Kah po shkon Kombi Shqiptar?!

 

 

KOMBI DHE BASHKIMI KOMBĖTAR I SHQIPTARĖVE

 

Shkruan: Enis Sulstarova - Tiranė, 25. 09. 2011

 

 

“Njė komp shuhet dhe vdes kur humbet entusiazmėn”. / Mit’hat Frashėri /

 

 

      Nė prag tė 100 vjetorit tė shpalljes sė pavarėsisė sė kombit shqiptar, qė fatkeqėsisht shėnon edhe po kaq vjet tė copėtimit tė Shqipėrisė nė disa shtete ballkanike, ēėshtja kombėtare shqiptare konsiderohet e mbyllur. Jo vetėm nga faktori ndėrkombėtar, por edhe nga politika shqiptare. Shqipėria tradicionalisht ėshtė treguar e kujdesshme pėr tė bėrė tė qartė se nuk ka pretendime territoriale ndaj shteteve fqinje dhe se nuk ndjek asnjė variant tė axhendės sė “Shqipėrisė sė Madhe”, pavarėsisht prej faktit se tė tilla deklarata tė pėrsėritura shpesh kohėt e fundit nga qeveritarėt bien ndesh me frymėn e Kushtetutės sė Republikės, tė shprehur nė parathėnien e saj: “Ne, populli i Shqipėrisė, krenarė dhe tė vetėdijshėm pėr historinė tonė...me aspiratėn shekullore tė popullit shqiptar pėr identitetin dhe bashkimin kombėtar...vendosim kėtė Kushtetutė”. Mbyllja e ēėshtjes kombėtare nė Kosovė ėshtė e sanksionuar nė Kushtetutė, sepse Neni 1, pika 3 e ndalon bashkimin e Kosovės me ndonjė shtet tjetėr. Kjo dispozitė shkon pėrtej ligjit ndėrkombėtar, i cili nuk ndalon bashkime apo shkėputje vullnetare dhe paqėsore tė popujve sovranė. Kėshtu, pika 3 rrėzon pikėn 1 tė Nenit 1, i cili e shpall republikėn njė shtet tė pavarur dhe sovran. Nė Ish’Republikėn Jugosllave tė Maqedonisė (IRJM), dy partitė kryesore shqiptare pėr rregullimin e statusit tė shqiptarėve i referohen Marrėveshjes Kornizė tė Ohrit. Partia qė bėn pjesė nė koalicionin qeverisės e mbron si mjetin pėr ta realizuar shtetin shumetnik ku shqiptarėt do tė kenė status tė barabartė me sllavo’maqedonasit, ndėrsa partia kryesore shqiptare e opozitės e ka shpallur Marrėveshjen e Ohrit tė dėshtuar dhe ka propozuar njė projekt-marrėveshje alternative pėr tė mbėrritur te shteti shumetnik. Nė kushtet ku shqiptarėt e IRJM’sė shikojnė se nuk ka asnjė projekt nga Shqipėria apo Kosova pėr bashkimin kombėtar, atėherė ata paraprakisht janė tė detyruar tė kėrkojnė njė marrėveshje me sllavo’maqedonėt, duke u dhėnė kėtyre tė fundit epėrsinė pėr tė hartuar dispozitat e saj dhe lirinė pėr t’i shkelur pėrsėri ato. Kėshtu, nė tre shtetet ku jetojnė sot pjesa mė e madhe e kombit shqiptar, bashkimi i tij nuk pėrbėn ēėshtjen themelore tė politikės zyrtare.

     Trysnia pėr mbylljen e ēėshtjes kombėtare ushtrohet sė pari nga bashkėsia ndėrkombėtare. Situata ėshtė e ndėrlikuar po tė kemi parasysh se shqiptarėt jetojnė nė disa shtete dhe njė shtet kombėtar i shqiptarėve do tė kėrkonte praktikisht rivizatimin e hartės sė Ballkanit. Pėr kėtė arsye nuk mund tė pritet qė bashkėsia ndėrkombėtare tė marrė nismėn nė kėtė drejtim. Bashkėsia ndėrkombėtare, me gjithė pėrēarjen e saj, ėshtė nė njė unitet pėr presionin mbi shqiptarėt qė ta konsiderojnė ēėshtjen kombėtare tė mbyllur. Pėr kėtė pėrdoret formula e integrimit tė rajonit nė Bashkimin Europian, ku kufijtė nuk do tė kenė rėndėsi dhe ku gjuha e nacionalizmit dhe vetėvendosjes konsiderohet si e kapėrcyer. Nė kėtė formulim ka njė paradoks, sepse pėr tė mohuar tė drejtėn e bashkimit tė shqiptarėve shenjtėrohen kufijtė e vendosur padrejtėsisht dhe njėkohėsisht atyre u thuhet se nė BE kombi dhe kufijtė shtetėrore nuk kanė peshė! Nėse nuk kanė peshė, pse nuk ndryshohen pėr tė vėnė nė vend njė padrejtėsi qė vetė bashkėsia ndėrkombėtare e ka pranuar se u ėshtė bėrė shqiptarėve? Duhet ta kemi tė qartė se ēėshtja kombėtare e shqiptarėve nuk mund tė zgjidhet vetėm nga shqiptarėt pa bashkėpunimin e faktorit ndėrkombėtar. Mirėpo, kjo do tė thotė qė formulimi i kėrkesave tė shqiptarėve duhet tė nisė nga ajo se ēfarė duan ata dhe pastaj tė kėrkohet mbėshtetja ndėrkombėtare pėr to. Ajo qė po ndodh ėshtė se ne shqiptarėt po kėrkojmė pėr vete atė qė na rekomandohet nga diplomacia ndėrkombėtare: nuk mjafton qė diplomacia ndėrkombėtare tė mos e dojė bashkimin e shqiptarėve, nevojitet qė edhe ne vetė ta pohojmė se nuk e duam bashkimin.

     Kėtu vijmė te aktori i dytė qė kėrkon ta mbyllė ēėshtjen kombėtare: elitat politike shqiptare. Mbyllja ka qenė mė e dukshme nga elita politike nė Shqipėri, e ashtuquajtura “shteti amė”. Pėr arsye qė dihen, politikanėt shqiptarė jashtė Shqipėrisė herė pas here e kanė artikuluar kėrkesėn pėr bashkim kombėtar, qoftė pėr efekt elektoral, qoftė pėr tė bėrė presion mbi politikanėt joshqiptarė apo ata ndėrkombėtarė. Megjithatė, sapo janė plotėsuar disa kėrkesa tė pjesshme, ata shumė shpejt e kanė braktisur ligjėrimin e bashkimit tė kombit pėr ta zėvendėsuar me stabilizimin e shtetit ku ata ndodhen. Kėshtu nė lėvizjen pėr pavarėsi tė Kosovės rėndom thuhej nga politikanėt se bashkimi me Shqipėrinė pėrjashtohej nga axhenda si lėshim ndaj diplomacisė ndėrkombėtare pėr tė siguruar mbėshtetje pėr Republikėn e Kosovės. Formula e njohur e presidentit Ibrahim Rugova ishte: “Kosova e pavarur, e hapur ndaj Shqipėrisė dhe Serbisė”. Ajo kishte meritėn e kėrkesės pėr pavarėsi, por tė metėn e barazimit tė Shqipėrisė me Serbinė. Po kėshtu, deklaratat e para tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės bėnin fjalė pėr bashkim kombėtar dhe po kėshtu ishte formuluar betimi i ushtarėve tė UĒK’sė. Bashkimi u la mėnjanė nė shkėmbim tė njohjes sė UĒK’sė si faktor politik nga diplomacia ndėrkombėtare. Nė IRJM, Ushtria Ēlirimtare Kombėtare ra dakord me pikat e Marrėveshjes sė Ohrit dhe u shndėrrua nė partinė e Bashkimit pėr Demokraci dhe Integrim. Pėr ta bėrė tė qartė se kemi jo thjesht njė shndėrrim organizativ, por edhe ideor, mjafton tė citojmė nėnkryetaren BDI’sė Teuta Arifi mbi kombin politik maqedonas dhe pėr evoluimin “modern” tė identiteteve shqiptare: “Shqiptarėt duhet tė ndėrtojnė njė shumėsi tė identiteteve politike, njė identitet politik nė Shqipėri, njė nė Kosovė, njė nė Maqedoni. Shembulli mė i mirė ėshtė identiteti gjermanofon, ku gjermanėt kanė arritur tė ndėrtojnė identitete tė ndryshme nė Gjermani, Zvicėr, Austri”. Kujtojmė se nė shembullin e saj kemi tė bėjmė me kombet gjermane, austriake dhe zvicerane, dhe Arifi na sugjeron qė nga kombi shqiptar tė krijojmė tri kombe!

     Demokratizimi i Shqipėrisė ngjalli shumė shpresa se, nė mos bashkimin, “shteti amė” do tė pėrkrahte vetėvendosjen e shqiptarėve nė Jugosllavinė e atėhershme. Kėto shpresa do tė zhgėnjeheshin. Nuk e mohojmė se Shqipėria pas vitit 1990 ka ndihmuar pėr ndėrkombėtarizimin e ēėshtjes sė Kosovės apo ka ndikuar sadopak nė pėrmirėsimin e pozitave tė shqiptarėve nė IRJM, Mal tė Zi e Luginė tė Preshevės. Mirėpo, Shqipėria nuk ka pasur njė qėndrim tė qartė e parimor pro vetėvendosjes, nuk ka miratuar e artikuluar ndonjė strategji kombėtare, e aq mė pak tė bashkėrendonte pėrpjekjet kombėtare e paqėsore tė shqiptarėve. Pėrkundrazi, pozicioni i Shqipėrisė ka qenė nė mėnyrė konstante mė i tėrhequr se sa kėrkesat politike tė shqiptarėve nė ish-Jugosllavi. Republika e vetėshpallur e Kosovės u njoh nga Kuvendi i Shqipėrisė, por nuk ka pasur asnjė vendim tė ekzekutivit qė ta bėnte tė efektshme njohjen nga ana diplomatike. Nė kėtė mėnyrė, Shqipėria e linte tė hapur pranimin prej saj tė ēfarėdo zgjidhjeje politike pėr Kosovėn qė do tė realizohej nga bashkėsia ndėrkombėtare. Refuzimi de facto pėr tė njohur pavarėsinė e Kosovės i linte fushė tė hapur edhe protagonizmit vetjak tė udhėheqėsve tė shtetit shqiptar, diēka kjo qė do tė pengonte sendėrtimin e njė politike tė pandryshueshme tė Shqipėrisė pėr Kosovėn. Pasi ēėshtja e Kosovės u la jashtė bisedimeve tė Dejtonit, Presidenti Sali Berisha nė vitin 1995 deklaronte se, pėrkrahte “hapėsirė demokratike pėr shqiptarėt”, njė formulė qė realisht mund tė pajtohej edhe me autonominė e vitit 1974. Njė vit mė vonė ai bėnte thirrje qė partitė shqiptare tė bashkoheshin me opozitėn serbe tė udhėhequr nga Drashkoviēi, d.m.th., me “serbėt e mirė” kundėr Millosheviēit, duke e reduktuar ēėshtjen kombėtare shqiptare nė njė problem tė demokracisė brenda Serbisė.

     Nė nėntor tė vitit 1997, Kryeministri Nano takohet nė Kretė me Millosheviēin, ku pėrflitet se ka folur pėr shqiptarėt e Kosovės si njė pakicė etnike. Kur pyetet nga njė gazetė gjermane pėr Kosovėn, ai pėrgjigjet: “E ē’kuptim ka pavarėsia nė Europėn pa kufij nėse je njė qytetar europian?” (‘Der Spiegel’, 08.09.1997). Nė fund tė shkurtit 1998 ai kėrkon qė shqiptarėt jashtė Shqipėrisė tė marrin pjesė nė institucionet shtetėrore, gjė qė praktikisht nuk shkonte pėrtej kėrkesės pėr demokraci: “institucionet paralele nuk japin zgjidhje, por pėrkundrazi polarizojnė dhe radikalizojnė shoqėritė qė i krijojnė ato” (‘Zėri i Popullit’, 07.02.1998). Nė fund tė marsit tė atij viti, kur kishte nisur lufta e UĒK’sė, Nano pėrmend formulėn “republikė minus”, d.m.th., statusin e republikės brenda Jugosllavisė sė mbetur, por pa tė drejtė shkėputjeje (‘Zėri i Popullit’, 31.03.1998), sėrish mė pak se sa kėrkonin shqiptarėt e Kosovės nė atė kohė. Pas vitit 1999, me pėrfshirjen e drejtpėrdrejt tė SHBA’sė, NATO’s e OKB’sė nė Kosovė, Shqipėria mund tė justifikohej se duhej tė ishte e kujdesshme qė qėndrimet e saj t’i bashkėrendonte me aleatėt e miqtė ndėrkombėtare tė shqiptarėve. Kjo duket nė formulėn “Shqipėria faktor, por jo aktor” pėr zgjidhjen e statusit tė Kosovės tė shqiptuar nga Presidenti Moisiu dhe diplomatėt shqiptarė mė 2006’n, apo nė formulėn e ish’ministrit tė Jashtėm se, Shqipėria nuk do tė jetė as e para dhe as e fundit qė do ta njohė Kosovėn e pavarur, shqiptuar nė prag tė shpalljes sė pavarėsisė.

     Edhe me krijimin e shtetit tė Kosovės, qėndrimet e Shqipėrisė shkojnė pėrtej kujdesit me respektimin e statuskuosė. Nuk bėhet fjalė thjesht pėr shprehje pamundėsisė pėr tė avancuar nė realitet bashkimin kombėtar, por pėr mohimin e vetė idesė sė bashkimit. Nė mars tė kėtij viti, zv/kryeministri dhe ministri i Jashtėm i Shqipėrisė, z. Edmond Haxhinasto, tha gjatė njė vizite nė Kosovė se, teza e bashkimit tė Kosovės me Shqipėrinė ėshtė e dėmshme pėr shqiptarėt (prej nga del se ndarja e shqiptarėve nė disa shtete qenka shumė e mirė pėr ta) dhe se i vetmi bashkim i shqiptarėve do tė mund tė realizohet nė BE. Kryediplomati i Shqipėrisė u angazhua qė tė ndihmojė nė njohjet e mėtejshme ndėrkombėtare tė shtetit kosovar dhe pėr bashkėpunim mė tė ngushtė pėr integrimet europiane. Pra, tė njėjtat angazhime dhe asgjė mė shumė se ē’do tė merrte pėrsipėr ēdo shtet tjetėr i Europės qė e ka njohur Republikėn e Kosovės.

     Mbyllja e ēėshtjes kombėtare ka krijuar njė situatė paradoksale nė pėrfytyrimin e shqiptarėve, sepse thuajse tė gjithė pohojmė se jemi i njėjti komb, por kur vjen puna te bashkimi, njė pjesė e mirė e pėrjashton si mundėsi. Sigurisht qė arsyetimet pėr tė mos u angazhuar pėr bashkimin janė tė shumėllojta: njė pjesė e dėshiron, por e quan tė pamundur, njė pjesė e mendon tė panevojshėm nė kohėn e integrimeve europiane, njė pjesė mendon se bashkimi do tė vijė natyrshėm nga ekonomia dhe “rrugėt e kombit”, njė pjesė do tė ishte dakord qė ta realizonin fuqitė e mėdha ndėrkombėtare, njė pjesė e shikon si njė shkak pėr luftėra tė reja nė Ballkan, njė pjesė nė Shqipėri nuk e dėshiron sepse mendojnė se do tė prishte drejtpeshimin gegė-toskė, njė pjesė e mendojnė si rrezik bashkimin politik tė njė kombi me shumicė myslimane, njė pjesė nė Shqipėri mendon qė tė mbajmė fort kėtė shtet qė kemi dhe tė mos synojmė pėr mė shumė se nuk kemi takat etj. Tė gjitha kėto janė pjesė e gjykimit tė pėrgjithshėm tė shumė shqiptarėve. Ēėshtja kombėtare u duket diēka e largėt qė nuk prek jetėt e tyre tė pėrditshme, ndoshta njė ide e mirė dikur apo nė tė ardhmen, por qė nuk ka tė bėjė me ata vetė nė tė tashmen.

     Nėse nuk e pranojmė bashkimin kombėtar si njė projekt qė na pėrket neve sot, atėherė le tė mos quhemi njė komb. Kombi nėnkupton njė projekt politik pėr tė qenė bashkė dhe pėr tė vetėvendosur, sepse vetėvendosja ėshtė shprehje e lirisė sė tij. Njė ndėr klasikėt e shkencave shoqėrore, Maks Veber shkruan se: “Kombi ėshtė njė bashkėsi e ndjenjave qė nė mėnyrė tė pėrshtatshme e shfaq vetveten nė shtetin e vet; pra kombi ėshtė njė bashkėsi qė ka tendencė tė krijojė shtetin e vet”. Kurse nė librin ‘Kombet dhe nacionalizmi’, tė Ernest Gellnerit shkruhet se, nė epokėn e nacionalizmit, kombet pėrkufizohen si nga vullneti, po ashtu edhe kultura, por kanė si parim rregullues pėrputhjen e tė dyjave nė njėsinė politike. Studiuesi bashkėkohor i nacionalizmit, Anthony D.Smith argumenton se edhe nė njė epokė globale nė Europė mbizotėron dėshira pėr tė njėsuar shtetin me kombin. Emėruesi i pėrbashkėt i pėrkufizimeve tė kombit ėshtė lidhja e tij me njė shtet, ose, nė mungesė tė shtetit, me kėrkesėn pėr tė themeluar shtetin kombėtar. Prandaj, pohimi se kombi shqiptar ekziston, automatikisht sjell me vete edhe kėrkesėn pėr njė shtet kombėtar tė shqiptarėve. Kjo do tė thotė qė logjika e artikulimit tė kombit nuk tė lejon qė tė thuash se jemi njė komb, e megjithatė pranojmė tė jetojmė tė ndarė, apo se bashkimi ėshtė i dėmshėm pėr kombin.

     Duke mos e marrė nė konsideratė ēėshtjen kombėtare, duke mos e bėrė ēėshtje qendrore tė politikės, shqiptarėt na dalin njė komb qė nuk e duan bashkimin kombėtar! Mirėpo, pa artikulimin e bashkimit tė shqiptarėve nė sferėn publike, “kombi shqiptar” vihet nė pikėpyetje si i tillė. Nėse mbyllet ēėshtja kombėtare, atėherė kombi kthehet nė njė ēėshtje. Ėshtė e natyrshme qė boshllėkun qė krijohet nga tėrheqja e ēėshtjes kombėtare prej ligjėrimit publik ta zėnė ose ligjėrime fetare e krahinoriste, ose ligjėrime pėr lindjen e kombeve tė reja, sipas shteteve ku jetojnė sot shqiptarėt. Me gjithė kritikat e shumta qė i janė bėrė tezės sė “kombit kosovar”, nuk mund tė anashkalohet logjika qė qėndron pas saj. Pėrkrahėsit e “kombit kosovar” e artikulojnė atė si njė projekt pėr t’u realizuar, meqenėse projekti i bashkimit tė shqiptarėve ėshtė lėnė mėnjanė. Nė kėtė aspekt, teza e tyre ėshtė e vėshtirė tė kundėrshtohet. Nėse i qėndrojmė pėrkufizimeve tė mėsipėrme tė kombit, tė cilat theksojnė vullnetin pėr tė themeluar njė shtet pėr bashkėsinė e pėrfytyruar kombėtare, atėherė nuk mund tė fshihemi pas parullave komode se, ne shqiptarėt “jemi njė komb, por nuk e duam bashkimin”, “jemi njė komb, por bashkimin e shtyjmė pėr mė vonė”, “jemi njė komb, por do tė bashkohemi nė BE”, apo “jemi njė komb me dy (tre) shtete”. E pėrsėrisim se po e mbyllėm ēėshtjen kombėtare shqiptare, ne kemi hapur ēėshtjen e kombit shqiptar, tė paktėn nė trevat shqiptare jashtė Republikės sė Shqipėrisė. Kjo ėshtė pika e fortė e tezės sė “kombit kosovar”: meqė kombi ėshtė njėsi politike dhe jo vetėm kulturore, qė do tė thotė se kombi nėnkupton njė vullnet pėr t’u organizuar nė njė shtet dhe meqė projekti i shtet-formimit tė shqiptarėve duket se ka ndalur nė kufijtė e Shqipėrisė, atėherė le tė ndėrtojmė kombin e shtetit tė Kosovės (dhe tė shqiptaro-maqedonasve, sipas Teuta Arifit). Jo mė kot ata flasin e shkruajnė pėr “etni” shqiptare, duke e ulur peshėn politike qė pėrmban fjala “komb”. Prandaj, kritika mė e mirė qė mund t’i bėhet kėsaj teze ėshtė shkruar nga Rexhep Qosja, i cili kosovarizmin e ka cilėsuar si “ideologji kundėrhistorike me tė cilėn do tė mposhtej pėrgjithmonė ideja qė e ka lėvizur historinė e popullit shqiptar prej Lidhjes sė Prizrenit e kėndej: ideja e bashkimit kombėtar”. Kėtė thėnie tė Qoses e kuptojmė si tėrheqje tė vėmendjes pėr nga dy projekte alternative: deri mė sot projekti politik i historisė moderne tė shqiptarėve ka qenė bashkimi, ndėrsa lėnia e tij mėnjanė nė Kosovė po synohet tė zėvendėsohet nga projekti i kombit kosovar.

     Kombi duhet parė si kėrkesė a pretendim kolektiv nė politikė. Ai nuk ėshtė thjesht njė term pėr pėrshkrimin e botės qė ekziston jashtė gjuhės, por njė fjalė qė pėrdoret pėr tė ndryshuar botėn apo mėnyrat se si njerėzit shohin veten dhe tė tjerėt dhe pėr t’u mobilizuar kolektivisht nė emėr tė kombit. Kjo i pėrshtatet gjendjes sė kombit shqiptar, i cili duhet tė artikulohet si njė komb i ndarė dhunshėm qė kėrkon tė bashkohet. Pėr ta rihapur ēėshtjen kombėtare nevojitet njė lėvizje shumėplanėshe politiko - kulturore nė mbarė trojet shqiptare, e cila tė ketė nė qendėr “kombin”. Qenia sė bashku e shqiptarėve nga shtete tė ndryshėm e bashkėndarja e interesave dhe adresimi sė bashku i problematikave tė njėjta qė i shqetėsojnė nė ekonomi e sipėrmarrje, shoqėri, kulturė, media e arte, arsim e shkencė, argėtim e sport, do tė bėjė qė kufijtė qė ndajnė shqiptarėt tė shuhen pikėsėpari nė psikologjinė e tyre. Nė kėtė mėnyrė, ata do tė bėhen gati pėr kundėrshtimin e kufijve politikė. Pėrpjekja pėr hegjemoninė kombėtare duhet tė luftojė idenė pėrēarėse dhe demoralizuese se shqiptarėt nuk arrijnė tė bėhen bashkė dhe se ata nuk arrijnė tė bėjnė shtet. Pėrkundėr logjikės sė diferencimit tė politikės sė sotme, qė kėrkon qė ēėshtjen kombėtare ta copėtojė nė disa ēėshtje tė veēuara qė gjoja zgjidhen nė kuadėr tė integrimit tė shteteve ballkanike nė BE, nevojitet tė zhvillohet logjika e barazimit tė kėtyre ēėshtjeve dhe artikulimit tė tyre sė bashku si pjesė tė sė tėrės.

     Te “kombi” duhen brendashkruar kėrkesat e ndryshme shoqėrore qė kanė shqiptarėt. Nė kėtė mėnyrė, edhe kėrkesa pėr bashkim paraqitet dhe kuptohet si njė kėrkesė emancipuese. Kombi shqiptar pėrmban njė sėrė grupesh e shtresash shoqėrore dhe hegjemonia kombėtare kėrkon qė ata tė shohin te zgjidhja e ēėshtjes edhe adresimin e problematikave specifike tė tyre. Suksesi i ēdo lėvizjeve kombėtare kėrkon qė vetėdija kombėtare tė jetė e pashkėputur nga vetėdija politike dhe shoqėrore. “Kombi” tė jetė gjuha e intelektualėve dhe e masave, e studentėve, e sipėrmarrėsve dhe e punėtorėve, e qytetarėve dhe e fshatarėve, e grave dhe vajzave qė kėrkojnė shanse tė barabarta jete me burrat etj. Mbrojtja e kombit pėrfshin jo vetėm trashėgiminė kulturore dhe pasurore tė brezave tė shkuar, por edhe pėrgjegjėsinė qė kemi sot pėr brezat e ardhshėm. Kombi ėshtė njė ide qė duhet komunikuar, ndarė me tė tjerėt dhe qė duhet aktualizuar gjithmonė nė jetėn e pėrditshme tė shqiptarėve. Pėrndryshe, ai kthehet nė njė diēka tė largėt, ceremoniale. Ajo qė deri tani ka qenė e zbehtė nė veprimtaritė e organizatave shqiptare ėshtė lidhja e pėrpjekjeve lokale dhe shoqėrore me tė pėrgjithshmen dhe kombėtaren. Me fjalė tė tjera, problematikat e ndryshme tė shqiptarėve nė shtetet ku ndodhen janė trajtuar si dukuri lokale qė kėrkojnė pėrgjigje lokale, dhe jo edhe si dukuri mbarėshqiptare, qė kėrkojnė bashkėrendim tė punės midis organizatave shoqėrore shqiptare nė tė gjitha pjesėt e kombit. Pėrkundrazi, ka pasur pėrpjekje nė drejtimin e kundėrt, pėr ta paraqitur ēėshtjen kombėtare si ēėshtje shoqėrore, si p.sh., me reduktimin e ēėshtjes ēame nė njė problem pronash. Ēėshtja kombėtare nuk duhet ta humbasė specifikėn e saj edhe kur pėrfshin projekte dhe problematika tė gjera shoqėrore.

     Pėr shqiptarėt, bashkimi kombėtar duhet tė jetė si njė lloj besimi i patundur se njė ditė ai do tė realizohet. Parulla e Vaso Pashės: “Feja e shqiptarit ėshtė shqiptaria!”, ėshtė pėrdorur rėndom pėr t’u treguar shqiptarėve se, pėrkushtimi ndaj ēėshtjes kombėtare duhet tė jetė mė i lartė se ai pėr fetė. Mirėpo, pėrderisa ēėshtja kombėtare konsiderohet si “fe e pėrmbi fe” (Mitrush Kuteli), kjo do tė thotė se hegjemonia kombėtare ėshtė baras me konvertimin e shqiptarėve te besimi i bashkimit. Tė qenėt anėtar i kombit shqiptar, do tė thotė tė besosh se je thirrur pėr tė punuar pėr realizimin e bashkimit tė tij. Nė kujtimet e tij, kleriku rilindės Ibrahim Dalliu tregon se, nė Tiranėn e fillimshekullit XX, shumica e popullit qė ishin indiferentė quante “shqiptarė” vetėm veprimtarėt e lėvizjes kombėtare. Ėshtė e nevojshme qė sėrish tė aktualizohet ky kuptim i fjalės “shqiptar”, por kėsaj radhe nga lėvizja kombėtare. Hegjemonia kombėtare synon qė vetėdija shqiptare tė “rizgjohet” dhe bashkimi tė pranohet si zgjidhja e drejtė e ēėshtjes kombėtare.

Nė fund, integrimi i shteteve ballkanike nė BE mund tė kthehet nė njė proces plotėsues tė bashkimit. Sė pari, logjika e integrimeve europiane favorizon logjikėn e integrimit shqiptar. Pėr ata qė Abdi Baleta i quan “integralistė europianė”, po bėhet gjithnjė e mė e vėshtirė kundėrvėnia ndaj integrimit shqiptar: ky i fundit shihet si mė i natyrshėm dhe mė i nevojshėm nė kohėn qė shqiptarėve u kėrkohet njohja dhe miqėsimi me kombe tė tjerė tė kontinentit. Lehtėsimi i lėvizjeve ndėrkufitare si pasojė e procesit tė integrimit europian duhet parė si njė mundėsi pėr afrimin e shqiptarėve nga shtete tė ndryshėm. Sė dyti, duhet punuar qė standardet e tė drejtave tė njeriut, demokracisė e mirėqenies qė BE’ja kėrkon tė arrihen dhe respektohen nga shtetet ballkanike, tė shkojnė nė favor tė forcimit dhe bashkimit tė shqiptarėve. Vendosja e njė rendi demokratik tė mirėfilltė i intereson lėvizjes kombėtare, sepse i jep mė shumė fuqi popullit dhe vetėvendosja popullore ėshtė zembereku i demokracisė. Gjithashtu, gjatė tranzicionit nė Shqipėri e sė fundi edhe nė Kosovė, shqiptarėt kanė parė se faktorėt ndėrkombėtarė, pėr hir tė stabilitetit dhe mbylljes sė ēėshtjes kombėtare, kanė pėrkrahur qeveritarė me sjellje autoritare dhe kanė minuar demokracinė. Prandaj, vendosja e njė demokracie aktive tė qytetarėve, qė “nuk e shter pėrfaqėsimi” (Albin Kurti), ėshtė detyrė e lėvizjes kombėtare.

 

  Bibliografia

· Altermatt, U. (2002) Etnonacionalizmi nė Europė. Tiranė: Phoenix & Shtėpia e libritdhe e komunikimit.22

· Anderson, B. (1991) Imagined Communities: Reflections on the Origin and Spread ofNationalism. London; New York: Verso.

· Agani, F. (2002) Vepra 3. Demokracia, kombi, vetėvendosja. Pejė: Dukagjini.

· Akademia e Shkencave e Shqipėrisė (2008) Platformė pėr zgjidhjen e ēėshtjeskombėtare shqiptare. Tiranė: Shkenca.

· BDI (2009) Programi i Bashkimit Demokratik pėr Integrim. Faqja virtuale e BDSHsė: http://www aliahmeti.org/dokumente/programi09.pdf [vizituar sė fundi mė 08.08.2011].

· Baleta, A. (1999) Kosova: nga Dejtoni nė Rambuje. Tiranė: Koha.

· Brubaker, R. (2004) “In the Name of the Nation: Reflections on Nationalism and Patriotism”, Citizenship Studies, 8 (2): 115-127.

· Ēajupi, A. (1950) Baba Tomorri dhe shkrime tė tjera. Tiranė: Ndėrmarrja Shtetnore e Botimeve dhe Shpėrndarjes.

· Dalliu, I. (1995) Patriotizmi nė Tiranė. Tiranė: Imazh.

· Danaj, K. (1996) Totalitarizmi nė marrėdhėniet ndėrkombėtare. Tiranė.

· Fanon, F. (1984) Tė mallkuarit e botės. Prishtinė: Rilindja.

· Gellner, E. (2009) Kombet dhe nacionalizmi. Prishtinė: Nisma e tė rinjve pėr tėdrejtat e njeriut.

· Gramsci, A. (2000) The Gramsci Reader: Selected Writings 1916-1935. New York: New York University Press.

· Kelmendi, M. (2003) “Unė jam Kosovė”, Java, Prishtinė, 17.07.2003.

· Kelmendi, M. (2005) “Shqipėria Etnike e Arbėn Xhaferrit, apo kombi politik i Teuta Arifit?”, nė Kelmendi, M. & Desku, A. (pėrg.), Kush asht kosovari: identiteti kosovar. Prishtinė: Java.

· Kurti, A. (2008) “Kosovarizmi dhe multietniciteti”, Shqip, Tiranė, 11.10.2008.

· Kurti, A. (2010) “Pėr demokracinė qė nuk e shter pėrfaqėsimi”, Shekulli, Tiranė, 01.07.2010.

· Laclau, E. (2005) On Populist Reason. London; New York: Verso.

· Laclau, E. & Mouffe, C. (2001 [1985]) Hegemony and Socialist Strategy: Towards a Radical Democratic Politics. London: Verso. 23

· Lubonja, F. (1999) Liri e kėrcėnuar: publicistika e viteve 1991-1997. Tiranė: Pėrpjekja.

· Matoshi, H. (2008a) “Rilindasi i fundit Qosja & Co.”, Express, Prishtinė, 19.03.2008.

· Matoshi, H. (2008b) “E dhimbshme, ose ‘talk show’ i racistėve shqiptarė”, Express, 26.03.2008.

· Matoshi, H. (2011) “Krahina e ‘Kolonel Bunkerit’”, Tema, Tiranė, 21-22.04.2011.

· Murati, V. (2007) “Sfidat e identitetit kombėtar”, Studime sociale, 1(1): 575-72.

· PDSH (2009) Projekt-marrėveshja (Kontrata politike). Faqja zyrtare nė Internet e Partisė Demokratike Shqiptare: http://pdsh.info/files/Marreveshja_re.pdf [vizituar sė fundi mė 08.04.2011].

· Qosja, R. (2006) Ideologjia e shpėrbėrjes: trajtesė mbi idetė ēintegruese nė shoqėrinė e sotme shqiptare. Tiranė: Toena.

· Spahiu, N. (2004) Drejt kombit kosovar - Mitrovicė.

· Smith, A. D. (2008) Kombet dhe nacionalizmi nė erėn globale. Tiranė: Dudaj.

· Sulstarova, E. (2010) “Pėrpjekja pėr bashkimin kombėtar: tre artikuj”, nė Nė pasqyrėn e Oksidentit: studime dhe artikuj. Shkup: Logos-A.

· Weber, M. (1946) From Max Weber: Essays in Sociology. New York: Oxford University Press.

 

Kontakti me autorin: sulstarova@yahoo.com