Pėrse thirret nė Bavarinė e 1943 zoti Fitou?

 

 

FASHIZMI, APO AMBASADORI

QĖ FSHEH FAJIN E MINISTRIT

( Shkruan: Arbėr Zaimi - Tiranė, 27. 10. 2011 )

 

     Fjalėt qė ambasadori francez nė Prishtinė, Jean Franēois Fitou, i shqiptoi para kamerave, e meritojnė njė vėmendje tė veēantė. I nervozuar prej njė proteste paqėsore qytetare, nga ato qė ndodhin vazhdimisht nė vendet e qytetėruara (e mė sė shpeshti nė Francė, pėr shkak tė kulturės sė protestės qė ėshtė kultivuar atje), ambasadori akuzoi aktivistėt e Lėvizjes “Vetėvendosje” duke thėnė: “Kjo ėshtė Europa e vitit 1943, ky ėshtė fashizėm. Vendi im, Franca dhe Europa nuk e pranojnė kėtė frymė. Kjo ėshtė Bavaria. Ky ėshtė Hitleri i vitit 1943. Kosova nuk ka nevojė pėr kėto gjėra, vendi im nuk ka nevojė pėr kėtė dhe as Europa”. Janė fjalė tė rėnda, fjalė qė ofendojnė intelektin e njė lėvizjeje politike e cila shprehimisht dhe haptazi e merr frymėzimin edhe prej betejave civilizuese e emancipuese antifashiste, tė cilat janė ndėrmarrė e po ndėrmerren edhe sot prej shumė popujve nė botė. Mirėpo, ndoshta Fitou nuk e ka menduar kėshtu. Ai nuk e ka kursyer etiketėn “fashist” pėr anėtarėt e “Vetėvendosje”, ashtu siē nuk e ka kursyer as krahasimin derogativ maksimal, atė me Hitlerin. Sot kanė kaluar dy ditė, dhe ende ambasadori nuk e ka sqaruar se ēfarė nėnkuptoi me atė qė tha, nuk ka kėrkuar as falje publike, kėshtu qė na mbetet ne tė analizojmė metaforat kaq tė pėrzgjedhura tė Monsieur Fitou’sė.

     Pėrse thirret nė Bavarinė e 1943 zoti Fitou?

     Ai vit ka qenė vit i gjatė e i stėrmbushur me ngjarje, qoftė edhe pėr njė vend jo tepėr tė madh, si Bavaria. Megjithatė, me aq sa e njoh unė historinė politike, kam pėrshtypjen se ambasadori i referohet ngjarjes sė shkurtit 1943, kur nė Mynih tė Gjermanisė, nazistėt ekzekutuan anėtarėt e grupit paqėsor anti-nazist tė quajtur “Trėndafili i Bardhė” (die Weiβe Rose) - (Lexoni edhe: kėtu - Sh.B). Vetė ambasadori duhet ta dijė mirė se cilėt ishin nazistėt e ē’raport kishin ata me pushtetin, e po ashtu duhet t’i njohė edhe metodat e qėllimet e grupit “Trėndafili i Bardhė”. Kėta tė fundit ishin njė grup qė si aktivitet kryesor kishin shpėrndarjen e fletushkave (ndoshta fletushkat ju kujtojnė diēka, apo jo zoti ambasador?), ndėrkohė qė kishin si parim tė mos angazhoheshin nė terrorizėm, por t’i rezistonin pushtetit totalitar vetėm me aksione simbolike (cili grup nė Kosovė bėn veprime tė ngjashme sot - pyetje e lehtė dhe kjo, pėr njė diplomat). Po tė njihemi mirė me historinė e “Trėndafilit tė Bardhė”, anėtarėt e tė cilit u shtypėn nga pushteti totalitar nazist, ndoshta tė gjithė do tė vinim re se metafora e ambasadorit francez vlen vetėm pėr sė mbrapshti. Kėtu pushtet abuziv e shtypės nuk ka “Vetėvendosja”, po tjetėrkush, ndėrsa ata qė bėjnė rezistencėn paqėsore - u futėn nė burg. Ndoshta, nga nxitimi, ambasadori Fitou ka ngatėrruar referentėt nė metaforėn e tij, e pa dashje i ka thėnė fashist qytetarit qė pėrpiqet tė mos viktimizohet para pushtetit abuziv, ndėrkohė qė vetė pushtetin (ministrin) e ka krahasuar me viktimat.

     Lexuesi padyshim qė ka qenė i vėmendshėm ndaj letrės sė protestės ndaj ministrit Bajram Rexhepi, qė e lexoi aktivisti i “Vetėvendosjes” gjatė aktivitetit ku ndodhi “incidenti”, kėshtu qė nuk ka nevojė ta citojmė kėtu atė letėr. Por, pėr hir tė ruajtjes sė njė relate tė drejtė me historinė, po citoj disa rreshta nga njė prej fletushkave qė shpėrndante nė Gjermaninė naziste grupi anti-nazist “Trėndafili i Bardhė”: “A nuk i vjen turp nga qeveria e vet secilit gjerman nė kėto kohė? Cilėt mes nesh arrijnė ta pėrfytyrojnė pėrmasėn e stėrmadhe tė turpit qė do tė na mbulojė ne dhe fėmijėt tanė kur tė vijė dita e tė na hapen sytė - kur krimet e tmerrshme, krime qė dalin jashtė ēdo mase njerėzore - tė dalin nė dritėn e diellit?”. Me sa duket, edhe viktimat e nazizmit qė na rikujtoi Fitou, ashtu si ēdo akt tjetėr i protestės ndaj shtypjes, kanė denoncuar publikisht brutalitetin dhe arrogancėn kriminale tė qeverisė sė vet asokohe. E tash dikush mund tė ngrihet e tė thotė se askush nuk ka tė drejtė tė protestojė ndaj njė qeverie tė zgjedhur, mirėpo le tė mos harrojmė, meqė flasim pėr nazistė e fashistė, qė edhe kėta tė fundit (pėrfshi Hitlerin) kanė ardhur nė pushtet me votė.

     Referenca e ambasadorit ndaj ngjarjes sė Bavarisė nė 1943 duket e paqartė, ēfarė po nėnkupton ai me tė? Mos vallė po i kėshillon qeveritarėt tė na trajtojnė siē u trajtuan aktivistėt e “Trėndafilit tė Bardhė”? Nuk e besoj kėtė, se kjo do tė ishte tepėr pėr njė ambasador, detyra e tė cilit do tė ishte tė pėrfaqėsonte sa mė mirė interesat e vendit tė vet tek njė vend mik e te njė popull mik. E meqė vendi i vet ėshtė Franca, vend i emancipuar, qė ka rezistuar gjatė e fort kundėr fashizmit e nazizmit, vend qė ka themeluar republikėn duke pėrmbysur ashpėr tiraninė e autoritarizmin, vend qė ka hequr dorė edhe prej kolonializmit si praktikė shfrytėzuese e shtypėse, ma merr mendja se interesat e saj pėr Kosovėn do tė qenė pikėrisht nė mbėshtetje e nė promovim tė kėtyre vlerave.

     Po tė jemi dashamirės ndaj ambasadorit (e pse tė mos jemi, nė fund tė fundit ai s’na bėri asgjė pėrveēse na ofendoi me fjalėt mė tė rėnda qė mund tė pėrshkruajnė njė krim politik), mund edhe ta harrojmė kėtė metaforėn bavareze dhe mish-mashin qė vjen prej relacionit bijektiv me realitetin kosovar. Mirėpo, nuk mund ta gėlltisim lehtė atė fjalėn “fashist”, sepse ajo vulė vėshtirė se pėrdoret pa dashje, sidomos nga njė person qė i pėrket stafit diplomatik tė njė vendi tė njohur pėr pėrgatitjen serioze qė i jep administratės dhe burokracisė sė vet.

     Askush nuk mund tė supozojė se Fitou nuk e di mirė se ē’ėshtė fashizmi e ē’janė fashistėt. Duke qenė folės i njė gjuhe neolatine, Fitou ia di dhe etimologjinė fjalės, pra e di se ē’do tė thotė fascis, sėpatat e lidhura qė mbanin liktorėt romakė, truprojat e magjistėrve. Fascis simbolizon rojėn e pushtetit shtetėror pra, si dhe aftėsinė e kėtij pushteti pėr tė ekzekutuar kundėrshtarėt e vet apo qytetarėt e pabindur. Liktorėt, mbajtėsit e fashave, jo vetėm qė i hapnin rrugėn magjistrave, po edhe mund tė vrisnin kėdo qė kundėrshtonte pushtetin e tyre. Me reformimin e Romės ekzekutimi u bė disi mė i rrallė e mė pak i pranueshėm pėr qytetarėt, kėshtu qė liktorėt filluan tė shėrbenin si njė polici moderne, ata thjesht i arrestonin kundėrshtarėt. Prej kėtij akti vjen dhe emri i tyre Lictores - lidhės, prangosės.

     Pėr secilin, edhe pse jo pėr ambasadorin, ėshtė e qartė se cili ėshtė mbajtės i pushtetit nė Kosovė, e cili ėshtė ai qė lidh e qė dhunon kundėrshtarėt e vet pėr t’u mbyllur gojėn. Nuk mund tė ketė barazim midis njė pushtetari qė i mbyll gojėn qytetarėve duke i arrestuar dhe protestuesve qė ndalin fjalimet demagogjike tė pushtetit. Qėndrimet e qytetarit janė qėndrime. Qėndrimet e qeveritarit janė vendime. Parashikimet e qytetarit janė parashikime. Parashikimet e qeveritarit janė planifikime. Mendimet e lira tė qytetarit janė mendime tė lira ndaj qeveritarit. Mendimet e lira tė qeveritarit janė imponime dhe detyrime pėr secilin qytetar.

     E pėr mė tepėr, askush nuk mundet ta dekontekstualizojė aksionin e Lėvizjes “Vetėvendosje”, ashtu siē dekontekstualizon ambasadori Fitou pėrdorimin e termave derogativė. Nuk duhet tė harrojmė se aksioni synonte protestėn ndaj njė ministri tė Brendshėm qė po dėshton tė ofrojė siguri pėr qytetarėt e kėtij vendi, njė ministri tė Brendshėm i cili nuk po mban pėrgjegjėsi as pėr kriminelėt qė po vrasin policė e civilė e qė po bėjnė qė territore tė tėra tė qeverisen prej kontrabandės dhe krimit tė organizuar. Ē’do tė kishte ndodhur nė Francė, zoti Fitou, nėse fjala vjen, qeveria do tė humbte kontrollin e Provanēe’s apo Bretagne’s? A do tė protestonte kush? Le qė ē’them, nė ka diēka qė Franca i mėson botės me krenari e me ballė lart - ajo ėshtė protesta dhe rezistenca ndaj cilėsdo qeveri qė zhgėnjen pritshmėritė qytetare e qė tradhton principin mbi tė cilin ngrihet njė republikė - lirinė e sovranitetin. Nuk keni tė drejtė ta trajtoni Kosovėn ndryshe nga ē’do tė dėshironit tė trajtohej Franca, zoti ambasador! Dy vendet tona njihen reciprokisht, janė vende mike e popuj miq. Si tė tilla - edhe pse rrjedhin prej historish tė ndryshme - e pranojnė njėra-tjetrėn si tė barabarta.

     Njė aksion politik i cili e rikuptimėsoi njė situatė nė tė vėrtetėn e saj, ambasadori Fitou u mundua ta shpjerė e nė njė vend dhe epokė tjetėr (Bavaria 1943), t'ia vėrė etiketėn atje, dhe ta kthejė nė po kėtė situatė nė favor tė maskimit tė emergjencės qė kumbon nė veri. Shprehja e ambasadorit nuk flet asgjė pėr aksionin e “Vetėvendosjes”, por rrėfen edhe njėherė pėr vetė situatėn alarmante nė Kosovė, situatė qė e kishte tė domosdoshme shprehjen pėrmes aksionit tonė, aksion qė s’mund tė dilte kurrė prej xhepit tė Rexhepit. Kėto aksione janė akte qytetarie, nuk ka xhep qė i nxė, sado i pasur tė jetė ministri posedues i xhepit.

_________________________________________________________________________________________

Shtojcė e pashtriku.org

 

Ministėr Rexhepi:

„Fiu, fiu po t’frynė….veriu!“

 

 

     Mė 24 tetor 2011, nė konferencėn “Liberalizimi i vizave”, mbajtur nė Kolegjin ISPE nė Prishtinė,  ku panalistė ishin Ministri i Punėve tė Brendshme, Bajram Rexhepi, dhe ambasadori francez, Jean Francois Fitou, aktivistė tė Lėvizjes VETĖVENDOSJE! kanė kritikuar Ministrin Bajram Rexhepi pėr papėrgjegjėsinė e tij pėr tė vepruar nė veri tė vendit, duke e shpalosur banerin “Fiu, fiu po t’frynė….veriu!  dhe me kėtė rast kanė shpėrndarė fletushka me tė njejtėn pėrmbajtje.

     Aktivistėt e Lėvizjes Vetėvendosje, nė kėtė konferencė theksuan, se:

     1. Bajram Rexhepi flet pėr veriun e vendit nga pozita e spektatorit. Herėn e fundit ai tha: “Njė ditė do t’i vijė fundi durimit tė KFOR-it”. Rexhepi flet sikur tė ishte zėdhėnės i KFOR-it. Mungesa e veprimit e bėn atė zėdhėnės e jo ministėr.

     2. Bajram Rexhepi bėn shaka kur pyetet pėr shqiptarėt e rrezikuar nė veri nga bandat serbe, ndėrsa ai vetė nuk ka qenė nė Lagjen e Boshnjakėve nė veri tė Mitrovicės qė nga 12 shkurti i vitit 2008.

     3. Ai bėn shaka me sigurinė e qytetarėve, por kujdeset mirė pėr sigurinė e tij dhe tė Qeverisė sė tij. Xhipat e blinduar, eskortat e truprojat sigurojnė ata nga qytetarėt e pasigurtė. Siguria e kėsaj Qeverie bie ndesh me sigurinė e qytetarėve dhe sovranitetin e vendit.

     4. Bajram Rexhepi ėshtė i papėrgjegjshėm. Ai thėrret aksione me SMS por nuk ėshtė nė gjendje tė arrestojė kriminelėt qė vranė policin Enver Zymberi.

     5. Bajram Rexhepi ėshtė njė frikacak i pashpresė. Tashmė i kemi parė bėmat e tij. Kur ai vepron e keqėson gjendjen, e kur flet shpėrfaq mungesėn e veprimit tė duhur.

 

* * *

     Pas kėtij prezentimi, kanė ndėrhyrė truprojat e ministrit Bajram Rexhepi, rojet e Kolegjit dhe policia, tė cilėt kanė ushtruar dhunė tė vrazhdė ndaj aktivistėve, duke i lėnduar ata. Nė dhunė e sipėr ata kanė thyer edhe xhamin e derės sė kolegjit.

 Me kėt rast janė ndaluar nėntė aktivistė:

1. Krenare Krasniqi

2. Gėzon Kastrati

3. Pajtim Demaj

4. Etleva Malushaj

5. Genc Sherifi

6. Frashėr Krasniqi

7. Adonis Tahiri

8. Valdrin Ahmeti

9 Zgjim Hyseni

     Aktivistėt fillimisht janė ndaluar nė lokalet e kolegjit ISPE, ku janė ndarė djemtė nga vajzat, janė futur nė njė dhomė ku mbahej mėsim i rregullt dhe nė sy tė studentėve dhe profesorit tė tyre, janė rrahur brutalisht nga truprojat e Bajram Rexhepit dhe personeli tjetėr i sigurisė nė kolegj. Aktivistėt Pajtim Demaj, Genc Sherifi dhe Gėzon Kastrati  janė goditur me shqelma dhe grushta pasi u janė vėnė xhaketat mbi kokė. Aktivistėt e Vetėvenosjes u mbajtėn 24 orė nė paraburgim, pėr tė vetmin fakt se patėn guxim ta kritikojnė mosveprimin  e ministrit Bajram Rexhepi nė veri, me anė tė shpalosjes sė njė baneri, shpėrndarjes sė fletushkave dhe fishkėllimave. Dhe pėr kėtė veprim krejtesisht paqėsor mė 25 tetor nga prokurori Haki Geci nė Gjykatėn pėr Kundėrvajtje nė Prishtinė, me procedurė tė shpejt ata u akuzuan pėr pengim nė grup tė personave zyrtarė nė kryerjen e detyrės, bazuar nė neni 318 dhe dėmtim i pronės sė paluajtshme, sipas nenit 260!!!