Ēka ke kjo…?!

Nė kėtė teatėr tė absurdit tė quajtur Kosovė, tė gjithė aktrojnė!

Pozita ėshtė e sėmurė rėndė ndėrsa opozita ka rėnė nė shtratin e vdekjes!

E ashtuquajtura shoqėri civile e mallkon pozitėn ndėrsa e vajton me lotė krokodili opozitėn!

 

 

RAPORTI I PROGRESIT, MAZOHIZMI DHE

MENTALITETI I REGRESIT!

Shkruan: Behxhet Sh. SHALA

_________________________________________________________________________________________

 

 

Pėrshkrim, improvizim apo rekomandim

 

     Ėshtė shndėrruar thuaja nė refleks qė sė paku gjashtė muaj para publikimit tė Raportit tė Progresit tė fillojmė ta komentojmė pėrmbajtjen e tij ende pa ditur se ē’shkruan nė tė dhe pas publikimit tė kėtij raporti pėrsėri vazhdojmė edhe gjashtė muaj tė tjerė tė komentojmė tė gjeturat e raportit! Organizohen tryeza, debate, konferenca dhe kanexheqe tė ngjashme tė cilat, mė shumė ngjajnė nė shtratin e Prokrustit se nė mjedise ku diskutohet realisht pėr mangėsitė apo pėrparimet qė i ka bėrė shteti i Kosovės, me njė pavarėsi tė mbikėqyrur dhe sovranitet imagjinar! Shtet me gjymtyrė tė thyera! E takova njė mik qeveritar i cili sa mė pa m’u drejtua me kėto fjalė: ”tash, pasi e ke lexuar Raportin e Progresit dhe pas njė pushimi 30 ditėsh qė nuk ke shkruar e ke rastin tė na bėsh lesh e li, tė na marrėsh fytyrėn dhe tė na bėsh pėr pesė para“! Edhe njė mik nga opozita mė thirri duke mė pėrkujtuar se tash, pas publikimit tė kėtij raporti e ke rastin: ”t’ia fusėsh pozitės si tė duash dhe sa tė duash”! Pėrgjigja ime, edhe pėr mikun nga “pozita” si dhe nga “opozita“ ishte kjo; Babushi im, ndjesė pastė shpirti i tij mė ka kėshilluar se pėr njeriun qė ėshtė i sėmurė rėndė nuk duhet tė thuash fjalė tė kėqia ndėrsa pėr ate qė ka vdekur duhet t’i bjerėsh me dorė mbi fytyrė dhe ta pėrcjellėsh atje ku duhet! Ta pėrcjellėsh te varret dhe tė shkosh pėr kryeshėndosh! Nėse e ka merituar! Nė rastin konkret veprova ashtu duke pasur parasysh se pozita ėshtė e sėmurė rėndė ndėrsa opozita thuaja se ka vdekur apo ka rėnė nė shtratin e vdekjes. Duket, pa shpresė pėr shėrim! E ashtuquajtura shoqėri civile e mallkon pozitėn ndėrsa e vajton me lotė krokodili opozitėn! Nė kėtė teatėr tė absurdit tė quajtur Kosovė, tė gjithė aktrojnė! Edhe patriotėt edhe tradhėtarėt, edhe titistėt edhe enveristėt, edhe ēlirimtarėt edhe robėruesit! Intelektualėt me diploma tė kallashit dhe politikanėt e rinj qė thithin kokainė dhe ata qė u vjen era e qebapave dhe e gullashit! Demokratė tė deligjitimuar dhe patriotė tė deklasuar! Analistė, bashkėpunėtorė tė Serbisė dhe politikanė - mashtrues tė diplomuar nė “universitetet” e Nigerisė! Pėr kėtė arsye tė gjithė jemi bėrė tė menēur prandaj nuk merremi mė me probleme lokale por me politika globale!

 

Sadistėt, mazohistėt dhe realistėt

 

    Vetėm te shqiptarėt, si pakicė e margjinalizuar, te tė Halilit dhe Nexhit kosovarė, te “serbėt” nė Libofsh tė Fierit, te “malazezėt“ e Vraninės, te “goranėt“ e Poradecit dhe te “grekėt“ e Filatit tė Janinės ėshtė e theksuar ndjenja e kėnaqėsisė pėr fatkeqėsitė qė u ndodhin sivllezėrve dhe simotrave tė tyre. Madje, e humbin durimin kur kjo fatkeqėsi nuk ndodhė ashtu si ata duan! Nga pozita e sadistit kalojnė nė ate tė mazohizmit! Kėnaqen me dhembjet e rivalėve politik por edhe i shkaktojnė dhembje vetes sė tyre, vetėm pėr t’i dėmtuar rivalėt e tyre! Mbrojtja e interesit shtetėror dhe kombėtar!! Ēka ke kjo?! Keni parė reagimet e opozitės nė Shqipėri dhe Kosovė pėr Raportin e Progresit! Janė tė pikėlluar pse ata nuk kanė pasur mundėsi t’i shkruajnė disa faqe nė atė raport! Qė ky raport pastaj tė bėhet sa mė “real” dhe “objektiv”! Keni parė reagimet e pozitės nė Shqipėri dhe Kosovė?! Sali Berisha vetėm sa nuk u hyri me grushte dhe shqelma opozitės nė Kuvendin e Shqipėrisė! Hashim Thaēi u tregua mė i pėrmbajtur se Saliu! Raportin e vlerėsoi si real ndėrsa sukseset i adresoi kryesisht te qeveria qė e drejton duke e falenderuar kalimthi edhe opozitėn dhe shoqėrinė civile pėr kontributin e tyre! Pėrgjegjėsinė pėr dėshtimet e ndau nė mėnyrė proporcionale midis opozitės dhe shoqėrisė civile! Pa diskriminuar askend! Matematikė moderne, europiane dhe praktike! Sille kah ta sillėsh, gjithmonė fiton!

 

Qasja regresive kundėr zhvillimeve positive

 

 

     Raporti i Progresit ėshtė raport politik. Raport qė favorizon tė fortin (Serbinė) dhe qė e diskriminon tė lodhurin pėr vdekje (Kosovėn)! Nga aspekti moral njė pjesė e faktorit ndėrkombėtar po tregohet skajshmėrisht e pamoralshme ndaj Republikės sė Kosovės! Para faktorit ndėrkombėtar institucionet e Kosovės janė dėshmuar si shumė bashkėpunuese (tė dėgjueshme), fleksibile deri nė nėnshtrim, tė bindura deri nė dorėzim dhe multietnike deri nė tjetėrsim! As tė dashurave dhe grave tona nuk iu kemi vardisur sa bashkėsisė ndėrkombėtare! Serbia ka mbajtur njė qėndrim prej shtetit maēo! Prandaj, tė gjitha veprimet qė ne i kemi bėrė ndaj bashkėsisė ndėrkombėtare kanė shėrbyer si model qė bashkėsia ndėrkombėtare t’i pėrdor ndaj Serbisė! Bashkėsia ndėrkombėtare i ėshtė vardisur Serbisė me njė pasion vullkanik! I ėshtė dorėzuar e tėra! Pa kushte! Dikush thoshte se Serbia e ka kusht qė tė heq dorė nga Kosova nėse don tė bėhet pjesė e Evropės!  Raporti i Progresit thotė ndryshe; Kosova duhet tė heq dorė nga Kosova (njė pjese tė saj) nėse dėshiron tė bėhet pjesė e liberalizimit tė vizave! Pas 2-3 vieteve, njė Zot e di kur? Qė qytetarėt e saj tė udhėtojnė pa viza nė shtetet e Evropės, me strajcė nė krah! Si lypėsa! Ne pranuam bisedimet “teknike“ me Serbinė nė mėnyrė qė t’i ndihmojmė Serbisė ta fitojė statusin e kandidatit! Detyrėn e kryem me sukses. Po bėjmė komunat me 59 banorė! Flamuri i Serbisė po valvitet me krenari nė tė gjitha komunat e decentralizuara serbe nė Kosovė. E kemi lejuar ndėrtimin e ”murit kinez” rreth patrikanės sė Pejės. Sipas planit urbanistik tė Serbisė! I kemi zhdėpė me dru shqiptarėt qė kanė filluar tė ndėrtojnė shtėpi nė pronat e tyre afėr Gazimestanit! Madje, i kemi denoncuar  edhe te Ban ki Muni! Sepse po i rrezikojnė  zonat e mbrojtura! Pronarėve tė pronave tė tyre afėr Manastirit tė Deēanit ua kemi shkurtuar rrugėn deri te pronat e tyre. Mund ta shfrytėzojnė rrugėn kah Gjakova! U kemi ndihmuar banorėve tė Debėlldesė, fshatit nė kufi me Maqedoninė duke i dėrguar nė pushime. Pse tė lodhen duke i punuar tokat e tyre?! Tash, ato toka janė tė Maqedonisė! Po i kursejmė nga lodhja malėsorėt e Rugovės! Pse tė lodhen duke u ngjitur kodrave deri te stanet e tyre?! Ua kemi zbritur kufirin nė rrafsh! Pse tė mbajnė dele kur mund tė pinė qumshtin “Vita“?! Dhe ujin “Rugova “! E pifshin dhe e pifshim pėr shnet. Pasi e kemi hėngėr! Nė pėrpikėri po e zbatojmė parimin e reciprotitetit me Serbinė; ata i kanė futur mbi 4000 maune me mallra tė dyshimta ndėrsa ne kemi eksportuar nė Serbi 17 maune me dokumentacion tė Ranillugut! Kėto maune kosovare kanė qenė kryesisht me mbeturina dhe hekurishta tė vjedhura nga pusetat e kanalizimeve! Tabelat e veturave, qė nga 1 nėntori i bėjnė si tė duan! Mos u befasoni qė pas 1 nėntorit tė hasni nė ndonjė veturė me pronar serb ku nė tabelėn e pėrparme shkruan: ”Dragana, serce moje“ ndėrsa nė atė tė prapmen: ”Zhivadin, from Serbia“! E le tė dali ndonjė zog i Shpendit qė do tė ketė guxim tė ndaj njė tiket dėnimi pėr kundėrvajtje nė trafik! Po ua zbrazim stoqet e  mallrave serbe me afat tė skaduar! Barrikadat nė rrugė po i konsiderojmė se po i bėjnė pėr tė mirėn tonė, pėr sigurinė nė trafik! Kryqin tė lartė mbi 7 metra nė mes tė rrugės qė e kanė vendosur “pacifistėt“ serbė po e konsiderojmė si vlerė e trashigimisė kulturore dhe po e krahasojmė me kryqin nė Rio de Zhaneiro tė Brazilit! Ėshtė shumė inkurajues fakti se tė gjithė po duan tė bisedojnė me Serbinė; Hashimi, Jakupi dhe zonja Presidente. Madje, njė ditė pas orarit tė punės me tė hyrė nė banesė e pashė nė ekranin televiziv ministrin e MASHT, z.Ramė Buja duke hyrė nė njė shkollė me mbishkrim vetėm nė alfabetin cirilik ku fillonte me Republika Serbia. Isha pak larg dhe nuk i shihja shkronjat tjera sepse jam miop (shkurtpamės), jo vetėm nė politikė por edhe nė realitet! I thashė gruas sime se: ”po mirė qenka bėrė qė edhe ministri Buja qenka bėrė pjesė e bisedimeve “teknike“ dhe paska shkuar ta vizitoi njė shkollė fillore nė Serbi pėr tė kontribuar nė shtensionimin e marėdhėnieve ndėretnike…” O xhygym, u pėrgjigj gruaja, nuk ka shkuar nė Serbi por nė Partesh! I bėra dy hapa pėrpara dhe vazhdova tė lexoj… Republika Serbia, Autonomna Pokraina Kosova i Metohija, selo Partesh, osnovna shkolla “Trrte Mrrte” etj,etj. Vallahi u shkriva krejt nga kėnaqėsia. Nxėnėsit me ēitankė tė Vuk Karaxhiqit dhe me planprograme (curricula) tė Dobrica Ēosiqit! Megjithatė, Parteshi gjeografikisht ėshtė nė Kosovė!

 

Raporti i Progresit dhe statusi special

 

     Thash mė lart se jam shkurtpamės nė politikė andaj i lejoj vetes edhe t’i shoh gjėrat vėrtet ashtu si janė, si duken dhe si do tė duken nė tė ardhmėn. Ky raport, nėse lexohet me kujdes shprehimisht parasheh njė status special apo ndryshe pėr veriun e Kosovės. Uroj tė jetė vetėm pėr veriun! Veriu i Kosovės ka pasur status special qė nga qershori i vitit 1999. Nėrkombėtarėt kanė pasur pėrgjegjėsi pėr sigurinė nė kėtė pjesė tė okupuar tė Kosovės. E kanė shndėrruar nė eldorado tė krimit tė organizuar! Ndėrkombėtarėt kanė pasur pėrgjegjėsi pėr raportet ndėretnike ndėrkaq qė kanė lejuar spastrimin etnik nė shkurt tė vitit 2000 duke sponsorisuar dėbimin e shqiptarėve dhe joserbėve! Ndėrkombėtarėt kanė qenė pėrgjegjės pėr integrimin e serbėve nė institucionet e Kosovės ndėrkaq kanė lejuar dhe ndihmuar integrimin e Serbisė nė kėtė pjesė tė Kosovės! Ndėrkombėtarėt kanė qenė pėrgjegjės pėr organizimin e zgjedhjeve tė lira lokale dhe parlamentare tė Kosovės nė veri ndėrkaq qė kanė siguruar me polici dhe logjistikė organizimin e zgjedhjeve lokale tė Serbisė nė kėtė pjesė tė Kosovės! Ndėrkombėtarėt kanė qenė pėrgjegjės pėr shuarjen e strukturave ilegale nė veri ndėrkaq qė kanė bashkėpunuar ngushtė me to duke ndihmuar nė dezintegrimin e integritetit territorial tė Kosovės. Ndėrkombėtarėt i anė akuzuar institucionet vendore se me dhunė po duan ta shtrijnė sovranitetin e shtetit duke e inkurajuar kėshtu Serbinė tė jetė pėrcaktuese e dinamikės dhe pėrmbajtjes sė bisedimeve “teknike“! Pėrgjegjėsi pėr krime lufte dhe luftimin e krimit tė organizuar nė veri dhe jug tė Kosovės, lindje dhe perėndim ėshtė e EULEX’i, prandaj edhe dėshtimi duhet tė adresohet te EULEX! Nuk mund tė hetohet dhe luftohet korrupsioni vendor pa u hetuar dhe luftuar edhe ndėrkombėtarėt e implikuar nė afera tė mėdha korruptive! Nuk mund tė adresohet pėrgjegjėsia pėr manipulimin nė zgjedhje vetėm te vendorėt nė kohėn qė ndėrkombėtarėt e kanė projektuar dhe zbatuar arkitekturėn institucionale dhe rezultatet e kėtyre zgjedhjeve! Shoqėria e cfilitur civile e Kosovės ėshtė si rezultat i presioneve tė politikės por edhe i kushtėzimeve ndėrkombėtare pėrmes donacioneve! Duke mos i pėrjashtuar as mediet, tė shkruara dhe elektronike! Prandaj ėshtė shumė e pamoralshme tė fajėsohen vetėm vendorėt nė kohėn kur ata shantazhohen, pengohen dhe ndikohen nga ndėrkombėtarėt! Pėr realizimin e projekteve politike! Qė Veriu i Kosovės tė ketė status special, tė veēantė, autonomi, Ahtisari plus etj. Tash po thuhet se heqja e barrikadave ėshtė problem politik dhe jo veprim teknik prandaj duhen bisedime politike! Tash po thuhet haptas (Karl Bild) se pėr veriun e Kosovės fajtorė janė institucionet e Kosovės dhe jo Serbia! Se Veriu paska qenė problem edhe para 10 viteve (ambasadori Hill). Kartat janė hapur dhe duket se loja po pėrfundon. Blerimi (Shala) po propozon administrim tė pėrkohshėm pėr veriun e Kosovės ndėrsa Behluli (Beqaj) qė veriu tė shpallet rajon evropian nė ndėrkohė qė pjesa tjetėr e Kosovės po llogaritet si rajon afrikan! Kam shkruar edhe mė herėt njė shkrim me titull “Qiproja e Mitrovicės dhe Hilandari i Graēanicės” nė tė cilin nuk kam lėnė fare mėdyshje se ē’do tė bėhet me veriun e Kosovės! Propozimi pėr njė agjendė gjithpėrfshirėse pėr veriun e Kosovės nė Raportin e Progresit ėshtė pėrpjekje pėr legalizimin dhe legjitimimin e gjendjes ekzistuese! Me disa ndryshime tė natyrės kozmetike kėshtu edhe do tė ndodhė! Vetėm po bėhen pėrpjekje qė njė zgjidhje politike pėr veriun dhe komunat tjera serbe nė Kosovė tė ambalazhohen me njė propozim teknik. Mashtrues dhe i pranueshėm pėr tė gjithė! Ndėrkaq sa i pėrket Raportit tė Progresit dua tė them se ai po pėrngjan shumė me konferencat pėr medie tė sė premtes sė dikurshme tė Ibrahim Rugovės. Atėherė gazetarėt bėnin raporte pa shkuar fare nė konferencė sepse e dinin se ē’do tė thoshte Rugova duke lexuar shtypin e njė dite mė herėt! Edhe tash, nuk do ta keni vėshtirė tė qėlloni se ēka do tė pėrmbajė raporti i ardhshėm i progresit! Mjafton t’i pėrcillni zhvillimet dhe ngjarjet nė Serbi. Nė pėrfundim tė kėtij viti dhe nė 6 muajt e vitit 2012.

 

Prishtinė - 14 tetor 2011