhe do kriminelė tė tjerė, tė maskuar si gazetarė! Nuk ėshtė kjo asgjė e re! Pasi i mbytėn tre fėmijė shqiptarė nė Qabėr mė 16 mars 2004, ish njėshi i OSBE, ambasadori Paskal Fieski kriminelėt pėr kėtė krim monstruoz i gjeti te stafi i RTK-sė. Me kėtė i mbylli gojėn kėtij mediumi publik! Nė tė njėjtėn mėnyrė po vepron edhe EULEX apo Misioni pėr Dhunimin e Ligjit nė Kosovė! Por, e mira e kėsaj pune ėshtė se pas identifikimit tė kėtij grupi jashtėzakonisht kriminal, Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzė pas sė cilės nė njė proces gjyqėsor shumė fer (EULEX ėshtė i njohur pėr kėtė) do tė shqiptohen dėnimet e merituara! Pastaj, nė botė do tė ketė qetėsi, krimi nė Kosovė do tė zhduket krejt. Kjo ėshtė meritė ekskluzivisht e EULEX prandaj edhe duhet tė besohet! Ka dhėnė prova konkrete nė kėtė drejtim. Nė Mitrovicėn e Veriut, Bėrrnjak dhe Jarinje. Dhe nė Leposaviq, Zubin Potok dhe Prelluzhė! Tash, u mbetet juve lexues tė nderuar; besoni nėse doni! Unė e thashė timen!

 

Karikom more karikom …

 

     Kėtė kėngė po e kėndon nė gjuhen svahili ish Presidenti dhe ministri aktual pėr Punė tė Jashtme i Republikės sė Kosovės, zotni Behgjet Pacolli ndėrsa iso po i mbajnė shumica e medieve tė shkruara dhe elektronike tė po kėsaj republike! Ministrin me letra pėr Punė tė Jashtme , zotėri Enver  Hoxhajn e ka dėrguar nė Turqi, Antalia pėrkatėsisht nė Aqua Land  pėr t’i provuar tė gjithė toboganėt e mundshėm qė janė aty. Pėr ta katapultuar pastaj edhe nga posti qė vetėm formalisht e mbanė! Pėr ta zėvendėsuar pastaj me doajenin e diplomacisė kosovare, Sokratin e Llapushnikut! Tė dy ministrat pėr Punė tė Jashtme tė Republikės sė Kosovės, Zotni Behgjet Pacolli dhe zotėri Enver Hoxhaj po angazhohen pėr Kosovėn prandaj edhe duhet tė vlerėsohen! Mirėpo kėtu janė dy shkolla tė kundėrta. Enver Hoxhaj, me shkollėn e Vjenės, Behgjet Pacolli me shkollėn jetėsore tė Marecit. I pari duke lundruar nė Danubin e bukur tė kaltėr ndėrsa i dyti duke  luftuar nė vendlindjen e Shyt Marecit! I pari me duar prej pelushi, i dyti me duar si ēunga - llunga, krejt gunga - gunga! Pacolli ėshtė bėrė yll medial nė Kosovė! E kemi harruar Anxhelina Zholin. Po pse ėshtė mė i suksesshėm Behgjet Pacolli se Enver Hoxhaj?! Sė pari sepse shtetet qė e kuptojnė gjuhėn e Enver Hoxhajt na kanė pranuar moti ndėrsa shtetet qė e kuptojnė gjuhėn e Behgjetit nuk na kanė pranuar ende. Prandaj Pacolli ka shkuar atje qė tė merret vesh me ta. Dhe duket se po merret vesh sepse ka njohje! Dikush mund tė thotė se situata ka ndryshuar andaj Pacolli e ka mė lehtė. Ėshtė e vėrtetė qė situata ka ndryshuar mirėpo duhet tė kesh nuhatje pėr kėtė ndryshim dhe ta shfrytėzosh pėr tė mirėn, nė radhė tė parė personale e pse jo edhe pėr shtetin! Pacollin nuk e kam armik. Mirėpo nuk e kam as mik. Dhe nuk besoj se do ta kem mik nė tė ardhmėn! Ate qė e kam shkruar pėr te nė tė kaluarėn nuk e ndryshoj pėr edhe as njė presė tė vetme. E kaluara e tij ėshtė ajo qė ėshtė! Sepse nuk ka bėrė asgjė tė hajrit pėr Kosovėn dhe qytetarėt e saj. Tash po ka rezultate. Dhe unė i bindem rezultateve sepse ka njohje mė shumė pėr shtetin e Kosovės e qė pėr mua ėshtė pėrcaktuese pėr vlerėsimin e angazhimit pėr tė mirėn e shtetit dhe qytetarėve tė saj! Pacolli nuk ka qenė politikan dhe kurrė nuk do tė bėhet! Por ėshtė mjeshtėr pėr tė mbijetuar ēdo situate dhe ēdo zhvillimi, mbi tokė dhe nėn tokė! Pacolli ka staf mbėshtetės. Hoxhaj nuk ka. Pacolli ka staf tė lėngut dhe specave djegės ndėrsa Hoxhaj ka staf tė koka - kolės dhe kekut! Pacolli e ka Sokratin! Hoxhaj, kėnd e ka?!  Pacolli e ka Peshkun e Dijamantit qė t’i plotėson tė gjitha dėshirat pėr dallim nga ai i arti qė t’i plotėson vetėm tri dėshira. Hoxhaj ka vetėm sardele tė konservuara qė mund ta shuajnė pakėz urinė por nuk ta plotėsojnė asnjė dėshirė! Pacolli ka filluar tė shlyej njė pjesė tė vogėl tė borxheve tė mėdha  qė i ka Kosovės. Sa do tė jetė i suksesshėm, do ta shohim! Fjalėt shkojnė me erėn, rezultatet mbesin!  Pėr mua ėshtė me rėndėsi  interesi shtetėror i Kosovės dhe pėr kėtė arsye po shoqėrohem me matrapazė, patriotė, politikanė, mashtrues, qytetarė, kreshnik, katundarė, qyqarė, priftėrinj dhe hoxhallarė, kriminelė tė deklaruar dhe asi nė politikanė tė maskuar, me pisa dhe me plisa, me inxhen Zhivadinkė dhe me udbashen Stojadinkė, me titista, enverista, stalinista dhe anarkista! Nė politikė, me lidhjen e kokainės ndėrsa nė kafeteri me thithės, jo vetėm tė heroinės! Me ata qė e shkėrdhyen idealin e tash e simpatizojnė Realin! Me ata qė na mėsonin pėr sakrifica biblike ndėrsa tani i kanė rehatuar bythėt nė zyra dhe rezidenca hermetike! Me komandantė qė dikur kanė luftuar e tash nė hajna dhe kriminelė janė shndėrruar!  Me asi qė nuk e dinė tabelėn e shumėzimit por qė me para tė shtetit e kanė zgjidhur pėr 1000 vite tė ardhshme mėnyrėn e “vetfinancimit“. Me “baballarė“ tė kombit, vejushka tė shqiptarisė dhe patriotė kosovarė tė Serbisė! Ta fiksojnė shikimin, ta bėjnė premtimin, tė pėrkrahin moralisht dhe ta fusin konkretisht! Nuk ka mė poshtėrsi se kur idealisti shndėrrohet nė moralist, moralisti nė realist dhe realisti nė materialist!

Prishtinė, 19 gusht  2011

 

*   *   *

 

BEHXHET SHALA

 

HALIT BARANI, NATO DHE MILLAN IVANOVIQ,

KUSH NĖ PARAJSĖ E KUSH NĖ FERR!