≈ Nė ēdo hap ≈

 

DUAJE TĖNDEN E MOS E SHAJ!

Shkruan: Vlorian Molliqaj - Prishtinė, 07. 10. 2011

( TĖ BOJKOTOHEN PRODUKTET E SERBISĖ )

      Shumė shpesh ka ndodhur qė prodhime tė Serbisė, pas analizave qė u janė bėrė, tė cilėsohen si tė pakonsumueshme dhe tė rrezikshme pėr jetėn e njeriut. Madje, besoj qė tė gjithėve ju kujtohet skandali nė fillim tė kėtij viti kur Instituti i Shėndetit nė Slloveni i kishte publikuar analizat e bėra pėr ‘Jaffa cakes’, prodhim i Serbisė, nė tė cilat bėhej fjalė pėr pėrmbajtje tė njė doze tė madhe tė materieve kancerogjene. Atėbotė, pėrkundėr kėtij fakti, tregtarėt tanė e vazhdonin shitjen e kėtyre produkteve, ndėrsa institucionet tona pėrkatėse njė kohė tė gjatė nuk ua patėn ndaluar kėtė aktivitet.

     Pėr ēudi, disa njerėz qė janė tė prirur dhe mezi s’presin t’i komentojnė kėto gjėra, kėsaj here “nuk e bėnin tė madhe kėtė punė”.  Shumė mė kishte lėnė pėrshtypje kjo gjė, pėr shkak se me shumė njerėz tė tillė shumė herė kam pasur polemika pas ankesave tė tyre se kur kishin blerė x produktin vendor u kishte dalė i prishur, s’kishte qenė i mirė, kishte qenė pa afat, e shumė e shumė arsyetime tė ngjashme tė cilat i jepnin si arsyetime se pse ata nuk konsumojnė prodhime tė vendit. Ndėrsa, kur nė produktet e huaja ndodh diēka e tillė, nuk i shajnė fare, madje mundohen qė vet ti arsyetojnė shkaqet.

     Kosova pothuajse mė sė shumti prodhon produkte bujqėsore, sepse kėtė edhe e ka potencial. Mėnyra se si transportohet, temperatura e vendit ku shiten, drita, terri, etj., janė vetėm disa prej faktorėve tė cilėt kanė ndikim negativ tek kėto produkte dhe sidomos tek produktet e qumėshtit tė cilat janė shumė tė ndjeshme.

     Pra duke marrė parasysh kėta faktorė, ėshtė absurde qė nėse njė ditė e blenė njė jogurt apo ndonjė produkt tė ngjashėm vendor, dhe ai produkt nuk e ka shijen e duhur ose ėshtė i thartė, ankohesh dhe thua se produktet vendore nuk janė tė mira. Ai ėshtė i thartė sepse shitėsi e ka lėnė nė diell apo diēka e ngjashme e jo pse nė fabrikė ėshtė prodhuar i tillė. Pastaj nėse ankohesh te prodhuesi pėr skadencėn e afatit ėshtė tėrėsisht e palogjikshme. Shitėsi ėshtė ai i cili duhet ta hedh apo t’ia kthejė furnizuesit varėsisht prej marrėveshjes sė tyre.

     Nėse bėhemi real, tė gjithė e dimė ndonjė rast tė tillė edhe me produkte tė vendeve tjera. Mua personalisht mė ka ndodhur qė njė jogurt (prodhim i huaj) i cili ka mjaft treg nė Kosovė dhe rajon dhe cilėsohet ndėr mė tė mirėt, tė mė del i thartė edhe pse ende nuk i kishte skaduar afati. Ėshtė gjė qė ndodh shumė rrallė, por duhet tė jetė e kuptueshme nga tė gjithė ne, pa marrė parasysh se ku prodhohet ai produkt.

     Gjithashtu, duke u munduar tė gjejnė arsye tjetėr, ata shumė shpesh thonė “pse me ble prodhime vendore kur ēmimi ėshtė pothuajse i ngjashėm me produktet e importuara ndėrsa kualiteti ėshtė mė i mirė i prodhimeve tė huaja?”. Edhe kėtu ka shumė faktorė qė ndikojnė qė ēmimet tona tė jenė gati tė barabarta me ato tė importit. Fajin kryesor kėtu e kanė politikat e qeverive tona qė prej pasluftės tė cilat gjithmonė kanė qenė nė mbėshtetje tė tregtarėve e asnjėherė nė mbėshtetje tė prodhuesve. Qeveria duhet qė t’i inkurajojė tregtarėt qė tė kthejnė vėmendjen kah prodhimet vendore dhe t’iu ikin mallrave nga jashtė e sidomos nga Serbia.

     Prodhuesit e vendit obligohen qė ta paguajnė edhe taksėn doganore 10% e edhe TVSh’nė 16%, ndėrkohė qė produktet e Serbisė hyjnė nė Kosovė pa taksė doganore, dhe lirohen nga TVSh’ja nė Serbi pasi qė Serbia i konsideron ato si eksport. Kjo do tė thotė se produktet e Serbisė shiten mė lirė nė Kosovė sesa nė Serbi sepse atje e paguajnė TVSh’nė 18% ndėrsa tek ne vetėm 16%.

     Prodhuesit vendor janė tė obliguar qė tė paguajnė taksa doganore pėr lėndėn e parė dhe pėr teknologjinė prodhuese gjė qė nė mėnyrė tė drejtėpėrdrejtė i ngrit kostot dhe rrjedhimisht edhe ēmimet. Ka edhe shumė e shumė faktorė tė tjerė qė ndikojnė nė ngritjen e ēmimeve si problemet me energji, mungesa e subvencioneve pėr bujq, kamatat e larta tė kredive, etj. tė cilat nuk do i pėrmendi detajisht. Prandaj, duke marrė parasysh kėto politika tė disfavorshme pėr prodhuesit vendor, ēmimet e prodhimeve vendore janė mjaft tė ulėta dhe konkurruese nė treg.

     Kėta njerėz pėr tė cilėt po flas, pėrveē qė nuk blejnė produkte vendore, i shajnė ato dhe bėjnė propagandė negative pėr to. Aq shumė ėshtė ndėrtuar mendimi qė prodhimet tona janė tė dobėta, sa edhe nė rast tė konsumimit tė tyre i shtyjnė njerėzit tė ndihen tė njė niveli mė tė ulėt apo edhe kursimtarė vetėm pse blejnė prodhime vendore.

     Kudo nė botė ka fushata pėr promovimin e prodhimeve vendore. Madje nė disa shtete qeveritė kanė realizuar fitore nė zgjedhje duke e vėnė pėrkrahjen e prodhuesve tė vendit si prioritet nė programin e tyre qeverisės. Nė vendet e zhvilluara, edhepse ēmimet e disa prodhimeve vendore janė mė tė shtrenjta sesa ato tė importit, ato prapėseprapė shiten sepse niveli i vetėdijes sė qytetarėve atje ėshtė shumė i madh. Ata nuk blejnė perime tė importit, sepse ata e dinė qė perimet vendore janė rritur pa kimikale dhe janė tė freskėta. Ata e dinė se konsumimi i prodhimeve vendore e fuqizon ekonominė e shtetit tė tyre sepse paret e tyre mbesin nė vendin e vet e jo nė shtetet qė importojnė produkte. Paraja qė ata e shpenzojnė nė prodhime tė vendit shndėrrohet nė zvogėlim tė papunėsisė, nė rritje tė cilėsisė sė produktit, nė ulje tė ēmimeve, etj.

     Fushata tė tilla sikurse “Duaje tėnden” e nisur nga Lėvizja VETĖVENDOSJE! janė organizuar dhe organizohen kudo nėpėr botė, por ajo ēka e dallon ėshtė se nė vendet tjera tė botės kėto lloj fushatash i organizon dhe i pėrkrahė qeveria e atij shteti, ndėrsa qeveria jonė lėre qė nuk i bėnė kėto tė dyja (pra as organizimin e as pėrkrahjen), por edhe kur dikush e merr njė nismė tė tillė, ata e luftojnė pėr shkak se janė aksionar tė pėrbashkėt me tregtarėt tė cilėt importojnė produkte tė huaja, e kryesisht nga Serbia.