Opinion

 

 

DEBATET E POROSITURA

( Shkruan: Besnik Kryeziu )

 

 

     Ėshtė e ēuditshme se si fillojnė dhe bėhen debatet nė shoqėrinė tonė. Jam plotėsisht i  vetėdijshėm pėr nevojėn  qė ka  shoqėria jonė  pėr debate tė mirėfillta dhe substanciale, sepse debatet e tilla na avancojnė dhe na japin shtytje pėr tė ecur nė hapa  me zhvillimet e reja globale, por jam  tėrėsisht kundėr debateve shterpe dhe tė porositura  nga pushteti pėr llogari tė vetė qė  pėr qėllim  tė vetėm kanė  largimin e  vėmendjes   sė   qytetarėve  nga problemet reale qė ka vendi dhe shoqėria nė pėrgjithėsi. Ambasadori francez nė Republikėn e  Kosovės, zoti  Fitou, nuk e besoj se do e ketė menduar realisht pėrmasėn e emėrimit qė ia bėri aksionit tė Lėvizjes Vetėvendosje  si fashiste. Duhet tė ketė qenė njė reagim emocional i pakontrolluar, i rastit gjithsesi. Mė shumė se sa diēka e qėllimtė, pėr mua kjo ishte njė tejkalim dhe shkelje e kodit miqėsor  qė ne shqiptarėt e kemi pėr ata qė na ndihmuan dhe po vazhdojnė tė na ndihmojnė nė rrugėtimin tonė drejt zhvillimit dhe pėrparimit si shoqėri.  

     Do tė  ndaja njė detaj tė vogėl por besoj domethėnės lidhur me miqėsinė tonė me ndėrkombėtaret. Deri sa isha duke u shkolluar nė Gjermani, nė klasėn time kisha edhe njė rusė tė ardhur  nga Rusia. Tė them tė drejtėn  nuk e kisha qejf shoqėrimin me tė pėr shkak tė qėndrimit qė shteti i tij kishte mbajtur dhe po vazhdonte ta mbante ndaj Kosovės, por ditėt nė vijim e kuptova se ai ishte i njė familje intelektuale dhe tėrėsisht me njė kulturė perėndimore. Kjo bėri qė unė ta  ndryshoj qėndrimin tim pėr t“u miqėsuar mė tė. Nė vizitėn  e parė qė pata nė familjen e tij  mė kishte lėnė pėrshtypje pritja dhe zakonet qė kishin ata  pėr mysafirėt. Me tė hyrė nė derėn e banesės nėna e tij duke u pėrshėndetur mė tha: „ndjehuni si nė shtėpinė tuaj, por mos harroni  se jeni mysafir“. 

     Mendoj se ambasadori harroi se ėshtė mysafir kur e zuri nė gojė fashizmin, apo  mbase edhe nuk ia kemi thėnė e as edhe pėrkujtuar kėtė fakt atij dhe miqve tė tjerė ndėrkombėtarė. Do tė duhej tė ishte natyrisht shumė i kujdesur si diplomat qė ėshtė, pėr diēka qė ne shqiptarėt jo vetėm qė e kishim mėsuar nga librat e historisė pėr fashizmin por edhe pėr faktin se ne e kishim pėrjetuar rėndė nė jetėt  tona  fashizmin e shtetit serb.

    Besoj se kjo e ambasadorit do tė kalonte dhe do tė mbahej nė mend si njė lapsus i rėndė, krejtėsisht i panevojshėm dhe i pasaktė nė adresėn qė u dėrgua. Po tė mos ishin zhurmagjinjtė e gazetarisė qė vetin e quajnė analistė, e qė nė tė vėrtet po dėshmohen se janė zėri i devotshėm i pushtetit, kėta analistė nuk e thanė edhe njė fjalė tė vetme pėr fashizmin serb i cili nuk ishte i shpikur por ishte konkret dhe i dėshmuar para tėrė botės, kėta analistė nuk hapin debate qė siē e theksova edhe nė hyrje, qė shoqėria jonė ka nevojė tė  domosdoshme.

     A jemi aq mirė qė t“ia lejojmė vetes luksin tė merremi me debate tėrėsisht tė paqena siē ėshtė ky pėr fashizmin?! Pse nuk hapen debate pėr zhvillimin ekonomik, arsimin, energjinė elektrike, shėndetėsinė, papunėsinė, kulturėn, varfėrinė e skajshme, pėr bėrllokun qė na turpėron para ēdo vizitori  dhe na mbytė shėndetin tonė dhe tė fėmijėve tanė?! Kjo nuk bėhet sepse mu kėtė nuk e do pushteti. Pėr mė shumė, pushteti nėpėrmes zhurmagjinjėve tė vetė, ka pėr qėllim ta godasė Lėvizjen Vetėvendosje, pasi ajo ėshtė shumė aktive dhe po rrezikon  realisht pushtetin e tyre. Ėshtė e domosdoshme ta theksojmė kėtu se shumė nga zhurmagjinjtė e djeshėm janė bėrė deputet, zėvendėsministra etj. Kjo do t'i ketė trimėruar zhurmagjinjtė e rinjė pėr ta njollosur jo vetėm opozitėn por edhe vetė popullin shqiptar pėr fashizėm sepse nuk duhet tė harrojmė faktin se edhe me gjithė ato hajni dhe parregullsi qė u shfaqėn gjatė zgjedhjeve tė fundit kjo lėvizje ka dalė e treta  nė nivel vendi.

     Pėr fund fare, le tė mė lejohet tė them se frika dhe etiketimet pėr fashizėm nė kėto debate  janė pjellė e pushtetit qė po i plason nė opinion nėpėrmes zhurmagjinjve tė vetė pėr ta etiketuar Lėvizjen Vetėvendosje dhe tė gjithė ata qė mendojnė ndryshe nė kėtė vend. Mė shumė besoj se ky pushtet do tė bie shumė shpejt se sa nė shfaqjen e fashizmit ndėr shqiptarėt, sepse populli shqiptar ka njė shpirt fisnik dhe tepėr human pėr dokrra tė tilla. Mė shumė po brengosėm pėr mjerimin intelektual qė po e shfaqin zhurmagjinjtė e pushtetit se sa pėr fashizmin. Kjo do tė duhej tė ishte tema e njė debati nė nivel vendi sepse kėta po helmojnė mė shumė  se gjithēka tjetėr.

Würzburg, 31. 10. 2011